Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2004/48 PĖR ADMINISTRATĖN TATIMORE DHE PROCEDURAT
Maj 30 2007
LIGJI NR. 2004/48 PĖR ADMINISTRATĖN TATIMORE DHE PROCEDURAT
e mėrkurė . 30 maj 2007

Ligji Nr.2004/48

 

PËR ADMINISTRATËN TATIMORE  DHE  PROCEDURAT

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke marrë parasysh Rregulloren Nr.1999/1 të datës 25 korrik 1999 të Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), pas ndryshimeve, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë”,

 

Bazuar në autoritetin e dhënë Institucioneve të Përkohshme te Vetëqeverisjes me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2001/9 e 5 majit 2001, mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes’, në veçanti Kreun 5.1(a), 5.1(b), 9.1.1, 9.1.11 dhe 9.1.26(a) të saj,

 

Duke njohur që Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2000/20 e datës 12 prill 2000 mbi Administratën dhe Procedurat Tatimore” ka vendosur rregullat dhe procedurat për administrimin e tatimeve në Kosovë përpara hyrjes së Rregulloreve të UNMIK-ut Nr. 2001/11 e datës 31 maj 2001 mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar”, Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/35 e datës 22 dhjetor 2001 mbi Pensionet në Kosovë”, Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2002/3 e datës 20 shkurt 2002 mbi Tatimin në Fitim në Kosovë” dhe Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2002/4 e datës 20 shkurt 2002 mbi Tatimin në të Ardhura Personale në Kosovë’ ,   

 

Me qëllim të vendosjes së një grupi gjithëpërfshirës të rregullave dhe procedurave për administrimin e tatimeve dhe kontributeve të vëna nga legjislacioni në fuqi në Kosovë, të cilat janë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me standardet Europiane,

 

Miraton:

 

LIGJIN PËR ADMINISTRATËN TATIMORE  DHE PROCEDURAT

Përkufizimet

Neni 1

 

Vlerësim” nënkupton përcaktimin e detyrimit të tatimpaguesit për një tatim specifik dhe një periudhë specifike tatimore. 

 

Dorëzim” nënkupton dorëzimin e një dokumenti përkatës tatimpaguesit duke:

 

a.   ia dhënë në dorë dokumentin tatimpaguesit, përfaqësuesit të tatimpaguesit, një anëtari të familjes së tatimpaguesit, apo një zyrtari, drejtori apo të punësuarit të tatimpaguesit (një veprim i tillë quhet i kryer pavarësisht nëse personi pranon të marrë dokumentin apo jo);

 

b.   e lënë dokumentin në vendbanimin e tatimpaguesit ose në vendin e zakonshëm të biznesit; ose

 

c.   e dërguar dokumentin nëpërmjet postës në adresën e fundit të njohur të tatimpaguesit.

 

Drejtor” nënkupton Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës.

 

I Punësuar” nënkupton një person fizik i cili kryen punë kundrejt pagesës sipas urdhërit dhe nën kontrollin e një punëdhënësi, pa marrë parasysh nëse puna është kryer në bazë të kontratës, ndonjë marrëveshje tjetër tregtare, apo nëse ekziston një kontrate me shkrim apo e pashkruar. I punësuari përfshin të gjithë zyrtarët publikë dhe anëtarët e organit ekzekutiv, organet përfaqësuese dhe gjyqësore.

 

Punëdhënës” nënkupton çdo person i cili paguan paga dhe përfshin: 

 

a.   një autoritet publik;

b.   një organizatë biznesi;

c.   një ndërmarrje të përhershme të një jo rezidenti;

d.   një organizatë jo-qeveritare;

e.   një organizatë ndërkombëtare, përpos atyre që janë të liruar nga tatimet sipas ligjit në fuqi;

f.    një qeveri të një fushe të jashtme; dhe

g.   një person fizik i cili paguan paga në kuadrin e kryerjes së biznesit në Kosovë. 

 

Entitet” nënkupton një shoqëri ose organizatë tjetër biznesi që ka statusin e personit juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/6 të datës 8 shkurt 2001 mbi ‘’Organizatat e Biznesit”, një organizatë biznesi që operon me mjete në pronësi shoqërore, një organizatë jo-qeveritare e regjistruar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/22 të datës 15 nëntor 1999, mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e Organizatave Jo-Qeveritare në Kosovë,” dhe një ndërmarrje e përhershme e një jo-rezidenti. Termi entitet nuk përfshin aktivitetin personal të biznesit ose ortakërinë. 

 

Bordi i Pavarur i Rishqyrtimit” nënkupton Bordin e themeluar sipas këtij ligji për të shqyrtuar ankesat e tatimpaguesve lidhur me tatimet.

 

Deklaratë informatash” nënkupton:

 

a.   një deklaratë përmbledhëse vjetore e tatimit të të ardhurave personale;

b.   një raport tremujor për kontribute pensionesh të mbajtura në burim dhe të paguara; dhe

c.   çdo formular i caktuar nga Drejtori për qëllimin e personave që aplikojnë për numra identifikues tatimor dhe që regjistrohen për qëllime tatimore.

 

Pasuri e paprekshme” nënkupton patentat, të drejtat e autorit, liçencat, të drejtat ekskluzive dhe lloj tjetër pronësie që përbëhet vetëm nga të drejtat, por që nuk ka formë fizike.

 

Person juridik” nënkupton një shoqëri ose organizatë tjetër biznesi që ka statusin e një personi juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/6 të datës 8 shkurt 2001 mbi ‘Organizatat e Biznesit”.

 

Masë për marrje pasurie” nënkupton konfiskim ose marrje tjetër e pasurisë për të paguar çdo tatim që i detyrohet Administratës Tatimore të Kosovës.

Barrë” nënkupton të drejtën e Administratës Tatimore të Kosovës të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi.

 

Vlerë e tregut” nënkupton çmimin me të cilin mallrat dhe shërbimet e ngjashme të të njëjtës cilësi dhe sasi do të mund të shiteshin në një transaksion tregtar të paanshëm.

 

Jorezident” nënkupton çdo person që nuk është rezident.

 

Ortakëri” nënkupton ortakërinë e përgjithshme, ortakërinë e kufizuar apo marrëveshje tjetër të ngjashme që e kalon detyrimin nga ortakëria tek ortakët, e që nuk është person juridik sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/6 të datës 8 shkurt 2001, mbi Organizatat Biznesore” dhe që në mënyrë të përpjesëshme ndan pjesët e kapitalit, të të ardhurave, fitimit dhe humbjeve në mes të ortakëve të saj.

 

Ndërmarrje e përhershme” nënkupton çdo vend pune nëpërmjet të cilit personi jorezident kryen biznes në Kosovë, përfshirë uzinat, degët e ndërmarrjes, zyrat përfaqësuese, fabrikat, punishtet dhe kantieret e ndërtimit.

 

Person” nënkupton një person fizik apo një entitet.

 

Aktivitet personal biznesi” nënkupton një person fizik te angazhuar në biznes i cili nuk është agjent apo i punësuar i një biznesi tjetër. 

 

Person fizik” nënkupton një individ ose person të natyrshëm.

 

Autoritet publik” nënkupton një autoritet qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik.

 

Person i lidhur” nënkupton personat që kanë marrëdhënie të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve mes tyre. Marrëdhëniet e veçanta përfshijnë:

 

a.   personat që janë zyrtarë apo drejtorë të biznesit të njëri-tjetrit;

b.   personat që janë ortakë në biznes;

c.   personat që janë në një marrëdhënie punëdhënës-i punësuar;

d.   një person që mban apo kontrollon 50% apo më tepër të aksioneve apo të drejtave të votimit në personin tjetër juridik;

e.   një person që drejtëpërdrejt apo tërthorazi kontrollon personin tjetër;

f.    të dy personat drejtëpërdrejt apo tërthorazi janë të kontrolluar nga një person i tretë; apo

g.   të dy personat janë anëtarë të të njëjtës familje të gjerë, përfshirë bashkëshorten/in, paraardhësen/in apo pasardhësen/in, motrën apo vëllain, nipin apo mbesën, bashkëshorten/in e motrës ose vëllait, motra ose vëllai i prindit apo vjehrrit dhe kunati ose kunata.

 

Rezident” nënkupton:

 

a.   një person fizik i cili ka një vendqëndrim kryesor në Kosovë ose fizikisht është i pranishëm në Kosovë për 183 ditë apo më tepër në cilëndo periudhë tatimore; apo 

b.   një entitet që është themeluar në Kosovë ose ka vendin e menaxhimit të tij efektiv në Kosovë.  

 

Person i vetëpunësuar” nënkupton çdo person fizik i cili punon për përfitim personal, në para të holla apo natyrë, i cili nuk përfshihet me përkufizimin e një punonjësi sipas këtij ligji. Një person i vetëpunësuar përfshin ndërmarrje personale biznesi dhe ortak të angazhuar në një biznes. 

 

ATK” nënkupton Administrata Tatimore e Kosovës.

 

Tatim” përfshin çdo tatim, kontribut ose taksë që i paguhet ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.

 

Person i tatueshëm” ka të njëjtin kuptim si termi i përcaktuar në Nenin 1.25 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/11 të 31 maj 2001 mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar në Kosovë”.

 

Këshilltar tatimor” nënkupton një person i cili jep këshilla tatimore gjatë një procedure tatimore.

 

Deklaratë tatimore” nënkupton:

 

a.   një deklaratë të tatimit mbi të ardhurat personale;

b.   një deklaratë e tatimit mbi fitimin;

c.   një deklaratë e tatimit të parashikuar:

d.   një deklaratë e TVSh-së;

e.   një deklaratë e tatimit mbi shërbimet hoteliere dhe ato në ushqime e pije; dhe

f.    një deklaratë e kontributeve të pensioneve.

      g.   një deklaratë për tatimin në të ardhurat e korporatave.

