Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2003 / 12 PĖR QASJE NĖ DOKUMENTE ZYRTARE
Tet 31 2007
LIGJI NR. 2003 / 12 PĖR QASJE NĖ DOKUMENTE ZYRTARE
e mėrkurė . 31 tetor 2007

 

LIGJI Nr. 2003 / 12

 

 

PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE

 

 

Në pajtim me kreun 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese,

 

Me qëllim që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet që më për së afërmi të marrin pjesë në procesin vendim marrës të institucioneve publike dhe të garantohet që institucionet publike të gëzojnë legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i japin më shumë llogari qytetarëve të Kosovës,

 

Kuvendi i Kosovës miraton këtë:

 

 

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

 

Qëllimi i këtij ligji është:

 

(a) të përkufizojë parimet, kushtet dhe kufizimet mbi bazë të interesit publik ose privat që   

     përcaktojnë të drejtën në qasje të dokumenteve :

 

(i) të cilitdo organ apo agjencion të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes

             (IPVQ),

(ii) cilitdo organ apo agjencion të komunave,

 

(iii) cilitdo nga organet dhe zyret e pavarura të përcaktuara në ose të themeluara sipas kreut 11 të Rregullores Nr. 2001/9 të UNMIK-ut (Korniza Kushtetuese);

 

(iv)   të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit

 

(b) të krijojë rregullat që mundësojnë ushtrimin sa më të lehtë të mundshëm të kësaj të

     drejte;  dhe

 

(c) të nxisë praktika të mira administrative për qasjen në dokumente.

 

Neni 2

Përkufizimet

 

Për qëllime të këtij ligji:

 

(a)  “Institucionet” përfshijnë të gjitha Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, 

        organet dhe agjencionet e tyre, AKM, organet komunale dhe agjencionet e tyre si

        dhe organet dhe zyret e pavarura të përcaktuara ose të themeluara sipas Kreut 11 të

        Kornizës kushtetuese,

 

(b)  "Dokument" është çdo përmbajtje pavarësisht nga forma e saj (e shkruar në letër ose e

        ruajtur në formë elektronike si regjistrim zëri, regjistrim vizuel apo audiovizuel)

        lidhur me politikat, aktivitetet dhe vendimet që i takojnë sferës së përgjigjësisë së

        institucionit;

 

(c)  "Pala e tretë " është çdo person fizik apo juridik, si dhe çdo entitet jashtë institucionit

        në fjalë.

 

 

 

 

 

Neni 3

Përfituesit dhe fushëveprimi

 

3.1.Cilido banor i përhershëm i Kosovës ose cilido person i cili i plotëson kushtet për 

      t`u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës, dhe cilido person fizik ose juridik i

      cili banon ose e ka të regjistruar zyrën në Kosovë, ka të drejtë në qasje të  

      dokumenteve të institucioneve, duke iu nënshtruar parimeve, kushteve dhe

      kufizimeve të përkufizuara me këtë ligj.

 

3.2  Institucionet munden, duke iu nështruar të njejtave parime, kushte dhe kufizime, t’i

       japin mundësi qasjeje në dokumente cilitdo person fizik a juridik që nuk banon ose

       që nuk e ka zyrën e vet të regjistruar në Kosovë.

 

3.3  Ky ligj vlen për të gjitha dokumentet që mbahen në një institucion, të hartuara apo të

       pranuara nga institucioni dhe që janë në pronësi të tij, në të gjitha fushat e

       aktiviteteve të institucionit.

 

3.4  Pa cenuar nenet 4 dhe 8, dokumentet janë të hapura për publikun ose në bazë të

       kërkesës së bërë me shkrim ose në bazë të kërkesës së drejtpërdrejt në formë

       elektronike apo përmes regjistrit. Në veçanti, dokumentet e hartuara apo të pranuara gjatë rrjedhës së procedurës ligjvënëse bëhen drejpërsëdrejti të qasshme në pajtim me nenin 11.

