Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 02/L-54 PĖR MARKAT TREGTARE
Kor 31 2007
LIGJI NR. 02/L-54 PĖR MARKAT TREGTARE
e martė . 31 korrik 2007

Ligji Nr. 02/L-54

 

PËR  MARKAT  TREGTARE

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke u mbështetur nё Kreun 5.1. (ç) dhe 9.1.26 (a), të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 tё datës 15 maj 2001) dhe,

 

Duke njohur nevojën për regjistrimin, rregullimin dhe mbrojtjen e markave tregtare në Kosovë në pajtim me standardet dhe praktikat e Unionit Evropian dhe ato ndërkombëtare si dhe praktikat më të mira në këtë fushë,

 

Miraton,

 

LIGJIN  PËR  MARKAT  TREGTARE

PJESA I

DISPOZITAT E PËRGJITHËSHME

 

Neni 1

Qëllimi dhe fushëveprimi

 

1.1. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë mbrojtjen adekuate të markave tregtare, emërtimeve tregtare në përputhshmëri me normat e direktivave sipas konventave ndërkombëtare si dhe me legjislacionin dhe praktikat e UE-së dhe vendeve anëtare të saj.

 

1.2. Mbrojtja e markave tregtare, emërtimeve tregtare sipas këtij ligji, nuk e përjashton zbatimin e dispozitave të tjera rregullative e ligjore mbi këto shenja.

 

1.3. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat, ndërmarrjet dhe autoritet publike.

 

 

Neni 2

Përkufizimet

 

2.1. Kurdo që përdoren në këtë ligj, secili nga termet vijuese, do të kenë kuptimin e cekur më poshtë përveç, nëse konteksti në të cilin këto terme shfaqen, qartësisht kanë kuptim tjetër.

 

Marrëveshje” do të thotë çdo kontratë, mirëkuptim, ujdi ose aranzhim, qoftë ai i shkruar ose jo.

 

Caktim” do të thotë një marrëveshje me shkrim me të cilët barten të drejtat nga njëra palë në tjetrën.

Gjykatë” do të thotë një gjykatë kompetente në Prishtinë, Kosovë.

 

Gazeta Zyrtare” do të thotë Gazeta Zyrtare e Qeverisë së Kosovës.

 

Konventa e Parisit” do të thotë Konventa e Parisit për mbrojtjen e Pronës Industriale, të 20 Marsit 1883, me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet që janë në fuqi me cilin do protokol të BE.

 

Shtet i Konventës” nënkupton vendin që është pjesëmarrëse e Konventës.

 

Zyra e Patentave” do të thotë Zyrën e Patentave të themeluar me Ligjin Nr. 2004/49 të 27 Shtatorit 2004, “Ligji mbi Patentat” të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/56 të datës 21.12.2004.

 

Person” do të thotë personi fizik.

 

Ky ligj” nënkupton këtë ligj dhe aktet normative nën-ligjore dhe instrumentet e nxjerra në bazë të autorizimit të këtij ligji, duke përfshirë edhe rregullat e zbatimit, të nxjerra sipas këtij ligji.

 

Autoritet Publik” do të thotë cilido organ ekzekutiv qeveritar, organ publik, ministri, departament, agjenci, ose autoritet tjetër që ushtron pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, administrativ-publik ose gjyqësor në territorin e Kosovës. Termi “Autoritet Publik” përfshin gjithashtu edhe organizatat ose ndërmarrjet private në qoftë se këto të fundit ushtrojnë cilindo nga funksionet e sipër cekura në bazë të bartjes të së drejtave nga  ndonjë autoritet sipas një akti ligjor ose nën-ligjor ose sipas delegimit të pushtetit nga një autoritet tjetër publik.

 

Ndërmarrje Publike” do të thotë një autoritet publik ose ndërmarrje në pronësi, nën kontroll ose administrim të një autoriteti publik, pjesërisht ose plotësisht, nëse ndërmarrja ose autoriteti i tillë publik është i angazhuar në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike.

 

Emërtimet Tregtare” do të thotë simbolet e ndërmarrjeve ose emri i një pune sikur që janë përshkruar në nenin 5.2 dhe nenin 5.3.

 

Regjistri i Markave Tregtare” do të thotë Regjistri i Markave Tregtare të themeluar dhe mbajtur nga Zyra për Patentim në përputhshmëri me Pjesën IV të këtij ligji, të përshkruar në nenin 58.

 

Ndërmarrje” do të thotë (i) çdo ndërmarrje (duke përfshirë edhe ndërmarrjet personale afariste), ndërmarrjet publike, ortakëritë, ndërmarrjet e përbashkëta, personat juridik, shoqata, projekt, degë, zyrë, ose ndonjë organizatë apo ndërmarrje tjetër (pavarësisht nga pronësia, vendqëndrimi apo vendi i afarizmit ose veprimtarisë) të angazhuar në aktivitetet ekonomike dhe/ose (ii) çdo person që vepron në emër të cilido nga të lartë përmendurit.

 

Marrëveshja e Madridit” do të thotë marrëveshje e Madridit në lidhje me regjistrimin ndërkombëtar të markave tregtare.

 

Protokolli i Madridit” do të thotë protokolli në lidhje me marrëveshjen e Madridit për regjistrimin ndërkombëtar të markave tregtare.

 

Byroja ndërkombëtare” nënkupton Byronë siç është përkufizuar në nenin 2.1 të Protokollit të sipërpërmendur; dhe

 

Marka tregtare ndërkombëtare” nënkupton markën tregtare që ka të drejtë të mbrohet në territorin e Kosovës në bazë të këtij protokolli.

 

2.2. Përkufizimet më të hollësishme të termeve të përdorura në këtë ligj si dhe përkufizimet e termeve të tjera, mund të vendosen ose të përcaktohen në aktet nën-ligjore për zbatimin e këtij ligji; me kusht që përkufizimet në fjalë, të mos e dëmtojnë zbatueshmërinë e cilësdo nga dispozitat e këtij ligji.

 

 

PJESA II

KUSHTET, FUSHËVEPRIMI DHE KUFIJTË E MBROJTJES SË MARKAVE TREGTARE DHE EMËRTIMEVE TREGTARE

 

Kreu 1

Markat dhe emërtimet tregtare: Përparësia dhe vjetërsia

 

Neni 3

Shenjat të cilat mund të mbrohen si Marka tregtare

 

3.1. Të gjitha shenjat, ne veçanti fjalët, duke përfshirë edhe emrat personal, vizatimet, shkronjat, numrat, markat zërore (audio), trajtat tredimensionale, duke përfshirë edhe trajtën e mallrave ose mbështjelljes apo paketimin tjetër të tyre, ngjyrat, kombinimet e ngjyrërave, që janë në gjendje të dallojnë një mall ose shërbim që ofrohet nga një ndërmarrje nga mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga ndërmarrje të tjera, mund të mbrohen si marka tregtare.

 

3.2. Shenja që përbëhet vetëm nga forma, nuk mund të mbrohet si markë tregtare nëse forma në fjalë:

 

a.  rezulton nga natyra e vetë mallit;

b.  është e nevojshme për të arritur një rezultat teknik; ose

c.  i jep vlerë  thelbësore mallit përkatës.

 

3.3. Kudo që në këtë ligj shfrytëzohet termi “markë tregtare”, ky term përfshin gjithashtu edhe markën kolektive tregtare sipas nenit 50 dhe markën e certifikimit sipas nenit 51 të këtij ligji.

 

 

Neni 4

Mbrojtja e Markës tregtare

 

Masat mbrojtëse që sigurohen me këtë ligj, vlejnë për shenjat që:

 

a.    janë regjistruar si marka tregtare në Regjistrin e Markave Tregtare sipas këtij ligji;

b.  deri në atë masë sa ajo shenjë, përmes shfrytëzimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve afariste, njihet si markë tregtare brenda qarqeve përkatëse afariste;

c.   që është bërë e njohur si markë tregtare sipas nenit 6tës  të Konventës së Parisit.

 

 

Neni 5

Emërtimet tregtare

 

5.1. Simbolet e kompanive si dhe emërtimet e punëve mbrohen si emërtime tregtare.

 

5.2. Simboli i kompanisë është shenja që shfrytëzohet gjatë aktiviteteve afariste si emër, si emër i firmës ose si emërtim i veçantë i një ndërmarrjeje. Simboli i kompanisë ose shenjat e tjera që kanë për qëllim të dallojnë një aktivitet nga një tjetër dhe që janë të njohura brenda qarqeve përkatëse tregtare si shenjë dalluese e një kompanie të caktuar është e barabartë me  emërtimet e veçanta të një ndërmarrjeje.

 

5.3. Titulli i një pune është emri ose emërtimi i veçantë i një publikimi të shtypur, një vepre kinematografike, vepre muzikore, shfaqje teatrore ose pune të ngjashme.

 

 

Neni 6

Përparësia dhe vjetërsia

 

6.1. Në rast të një konflikti ndërmjet të drejtave të përshkruara në nenet 4, 5 dhe/ose 12.4, dhe vjetërsia e të drejtës në fjalë e përcakton përparësinë e të drejtave për secilin, vjetërsia në fjalë përcaktohet sipas nenit 6.2 dhe 6.3 të këtij ligji.

 

6.2. Për një markë të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar, data e paraqitjes sipas nenit 38 të këtij ligji është ajo që e përcakton përparësinë ose - nëse përparësia kërkohet sipas nenit 40 ose 41 të këtij ligji - datën e përparësisë.

 

6.3. Lidhur me të drejtat sipas nenit 4 (pikat b dhe c), 5 dhe 12.4 të këtij ligji, data e fitimit të drejtës së përparësisë është data e përcaktimit të vjetërsisë.

 

6.4. Nëse, sipas nenit 6.2 dhe 6.3 të këtij ligji, dy të drejta konstatohet se kanë të njëjtën vjetërsi në bazë të datës, atëherë ato janë të barabarta dhe nuk kanë kurrfarë përparësie njëra ndaj tjetrës.

 

 

Neni 7

Prioritetet e ekspozitës

 

7.1. Nëse aplikuesi i markës  tregtare ka ekspozuar mallin ose shërbimet të cilat  janë dizajnuar nga një shenjë specifike e një ekspozite të njohur ndërkombëtarisht në Kosovë, apo në njërën nga shtetet anëtare të Konventës së Parisit, aplikuesi mund të kërkojë që data e ditës së pare të ekspozitës së mallit apo shërbimeve të aprovohet me datën e aplikimit të pare, duke siguruar at se aj e ka plotësuar formularin e aplikimit në Kosovë brenda gjashtë muajve nga ajo date.

 

7.2. Aplikuesi i cili kërkon të drejtën prioritare për ekspozitë duhet që për plotësim të aplikacionit t’i bashkangjesë një çertifikat të lëshuar nga autoriteti kompetent i shtetit i cili është anëtar i Konventës së Parisit që cek llojin e ekspozimit, vendin e mbajtjes, datat e hapjes dhe mbylljes si dhe ditën e parë të hapjes se ekspozimit të mallrave dhe shërbimeve të cekura në aplikacion.

 

 

Kreu 2

Kushtet për mbrojtjen e Markave tregtare me regjistrim

 

Neni 8

Pronësia

 

8.1. Pronari i një marke të regjistruar tregtare mund të jetë:

 

a.   personi fizik;

b.   personi juridik; ose

c.  një ndërmarrje që nuk është person juridik, nëse ka zotësi ligjore për ti fituar të drejtat dhe  përgjegjësitë.

 

8.2. Marka e regjistruar tregtare është e drejtë pronësore e cila fitohet me regjistrimin e markës tregtare në harmoni me këtë ligj. Pronari i markës së regjistruar tregtare i ka të drejtat dhe mjetet juridike të përcaktuara më këtë ligj.

 

 

Neni 9

Bazat absolute për refuzimin e regjistrimit

 

9.1. Si markë tregtare nuk mund të regjistrohen markat të cilat përmbajnë këto karakteristika :

 

a.   markat tregtare që nuk përmbajnë ndonjë veçori dalluese;

 

b.  markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve që mund të shfrytëzohen, në tregti, për përcaktimin e llojit, kualitetit, kuantitetit, qëllimit, vlerës, prejardhjes gjeografike, kohës së prodhimit të mallrave, ofrimit të shërbimeve, dhe veçorive tjera të mallrave dhe shërbimeve;

 

c.  markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve të cilat janë të zakonshme në gjuhën e përditshme ose me mirëbesim si dhe praktikat e zakonshme tregtare;

 

d.  markat tregtare që janë të një natyre të tillë që mund të pritet se do ta mashtrojnë publikun, veçmas për llojin, cilësinë, ose prejardhjen gjeografike të mallrave ose shërbimeve;

 

e.  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose emblemën e një shteti;

 

f.  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose  ndonjë emblemë tjetër zyrtare të Kosovës, ose ndonjë komune, asociacioni komunash ose asociacioni tjetër komunal brenda Kosovës;

 

g.  markat tregtare që përmbajnë një shenjë zyrtare, emblemë ose vulë, që ndikon në kontrollin ose garantimin, e një autoriteti publik ose ndërmarrje publike;

 

h.  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin, vulën ose ndonjë shenjë tjetër të një organizate ndërqeveritare ndërkombëtare;

 

i.  markat tregtare shfrytëzimi i të cilave është në kundërshtim me ndonjë dispozitë tjetër ligjore ose rregullative në Kosovë;

 

j. markat tregtare që nuk mund të paraqiten grafikisht;

 

k. markat që janë në kundërshtim me moralin dhe rendin publik.

 

9.2. Ndalesat për regjistrimin e markës tregtare të vendosura në pikat a, b dhe c të nenit 9.1 të këtij ligji, nuk e pengojnë regjistrimin e një marke tregtare nëse - para datës së marrjes së vendimit për regjistrim dhe duke marrë parasysh shfrytëzimin e deriatëhershëm të markës tregtare - marka tregtare në fjalë është bërë e njohur në qarqet përkatëse afariste, si markë dalluese për mallrat dhe shërbimet për të cilat ajo është paraqitur.

 

9.3. Ndalesat për regjistrimin e markës tregtare të vendosura në pikat (e) - (h) të nenit 9.1 të këtij ligji, gjithashtu zbatohen, nëse marka tregtare përmban një imitim të një marke të specifikuar në këto pika; sidoqoftë, ndalesat për regjistrim, të vendosura në pikat (e) - (h)  të nenit 9.1 të këtij ligji nuk e pengojnë regjistrimin e një marke tregtare nëse paraqitësi i kërkesës për regjistrim është i autorizuar me ligj që të përfshijë markën e përshkruar në këto pika ne markën tregtare, edhe nëse kjo mund të krijojë konfuzion me një shenjë te përshkruar në këto pika.

 

9.4. Ndalesa për regjistrim e vendosur në pikën (g) të nenit 9.1 të këtij ligji nuk e pengon regjistrimin e një marke tregtare nëse mallrat ose shërbimet për të cilat është paraqitur kërkesa nuk janë as identike dhe as të ngjashme me ato për të cilat ekziston shenja, emblema ose marka dalluese.

 

9.5. Ndalesa për regjistrim e vendosur në pikën (h) të nenit 9.1 të këtij ligji nuk e pengon regjistrimin e një marke tregtare, nëse marka tregtare në fjalë nuk përmban ndonjë karakteristikë që do të çorientonte publikun për të menduar se ekziston ndonjë lidhje ndërmjet markës tregtare dhe një organizate ndërqeveritare ndërkombëtare.

 

 

Neni 10

Bazat relative për refuzimin e regjistrimit

 

10.1. Regjistrimi i një marke tregtare do të refuzohet ose anulohet në rastet si në vijim:

 

a. Nëse:

 

 (i)  marka tregtare është identike me një markë të mëhershme tregtare dhe

 (ii) mallrat e shërbimet për të cilat kërkohet marka tregtare janë identike me mallrat   

       ose shërbimet të cilat mbrohen nga marka e mëhershme tregtare.

 

b. Nëse, për shkak të identitetit ose ngjashmërisë me një markë të mëhershme të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar si dhe ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve të ofruara nga të dy markat tregtare, ekziston mundësia e çorientimit të publikut në lidhje me atë se cila është marka tregtare e regjistruar e cila është ajo për të cilën kërkohet regjistrimi.

 

c. Nëse:

 

(i) marka tregtare është identike ose e ngjashme me ndonjë markë të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar të mëhershme tregtare,

 

(ii) regjistrimi i markës tregtare kërkohet për mallrat ose shërbimet që nuk janë të ngjashme me ato që mbulohen nga marka tregtare e mëhershme e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar,

 

 (iii) marka e mëhershme tregtare e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar ka fituar

        reputacion në territorin e Kosovës, dhe

 

(iv) shfrytëzimi i markës së mëvonshme tregtare pa arsye të mira do të shfrytëzonte në mënyrë të padrejtë, ose do të ishte shkatërruese për karakteristikat dalluese të markës së mëhershme tregtare të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar.

 

10.2. Regjistrimi i një marke tregtare mund të refuzohet ose anulohet kur një person, para datës përkatëse për konstatimin e vjetërsisë së markës së regjistruar tregtare, ka marrë një të drejtë të mëhershme që i ep personit në fjalë autorizimin për ndalimin e shfrytëzimit të markës tregtare në fjalë nga ana e të tjerëve në Kosovë. Termi “e drejtë e mëhershme” në kuptimi të nenit 10.2  të këtij ligji përfshinë:

 

a.  një të drejtë mbi markën tregtare brenda kuptimit të pikës b të nenit 4 të këtij ligji ose mbi një përcaktim tregtar brenda kuptimit të nenit 5 të këtij ligji; ose

 

b.  një të drejtë, përveç të drejtave të përshkruara në nenin 10.1 të këtij ligji ose pikën “a” më lartë, që përfshin - por që nuk kufizohet vetëm në - të drejtat e autorit ose të projektimeve të regjistruara të vendosura me ligj, ose çfarëdo ligji tjetër që ka të bëjë me të drejtat e emrit, te drejtën e portretimit personal, emrin e impianteve të varieteteve të bimëve, ose indikacionet për prejardhjen gjeografike ose për një të drejtë për pronën industriale.

