Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2003 / 19 PĖR SIGURI NĖ PUNĖ, MBROJTJE TĖ SHĖNDETIT TĖ PUNĖSUARVE DHE AMBIENTIT TĖ PUNĖS
Gsh 31 2007
LIGJI NR. 2003 / 19 PĖR SIGURI NĖ PUNĖ, MBROJTJE TĖ SHĖNDETIT TĖ PUNĖSUARVE DHE AMBIENTIT TĖ PUNĖS
e premte . 31 gusht 2007

LIGJI  Nr. 2003 / 19

 

PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke u bazuar në Rregulloren Nr: 2001/9 të dt.15 maj për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes të Përkohshme në Kosovë, kreu 5.1. (g) dhe 9.1.26 ,

 

Me qëllim të rregullimit të lëmit të sigurisë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës në Kosovë,

 

miraton :

 

Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës

 


Neni  1

Dispozitat e përgjithshme

 

1.1. Qëllimi i Ligjit për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës, është që të parandalohen lëndimet në punë, sëmundjet profesionale në vendin e punës dhe të mbrohet ambienti i punës.

 

1.2. Vendi i punës është çdo hapësirë punuese ku kryhet veprimtari pune.

 

1.3.  Siguria në punë, mbrojtja e shëndetit të të punësuarve dhe e ambientit të punës është pjesë integrale e organizimit të punës dhe e procesit të punës. Ajo duhet të vëhet në funksion përmes aktivitetit të punëdhënësit dhe të punëmarrësit (termat: punëdhënës dhe punëmarrës janë të definuara në, Rregullorja Nr.2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, (neni 9, paragrafi 9.2 dhe paragrafi 9.3 ), përmes marrëveshjeve obliguese, rregullave të kontraktuara dhe të pranuara për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, masave tjera shtuese dhe udhëzimeve të përcaktuara nga punëdhënësi.

 

1.4. Të drejtë për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës në pajtim me këte Ligj kanë:

 

-          punëmarrësit që kanë themeluar marëdhënie pune,

-          personat që janë në aftësim profesional te punëdhënësi, të cilët nuk kanë të themeluar marëdhënie pune,

      -    personat në rikualifikim profesional dhe rehabilitim,

      -     nxënësit dhe studentët të cilët te punëdhënësi kryejnë punë praktike,

-          pjesëmarrësit në punë vullnetare apo punë tjera publike, të organizuara për interes të përgjithshëm,

-          personat të cilët gjatë vuajtjes së denimit angazhohen në punë,

-          personat të cilët ndodhen në vendet e punës (bashkëpunëtorët afarist, përfaqësuesit e administrates shtetërore, shfrytëzuesit e shërbimeve),

-          punëmarrësit në shërbim civil

-          përjashtim bëjnë: TMK-ja , SHPK-ja dhe Shërbimi i zjarrfikësve.

      

1.5. Qeveria e Kosovës themelon Këshillin e Kosovës për siguri në punë dhe mbrojtje të

      shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës ( në tekstin e mëtejm Këshilli).

Këshillin e përbëjnë: Përfaqësuesit e Shtetit, Punëdhënësit, Punëmarrësit dhe ekspert eminent nga lëmi për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.

 

1.6. Masat e ndërmarra për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës nga punëdhënësi, nuk e vënë punëmarrësin në kurrfarë obligimi financiar.

 

1.7. Punëmarrësi: iu përmbahet masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, kujdeset për shëndetin e tij dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë në punë, paisjet personale mbrojtëse (PPM), ato i përdor me kujdes dhe i mban në gjendje funksionale.

 

Neni 2

Obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit

 

2.1 Punëdhënësi është i obliguar të krijoi kushtet për siguri në punë, mbrojtjen e     

      shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës për punëmerrësit e tij/saj.

      Punëdhënësi është i obliguar për ti mbuluar të gjitha shpenzimet për kurimin e të len-

      duarve në punë dhe sëmundjeve profesionale.

      Krijimi i fondit për sigurimin shëndetësor, nga kontributet e punëdhënësve për të      

      gjithë punëmarrësit , i liron punëdhënësit prej obligimeve për bartjen e shpenzimeve.