 

3.5  Dokumentet e ndieshme, që janë përkufizuar në nenin 8.1, i nënshtrohen trajtimit të

       veçantë në pajtim me atë nen.

 

3.6  Ky ligj nuk cenon të drejtat e qasjes publike në dokumente që mbahen nga

       institucionet, e të cilat mund të rrjedhin nga instrumentet e së drejtës ndërkombëtare

       apo akteve të institucioneve të cilat i zbatojnë ato.

 

 

Neni 4

Përjashtimet

 

 

4.1 Institucionet mund refuzojnë qasjen në ndonjë dokument kur zbulimi mund të rrezikojë mbrojtjen e

 

(a) interesit publik lidhur me:

 

(i)   sigurinë publike;

(ii)   mbrojtjen e qytetarëve;

(iii)  bashkëpunimin ndërkombëtar;

(iv) politikën e financave apo ekonomike të IPVQ-ve.

 

(b)  jetën private dhe ndershmërinë e individit, veçanërisht në pajtim me ligjin në fuqi që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale.

 

4.2. Qasja në klasifikimin e dokumenteve që lidhen me çështjet e rezervuar, duke përfshirë sigurinë dhe çështjet ushtarake, marrëdhënieve me jashtë dhe politikën monetare në fushën e përgjegjësisë së përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm do të rregullohen nga UNMIK-u.

 

4.3  Qeveria do të hartojë listën e dokumenteve që do të trajtohen  si të ndieshme    

       nga fushëveprimet  e parapara me nenin 4 dhe 8 me qëllim të  mbrojtjës së interesit 

       publik.

 

4.4  Qasja në një dokument, të hartuar nga një institucion për përdorim të brendshëm ose

       në dokument të pranuar nga një institucion e që ka të bëjë me një çështje për të cilën  

       vendimi nuk është marrë në atë institucion, refuzohet nëse bërja publike e

       dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin vendim marrës të institucionit, përveç

       nëse ka interes qenësor publik për bërjen publike të dokumentit.

 

4.5  Qasja në dokument i cili përmban mendime për përdorim të brendshëm si pjesë e

       shqyrtimeve dhe konsultimeve preliminare brenda institucionit në fjalë refuzohet

       edhe pas marrjes së vendimit, nëse publikimi i dokumentit do ta rrezikonte seriozisht

       procesin vendim marrës të institucionit, përveç nëse ka interes qenësor publik për

       bërjen publike të dokumentit.

 

4.6  Për sa i përket dokumenteve të palës së tretë, institucioni konsulton palën e tretë për

       të vlerësuar se a vlen përjashtimi nga neni 4.1 apo 4.2, përveç nëse eshtë e qartë se

       dokumenti bëhet apo nuk bëhet publik.

 

4.7  Nëse vetëm pjesë të dokumenteve të kërkuara përfshihen nga ndonjë prej

       përjashtimeve, pjesët e mbetura të dokumentit bëhen publike.

 

4.8  Përjashtimet e parapara në nenet 4.1 deri 4.5, vlejnë vetëm për periudhën gjatë së

       cilës mbrojtja e dokumenteve arsyetohet në bazë të përmbajtjes së dokumentit. 

       Përjashtimet mund të vlejnë 30 vjet prej kohës së krijimit të dokumentit.

 

4.9  Gjatë përcaktimit se a ka interes qenësor publik në bërjen publike të ndonjë

       dokumenti, institucioni merr parasysh në mënyrë të duhur çështje siç janë: dështimi

       për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor, ekzistimi i ndonjë shkeljeje të ligjit,

       dështimi të ligjit, keqpërdorimi të pozitës ose neglizhencës gjatë kryerjes së detyrës

       zyrtare, shfrytëzimi të paautorizuar të fondeve publike ose rreziku për shëndetin apo

       sigurinë e individit ose të shoqërisë.

 

II. TRAJTIMI I KËRKESAVE

 

Neni 5

Kërkesat

 

5.1  Kërkesat për qasjen në dokumente parashtrohen në çfarëdo forme të shkruar, duke

       përfshirë edhe formën elektronike, dhe me saktësi të duhur e cila i mundëson

       institucionit ta identifikojë dokumentin. Parashtruesi nuk është i detyruar t’i jap  

       arsyet për parashtrimin e kërkesës.