 

Tatimpagues” nënkupton çdo person që kërkohet të paguajë ndonjë lloj tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, dhe përfshin një person të tatueshëm.

 

Përfaqësuesi i tatimpaguesit” nënkupton çdo person që përfaqëson një tatimpagues gjatë një procedure tatimore sipas termave të një autorizimi me shkrim. 

 

Periudhë tatimore” nënkupton periudhën kohore me të cilën lidhet një detyrim i caktuar tatimor i vendosur sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.

 

Pagat” nënkupton kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në Kosovë.  

 

1.2. Në këtë ligj, përveçse kur konteksti dikton ndryshe, njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi përfshinë njëjësin.

 

1.3. Referencat lidhur me pjesët dhe nenet në këtë ligj janë referenca që lidhen me pjesët dhe nenet e këtij ligji, përveç rastit kur shprehimisht thuhet ndryshe.

 

 

Administrata Tatimore e Kosovës

Neni 2

 

2.1. Administrata Tatimore e Kosovës (mëtutje “ATK”) ashtu siç është themeluar, ka statusin e agjencisë ekzekutive dhe funksionon me mëvetësi  të plotë opreacionale në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

 

2.2. ATK do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe çdo legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo lloj tatimi.

2.3.  Në përmbushjen e përgjegjësisë së saj sipas nenit 2.2 është detyrë e ATK-së të vjelë sa më shumë të ardhura që zbatohen sipas ligjit, duke marrë parasysh:

 

  1. Burimet në dispozicion të ATK-së;
  2. Rëndësinë e avancimit të respektimit, posaçërisht respektimit të vullnetshëm të legjislaturës tatimore të Kosovës nga të gjithë tatim paguesit;
  3. Shpenzimet e respektimit të legjislaturës të bëra nga tatimpaguesit. 

 

 

Drejtori i ATK

Neni 3

 

3.1. ATK-ja udhëhiqet nga drejtori, i cili emërohet nga PSSP-ja, bazuar në rekomandimin e bërë përmes Qeverisë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave.

    

 

3.2.  PSSP-ja në konsultim me Qeverinë mund të shkarkojë drejtorin vetëm për shkak të paaftësive profesionale apo sjelljes së keqe ose pasi të jetë shpallur fajtor për shkelje penale dhe të jetë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh apo më shumë.

 

 

3.3. Drejtori do të ketë:

 

a.   detyrë të zbatojë dispozitat e këtij ligji;

 

b.   detyrë të mbledhë të gjitha tatimet e vendosura sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë që autorizon ATK-në të administrojë tatimin e tillë;

 

c.   detyrë të përgatisë shpalljet, njoftimet dhe komunikimet tjera për të siguruar se të gjithë personat i kuptojnë detyrimet dhe të drejtat e tyre sipas këtij ligji;

 

d.   detyrë të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të rregulloreve tatimore në  Kosovë;

 

e.   kompetenca të emërojë personat të tillë sipas nevojës për të zbatuar dispozitat e këtij ligji në përputhje me rregullat e Shërbimit Civil të Kosovës; dhe

 

f.    kompetenca të ngrejë një strukturë organizative brenda ATK-së të përshtatshme për funksionet e saj. 

 

 

Zëvendës Drejtorët

Neni 4

 

4.1. Drejtori do të ndihmohet nga Zëvendës Drejtorët. Zëvendës Drejtorët do të propozohen nga një panel i formuar në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës 22 dhjetor 2001, mbi Shërbimin Civil të Kosovës” dhe do të udhëhiqet nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi emërimin e Zëvendës Drejtorëve, bazuar në rezultatet e intervistave dhe procesit të emërimit të Shërbimit Civil të Kosovës.

 

4.2.  Zëvendës Drejtorët do të jenë përgjegjës për funksionet që u caktohen atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin lidhur me këto funksione.

 

4.3. Zëvendës Drejtorët mund të shkarkohen vetëm për shkak të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë.  Për të shkarkuar një Zëvendës Drejtor, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emëruar nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin, në përputhje me rregullat e të Shërbimit Civil të Kosovës.

   

Menaxherët kryesorë

Neni 5

 

5.1. Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Regjionale do të propozohen nga një panel i formuar në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës 22 dhjetor 2001, mbi Shërbimin Civil të Kosovës.” Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar në emërimin e Menaxherve të Zyrave Qendrore dhe Rajonale.

 

5.2. Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale do të jenë përgjegjës për funksionet që u janë caktuar atyre dhe do të ndihmojnë Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorët lidhur me këto funksione.

 

5.3.  Menaxherët e Zyrave Qendrore dhe Rajonale mund të shkarkohen vetëm për shkak të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës ose paaftësisë. Për të shkarkuar një Menaxher të Zyrave Qendrore apo Rajonale, propozimi duhet t’i paraqitet një komisioni disiplinor të emruar nga Drejtori. Drejtori do të marrë vendimin përfundimtar mbi shkarkimin.

 

 

Zyrtarët e tatimeve

Neni 6

 

Në kuadrin e rregullave të vendosuara me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/36 të datës  22 dhjetor 2001, mbi Shërbimin Civil të Kosovës,” Drejtori do të :

 

a.   do të ketë kompetencë të punësojë persona të tillë sipas nevojave të arsyeshme, duke pasur parasysh kufizimet buxhetore të ATK;

 

b.   do të hartojë procedurat sipas të cilave zyrtarët tatimor do të ngrihen në pozitë vetëm në baza të shërbimeve të meritueshme dhe mundësisë për të kryer punën në pozitën të cilën ata janë ngritur në përgjegjësi;

 

c.   do të hartojë procedurat për të shkarkuar nga puna zyrtarët tatimorë të cilët nuk kryejnë punën e tyre sipas standardeve të kërkueshme ose kryejnë detyrën në forma të tjera të parregullta;

 

d.   hartojë procedurat për zyrtarët tatimorë për të kërkuar zgjidhjen e ankesave lidhur me ngritjet në pozitë, shkarkimet nga puna, dhe çështje të lidhura me to;

 

e.   kërkojë nga zyrtarët tatimorë të përdorin në mënyrë të dukshme dhe mbajnë kartën identifikuese të ATK gjatë kryerjes së detyrës dhe të tregojnë kartën sipas kërkesës.   

 

 

 

Kompetenca delegimi

Neni 7

 

7.1.  Drejtori mund t’i delegojë çdo zyrtari të ATK çdo lloj kompetence ose detyre që i është dhënë ose vënë Drejtorit sipas këtij ligji përveç kësaj kompetence delegimi.

 

7.2.Drejtori mund të revokojë çdo kompetencë ose detyrë të deleguar sipas nenit 7.1 në çdo kohë.  

 

 

 

 

Raportimi

Neni 8

 

8.1.Drejtori do të paraqesë raporte periodike mbi veprimtarinë dhe rezultatet e ATK tek Ministri i Financave dhe Ekonomisë. 

 

8.2.Drejtori do të përgatisë një raport vjetor mbi veprimtarinë e ATK dhe do t’i dorëzojë raportin Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe PSSP brenda tre muajve pas përfundimit të secilit vit kalendarik.

 

8.3. Raporti vjetor i ATK do të përfshijë:

 

a.   detaje mbi buxhetin e ATK;

 

b.   detaje mbi numrin dhe nivelin e stafit të ATK;

 

c.   detaje mbi të ardhurat e mbledhura nga ATK duke treguar hollësitë e shumave të të ardhurave për secilin lloj të tatimit dhe për secilin regjion si dhe hollësi të tjera të tilla që mund të kërkohen nga Ministri i Finacave dhe Ekonomisë;

 

d.   parashikimet e kostos së mbledhjes për secilin lloj të të ardhurave nga tatimet që janë mbledhur;

 

e.   detaje mbi të gjitha detyrimet tatimore të anulluara sipas nenit 36, përfshirë emrat e personave detyrimi i të cilëve është anulluar dhe shumën e anulluar;

 

f.   detaje mbi të gjitha ndjekjet penale për kundërvajtjet tatimore, përfshirë emrin e secilit person i cili është dënuar dhe shumën e tatimit të përfshirë; dhe 

 

g.  informatat në përdorimin e kompetencave të autorizuara me nenin 13, përfshirë numrin dhe natyrën e çdo ankese rreth përdorimit të atyre kompetencave, por duke mos përmendë emrat e personave të përfshirë. 

 

 

 

Vendimet shpjeguese publike

Neni 9

 

9.1. Drejtori mund të nxjerrë vendime shpjeguese publike për të sqaruar se si ATK do të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e legjislacionit që administron me qëllim që t’u sigurojë udhëzime personave që kërkohet të paguajnë tatimin ose t’u mbahet tatimi në burim. 

 

9.2. Vendimet shpjeguese publike do t’i bëhen të njohura publikut dhe do t’u bëhen të ditura personave që preken nga ato vendime shpjeguese.

 

9.3. Një vendim shpjegues publik i lëshuar sipas këtij neni ka efekt detyrues për Drejtorin lidhur me çdo detyrim tatimor që lind në një periudhë tatimore përpara kohës kur një vendim i tillë është revokuar nga ATK. 

 

9.4. Një vendim shpjegues publik nuk është detyrues për personin i cili është i detyruar të paguajë tatime në bazë të legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë.  

 

 

 

Vendimet shpjeguese individuale

Neni 10

 

10.1. Drejtori mund të nxjerrë një vendim shpjegues lidhur me një person të caktuar duke i sqaruar se si ATK do të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e kësaj rregulloreje ashtu siç zbatohet për një transaksionin të caktuar apo marrëveshje të planifikuar nga personi i cili kërkon vendimin e tillë.