 

10.3. Kur, sipas cilitdo nga ligjet e përmendura në nenin 10.2 të këtij ligji, një person ose ndërmarrje autorizohet për parandalimin e shfrytëzimit të një marke tregtare në Kosovë, personi ose ndërmarrja në fjalë në këtë ligj quhet pronari “i së drejtës së mëhershme” për markën tregtare.

 

10.4. Marka tregtare nuk regjistrohet nëse:

 

a) është identike ose e ngjashme me një marke të mëhershme tregtare, qoftë ajo e regjistruar apo jo, që është e njohur në Kosovë sipas Nenit 6tës të Konventës së Parisit, dhe

 

b) kriteret e specifikuara në pikat a, b ose c të nenit 10.1 të këtij ligji janë përmbushur. Gjatë përcaktimit se a janë përmbushur kriteret e përcaktuara në pikat a, b dhe c të nenit 10.1, shprehja “e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar” mund të mos mirret parasysh.

 

10.5. Asgjë nga neni 10 i këtij ligji nuk e ndalon regjistrimin e një marke tregtare kur pronari i markës së mëhershme tregtare ose e një drejte tjetër të mëhershme e lejon këtë në formë të shkruar.

 

 

Neni 11

Markat tregtare të regjistruara pa autorizimin e pronarit

 

Kur marka tregtare regjistrohet, ose kërkohet të regjistrohet, pa autorizimin me shkrim të pronarit, regjistrimi i markës tregtare në fjalë mund të refuzohet ose anulohet.

 

 

Neni 12

Markat e mëhershme tregtare dhe të drejtat e tjera të mëhershme

 

12.1. Në këtë ligj, “markë e mëhershme tregtare” do të thotë:

 

a.  një markë e regjistruar tregtare, një markë ndërkombëtare tregtare ose një markë tregtare të Bashkësisë Evropiane e cila është paraqitur për regjistrim para markës tregtare në fjalë, duke marrë parasysh, kur është e mundshme, përparësitë e markave tregtare;

 

b.  një markë tregtare e bashkësisë e cila është regjistruar më herët se marka përkatëse tregtare ose marka ndërkombëtare tregtare, edhe nëse këto të fundit janë dorëzuar ose janë lejuar të skadojnë;  ose

 

c.  marka tregtare e cila, në datën e paraqitjes së kërkesës për regjistrimin e saj - ose sipas përparësisë -  i nënshtrohej mbrojtjes nga Konventa e Parisit, si një markë e njohur tregtare.

 

12.2. Termi “markë e mëhershme tregtare” përfshin gjithashtu edhe aplikacionet për marka tregtare të cilat do të mund të konsiderohen si “marka të mëhershme tregtare” sipas paragrafit 12.1, pikat “a” dhe “b”, pas miratimit dhe regjistrimit të tyre.

 

12.3. Kur regjistrimi i një marke tregtare sipas nenit 12.1, pika “a” ose “b” të këtij ligji skadon, marka tregtare vazhdon të merret parasysh gjatë përcaktimit të mundësisë për regjistrim si një marke e re tregtare për një periudhë një vjeçare pas skadimit të parës, përveç nëse Zyra e Patentave konstaton se nuk ka patur ndonjë shfrytëzim  me mirëbesim të markës tregtare gjatë periudhës dyvjeçare pas skadimi.

 

12.4. Regjistrimi i markës tregtare mund të anulohet kur një person tjetër, para datës së regjistrimit të markës tregtare më të vjetër, ka marrë një të drejtë përveç të drejtës së paraparë me nenin 10, dhe ajo e drejtë ia jep kompetencat për ndalimin e shfrytëzimit të markës së regjistruar tregtare ne gjithë territorin e Kosovës.

 

12.5. Të drejtat e tjera brenda kuptimit të nenit 12.4 janë:

 

a. e drejta në shfrytëzimin e emrit;

b. e drejta e portretizimit personal;

c. e drejta e autorit;

d. emrat e varieteteve të bimëve;

e. indikacionet e prejardhjes gjeografike; dhe

f. të drejtat tjera në pronën industriale;

 

Kreu 3

Efekti i Markave të regjistruara tregtare

 

Neni 13

Të drejtat që barten me regjistrimin e Markës tregtare

 

13.1. Pronari i markës së regjistruar tregtare mban të drejta ekskluzive lidhur me mallrat ose shërbimet e mbuluara nga regjistrimi, si vijon:

 

a. shfrytëzimi i markës tregtare,

b. autorizimin për të tjerët për shfrytëzimin e markës tregtare,

c. lejimin e shfrytëzimin nga të tjerët; ose

d. të shfrytëzojë mjete juridike kundër shkeljes së markës tregtare sipas nenit 14 të këtij ligji.

 

13.2. Shkelja e një marke të regjistruar tregtare, në kuptim të këtij ligji, do të thotë shkelje të cilësdo nga të drejtat e pronarit të markës së regjistruar tregtare.

 

13.3. Të drejtat e pronarit të markës së regjistruar tregtare, hyjnë në fuqi prej datës së regjistrimit të markës tregtare sipas nenit 41.3 të këtij ligji.

 

13.4. Pavarësisht nga neni 13.3 i këtij ligji:

 

a.   asnjë procedurë për shkeljen e të drejtave të pronarit të markës tregtare nuk mund të inicohen para datës së publikimit të regjistrimit të markës tregtare; dhe

b.  asnjë shkelje sipas nenit 82 të këtij ligji, para kësaj date nuk do të mirret për bazë.

 

 

Neni 14

Shkelja e të drejtës së Markës së regjistruar tregtare

 

14.1. Asnjë person ose ndërmarrje gjatë aktiviteteve tregtare nuk mund të shfrytëzojë një shenjë që është në masë substanciale identike, ose e ngjashme me një markë të regjistruar tregtare pa lejen e pronarit të markës tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

 

14.2. Personat dhe ndërmarrjet nuk mund të shfrytëzojnë një shenjë gjatë ushtrimit të aktiviteteve afariste ose tregtare kur ekziston mundësia se shfrytëzimi i tillë mund të mashtrojë ose të shkaktojë hamendje te publikut, duke përfshirë edhe ngatërrimin e shenjës me markën tregtare.

 

14.3. Një person ose ndërmarrje konsiderohet se ka bërë shkelje të një marke të regjistruar tregtare nëse:

 

a. shfrytëzon shenjën që është identike ose e ngjashme me markën tregtare;

 

b.  shfrytëzon shenjën në fjalë për mallrat ose shërbimet që nuk janë të ngjashme me ato për të cilat është regjistruar marka tregtare;

 

c.  marka tregtare ka emër në territorin e Kosovës dhe shfrytëzimi i shenjës pa arsye do të fitonte përparësi të padrejtë, ose do të ishte e dëmshme për karakteristikat dalluese të markës tregtare.

 

14.4. Në bazë të nenit 14 të këtij ligji , “shfrytëzimi i shenjës” do të thotë:

 

a.  ngjitja e shenjës në mallra ose në paketimin e tyre;

b.  ofrimin ose ekspozimin e mallrave për shitje, vendosjen e tyre ne treg ose deponimin e tyre për qëllimet e lartpërmendura, duke shfrytëzuar shenjën, ose ofrimin apo furnizimin e shërbimeve nën atë shenjë;

c.  importi ose eksporti i mallrave me shenjën në fjalë;

d.  shfrytëzimi i shenjës në dokumentet zyrtare ose për reklamim.

 

14.5. Personi ose ndërmarrja që e shfrytëzon një markë të regjistruar tregtare për etiketimin ose paketimin e mallrave, për dokumente zyrtare ose për reklamim e mallrave ose shërbimeve, konsiderohet se ka bërë shkeljen e markës së regjistruar tregtare, nëse personi ose ndërmarrja në fjalë gjatë ndërmarrjes së veprimeve të sipër cekura ka patur njohuri ose është dashur të ketë patur njohuri se shfrytëzimi i kësaj marke nuk është i autorizuar nga pronari ose bartësi i liçensës për shfrytëzimin e markës së regjistruar tregtare.

 

14.6. Neni 14.5 i këtij ligji nuk e ndalon shfrytëzimin markës së regjistruar tregtare nga cilido person ose ndërmarrje për të identifikuar mallrat ose shërbimet e tij/saj; megjithatë, shfrytëzimi i këtillë mund të ndalohet nëse pa arsye ajo do të shfrytëzohet në mënyrë të padrejtë, ose do të ishte e dëmshme për veçoritë dalluese të markës së mëhershme tregtare, përveç nëse shfrytëzimi i këtillë bëhet në pajtim me praktikat e ndershme industriale dhe tregtare.

 

 

Neni 15

Kufijtë e efektit të Markës së regjistruar tregtare

 

15.1. Shfrytëzimi i një marke tregtare nuk konsiderohet si shkelje e të drejtave të një marke tjetër të regjistruar tregtare, përveç nëse marka tregtare në fjalë më vonë shpallet e pavlefshme, sipas nenit 48.6 të këtij ligji.

 

15.2. Nuk konsiderohet shkelje e markës së regjistruar tregtare kur:

 

a.  shfrytëzohet nga një person me emër dhe adresën e plotë;

 

b. shfrytëzimi i markave lidhur me llojin, kualitetin, kuantitetin, qëllimin, vlerën, prejardhjen gjeografike, kohën e prodhimit të mallrave, kohën e shërbimeve të ofruara, ose karakteristikat tjera të mallrave ose shërbimeve; ose

 

c.  shfrytëzimi i markës tregtare kur është e nevojshme për shpjegimin e qëllimit të një malli ose shërbimi, në veçanti lidhur me pajisjet shtesë ose pjesët rezervë përveç nëse shfrytëzimi i tillë nuk bëhet me mirëbesim ose nuk është në përputhje me praktikat e ndershme industriale dhe tregtare.

 

15.3. Shfrytëzimi i një të drejte të mëhershme të paregjistruar brenda lokalitetit ku është shfrytëzuar më parë nuk konsiderohet si shkelje e një marke të regjistruar tregtare.

 

 

15.4. Për qëllime të nenit 15.3 të këtij ligji “e drejtë e mëhershme e paregjistruar” do të thotë një shenjë e mëhershme të paregjistruar tregtare ose markë tjetër që shfrytëzohet vazhdimisht lidhur me mallrat ose shërbimet nga një person para:

 

a.  shfrytëzimit të markës së regjistruar tregtare për mallrat ose shërbimet që ofrohen nga pronari i markës; ose

 

b.  datës së regjistrimit të markës tregtare për mallrat ose shërbimet që ofrohen nga pronari i markës tregtare.

 

 

Neni 16

Humbja e të drejtave që barten me regjistrimin e markës tregtare

 

16.1. Shfrytëzimi i markës tregtare për mallrat që janë vendosur në tregun e Kosovës ose të Unionit Evropian nuk konsiderohet si shkelje e asaj marke tregtare nëse kjo bëhet nga, ose me lejen e pronarit të markës tregtare, sipas nenit 16.2 të këtij ligji.

 

16.2. Pavarësisht nga neni 16.1 i këtij ligji, pronari i markës së regjistruar tregtare mund të kundërshtojë shfrytëzimin e mëtejmë të markës tregtare nëse ka arsye legjitime për të besuar se cilësia e mallrave ka ndryshuar ose dëmtuar pas vënies së tyre në treg.

 

 

Neni 17

Regjistrimi i kufizuar

 

17.1 Paraqitësi i kërkesës ose pronari i një markë të regjistruar tregtare mund:

 

a.  të heqin dorë nga shfrytëzimi i një elementi të caktuar të markës tregtare; ose

b. të pajtohet me atë se disa nga të drejtat që i ipen në procesin e regjistrimit u nënshtrohen kufizimeve të caktuara;

 

17.2. Zyra e Patentave mund të bëjë regjistrimin e markës tregtare duke kushtëzuar regjistrimin në fjalë me pranimin nga ana e paraqitësit të kërkesës për regjistrim të disa kufizimeve të kushteve të caktuara, sipas nenit 17.1 të këtij ligji, në raste kur:

 

a.  një element i caktuar i markës tregtare nuk është mjaft karakteristik për atë markë; ose

b. përfshirja e një elementi të caktuar do të shkaktonte paqartësi në lidhje me fushëveprimin e mbrojtjes së markës tregtare.

 

17.3. Kur, sipas nenit 17.1 të këtij ligji, marka tregtare i nënshtrohet kufizimeve, të drejtat që i ipen me nenin 13 të këtij ligji gjithashtu do të jenë të kufizuara.

 

17.4. Të gjitha refuzimet ose kufizimet që zbatohen ndaj markës tregtare duhet të regjistrohet në regjistrin e Markave tregtare.

 

 

Kreu 4

Procedurat e zbatueshme në rast të kundërvajtjes

 

Neni 18

Mjetet juridike  në rastet e shkeljes së markës tregtare

 

18.1. Pronari i Markës së regjistruar tregtare mund inicojë një procedurë juridike në rast të shkeljes të drejtës së markës tregtare.

 

18.2. Të gjitha mjetet juridike të cilat janë në dispozicion të pronarëve tjerë të të drejtave tjera pronësore do të jenë në dispozicion edhe për pronarët e markave të regjistruara tregtare.

 

 

 

Neni 19

Urdhri për anulimin e Shkeljes

 

19.1. Gjykata, përmes një urdhri, mund të kërkojë nga personi që ka bërë shkeljen e markës tregtare që:

 

a.   ta asgjësojë, fshijë ose heqë shenjën nga mallrat, materialet ose artikujt në fjalë;

b.  t’i asgjësojë mallrat e përkatëse, materialet ose artikujt nëse nuk është e mundur që të asgjësohet, fshihet ose hiqet vetëm shenja.

 

19.2. Kur gjykata konstaton se ndonjëra nga palët nuk është përputhur, ose se ka arsye të besohet se nuk do të përputhet me urdhrin e nxjerrë sipas nenit 19.1 të këtij ligji, gjykata mund të nxjerrë një urdhër tjetër që mallrat, materialet ose artikujt t’i dorëzohet një personi të caktuar nga gjykata, i cili pastaj do ta përmbarojë urdhrin e gjykatës. Pala shkelëse i mbulon të gjitha shpenzimet që mund të bëhen gjatë ndërmarrjes së veprimeve të lartpërmendura.

 

 

Neni 20

Dorëzimi i mallrave, materialeve ose artikujve

 

20.1. Pronari i markës tregtare mund të paraqesë kërkesë në gjykatë për nxjerrjen e një urdhri që e detyron palën shkelëse që ti dorëzojë mallrat, materialet ose artikujt që janë në kundërshtim me këtë ligj dhe që gjenden në posedim ose nën kontroll të palës që ka bërë shkelje. Gjykata mund të urdhërojë palën që ka bërë shkelje që ti dorëzojë mallrat, materialet ose artikujt e përmendur të markës tregtare pronarit ose cilido subjekti ose ndërmarrjes të cilën për këtë qëllim e cakton gjykata.

 

20.2. Kërkesa për dorëzimin e mallrave, materialeve ose artikujve nuk do të nxirret  nëse nuk janë përmbushur kushtet e përcaktuara në nenin 22 dhe 23 të këtij ligji, ose nëse gjykata konstaton se ka mjaft arsye të bindshme për të besuar se kushtet në fjalë do të përmbushen.

 

20.3. Nëse urdhri sipas nenit 23 të këtij ligji, nuk është lëshuar, atëherë personi i caktuar nga gjykata për pranimin dhe shkatërrimin e mallrave, materialeve ose artikujt, duhet ti mbajë ato përderisa urdhri në fjalë të nxirret.

 

20.4. Asgjë nga neni 20 i këtij ligji nuk ndikon në kompetencat e tjera të gjykatës.

 

Neni 21

Përkufizimi i “mallrave, materialeve ose emërtimeve  kundërvajtëse ”

 

21.1. Termi “mallrat kundërvajtëse”, “materialet kundërvajtëse” dhe “emërtimet kundërvajtëse ” sipas këtij neni do të interpretohen në përputhje me nenin 21 të këtij ligji.

 

21.2. Termi “mallrat kundërvajtëse ” do të thotë mallrat ose paketimet e tyre që mbajnë një shenjë identike ose përafërsisht të ngjashme me një markë të regjistruar tregtare, dhe:

 

a.  shfrytëzimi i markës në fjalë është kundërvajtje ndaj markës së regjistruar tregtare;

 

b.  ato janë importuar ose propozohen për t’u importuar në Kosovë dhe shfrytëzimi i tillë i shenjës në mallrat e importuara në Kosovë përbën kundërvajtje  të markës së regjistruar tregtare, përveç në rastet e përcaktuara në nenin 21.3  të këtij ligji, ose

 

c.  shenja është shfrytëzuar për mallrat në një mënyrë që përbën kundërvajtje  të markës së regjistruar tregtare.

 

21.3. Neni 21.2 pika “b” i këtij ligji nuk aplikohet për mallrat që importohen legalisht në Kosovë sipas ndonjë konvente e cila aplikohet në Unionin Evropian.

 

21.4. Termi“materialet kundërvajtëse”  do të thotë materialet që mbajnë një shenjë që është identike ose përafërsisht e ngjashme me markën e regjistruar tregtare dhe:

 

a.  shfrytëzohet për etiketimin ose paketimin e mallrave, letrave me vlerë ose për reklamimin e mallrave ose shërbimeve, që në një mënyrë përbën kundërvajtje ndaj  markës së regjistruar tregtare, ose

 

b.  ka për qëllim të shfrytëzohet për etiketimin ose paketimin e mallrave, letrave me vlere ose për reklamimin e mallrave ose shërbimeve, që në një mënyrë përbën kundërvajtje ndaj markës së regjistruar tregtare.

