Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2003/7 PĖR LĖNDĖN ARKIVORE DHE ARKIVAT
Qer 22 2007
LIGJI NR. 2003/7 PĖR LĖNDĖN ARKIVORE DHE ARKIVAT
e premte . 22 qershor 2007

Ky Ligj është i amendamentuar. Amendamentet i bashkëngjiten në fund të Ligjit.

 

 

LIGJI Nr. 2003 / 7

 PËR LËNDËN ARKIVORE DHE ARKIVAT

Kuvendi i Kosovës,

Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt. 15 majit 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë,  nenet 5.1, 9.1.26 dhe tutje;

Duke pasur parasysh nevojen e vendosjes së një sistemi modern të arkivimit i cili do të mundësojë ruajtje efikase dhe shfrytëzim të avansuar të lëndës arkivore:

Nxjerr ligjin vijues:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHM

 

Neni 1.
 

1.1 Me Ligjin për lëndën arkivore dhe për arkivat (në vijim: Ligji) përcaktohet dhe rregullohet:
1.    1.1.1. Statusi juridik i arkivave (në vijim: arkivat);
2.    1.1.2. Llojet e arkivave ;
3.    1.1.3. Veprimtaria e arkivave;
4.    1.1.4. Themelimi, organizimi, financimi dhe funksionimi i arkivave;
5.    1.1.5. Lënda arkivore dhe materiali regjistror;
6.    1.1.6. Krijimi, ruajtja, mbrojtja dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore;
7.    1.1.7. Përzgjedhja e lëndës arkivore
             1.1.8. Dorëzimi dhe pranimi i lëndës arkivore;
8.    1.1.9. Rrjeti arkivor dhe shërbimi arkivor;

1.    1.1.10. Qeverisja me arkivin;
2.    1.1.11. Mbikëqyrja e arkivit;
3.    1.1.12. Kuadri profesional, teknik dhe ndihmës i arkivave;
4.    1.1.13. Çështje të tjera arkivore të përcaktuara me Ligj si dhe me akte juridike të përgjithshme të mbështetura në të.

Neni   2.


1.    2.1. Arkivi publik është person juridik.
2.    2.2. Arkivat janë institucione të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë, përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore dhe mundësojnë shfrytëzimin e saj për hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera të cilat janë në interes për organet, organizatat, institucionet, personat civil-juridik dhe qytetarët.
3.    2.3. Arkivi ushtron veprimtari publike me rëndësi të veçantë.
4.    2.4. Arkivi ushtron veprimtarinë e vet në pajtim me ligjin dhe aktet tjera të mbështetura në të, si dhe standardet arkivore ndërkombëtare.
5.    2.5. Shërbimi arkivor i Kosovës është unik, integral, i pandashëm dhe ushtrohet në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe zbatohet në tërë Kosovën.

LËNDA ARKIVORE
Neni 3.
 

1.    3.1. Lëndë arkivore, sipas këtij ligji, është i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar, mikroforma, shënimet e lexuara me makinë, shënimet digjitale, datoteka, duke përfshirë edhe programet dhe mjetet për shfrytëzimin e tyre, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të krijuara në ndonjë formë tjetër) nga organet publike dhe jopublike, personat juridikë ose fizikë gjatë veprimtarisë së tyre, me vlerë të përhershme për shkencën, kulturën dhe për nevojat e përgjithshme publike.
2.    3.2. Lënda arkivore krijohet duke e përzgjedhur atë nga materiali regjistror.

3.2.1. Material regjistror konsiderohet i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar , digjital ose i shënuar në ndonjë formë tjetër) librat, skedari dhe evidencat e tjera për atë material të krijuar nga puna e organeve publike qendrore, organeve komunale, istitucionet, organizatat dhe bashkësitë, organizatat politike, organizatat joqeveritare dhe shoqatat e tjera, personat juridikë, individët të cilët në mënyrë të pavarur kryejnë veprimtarinë ose profesionin dhe personat fizikë, me rëndësi për punën e tyre operative derisa nga ajo nuk është përzgjedhur lënda arkivore.
1.    3.2.1.1. Materiali regjistror është tërësi e shënimeve, e dokumenteve të krijuara ose të pranuara gjatë veprimtarisë dhe punës se personave të ndryshem juridikë dhe fizikë nga par. 3.2.1. i këtij neni.
2.    3.3. Lënda arkivore përfshinë tërësinë e dokumenteve të krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe aktivitetit të subjekteve nga par. 3.2.1.pavarësisht nga koha dhe mënyra e krijimit dhe lloji i tyre si dhe dokumentet e ndryshme me prejardhje nga administrata ndërkombëtare që ka vepruar apo vepron në Kosovë, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it si dhe direktivave për implementimin e mandadit të tyre me Rezolutën 1244 / 99.

Neni 4.
 

4.1.    Lënda arkivore është e mbrojtur me ligj, pavarësisht nga koha, vendi dhe mënyra e krijimit, në pronësi të kujt është dhe ku gjendet.
1.    4.1.1. Lënda arkivore dhe arkivat mbrohen dhe sigurohen nga organet kompetente.
2.    4.2. Arkivi si institucion me rëndësi të veçantë, mbrohet me ligj.

4. 2.1. Lënda arkivore është me rëndësi historike, kulturore, shkencore dhe ka cilësinë e monumentit të kulturës dhe ruhet në mënyrë të përhershme.

Neni 5.


1.    5.1. Lënda arkivore e krijuar me veprimtarinë e organeve publike dhe jopublike dhe punën e personave të caktuar juridikë dhe fizikë përbën një tërësi (fond arkivor) dhe në parim nuk mund të ndahet.
2.    5.2.    Lënda arkivore e vënë në arkiv është e parevokueshme dhe e pa tjetërsuar.

1.    5.2.1.    Lënda arkivore, përjashtimisht nga par. 5.1, në pajtim me kushtet e kontraktuara ndërmjet arkivit dhe dorëzuesit të lëndës arkivore, mund të revokohet.
2.    5.3.    Lënda arkivore ruhet si tërësi dhe nuk mund të tjetërsohet, asgjësohet, as keqpërdoret. Asgjësimi, tjetërsimi ose keqpërdorimi dënohen me ligj.

Neni 6.
 

1.    6.1. Lënda arkivore mund të jetë publike dhe private.
2.    6.2. Lënda arkivore publike krijohet nga personat fizikë dhe personat juridikë që ushtrojnë punë, veprimtari apo aktivitete publike të interesit të përgjithshëm.
3.    6.3. Lënda arkivore private, krijohet nga personat fizikë dhe juridikë private që ushtrojnë punë, veprimtari apo aktivitete të interesit të përgjithshëm.

DISPOZITA TE VEÇANTA KRIJUESIT DHE POSEDUESIT E LËNDËS ARKIVORE
 
Neni 7.