 

10.2. Në qoftë se tatimpaguesi ka bërë një deklarim të tërësishme dhe të vërtetë të natyrës të të gjitha aspekteve të transaksionit që ka vlerë për vendimin shpjegues, dhe transaksioni kryhet në të gjitha pikëpamjet materiale ashtu siç është përshkruar në kërkesën e tatimpaguesit për vendim shpjegues, vendimi shpjegues do të jetë detyrues për ATK dhe tatimpaguesin në lidhje me zbatimin e ligjit siç parashikohej në kohën e nxjerrjes së vendimit shpjegues.  

 

 

 

Numri Identifikues i Tatimpaguesit

Neni 11

 

11.1. Të gjithë personat që i nënshtrohen çdo lloj tatimi të administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë do të marrin një numër identifikues të tatimpaguesit për të siguruar identifikim të duhur për personin e tillë.   

 

11.2. Numri identifikues i tatimpaguesit për shoqëritë, ortakëritë dhe aktivitetit e biznesit personal do të jetë numri i regjistrimit të biznesit i caktuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

 

11.3. Numri identifikues i tatimpaguesit për individët do të jetë numri identifikues personal që kanë marrë nga UNMIK-u. Nëse një individ nuk ka mundësi ose nuk ka të drejtë ose lë pas dore ose refuzon të marrë një numër identifikues personal nga UNMIK-u, ai ose ajo do të bëjë aplikim për një numër identifikues të tatimpaguesit nga ATK. Drejtori do të caktojë procedurat që duhen ndjekur për aplikimin për numrin identifikues të tatimpaguesit, që do të përfshijë llojin e informacionit dhe dokumentacionit ose vërtetimit të kërkuar.  

 

11.4. Numri identifikues i tatimpaguesit për organizatat buxhetore do të jetë numri i marrë nga ATK.

 

11.5. Numri identifikues i tatimpaguesit për organizatat jo-qeveritare do të jetë numri që ata marrin në UNMIK-u për organizatat jo-qeveritare ose ndonjë autoritet pasardhës i caktuar të kryejë funksionet e ndërlidhjes për organizatat jo-qeveritare.

 

11.6. Drejtori mund t’i kërkojë secilit tatimpagues të përfshijë numrin e tij identifikues të tatimpaguesit në çdo formular, njoftim, deklaratë, dokumente të pagesave të përdorura për qëllime të këtij ligji ose legjislacioni tjetër të zbatueshëm.   

 

11.7. Drejtori do të sigurojë që çdo numër identifikues i cakuar për tatimpaguesit t’i vihet në dispozicion Shërbimit Doganor ashtu si është përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/1 të dates 30 janar 2004, mbi Kodin Doganor të Kosovës”.

 

 

 

Krijimi dhe mbajtja e regjistrave

Neni 12

 

12.1.Një person i cili ka detyrim të paguajë ose të mbajë tatimin nga paga do të krijojë regjistra të llogarive me shkrim ose në formë elektronike të cilat përcaktojnë detyrimin e tyre për pagesë ose tatimin e mbajtur nga paga. Librat dhe regjistrat e posaçëm që do të kërkohen për t’u përgatitur dhe mbajtur do të jenë të njëjtë me ata të parashikuar në legjislacionin dhe udhëzimet administrative përkatëse. ATK mund të kërkojë nga tatimpaguesi të përkthejë çdo regjistrim që nuk është paraqitur në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës.   

 

12.2. Pavarësisht nga kërkesat për mbajtjen e regjistrave të parashikuara në legjislacionet dhe udhëzimet e tjera administrative tatimore:

 

a.   një person i cili ka detyrë të krijojë regjistra sipas këtij ligji do t’i mbajë ato regjistra për një periudhë prej së paku gjashtë vjet pas përfundimit të periudhës tatimore kur ka lindur një detyrim i tillë tatimor përkatës;

 

b.   ATK mund t’i lejojë tatimpaguesit, kundrejt kërkesës së tij, të ruajë regjistrat originalë në mikrofilm apo mjet tjetër për ruajtje të dhënash, dhe regjistrat e tilla do të trajtohen sikur të ishin regjistrat originalë duke iu nështruar të gjitha kushteve të specifikuara nga ATK;

 

c.   Regjistrat e kërkuara për t’u krijuar dhe mbajtur sipas këtij Neni do të lidhen me periudhat tatimore të specifikuara në legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. Drejtori mund t’u lejojë tatimpaguesve të mbajnë regjistra për periudha të ndryshme tatimore aty ku ai ose ajo beson se kjo është e nevojshme për operimin e tyre efikas, dhe në rast të tillë ai ose ajo do të specifikojë zbatimin e atyre ligjeve në ato raste për të siguruar që as ATK dhe as Fondi i Kursimeve të Pensioneve të Kosovës nuk janë cenuar negativisht.

 

12.3. Librat dhe regjistrimet për bizneset me qarkullim vjetor mbi 50.000 euro duhet të mbahen në përputhje me parimet e përgjithshme të pranueshme të kontabilitetit sikurse është definuar në nenin 2.1 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/1 të datës 30 janar 2004, mbi Kodin Doganor të Kosovës”.

 

 

 

Qasja në libra, regjistrime, kompjutera dhe pajisje të tjera për ruajtjen e regjistrave

Neni 13

 

13.1. Duke iu nënshtruar kufizimeve të këtij Neni, Drejtori ose ndonjë zyrtar i autorizuar nga Drejtori me shkrim për këtë qëllim të veçantë, në çdo kohë dhe me paralajmërim, përveç nëse sipas mendimit të drejtorit rrethanat e jashtëzakonshme arsyetojnë ndryshe, do të ketë qasje të plotë dhe të lirë në çdo vendndodhje, ose objekt ku kryhen punët afariste, libër, regjistrim, kompjuter ose pajisje të ngjashme për ruajtjen e regjistrave aty ku ka shkaqe të arsyeshme për të konkluduar se qasja mund t’i sigurojë Drejtorit materiale përkatëse lidhur me çdo lloj detyrimi tatimor. 

 

13.2. Informacionet e përmendura në Nenin 13.1 do të jenë të qasshme pa marrë parasysh nëse i takojnë tatimpaguesit, një personi i cili ka pasur lidhje finaciare me tatimpaguesin, një punëdhënësi, të punësuari, personi të vetëpunësuar, ose çdo personi tjetër i cili ka informata që mund të çojnë në verifikimin e detyrimit të tatimpaguesit.

 

13.3. Drejtori ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori me shkrim sipas këtij Neni mundet:

 

a.   të bëjë një ekstrakt ose kopje nga secili libër, regjistrim, kompjuter ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrave për të cilat është siguruar qasja;

 

b.   të kërkojë bartjen e posedimit për çdo libër ose regjistër që, për mendimin e Drejtorit ose zyrtarit të autorizuar, siguron provë e cila mund të jetë materiale në përcaktimin e detyrimit të personit sipas legjislacionit tatimor në Kosovë;

 

c.   të mbajë çdo libër ose regjistrim të tillë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të përcaktuar detyrimin e personit ose për çdo veprim sipas këtij ligji; dhe

 

d.   të kërkojë dhënien e fjalëkalimit që mbron informatat në kompjuter ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrimeve;

 

e.   aty ku kopja në letër, disk kompjuterik ose pajisje e ngjashme për ruajtjen e regjistrave është siguruar, të të kërkojë bartjen e posedimit dhe të mbajë kompjuterin për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të kopjuar informatat e kërkuara;

 

f.    të bëjë verifikime në aktivin dhe pasivin e një personi aty ku verifikimet e tilla, për mendimin e Drejtorit ose zyrtarit të autorizuar, japin provë e cila mund të jetë materiale në përcaktimin e detyrimit të një personi sipas legjislacionit tatimor të Kosovës;

 

g.   Autorizimet sipas këtij Neni do të ushtrohen vetëm gjatë orëve të zakonshme të punës, përveç kur Drejtori përcakton se mbledhja e tatimit është në rrezik dhe autorizimet e tilla duhet të vihen në veprim jashtë orëve të zakonshme të punës me qëllim për të mbrojtur mbledhjen e tatimit. 

 

13.4. Një zyrtar i cili synon të ushtrojë një autorizim sipas këtij Neni nuk do të këtë të drejtë të hyjë ose të qëndrojë në ndonjë objekt, nëse pas kërkesës së banuesit, zyrtari nuk paraqet autorizim me shkrim nga Drejtori që tregon se zyrtari është i autorizuar të veprojë sipas një autorizimi të tillë sipas këtij neni.

 

13.5. Duke iu nështruar të drejtës për të mbajtur një dokument si provë për vepër penale, Drejtori ose zyrtari i autorizuar i cili merr dhe mban regjistrat sipas këtij Neni do të bëjë një kopje të regjistrit dhe do të kthejë origjinalin në kohën më të shkurtër nga ana praktike.

 

 

13.6. Në kohën e marrjes në posedim të dokumentit ose të sendit sipas nënparagrafëve (b) të këtij neni ATK-ja, me kërkesë të tatimpaguesit në fjalë, lëshon një vërtetim ku ceket dokumenti ose sendi, data kur dokumenti apo sendi është marrë në posedim dhe zyrtari i ATK-së të cilit i është dorëzuar.

 

Mbledhja e informatave ose provave

Neni 14

 

14.1. Duke iu nënshtruar Nenit 14.3, Drejtori, me anë njoftimi me shkrim, mund të kërkojë qoftë nga një person i detyruar të paguajë tatim apo nga një person që nuk ka detyrim të tillë, të:

 

a.   përgatisë dokumente të caktuara të kërkuara me njoftim mbrenda shtatë ditëve pas dorëzimit të njoftimit;

 

b.   marrë pjesë në kohën dhe vendin e shënuar në njoftim (që duhet të jetë së paku 48 orë pas dorëzimit të njoftimit) për t’u pyetur nën betim përpara Drejtorit ose ndonjë zyrtari të autorizuar nga Drejtori për këtë qëllim, sa i përket detyrimit tatimor të atij personi ose ndonjë personi tjetër, ose ndonjë libri, regjistri, informate të ruajtur në komjuter që është nën kontrollin e atij personi. 