 

21.5. Termi   “artikujt kundërvajtës” do të thotë artikujt:

 

a.  që janë disejnuar ose të cilët në mënyrë specifike janë përshtatur për kopjimin e një shenje të regjistruar tregtare në mënyrë identike ose përafërsisht të ngjashme, dhe

 

b.  që janë në posedim ose nën kontroll të një personi ose ndërmarrje që është në njohuri ose duhet të jetë në njohuri se ato janë ose do të shfrytëzohen për prodhimin e mallrave ose materialeve që përbëjnë kundërvajtje  ndaj markës tregtare.

 

 

 

Neni 22

Skadimi i afatit për paraqitjen e kërkesës për dorëzim

 

22.1. Sipas dispozitave të tjera të këtij neni 22  të këtij ligji, kërkesa për lëshimin e një urdhër dorëzimi sipas nenit 20 të këtij ligji nuk mund të paraqitet më në gjykatë pas skadimit të periudhës gjashtë vjeçare e cila fillon:

 

a.  në rastin e mallrave kundërvajtëse  në datën e vendosjes së markës tregtare në mallra ose paketimin e tyre;

b. në rastin e materialeve kundërvajtëse në datën në të cilën marka tregtare është vendosur në materiale;

c.  në rastin e artikujve kundërvajtës, në datën e prodhimit të tyre.

22.2. Pavarësisht nga neni 22.1 i këtij ligji, kërkesa për lëshimin e urdhër-dorëzimit mund të bëhet në çdo kohë brenda periudhës gjashtë vjeçare e cila fillon prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

22.3. Afati gjashtëvjeçar sipas nenit 22.1 të këtij ligji, mund të zgjatet  për aq kohë sa pronari nuk ka patur njohuri për shkeljen e përmendur.

 

22.4. Në rast se një palë tjetër e kundërshton legjitimitetin e shfrytëzimit nga ana e pronarit në bazë të nenit 22.3 të këtij ligji, barra e provës, se pronari ka patur dijeni aktuale për kundërvajtjen, bie mbi palën tjetër. Pala tjetër po ashtu e ka barrën për të provuar datën kur pronari është njoftuar për kundërvajtjen.

 

 

Neni 23

Vendimi për asgjësimin e mallrave, materialeve ose artikujve kundravajtëse

 

23.1. Nëse mallrat, materialet ose artikujt i janë dorëzuar gjykatës sipas nenit 20, të këtij ligji cilado nga palët mund të kërkojë nga gjykata që:

 

a.  urdhëron të nxjerrë një vendim për asgjësimin e mallrave, materialeve ose artikujve të përmendur;

b.  të nxjerrë një vendim me q’rast mallrat, materialet ose artikujt në fjalë i ipen një personi të caktuar nga gjykata;

c.  të nxjerrë një deklaratë në të cilën thuhet se vendimi nuk do të lëshohet sipas nenit 23.4 të këtij ligji.

 

23.2. Gjatë shqyrtimit të çështjes sipas nenit 23.1 të këtij ligji, gjykata merr parasysh se nëse vënja në dispozicion të pronarit të markës tregtare të mjeteve juridike shtesë do të ndihmonte në mbrojtjen adekuate të markës tregtare nga pronari në fjalë.

 

23.3. Gjykata mund të vendosë dispozita në rregullat e veta qeverisëse të Gjykatës mbi kohën dhe mënyrën e njoftimit të një personi ose ndërmarrje që ka shprehur interes në mallrat, materialet ose artikujt.  Ky person ose ndërmarrje ka të drejtë:

 

a.  të marri pjesë në procedurat gjyqësore të cilat mbahen për të konsideruar dhënien e një urdhri sipas nenit 23.1 të këtij ligji, pa marrë parasysh se a është njoftuar ky person ose ndërmarrje apo jo; dhe

 

b.  të parashtrojë ankesë kundër një urdhri të tillë, pa marrë parasysh se a ka marrë pjesë ky person apo ndërmarrje në procedurat gjyqësore në fjalë apo jo.

 

23.4. Nëse gjykata vendos se vendimi nuk do të merret, sipas nenit 23.1 pika “c” të këtij ligji mallrat e dorëzuara i kthehen personit nga i cili ato janë marrë.

 

 

Neni 24

Mjetet juridike kundër kërcënimeve për inicimin e procedurave të pabaza kundravajtëse

 

24.1. Personi ose ndërmarrja që kërcënohet me inicimin e procedurave  kundravajtëse ndaj një marke të regjistruar tregtare mund të paraqesë kërkesë në Gjykatë për lirim ndaj zbatimit të këtij neni 24 nëse procedurat në fjalë nuk kanë të bëjnë me:

 

a. një kërkesë për markë për mallra;

b. importin e mallrave për të cilat është kërkuar marka tregtare; ose

c. ofrimin e shërbimeve sipas markës;

24.2. Personi ose ndërmarrja që paraqet kërkesë për lirim ligjor sipas nenit 24.1 të këtij ligji mund kërkojë secilën nga këto:

 

a. një deklaratë se këto kërcënimi janë të pajustifikueshëm;

b. një urdhër për ndërprerjen e kërcënimeve;

c. kompensim për çfarëdo dëmi që është shkaktuar nga kërcënimi.

 

24.3. Paditësi ka të drejtë të lirohet sipas nenit 24.2 të këtij ligji, përveç nëse pala mbrojtëse demonstron se objekti i kontestit ka të bëjë me shkeljen ose shkeljen e parashikuar të markës tregtare.

 

24.4. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 24.3, të këtij ligji paditësi ka të drejtë në lirimin sipas nenit 24.2 të këtij ligji, nëse paditësi vërteton se marka tregtare është e pavlefshme ose se duhet të revokohet.

 

24.5. Njoftimi mbi regjistrimin e markës tregtare ose se kërkesa për regjistrimin e saj është bërë , nuk përbënë vetvetiu një kërcënim për inicimin e procedurave, për qëllime të këtij neni 24 të këtij ligji.

 

 

Neni 25

Mallrat, materialet dhe artikujt kundërvajtës: Kontrollimi dhe Konfiskimi

 

25.1. Gjykata mund të autorizojë një organ për zbatimin e ligjit për të konfiskuar, mallrat, materialet ose artikujt për të cilat gjykata ka dëshmi të mjaftueshme se:

 

a.  këto mallrat, materialet ose artikujt janë kundërvajtës për një markë të regjistruar tregtare, dhe

b. janë në një lokacionin të caktuar ose pronë të luajtshme.

 

25.2. Gjykata mund të ia lëshojë urdhër-kërkimin në fjalë organit kompetent për zbatimin e ligjit për të hyrë në lokalet e personit që ka bërë shkeljen e markës tregtare, me dhunë nëse është e nevojshme, dhe të konfiskojë mallrat, materialet ose artikujt për të cilat gjykatës i janë ofruar dëshmi, dëshmi këto që kanë shpie deri të konstatimi nga ana e gjykatës se mallrat, materialet ose artikujt në fjalë:

 

a.    bëjnë kundërvajtje ndaj një marke të regjistruar tregtare; dhe

b.  janë në posedim ose kontroll të një personi ose ndërmarrje me qëllim të shitjes, distribuimit, tregtimit, ose përndryshe shfrytëzimit të mallrave, materialeve ose artikujve në lidhje me aktivitetet afariste ose të tregtisë.

 

25.3. Nëse gjykata konstaton se mallrat, materialet ose artikujt e sjellë para saj sipas nenit 25.1 dhe 25.2 të këtij ligji kanë bërë kundërvajtje të një marke të regjistruar tregtare, gjykata mund të vendosë që:

 

a. mallrat i dorëzohen pronarit të markës së regjistruar tregtare;

b. mallrat asgjësohen ose t’i dorëzohen një personi të caktuar nga gjykata;

c. mallrat trajtohen në ndonjë mënyrë tjetër për të cilën gjykata mendon se është e

    përshtatshme.

 

 

Neni 26

Natyra e Markës së regjistruar tregtare

 

Marka e regjistruar tregtare është pronë private.

Neni 27

Bartja e Markës së regjistruar tregtare

 

27.1. E drejta pronësore në një markë të regjistruar tregtare mund të bartet me vullnet të mirë, me ligjin për trashëgiminë, ose në të njëjtën mënyrë si edhe ligjet e tjera mbi pronën private. E drejta pronësore për një markë të regjistruar tregtare gjithashtu mund të bartet.

 

27.2. Bartja ose transferimi i një marke të regjistruar tregtare mund të bëhet pjesërisht ose plotësisht. Bartja është e pjesshme nëse:

 

a.  bartet e drejta për disa, por jo për të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është

    regjistruar marka tregtare; 

b. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare në një mënyrë të caktuar;

c. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare vetëm në një vend të caktuar.

 

27.3. Bartja ose transferimi i markës së regjistruar tregtare duhet të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga, ose në emër të, pronarit të markës së regjistruar tregtare.

 

27.4. Marka e regjistruar tregtare u nënshtrohet procedurave të njëjta juridike sikurse edhe prona private.

 

27.5. Ky ligj nuk mund të interpretohet në at mënyrë që ndikon në bartjen ose transferin e një marke të paregjistruar tregtare.

 

 

Neni 28

Regjistrimi i transaksioneve që ndikojnë në Markën e regjistruar tregtare.

 

28.1. Transferimi ose bartja e markës së regjistruar tregtare regjistrohet në Regjistrin e Markave Tregtare kur:

 

a. njëra nga palët në transaksion paraqet kërkesën për regjistrimin e tranferit; dhe

b. provat bindëse për legjitimitetin e transferit i dërgohen Zyrës për Patentim.

 

28.2. Sipas  këtij ligji, transaksionet të cilat mund të regjistrohen janë:

 

a. bartja e të drejtës së një marke të regjistruar tregtare;

b. dhënia ose bartja e licencës sipas markës së regjistruar tregtare;

c. dhënia e ndonjë  fletëgarancioni për një markë të regjistruar tregtare; dhe

d. vendimi i gjykatës ose ndonjë autoriteti tjetër kompetent për bartjen e të drejtave mbi

    një markë të regjistruar tregtare.

 

28.3. Përderisa kërkesa të jetë paraqitur sipas neni 28.1 të këtij ligji:

 

a.   bartja do të jetë e pavlefshme kundrejt një pale të tretë e cila ka konflikt interesi në markën tregtare duke injoruar bartjen e paregjistruar, dhe 

b.  liqensëmarrësi nuk mbrohet me nenin 30 dhe 31 të këtij ligji nëse dhënja e liqensës përkatëse nuk është regjistruar.

 

28.4. Personi që fiton një të drejtë pronësore ose liqensë për një markë të regjistruar tregtare përmes një bartje të regjistruar nuk ka të drejtë kompensimi në rast të shkeljes së markës tregtare, përveç nëse:

 

a.  një kërkesë për regjistrimin e markës tregtare sipas neni 28.1 të këtij ligji bëhet brenda gjashtë muajve nga data  e bartjes; ose

b.  gjykata konstaton se paraqitja e kërkesës nuk ka mundur të bëhet në kohën e duhur, por ajo është bërë menjëherë pasi që ka qenë e arsyeshme.

 

28.5. Rregullat e zbatimit që nxirren sipas këtij ligji mund të lejojnë ndryshimin ose eliminimin e elementeve të caktuara të transaksioneve për regjistrim që regjistrohen në regjistrin e Markave tregtare sipas nenit 28 të këtij ligji.

 

 

Neni 29

Kërkesa për regjistrimin e markës tregtare si objekt pronësor

 

29.1. Kërkesa për regjistrimin e markës tregtare trajtohet njëlloj sikurse edhe të drejtat e tjera e tjera pronësore që mund të barten.

 

29.2. Nenet 26 deri 28 vlejnë njësoj për kërkesën për regjistrimin e markës tregtare si për markën e regjistruar tregtare. Dokumentimi i transaksioneve për transferimin e aplikacioneve për regjistrim bëhet përmes dërgimit të njoftimeve në Zyrën e Patentave.

 

 

Kreu 5

Liçensimi

 

Neni 30

Liçensimi i Markave të regjistruara tregtare

 

30.1. Liçensa për shfrytëzimin e markës tregtare mund të jetë e përgjithshme ose e kufizuar.

 

30.2. Liçensa e kufizuar mund të zbatohet lidhur me:

 

a. vetëm disa nga mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar marka tregtare;

b. shfrytëzimin e markës tregtare në një mënyrë të caktuar;

c. shfrytëzimin e markës tregtare vetëm në një vend të caktuar.

 

30.3. Liçensa duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të jetë e nënshkruar nga ose në emër të liçensëdhënësit.

 

30.4. Kur lejohet me liçensë, mund të bëhet lëshimi i një nën-liçensë. Kudo që në këtë ligj përmendet liçensa ose liçensëmarrësi, kjo përfshin edhe nën-liqensën dhe nën-liçensëmarrësin.

 

 

Neni 31

Të drejtat e liçensëmarrësit dhe liçensëdhënësit.

 

31.1. Liçensëmarrësi mund të ngrisë padi kundër shkeljes së një marke tregtare vetëm nëse pronari i markës tregtare e lejon këtë.

 

31.2. Pronari i markës tregtare mund të inicojë procedura juridike kundër liçensëmarrësit i cili shkel cilëndo nga dispozitat e liçensës së tij në lidhur me:

 

a. afatin e liçensës;

b. mënyrën e shfrytëzimit të markës tregtare;

c. llojin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat mund të ipet liçensa

d. territorin në të cilin mund të shfrytëzohet marka tregtare; dhe

e. cilësinë e mallrave ose shërbimeve që ofrohen nga liçensëmarrësi.

 

31.3. Liçensëmarrësi është i autorizuar që të intervenojë në rastet e shkeljes së markës tregtare që janë ngritur nga pronari, në mënyrë që edhe liçensëmarrësi të marrë kompensim për dëmet që i janë shkaktuar atij si rezultat i shkeljes. 

 

31.4. Bartja sipas nenit 27 të këtij ligji ose dhënja e liçensës sipas nenit 30 të këtij ligji nuk ndikon në liçensat e dhëna më parë palëve të treta.

 

 

Neni 32

Liçensat Ekskluzive

 

Në këtë ligj, termi “liçensë ekskluzive” do të thotë një liçensë “qoftë ajo e përgjithshme ose e kufizuar” që e autorizon liçensëmarrësin, duke përjashtuar të gjithë personat e tjerë, përfshirë këtu edhe dhënësin e liçensës, që të shfrytëzojë markën tregtare në mënyrën e caktuar nga vetë liçensa.

 

 

 

Kreu 6

Paraqitja e aplikacionit për regjistrimin e Markës tregtare

 

Neni 33

Kushtet për paraqitjen e aplikacionit për regjistrimin e Markës tregtare

 

33.1. Aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare në regjistrin e Markave tregtare duhet të paraqitet në zyrën e Patentave.

 

33.2. Aplikacioni  duhet të përmbajë:

 

a. informatat për identifikimin e paraqitësit;

b. pamja grafike e markës tregtare;

c. një listë të mallrave ose shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi i markës tregtare;

d. një deklaratë që konfirmon se paraqitësi është duke e shfrytëzuar markën tregtare për mallrat ose shërbimet e cekura në aplikacion, ose që ka për qëllim që me mirëbesim ta shfrytëzojë atë për këtë qëllim.

 

33.3. Aplikacioni gjithashtu duhet të përputhet edhe me kushtet e tjera të përcaktuara nga zyra e Patentave.

 

33.4. Një taksë administrative e përcaktuar nga zyra e Patentave që duhet të paguhet për paraqitjen e aplikacionit.

 

 

 

Neni 34

Data e paraqitjes

 

34.1. “Data e paraqitjes” së aplikacionit për markë tregtare është data e pranimit të dokumenteve përkatëse nga zyra e Patentave. Nëse disa dokumente janë parashtruar me data të ndryshme, si datë e paraqitjes konsiderohet data në të cilën është pranuar dokumenti i fundit.

 

34.2. Kudo që në këtë ligj përmendet “data e paraqitjes për regjistrim” do të thotë data e paraqitjes së aplikacionit.

 

34.3. Aplikacioni për markë tregtare do të miratohet, përveç nëse kushtet e paraqitjes nuk janë përmbushur, ose kur regjistrimi nuk mund të bëhet sipas këtij Kreu.

 

34.4. Aplikacioni për markë tregtare i pranuar nga zyra e Patentave do të publikohet së bashku me të dhënat përkatëse të paraqitësit si dhe datën e paraqitjes në Buletinin zyrtar.

 

 

Neni 35

Klasifikimi i mallrave dhe shërbimeve

 

35.1. Mallrat dhe shërbimet do të klasifikohen, për qëllime të regjistrimit të markës tregtare, sipas sistemit të përcaktuar për klasifikim.

 

35.2. Paqartësitë lidhur me vendosjen e një marke tregtare për mallra ose shërbime në sistemin e klasifikimit përcaktohen nga zyra e Patentave, vendimet e së cilës janë përfundimtare.

 

 

 

Kreu 7

E drejta e përparësisë

 

Neni 36

E drejta e përparësisë së kërkesave sipas Konventës

 

36.1. Personi që ka bërë dorëzimin e rregullt të aplikacionit për markë tregtare në një vend që mbulohet me Konventë (këtu e tutje, kërkesat nga vendet nënshkruese të Konventës), kanë te drejtë përparësie për regjistrimin e të njëjtës markë tregtare për mallrat dhe shërbimet e njëjta sipas këtij ligj, për një periudhë gjashtë mujore që nga data e paraqitjes së kërkesës së parë nga vendi nënshkrues i Konventës.

 

36.2. Nëse kërkesa për regjistrim sipas këtij ligji bëhet brenda periudhës së përcaktuar në nenin 36.1 të këtij ligji:

 

a.  data vendimtare për qëllime të përcaktimit të përparësisë është data e paraqitjes së kërkesës së parë nga një vend nënshkrues i konventës, dhe

 

b.  nëse ose jo një markë tregtare mund të regjistrohet sipas këtij neni nuk ndikohet nga shfrytëzimi i asaj marke tregtare në territorin e Kosovës në periudhën ndërmjet paraqitjes së aplikacionit nga vendi nënshkrues i konventës dhe aplikacionit për regjistrim sipas këtij ligji.