1.    7.1. Krijues dhe posedues të lëndës arkivore publike dhe regjistrore, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, janë organet publike dhe jopublike, përkatësisht personat juridikë dhe fizikë të cilët në çfarëdo baze juridike disponojnë materialin, përkatësisht lëndën.
2.    7.2. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike dhe private është i detyruar që lëndën arkivore që posedon t’ia paraqet për evidencim autoritetit kompetent të arkivit dhe ta mirëmbajë sipas kërkesave ligjore dhe standardeve arkivore.
3.    7.3. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës arkivore publike dhe regjistrore janë të obliguar që:

-ta ruajnë në gjendje të rregullt dhe ta mbrojnë nga dëmtimi deri në dorëzimin e saj në arkivin kompetent;
-ta dërgojnë, me kërkesën e arkivit kompetent, regjistrin e lëndës dhe të informojnë për çdo ndryshim përkitazi me te;
-ta marrin mendimin nga arkivi kompetent para se të ndërmarrin masa që kanë të bëjnë me lëndën e tyre;
-që rregullisht të bëjnë seleksionimin e lëndës arkivore nga materiali regjistror;
-t’ju mundësojnë punëtorëve arkivorë të arkivit kompetent të bëjnë mbikëqyrjen profesionale përkitazi me ruajtjen e lëndës;
-të evidencojnë dhe të klasifikojnë lëndën arkivore publike dhe regjistrore sipas sistemit të përcaktuar të shërbimit të sekretarisë;
-lëndën arkivore t’ia dorëzojnë arkivit kompetent pas kalimit të afatit të caktuar;
-t’iu përmbahen udhëzimeve të arkivit kompetent përsa i përket mbrojtjes së lëndës.
1.    7.4. Poseduesit dhe krijuesit e lëndës arkivore publike dhe regjistrore janë të obliguar që të ndërmarin masa të veçanta për mbrojtjen e lëndës arkivore gjatë kohës së rrethanave të jashtëzakonshme.
2.    7.5. Ekzistimin e rrethanave të jashtëzakonshme, sipas aktit kushtetues, e konstaton dhe eproklamon organi kompetent, ndërsa masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e lëndës arkivore, sipas propozimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, i përcakton Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit.

1.    7.5.1. Përjashtimisht nga par. 7.5. në raste shumë të ngutshme, masa të përkohshme përcakton edhe Drejtoria e Arkivave të Kosovës. Pas kalimit të rrethanave që e kanë diktuar aplikimin e par. 7.4. të këtij neni, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, bën vlerësimin e masave të përkohshme te zbatuara.
2.    7.6. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike dhe regjistrore duhet ta ruajë, ta mbrojë dhe mirëmbajë lëndën arkivore sipas kërkesave ligjore dhe standardeve arkivore.

Neni 8.
 
 

1.    8.1. Kur krijuesi apo poseduesi i lëndës arkivore nuk e mirëmban lëndën arkivore në pajtim me nenin 7 të këtij Ligji, apo ekziston frika se atë mund ta dëmtojë, përkatësisht ta asgjësojë, arkivi kompetent zyrtarisht ndërmerr masa ligjore në të mirë të ruajtjes, mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së përshtatshme të saj.
2.    8.2. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës arkivore, autoriteti kompetent i arkivës mund t’i urdhërojë për të ndërmarrë masa të nevojshme dhe, në rastet kur ai dështon apo nuk i përfillë ato, masat e tilla t’i ndërmerrë vetë, por në shpenzime të krijuesit, përkatësisht të poseduesit të lëndës.

PËRZGJEDHJA
 
Neni 9.

 


1.    9.1. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës publike regjistrore rregullisht, pas kalimit të afatit të caktuar të llojit të lëndës, duhet të përzgjedhin nga ajo lëndën arkivore, sipas listës me afate të ruajtjes, në bazë të komisionit dhe me lejen e arkivit kompetent.
2.    9.2. Procedura e përzgjedhjes të lëndës arkivore, si dhe dispozitat për masat, mënyrën e vlerësimit, të përpilimit të regjistrit me afate të ruajtjes, zbatimin e rregullt të përzgjedhjes, përcaktohen me rregullore të cilën e miraton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me propozimin e Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.
3.    9.3. Krijuesit dhe poseduesit janë të obliguar, që pas përzgjedhjes të asgjësojnë materialin e pavlefshëm regjistror të cilit i ka kaluar afati i ruajtjes. Gjatë asgjësimit duhet të merren masat përkatëse të mbrojtjes së sekretit të shënimeve, të cilat do të mund të cënonin interesat publike ose të qytetarëve.
4.    9.4. Materiali regjistror i mikrofilmuar, i digjitalizuar ose në ndonjë formë tjetër i reprodukuar, nuk mund të asgjësohet përderisa nga ai nuk përzgjedhet lënda arkivore.

PRANIMI DHE DORËZIMI I LËNDËS ARKIVORE
 
Neni 10.


1.    10.1. Lënda arkivore publike i dorëzohet arkivit në afatin dhe mënyrën e përcaktuar me këtë Ligj dhe dispozitat e tjera.
2.    10.2. Lënda arkivore, ajo burimore, e rregulluar dhe e regjisturar në mënyrë dhe afat të përcaktuar ndërmjet personave përgjegjës të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore, i dorëzohet arkivit në tërësi.
3.    10.3. Poseduesit e lëndës arkivore janë të obliguar që lëndën arkivore më të vjetër se 30 vjet nga viti i krijimit t’ia dorëzojnë arkivit kompetent.

1.    10.3.1. Në raste të jashtëzakonshme, kur rrezikohet lënda arkivore te poseduesi ose nuk ka kushte për ruajtje, afati për dorëzim mund të shkurtohet.
2.    10.4. Pranim-dorëzimi i lëndës arkivore në mes të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore bëhet në bazë të akteve nënligjore për pranim-dorëzimin e lëndës arkivore të cilat i miraton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sipas propozimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.
3.    10.5. Poseduesi i lëndës arkivore i bartë të gjitha shpenzimet rreth pranim-dorëzimit të lëndës arkivore nga vendi i dorëzimit deri të vendi i pranimit.
4.    10.6. Lënda arkivore dorëzohet e regjistruar dhe e evidencuar në pajtim me rregullat. Nëse lënda arkivore nuk është e rregulluar sipas metodologjisë së punës të përcaktuar nga arkivi, atëherë autoriteti e përcakton afatin në të cilin poseduesi obligohet ta rregullojë, por nëse poseduesi në atë afat nuk e rregullon lëndën arkivore, arkivi mund ta rregullojë vetë në shpenzime të poseduesit.

10.6.1. Shpenzimet nga pika e mëparshme llogariten sipas tarifës, të cilën e përcakton arkivi i cili e ka rregulluar lëndën arkivore, me pëlqim të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.