 

14.2. Aty ku njoftimi kërkon përgatitjen e dokumenteve ose regjistrimeve tjera, dokumentet ose regjistrat e tilla duhet të përshkruhen me një siguri të arsyeshme.

 

14.3. Ky nen nuk do të zbatohet për informatat e përmbajtura në komunikimet që mund të jenë të privilegjuara sipas ligjit të zbatueshëm.

 

 

 

Deklaratat tatimore

Neni 15

 

15.1. Çdo person që i nënshtrohet çdo lloji tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë do të dorëzojë në ATK ose tek agjenti i saj një deklaratë të plotësuar sipas kërkesave të këtij ligji.   

 

15.2. Deklarata tatimore do të dorëzohet në formën e përgatitur nga ATK, e cila nuk duhet të jetë e rënduar në mënyrë të tepruar për tatimpaguesin dhe e cila është e përcjellë me udhëzimet përkatëse.

 

15.3. Deklarata tatimore do të përfshijë numrin identifikues të tatimpaguesit, llogaritjen e detyrimit tatimor, dhe të gjitha informatat tjera sipas legjislacionit të zbatueshëm ose udhëzimeve administrative të lëshuara në përputhje me legjislacionin e tillë.     

 

15.4. Deklarata tatimore do të nënshkruhet nga tatimpaguesi ose përfaqësuesi i tatimpaguesit me përgjegjësi penale për dhënie të informatave të rreme lidhur me këtë. Nëse deklarata tatimore është përgatitur nga një këshilltar tatimor, këshilltari tatimor poashtu do të nënshkruajë deklaratën dhe do të japë numrin e tij identifikues të tatimpaguesit.

 

15.5.  Data për dorëzimin e një deklarate tatimore do të përshkruhet në legjislacionin e lidhur me tatimvënien. 

 

15.6. Në qoftë se data e deklarimit e përshkruar në legjislacion nuk është ditë pune në Kosovë, data e deklarimit do të jetë dita e parë e punës paskëtaj. 

 

 

Vetëvlerësimi

Neni 16

 

16.1. Aty ku një person dorëzon një deklaratë tatimore të kërkuar sipas legjislacionit të zbatueshëm, tatimi i deklaruar si detyrim, nëse ka të tillë, në formularin tatimor do të trajtohet si vetëvlerësim i tatimpaguesit për detyrimin tatimor të pagueshëm dhe të saktë. 

 

16.2. Një tatimpagues mundet të dorëzojë një ndryshim deklarate tatimore nëse ai ose ajo më vonë zbulon gabim në deklaratën tatimore të cilën e ka dorëzuar tashmë. Afati për të dorëzuar një ndryshim deklarate është jo më vonë se pesë vjet pas datës kur deklarata është dorëzuar fillimisht . 

 

16.3. Ndryshimi i deklaratës duhet të shoqërohet me çdo detyrim tatimor shtesë ose, nëse është i zbatueshëm, me një kërkesë për kreditim kundrejt detyrimit tjetër (të tanishëm ose të ardhshëm), ose me një rikthim për tatimin e paguar tepër.

 

 

 

16.4. Ndryshimi i deklaratës për një periudhë tatimore nuk do të ketë asnjë efekt pasi Drejtori ose zyrtari i autorizuar nga Drejtori të ketë ushtruar kompetencën e tij sipas Nenit 13 ose 14 të këtij ligji në lidhje me atë periudhë tatimore dhe të ketë filluar një hetim tatimor lidhur me periudhën tatimore.   

 

 

 

 

Vlerësimi i Drejtorit për tatimin

Neni 17

 

17.1.Aty ku Drejtori beson se informatat e siguruara nga një person në deklaratën tatimore nuk paraqesin në mënyrë të saktë detyrimin e tij tatimor, ose kur tatimpaguesi nuk ka dorëzuar deklaratën e kërkuar me këtë ligj, Drejtori mund të bëjë një vlerësim të detyrimit të tij tatimor. 

 

17.2.Vlerësimi i Drejtorit do të bëhet sipas gjykimit të tij ose saj më të mirë dhe do të bazohet në të gjitha provat që ai ose ajo ka në dispozicion, përfshirë:

 

a.   librat, regjistrimet, kuponat, faturat, ose informatat tjera përkatëse të tatimpaguesit;

 

b.   librat, regjistrimet, kuponat, faturat, ose informatat tjera përkatëse të personave të tretë;

 

c.   informatat nga personat të cilët mund të verifikojnë saktësinë e deklaratave, librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesit;

 

d.   informata të tjera objektive rreth të ardhurave ose shitblerjeve të tatimpaguesit lidhur me detyrimin e tij.

 

17.3. Në qoftë se librat dhe regjistrimet e tatimpaguesit kanë humbur apo janë shkatërruar ose ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e detyrimit tatimor, Drejtori do të bëjë një vlerësim bazuar në një parashikim. Parashikimi duhet të bazohet në mjetet, të ardhurat qarkulluese, shpenzimet e prodhimit, shpenzimet krahasuese, dhe metodat tjera direkte dhe indirekte që lidhen me llogaritjen e detyrimit tatimor.

 

17.4. Në qoftë se regjistrimet e një personi të vetëpunësuar kanë humbur apo janë shkatërruar ose ekzistojnë rrethana tjera që bëjnë të pamundur përcaktimin e shumës së kontributeve për pension të detyrueshme, Drejtori mund të bëjë një vlerësim të kontributeve për pension të barabartë me nivelin e detyrimit të kontributeve për periudhën e mëparshme mujore ose tremujore. 

 

17.5. Vlerësimi për tatimet e mbajtura nga paga do të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe do t’i nënshtrohet dispozitave dhe kufizimeve të njëjta që janë të zbatueshme për tatimet të cilat nuk janë mbajtur nga paga.

 

17.6. Tatimpaguesi ka barrën e proves lidhur me të provuarit se kryerja e ndonjë vlerësimi nga Drejtori është e gabuar dhe barrën për të provuar se shuma e ndonjë vlerësimi të tillë është e pasaktë.  

 

 

 

Kufizimet kohore për vlerësimet

Neni 18

 

18.1. Duke iu nënshtruar Nenit 18.2, të gjitha tatimet duhet të vlerësohen brenda gjashtë viteve nga data kur deklarata tatimore me të cilën lidhet vlerësimi bëhet e detyrueshme për pagim.

 

18.2. Drejtori mund të bëjë vlerësimin në çdo kohë në rastin kur:

 

a.   një person, me synim të shmangies së tatimeve, nuk ka dorëzuar deklaratën tatimore;

 

b.   një person, me synim të shmangies së tatimeve, ka dorëzuar një formular tatimor të cilin Drejtori përcakton si të pasaktë;

 

c.   është kryer mashtrimi nga ose në emër të një personi në lidhje me një detyrim tatimor.

 

 

Vlerësimet në rast rreziku

Neni 19

 

Drejtori mund të bëjë një vlerësim tatimesh në rast rreziku në rastin kur Drejtori konsideron se mbledhja e tatimit që bëhet detyrim i pagueshëm është në rrezik sepse personi po përgatitet të shmangë tatimin duke braktisuar Kosovën, transferuar mjetet, ndërprerë biznesin ose duke ndërmarrë veprime tjera që do të rrezikojnë mbledhjen e tatimit nëse nuk bëhet një vlerësim rreziku. Kundër një vlerësimi sipas këtij neni, mund të ngrihet ankesë e drejtëpërdrejtë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim. 

 

 

Njoftim vlerësimi

Neni 20

 

20.1. Në qoftë se Drejtori bën një vlerësim të tatimit, ose një vetëvlerësim nga tatimpaguesi nuk është i shoqëruar me shumën e tërësishme të detyrimit tatimor, Drejtori do t’i lëshojë një Njoftim Vlerësim personit i cili ka detyrim tatimor.  

 

20.2. Njoftimi i Vlerësimit poashtu do të përmbajë informatat vijuese:

 

a.   emrin e tatimpaguesit;

b.   numrin identifikues të tatimpaguesit;

c.   datën e njoftimit;

d.   lëndën dhe periudhën tatimore ose periudhat me të cilat lidhet njoftimi;

e.   shumën e tatimit të vlerësuar, gjobat dhe interesin;

f.    një sqarim të shkurtër të vlerësimit;

g.   kërkesën për pagesë të shumës që përbën detyrim;

h.   vendin dhe mënyrën e pagesës së shumës që përbën detyrim; dhe

i.    procedurat e ankesës.

 

20.3. Tatimpaguesi, brenda 10 ditëve pasi të jetë dorëzuar njoftimi, do të paguajë shumën që përbën detyrim në vendin e cekur në njoftim. Shumat për pagesë do të përfshijnë tatimin, gjobat dhe interesin e shtuar deri në ditën dhe përfshirë ditën e pagesës. 

20.4. Në rast të vlerësimit në rast rreziku sipas Nenit 19, Drejtori mund të kërkojë pagesën e menjëhershme të tatimit dhe të ndërmarrë menjëherë mbledhjen e detyrueshme për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor të pagueshëm. 

Pagesat

Neni 21

 

21.1. Çdo tatim që përbën detyrim dhe që duhet t’i paguhet ATK-së është një borxh ndaj ATK.  

 

21.2.Çdo person që ka detyrë t’i paguajë tatime ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, do të paguajë tatimin e tillë në kohën dhe vendin e specifikuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit, pa njoftim ose kërkesë nga ana e ATK-së.       