 

36.3. Çfarë do paraqitje që është e barabartë me “paraqitjen e rregullt kombëtare” në një vend që mbulohet me konventë është e mjaftueshme për të fituar përparësinë. Termi “paraqitje e rregullt kombëtare” brenda kontekstit të këtij neni, do të thotë paraqitja e cila është e mjaftueshme për të përcaktuar se në cilën datë është bërë paraqitja në atë vend.

 

36.4. Kur disa kërkesa për të njëjtën çështje paraqiten në vendin nënshkrues të konventës, data në bazë të së cilës përcaktohet përparësia është data kur është paraqitur aplikacioni i fundit, nëse:

 

a. aplikacioni  paraprak është tërhequr, braktisur ose refuzuar; dhe

b. nuk ka shërbyer si bazë për marrjen e të drejtës së përparësisë.

 

 

36.5. Zyra e Patentave mund t’i përcaktojë rregullat për metodat e fitimit të drejtës së përparësisë në bazë të një kërkesë të paraqitur në një vend nënshkrues të konventës.

 

36.6. E drejta e përparësisë arrihet si rezultat i një kërkesë nga një vend nënshkrues që mund të transferohet ose të bartet, ose me paraqitjen e aplikacionit ose në mënyrë të pavarur.

 

 

 

Neni 37

E drejta e përparësisë për kërkesat e rëndësishme të huaja

 

37.1. Ky nen zbatohet për cilindo vend ose territor i cili është pjesëmarrës në traktat, konventë ose ndonjë marrëveshje tjetër për mbrojtjen reciproke të markave tregtare brenda territorit të Kosovës.

 

37.2. Qeveria mundet që përmes një urdhri t’u jep kërkuesve nga vendet/territoret e parapara me nenin 37.1 të drejtën e përparësisë  për regjistrimin e markës tregtare sipas këtij ligji, me kusht që kërkesa për regjistrim:

 

a). të mbulojë të njëjtat mallra ose shërbime dhe

b). është për një periudhë të caktuar kohore nga data e paraqitjes së kërkesës.

 

37.3. Qeveria, sipas nevojës, mund të nxjerrë rregulla të ngjashme me ato të vendeve nënshkruese të Konventës së Parisit, sipas nenit 36 të këtij ligji për vendet/territoret e përshkruara në nenin 37.1 të këtij ligji.

 

 

 

Kreu 8

Procedura e regjistrimit

 

Neni 38

Shqyrtimi i aplikacioneve

 

38.1. Zyra për Patentim është përgjegjëse për shqyrtim nëse aplikacioni i plotëson kushtet e përcaktuara për regjistrim.

 

38.2. Zyra për Patentim do të informojë parashtruesin e aplikacionit nëse aplikacionit nuk i përmbush kushtet e regjistrimit dhe i cakton një afat kohor brenda të cilit parashtruesi i aplikacionit duhet ti evitojë të metat e aplikacionit.

 

38.3. Zyra e Patentave e refuzon aplikacioni nëse:

 

a. paraqitësi nuk i përmbush kushtet e regjistrimit;

b. paraqitësi nuk e ndryshon aplikacionin  sipas urdhrave të zyrës së Patentave; ose

c. paraqitësi i aplikacionit dështon ta ndryshojë aplikacionin  e refuzuar brenda afatit  

    kohor të përcaktuar nga zyra e Patentave.

 

38.4. Zyra e Patentave do ta aprovojë aplikacionin për regjistrimin e markës tregtare nëse ajo konstaton se janë përmbushur kushtet e regjistrimit.

 

 

 

Neni 39

Publikimi dhe procedura e kundërshtimit

 

39.1. Zyra e Patentave do t’i publikojë aplikacionet e aprovuara për regjistrimin e markave tregtare në Buletinin e saj zyrtar.

 

39.2. Një person mund ta kundërshtojë një aplikacion, duke dorëzuar një kundërshtim me shkrim zyrës së Patentave, brenda afatit prej tre muajve që nga publikimi në Buletinin zyrtar. Kundërshtimi me shkrim duhet të përfshijë edhe një deklaratë mbi arsyet e kundërshtimit.

 

 

Neni 40

Tërheqja ose ndryshimi i aplikacionit

 

40.1. Parashtruesi mund ta tërheqë ose ndryshojë aplikacionin e tij në çdo kohë përmes dorëzimit të një vërejtjeje me shkrim në zyrën e Patentave, në bazë të përkufizimeve të përshkruara në nenet vijuese.

 

40.2. Kur një aplikacion është publikuar në Buletinin zyrtar, tërheqja ose ndryshimi i saj gjithashtu duhet të publikohet në Buletinin zyrtar.

 

40.3. Tërheqja e markës tregtare mund të revokohet për tre muaj pas pranimit të njoftimit zyrtar nga ana e zyrës së Patentave siç është paraparë në nenin 40.1 të këtij ligji.

 

40.4. Paraqitësi mund të ndryshojë aplikacionin me kusht që ndryshimi në fjalë të mos ndikojë në identitetin e markës tregtare ose në fushëveprimin e saj. Shembulli për ndryshim mund të përfshijë:

 

a. korrigjimin e emrit ose adresës së parashtruesit të aplikacionit;

b. korrigjimin e gabimeve në drejtshkrim;

c. korrigjimit të gabimeve të dukshme.

 

 

Neni 41

Regjistrimi

 

41.1. Zyra e Patentave duhet të regjistrojë markën tregtare pasi që të jetë pranuar aplikacioni, përveç nëse:

 

a. vërejtja për kundërshtim është dorëzuar dhe është në pritje të  zgjidhjes;

b. procedura e kundërshtimit është vendosur në dëm të parashtruesit të aplikacionit;

c. zyra e Patentave konstaton se aplikacioni është pranuar gabimisht; dhe

d. taksa administrative për regjistrimi nuk është paguar.

 

41.2. Kur tarifa e paraparë për  markat tregtare nuk është paguar brenda afatit të caktuar kohor, aplikacioni konsiderohet si e tërhequr.

 

41.3. Termi “data e regjistrimit” sikur që është përdorur në këtë ligj do të thotë data e paraqitjes së aplikacionit për regjistrim.

 

41.4. Kur  procedura e regjistrimit përfundohet, zyra e Patentave:

 

a. publikon regjistrimin në Buletinin zyrtar, dhe

b. lëshon çertifikatën për regjistrim parashtruesit të aplikacionit.

 

41.5. Procedura e regjistrimit konsiderohet e përfunduar me datën e publikimit sipas nenit 41.4 të këtij ligji; dhe kjo datë regjistrohet në regjistrin e Markave tregtare.

 

 

Neni 42

Dispozitat shtesë për regjistrim

 

42.1. Zyra për Patenta do të përcaktojë rregulla të nevojshme për:

 

a.  ndarjen e një aplikacioni për regjistrimin e një marke tregtare në disa aplikacione, duke lejuar të njëjtën datë të paraqitjes sikurse dhe aplikacioni origjinal;

b.   bashkimin e aplikacioneve ose regjistrimeve të veçanta; dhe

c.   regjistrimin e një serie të markave tregtare në një regjistrim.

 

42.2. “seri e markave tregtare” do të thotë një numër të markave tregtare që i ngjajnë njëra tjetrës, por dallojnë me disa karakteristika të caktuara që nuk ndikojnë substancialisht në identitetin e markës tregtare.

 

 

Kreu 9

Afati, vazhdimi dhe ndryshimi i Markave tregtare

 

Neni 43

Afati i regjistrimit

 

43.1. Marka tregtare regjistrohet për një afat dhjetë vjeçare prej datës së regjistrimit.

 

43.2. Regjistrimi mund të vazhdohet në përputhje me nenin 44 për një afat shtesë prej dhjetë viteve.

 

 

Neni 44

Vazhdimi i regjistrimit

 

44.1. Vazhdimi i regjistrimit të një markës tregtare do të bëhet nëse:

 

a. pronari i markës tregtare kërkon vazhdimin në fjalë, dhe

b. është paguar taksa administrative për vazhdim.

 

44.2. Para afatit të skadimit të markës së regjistruar tregtare, zyra e Patentave do të informojë pronarin e markës tregtare për datën e skadimit të markës së regjistruar tregtare si dhe për mënyrën e vazhdimit të regjistrimit të saj.

 

44.3. Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit të markës tregtare duhet të paraqitet së bashku me taksën administrative për vazhdim para afatit të skadimit të regjistrimit të markës tregtare, sipas nenit 44.4 të këtij ligji

 

44.4. Zyra për Patentim mund të lejojë zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për vazhdim të regjistrimit, me kusht të pagimit të një tarife shtesë në këtë rast.

 

44.5. Vlefshmëria e regjistrimit të ri fillon që nga data e skadimit të regjistrimit paraprak.

 

44.6. Nëse regjistrimi nuk vazhdohet në mënyrën dhe procedurën e paraparë , zyra e Patentave do të heqë markën tregtare nga regjistri;  sidoqoftë mund të nxirren rregulla sipas këtij ligji të cilat mundësojnë ri-regjistrimin e markës tregtare në rastet e përshkruara në nenin 44.4 të këtij ligji.

 

44.7. Vazhdimi, heqja ose regjistrimi e regjistrimit të markës tregtare do të publikohet në Buletinin zyrtar.

 

 

Neni 45

Modifikimi i Markës së regjistruar tregtare

 

45.1. Pronari i markës tregtare mund të paraqesë kërkesë para zyrës së Patentave për leje për modifikimin e markës tregtare në çfarëdo mënyre, përderisa modifikimi në fjalë nuk ndikon në identitetin e saj. Zyra e Patentave do të refuzojë ose ep lejen për modifikimin e markës me kushtet që ajo i sheh të arsyeshme.

 

45.2. Zyra e Patentave mund t’i reklamoj ndërrimet në aplikacion sipas nenit 45.1 të këtij ligji.

 

45.3. Çdo person ose ndërmarrje mund të dorëzojë një kundërshtim me shkrim, i cili përfshin një deklaratë për arsyet e kundërshtimit, brenda tre muajve nga data e reklamimit sipas nenit 45.2 të këtij ligji. Nëse kundërshtimi në fjalë dorëzohet, zyra e Patentave mund të vendosë pas dëgjimit të të dy palëve.

 

45.4. Marka tregtare për të cilën është pranuar modifikuar me sukses sipas nenit 45.1 të këtij ligji do të publikohet në Buletinin zyrtar, përveç nëse ndryshimet e cekura  janë publikuar vetëm në Buletinin zyrtar sipas nenit 45.2 të këtij ligji

 

 

Kreu 10

Anulimi, Revokimi dhe Shfuqizimi

 

Neni 46

Anulimi i Markës së regjistruar tregtare

 

46.1. Pronari i markës tregtare mundet vullnetarisht të anulojë markën e regjistruar tregtare, plotësisht ose pjesërisht.

 

46.2. Pas anulimit, pronari i markës tregtare:

 

a.  nuk i ka më të drejtat e shfrytëzimit, ose autorizimit për shfrytëzim të markës tregtare; dhe

b.   nuk ka më të drejtë për të kërkuar mjete juridike sipas këtij ligji nëse marka tregtare më vonë shkelet.

 

Neni 47

Revokimi i regjistrimit

 

47.1. Marka e regjistruar  tregtare mund të revokohet në bazë të këtyre kritereve:

 

a.  kur marka tregtare nuk është shfrytëzuar për pesë vite radhazi në territorin e Kosovës nga pronari, ose më autorizimin e tij, nga data kur regjistrimi është publikuar në Buletinin zyrtar; dhe nuk ka arsye të mira mbi arsyen e këtij mos-shfrytëzimi;

 

b.  kur marka tregtare nuk është shfrytëzuar për pesë vite radhazi, dhe nuk ka arsye të mira për mos-shfrytëzimin në fjalë;

 

c.  kur marka tregtare është shndërruar në një emër që përdoret zakonisht për një mall ose shërbim, si rezultat i mos-shfrytëzimit nga ana e pronarit;

 

d.  kur marka tregtare mund ti dezorientojë konsumatorët, në veçanti lidhur me natyrën, cilësinë ose prejardhjen gjeografike të mallrave ose shërbimeve, si rezultat i shfrytëzimit ose lejes për shfrytëzim nga ana e pronarit të markës tregtare.

 

47.2. Për qëllime të nenit 47.1 të këtij ligji termi “shfrytëzim i markës tregtare”,  përfshin gjithashtu edhe shfrytëzimin që dallon për nga forma, por që nuk i ndryshon karakteristikat dalluese të markës së regjistruar. Shfrytëzimi në territorin e Kosovës do të thotë gjithashtu edhe vendosjen e markës tregtare në mallra vetëm për qëllime të eksportit.

 

47.3. Markat tregtare që nuk janë shfrytëzuar, sipas nenit 47.1, pikat “a” dhe “b” të këtij ligji nuk revokohen nëse shfrytëzimi i markës tregtare rifillohet ose fillohen pas periudhës pesë vjeçare, por tre  muaj para se aplikacioni për revokim të jetë paraqitur.

 

47.4. Çdo person ose ndërmarrje mund të bëjë një aplikacion për revokim në zyrën e Patentave ose në Gjykatë, përveç nëse:

 

a.  procedurat lidhur me markën tregtare janë inicuar në gjykatë, atëherë aplikacioni për

     revokim duhet të bëhet në gjykatë; dhe

b.  aplikacioni i paraqitur në zyrën e Patentave mund t’i dërgohet gjykatës në çdo kohë

     dhe në çdo fazë të procedurës.

 

47.5. Procedurat e revokimit mund të ngritën kundër disa ose të gjitha mallrave dhe shërbimeve për të cilat është regjistruar marka tregtare; revokimi vlen vetëm për ato mallra ose shërbime të cekura në aplikacion.

 

47.6. Kur regjistrimi i një marke tregtare revokohet, të drejtat e pronarit ndërprehen:

 

a.   në datën e paraqitjes së aplikacionit për revokim;

b.   në një datë më të hershme, nëse zyra e Patentave ose gjykata konstaton se arsyet për revokim kanë ekzistuar në atë kohë.

 

47.7. Revokimi i markës tregtare regjistrohet në regjistrin e Markave tregtare dhe në zyrën e Patentave, dhe publikohet në Buletinin zyrtar.

 

47.8. Aplikacioni për revokim duhet të paraqitet nën kushtet e parapara me aktet tjera nënligjore.

 

 

 

Neni 48

Shkaqet për shfuqizimin e regjistrimit

 

48.1. Marka e regjistruar tregtare do të shfuqizohet nëse është në kundërshtim me nenin 9 të këtij ligji; sidoqoftë marka tregtare që është në kundërshtim me nenin 9.1, pikat “b”, “c” ose “d” të këtij ligji nuk mund të shfuqizohet nëse ka fituar karakter të veçantë dallues pas regjistrimin, si pasojë e mënyrës së shfrytëzimit të saj.

 

48.2. Regjistrimi i një markë tregtare mund të shpallet i paligjshëm kur:

 

a.  ekziston një markë e mëhershme tregtare që i përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 10.1 deri 10.3 të këtij ligji, ose

b.  ekziston një e drejtë e mëhershme që i përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 10.4, pikat “a” ose “b” të këtij ligji përveç nëse pronari i markës ose të drejtës së mëhershme e ka dhënë lejen për regjistrim.

 

48.3. Çdo person ose ndërmarrje mund të paraqesë aplikacionin  për shfuqizim në zyrën e Patentave ose gjykatë, me kusht që:

 

a.  nëse procedurat janë në vijim e sipër ne gjykatë, atëherë aplikacioni duhet të paraqitet në gjykatë;

b.  aplikacioni e paraqitur para zyrës së Patentave, mund t’i dërgohet gjykatës në secilën fazë procedurale, nga ana e zyrës së Patentave.

 

48.4. Zyra e Patentave mund të paraqesë aplikacion para gjykatës për shfuqizimin e markës tregtare kur marka është regjistruar në mënyrë të parregullt.

 

48.5. Procedura për shfuqizim mund të inicohet për disa ose të gjitha mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar marka  tregtare; shfuqizim përkatës bëhet vetëm për ato mallra ose shërbime të specifikuara në aplikacion.

 

48.6. Regjistrimi i markës tregtare do të shpallet inekzistent, me qëllim që të shpallet si i pavlefshëm; por megjithatë, kjo nuk ndikon në transaksionet e kaluara të cilat janë mbyllur.

 

 

Neni 49

Efektet e pranimit në heshtje

 

Pronari i një të drejte të markës tregtare të mëparshme i cili me vetëdije në heshtje ka pranuar përdorimin e një marke të regjistruar tregtare në Kosovë për një periudhë të vazhdueshme prej pesë vjetëve, nuk do të ketë më të drejtë:

 

a.  të parashtrojë aplikacion për një deklaratë për shfuqizimin e të drejtës së mbrojtur të mëparshme e cila ka qenë e pavlefshme, ose

 

b.  të kundërshtojë përdorimin e markës tregtare të mëvonshme në lidhje me mallrat dhe shërbimet, përveç nëse regjistrimi i markës tregtare të mëvonshme është bërë me qëllim jo të mire.

 

 

Kreu 11

Markat Kolektive

 

Neni 50

Markat Kolektive

 

50.1. Markë kolektive është ajo markë e cila i dallon mallrat dhe shërbimet e anëtarëve të një shoqate e cila është pronare e asaj marke që dallon nga ndërmarrjet tjera.

 

50.2. Dispozitat e këtij ligji do të zbatohen për markat kolektive të cilat i nënshtrohen dispozitave të Aneksit A të këtij ligji

 

 

 

 

Kreu 12

Marka Çertifikuese

 

Neni 51

Marka Çertifikuese

 

51.1. Marka çertifikuese është markë që tregon se mallrat ose shërbimet në të cilat është përdorur janë të çertifikuara nga pronari i markës si për nga prejardhja, materiali, metoda e prodhimit të mallit ose kryerjes së shërbimit, cilësisë, saktësisë, dhe veçoritë tjera.

 

51.2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për markat tregtare që i nënshtrohen dispozitave të Aneksit B të këtij ligji.