Neni 11.


1.    11.1. Në raste të ndryshimeve administrative territoriale, të riorganizimeve të veprimtarisë së organeve publike, njoftohet Drejtoria e Arkivave të Kosovës dhe arkivat kompetente.
2.    11.2. Organet joqeveritare dhe personat fizikë e juridik, privat, kur pushojnë veprimtarinë e tyre, kur nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë trashëgimtarë të njohur me ligj, dokumentet e tyre me interes historik, shkencor a kombëtar i dorëzohen arkivit kompetent.

Neni 12.


1.    12.1. Lënda arkivore e krijuar me punën e personave dhe familjeve mund t’i dorëzohet arkivit nëpërmjet faljes, blerjes ose depozitimit të saj. Gjatë pranim-dorëzimit përcaktohet mënyra dhe kushtet e ruajtjes dhe të shfrytëzimit të lëndës arkivore.
2.    12.2. Dokumentet e organeve joqeveritare, të personave fizikë dhe juridikë, privatë dhe ato të funksionarëve të lartë publik, të personaliteteve politike, kulturore, shkencore, të krijuara jashtë veprimtarisë publike të tyre, të shpallura me interes historik kombëtar, dorëzohen në arkivin kompetent, sipas vullnetit të tyre ose të trashëgimtarëve, në marrëveshje me ta.

Neni 13.


Nëse një film, qoftë dokumentar ose i luajtur, që ka rëndësi historike, kulturore ose shkencore, drejtori i Arkivit të Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndërmarrin hapa që një kopje nga skenari, dialoglista, posterët, fotografitë të blehet dhe të ruhet në Arkivin e Kosovës.
SHFRYTËZIMI I LËNDËS ARKIVORE PUBLIKE

Neni 14.


1.    14.1. Lënda arkivore mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, informative, për punë profesionale dhe nevoja qytetare.
2.    14.2. Lëndën arkivore, në kushte dhe procedurë të caktuar, pa dallime në çfarëdo baze, mund ta përdorin qytetarët e Kosovës.
3.    14.3. Hulumtimi dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore, komunikimi i dokumenteve publike dhe i mjeteve të kërkimit, bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe, si e tillë, në parim nuk mund të kufizohet.
4.    14.4. Kur vlerësohet se është në interes të përgjithshëm publik, shkencor, kulturor apo arsimor, në bazë ligjore dhe në procedurë të caktuar me aktin nënligjor, mund të caktohen përjashtime nga par.

1.    14.3. i këtij neni.
2.    14.5. Kur një akt, shkresë, lëndë apo vepër, trajtohet lëndë arkivore, në procedurë të caktuar, vehet në përdorim publik.

Neni 15.


1.    15.1. Dokumentin publik nga neni 16 i ligjit, në kohë, procedurë dhe në kushte të caktuara, mund ta kërkojë dhe ta ketë në përdorim, përkatësisht shfrytëzim normal, secili person fizik dhe juridik pa kurrfarë kushtesh dalluese.
2.    15.2. Arkivi kompetent, në pajtim me nenin 16.2.3. të Ligjit, mund të refuzojë kërkesën nga neni 17 par.5 të këtij Ligji. Kërkesa mund të refuzohet gojarisht, por me insistimin e kërkuesit edhe në formë të shkruar, me aktvendim. Kundër aktvendimit kërkuesi mund t’i ushtrojë ankesë arkivit kompetent brenda pesëmbëdhjetë ditësh, të cilën, në procedurë e zgjidhë Drejtoria e Arkivave të Kosovës.

Neni 16.
 

1.    16.1. Lënda arkivore (dokumentet nga fondet dhe koleksionet arkivore) në parim, jepet në përdorim me procedurë të shkurtër, të thjeshtë dhe të shpejtë.
2.    16.2. Dokumentet nga fondet dhe koleksionet arkivore, sipas rregullit, jepen në shfrytëzim 30 vjet pas vitit të krijimit të tyre.

1.    16.2.1. Disa kategori dokumentesh, që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e interesave të veçanta të shtetit, të personaliteteve, individëve etj., dosjet hetimore e gjyqësore dhe dokumentet që përmbajnë të dhëna për identitetin e individit, jepen për shfrytëzim 75 vjet pas vitit të krijimit të tyre.
2.    16.2.2. Dokumentet e kategorive të përcaktuara nga par. 2 dhe 2.1., jepen për shfrytëzim para afateve të përcaktuara me këtë Ligj në raste të veçanta dhe vetëm me lejen e titullarit të tyre, kurse ato që ruhen në arkiva, vetëm me lejen e Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.
3.    16.2.3. Lënda arkivore e institucioneve drejtuese, të informimit dhe hetimit, si rregull është e mbyllur. Kjo lëndë mund të hapet vetëm për personat e nivelit të lartë (që do të ushtrojnë funksione publike).
4.    16.3. Lënda arkivore që përmban të dhëna me rëndësi të veçantë për personalitetin e individit, personin juridik apo shtetin, dosjet hetimore dhe informatat sekrete të shkallëve dhe të karaktereve të ndryshme, mund të jepen në përdorim në kushte dhe procedurë të veçantë, të përcaktuar me Ligj.
5.    16.4. Ndalimi i shfrytëzimit të lëndës arkivore bëhet me aktvendim te Drejtorisë.

Neni 17.


1.    17.1. Shfrytëzimi i lëndës arkivore, në parim është i papagesë.
2.    17.2. Përjashtimisht nga par.1 i këtij neni, arkivi bën inkasimin e shërbimit të vet sipas kërkesës së shfrytëzuesit të lëndës.
3.    17.3. Shuma për shërbimin arkivor caktohet me aktin përkatës për tarifat e shërbimeve arkivore, të cilën e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës.
4.    17.4. Institucionet e jashtme si dhe qytetarët e huaj mund të shfrytëzojnë lëndën arkivore sipas konventave, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në bazë të reciprocitetit faktik. Qytetarët e huaj mund ta shfrytëzojnë lëndën arkivore në bazë të lejës së Drejtorisë për Arkivat e Kosovës.
5.    17.5. Autoriteti arkivor me aktvendim ndalon shfrytëzimin e lëndës arkivore në mënyrën, procedurën dhe periudhën në të cilën cënohet:

-siguria, mbrojtja dhe marrëdhëniet me jashtë;
-sigurimi publik;
-parandalimi, kërkimi dhe ndjekja e veprimtarisë kriminale;
-jeta private dhe interesat private të ligjshme;
-interesat tregtare, ekonomike, publike ose private;
-barazia e palëve në një instancë juridiksionale;
-natyra dhe ambienti jetësor;
-misioni mbikëqyrës, inspektimi ose kontrolli nga administrata;
-politika financiare, monetare ose tatimore;
-mirëbesimi i vendimmarrjeve në gjirin ose ndërmjet autoriteteve publike me qëllim të përgatitjes së brendshme të një dosjeje nga një autoritet;
-çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose lendë që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njerëzore të personave, në veçanti të drejtën e nderit dhe intimitetin siç është theksuar në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe në Protokolin e saj, mund të mos zbulohet ose bëhet e ditur nga asnjë mënyrë.
17.6. Personeli i arkivit lëshon certifikata për faktet që përfshinë lënda arkivore në bazë të Ligjit për procedurën administrative. Certifikata e dhënë ka vlerën e dokumentit përkates zyrtar.