 

21.3. Çdo person i cili ka përgjegjësinë të mbajë tatimin nga paga, të mbajë llogaritë dhe të paguajë çdo lloj tatimi në emër të një personi tjetër sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë, do të paguajë tatimet e tilla në kohën dhe vendin e caktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit, pa njoftim ose kërkesë nga ATK.     

 

21.4. Secili punëdhënës i cili ka detyrë të japë kontribute pensioni në emër të të punësuarve të tij dhe të mbajë nga paga kontributet e pensionit nga të punësuarit e tij në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/35 të datës 22 dhjetor 2001 “mbi Pensionet në Kosovë” do t’i paguajë kontributet e tilla në afatin e përcaktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zbatimit.  

 

21.5.Personat e vetë-punësuar të cilët kërkohet të kryejnë kontributet për pension në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/35 të datës 22 dhjetor 2001 mbi ‘Pensionet në Kosovë” do të paguajnë si kontributet e punëdhënësit ashtu edhe kontributet e të punësuarit në afatin e përcaktuar në legjislacionin e tillë ose rregullat e zabatimit. 

 

21.6. Përveç rastit kur parashikohet e kundërta në udhëzimet administrative, të gjitha tatimet do të paguhet në bankën e licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave (BPK) e autorizuar nga ATK.

 

21.7. Pavarësisht nga çdo dispozitë tjetër në këtë Nen ose në këtë ligj, aty ku shuma e tatimit për pagesë sipas një deklarate tatimore është 3 Euro ose më pak, ose shumë tjetër të tillë të vogël e përcaktuar nga Drejtori, ATK do të trajtojë tatimin e pagueshëm si vlerë zero.

 

21.8. Përveç rastit kur përcaktohet ndryshe me shkrim nga Drejtori, zyrtarët tatimorë e kanë të ndaluar të marrin çfarëdo lloj pagese që lidhet me ndonjë tatim.           

 

 

Interesi

Neni 22

 

22.1. Në qoftë se çfarëdolloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi do jetë i detyruar të paguajë interes. 

 

22.2.Interesi do të llogaritet në bazë mujore, për çdo muaj apo pjesë të muajit nga data kur tatimi është bërë i detyrueshëm për pagesë deri në datën dhe përfshirë datën kur tatimi paguhet. 

 

22.3. Shkalla e interesit do të bazohet në, por do të jetë pak më i lartë se, shkalla e interesit të bankave tregtare të huadhënies në Kosovë dhe do të përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së paku një herë për vit kalendarik dhe do të publikohet nga ATK. 

 

22.4.Çdo interes i detyrueshëm për pagim dhe i pagueshëm mund të mblidhet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjta masa detyruese sikurse tatimi mbi të cilin është bazuar.

 

Urdhër-Pagesat

Neni 23

 

23.1. Shuma e ndonjë tatimi e paguar në përputhje me këtë ligj do të shpërndahet sipas rendit vijues:

 

a.   shpenzimet e mbledhjes;

b.   gjobat dhe pagesat ndëshkuese;

c.   interesi; dhe

d.   shuma e çdo tatimi.

 

23.2.Në qoftë se tatimpaguesi nuk cakton tatimin specifik dhe periudhën tatimore specifike me të cilën lidhet pagesa, pagesa do të shpërndahet fillimisht për të përmbushur detyrimet më të hershme dhe ku është e nevojshme sipas radhës së detajuar në nenin 23.1.  

 

 

 

Kreditimet dhe rimbursimet

Neni 24

 

24.1.Çdo shumë e çdo tatimi e paguar mbi shumën e detyrimit do të kreditohet ndaj detyrimit aktual të tatimpaguesit për çdo detyrim tjetër tatimor ndaj ATK, nëse ka të tillë.  ATK do t’i dorëzojë tatimpaguesit njoftim me shkrim aty ku teprica e tillë është përdorur për pagesën e një detyrimi tjetër.   

 

24.2. Në rastin kur një tatimpagues nuk ka detyrime tjera aktuale ndaj ATK ose kur ka mbetur një shumë teprice nga tatimi i mbipaguar pasi teprica e përmendur në Nenin 24.1 është përdorur për të shlyer detyrime të tjera tatimore, tatimpaguesi mund t’i kërkojë ATK-së rimbursim për shumën e mbetur nga mbipagesa.

 

24.3. Në rastin kur tatimpaguesi nuk ka detyrime të tjera aktuale ndaj ATK dhe në rastin kur tatimpaguesi nuk i ka bërë ATK-së kërkesë për rimbursim sipas Nenit 24.2, pagesa e tepërt do të mbetet pranë ATK-së e kredituar në llogarinë e tatimpaguesit për të plotësuar detyrime të ardhshme ndaj ATK. 

 

24.4.  Kërkesat për kreditim ose rimbursim për një pagesë të tepërt të çdo lloj tatimi do të dorëzohen nga tatimpaguesi brenda gjashtë vjetësh nga data kur është paguar ky tatim. Vendndodhja dhe procedurat për aplikim për rimbursim të tatimit dhe përcaktimit të përshtatshmërisë së një rimbursimi të tillë do të përcaktohen në një udhëzim administrativ.

 

24.5. ATK do të veprojë lidhur me të gjitha kërkesat për rimbursime nga tatimpaguesit sipas Nenit 24.2 brenda 60 ditëve nga data kur ATK ka pranuar kërkesën nga tatimpaguesi, duke siguruar që detajet e shumës për rimbursim i janë pëcjellë për pagesë brenda këtij afati Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ose në rastin e kontributeve të pensionit, Fondit të Kursimit për Pensione të Kosovës.

 

24.6. Në rastin kur tatimpaguesi ka ngritur pretendim për rimbursim sipas Nenit 24.2 dhe ky pretendim nuk është vënë në zbatim brenda kohës së paraparë në Nenin 24.5, ATK do t’i paguajë tatimpaguesit, përveç shumës së saktë të rimbursuar, interesin në shkallën e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në lidhje me secilin muaj të plotë kalendarik që rrjedh pas asaj periudhe dhe përpara se detajet e shumës për rimbursim t’i jenë pëcjellë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për pagesë, ose Fondit të Kursimeve për Pensione të Kosovës.

 

Përdorimi i bankave

Neni 25

 

25.1. Me aprovimin e Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ATK mundet të hyjë në marrëveshje me BPK dhe bankat tjera të licencuara nga BPK-ja në mënyrë që bankat të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat tatimore. 

 

25.2. Sipas marrëveshjes së tillë, bankat do të kenë detyrimin:

 

a.   të dërgojnë pagesat e tatimit në BPK brenda afatit të caktuar kohor;

 

b.   të dërgojnë deklaratat tatimore dhe dokumentet tjera në ATK brenda afatit të caktuar kohor;

 

c.   të grupojnë dokumentet në tufa me një përmbledhje që tregon për secilën tufë numrin e dokumenteve që përmban dhe shumën e të ardhurave të mbledhura;

 

d.   të bëjnë bilancin e të ardhurave ditore me një dokument kontroll bilanci.

 

 

Tatimi që është i detyrueshëm dhe i pagueshëm

Neni 26

 

26.1. Lidhur me tatimin që nuk është paguar kur është bërë i detyrueshëm dhe i pagueshëm, Drejtori në rolin e tij zyrtar, mund të ngrejë padi dhe të kërkojë pagesën në gjykatën që ka kompetencën e juridiksionit.

 

26.2. Në çdo procedurë të ngritur sipas këtij neni, lëshimi i një çertifikate të nënshkruar nga Drejtori ku jepet emri dhe adresa e të paditurit dhe shuma e tatimit, e pagesave ndëshkimore dhe interesit të pagueshëm, nëse ka të tillë, do të përbëjë provë të mjaftueshme të asaj shume të tatimit, pagesave ndëshkimore dhe kamatës në mënyrë që gjykata të japë gjykimin për atë shumë. 

 

 

Barrat

Neni 27

 

27.1. Në qoftë se një person i cili është i detyruar t’i paguajë një lloj tatimi ATK-së sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk paguan ose refuzon të paguajë shumën brenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim të vlerësimit, mbi të gjithë pasuritë që i përkasin atij personi (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) do të vendoset një barrë pagese në një shumë të barabartë me tatimin e papaguar, plus interesin, pagesën ndëshkimore dhe shpenzimet e mbledhjes. 

 

27.2. Barra e përshkruar në Nenin 27.1 vendoset në orën 17.00 në datën kur tatimi bëhet i detyrueshëm dhe do të vazhdojë të egzistojë derisa detyrimi të jetë shlyer ose bëhet i pazbatueshëm.

 

27.3. Barra e përshkruar në Neni 27.1 duhet të regjistrohet në zyrën komunale kadastrale të Agjencinë Kadastrale të Kosovës me qëllim që barra të ketë përparësi kundrejt të gjitha barrave të dorëzuara më vonë ose interesave të siguruara në lidhje me pasurinë e tillë.

 

27.4. Një person mund të bëjë ankesë në ATK për lirim nga barra duke pretenduar gabim në dorëzimin e një barre të tillë. Nëse ATK përcakton se dorëzimi i barrës është bërë gabimisht, ajo do të lëshojë menjëherë një çertifikatë për lirim nga barra e tillë.

 

27.5. Drejtori mundet të ngrejë një padi civile në gjykatën që ka kompetencë jurisiksioni për të zbatuar barrën e vënë sipas këtij Neni.

 

27.6. Në rast të pagimit të borxhit ndaj ATK, barra do të hiqet.  

 

 

Masë për marrje pasurie

Neni 28

 

28.1. Në qoftë se një person i cili është i detyruar të paguajë një lloj tatimi nuk paguan ose refuzon të paguajë brenda 10 ditëve pas dorëzimit të një njoftimi për vlerësim, Drejtori ose zyrtari i autorizuar me shkrim nga Drejtori ka të drejtë të ligjshme të mbledhë shumën e tillë (dhe shuma të tjera që janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e masës për marrje pasurie) me masën për marrje pasurie që i përket personit të tillë (qoftë në pronësi fizike të tatimpaguesit ose një personi të tretë).    