 

 

Kreu 13

Protokolli i Madridit: Regjistrimi ndërkombëtar

 

Neni 52

Kompetenca për hartimin e dispozitave të cilat e vejnë

në fuqi Protokollin e Madridit

 

52.1. Me propozimin e Zyrës së patentave, Ministri mund të nxjerrë akte nënligjore të cilat ai i konsideron të nevojshme për t’i vënë në fuqi dispozitat e Protokollit të Madridit në territorin e Kosovës.

 

52.2. Aktet nënligjore mund të hartohen posaçërisht lidhur me:

 

a.  paraqitjen e kërkesave për regjistrime ndërkombëtare përmes zyrës së Patentës si zyre fillestare;

 

b.  procedurat të cilat duhet të ndiqen për rastet kur aplikacioni ose regjistrimi fillestar dështon ose nuk është më në fuqi në Territorin e Kosovës;

 

c.  procedurat të cilat duhet të ndiqen në rastet kur Byroja ndërkombëtare kërkon nga zyra për Patente vazhdimin e mbrojtjes në territorin e Kosovës;

 

d. efektet e një kërkese të suksesshme për vazhdimin e mbrojtjes në territorin e Kosovës;

 

e. shndërrimin e një regjistrimi ndërkombëtar ose aplikacionin për regjistrim ndërkombëtar në regjistrim ose kërkesë për regjistrim në territorin e Kosovës.

 

f.  Këmbimin e informative me Byronë ndërkombëtare;

 

e.  pagesën e taksave administrative dhe shumave të përcaktuara për aplikacionet për regjistrim ndërkombëtar, vazhdim të mbrojtjes dhe përtëritje.

 

52.3. Neni 24 i këtij ligji (Mjetet juridike kundër kërcënimeve për inicimin e Procedurave të pabaza të kundravajtjes) dhe Pjesa VI (Kundërvajtjet) do të aplikohen për markën tregtare ndërkombëtare njëjtë sikur për markën tregtare të regjistruar.

 

 

Kreu 14

Konventa e Parisit: Dispozitat Plotësuese

 

Neni 53

Mbrojtja e Markave të njohura tregtare

 

53.1. Çdo referencë në këtë Ligj që i bëhet markës tregtare e cila ka të drejtën e mbrojtjes nga Konventa e Parisit si markë e njohur tregtare bëhet fjalë për markën që është e njohur mirë në territorin e Kosovës, si markë:

 

a.   një shtetasi nga një vend i Konventës, ose e

 

b.   një personi me vendbanim në një shtet të Konventës ose që ka pronë industriale dhe komerciale me ndikim në një shtet të Konventës, pa marr parasysh se a vazhdon afarizmin ai person, ose ka vullnet të mirë, në territorin e Kosovës; referencat që i bëhen pronarit të markës do të interpretohen në përputhje me rrethanat.

 

53.2. Varësisht nga neni 49 i këtij ligji, pronari i një marke tregtare, e cila ka të drejtën e mbrojtjes me Konventën e Parisit si një markë e njohur, ka të drejtë që në bazë të një urdhri gjyqësor ta ndalojë përdorimin e një marke tregtare në territorin e Kosovës e cila është tërësisht ose pjesërisht identike ose e ngjashme me markën e pronarit dhe e cila gjatë përdorimit mund të shkaktojë konfuzion. 

 

53.3. Neni 54.2 i këtij ligji nuk mund të ndikojë në vazhdimin e shfrytëzimit me mirëbesim të një marke tregtare që daton para se të hyjë në fuqi ky ligj.

 

 

Neni 54

Emblemat Kombëtare të Shteteve të Konventës

 

54.1. Nuk do të regjistrohet një markë tregtare e cila përbëhet prej, ose përmban në vete, flamurin e një vendi të Konventës, pa autorizim nga autoriteti kompetent i atij vendi, përveç nëse nga zyra për Patente vlerësohet se përdorimi i flamurit në mënyrën e propozuar është i lejuar edhe pa këtë autorizim.

 

54.2. Nuk do të regjistrohet një markë tregtare e cila përbëhet prej, ose përmban në të, emblemën shtetërore ose ushtarake të ndonjë shteti të Konventës, e që mbrohen me Konventën e Parisit, pa autorizim nga autoriteti kompetent i atij vendi.

 

54.3. Nuk do të regjistrohet një markë tregtare e cila përbëhet prej, ose përmban në të, një shenjë ose vulë zyrtare të një shteti të Konventës, e që mbrohen me Konventën e Parisit, pa autorizim nga autoritetet kompetente të atij vendi.

 

54.4. Dispozitat e nenit 54 të këtij ligji që bëjnë fjalë për flamujt dhe emblemat ose shenjat tjera zyrtare aplikohen në mënyrë të barabartë edhe për gjërat që imitojnë ndonjë flamur, emblemë, ose shenjë të tillë.

 

54.5. Dispozitat e nenit 54 të këtij ligji nuk e pengon regjistrimin e një marke tregtare nga një shtetas i cili është i autorizuar të shfrytëzoj emblemën ose shenjën zyrtare të atij shteti, përpos në rastet kur ajo i ngjanë një shteti tjetër.

 

54.6. Në rastet kur, duke u bazuar në nenin 54 të këtij ligji, për regjistrimin e një marke tregtare nevojitet autorizimi nga autoritetet kompetente të një shteti të Konventës, dhe një gjë e tillë nuk përfillet, atëherë ato autoritete kanë të drejtë ta ndalojnë me urdhër gjyqësor përdorimin e paautorizuar të markës tregtare në territorin e Kosovës.

Neni 55

Emblemat e Organizatave  ndërkombëtare

 

55.1. Neni 55 i këtij ligji  vlen për:

 

a. përmbajtjen e stemave, flamujve, dhe emblemat tjera, dhe

 

b. shkurtesat dhe emrat, e organizatave ndërqeveritare ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë një ose më shumë shtete të Konventës.

 

55.2. Nuk do të regjistrohet marka tregtare që përbëhet nga ose përmban një emblemë, shkurtesë, ose emër të tillë i cili mbrohet nga Konventa e Parisit, pa pasur autorizimin e organizatës ndërkombëtare në fjalë, përveç nëse zyra për Patentim ka arsye se në mënyrën si është propozuar emblema, shkurtesa, ose emri:

 

a. nuk është e tillë që nënkupton se ekziston një lidhje në mes të organizatës dhe markës

    tregtare,

 

b. nuk mundohet ta mashtrojë publikun se ekziston një lidhje në mes të shfrytëzuesit dhe organizatës.

 

55.3. Dispozitat e nenit 55 të këtij ligji që bëjnë fjalë për emblemat e një organizate ndërkombëtare zbatohen njëjtë edhe për gjërat që imitojnë një emblemë të tillë.

 

55.4. Në rast se, duke u bazuar në këtë nen, për regjistrimin e një marke tregtare nevojitet autorizimi nga një organizatë ndërkombëtare, dhe një gjë e tillë nuk përfillet, organizata në fjalë ka të drejtë të ndalojë me urdhër gjyqësorë përdorimin e paautorizuar të markës tregtare në territorin e Kosovës.

 

55.5. Neni 55 i këtij ligji nuk mund të ndikojë në të drejtën e një personi i cili e shfrytëzon me mirëbesim një markë tregtare për çështjet që janë inicuar para miratimit të këtij ligji.

 

 

Neni 56

Njoftimi në bazë të nenit 6-të Konventës

 

56.1. Për qëllime të nenit 54, emblemat shtetërore të një vendi të Konventës (përpos flamurit kombëtar) dhe shenjat zyrtare ose vulat, do të konsiderohen si të mbrojtura me Konventën e Parisit, vetëm nëse, ose përderisa:

 

a.  shteti në fjalë e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës sipas nenit 6 të (3) të Konventës se

     dëshiron ta mbrojë emblemën, shenjën ose vulën;

b.  njoftimi mbetet në fuqi; dhe

c. Qeveria e Kosovës nuk e ka kundërshtuar njoftimin sipas nenit 6 (4), ose një kundërshtim i tillë është tërhequr.

 

56.2. Për qëllime të nenit 55, emblemat, shkurtesat, dhe emrat e organizatave ndërkombëtare do të konsiderohen si të mbrojtura me Konventën e Parisit, vetëm nëse, ose përderisa:

 

a.   organizata në fjalë e ka njoftuar Kosovën sipas nenit 6të (3) të Konventës se dëshiron ta mbrojë emblemën, markën, ose vulën;

b.   njoftimi mbetet në fuqi; dhe

c.  Qeveria e Kosovës nuk e ka kundërshtuar njoftimin sipas nenit 6 (4), ose një kundërshtim i tillë është tërhequr.

 

56.3. Njoftimi sipas nenit 6të (3) të Konventës së Parisit do të ketë ndikim vetëm për ato kërkesa për regjistrim të cilat bëhen më tepër se dy muaj pas pranimit të njoftimit.

 

56.4. Zyra e Patenteve do të mbaje dhe vë në dispozicion për publikun, brenda orarit të arsyeshëm, dhe pa pagesë, një listë të:

 

a.    emblemave shtetërore, shenjave zyrtare ose vulave , dhe

b.  emblemave, shkurtesave, dhe emrave të organizatave ndërkombëtare, të cilat për momentin mbrohen nga Konventa e Parisit me anë të njoftimit, sipas nenit 6të (3) të Konventës.

 

Neni 57

Dispozitat për Agjentët dhe Përfaqësuesit

 

57.1. Dispozitat në vijim zbatohen në rastet kur aplikacionet për regjistrimin e markës tregtare bëhet nga personi ose ndërmarrja e cila është agjent ose përfaqësues i një pronari të një marke tregtare (“pronari”) i një shteti të Konventës, dhe kur aplikacioni bëhet pa autorizimin e pronarit.

 

57.2. Kur pronari e kundërshton aplikacionin, regjistrimi do të refuzohet.

 

57.3. Në rastet kur aplikacioni   lejohet, pronari mund:

 

a.   të parashtrojë kërkesën për një deklaratë për shfuqizimin e Regjistrimit; dhe

b.  të parashtrojë kërkesën për korrigjimin e regjistrit, që do ta zëvendësonte emrin e pronarit si pronar të markës tregtare.

 

57.4. Pronari mundet pavarësisht nga të drejtat e bartura sipas këtij ligji me rastin e regjistrimit të markës tregtare të kërkojë nga gjykata që me vendim të ndalojë çdo përdorim të markës tregtare në shtetin që nuk është autorizuar nga ana e pronarit.

 

57.5. Një aplikacion, sipas nenit 57.3 pika a. dhe b të këtij ligji. duhet të bëhet brenda tre vjetëve pasi që pronari të njoftohet lidhur me regjistrimin.  Asnjë urdhër gjyqësor nuk do të lëshohet në bazë të nenit 57.4 të këtij ligji kur përdorimi lejohet me pranim të heshtur nga pronari për një periudhë prej 3 ose më tepër vjetësh.

 

 

PJESA IV

DISPOZITAT MBI PROCEDURAT ADMINISTRATIVE

 

Neni 58

Regjistri i Markës Tregtare

 

58.1. Zyra e Patentave mban një Regjistër të Markave Tregtare (“Regjistri i Markave tregtare” ose “Regjistri”) dhe kur të flitet për regjistrime në këtë Ligj (posaçërisht shprehja “markë e regjistruar tregtare”) bëhet fjalë për regjistrimet në këtë regjistër, përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe .

 

58.2. Në regjistrin e markave tregtare, sipas këtij ligji, hyjnë:

 

a. markat  e regjistruara tregtare;

b. veçoritë e transaksioneve  të cilat kanë ndikim në markën e regjistruar tregtare; dhe

c. çështje të tjera që mund të përcaktohen.

 

 

58.3. Regjistri i markës tregtare mbahet në formën e përcaktuar, dhe duhet të mundësoj:

 

a.   shikimin e regjistrit nga ana e publikut, dhe

b.   furnizimin me kopje të vërtetuara ose të pa vërtetuara, ekstrakte, të aplikacioneve     

      në regjistrin e markës tregtare

 

 

 

Neni 59

Korrigjimi ose përmirësimi i Regjistrit

 

59.1. Çdo person ose ndërmarrje me interes të bazuar në ligj mund të aplikojë për korrigjim ose përmirësim të ndonjë gabimi ose lëshimi në regjistër, përderisa një ndryshim i tillë nuk ndikon në vlefshmërinë e regjistrimit të markës tregtare.

 

59.2. Aplikacioni për korrigjim mund të bëhet në Zyrën e Patentave ose në gjykatë, me kusht që:

 

a.  marka tregtare në fjalë është në procedurë gjyqësore, atëherë duhet të bëhet në gjykatë, dhe

 

b.  nëse, aplikuesi për korrigjim i drejtohet zyrës për Patentim, atëherë kjo zyre mund ta përcjell aplikacionin, në çdo kohë të shqyrtimit të tij, në gjykatë.

 

59.3. Përveç nëse Zyra për Patentim ose gjykata vendos ndryshe, korrigjimi i regjistrit lidhur me lëshimin ose gabimin në fjalë do të bëhet në atë mënyrë sikur një lëshim ose gabim i tillë të mos kishte ndodhë kurrë.

 

59.4. Zyra për Patentim mund të korrigjojë ndonjë gabim të cilin e ka shkaktuar Zyra për Patentim  në shënimet e regjistrit të Markës tregtare, mirëpo, para se të bëjë korrigjimin duhet jep njoftim lidhur me korrigjimin e propozuar cilit do person apo ndërmarrje, pas shqyrtimit të shënimeve mund të ketë interes.

 

59.5. Zyra e Patentimit, në bazë të aplikacionit të bërë nga pronari i markës së regjistruar tregtare, mund:

 

a.  të bëjë ndryshime në emrin ose adresën e poseduesit në regjistrin e markës tregtare;

 

b.  të ndryshojë specifikacionin e mallrave për të cilat është regjistruar marka tregtare, përderisa ndryshimi i tillë nuk mundëson më shumë të drejta se sa regjistrimi ekzistues i markës tregtare;

 

c.  lëshojë një dokument, lidhur me një markë tregtare, por që nuk i jep më shumë të drejta se sa regjistrimi ekzistues i markës tregtare.

 

59.6. Zyra e Patentave mundet, në bazë të kërkesës së paraqitur  nga  licencë marrësi i markës së regjistruar tregtare, të bëjë ndryshimin e emrit ose adresës së tij/saj në Regjistrin e Markave Tregtare.

 

59.7. Zyra për Patentim mund të heqë nga regjistri i markës tregtare shënimet të cilat zyra ka arsye objektive se kanë përfunduar të kenë ndonjë efekt.

 

 

 

Neni 60

Përshtatja e Aplikacioneve  të parashtruara sipas klasifikimit të ri

 

60.1. Me anë të akteve nënligjore, mund të sigurohet që Zyra e Patentave të ketë autorizime të nevojshëm që të veprojë kur e konsideron të nevojshme  zbatimin e ndonjë ndryshimi ose klasifikimi zëvendësues të mallrave ose shërbimeve me qëllim të regjistrimit të markës tregtare.

 

60.2. Me akte nënligjore mund të bëhen ndryshime, veçanërisht, në shënimet ekzistuese në Regjistër, në atë mënyrë që ato të përshtaten me klasifikimin e ri.

 

60.3. Asnjë autorizim për ndryshim nuk do të ushtrohet në atë mënyrë që të zgjerojë të drejtat e fituara nga regjistrimi, përveç kur ka arsye objektive zyra për Patentim  konstaton se nëse nuk bëhet një gjë e tillë krijohen komplikime të panevojshme, ose që rritja e të drejtave nuk ndikon në dëm të të drejtave të palës së tretë.

 

60.4. Zyra për Patentim mund të autorizohet përmes akteve nënligjore që:

 

a.  të kërkojë nga pronari i një marke tregtare që, brenda një kohe të caktuar, të bëjë aplikacion për ndryshime në regjistrin e markës tregtare; dhe

 

b.  të anulojë ose të refuzojë përtëritjen e regjistrimit të markës tregtare nëse pronari nuk e bën një gjë të tillë.

 

60.5. Një propozim në bazë të nenit 60.4 pika “a” të këtij ligji do të bëhet publik dhe mund të kundërshtohet, sipas mënyrës së përcaktuar me akte nënligjore

 

 

 

Kreu 15

Kompetencat dhe detyrat e zyrës për Patentim

 

Neni 61

Kompetenca për të kërkuar përdorimin e formularëve

 

Në bazë të këtij ligji, Zyra për Patentim mund të kërkojë përdorimin e formularëve për çdo qëllim që ka të bëjë me regjistrimin e një marke tregtare ose çfarëdo procedure tjetër para Zyrës për Patentim.

 

 

Neni 62

Informatat lidhur me aplikacionet dhe Markat e regjistruara tregtare

 

62.1. Pas publikimit të një formulari për regjistrimin e një marke tregtare, një palë ose ndërmarrje mund të kërkojë nga Zyra për Patentim që të sigurojë informata lidhur me formularin për regjistrimin e markës tregtare; pala ose ndërmarrja po ashtu mund të kërkojë të shiqohen dokumentet lidhur me aplikacionin ose me regjistrimin e markës tregtare.

 

62.2. Forma e përshkruar e aplikacionit në nenin 62.1 si dhe taksat përkatëse administrative rregullohen me akte nënligjore.

 

62.3. Zyra për Patentim nuk i publikon ose komunikon dokumentet, informatat  që kanë të bëjnë me një aplikacion për regjistrimin e një marke tregtare para se të publikohet aplikacioni  për markën tregtare në Buletinin zyrtar, përveç nëse:

 

a. zyra për Patentim vendos të lëshojë informata të tilla nëse i konsideron si të domosdoshme; dhe

 

b. parashtruesi i kërkesës pajtohet me lëshimin e informatave të këtilla.

 

62.4. Një pale ose një ndërmarrje mund të kërkojë informata lidhur me një aplikacion për regjistrimin e një marke tregtare edhe para se të publikohet në Buletinin zyrtar, nëse pala e cila i kërkon informatat është e njoftuar se aplikacioni është në procedurë dhe se parashtruesi i aplikacionit planifikon për të ndërmarrë masa ligjore kundër palës e cila i kërkon informatat.