RRJETI DHE SHËRBIMI ARKIVOR

Neni 18.


1.    18.1. Me qëllim të krijimit, të ruajtjes, të mbrojtjes dhe të shfrytëzimit të përshtatshëm të lëndës arkivore dhe të përparimit të veprimtarisë arkivore, krijohet rrjeti arkivor i Kosovës.
2.    18.2. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet nëpërmjet ndërlidhjes funksionale të të gjitha institucioneve arkivore të Kosovës.
3.    18.3. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet, organizohet dhe funksionon sipas aktit nënligjor për rrjetin arkivor të Kosovës, të cilin e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës.

Neni 19.
 
 

1.    19.1. Shërbimi arkivor i Kosovës ushtrohet nëpërmjet institucioneve arkivore të saj.
2.    19.2. Shërbimi arkivor i Kosovës është tërësi funksionale e veprimeve, shërbimeve dhe aktiviteteve të institucioneve arkivore të Kosovës.

3.    19.3. Shërbimi arkivor i Kosovës ushtrohet në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet përkatëse të miratuara në funksion të zbatimit të tij.

INSTITUCIONET ARKIVORE
 
Neni 20.


1.    20.1. Shërbimin arkivor në Kosovë e ushtrojnë institucionet arkivore.
2.    20.2. Institucionet arkivore të Kosovës janë:

1.    20.2.1. Arkivi i Kosovës;

2.    20.2.2. Arkivat ndërkomunale;
3.    20.2.3. Arkivat komunale;
4.    20.2.4. Arkivat speciale, dhe

5.    20.2.5. Arkivat private.

Neni 21.


21.1. Arkivin e Kosovës e themelon Kuvendi i Kosovës

21.2. Arkivi ndërkomunal, themelohet sipas marrëveshjes se dy apo me shumë komunave. Ministri për Kulturë do të miratojë marrëveshjen nga alinea 2 e këtij neni duke marrë paraprakisht mendimin profesional të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.

1.    21.3. Arkivi komunal, në bazë të këtij ligji, sipas propozimit të ekzekutivit dhe mendimit të drejtorit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, themelohet me vendim të Asamblesë komunale përkatëse.

2.    21.4. Të gjitha asambletë komunale në Kosovë janë të obliguara që me qëllim të mbrojtjes së lëndës arkivore të themelojnë arkiva.


21.5. Arkivi special, në bazë të Ligjit, sipas mendimit të drejtorit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, themelohet me vendim të personit fizik apo juridik të caktuar. Arkivi special themelohet dhe organizohet në dobi të ushtrimit të funksionit të themeluesit.
21.6. Arkivi privat, në bazë të këtij ligji, themelohet nga personi fizik apo juridik privat.
ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE ARKIVORE

Neni 22.


1.    22.1. Organ i institucionit arkivor publik është drejtori.
2.    22.2. Drejtori i arkivit zgjedhet dhe shkarkohet në pajtim me dispozitat ligjore për Shërbimin Civil.

Neni 23.
 

23.1. Drejtori i Arkivit të Kosovës:
1.    23.1.1. Duhet të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e arkivistikës ose nga shkencat tjera shoqërore, aftësi menaxhimi dhe se paku pesë vjet përvoje pune profesionale nga këto fusha.
2.    23.1.2. Është përfaqësues ligjor i arkivit.
3.    23.1.3. Organizon dhe e drejton punën, veprimtarinë dhe funksionimin e arkivit.
4.    23.1.4. Është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin ligjor të arkivit.
5.    23.1.5. Është përgjegjës për realizimin e funksioneve të arkivit ndaj shfrytëzuesit të saj si dhe për realizimin e të drejtave ligjore të punëtorit profesional, teknik e ndihmës në arkiv. Propozon strukturën e shërbimit profesional, teknik dhe ndihmës të arkivit, të cilin me procedurë të caktuar e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës.
6.    23.1.6. Kryen punë dhe detyra të tjera pune të përcaktuara me ketë ligj dhe me akte tjera përkatëse.

Neni 24.


1.    24.1. Drejtori i Arkivit të Kosovës njëherit është edhe drejtor i Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. Ai zgjedhet me procedurë të konkursit publik të shpallur nga Ministria e Kulturës. Me të njëjtën procedurë, në kushtet e caktuara me Ligj dhe me statutin e arkivit, mund të shkarkohet edhe para skadimit të periudhës për të cilën është zgjedhur.
2.    24.2. Drejtori i arkivit ndërkomunal, në procedurë të konkursit publik, sipas propozimit të përbashkët të ekzekutivave kompetente të komunave përkatëse, zgjedhet me vendim të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës dhe me të njëjtën procedurë, sipas kushteve dhe procedurës së caktuar me Ligj dhe me statutin e arkivit ndërkomunal, mund të shkarkohet edhe para periudhës për të cilën është zgjedhur.
1.    24.3. Drejtori i arkivit komunal, në procedurë të konkursit publik, sipas propozimit të
ekzekutivit kompetent dhe mendimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, zgjedhet me
vendim të asamblesë komunale përkatëse, si dhe, në kushte dhe procedurë të caktuar me
Ligjin përkatës dhe me statutin e arkivit, mund të shkarkohet edhe para skadimit të periudhës
për të cilën është zgjedhur.

2.    24.4. Drejtorin, përkatësisht drejtuesin e arkivave speciale, në pajtim me aktin përkatës për organizimin e brendshëm, e emëron dhe e shkarkon themeluesi i saj.

Neni 25.


1.    25.1. Në Arkivin e Kosovës formohet këshilli drejtues prej shtatë anëtarëve.

2.    25.2. Këshilli drejtues nga par. 1 i këtij neni, përbëhet nga:


1.    25.2.1. një përfaqësues profesional i Arkivit të Kosovës;
2.    25.2.2. një përfaqësues nga Arkivat ndërkomunale;
3.    25.2.3. një përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

4.    25.2.4. një përfaqësues nga Instituti i Historisë;

5.    25.2.5. një përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve;
6.    25.2.6. një përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, dhe
7.    25.2.7. Drejtori i arkivit, përkatësisht i drejtorisë.

Neni 26.


26.1.    Këshillidrejtues :

1.    26.1.1. Përcakton politikën zhvillimore të arkivave.