  

2.2 Punëdhënësi është i obliguar të organizoi dhe të ndërmerr masa të nevojshmme për

      siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës,përfshirë

      parandalimin e rreziqeve në punë, ofrimin e informatave, trajnimeve, organizimit

      përkatës dhe masave të duhura për të siguruar, mirëmbajtur makinerinë, instrumentet,

      paisjet, veglat, vendin e punës, mundësitë për të shkuar në vendin e punës.

 

2.3 Punëdhënësi është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e masave për siguri në  

      punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.

      Punëdhënësi do të kontrolloi  efektshmërinë e masave dhe doemos do të ndërmerr

      masat e duhura për përmirësim të mëtejm. Ndërmarrja me 50, e më tepër të punësuar,

      duhet ta caktoi një referent me orar të shkurtuar të punës për siguri në punë (agjent

      për siguri në punë).

      Ndërmarrja me 250 e më tepër të punësuar duhet ta caktoi një referent për siguri në

      punë me orar të plotë të punës .

 

2.4 Punëdhënësi do të bëjë vlerësim të hollësishëm mbi rreziqet për secilin vend të punës.

      Vendet e punës të ngjajshme mund të grupohen. Rreziqet për tu adresuar në veçanti

      mund të ngriten nga :

 

2.4.1   Konstruktimi dhe paisjet në vendin e punës,

2.4.2   Ndikimet fizike, kimike dhe biologjike,

2.4.3   Konstruktimi, zgjedhja dhe përdorimi i mjeteve, materialit, përbërësve të 

         paisjeve dhe zbatimi i tyre.

 2.4.4. Konstruktimi i sistemeve të punës, prodhimit, rrjedhës së punëve, orarit të punës

           dhe ndikimet e ndërsjellta.

2.4.5. Kualifikimi dhe trajnimi i punëmarrësve në pajtim me standardin Evropian.

 

 

2.5 Punëdhënësi pajisë të punësuarin me PPM (paisjet përsonale mbrojtëse) e cila është e paraparë për mbrojtjen kundër ekspozimit të dëmtimeve dhe rreziqeve në punë.

      Punëdhënësi do ti bartë shpenzimet dhe do të bëj zëvendësimin e paisjeve personale        

      mbrojtëse në intervale të rregullta kohore dhe çdo herë kur është e domsdoshme.

 

2.5.1 Punëdhënësi obligohet që ti ketë mjetet themelore për dhënien e ndihmës së parë.

 

 

2.6. Punëdhënësi është i obliguar që në rast të lëndimeve ose sëmundjes së papritur,

       punëmarrësit ti siguroi:                                                                                                                    

           - dhënien e ndihmës së pare,

           -të siguroi evakuimin e të punësuarit-lënduarit në mënyrë adekuate natyrës së

            veprimtarisë së punëdhënësit.

           -siguroi dhe organizoi kontakte me shërbimin përkatës:

           - dhënien e ndihmës urgjente,

           -kujdesit urgjent mjeksor-emërgjencës,

           -mbrojtjen kundër zjarrit,

           -aftësimin e numrit të caktuar të punëmarrësve për dhënjen e ndihmës së parë,

            shpëtimin dhe evakuimin e punëmarrësve në rast të rrezikut të mundshëm.

 

 

2.7 Punëdhënësi duhet ta informojë punëmarrësin për rreziqet e punëve të cilat kryhen   

        nga ai/ajo.Punëdhënësi duhet t`i informojë punëmarrësit, të cilët do ti ekspozohen    

        rrezikut të lartë, sa më parë që të jetë e mundshme, rreth rreziqeve dhe masat për

        mbrojtje në punë për të minimizuar rrezikun. Në rast rreziku të pashmangshëm

        kërcnues për vete dhe për personat tjerë, punëmarrësit i lejohet për të zbatuar

        kundër masa të përshtatshme, nëse mbikëqyrësi nuk është aty. Duke patur parasysh

        trajnimin që është bërë dhe mjetet teknike në dispozicion, punëmarrësit nuk do të

        pësojnë dëm për akte të tilla, përveç në rastet e neglizhencës flagrante ose sabotimit

        të qëllimtë.