 

 

Neni 63

Ushtrimi i kompetencave diskrecionale nga ana e zyrës për Patente

 

Kurdoherë që ky ligj i lejon Zyrës për Patentim kompetenca diskrecionale, kjo zyre nuk do t’i ushtrojë këto kompetenca kundër interesave të një parashtruesi të aplikacionit ose një pale që është e përfshirë në procedurë lidhur me aplikacionin, pa i mundësuar kësaj pale një mundësi për t’u dëgjuar. Ushtrimi i këtyre kompetencave duhet të jetë në pajtim me Ligjin për Procedurat Administrative.

 

 

Neni 64

Shpenzimet dhe fletëgarancioni  për shpenzimet

 

64.1. Zyra për Patentim mund ta urdhërojë një palë që të paguaj shpenzimet e arsyeshme të një pale tjetër dhe të drejtojë mënyrën e pagesës së tillë në çdo procedurë që bazohet në këtë ligj.  Gjykata, nëse kërkohet prej saj, mund të drejtojë zbatimin e këtyre pagesave ashtu siç bënë me urdhëresat ose vendimet gjyqësore.

 

64.2. Zyra për Patentim ose Gjykata, kur është e mundur, mund të kërkojë nga një palë që të lërë një fletëgarancion i cili do të mbulonte shpenzimet e procedurës kur pala  nuk banon dhe  nuk ushtron aktivitete afariste në territorin e Kosovës, ose përndryshe pala nuk mund të paraqitet  në gjykatë.

 

64.3. Zyra për Patentim ose Gjykata, kur është e mundur, mund ti trajtojë procedurat si të braktisura në rastë se kushtet të cilat bazohen në nenin 65.2 të këtij ligji nuk plotësohen.

 

 

Kreu 16

Procedurat Juridike dhe Ankesat

 

Neni 65

Regjistrimi si dëshmi  prioritare  e vlefshmërisë

 

Në të gjitha procedurat juridike lidhur me regjistrimin e një marke tregtare, duke përfshirë veprimet për korrigjimin e regjistrit, regjistrimi i një personi ose ndërmarrjeje si pronar i një marke tregtare do të jetë dëshmi prioritare e vlefshmërisë së regjistrimit të parë dhe të çdo detyre pasuese ose bartje tjetër të saj.

 

Neni 66

Çertifikata e vlefshmërisë për regjistrimin kontestues

 

66.1. Kur, në procedurë gjyqësore, kontestohet vlefshmëria e regjistrimit të një marke tregtare dhe gjykata konstaton se marka tregtare është e regjistruar në mënyrë të rregullt, atëherë gjykata mund të lëshojë një çertifikat për këtë qëllim.

 

66.2. Përveç nëse gjykata vendos ndryshe, pronari i markës tregtare fiton të drejtën e kompensimit për shpenzimet gjyqësore, në rast se gjykata e lëshon një çertifikat sipas nenit 66.1 të këtij ligji, dhe për këto veprime:

 

a. vlefshmëria e regjistrimit sërish vihet në pyetje, dhe

b. pronari i markës tregtare merr urdhrin ose vendimin përfundimtar në favor të tij.

 

66.3. Neni 66.2 i këtij ligji nuk vlen për shpenzimet që rrjedhin për procedurat e ankesës.

 

 

Neni 67

Paraqitja e zyrës për Patentim para Gjykatës

 

67.1. Zyra për Patentim ka të drejtë të paraqitet dhe të dëgjohet, ose mund të detyrohet nga Gjykata për tu paraqitur, në çdo seancë gjyqësore ku përfshihet ose që ka të bëjë me:

 

a.  revokimin e regjistrimit të një marke tregtare;

b.  një deklaratë për shfuqizimin e regjistrimit të një marke tregtare;

c.  korrigjimin e regjistrit të markave tregtare; ose

d.  çdo çështje tjetër me të cilën kërkohet  mjet juridik e që do të kishte ndikim në

     regjistrin e markës tregtare.

 

67.2. Përveç nëse kërkohet ndryshe nga Gjykata, Zyra për Patentim, në vend se të paraqitet para Gjykatës, mund të jap një deklaratë me shkrim të vulosur e cila përmban:

 

a. të gjitha procesverbalet (aktet) nga Zyra për Patentime lidhur me çështjen kontestuese;

 

b.  arsyetimi për çdo vendim të nxjerrë nga Zyra për Patentim e cila ka patur ndikim në çështjen kontestuese;

 

c.  praktika të cilën Zyra për Patentime e aplikon në rastet të ngjashme; ose

 

d.  çështjet e tilla që i përkasin rastit në fjalë për të cilat Zyra për Patentime është në dijeni dhe i vlerëson si të përshtatshme.

 

67.3. Një deklaratë me shkrim nga Zyra për Patentim dërguar Gjykatës në pajtim me nenin 67.2 të këtij ligji do të trajtohet si dëshmi gjatë seancës.

 

 

Neni 68

Ankesat nga zyra për Patentim

 

68.1. Ankesa mund të bëhet Brenda tre muajve nga data kur Zyra për Patentim ka marrë vendim në bazë të këtij ligji, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me rregullat e Gjykatës. Ankesa ka efekt suspenziv.

 

68.2. Për ankesën e cila bazohet në  nenin 68 të këtij ligji:

 

a.  Zyra për Patentime ka të drejtë të paraqitet dhe të dëgjohet;

b.  Gjykata mund ta detyrojë Zyrën për Patentim të paraqitet; dhe

c.  Gjykata mund të ushtrojë çdo autoritet që Zyra për Patentim ka pasur mundësi të ushtrojë në ato veprime të cilat kanë shpie deri te ankesa.

 

 

Neni 69

Kompensimi i shpenzimeve nga ose kundër Zyrës për Patentime

 

Zyra për Patentime nuk do të shpërblehet dhe as që do të urdhërohet për të paguar, shpenzimet e procedurave gjyqësore në bazë të këtij ligji.

 

 

Neni 70

Kompetencat e Ministrit për të nxjerrë rregulla

 

70.1. Ministri mund të nxjerrë akte nënligjore me propozim të Zyrës për Patentim:

 

a.  për qëllime të cilësdo dispozitë të këtij ligji e cila e autorizon atë për të nxjerrë rregulla lidhur me çfarëdo çështje;

 

b.  për të përcaktuar çfarëdo çështje e cila kërkohet nga cilado dispozitë e këtij ligji për tu përcaktuar, dhe

 

c. që në mënyrë të përgjithshme t’i rregullojë praktikat dhe procedurat në bazë të këtij ligji.

 

70.2. Pa paragjykuar përgjithësimet e nenit 70.1 të këtij ligji, me akte nënligjore të bazuara në këtë nen mund të rregullohet, veçanërisht:

 

a.   mënyra e ruajtjes së paraqitjes së kërkesave dhe dokumenteve tjera;

 

b. procesi i përkthimit të dokumenteve dhe verifikimi i autenticitetit të ndonjë dokumenti të përkthyer;

 

c.  dhënia për tu shërbyer me dokumente;dhe

 

d.  autorizimi për të korrigjuar parregullsitë në procedure ; dhe

 

e. përcaktimi i afateve kohore për gjërat të cilat kërkohet të kryhen lidhur me procedurat e bazuara në këtë ligj, si dhe shtyrja e afateve të tilla kohore (pavarësisht se a ka kaluar afati ose jo).

 

Neni 71

Taksat

 

71.1. Zyra për Patentim do të kërkojë pagesën e taksave lidhur me aplikacionet, regjistrimet, dhe çdo çështje tjetër që bazohet në këtë ligj, ashtu siç përcaktohet nga propozimi i Zyrës për Patentim pas miratimit të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

 

71.2. Me akte nënligjore mund të lejohet një pagesë e vetme e cila do t’i mbulonte dy ose më shumë çështje.

 

71.3. Të gjitha taksat, tarifat, gjobat dhe shumat e tjera të caktuara dhe mbledhura nga Zyra e Patentave ose Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë mjete publike e që duhet të trajtohen në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike.

PJESA V

AGJENTËT PËR MARKËN TREGTARE

 

Neni 72

Veprimet e Agjentit të Autorizuar

 

72.1. Duke iu nënshtruar rregullave të nenit 79 të këtij ligji, çdo veprim që bëhet nga ose në një person ose një ndërmarrje lidhur me regjistrimin e një marke tregtare, ose çdo procedurë që ka të bëjë me një markë tregtare, veprimi mund të kryhet nga një agjent:

 

a. i cili është autorizuar me shkrim nga ai person ose ndërmarrje; dhe

b. i cili është agjent i regjistruar për markën tregtare.

 

72.2. Një person mund të pushojë së vepruari si agjent i regjistruar i markës tregtare duke e lajmëruar Zyrën për Patentime dhe pronarin e markës së regjistruar tregtare për një gjë të tillë, përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe.

 

 

Neni 73

Regjistri i Agjentëve të markës tregtare

 

Zyra për Patentim, përveç regjistrit të Markës tregtare, do të mbajë edhe një regjistër të Agjentëve për Markën tregtare.

 

 

Neni 74

Punët që kryhen vetëm nga agjentët për markën tregtare

 

74.1. Duke iu nënshtruar dispozitave të  nenit 74 të këtij ligji, një individ i cili nuk është agjent i regjistruar për markën tregtare, nuk do të:

 

a.   ushtrojë afarizëm nën një emër ose një përshkrim tjetër i cili përfshinë fjalët “agjent i regjistruar për markën tregtare” dhe

b.  përshkruaj veten ose të paraqitet, gjatë kryerjes së ndonjë pune, si një agjent i regjistruar i markës tregtare.

 

74.2. Një ndërmarrje e cila nuk është person juridik nuk do të:

 

a.  ushtrojë afarizëm nën një emër ose me një përshkrim tjetër që përfshinë fjalët “agjent i regjistruar i markës tregtare”,

 

b.  përshkruaj vehtën ose të paraqitet, gjatë kryerjes së ndonjë pune, si një agjent i regjistruar i markës tregtare, përveç nëse të gjithë anëtarët e kësaj ndërmarrjeje janë agjentë të regjistruar të markës tregtare ose nëse ndërmarrja i plotëson kushtet e përcaktuara nga zyra për  Patentim, të cilat mund të caktohen për qëllime të nenit 74 të këtij ligji.

 

74.3. Një ndërmarrje e cila është person juridik nuk do të:

 

a.  ushtrojë afarizëm nën një emër ose me një përshkrim tjetër që përfshinë fjalët “agjent i regjistruar i markës tregtare”,

 

b.  përshkruaj vetën ose të paraqitet, gjatë kryerjes së ndonjë pune, si një agjent i regjistruar i markës tregtare, përveç nëse të gjithë anëtarët e ndërmarrjes janë agjentë të regjistruar për markën tregtare ose nëse ndërmarrja i plotëson kushtet të cilat mund të caktohen për qëllime të nenit 74 të këtij ligji.

 

74.4. Me propozimin e Zyrës për Patentim, Ministri, në përpjekjet e tij për t’i plotësuar detyrimet që rrjedhin nga një marrëveshje në mes Kosovës dhe një shteti tjetër, mund të lejojë një qytetar të një shteti pjesëmarrës në atë marrëveshje ndërkombëtare, dhe që e parashtron aplikacionin, të veprojë në emër të tjerëve lidhur me markën tregtare, në bazë të kushteve dhe kufizimeve që Ministri i konsideron si të përshtatshme.

 

74.5. Përfaqësuesi ligjor i një agjenti të regjistruar të markës tregtare i cili ka vdekur mund t’ia vazhdojë punën ose praktikën e agjentit të vdekur për një periudhë jo më të gjatë se tre vjet prej vdekjes së agjentit, ose për atë periudhë që e lejon Gjykata, përderisa përfaqësuesi personal:

 

a. është autorizuar nga Gjykata të menaxhojë punët ose praktikën; ose

b. e punëson edhe një person i cili është i autorizuar të menaxhojë punët ose praktikën në emër të përfaqësuesit personal.

 

74.6. Çdo person i cili bie në kundërshtim me këtë nen, do të ballafaqohet me dënimin për kundërvajtje, me një gjobë deri në 500 Euro nëse kundërvajtja është e shkallës së parë, dhe me 3.000 Euro për kundërvajtjet e shkallëve që pasojnë. Procedura gjyqësore për kundërvajtjet që bazohen në këtë nen mund të inicohen në çdo kohë brenda afatit prej 12 muajve prej datës kur është kryer kundërvajtja.

 

74.7. Asgjë në këtë ligj nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që do të ndalonte pjesëmarrjen e avokatëve në procedurat të cilat bazohen në këtë ligj.

 

74.8. Një agjenti i regjistruar i markës tregtare i lejohet të përgatisë:

 

a.   një akt për bartje për pronën e një marke tregtare ose e një aplikacioni për një markë të tillë; dhe

b.  çdo dokument tjetër që do të përdoret në procedurat që bazohen në këtë ligj para zyrës për Patentim ose para Gjykatës.

 

 

Neni 75

E drejta për t’u regjistruar si agjent i markës tregtare

 

75.1. Një person mund të regjistrohet si agjent i markës tregtare nëse ai person:

 

a. banon në territorin e Kosovës

b. ushtron afarizëm në territorin e Kosovës;

c. i posedon kualifikimet profesionale të përcaktuara nga zyra për Patentime; dhe

d. pajtohet me kushtet e përcaktuara nga zyra për Patentim.

 

75.2. Një ndërmarrje e cila nuk është person juridik mund të jetë i përshtatshëm si agjent i markës tregtare, nëse:

 

a.   çdo antar është i regjistruar në pajtim me dispozitat e nenit 75.1 të këtij ligji;

 

b.   ndërmarrje e cila nuk është person juridik ka kompletuar një kërkesë për një punë të tillë, në pajtim me mënyrën e përcaktuar saktësisht nga zyra për Patentim;

 

c.  ortakëria ka paguar taksën për një kërkesa të tillë, siç është përcaktuar nga zyra për Patentim.

Neni 76

Heqja nga regjistri i markave tregtare

 

Zyra për Patentime, në bazë të një kërkese nga një person i cili është agjent i regjistruar i markës tregtare, mund të heqë emrin e tij nga regjistri i Agjentëve të Markës tregtare.

 

 

Neni 77

Pezullimi dhe fshirja e regjistrimit për agjentin e markës tregtare

 

77.1. Zyra për Patentime mund të heqë ose pezullojë, për një periudhë të caktuar, një person nga regjistri  agjentëve të markës tregtare, nëse:

 

a.  ai person nuk vazhdon të jetë i kualifikuar për të qenë agjent i regjistruar i markës tregtare; ose

 

b.  pasi që t’i lejohet atij përsoni mundësia që të dëgjohet, zyra për Patentim vendos që ai është i fajshëm për sjelljet e tij jokorrekte si agjent i markës tregtare.

 

77.2. Zyra për Patentim e njofton me shkrim përmes postës personin e cekur në nenin 77.1 të këtij ligji lidhur me:

 

a. vendimin e marrë në bazë të nenit 77.1 të këtij ligji;

b. datën e vendimit të marrë në bazë të nenit 77.1; të këtij ligji;dhe

c. arsyerat për vendimin e marrë në bazë të nenit 77.1 të këtij ligji.

 

77.3. Një person ose ndërmarrje i cili njoftohet lidhur me vendimin e pafavorshëm sipas nenit 77.2 të këtij ligji mund të kërkojë anulimin e vendimit të marrur nga zyra për Patentim në bazë të nenit 77.1 të këtij ligji brenda 21 ditëve nga data e pranimit të një njoftimi të tillë nga pala e dëmtuar.  Gjykata, pas dëgjimit, mund të vendosë që:

 

a. të anulojë vendimin; ose

b. të konfirmojë vendimin e zyrës për Patentime dhe të kërkojë nga kjo zyre që:

 

 (i) të fshijë emrin e personit në fjalë nga regjistri i agjentëve për markën tregtare; dhe

(ii) të pezullojë regjistrimin e këtij agjenti për markën tregtare për një kohë të caktuar, duke filluar jo më herët se 7 ditë pas marrjes së vendimit nga Gjykata.

 

77.4. Nëse zyra për Patentime e bindë Gjykatën se personi në fjalë i ka zgjatur pa nevojë procedurat për një aplikacion sipas nenit 77.3 të këtij ligji, atëherë Gjykata, përveç nëse e sheh si të arsyeshme zgjatjen, mund të deklarojë që vendimi i zyrës për Patentim është i bazuar në nenin 77.1 të këtij ligji.

 

77.5. Nëse personi ose ndërmarrja në fjalë nuk parashtron ankesë pranë gjykatës brenda 21 ditëve prej ditës së marrjes së njoftimit lidhur me vendimin, atëherë zyra për Patentim mund të kërkojë ex parte nga Gjykata konfirmim e vendimit të vetë. Gjykata, pas dëgjimit të rastit, përveç nëse sheh se ka arsye që e vejnë në dyshim vendimin e zyrës për Patentim, mund të vendosë që:

 

a.  të kërkojë nga zyra për Patentime të fshijë emrin e personit ose ndërmarrjes në fjalë nga regjistri i agjentëve të markës tregtare; ose

b.  të pezullojë regjistrimin e këtij  agjenti për markën tregtare për një kohë të caktuar, duke filluar jo më herët se 7 ditë pas marrjes së vendimit nga Gjykata.

 

 

77.6. Vendimet e Gjykatës lidhur me rastet e paraqitura në bazë të paragrafit 3 dhe 5 të nenit 77 të këtij ligji do të jenë përfundimtare, përveç nëse Zyra për Patentime ose personi i përfshirë ankohet në Gjykatën Supreme.

 

 

Neni 78

Njoftimi për fshirjen ose pezullimin: Rivendosja e mëvonshme

 

78.1. Pasi që të fshihet emri i një personi ose ndërmarrjeje nga regjistri i agjentëve të markës tregtare, zyra për Patentim e dërgon me postë njoftimin për fshirjen në adresën e dhënë nga ky person në regjistrin e agjentëve të markës tregtare.