5.2  Nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë, institucioni kërkon nga parashtruesi që ta

       qartësojë kërkesën dhe i ndihmon kërkuesit që ta bëjë këtë me, për shembull, ofrimin

       e informatave mbi përdorimin e regjistrave publik të dokumenteve.

 

5.3  Në rast se kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me një numër

       shumë të madh të dokumenteve, institucioni në fjalë mund të negocojë joformalisht

       me parashtruesin, me synim të gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë.

 

5.4  Institucionet i ofrojnë personave informata dhe ndihmë se si dhe ku mund të

       parashtrohen kërkesat për qasje në dokumente.

 

 

Neni 6

Trajtimi i kërkesave fillestare

 

6.1  Kërkesa për qasje në dokumente duhet të trajtohet shpejt. Parashtruesit i dërgohet

       shkresa me njoftimin për kërkesën e pranuar. Brenda 15 ditëve të punës prej kohës

       së regjistrimit të kërkesës, institucioni ose lejon qasje në dokumentin e kërkuar dhe

       ofron qasjen në pajtim me nenin 9 brenda kësaj periudhe ose, me një përgjigje me

       shkrim, jep arsyet për refuzimin e plotë apo të pjesërishëm dhe informon

       parashtruesin për të drejtën që ai/ajo ka për parashtrimin e një kërkese konfirmuese

       në pajtim me nenin 6.2.

 

6.2  Në rast të refuzimit të plotë apo të pjesërishëm, parashtruesi mundet, brenda 15

       ditëve të punës pas marrjes së përgjigjes nga institucioni, të parashtrojë kërkesën

       konfirmuese duke kërkuar nga institucioni që të rishqyrtojë vendimin.

 

6.3  Në raste të veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me

       një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i paraparë në nenin 6.1 mund

       të zgjatet, me kusht që parashtruesi të njoftohet paraprakisht dhe të jepen arsye të

       hollësishme.

 

6.4  Nëse institucioni nuk përgjigjet brenda afatit kohor të përcaktuar, parashtruesi ka të

       drejtë ta parashtrojë kërkesën konfirmuese.

 

 

Neni 7

Trajtimi i kërkesave konfirmuese

 

7.1  Kërkesa konfirmuese duhet të trajtohet shpejt. Brenda 15 ditëve të punës prej kohës

       së regjistrimit të kërkesës, institucioni lejon qasje në dokumentin e kërkuar dhe

       ofron qasjen në pajtim me nenin 9 brenda kësaj periudhe ose, me një përgjigje me

       shkrim, jep arsyet për refuzimin e plotë apo të pjesërishëm. Në rast të refuzimit të

       plotë apo të pjesërishëm, institucioni informon parashtruesin për mjetet ligjore që

       ai/ajo ka në dispozicion, që janë nisja e procedurës gjyqësore kundër institucionit në

       pajtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm relevant dhe/ose parashtrimi i ankesës

       para Ombudspersonit, në pajtim me kreun 10 të Kornizës Kushtetuese dhe

       Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38.

 

7.2  Në raste të veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me

       një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i paraparë në nenin 7.1 mund

       të zgjatet edhe për 15 ditë të tjera të punës, me kusht që parashtruesi të njoftohet

       paraprakisht dhe të jepen arsye të hollësishme.

 

7.3  Mospërgjigjja e institucionit brenda afatit të caktuar konsiderohet si përgjigje

       negative dhe i jep të drejtë parashtruesit që të nisë procedurën gjyqësore kundër

       institucionit në pajtim me dispozitat ligjore të ligjit të aplikueshëm relevant dhe/ose

       të parashtrojë ankesë para Ombudspersonit, në pajtim me kreun 10 të Kornizës

       Kushtetuese dhe Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38.