2.    26.1.2. Përcakton planin dhe programin zhvillimor, financiar dhe të punës së arkivave.

3.    26.1.3. Shqyrton, analizon, përcakton problematikën e stafit profesional, teknik e ndihmës, të financimit, investimit, veprimtarisë, shërbimit, rrjetit, lëndës arkivore dhe propozon masa dhe metoda për zgjedhjen dhe realizimin e tyre.

4.    26.1.4. Jep udhëzime dhe rekomandime të përgjithshme dhe konkrete për organizimin dhe funksionimin e shërbimit arkivor, përkatësisht arkivave.

5.    26.1.5. Në procedurë të emërimit dhe shkarkimit të drejtorit, jep mendim dhe arsyetim të mendimit.

6.    26.1.6. Kryen punë dhe veprimtari të tjera të përcaktuara me aktin përkates të miratuar nga Drejtoria e Arkivave të Kosovës, që është në kuadër të Arkivit të Kosovës.

7.    26.2. Këshilli drejtues, organizohet dhe funksionon sipas rregullores për këshillin  
drejtues, e cila duhet të miratohet me shumicën e votave të anëtarëve.

Neni 27.


 27.1. Në bazë të këtij ligji, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, sipas propozimit të drejtorit të Arkivit të Kosovës, themelon Drejtorinë e Arkivave të Kosovës.
1.    27.2. Drejtoria e Arkivave të Kosovës është në përbërje të Arkivit të Kosovës, dhe drejton, mbikëqyrë arkivat e Kosovës si dhe organizon dhe kontrollon veprimtarinë arkivore në Shërbimin Arkivor të Kosovës.
2.    27.3. Me vendim nga par. 1. i këtij neni, përcaktohet pozita dhe detyrat e drejtorisë, numri i punëtorëve profesional e teknikë dhe funksionet e përgjithshme të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.

Neni 28.


Drejtoria e Arkivave të Kosovës është organ mbikëqyrës me autorizime për dhënie të udhëzimeve profesionale institucioneve arkivore të Kosovës të detyrueshme në pajtim me ligjin dhe është e autorizuar për të ndërmarrë masa për realizimin e tyre; institucioneve arkivore u kërkon të dhëna, ndërmarrje punësh, masash dhe aktivitete si dhe, ndërmerr masa sipas ligjit dhe aktit nga par. 1 i nenit 27 të Ligjit. Kryen edhe punë, veprimtari dhe ushtron funksione të tjera të përcaktuara me ligj dhe me akte tjera përkatëse.

Neni 29.


29.1. Arkivi i Kosovës
1.    29.1.1. Ruan, mbron dhe administron lëndën arkivore të organeve dhe të organizatave publike, të personave fizik e juridik, të familjeve dhe subjekteve të tjerë, veprimtaria e të cilëve shtrihet apo është shtrirë në territorin e Kosovës apo në një pjesë të saj, që i referohet dokumentit të trashëguar nga e kaluara e Kosovës, të institucioneve qendrore dhe subjekteve private të kaluara në pronësi publike.
2.    29.1.2. Mban evidencë të saktë dhe të plotë për lëndën arkivore me rëndësi publike kudo që ndodhet.
3.    29.1.3. Mban evidencë për inventarin dhe për mjetet informative, shkencore, kulturore e trashëgimore, i referohet lëndës arkivore kudo që është.
4.    29.1.4. Në mënyrë profesionale mban, ruan, konservon, rregullon dhe përpunon lëndën arkivore dhe në atë drejtim përcakton kritere të nevojshme për Drejtorinë e Arkivave të Kosovës.
5.    29.1.5. Siguron kushte për shfrytëzimin e lëndës arkivore.
6.    29.1.6. Bën hulumtime dhe kryen punë profesionale për kompletimin e fondeve arkivore dhe të lëndës arkivore.
7.    29.1.7. Ushtron punë profesionale, shkencore nga arkivistika nëpërmjet studimeve, programeve dhe projekteve për zhvillimin dhe përparimin e shërbimit arkivor.
8.    29.1.8. Publikon studime dhe katalogje të koleksioneve në funksion të veprimtarisë informative, kulturore, arsimore dhe shkencore.
9.    29.1.9. Organizon ligjërata, ekspozita dhe forma të tjera të veprimtarive arkivore, shkencore dhe kulturore.

1.    29.1.10. Organizon trajnime, kurse, ligjërata dhe forma të tjera profesionale të aftësimit dhe perfeksionimit profesional të kuadrit arkivor në Kosovë si dhe kryen punë dhe aktivitete të tjera të përcaktuara me Ligj dhe me aktet e përgjithshme juridike, që u referohen arkivave dhe veprimtarisë arkivore.
2.    29.1.11. Arkivi i Kosovës, sipas ligjit mund të ushtrojë punë dhe veprimtari të tjera arkivore.

29. 2. Selia e Arkivit të Kosovës është në Prishtinë.

Neni 30.


30.1. Arkivi ndërkomunal
1.    30.1.1. Kryen veprimtari arkivore me interes për komunat të cilat i mbulon me shërbimet e veta.
2.    30.1.2. Ruan, mbron, klasifikon dhe kategorizon lëndën arkivore që i referohet komunave përkatëse.
3.    30.1.3. Përpunon, përdorë dhe e vë në shërbim lëndën arkivore në nivelin e rajonit që e mbulon si dhe
4.    30.1.4. Ushtron veprimtari arkivore sipas normave dhe standardeve arkivore.
5.    30.2. Arkivi ndërkomunal përcakton mënyrën e funksionimit dhe të ushtrimit të shërbimit arkivor ndërkomunal.

30. 3. Arkivi ndërkomunal e ushtron veprimtarinë e vet në territorin e komunave që e themelojnë.

 
Neni 31.
 

31.1. Arkivi komunal
31.1.1. Kryen veprimtari arkivore për nevojat e komunës përkatëse.
31.1.2. Veprimtarinë dhe shërbimin arkivor të sigurimit, mbledhjes, klasifikimit, ruajtjes, mbrojtjes, përzgjedhjes dhe të përdorimit të lëndës arkivore e bën sipas vendimit për themelimin e tij, udhëzimeve profesionale detyrimore të autoritetit arkivor përkatës si dhe të standardeve arkivore në përgjithësi.
31.2. Me vendimin mbi themelimin përcaktohet organizimi i brendshëm dhe funksionimi i arkivit komunal.

Neni 32.


1.    32.1. Arkivi special kryen punët dhe veprimtarit sipas aktit për themelim si dhe aktit për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e tij.
2.    32.2. Arkivi special, përkitazi me kërkesat ligjore që u referohen interesave të përgjithshme, trashëgimisë kulturore, arsimore, historike e shkencore, lëndës arkivore me rëndësi të veçantë, i përgjigjet Drejtorisë së Arkivave të Kosovës dhe në raste të përcaktuara me aktin e përgjithshëm juridik.
3.    32.3. Organi nga par. 2 i këtij neni, në çështjet e përcaktuara me atë dispozitë, është I autorizuar që në punën dhe veprimtarinë e arkivit special të ushtrojë pushtet arkivor mbikëqyrës.