 

78.2. Kur vendimi merret në bazë të nenit 77 të këtij ligji për pezullimin për një periudhë të caktuar të regjistrimit të një personi si agjent i markës tregtare, zyra për Patentim, para se të fillojë kjo periudhë, e dërgon me postë njoftimin për pezullim në adresën e dhënë nga ky person në regjistrin e agjentëve të markës tregtare.

 

78.3. Emri i personit ose ndërmarrjes i cili është fshirë nga Regjistri, mund të rivendoset në çdo kohë në regjistrin e agjentëve të markës tregtare, mirëpo vetëm me urdhër të zyrës për Patentim.  Me rastin e rivendosjes së emrit në regjistrin e agjentëve të markës tregtare, zyra për Patentim mundet së bashku me rivendosje ti parashtrojë edhe këto kushte, përfshirë këtu edhe pagesën e një takse, të cilën zyra për Patentim e sheh si të arsyeshme.

 

78.4. Me rastin e përfundimit të periudhës së pezullimit të një personi ose ndërmarrjes sipas nenit 77 të këtij ligji, ai person ose ndërmarrje mund të kërkojë nga zyra për Patentim t’i jepë fund pezullimit.

 

 

Neni 79

Rregullat lidhur me agjentët e markës tregtare

 

79.1. Me propozimin e Zyrës për Patentim, Ministri mund të lëshojë akte nënligjore që lidhen me menaxhimin e regjistrit të agjentëve të markës tregtare dhe me këto akte mund të përcaktojë çështjet ose gjërat që lidhen me nenin 79 ose me nenin 74 të këtij ligji dhe veçanërisht mund të:

 

a.  përcaktojë kualifikimet arsimore dhe profesionale,

b.  kushtet për tu kualifikuar për regjistrim, dhe

c.  taksat maksimale që mund të kërkohen nga secili person ose ndërmarrje i cili është regjistruar për kryerjen e shërbime të këtilla lidhur me markën tregtare.

 

79.2. Rregullat që bazohen në nenin 79.1 të këtij ligji  mund të autorizojnë zyrën për Patentim që të refuzojë ta njoh si agjent të bazuar në këtë ligj, çdo person ose ndërmarrje i cili nuk i plotëson kushtet e nenit 75 të këtij ligji .

 

79.3. Rregullat që bazohen në nenin 79 të këtij ligji mund të autorizojnë Zyrën për Patentim që të refuzojë ta njoh si agjent të bazuar në këtë ligj, një kompani ose ndërmarrje në të cilën një drejtor, menaxher, ose ortak, sido që të jetë rasti, është një individ të cilin zyra për Patentime e refuzon ta njeh si agjent

 

 

Neni 80

Komunikimet e privilegjuara

 

80.1. Neni 80 i këtij ligji vlen për komunikimet në lidhje me çdo çështje që i përket mbrojtjes së markës tregtare.

 

80.2. Çdo komunikim, për të cilin  neni 82 i këtij ligji vlen:

 

a.   në mes të një pronari të markës tregtare dhe agjentit të tij të regjistruar, ose

 

b.   ka për qëllim marrjen ose dhënien e informatave të cilat kërkohen nga një person ose ndërmarrje për ta udhëzuar agjentin e tij të regjistruar, është i privilegjuar nga zbulimi në procedurat juridike në Kosovë, ashtu siç është komunikimi në mes të një personi ose ndërmarrje dhe avokatit të tij ose komunikimi që ka për qëllim marrjen ose dhënien e informatave të cilat kërkohen nga një person për ta udhëzuar avokatin e tij.

 

80.3. Në nenin 80.2 i këtij ligji “agjent i regjistruar” nënkupton:

 

a.    një agjent i regjistruar i markës tregtare;

 

b.  ndërmarrja që nuk është person juridik, por që ka të drejtë të përshkruajë veten si kompani të agjentëve të regjistruar të markës tregtare;  ose

 

c.   ndërmarrja që është person juridik dhe që ka të drejtë të përshkruaj veten si agjent i regjistruar i markës tregtare.

 

 

 

PJESA VI

KUNDËRVAJTJET

 

Neni 81

Kërkesat mashtruese ose përdorimi i markës tregtare lidhur me mallrat

 

81.1. Dukë marrë parasysh dispozitat e nenit 81.3 të këtij ligji, do të konsiderohet si kundërvajtje nëse një person ose ndërmarrje, që nuk është pronar ose person ose ndërmarrje i autorizuar nga pronari:

 

a.  të përdorë një markë, që është identike me ose i ngjashme me një markë të regjistruar tregtare, në mallra ose materiale që përdoren ose pretendohet të përdoren në etiketa, paketime, ose reklamim të mallrave;

 

b.  shet, jep në shfrytëzim, ekspozon për shitje, merr në shfrytëzim ose shpërndanë:

 

 (i)  mallra që mbajnë një markë të tillë, ose

 (ii) materiale që mbajnë një markë të tillë, e që përdoren ose pretendohet të    

       përdoren në etiketa, paketime, reklamim të mallrave;

 

c.  përdorë materiale të cilat mbajnë një markë të tillë gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij afariste për etiketim, paketim, ose reklamim të mallrave;

 

d.  posedon, gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij afariste, mallra ose materiale që mbajnë një markë të tillë tregtare,në pajtueshmëri me nenin 81.1 pikat “a, b, dhe c”të këtij ligji.

 

 

 

81.2. Duke i marrur parasysh dispozitat e nenit 81.3 të këtij ligji, do të konsiderohet si kundërvajtje nëse një person ose ndërmarrje posedon, gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij afariste, mallra ose materiale që mbajnë një markë identike ose shumë të përafërt me një markë të regjistruar tregtare, ku për qëllim ka që t’ia mundësojë një personi ose ndërmarrje tjetër ose ta ndihmojë atë që të kryen qëllimet e cekura në paragrafin 81.1 të këtij neni, pikat “a”, “b”, ose “c” të këtij ligji, duke e ditur, ose duke patur arsye për të besuar, se personi ose ndërmarrja tjetër nuk ka të drejtë ta përdorë markën për mallrat në fjalë ose nuk është i autorizuar nga personi që ka të drejtë.

 

81.3. Çdo person ose ndërmarrje i cili shkelë nenet 81.1 dhe 81.2 të këtij ligji, do të jetë fajtorë për kundërvajtje nëse, dhe vetëm nëse, ai person ose ndërmarrje vepron për qëllime përfitimi, për vete ose për dike tjetër, ose për qëllim që ti shkaktojë humbje dikujt tjetër. Do të konsiderohet si mbrojtje e një personi i cili është akuzuar për kundërvajtje të bazuar në nenin 81.1 të këtij ligji  nëse ai dëshmon se ka besuar, në baza të arsyeshme, se ai ka pasur të drejtë ta përdorë markën tregtare lidhur me mallrat në fjalë.

 

81.4. Një  ndërmarrje ose person i cili bie në kundërshtim me nenin 81 të këtij ligji do t’i nënshtrohet dënimit me gjobë me: 

 

a.  në shumë prej 1.000 € deri në 5.000 €, për ndërmarrjet

b.  në shumë prej 500 € deri në 1.000 € për personat fizik.

 

 

 

Neni 82

Falsifikimi i regjistrit

 

82.1. Do të jetë kundërvajtje nëse një person ose ndërmarrje ofron shënime, ose është shkaktar i ofrimit të shënimeve mashtruese në regjistrin e markës tregtare, kur ai është në dijeni, ose ka arsye për të besuar, se ato shënime janë  mashtruese.

 

82.2. Do të jetë kundërvajtje nëse një person ose ndërmarrje është i vetëdijshëm se,

 

a.   bën ndonjë, ose është shkaktar i bërjes së ndonjë dokumenti të rrejshëm që pretendon të jetë kopje e shënimeve të regjistrit;

b.     ofrojë, të jetë shkaktar ose ndihmës i ofrimit të shënimeve të këtilla.

 

82.3. Një person ose ndërmarrje i cili bie në kundërshtim me nenin 82 të këtij ligji do t’i nënshtrohet dënimit me gjobë me:

 

a.  në shumë prej 1.000 € deri në 5.000 €  për ndërmarrje , dhe

b. në shumë prej 500 € deri në 1.000 € për personat fizik.

 

 

 

Neni 83

Paraqitja e falsifikuar e një Marke tregtare si e regjistruar

 

83.1. Kundërvajtje do të konsiderohet nëse një person ose ndërmarrje:

 

a.  e paraqet një markë të falsifikuar si një markë të regjistruar tregtare;

b.  i paraqet mallrat ose shërbimet e falsifikuara si një markë të regjistruar tregtare.

 

83.2. Në bazë    nenit 83 të këtij ligji, përdorimi në territorin e Kosovës në lidhje me një markë:

 

a.   i fjalës “regjistruar”, ose

 

b.   i çdo fjale ose simboli tjetër që e ka kuptimin shprehimor ose të nënkuptuar të fjalës   

     “regjistruar”, do të konsiderohet të jetë një përfaqësim i regjistrimit të bazuar në këtë ligj, përveç nëse tregohet se ajo fjalë i referohet regjistrimit jashtë territorit të Kosovës, dhe se marka tregtare është në të vërtetë e regjistruar ashtu për mallrat ose shërbimet në fjalë.

 

83.3. Një person apo ndërmarrje i cili bie në kundërshtim me nenin 83 të këtij ligji do t’i nënshtrohet gjobës në shumë prej 1.000 € deri në 5.000 € dhe, nëse kundërvajtja vazhdon, gjobës në shumë prej 500 € deri në 1.000 € për çdo ditë që kundërvajtja vazhdon të kryhet.

 

 

 

Neni 84

Kundërvajtjet e kryera nga Ndërmarrjet

 

84.1. Pa paragjykuar përgjegjësinë e një ortaku nga neni 84.3 të këtij ligji, procedurat për kundërvajtjet që bazohen në këtë ligj, të cilat supozohet se janë kryer nga një ndërmarrje e cila nuk është person juridik, do të bien mbi ndërmarrjen e cila nuk është person juridik  në emër të firmës e jo në emër të ortakëve.

 

84.2. Gjoba kundër  ndërmarrjes e cila nuk është person juridik e cila është përgjegjëse sipas nenit 84.1 të këtij ligji do të paguhet nga pasuria e ndërmarrjes e cila nuk është person juridik.

 

84.3. Kur një ndërmarrje e cila nuk është person juridik është fajtore për kundërvajtje të bazuar në këtë ligj, atëherë të gjithë anëtarët, përveç atyre për të cilët është vërtetuar se nuk kanë qenë në dijeni ose të cilët janë munduar ta pengojnë kryerjen e kundërvajtjes, do të jenë përgjegjës dhe do të dënohen në përputhje me rrethanat .

 

84.4. Kur një kundërvajtje që shkaktohet nga një ndërmarrje e cila nuk është person juridik dëshmohet se është kryer me pëlqimin, pjesëmarrjen, ose i atribuohet neglizhencës së një personi, i cili në kohën e kryerjes së kundërvajtjes, ka qenë drejtor, menaxher, sekretar, ose një zyrtar tjetër i ngjashëm i ndërmarrje e cila nuk është person juridik, ose një person i cili ka lënë të kuptojë se vepron në njërën nga cilësitë e tilla; atëherë ai person, sikurse edhe ndërmarrja e cila nuk është person juridik, do të jenë fajtor për një kundërvajtje që i nënshtrohet procedurave gjyqësore dhe dënohet si fajtore për kundërvajtje të kryera sikur të ishin ndërmarrje që kanë karakterin e personit juridik.

 

 

Neni 85

Kompetencat e gjykatës

 

Pa i paragjykuar kompetencat që i ipen gjykatës me këtë ligj, për rastet nga nenet 20 ose 23 të këtij ligji  do të jetë kompetente gjykata në vendin ku:

 

a.  gjenden  mallrat, materiali, ose artikujt; dhe

b.  banon një person i cili ka mallrat, materialin, ose artikujt në posedim, nën kujdesin

     ose kontrollin e tij.

 

 

Neni 86

Përdorimi i paautorizuar i emblemave të Kosovës

 

86.1. Një person ose ndërmarrje nuk guxon t’i përdorë për çfarëdo biznesi, pa autorizimin e Ministrit, emblemat e Kosovës të cilat gjenden në listën e Nenit 6 të Konventës së Parisit ose emblemat që përafërsisht i ngjajnë emblemave të territorit të Kosovës me të cilat synohet të mashtrojnë ose të bëjnë të besojnë se ai person ose ndërmarrje është i autorizuar ti përdorë emblemat e  Kosovës.

 

86.2. Çdo person apo ndërmarrje i cili bie në kundërshtim me  nenin 86 të këtij ligji, do të jetë fajtor për kundërvajtje, dhe do të dënohet me  gjobë prej 1.000 € deri në 5.000 €

 

86.3. Me propozimin e zyrës për Patentim, Ministri mund të kërkojë nga Gjykata që të lëshojë një urdhër për ndalimin e një personi ose ndërmarrje që bie në kundërshtim me dispozitat e nenit 86.1 të këtij ligji .

 

86.4. Asgjë nga ky nen nuk ndërhynë në të drejtat e pronarit të një marke të  regjistruar tregtare, që përmban emblema të tilla, nga përdorimi i asaj marke tregtare.

 

86.5. Një çertifikat  e nënshkruar nga zyra për Patentim ku deklarohet se një emblemë është emblemë e  Kosovës, do të jetë dëshmi e mjaftueshme për zbatimin e nenit 86.1 dhe 86.2, të këtij ligji përveç nëse provohet e kundërta.

 

 

Neni 87

Keqpërdorimi i prejardhjes së markës tregtare  në Kosovë

 

Ministri mund të merr masa ligjore në çdo vend jashtë territorit të Kosovës për të parandaluar, ndërprerë, ose për të siguruar dënim për regjistrimin, përdorimin, ose aplikimin për një markë tregtare apo çfarëdo marke tjetër përshkruese, që lidhet me mallrat të cilat nuk kultivohen ose prodhohen në Kosovë, por të cilat sugjerojnë ose të bëjnë të besosh se ato mallra për të cilat është përdorur ajo markë tregtare ose markë përshkruese, janë kultivuar ose prodhuar në Kosovë.

 

 

 

Neni 88

Mallrat që shkelin të drejtat e caktuara të markës tregtare

 

Mjetet juridike të doganës kundër mallrave që mund të shkelin të drejta të caktuara të markës tregtare dhe masat që duhet ndërmarrë kundër mallrave që shkelin këto të drejta do të rregullohen me ligj të veçantë.

 

 

Neni 89

Barra e provës për markën tregtare

 

Kur në procedurat civile të cilat bazohen në këtë ligj, paraqitet çështja e përdorimit të një marke të regjistruar tregtare nga një person, atëherë barra për tu provuar përdorimi i këtillë bie mbi pronarin e kësaj marke.

 

 

 

 

Neni 90

Publikimi i formularëve

 

Zyra për Patentim do të publikojë në buletinin zyrtar të gjithë formularët dhe udhëzimet e nevojshme që kanë të bëjnë me formularët.

 

 

 

 

Dispozitat përfundimtare dhe kalimtare

Neni 91

 

Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nxjerr akte nënligjore.

 

 

 

 

Neni  92

 

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.

 

 

 

28.06.2006

UNMIK/REG/ 2006/38

 

 

 

ANEKSI A

MARKAT KOLEKTIVE

 

Kreu A-1

Dispozitat e përgjithshme

 

Neni A-1

 

Dispozitat e këtij ligji vlejnë për markat kolektive sipas dispozitave të këtij aneksi në vijim.

 

 

 

Kreu A-2

Shenjat përbërëse të markave kolektive

 

Neni A-2

 

Lidhur me markat kolektive, referenca në nenin 3.1 të këtij ligji ndaj “mallrave ose shërbimeve të veçanta” do të thotë mallrat ose shërbimet e anëtarëve të shoqatës që është pronare e markës tregtare, që dallojnë nga mallrat dhe shërbimet e ndërmarrjeve të tjera.

 

 

 

 

Kreu A-3

Prejardhja gjeografike

 

Neni A-3

 

A-3.1    Pavarësisht nga dispozitat e nenit 9.1 pika “c” të këtij ligji , marka kolektive që përmban shenja ose indikacione për prejardhjen gjeografike të një malli ose shërbimi, mund të regjistrohet.

 

A-3.2    Sidoqoftë, pronari i markës tregtare të përmendur në nenin A-3.1, nuk ka të drejtë që të ndalojë shfrytëzimin e markave që përmbajnë shenja ose indikacione mbi prejardhjen gjeografike, sidomos në rast të shfrytëzimit të një emri gjeografik.

 

 

 

Kreu A-4

Karakteri dhe domethënia e Markave Tregtare

 

Neni A-4

 

A-4.1    Marka kolektive tregtare nuk regjistrohet nëse ekziston mundësi serioze me të cilën publiku do të mashtrohet në lidhje me karakterin ose domethënien e markës tregtare, në veçanti, në rast se marka tregtare mund të mirret për ndonjë gjë tjetër e jo si markë kolektive tregtare.

 

A-4.2    Zyra e Patentave mund të kërkojë që marka kolektive të përmbajë një shpjegim në të cilin ceket se marka në fjalë është në fakt markë kolektive tregtare, dhe pavarësisht nga neni 38.3 të këtij ligji   kërkesa mund të ndryshohet në mënyrë që të përputhet me këtë nen.

 

 

 

Kreu A-5

Kushtet mbi shfrytëzimin e Markave Kolektive Tregtare

 

Neni A-5

 

A-5.1    Paraqitësi i aplikacionit për regjistrimin e një marke kolektive tregtare do të dorëzojë në Zyrën për Patentim edhe kushtet mbi shfrytëzimin e markës përkatëse kolektive tregtare.

 

A-5.2 Kushtet duhet të specifikojnë personat e autorizuar për shfrytëzimin e markës, kushtet e anëtarësimit në shoqatë, dhe kur ekzistojnë, kushtet për shfrytëzimin e markës, duke përfshirë gjithashtu edhe të gjitha pasojat në rast të keqpërdorimit të markës.