 

2.8. Punëdhënësi duhet ta trajnojë punëmarrësin për punë në atë mënyrë e cila siguron

       mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tij/saj dhe e cila parandalon fatkeqësitë në punë.

      

2.9. Punëdhënësi do ta informojë, menjëherë organin kompetent për të gjitha rastet e

       vdekjes në punë, fatëkeqësitë e rënda në punë ose që kan të bëjnë me punën,   

       gjithashtu për të gjitha dukuritë të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e

       punëmarrësve në punë ose që janë të lidhura me punën.

 

2.10 Punëdhënësi i përgjigjet punëmarrësit për dëmin e shkaktuar me rastin e

        lëndimit në punë dhe sëmundjen profesionale që ka të bëjë me punën, sipas

        parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve.

 

Neni  3

Të drejtat dhe përgjegjësit e punëmarrësit

 

 

 

3.1 Punëmarrësi ka të drejtë dhe obligim për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit dhe

      ambientit të punës.

 

3.2 Punëmarrësi është i obliguar t’i: përmbahet masave të nevojshme për siguri në punë,

      mbrojtjes së shëndetit të të punësuarëve dhe ambientit të punës, kujdeset për sigurinë

      dhe shëndetin e tij/saj  dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në

      punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë dhe PPM-në, ato i përdor me

      kujdes dhe i mban në gjendje funksionale. Punëmarrësit gjithashtu duhet të kenë

      përgjegjësi për të siguruar mbrojtjen dhe shëndetin e të gjithë personave të ndikuar 

      nga veprimet në punën e tyre .

 

3.3.Është e drejtë e punëmarrësve ose e organizatave të tyre t’i zgjedhin ose emërojnë

      përfaqësuesit e tyre për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarëve dhe

      ambientit të punës .Personi i tillë do ta mbikëqyrë zbatimin e masave të ndërmarra nga

      punëdhënësi dhe do të bashkëpunoi me inspektoratin e punës në interes të punëmarrësve në sferën e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit

      të punës.

 

 

3.4. Punëmarrësi duhet menjëherë ta njohtoi punëdhënësin e tij për çdo mangësi, rrezik

       shëndetësor, defekt ose ndonjë dukuri tjetër e cila mund ta rrezikoi sigurinë e tij/saj  

       ose të të punëmarrësve tjerë .

 

 

3.5. Punëmarrësi ka të drejtë ta refuzoi punën, nëse ai/ajo ka arsye të besoi se ekziston

       rrezik i drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e  tij / saj.

       Nëse punëdhënësi konsideron se refuzimi i punës është i pabazuar menjëherë duhet

       ta lajmëroi inspektorin e punës.

 

3.6. Punëmarrësi bashkëpunon me punëdhënësin dhe nëpunësin për siguri në punë për tu

       siguruar se mjedisi punues dhe kushtet e punës janë të sigurta dhe se masat e urdhëruara nga inspektori i punës zbatohen nga punëdhënësi.

 

3.7. Është e drejtë e punëmarrësve dhe e organizatave të tyre që të konsultohen  me

       punëdhënësit në të gjitha aspektet e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të

       punësuarve dhe ambientit të punës lidhur me punën e tyre.

 

3.8. Punëmarrësit do të shfrytëzojnë të gjitha makinat, paisjet, veglat, materialin punues

      dhe mjetet e transportit si dhe aparatet e sigurisë dhe paisjet personale mbrojtëse

      (PPM) në pajtim me udhëzimet specifike të aplikimit.

 

3.9. Punëmarrësi ka të drejtë të sygjeroi përmirësimin e situatës së mbrojtjes dhe shëndetit

       në vendin e punës.

 

3.10. Punëmarrësi ka të drejtë të raportoi mungesat e PPM-ve dhe masat e sigurisë në

        vendin e punës në mënyrë të drejtëpërdrejtë inspektorit të punës, me kusht që ata /ato

         të kenë baza konkrete për të besuar se masat e mbrojtjes në punë, të zbatuara nga

         punëdhënësi, janë të pa mjaftueshme dhe si shtesë punëdhënësi nuk e ka evituar

         rrezikun. Në këtë rast për punëmarrësit nuk do të ketë pasoja.