 

28.2. Me qëllim që të zbatohet masa për marrje pasurie, një zyrtar i autorizuar do t’i dorëzojë njoftimin për konfiskim personit (përfshirë punëdhënësit, bankave, institucioneve të tjera financiare) që ka kontroll ose posedim të pasurisë që i përket tatimpaguesit (qoftë e tundshme, patundshme, e prekshme ose e paprekshme) ose ai i cili i ka një detyrim tatimpaguesit në kohën kur është nxjerrë masa për marrje pasurie.     

 

28.3. Në rast se pasuria përbëhet prej rrogës ose pagave të paguara, zyrtari i autorizuar do t’i dorëzojë një njoftim për konfiskim zyrtarit ose punëdhënësit i cili ka për detyrë të paguajë rrogën ose pagat.

 

28.4. Njoftimi për konfiskim do të përmbajë: 

 

a.   tatimpaguesin të cilit i është konfiskuar pasuria;

b.   vendndodhjen e pasurisë;

c.   llojin e detyrimit;

d.   periudhën tatimore për të cilën ka lindur detyrimi; dhe  

e.   shumën e tatimit të vlerësuar.

 

28.5. Duke iu nënshtruar Neneve 61.2 dhe 61.3, çdo pasuri që i nënshtrohet njoftimit për konfiskim mund të konfiskohet nga zyrtari i autorizuar, ose të drejtat e përdorimit të kësaj pasurie nga çdo person mund të kufizohen që këtej e tutje (në mënyrë që ky person mund të shfrytëzojë pasurinë nën mbikëqyrjen e ATK-së, por nuk mund të tjetërsojë pasurinë), me kusht që në secilin rast pasuria e tillë nuk mund (përveç kur pasuria mund të prishet) të shitet ose të tjetërsohet brenda 60 ditëve nga njoftimi për konfiskim.

 

28.6. Në qoftë se zyrtari i autorizuar arrin në përcaktimin se mbledhja e tatimit është në rrezik, ky zyrtar mund të bëjë njoftimin dhe kërkesën për pagesë të menjëhershme të tatimit dhe, në rast të mospagesës ose refuzimit për të paguar tatimin, mbledhja e tatimit në bazë të masës për marrje pasurie e përmendur hyn në fuqi pa respektuar periudhën 10 ditore të përmendur në Nenin 28.1, periudhën 60 ditore të përmendur në Nenin 28.5 dhe kufijtë kohor të detajuar në Nenet 61.2 dhe 61.3. 

 

28.7. Masa për marrje rroge ose page që duhet ti paguhet ose që i është paguar tatimpaguesit do të jetë e vazhdueshme dhe do të shtrihet nga data kur kjo masë është vendosur për herë të parë deri në datën kur detyrimi për të cilin lindi masa e marrjes të jetë plotësuar ose të jetë bërë e pabazë.

 

28.8. Në rastet kur pasuria mbi të cilën është vendosur masa e marrjes nuk është e majftueshme për të plotësuar pretendimin për të cilën u vendos masa e marrjes, zyrtari i autorizuar mundet, më pas, dhe sa herë të jetë e nevojshme, të vazhdojë të vendosë masa marrjeje mbi pasuri të tjera që mund t’i nënshtrohen masës së marrjes derisa të jetë paguar tërësisht shuma e detyrimit nga personi në fjalë, së bashku me të gjitha shpenzimet. 

 

 

Zbatimi me përmbarim i masës së marrjes

Neni 29

 

29.1. Çdo person në posedim të (ose që ka detyrim në lidhje me) pasurisë që i nënshtrohet masës së marrjes dhe mbi të cilën është vendosur masa e marrjes, me kërkesë të një zyrtari të autorizuar, do t’ia dorëzojë pasurinë e tillë zyrtarit të autorizuar (ose do të shkarkojë një detyrim i tillë), përveç asaj pjese të pasurisë e cila në kohën e bërjes së kërkesës, i nështrohet ekzekutimit sipas një procesi gjyqësor.

 

29.2. Çdo person i cili kundërshton ose refuzon të dorëzojë pasurinë që i nënshtrohet masës së marrjes kundrejt kërkesës së zyrtarit të caktuar, mban përgjegjësi personale në formën e një detyrimi ndaj qeverisë në shumën e barabartë me vlerën e pasurisë që nuk është dorëzuar, por nuk tejkalon shumën e tatimit për të cilën është vendosur masa e marrjes (së bashku me interesin, pagesat ndëshkimore dhe shpenzimet), sikur të ishte nëndeklarim i tatimeve.

 

29.3. Përveç detyrimit personal sipas Nenit 29.2, nëse mosdorëzimi ose refuzimi për të dorëzuar bëhet pa shkak të arsyeshëm, personi në fjalë do t’i nënshtrohet një pagese ndëshkuese sipas Nenit 47.3.   

 

 

 

Shitja në ankand publik

Neni 30

 

ATK mundet të shesë në ankand publik çdo pasuri të konfiskuar në përputhje me këtë ligj.

 

 

 

Kufizimet mbi mbledhjen e detyrueshme

Neni 31

 

31.1. Vetëm pasuria e cila është e nevojshme dhe e mjaftueshme për të plotësuar detyrimet aktuale tatimore të tatimpaguesit mund t’i nënshtrohen veprimit të marrjes me detyrim.

 

31.2. Format vijuese të pasurisë së tatimpaguesit do të përjashtohen nga masa e marrjes  dhe konfiskimet:

 

a.   pagesa ushqimore për fëmijë dhe pagesat e asistencës sociale;

b.   veshmbathja themelore;

c.   ushqimi bazë;

d.   mobiliet bazë;

e.   plaçkat personale bazë, duke përjashtuar artikujt luksoz;

f.    çdo pasuri tjetër e specifikuar në një udhëzim administrativ.

 

31.3. Veprimet për të kryer mbledhjen e detyruar të tatimit duhet të fillojnë brenda gjashtë (6) viteve pas vlerësimit të tatimit. Fillimi i procesit gjyqësor për mbledhjen e tatimit do të pezullojë pa afat periudhën e parashkrimit.

 

 

Mbledhja e tatimit nga ortakët dhe anëtarët e shoqatave të painkorporuara

Neni 32

 

32.1. Drejtori mund të mbledh nga çdonjëri prej ortakëve të ortakërisë çdo lloj tatimi i cili përbën një detyrim të ortakërisë (së bashku me interesin, gjobat dhe shpenzimet).

 

32.2. Drejtori mundet të mbledh çdo lloj tatimi i cili përbën një detyrim të shoqatës ose organizatës nga secili anëtar, menaxher ose drejtor i një shoqate të painkorporuar ose organizate (së bashku me interesin, gjobat dhe shpenzimet).

 

32.3. Anëtari i një shoqate të painkorporuar ose organizate do të jetë përgjegjës për të paguar detyrimin tatimor sipas Nenit 32.2 vetëm deri në shkallën kur anëtari e ka ditur ose në mënyrë të arsyeshme është dashur të dijë për detyrimin tatimor të shoqatës ose organizatës.

 

Urdhërat për raste rrezikimi

Neni 33

 

33.1. Në rastin kur Drejtori konsideron se pagesa e tatimit që do të bëhet e detyrueshme për pagesë është në rrezik sepse personi po përgatitet të braktisë Kosovën, të ndërpresë biznesin ose të transferojë pasurinë, ose është në rrezik për arsye tjera, Drejtori mundet të njoftojë çdo person:

 

a.   që i detyrohet në para personit i cili ka detyrimin të paguajë tatimin;

b.   që mban para për personin i cili ka detyrimin të paguajë tatimin;

c.   që ka autoritet nga ndonjë person tjetër për t’i paguajë para personit i cili ka detyrimin të paguajë tatimin;

d.   të lërë mënjanë paratë deri në kohën kur Drejtori lëshon një njoftim sipas Nenit 19 ose kur ai tërheq njoftimin e lëshuar sipas këtij Neni.

 

33.2.  Çdo person i cili nuk lë mënjanë paratë sipas kërkesës së Nenit 33.1, ngarkohet me detyrimin ndëshkues të përcaktuar në Nenin 47.4.

 

 

Neni 34

Embargo në importe dhe eksporte

 

34.1.Në çdo rast kur një person i cili është i detyruar të paguaj ndonjë tatim shpërfill ose refuzon të paguajë mbrenda 10 ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit ose kur Drejtori konsideron se pagesa e tatimit është në rrezik sipas Nenit 33, do të jetë e ligjshme për Drejtorin ose për një zyrtar të autorizuar me shkrim nga Drejtori, të kërkojë me shkrim nga Drejtori Gjeneral i Shërbimit Doganor që të vendosë embargo në kalimet e çdo importi apo eksporti nga ai person, në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit mes ATK-së dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. 

 

34.2. Çdo kërkesë e bërë tek Drejtori Gjeneral i Shërbimit Doganor sipas Nenit 34.1 do të mbetet valide derisa Drejtori të informojë Drejtorin Gjeneral me shkrim për vendimin e përfundimit të kërkesës.

Ndalesat për largim

Neni 35

 

35.1. Në qoftë se Drejtori i ATK informon Drejtuesin e Policisë Kufitare me shkrim se një person i detyruar të paguajë tatime sipas kësaj rregullore nuk ka paguar tatimin, Policia Kufitare do të ndërmarrë hapa të nevojshëm që të parandalojë largimin e personit në fjalë nga Kosova për një periudhë prej 72 orëve nga koha e lëshimit të letrës, përveç rastit kur gjatë asaj periudhe personi:

 

a.   kryen pagesën në tërësi;

b.   arrin një marrëveshje të kënaqshme me Drejtorin e ATK për pagesën e tatimit.