Neni 33.


1.    33.1. Arkivi privat është njësi arkivore që themelohet nga personi fizik ose personi juridik ­privat.
2.    33.2. Arkivi privat, në rastet nga neni 36 të Ligjit, i nënshtrohet mbikëqyrjes nga autoriteti arkivor respektiv nga neni 44 i ketij ligji.
3.    33.3. Arkivat nga par.1 dhe 2 të këtij neni janë të detyruar që ta informojnë me kohë dhe në mënyrë të rregullt Drejtorinë e Arkivave të Kosovës për materialin dhe lëndën arkivore me rëndësi të veçantë dhe me interes të përgjithshëm që e posedojnë si dhe t’i përfillin kërkesat e saj me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe përdorimit të ligjshëm.

Neni 34.


Autoritetet arkivore, si institucione që ushtrojnë veprimtari arkivore, janë të detyrueshme të informojnë publikun për të drejtën e tij për shfrytëzimin e lëndës arkivore si dhe për kushtet dhe mënyrat e përdorimit të saj; të aplikojnë metoda dhe procedura bashkëkohore për krijimin, ruajtjen, mbrojtjen, seleksionimin dhe shfrytëzimin e përshtatshëm të lëndës arkivore; që të bashkërendojnë dhe të bashkëpunojnë ndërmjet institucioneve arkivore dhe organeve, organizatave dhe institucioneve publike, subjekteve privat që krijojnë, posedojnë dhe përdorin lëndën arkivore; të ndërmarrin masa dhe veprime të nevojshme për të përparuar shërbimin arkivor dhe për të ushtruar me efikasitet veprimtarinë arkivore; të krijojnë kuadër arkivor profesional dhe atë ta shpiejnë përpara në përshtatje me nevojat bashkëkohore të arkivave në vend dhe jashtë vendit; kuadrit profesional, teknik dhe ndihmës t’u sigurojnë realizimin e të drejtave nga puna dhe nga marrëdhënia e punës si dhe punën, e veprimtarinë e vet ta bëjnë në mënyrë transparente.

Neni 35.


1.    35.1. Organet, organizatat, institucionet, entitetet publike e private, sipas ligjit dhe standardeve të punës të administratës publike, duhet të organizojnë shërbimin e shkrimores dhe të arkivit të saj.
2.    35.2. Shkrimorja nga par. 1 i këtij neni është shërbim profesional-teknik për evidencimin dhe përpunimin e dokumenteve qeveritare, publike, zyrtare si dhe për klasifikimin dhe ruajtjen e
tyre. Në këto çështje, autoriteti arkivor është i autorizuar të ushtrojë mbikëqyrje profesionale dhe të ndërmarrë masa të caktuara me qëllim të organizimit dhe të funksionimit të drejtë dhe efikas të tyre.

Neni 36.


1.    36.1. Drejtoria e Arkivave të Kosovës, me akt përkatës përcakton: kushtet themelore të nevojshme për kuadrin profesional, teknik dhe ndihmës të arkivave; lokalet e nevojshme për
ushtrimin e veprimtarisë dhe të shërbimit arkivor; kushtet e nevojshme për vendosjen,
mbrojtjen, ruajtjen e lëndës arkivore; kushtet e nevojshme për vendosjen, ruajtjen dhe
shfrytëzimin e përshtatshëm të lëndës arkivore; mjetet materiale dhe financiare të nevojshme
për punën dhe funksionimin e arkivave si dhe përcakton kërkesa normativa dhe standardet
arkivore të detyrueshme për aktivitetin, veprimtarinë dhe punën e arkivave të Kosovës.

2.    36.2. Leja për punën e arkivit jepet kur përmbushen kushtet dhe kërkesat e përcaktuara me ligj.
Ekzistojnë kushtet dhe kërkesat ligjore të përcaktuara me Rregulloren nga par.1 i këtij neni.

Neni 37.


1.    37.1. Arkivi publik, në bazë të këtij ligji, ka statutin e vet. Në pajtim me statutin, arkivi miraton akte juridike përkatëse me të cilat bën rregullimin e organizimit, funksionimit, aktivitetit, veprimtarisë dhe punës së vet.

2.    37.2. Statutin e arkivit e propozon arkivi përkatës dhe e miraton themeluesi i tij.

KUADRI PROFESIONAL ARKIVOR
 
Neni 38.


1.    38.1. Punët arkivore profesionale i kryejnë punëtorët e arkivit me tituj profesionalë: ndihmës arkivist, restaurator, ndihmës arkivist i kl.I, ndihmës arkivist i lartë, arkivist, konservator, arkivist i lartë, këshilltar arkivor (në vijim: punëtorët arkivorë).
2.    38.2. Me akt përkatës për kuadrin profesional të arkivave të Kosovës, që e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës, përcaktohen kushtet e fitimit të titujve arkivorë, punët dhe detyrat arkivore të cilat duhet t’i kryejnë punëtorët arkivorë profesionalë si dhe çështjet e tjera përkitazi me kuadrin arkivor profesional, teknik dhe ndihmës.
3.    38.3. Punëtorët arkivorë profesionalë, në punë dhe detyra pune përcaktohen sipas kualifikimeve profesionale, përvojës profesionale dhe titujve profesionalë.
4.    38.4. Punëtorët arkivorë që kryejnë punë arkivore për të cilat nuk disponojnë kualifikimet nga par.1 i këtij neni, për t’i ushtruar ato punë duhet që brenda afatit njëvjeçar nga fillimi i zbatimit të Ligjit t’i fitojnë kualifikimet përkatëse.

Neni 39.


1.    39.1. Punëtori arkivor, punët arkivore duhet t’i kryejë sipas kërkesave ligjore dhe profesionale dhe jashtë ndikimeve të politikave aktuale.
2.    39.2. Punëtori arkivor është i detyruar që sekretet zyrtare, përkitazi me shërbimin dhe veprimtarinë arkivore t’i ruajë gjatë procesit të punës si dhe pas ndërprerjes së punës në arkiv.

LËNDA ARKIVORE PRIVATE DHE ARKIVAT PRIVATE
 
Neni 40.