 

A-5.3    Çështjet tjera që kanë të bëjnë më këtë lëmi rregullohen me kontratë.

 

 

Kreu A-6

Miratimi i Kushteve nga Zyra për Patentim

 

Neni A-6

 

A-6.1    Marka kolektive tregtare nuk regjistrohet përveç nëse Kushtet për shfrytëzimin e markës:

 

a.   përputhen me nenin A-5.2 të këtij aneksi dhe të gjitha kushtet e tjera të vendosura nga kontrata; dhe

b.   nuk janë në kundërshtim me politikat publike ose parimet morale.

 

A-6.2    Së bashku me aplikacionin për markë kolektive duhet të bashkëngjiten edhe pagesa e taksës për aplikacion dhe një deklaratë të kushteve; nëse aplikuesi nuk e bën këtë, aplikacioni konsiderohet si i tërhequr.

 

 

 

Neni A-7

 

A-7.1    Nëse Zyra për Patentim konstaton se kushtet për regjistrim janë përmbushur, përveç atyre të përcaktuara me Nenin A-6 të këtij aneksi, Zyra për Patentim i shqyrton çështjet e parashtruara në nenin A-6.1 të këtij aneksi dhe mundet:

 

a.   ta pranojë aplikacionin;

b.  ta pranojë aplikacionin me kusht, që përfshin ndryshimin e kontratës dhe kushteve  tjera; ose

c.  të refuzojë aplikacionin;

 

A-7.2 Në rastet kur Zyra për Patentim e pranon një aplikacion me kusht, dhe me vonë ato kushte përmbushen brenda afatit përkatës, Zyra për Patentim do të vazhdojë me publikimin në Buletinin zyrtar sipas nenit 42 të këtij ligji.

 

A-7.3    Në rastet kur Zyra për Patentim e pranon një aplikacion me kusht, dhe kushte nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, aplikacioni konsiderohet si i tërhequr.

 

 

Neni A-8

 

A-8.1 Kushtet mbi shfrytëzimin e markës janë të hapura për inspektim publik. Kundërshtimet dhe vështrimet në lidhje me këto kontrata mund të paraqiten, sipas nenit A-6.1 të këtij aneksi..

 

A-8.2    Dispozitat e këtij paragrafi janë si shtesë e bazave të tjera mbi të cilat kundërshtimet ose vështrimet mund të paraqiten.

 

 

 

Kreu A-7

Kushtet  janë të hapura për inspektim

 

Neni A-9

 

Kushtet mbi shfrytëzimin e markave të regjistruara kolektive, janë të hapura për inspektim.

 

 

 

Kreu A-8

Ndryshimi i Kushteve

 

Neni A-10

 

Kur kushtet për shfrytëzimin markave të regjistruara kolektive ndryshohen, kushtet, me ndryshime, nuk janë jenë në fuqi përveç nëse dhe përderisa kushtet e ndryshuara i dorëzohen dhe miratohen nga Zyra për Patentim.

 

 

 

Kreu A-9

Procedurat Kundërvajtëse: Të drejtat e Shfrytëzuesve të Autorizuar

 

Neni A-11

 

A-11.1   Përveç nëse ekziston ndonjë marrëveshje tjetër ndërmjet shfrytëzuesit dhe pronarit, dispozitat e këtij paragrafi zbatohen për kundërvajtjet ndaj markave të regjistruara kolektive tregtare.

 

A-11.2   Shfrytëzuesi i autorizuar ka të drejtë t’i drejtohet pronarit për inicimin e procedurës kundërvajtëse lidhur me çfarëdo çështje që mund të ketë ndikim negativ në interesat e shfrytëzuesit të autorizuar.

 

A-11.3   Kur pronari refuzon ose dështon t’i ndërmarrë procedurat e kundravajtëse sipas nenit 11.2 të këtij ligji brenda dy muajve pasi që është kërkuar nga ai që ta bëjë këtë, shfrytëzuesi i autorizuar mund t’a iniciojë procedurën e kundravajtëse njëlloj sikurse të ishte pronar.

 

A-11.4   Procedurat kundërvajtëse inicohen sipas nenit A-11.3 të këtij aneksi në këto raste:

 

a.  shfrytëzuesi i autorizuar nuk mundet, pa pëlqimin e Gjykatës, të procedojë rastin, përveç nëse pronari është në anën e paditësit ose të paditurit.

 

b.  pronari i cili paraqitet si i akuzuar nuk është përgjegjës për pagimin e shpenzimeve, përveç nëse ai merr pjesë në procedurë.

 

 

A-11.5   Asgjë nga neni A-11.4 të këtij aneksi nuk ndikon në marrjen e veprimit ndërhyrës (veprim interlokutor - kur gjykata e një instance më të lartë ndërhynë pa përfundimin e procedurës në instancën më të ulët).

 

A-11.6   Gjatë procedurave të kundërvajtjes që inicohen nga pronari i një marke kolektive të regjistruar tregtare, të gjitha dëmet e shkaktuara ose që pritet t’u shkaktohen shfrytëzuesve të autorizuar, mirren parasysh nga gjykata. Gjykata mund të lëshojë urdhëresa lidhur me atë se deri në çfarë mase mundet pala paditëse që të mbajë të ardhurat në emër të shfrytëzuesve.

 

 

 

Kreu A-10

Bazat për Revokimin e Regjistrimit

 

Neni A-12

 

Përveç bazave për revokim të paraqitura në nenin 50 të këtij ligji, regjistrimi i një marke kolektive mund të revokohet në bazë të:

 

a.  mënyra në të cilën marka është shfrytëzuar nga pronari e ka bërë konfuze për publikun, sipas nenit A-4.1 të këtij aneksi;

 

b.  pronari nuk i ka respektuar, ose ka dështuar që t’i shtyjë të tjerët që të respektojnë kushtet mbi shfrytëzimin e markës tregtare; ose

 

c.   janё ndryshuar kushtet në atë mënyrë që kushtet tashmë:

 

 (i) nuk janë në pajtim me nenin A-5.2 të këtij aneksi dhe kushtet e tjera të

      vendosura nga rregulloret; dhe

(ii) janë në kundërshtim me politikat publike ose parimet e pranuara morale.

 

 

Kreu A-11

Baza e shfuqizimit të regjistrimit

 

Neni A-13

 

Përveç bazave për shfuqizimin e paraparë në nenin 51 të këtij ligji regjistrimi i një marke kolektive tregtare mund të shpallet i pavlefshëm nëse marka është regjistruar në kundërshtim me dispozitat e neneve A-4.1 ose A-6.1 të këtij aneksi

 

 

ANEKSI  B

MARKAT E ÇERTIFIKUARA

 

Kreu B-1

Dispozitat e përgjithshme

 

Neni B-1

 

Dispozitat e këtij ligji vlejnë për market e certifikuara sipas dispozitave të këtij Aneksi në vijim.

 

 

Kreu B-2

Shenjat përbërëse të Markës së certifikuar

 

Neni B-2

 

Në lidhje me markën e certifikuar, referenca në nenin 3.1 të këtij ligji ndaj “mallrave ose shërbimeve të veçanta” do të interpretohet si referencë ndaj mallrave ose shërbimeve që janë çertifikuar nga ato që nuk janë çertifikuar.

 

 

Kreu B-3

Indikacionet për prejardhjen gjeografike

 

Neni B-3

 

Pavarësisht nga dispozitat e nenit 9.1, pika “c”të këtij ligji marka e çertifikuar mund të regjistrohet kur përmban shenja ose indikacione që mund të shërbejnë për përcaktimin e prejardhjes gjeografike; me kusht që, pronari I markës në fjalë të mos jetë në gjendje që të ndalojë shfrytëzimin e shenjave ose indikacioneve në pajtim me praktikat e ndershme industriale, në veçanti, nga një person që ka të drejtë të shfrytëzojë një emër gjeografik.

 

 

Kreu B-4

Natyra e bisnesit të pronarit të Markës së certifikuar

 

Neni B-4

 

Marka e certifikuar nuk regjistrohet nëse pronari udhëheq një afarizëm që përfshinë furnizimin me mallra ose me shërbime të llojit të certifikuar.

 

 

Kreu B-5

Marka Tregtare nuk duhet të jetë mashtruese për nga karakteri ose domethënia

 

Neni B-5

 

B-5.1    Marka e certifikuar nuk regjistrohet nëse ekziston mundësia që publiku të mashtrohet lidhur me natyrën ose domethënien e markës, në veçanti, nëse ekziston mundësia që marka tregtare të ngatërrohet për ndonjë gjë tjetër e jo si markë e certifikuar.

 

B-5.2    Zyra për Patentim mund të kërkojë që marka e certifikuar të përmbajë ndonjë indikacion që tregon se ajo është markë e certifikuar; dhe pavarësisht nga neni 43.3 të këtij ligji, aplikacioni mund të ndryshohet në mënyrë që të përputhet me kushtet në fjalë.

 

Kreu B-6

 

Kushtet  për shfrytëzimin e Markave të certifikuara

Neni B-6

 

B-6.1    Paraqitësi i aplikacionit për regjistrimin e një marke certifikuar mund të paraqesë në Zyrën për Patentim kushtet për shfrytëzimin e markës.

 

B-6.2    Kushtet specifikojnë se kush është i autorizuar për shfrytëzimin e markave tregtare, karakteristikat që duhet të certifikohen me markë, si i  teston organi certifikatat karakteristikat e saj dhe mbikëqyrjen e shfrytëzimin e markës, taksat që duhet të paguhen lidhur me shfrytëzimin e markës si dhe procedurat për zgjidhjen e kontesteve.

 

B- 6.3   Çështjet tjera për këtë lëmi mund të përcaktohen me kontrata.

 

 

Kreu B-7

Miratimi i Kushteve nga Zyra për Patentim

 

Neni B-7

 

B-7.1    Marka e certifikuar nuk regjistrohet përveç nëse Zyra për patentim konstaton se:

 

a. kushtet për shfrytëzimin e markës tregtare:

 

    (i)   janë në përputhshmëri me nenin B-6.2 të këtij aneksi si dhe kushtet e tjera të   

          përcaktuara me rregullat në fjalë; dhe

       (ii) nuk janë në kundërshtim me politikat publike dhe parimet e pranuara morale; dhe

 

b. paraqitësi është kompetent për  certifikimin e mallrave dhe shërbimeve për të cilat do të regjistrohet marka tregtare.

 

B-7.2    Nëse Zyra për Patentim konstaton se kushtet e regjistrimit, përveç atyre të cekura në nenin B-7.1 të këtij aneksi janë përmbushur, Zyra për Patentim do të autorizojë paraqitësin e kërkesës që të dorëzojë kërkesën e tij.

 

B-7.3    Kërkesa për markë të certifikuar duhet të dorëzohet së bashku me dëftesën për taksën e paguar për regjistrimi si dhe një deklaratë të kontratës; nëse paraqitësi nuk e bën këtë, kërkesa konsiderohet si e tërhequr.

 

 

Neni B-8

 

B-8.1 Zyra për Patentim do ti shqyrtojë çështjet e paraqitura në nenin B-7.1 të këtij aneksi dhe mund të vendosë që:

 

a. aplikacioni  për regjistrim të pranohet;

b. aplikacioni për regjistrim të pranohet me kusht; ose

c. aplikacioni për regjistrim të mos pranohet.

 

B-8.2    Zyra për Patentim do të bëjë publikimin e markës tregtare në pajtim me nenin 43 të këtij ligji, kur Zyra për Patentim vendos se kërkesa duhet të pranohet, dhe të gjitha kushtet janë përmbushur brenda  afatit të caktuar.

 

 

 

B-8.3 Kur Zyra për Patentim vendos se aplikacioni duhet të pranohet me kusht, dhe ato kushte nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, atëherë aplikacioni konsiderohet si i tërhequr.

 

 

Neni B-9

 

Kushtet do të publikohen, dhe kundërshtimet dhe vështrimet mund të paraqiten në lidhje me çështjet e parashtruara në nenin B-7.1 të këtij aneksi.

 

 

 

Kreu B-8

Inspektimi i kushteve

 

Neni B-10

 

Kushtet për shfrytëzimin e markave të regjistruara të certifikuara, njëlloj sikurse regjistri, janë të hapura për inspektim publik.

 

 

 

Kreu B-9

Ndryshimi i kushteve

 

Neni B-11

 

B-11.1   Ndryshimi i kushteve në lidhje me shfrytëzimin e markave të regjistruara të certifikuara nuk hyn në fuqi përderisa Zyra për Patentim të ketë miratuar ndryshimin dhe ai ndryshim (amendament) të arkivohet në Zyrën për Patentim.

 

B-11.2   Zyra për Patentim e bënë publikimin e cilësdo kërkesë sipas nenin B-11.1 të këtij aneksi kur mendon se është e arsyeshme.

 

B-11.3   Çdo person, brenda një afati të përcaktuar prej datës së publikimit të aplikacionit, mund të parashtrojë kundërshtim para Zyra për Patentim në lidhje me kërkesën. Kundërshtimi në fjalë duhet të bëhen me shkrim dhe duhet të përfshijnë një deklaratë për shkaqet për të cilat është parashtruar kundërshtimi.

 

B-11.4   Pasi që Zyra për Patentim të ketë miratuar ndryshimin në fjalë sipas nenin B-11.1 të këtij aneksi Zyra për Patentim do të publikojë njoftimin mbi këtë çështje në Buletinin zyrtar.

 

 

 

Kreu B-10

Pëlqimi për Emërtimin e Markës së Regjistruar të Certifikuar

 

Neni B-12

 

Emërtimi i markës së regjistruar tregtare nuk hyn në fuqi pa miratimin e Zyrës për Patentim.

 

 

 

Kreu B-11

Procedurat e Kundravajtëse: Të drejtat e shfrytëzuesve të autorizuar

 

Neni B-13

 

B-13.1   Varësisht nga ndonjë marrëveshje e mundshme ndërmjet pronarit dhe shfrytëzuesit të autorizuar, dispozitat e këtij neni zbatohen për kundërvajtjet ndaj markës së regjistruar të certifikuar.

 

B-13.2   Shfrytëzuesi i autorizuar ka të drejtë që të kërkojë nga pronari i markës tregtare inicimin e procedurave të kundërvajtjes lidhur me çfarëdo çështje që prek në interesat e shfrytëzuesit të autorizuar.

 

B-13.3 Kur pronari refuzon ose dështon t’i ndërmarrë procedurat kundërvajtëse sipas nenit B-13.2 të këtij aneksi brenda dy muajve pasi që është kërkuar nga ai që të bëjë këtë, shfrytëzuesi i autorizuar mundet që t’i inicojë procedurat e kundravajtëse njëlloj sikurse të ishte pronari.

 

B-13.4   Kur procedurat kundërvajtëse inicohen sipas nenit B-13.3 të këtij aneksi.

 

a.  shfrytëzuesi i autorizuar nuk mundet, pa pëlqimin e Gjykatës, të procedojë një rast, përveç nëse pronari është në anën e paditësit ose në anën e palës mbrojtëse; dhe

 

b. pronari i cili paraqitet si palë mbrojtëse nuk është përgjegjës për pagimin e shpenzimeve, përveç nëse merr pjesë në procedurë.

 

B-13.5   Asgjë në nenin A-11.4 të këtij aneksi nuk ndikon në marrjen e veprimit ndërhyrës (veprim interlokutor – kur gjykata e një instance më të lartë ndërhynë pa përfundimin e procedurës në instancën më të ulët)

 

B-13.6   Gjatë procedurave kundravajtëse që inicohen nga pronari i një marke të regjistruar të certifikuar, të gjitha dëmet e shkaktuara ose që pritet t’u shkaktohen shfrytëzuesve të autorizuar, merren parasysh nga gjykata. Gjykata mund të lëshojë urdhra në lidhje me atë se deri në çfarë mase mundet pala paditëse që të mbajë të ardhurat në emër të shfrytëzuesve.

 

 

Kreu B-12

Bazat për Revokimin e Regjistrimit

 

Neni B-14

 

B-14.1   Përveç bazave për revokim të paraqitura në nenin 50 të këtij ligji, regjistrimi i një marke të certifikuar mund të revokohet për këto shkaqe:

 

a.   pronari udhëheq një afarizëm të cekur në nenin B-4 të këtij aneksi.

 

b.  mënyra në të cilën marka është shfrytëzuar nga pronari është bërë mashtruese për publikun, sipas nenit B-5.1 të këtij aneksi;

 

c.  pronari nuk i ka respektuar, ose ka dështuar që t’i shtyjë të tjerët që të respektojnë kushtet mbi shfrytëzimin e markës tregtare; ose

 

d.  është ndryshuar rregullorja në atë mënyrë që kushtet:

 

(i) nuk janë në pajtim me nenin A-5.2 të këtij aneksi dhe kushtet e tjera të vendosura nga rregullore; ose

 

(ii)  janë në kundërshtim me politikat publike ose parimet e pranuara morale.

 

e.  pronari nuk është më kompetent që të certifikojë mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar marka tregtare.

 

B-14.2   Kërkesa për revokim në bazë të nenit B-14.1 pika “c”, “d” ose “(i)”e këtij aneksi bëhet nga Zyra për Patentim.

 

 

Kreu B-13

Bazat për Zhvleftësimin e Regjistrimit

 

Neni B-15

 

B-15.1   Përveç shkaqeve për shfuqizimin e markës tregtare sipas nenit 51 të këtij ligji, regjistrimi i një marke të regjistruar të certifikuar mund të shpallet e pavlefshme nëse ajo markë është regjistruar në kundërshtim me dispozitat e neneve B-4, B-5.1 dhe B-7.1 të këtij aneksi.

 

B-15.2   Kërkesa për shfuqizimin e markës tregtare duke u bazuar në faktin se regjistrimi është bërë në kundërshtim me dispozitat e nenit 7.1 të këtij aneksi, bëhet nga Zyra për Patentim.

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 25 shkurt 2009 )
 
Para >