 

 

Neni 4

Mbrojtja e të Rinjëve, Grave dhe Personave me aftësi të kufizuara

 

 

 

Punëmarrësit deri në moshën 18 vjeçare, gratë shtatëzëna, personat me aftësi të kufizuar për punë, nuk mund të sistemohen në punë veçanërisht të rënda, punë më të gjatë se orari i plotë i punës dhe në punë të natës. 

 

Neni  5

Toaletet dhe dhomat për ndërrim

 

5.1 Punëdhënësi duhet të vë në dispozicion të të punësuarve numër të mjaftueshëm të

       toaleteve dhe dhoma të ndërrimit ndaras për femra, ndaras për meshkuj dhe ti

       mirëmban ato në mënyrë adekuate.

 

5.2. Punëdhënësi është i obliguar të sigurojë kushte dhe mjete për pastrimin e rrobave të

       punës, veçanërisht nëse punëtorët punojnë me substanca të rrezikshme ose në kushte

       shumë të ndyra (nëntokë).

 

5.3 Punëdhënësi duhet të ofrojë vende për ngrënie, me lagështi të lejuar, të pastruar, me

      nxehtësi të mjaftueshme, të ventiluar dhe të pa ndikuar nga atmosfera e dëmshme.

      Vendet e ngrënies duhet të paisen me mobilje të përshtatshme. 

 

 

Neni  6

      Lëmit e posaqme të sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës

 

 

 

Lëmitë e posaqme profesionale dhe rreziqet, do të rregullohen në mënyrë të veçantë, nëpërmes akteve nënligjore të bazuara në këtë Ligj.

 
                                                                      

Neni 7    

Ndotja e ajrit

 

7.1 Niveli i ndotjes së ajrit nga pluhuri dhe gazrat, duhet të matet dhe kontrollohet në   

       institucionet e autorizuara përkatëse. Pluhuri dhe gazrat, duhet të pastrohen

       përmes ventilimit dhe formave tjera, në atë mënyrë që të parandalojnë koncentrimet

       që dëmtojmë shëndetin ose pengojnë pamjen konform standardeve Evropiane.    

 

7.2. Në ambientet e mbyllura të punës, ku punon më shumë se një i punësuar ndalohet

       pirja e duhanit.

 

7.3. Punëdhënësi është i obliguar të caktoi hapësirat ku është e lejuar pirja e duhanit, dhe

       të siguroi ato vende në bazë të nenit 13 të këtij ligji.

 

Neni 8   


 

Punëdhënësi është i obliguar të siguroi sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të punësuarit, sipas natyrës së punës dhe vendit të punës.

 

Neni 9

 

 Zhurma, Dridhja dhe Drita

 

 

 

Zhurma, dridhja dhe drita duhet të matën dhe kontrollohën nga institutet e autorizuara përkatëse. Niveli i zhurmës dhe dridhjes, duhet të rregullohet dhe të sillen në kufijtë e lejuar në pajtim me minimumin e standardeve Evropiane    

 

Neni 10

Ndriçimi

 

 

 

Në çdo vend pune duhet të sigurohet ndriçim i mjaftueshëm, natyral ose artificial dhe mbrojtje nga ndriçimi i tepërt.

 

Neni 11 

  Rreziqet nga elektriciteti

 

 

 

11.1. Të gjitha paisjet elektrike, duhet ta kenë tiketën, në të cilën shënohen karakteristikat e

        tyre me simbolin CE. Instalimet e rrymës duhet bëhen në pajtim me standardet

        Europiane (EN).

 

11.2. Masat për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të

        punës, nga rryma elektrike, do të definohen nga aktet nënligjore të  bazuar në këte ligj.

 

Neni 12   

 Prodhimet kimike

 

 

 

Të gjitha substancat kimike, përfshirë pesticidet, alkalet, acidet dhe substancat tjera korozive duhet të deponohen dhe të përdoren në pajtim me standardet Evropiane mbi kontrollimin e substancave të rrezikshme për shëndetin.