 

35.2. Me bërjen e aplikimit nga Drejtori, gjykata me kompetencë juridiksioni mund të zgjasë periudhën 72-orëshe të përmendur në Nenin 35.1. Drejtuesi i Policisë Kufitare do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e përmendur në Nenin 35.1 sa heqë që të njoftohet me shkrim për zgjatje.

 

 

Fshirja e tatimit që nuk mund të mblidhet

Neni 36

 

36.1. Në rastet kur ATK konsideron se do të jetë e pamundur të mbledhë një tatim që përbën detyrim sipas këtij ligji dhe se detyrimi i tatimpaguesit duhet të fshihet, ATK mundet t’i rekomandojë Ministrit të Financave dhe Ekonomisë fshirjen e detyrimit. Secili rast duhet të rishikohet nga një komision prej tre të punësuarve të ATK-së përfshirë Drejtorin dhe një Zëvendës Drejtor.

 

a.Në qoftë se Ministri i Financave dhe ekonomisë pranon me shkrim rekomandimin e bërë nga ATK sipas nenit 36.1, ATK do të trajtojë detyrimin si të fshirë dhe tatimi nuk do të përbëjë më detyrim ose të jetë i pagueshëm. ATK duhet të njoftojë tatimpaguesin lidhur me fshirjen e detyrimit të tij/saj.

 

36.2. ATK mundet të rivërë një detyrim të fshirë sipas Nenit 36.2 në rastin kur beson se është krijuar mundësia për të mbledhur detyrimin tatimor me kusht që:

 

a.   ose kjo rivendojse e tatimit të jetë kryer brenda gjashtë vjetëve nga data kur detyrimi tatimor është bërë i detyrueshëm; ose

 

b.   zbatohen rrethanat e Nenit 18.2.

 

 

Të ardhurat e paligjshme

Neni 37

 

Të ardhurat do t’i nënshtrohen tatimit në rastet kur fitimi i të ardhurave është konsideruar i paligjshëm sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/25 të datës 6 korrik 2003, mbi ‘’Kodin e Përkohshëm Penal në Kosovë” ose çdo ligj tjetër. 

 

 

Drejtori mundet të ri-karakterizojë marrëveshjet

Neni 38

 

38.1. Me qëllim të përcaktimit të detyrimit tatimor sipas legjislacionit të zbatueshëm tatimor në Kosovë, Drejtori mund të kryejë si më poshtë:

 

a.   të mos marrë parasysh një transaksion që nuk ka pasoja të ndjeshme ekonomike;

 

b.   të ri-karakterizojë një transaksion në rastin kur forma e transaksionit nuk reflekton thelbin e tij ekonomik;

 

c.   të ri-karakterizojë një element të një transaksionit që është kryer si pjesë e një skeme për të shmangur detyrimin tatimor.

 

38.2. Drejtori do të njoftojë tatimpaguesin për çdo mosmarrje parasysh ose ri-karakterizim sipas Nenit 38.1.

 

 

 

Transaksionet mes personave të lidhur

Neni 39

 

39.1. Në rastin e çdo transaksioni mes personave të lidhur, Drejtori mund të caktojë të ardhura ose zbritje në mes personave të tillë sipas nevojës për të reflektuar të ardhurat e tatueshme të cilat do të kishin rezultuar nga transaksioni nëse personat nuk do të ishin të lidhur.

 

39.2. Në transaksionet tregtare ose financiare në mes të personave të lidhur, Drejtori mund të përshtasë çmimin e shitjes mes të personave të tillë për të reflektuar vlerën e tregut që do të ndodhte nëse personat nuk do të ishin të lidhur. 

 

 

 

Transaksionet e këmbimit

Neni 40

 

40.1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu. 

 

40.2. Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. 

 

 

 

Nëndeklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura

Neni 41

 

41.1. Në rastin kur një individ deklaron një shumë të të ardhurave që është e pamjaftueshme për të mbështetur shpenzimet e tij apo saj të kryera për konsum personal, ATK mundet të rillogarisë të ardhurat e individit në bazë të shpenzimeve të kryera nga individi, duke marrë në konsideratë të ardhurat e periudhave të mëhershme.

 

41.2. Një person do të trajtohet se ka fituar çdo shumë që është:

 

a.   ri-investuar ose akumuluar për përfitim të personit;

b.   bërë në emër të personit ose nën drejtimin e personit. 

 

Pagesat ndëshkimore për mospërmbushje

Neni 42

 

Çdo pagesë ndëshkimore e vënë sipas këtij ligji do të konsiderohet si detyrim tatimor ndaj ATK dhe do të jetë i mbledhshëm sikurse tatimi.      

 

 

 

Mosdorëzimi i deklaratës tatimore

Neni 43

 

Në rastin kur një person i cili ka detyrë të dorëzojë deklaratën tatimore sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk e plotëson këtë deri në datën e mbarimit të afatit, personi i tillë do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkimore prej pesë përqind (5%) të tatimit të detyruar për secilin muaj ose për pjesën e muajit që është vonuar, me një pagesë ndëshkimore maksimale prej njëzet e pesë përqind (25%) të detyrimit tatimor.

 

 

 

Mospagimi

Neni 44

 

Në rastin kur një person i cili ka detyrë të paguajë ndonjë lloj tatimi sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk paguan tërë shumën ose një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e mbarimit të afatit, ky person do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkimore prej dy përqind (2%) të detyrimit tatimor për secilin muaj ose pjesë të muajit për të cilën pagesa është vonuar, deri në maksimumin prej dymbëdhjetë muajsh.

 

 

 

Nëndeklarimet e tatimit dhe mbideklarimet e rimbursimeve tatimore

Neni 45

 

45.1. Në rastin kur një person i cili ka detyrë të plotësojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nëndeklaron shumën korrekte të detyrimit tatimor, ose mbideklaron shumën korrekte të rimbursimit tatimor e cila i takon, personi i tillë do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese prej: 

 

a.   njëzet e pesë përqind (25%) të differencës mes shumës korrekte të tatimeve që duhet të deklarohet dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh nëndeklarimi i tillë ose, siç mund të jetë rasti, mbideklarimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të atij personi; ose

 

b.   një qind për qind (100%) e ndryshimit mes shumës korrekte të tatimit që duhet të ishte deklaruar dhe shumës që në të vërtetë është deklaruar aty ku ndodh nëndeklarimi i tillë ose, siç mund të jetë rasti, mbideklarimi ka qenë për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të atij personi për të fshehur shumën korrekte të tatimit që kërkohet të deklarohet me qëllim që t’i shmanget pagesës, ose kërkesës për rimbursim, të atij ndryshimi. 

 

45.2. Për qëllime të Nenit 45.1, tatimpaguesi i cili kërkohet të plotësojë deklaratën tatimore për një periudhë tatimore dhe nuk dorëzon deklaratën e tillë, konsiderohet se ka deklaruar se shuma e detyrimit tatimor të detyruar për atë periudhë tatimore ka qenë zero.

 

Mosdorëzimi, moskrijimi ose mos paraqitja e të dhënave

Neni 46

 

46.1. Çdo person i cili ka detyrë të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë ose i cili dorëzon një deklaratë të pasaktë do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese prej 125 Euro për secilin mosdeklarim dhe për secilën deklaratë të informacioneve të pasakta ose të paplota.

 

46.2. Çdo person nga i cili kërkohet të krijojë apo të mbajë regjistrime sipas ligjeve në fuqi në Kosovë dhe i cili nuk e bën këtë është përgjegjës për pagesën e gjobës prej 125 eurosh. Për më tepër, personi është përgjegjës për pagesën e dënimit në shumën prej:

 

a. Njëzetepesë për qind (25 %) të tatimit të vlerësuar për regjistrimet përkatëse, nëse moskryerja e regjistrimit është pasojë e moskujdesit të madh nga ana e personit dhe

 

b. Njëqind për qind (100 %) të tatimit të vlerësuar për regjistrimet përkatëse, nëse moskryerja e regjistrimit është pasojë e tentimit të qëllimshëm për t’iu shmangur pagesës së tatimit.

 

 

46.3. Çdo person i cili ka detyrë të sigurojë qasje në librat ose regjistrimet ose përndryshe të plotësojë kërkesat e neneve 13 dhe 14 dhe të cilët nuk e kryejnë këtë, do t’i nënshtrohen një pagese ndëshkuese prej 100 Euro për secilën ditë të mosparaqitjes duke pasuar datën e kërkesës nga ATK. Në këtë rast, ATK mund poashtu të kërkojë një autorizim të gjykatës për të autorizuar hyrjen ose qasjen e parashikuar sipas Nenit 13 ose 14.

 

 

Mosmbajtja e tatimeve nga paga, pagesa ose dorëzimi i tatimeve dhe shumave të tjera

Neni 47

 

47.1. Çdo person përgjegjës për të mbajtur tatime nga paga, për të mbledhur ose paguar tatimin i cili qëllimisht nuk mban tatimin nga paga, nuk mbledh ose paguan atë tatim do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese të barabartë me shumën e tatimit të mosmbajtur nga paga , apo shumën e tatimit të pambledhur ose të papaguar.  

 

47.2. Çdo punëdhënës përgjegjës për të mbajtur tatimin nga paga dhe për të paguar kontributet e pensionit në Fondin e Kursimeve për Pension të Kosovës në emër të vetin ose të punësuarve të tij i cili qëllimisht nuk mban kontributet e tilla nga paga ose i cili qëllimisht nuk paguan kontributet e mbajtura nga paga do t’i nënshtrohet pagesës ndëshkuese të barabartë me shumën e kontributeve të mosbajtura në burim ose të papaguara në Fond.