 

 

Neni 8

Trajtimi i dokumenteve të ndieshme

 

8.1  Dokumentet e ndieshme janë dokumenetet e institucioneve që janë të klasifikuara në

       pajtim me rregullat e institucionit në fjalë, dhe që mbrojnë interesat qenësore të IPVQ.

 

8.2  Kërkesat për qasje në dokumente të ndieshme sipas procedurave të parapara në nenet

       6 dhe 7 trajtohen vetëm nga ata persona që kanë të drejtë ta kenë të njohur

       përmbajtjen e dokumenteve të tilla. Këta persona po ashtu vlerësojnë se çfarë

       referencash në dokumente të ndieshme mund të bëhen në regjistrin publik.

 

8.3  Dokumentet e ndieshme regjistrohen në regjistër ose lëshohen vetëm me pëlqimin e

       autorit të tyre.

 

8.4  Institucioni i cili vendosë të refuzojë qasje në dokument të ndieshëm jep arsyet për

       vendimin e vet në mënyrën e cila nuk i dëmton interesat e mbrojtura në nenin 4.

 

8.5  Rregullat e institucioneve që kanë të bëjnë me dokumente të ndieshme duhet të

       bëhen publike.

 

Neni 9

Qasja pas kërkesës së parashtruar

 

9.1  Parashtruesi ka qasje në dokumente ose duke i parë aty për aty ose duke marrë një

       kopje, duke përfshirë, kur kjo është e mundur, edhe kopje elektronike, varësisht se

       cilën preferon parashtruesi.  Shpenzimet e prodhimit dhe dërgimit të kopjes mund t’i

       ngarkohet parashtruesit.  Kjo pagesë nuk duhet t’i kalojë shpenzimet reale të

       prodhimit dhe të dërgimit të kopjes.  Konsultimi i atypëratyshëm, kopjet që

       përmbajnë më pak se 20 fletë të formatit A4 dhe qasja e drejtpërdrejt në formë

       elektronike ose përmes regjistrit ofrohen pa pagesë.

 

9.2  Nëse dokumenti është bërë publik nga institucioni dhe parashtruesi ka qasje të lehtë

       në të, institucioni mund ta përmbush detyrimin e vet të lejimit të qasjes në

       dokumente duke e informuar parashtruesin se si ta marrë dokumentin e kërkuar.

 

9.3  Dokumentet ofrohen në verzionin dhe formatin ekzistues (duke përfshirë formën

       elektronike ose në format alternative si p.sh në alfabetin e Brajit, të shtypur në

       shkronja të mëdha ose në shirit) duke respektuar plotësisht preferencën e

       parashtruesit.

 

III. REGJISTRAT

 

Neni 10

Regjistrat

 

10.1  Secili institucion ofron qasje publike në regjistër të dokumenteve.  Kurdo që është e

         mundur, qasja në regjistrat publik ofrohet në formë elektronike.  Referencat në

         dokumente regjistrohen në regjistër pa vonesë.

 

10.2  Për secilin dokument regjistri përmban numrin e referencës, lëndën dhe një

         përshkrim të shkurtë të përmbajtjes së dokumentit si dhe datën në të cilën është

         pranuar ose hartuar dhe regjistruar në regjistër.  Referencat bëhen në mënyrë që nuk

         rrezikon mbrojtjen e interesave të parapara në nenin 4.

 

10.3  Institucionet menjëherë ndërmarrin masat e nevojshme për krijimin e një regjistri i

         cili duhet të jetë operacional prej datës 1 janar 2004.

 

Neni 11

Qasja e drejtpërdrejt në formë elektronike apo përmes regjistrit

 

11.1  Për aq sa të jetë e mundur, institucionet i bëjnë dokumentet të qasshme publikisht

         në formë elektronike apo përmes një regjistri, në pajtim me rregullat e institucionit

         në fjalë.

 

11.2  Qasje e drejtpërdrejt ofrohet në veçanti në dokumente ligjvënëse, përfshirë

         dokumentet e hartuara ose të pranuara gjatë procedurave për miratimin e akteve

         normative, brenda kufizimeve të parapara në nenet 4 dhe 8.