1.    40.1. Lënda arkivore private është lëndë e arkivit në pronësi private të personave fizikë apo juridikë.
2.    40.2. Arkivi privat themelohet, organizohet dhe funksionon në pajtim të nenit 33 të Ligjit. Në çështjet nga neni 33 i Ligjit, arkivi privat i nënshtrohet regjimit publik si kundër arkivat publike.
3.    40.3. Klasifikimi i lëndës arkivore private, në çështjet nga paragrafi 2 i këtij neni, nuk e ndryshon raportin pronësor të saj. Pronari i arkivit privat të klasifikuar, është i detyruar që menjëherë ta informoi Drejtorinë e Arkivave të Kosovës brenda shtatë ditësh (por jo edhe më vonë nga ky afat) për çfarëdo ndryshimi pronësor që i referohet arkivit.
4.    40.4. Lënda arkivore me rëndësi historike, trashëgimore, kulturore dhe kombëtare në pronësi private, administrohet njësoj si ato në pronësi publike.

Neni 41.


1.    41.1. Materiali dhe lënda arkivore e personave juridik në pronësi shoqërore, që transformohen në pronësi private, mbetet në pronësi, administrim dhe përdorim publik.
2.    41.2. Materialin dhe lëndën arkivore nga par.1 i këtij neni, sipas vendimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, e merr në disponim arkivi përkatës.
3.    41.3. Kur fillon procedura e transformimit pronësor, personi juridik shoqëror që disponon material apo lëndë arkivore, është i detyruar që menjëherë, por jo më vonë se brenda 7 ditësh, ta informojë Drejtorinë e Arkivave të Kosovës.

Neni 42.


1.    42.1. Personi fizik apo juridik, që në çfarëdo baze posedon lëndën arkivore private me rëndësi të veçantë nga neni 33 i Ligjit, është i detyruar që me kohë dhe në mënyrë të rregullt ta informojë autoritetin kompetent të arkivit, ta mbrojë, ruajë dhe përdorë lëndën në mënyrë të rregullt, ta bëjë regjistrimin e plotë dhe të saktë dhe sipas nevojës ta bëjë incizimin si dhe të ndërmarrë masa të nevojshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të saj.
2.    42.2. Personi fizik dhe juridik, që posedon lëndën arkivore nga par.1 i këtij neni, është i detyruar që ta lejojë autoritetin kompetent të arkivit pa kurrfarë pengese të ketë qasje në mënyrën e mbajtjes, mbrojtjes, ruajtjes dhe të shfrytëzimit të saj.
3.    42.3. Kur poseduesi i lëndës me rëndësi të veçantë arkivore, nuk i përfill kërkesat nga neni 33 dhe par.1 i këtij neni, autoriteti kompetent i arkivës është i autorizuar të ndërmarrë masa të nevojshme për mbajtjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin e përshtatshëm të saj.
4.    42.4. Organi nga par. 3 i këtij neni, pos masave të tjera që i vlerëson të përshtatshme, mund t’ia marrë atë lëndë arkivore pronarit të lëndës arkivore. Personeli kompetent i arkivës e merr lëndën arkivore përkohësisht apo përgjithmonë. Çështja pronësore e lëndës arkivore rregullohet në pajtim me aktin përkatës nga neni 10.4. i këtij ligji.

Neni 43.
 

1.    43.1. Poseduesi i lëndës arkivore private, sipas vullnetit, lëndën e vet arkivore e disponon lirshëm.
2.    43.2. Në kushte të njëjta, arkivi publik mban të drejtën e përparësisë për blerjen e lëndës arkivore nga par.1 i këtij neni. Në rastin e disponimit të lëndës arkivore nga neni 12 i Ligjit, arkivi publik kompetent është i vetmi subjekt që mund të blejë, përkatësisht të marrë në posedim atë lëndë arkivore.

MBIKËQYRJA INSPEKTUESE
 
Neni 44.


1.    44.1. Mbikëqyrjen inspektuese të shërbimit arkivor, veprimtarisë arkivore dhe të punës si dhe të funksionimit arkivor sipas Ligjit, e bën Drejtoria e Arkivave të Kosovës.
2.    44.2. Gjatë ushtrimit të funksionit mbikqyrës inspektiv, organi nga par.1 i këtij neni është i autorizuar të ndërmarrë masa administrative përkatese në përputhje me ligjin.

1.    44.2.1. Organi nga par.2 i këtij neni, gjatë ushtrimit të funksionit mbikëqyrës inspektiv, përveç masës administrative, mund të japë urdhër apo udhëzim administrativ të detyrueshëm.
2.    44.3. Arkivi është i detyruar t’i përfillë masat, urdhrin, si dhe udhëzimin profesional të organit nga par.1 i nenit 44 të Ligjit.
3.    44.4. Mbikëqyrja inspektive përcaktohet dhe zbatohet sipas Ligjit dhe rregullores së përpiluar nga Drejtoria e Arkivave të Kosovës.

FINANCIMI I ARKIVAVE
 
Neni 45.


1.    45.1. Drejtoria e Arkivave, Arkivi i Kosovës, arkivat ndërkomunale si arkiva publike, financohen nga Buxheti i Kosovës.
2.    45.2. Arkivat komunale financohen nga buxheti i komunës.
3.    45.3. Arkivi publik siguron mjete financiare e materiale plotësuese edhe nga donacioni, trashëgimia, përshpirtësia, si dhe burime të tjera sipas ligjit.
4.    45.4. Arkivi special financohet nga themeluesi.
5.    45.5. Arkivi privat financohet nga pronari.
6.    45.6. Arkivi privat-publik financohet nga pronari, por me marrëveshje mund të financohet nga pronari dhe nga mjetet materiale dhe financiare publike apo të subjekteve të tjera.

DISPOZITAT NDËSHKUESE
 
Neni 46.


1.    46.1. Çdo person fizik dhe juridik në çështjet arkivore, është i detyruar t’i përfillë dispozitat ligjore.
2.    46.2. Personi fizik dhe juridik, në çështjet kundërvajtëse arkivore, ndëshkohet me gjobë.

Neni 47.