 

Neni 13    

Zjarri

 

 

 

13.1. Vendi i punës duhet të jetë i paisur me mjete përkatëse kundër zjarrit në pajtim me

        planin emergjent.

 

13.2. Të punësuarit duhet të trajnohen nga punëdhënësi, në përdorimin e drejtë të mjeteve

        në pajtim me planin emergjent dhe në raste emergjente të veprohet sipas planit për

        evakuim.

 

13.3. Në raste emërgjente, daljet emergjente duhet të jenë qartë të shënuara dhe duhet ta kenë

        ndriqimin emërgjent.

 

13.4. Rruga kah dalja emergjente duhet të mos ketë pengesa, si dhe dyert e daljes    

        emergjente, nuk guxojnë të jenë të mbyllura me çelës.

 

13.5. Në vendet e punës me më shumë se 20 të punësuar, punëdhënësi është i obliguar ta

        ketë planin për evakuim emergjent.

 

 

Neni 14    

  Dokumentacioni dhe Shënimet

 

 

 

14.1. Punëdhënësi duhet të mbajë:

 

- Çertifikatat teknike të cilat qartë specifikojnë aplikimin e rregullave të sigurisë në punë, shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, për lokalet, pjesët e lokaleve të shfrytëzuara si dhoma pune dhe dhomave ndihmëse në përdorim,

 

-udhëzimet mbi përdorimin e gjithë makinerisë dhe të paisjeve në procesin e punës,

 

-çertifikatat të cilat vërtetojnë se instalimet janë në rregull dhe tregojnë qartë karakteristikat e makinerisë në përdorim, në pajtim me standardet Evropiane.

         

 

14.2. Punëdhënësi duhet të mbaj evidencën për:

 

         -programet për trajnimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurtë,

       

         -kontrollimin paraprak dhe periodik mjekësor të punëtorëve të përcaktuar në punë

          të cilat kryhen në kushte të veçanta të punës,

      

         -substancat e rrezikshme të cilat prodhohen,

        

         - aksidentet në punë, rastet e lëndimeve të rënda, vdekjeve në punë, rastet e sëmundjeve profesionale,                          

       

   -rezultatet e të gjitha vlerësimeve për rreziqet, masave të ndërmarra për ti eliminuar

          rreziqet e tilla dhe rezultatet e kontrollimeve mbi efektëshmëritë e masave të tilla,

  

         -ndryshimet në proceset teknologjike të cilat rrezikojnë ose mund të paraqesin 

           rrezik për sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit

           të punës .

   

Neni 15

Masat ndëshkimore

 

 

 

Me gjobë prej 100 € deri 20000 €, do të denohen punëdhënësit të cilët i cenojnë

dispozitat e neneve : 1.3, 1.4, 1.6 dhe 1.7

 

Me gjobë prej 500 € deri 35000 € , do të denohen punëdhënësit të cilët i cenojnë

dispozitat e neneve : 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.9, 3.7, 4, 5.1, 5.2, 5.3, 7,  9, 11.1, 11.2, 12, 13.1, 13.2 , 13.3, 13.4, 13.5  dhe 14.

          

Me gjobë prej 100 € deri 500 € , do të denohen punëmarrësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 3.2, 3.4, 3.5, 3.7 dhe 3.8.      

 

Neni 16

 

MPMS dhe organet tjera kompetente nga fusha e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, nxjerrin rregullore dhe akta të tjera nën ligjore.

 

Neni  17
                  

  Mbikëqyrja

 

 

Autoritetet e inspektoratit të punës do të autorizohen të kontrollojnë dhe përcjellin, implementimin e dispozitave të Ligjit dhe dispozitave tjera, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëri dhe zbatueshmëri e masave për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës.

 

 

Neni 18

Dispozitatat kalimtare dhe përfundimtare

 

Punëdhënësit obligohen që të sigurojnë kushtet dhe masat e nevojshme të parapara me dispozitat e këtij ligji, në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi së këtij ligji.

 

Neni 19 

   Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.

  

  06.11.2003  

  UNMIK/REG/2003/33

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 25 shkurt 2009 )
 
< Mbrapa   Para >