 

11.3  Aty ku është e mundur, duhet të ofrohet qasje e drejtpërdrejt në dokumente tjera,

         kryesisht në ato dokumente që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave dhe

         strategjive.

 

11.4  Aty ku nuk ofrohet qasje e drejtpërdrejt përmes regjistrit, regjistri, për aq sa është e

         mundur, tregon se ku gjendet dokumenti.

 

IV. ZBATIMI

 

Neni 12

Gjuhët

 

Pjesëtarët e komuniteteve, ashtu siq është e përcaktuar në Kornizën Kushtetuese, mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre të përcaktuara në këtë ligj në gjuhën e tyre përkatëse.

 

Neni 13

Informimi

 

Secili institucion merr masat e nevojshme për ta informuar publikun

 

(a)        për të drejtat të cilat rrjedhin nga ky ligj; si dhe

 

(b)        personin për kontakt në institucionin përkatës të cilit mund t’i drejtohen pyetje   

            dhe brenga.

 

 

 

 

Neni 14

Praktika administrative në institucione

 

14.1  Instiucionet krijojnë praktika të mira administrative për ta lehtësuar ushtrimin e së

         drejtës për qasje të cilën e garanton ky ligj.

 

14.2  Institucionet themelojnë një Komision ndërinstitucional për t’i vlerësuar praktikat

         administrative, për t’u marrë me konfliktet e mundshme dhe për t’i diskutuar

         zhvillimet e ardhshme në fushën e qasjes publike në dokumente.

 

14.3  Qeveria ka autoritetin të miratojë akte nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji

         e në veçanti për krijimin e rregullave dhe procedurave për klasifikimin e

         dokumenteve të ndieshme.

 

Neni 15

Riprodhimi i dokumenteve

 

Ky ligj nuk cenon rregullat ekzistuese mbi të drejtën e kopjes të cilat mund ta kufizojnë të drejtën e palës së tretë për riprodhimin ose shfrytëzimin e dokumenteve të lëshuara.

 

Neni 16

Raportet

 

16.1  Secili institucion publikon një raport vjetor për vitin paraprak, ku përfshihet numri i

         rasteve në të cilat institucioni ka refuzuar qasjen në dokumente, arsyet e këtyre

         refuzimeve dhe numri i dokumenteve të ndieshme të cilat nuk janë regjistruar në

         regjistër.

 

 

16.2  Më së voni deri më 31 korrik 2004, dhe më pas çdo vit, Zyra e Kryeminsitrit

         publikon një raport dhe dorëzon një kopje të tij në Kuvendin e Kosovës mbi

         zbatimin e këtij ligji dhë bën rekomandime, duke përfshirë, nëse është nevoja,

         propozimet për rishikimin e këtij ligji dhe një program veprimi për masat që duhen

         ndërmarrë nga institucionet.

 

V. DISPOZITAT KALIMTARE

 

Neni 17

Dispozitat kalimtare që kanë të bëjnë me qasjen në dokumente të ndieshme

 

 

17.1  Qeveria miraton rregulla dhe procedura adekuate për klasifikimin e dokumenteve të

         ndieshme në pajtim me nenin 8, 60 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit.

 

 

17.2  Mospërgatitja e rregullave dhe procedurave në pajtim me nenin 17.1 nuk i lejon

         institucioneve të refuzojnë qasjen në dokumente në bazë të nenit 8.

 

 

Neni 18

Dispozitat kalimtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale

 

 

Në mungesë të legjislacionit në fuqi mbi mbrojtjen e të dhënave personale, institucionet mund të lëshojnë të dhëna të tilla vetëm në bazë të pëlqimit të mëparshëm dhe të qartë të personit në fjalë.

 

 

 

 

 

 

 

VI. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

 

Neni 19

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë.

 

 

 

 

06.11.2003 

UNMIK/REG/2003 / ­32
Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e hėnė . 13 tetor 2008 )
 
< Mbrapa   Para >