1.    47.1. Asgjësimi apo keqpërdorimi i lëndës arkivore nga neni 5, par. 3, si dhe krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore që nuk e paraqet për evidencim lëndën arkivore sipas nenit 7 par.2 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 500-2500 €.
2.    47.2. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike që lëndën arkivore publike nuk e mbron, ruan dhe përdorë në mënyrën e përcaktuar me nenin 7 par.3 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 500-2500 €.
3.    47.3. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore që sipas nenit 7 par. 4 të Ligjit, nuk siguron kushte organizative dhe teknike për mbrojtjen dhe ruajtjen e lëndës arkivore, ndëshkohet prej 250-2000 €.
4.    47.4. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore që nuk e bën përzgjedhjen e lëndës arkivore në mënyrën e përcaktuar me nenin 9 par.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 300-1500 €.
5.    47.5. Krijuesi, poseduesi apo subjekti tjetër që e bën dorëzim- pranimin e lëndës arkivore në kundërshtim me nenin 10 par.4 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 500-2500 €.
6.    47.6. Kur organi apo organizata shtetërore apo publike riorganizohet në pikëpamje strukturore, funksionale apo administrative-territoriale dhe që krijon apo posedon lëndë arkivore, në mënyrën dhe afatin e përcaktuar me nenin 11 par.1 të Ligjit, nuk e informon Drejtorinë e Arkivave të Kosovës, përfaqësuesi ligjor i tij, përkatësisht i saj, gjobitet prej 250­1000 €.
7.    47.7. Kur organi apo organizata shtetërore apo publike është në procedurë të likuidimit, që krijon apo posedon material apo lëndë arkivore, nuk e informon organin nga neni 11 par. 2 të Ligjit, përfqësuesi ligjor i tij, përkatësisht i saj, gjobitet prej 250-1000 €.
8.    47.8. Krijuesi apo poseduesi i lëndës arkivore publike apo private të trajtuar me interes të veçantë, që atë lëndë në pajtim me nenin 12 të Ligjit nuk e dorëzon në arkivin kompetent, ndëshkohet me gjobë prej 1000-3500 €.
9.    47.9. Kur lënda arkivore kushtëzohet me kërkesa që shkaktojnë çfarëdo dallimi për shfrytëzuesin në kundërshtim me nenin 14 par.3 të Ligjit, përfaqësuesi ligjor i arkivit ndëshkohet me gjobë prej 250-1000 €, kurse arkivi prej 500-2000 €.

1.    47.10. Kur autoriteti arkivor e jep lëndën arkivore në shfrytëzim në kundërshtim me nenin 16 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-1000 €, ndërsa institucioni prej 500-2000 €.
2.    47.11. Kur autoriteti arkivor nuk e ndalon apo kufizon përdorimin e lëndës arkivore në mënyrën e përcaktuar me nenin 17 par. 2 al.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 500-2000 €, kurse arkivi prej 1000-4000 €.
3.    47.12. Kur sipas nenit 33 par. 3 të Ligjit, arkivi nuk e informon Drejtorinë e Arkivave të Kosovës për lëndën arkivore që e krijon, posedon dhe shfrytëzon, e që është me rëndësi të veçantë, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-500 €, kurse institucioni arkivor prej 500-1000 €.
4.    47.13. Punëtori arkivor që vepron në kundërshtim me parimin e profesionalizmit, në pajtim të nenit 39, par.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 1500-3500 €.
5.    47.14. Personi juridik që është në procedurë të bankrotimit, që krijon apo posedon material apo lëndë arkivore, që me kohë dhe në mënyrë të përcaktuar me nenin 44 par. 3 të Ligjit, nuk e informon autoritetin arkivor kompetent, ndëshkohet me gjobë: personi juridik prej 500-3000 €, kurse përfaqësuesi ligjor i tij prej 250-1500 €.
6.    47.15. Personi juridik që krijon apo posedon material apo lëndë arkivore e që organi arkivor kompetent nuk i lejon qasje në mënyrën e përcaktuar me nenin 44 par. 2 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-1500 €, kurse personi juridik prej 500-3000 €.
7.    47.16. Masat ndëshkuese nga ky nen, sipas fletëparaqitjes së arkivit përkatës, në pajtim me ligjin, në procedurë të caktuar i përcakton gjykata kompetente.

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT
 
Neni 48.


1.    48.1. Në afatin prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit, sipas këtij Ligji, bëhet organizimi institucional i arkivave publike, arkivave speciale dhe i arkivave private-publike të Kosovës.
2.    48.2. Nga dita e konstituimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, kjo Drejtori, brenda gjashtë muajve i miraton aktet përkatese juridike në përputhje me këtë ligj.
3.    48.3. Institucionet arkivore, në zbatim të akteve nga par. 2 i këtij neni, brenda gjashtë muajve, e bëjnë miratimin e statuteve dhe akteve të tjera përkatëse.
4.    48.4. Institucionet arkivore që ekzistojnë deri në ditën e miratimit të Ligjit, të cilat në përputhje me ligjin nuk janë përcaktuar, do të riorganizohen sipas par. 1 të këtij neni.

Neni 49.


49.1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushon së aplikuari Ligji për lëndë arkivore dhe shërbimin arkivor (Gaz. Zyrtare e KSA të Kosovës nr. 50/76).
49. 2. Ky Ligj hyn në fuqi nga dita e shpalljes.
23.06.2003
UNMIK/REG/2003/20


amandamentet


   
Ligji Nr. 02/L-80                      

PЁR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2003/7
PЁR LЁNDЁN ARKIVORE DHE ARKIVAT


Kuvendi i Kosovës,


Nё bazë tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 tё Kornizës Kushtetuese pёr Vetëqeverisje tё Përkohshme nё Kosovё (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 tё datës 15 maj 2001),

Duke pasur parasysh nevojën pёr plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për lёndёn Arkivore dhe Arkivat nr. 2003/7  i shpallur me  Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/20 tё datës 23.06.2003, lidhur me ndryshimin e pozitës sё mbikëqyrjes sё Arkivit tё Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nё kuadër tё Qeverisë sё Kosovës,

Miraton:

LIGJIN PЁR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2003/7
PЁR LЁNDЁN ARKIVORE DHE ARKIVAT

 

Neni 1


Nё  Ligjin pёr Lёndёn Arkivore dhe Arkivat nr. 2003/7 tё shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/20 tё datës 23.06.2003 neni 7.5 fjalët: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.


Neni 2


Nё nenin 7.5.1. fjalёt: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.

Neni 3


Nё nenin 9.2 fjalёt: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.

   

Neni 4


Nё nenin 10.4. fjalёt: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.

Neni 5


Nё nenin 13. fjalёt: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.
     

Neni 6


Nё nenin 21.2 fjalёt: “Ministri pёr Kulturë” zёvendёsohet me fjalën: “Kryeministri”.

Neni 7


Nё nenin 24.1 fjalёt: “Ministria e Kulturës” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.

Neni 8


Nё nenin 25.2.3 fjalёt: “një përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “një përfaqësues i Qeverisё sё Kosovës”.

Neni 9


Nё nenin 27.1 fjalёt: “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” zёvendёsohet me fjalët: “Qeveria e Kosovës - Zyra e Kryeministrit”.

Neni 10


Pas nenit 27.2 shtohet paragraf i ri 27.3 si vijon:

 “27.3. Drejtoria e Arkivit të Kosovës dhe Arkivi i Kosovës janë në varshmëri të Qeverisë së Kosovës - Zyrës sё Kryeministrit, ndërsa Arkivat ndërkomunale dhe komunale janë në varshmëri të Drejtorisë dhe Arkivit të Kosovës”.

Paragrafi ekzistues 27.3 i Ligjit bëhet paragrafi 27.4.

Neni 11


Ky Ligj hyn nё fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovёs dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm.


11.08.2006
UNMIK/REG/2006/40   
                                                                                              

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e enjte . 19 shkurt 2009 )
 
< Mbrapa