 

47.3 Çdo person që nuk dorëzon ose refuzon të dorëzojë pasuri që i nënshtrohet një mase marrjeje pa baza të arsyeshme sipas Nenit 29.3, do të jetë përgjegjës për pagesën ndëshkuese të barabartë me 50 përqind të shumës të rekuperuar sipas Nenit 29.2.

 

47.4. Çdo person që nuk mban mënjanë të hollat sipas përcaktimit të Nenit 33.1 ndëshkohet me pagesën e shumës së parave në fjalë.

 

 

Gabimet nga përfaqësuesit e tatim paguesit dhe këshilltarët tatimor të tatimpaguesit

Neni 48

 

Çdo përfaqësues ose këshilltar tatimor i tatimpaguesit i cili nënshkruan një deklaratë tatimore në emër të një personi tjetër, i cili bën një gabim në atë deklaratë do të paguajë një pagesë gjobitëse prej 125 Euro në rastin kur gabimi ka qenë për shkak të moskujdesit ose një interpretimi jorealist të ligjeve tatimore, ose 250 Euro në rastin kur gabimi ka qenë për shkak të pakujdesisë së madhe ose më mospërfillje të qëllimshme të ligjeve tatimore dhe rregulloreve. 

 

 

 

Shkeljet e TVSh-së

Neni 49

 

49.1. Një tatimpagues i cili ka detyrë të regjistrohet për TVSh dhe i cili kryen furnizime pa qenë i regjistruar për TVSh do të jetë përgjegjës për detyrimin e TVSh-së mbi ato furnizime plus pagesën ndëshkuese prej:

 

a.   njëzet e pesë përqind (25%) të detyrimit tatimor mbi ato furnizime nëse mosregjistrimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të personit të tatueshëm; apo

 

b.   një qind përqind (100%) të detyrimit tatimor në ato furnizime nëse mosregjistrimi ka ndodhur për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të personit të tatueshëm që mos të paguajë TVSh-në për ato furnizime.  

 

49.2. Një person i tatueshëm i cili nuk lëshon faturë të TVSh-së ose i cili lëshon një faturë jokorrekte që rezulton në një ulje të dukshme në shumën e detyrimit të TVSh-së ose në një rritje të dukshme në shumën e kreditimit të pretenduar do të jetë përgjegjës për atë ulje në shumën e detyrimit ose në atë rritje në shumën e kreditimit të pretenduar në lidhje me faturën ose transaksionin, plus pagesën ndëshkuese prej:

 

a.   njëzet e pesë përqind (25%) të uljes ose rritjes së dukshme në shumën e detyrimit të TVSh-së aty ku moslëshimi i një fature të TVSh-së ose lëshimi i një fature jokorrekte ka ndodhur për shkak të pakujdesisë ose pakujdesisë së madhe të personit të tatueshëm; apo

 

b.   një qind përqind (100%) të uljes ose rritjes së dukshme në shumën e detyrimit të TVSh-së në rastin kur moslëshimi i një fature të TVSh-së ose lëshimi i një fature jokorrekte ka qenë për shkak të synimit me paramendim ose me qëllim të personit të tatueshëm ose për të mos lëshuar një faturë të TVSh-së ose për të lëshuar një faturë të rreme.

 

49.3. Një tatimpagues i cili kryen ndonjë prej shkeljeve vijuese në lidhje me TVSh do t’i nënshtrohet një gjobe prej 250 Euro për secilën shkelje:

 

a.   Mosbërja e aplikimit për t’u fshirë nga regjistri kur diçka e tillë kërkohet sipas ligjit të zbatueshëm;

 

b.   mosparaqitja e një kopje të çertifikatës së regjistrimit në mënyrën si kërkohet me ligjin e zbatueshëm.

 

49.4. Një tatimpagues i regjistruar për TVSh i cili i lejon një personi tjetër të përdorë çertifikatën e tij unike të TVSh-së do t’i nënshtrohet një pagese ndëshkuese prej 5.000 Euro.           

 

49.5. Çdo person i cili pa arsye të plotë ligjore është gjetur të ketë mallra në posedim të vetin për të cilat nuk ka faturë të TVSh-së ose regjistrime tjera për atë furnizim do t’i nënshtrohet, përveç çdo ndëshkimi sipas Neneve 49.1(b) ose 49.2(b) të këtij Neni, një ndëshkimi prej një shume të barabartë me shumën e llogaritur të TVSh-së në shkallën 15% të vlerës së hapur të tregut për mallrat

 

 

 

Pagesat Ndëshkuese shtesë

Neni 50

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mundet të lëshojë udhëzime administrative që vënë ndëshkime shtesë për shkeljet tatimore, ku ndëshkimet e tilla nuk tejkalojnë totalin prej 500 Euro.

 

 

Zbritja e pagesave ndëshkuese

Neni 51

 

51.1. Në rastin kur tatimpaguesi i cili i nënshtrohet një ose më tepër ndëshkimeve të parashikuara në Nenet 43 deri 50 ose i cili kryen një kundërvajtje të parashikuar në Nenet 52 deri 55, vullnetarisht informon ATK për detyrimin e tij ose se ka kryer një kundërvajtje të tillë përpara se të jetë zbuluar nga ATK, ndëshkimi maksimal financiar i mundshëm do të jetë 25% e ndëshkimit që do të zbatohej përndryshe. Në rastin kur tatimpaguesi informon vullnetarisht lidhur me këtë, pasi tatimpaguesi njoftohet lidhur me një hetim tatimesh të hapur por përpara se ATK të fillojë këtë hetim, pages andëshkuese maksimale financiare do të jetë në masën 50% të pagesës ndëshkuese që do zbatohej përndryshe.

 

51.2. Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer:

 

a.   hyn në marrëveshje me shkrim për të paguar tatimin e pashlyer me dy ose më tepër këste;

 

b.   i përmbush kushtet e marrëveshjes me shkrim; dhe

 

c.   i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj marrëveshjeje,  ndëshkimi financiar që do të zbatoheshin përndryshe në lidhje me pagesën e vonuar sipas Nenit 44 do të zbriten në masën 2% të detyrimit tatimor dhe interesi i përcaktuar sipas Nenit 22 do të mbetet i pagueshëm.

 

 

 

Veprat penale

Neni 52

 

52.1. Çdo person i cili kryen një kundërvatje të parashikuar në këtë Pjesë mund të ndiqet për atë kundërvajtje dhe nëse shpallet i fajshëm do të përgjigjet me sanksionimin e vënë për kundërvajtje.  

 

52.2. Neni 52.1 do të zbatohet pa paragjykuar ndonjë vepër penale ose sanksion penal për krime ekonomike sikurse mund të parashikohet gjithashtu sipas dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/25 të datës 6 korrik 2003 ,mbi Kodin e Përkohshëm Penal në Kosovë.”

 

Moskrijimi dhe mosmbajtja e regjistrimeve

Neni 53

 

Një person i cili ka detyrë të krijojë ose të mbajë regjistrime sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë dhe i cili nuk e plotëson këtë do të përgjigjet me sanksion prej:

 

a.   një gjobe prej njëzet e pesë përqind (25%) të tatimit të vlerësuar me të cilin lidhen regjistrimet nëse mosregjistrimi ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së madhe nga ana e personit,

 

b.   një gjobë prej njëqind përqind (100%) të tatimit të vlerësuar me të cilin lidhen regjistrimet nëse moskryerja e tij ka ndodhur për shkak të synimit me paramendim për të shmangur pagesën e tatimit.

 

 

 

Shpërdorimi i pozitës

Neni 54

 

Çdo zyrtar tatimor i cili me dijeni:

           

a.   kërkon nga çdo person një shumë më të lartë se vlerësimi i autorizuar i tatimit;

 

b.   merr ose synon të marrë në të holla ndonjë lloj detyrimi tatimor të pagueshëm ndaj ATK-së pa miratimin paraprak nga Drejtori;

 

c.   kryen detyrën zyrtare me një person të lidhur;

 

d.   mban për përdorimin vetjak ndonjë pjesë të shumës së tatimit të mbledhur;

 

e.   paraqet llogari të rreme, qoftë me gojë ose me shkrim, për shumën e tatimit të mbledhur dhe të pranuar nga ai ose ajo;

 

f.    i jep trajtim favorizues një tatimpaguesi për shkak të bashkëpunimit, nepotizmit, ryshfetit ose mitos;

 

g.   ndihmon një person tjetër për të shmangur tatimin sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë;

 

h.   mashtron një person, përvetëson para ose përndryshe shfrytëzon pozitën e tij duke trajtuar padrejtësisht qoftë marrëdhënien me Drejtorin qoftë me ndonjë individ tjetër; ose

 

i.    angazhohet në ndonjë sjellje tjetër joetike ose të paligjshme;

 

      do t’i nënshtrohet ndëshkimeve të zbatueshme sipas dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2003/25 të dates 6 korrik 2003 ,mbi Kodin e Përkohshëm Penal në Kosovë.”, me kusht që aty ku ndëshkimi nuk është parashikuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2003/25 të datës 6 korrik 2003, mbi Kodin e Përkohshëm Penal në Kosovë.” do t’i nështrohet:

 

a.   veprimit për disiplinë ose shkarkim nga puna;

b.   gjobë deri në 2.000 Euro; dhe

c.   burgimit për një periudhë deri në tre vjet.

 

 

Shmangia mashtruese e tatimit

Neni 55

 

55.1.  Në qoftë se një person merr pjesë me dijeni në ndonjë shmangie mashtruese ose synim për shmangie të ndonjë tatimi, përfshirë kërkesën për rimbursim për të cilën nuk ka të drejtë, vetë ose me një person tjetër, ai person mban përgjegjësi të ndëshkohet pas sanksionimit me gjobë të pakufizuar ose burgim prej gjashtë muajsh deri pesë vjet.

 

55.2. Kur në ndonjë vlerësim ose ndonjë kundërvatje penale është e mundshme të vërtetohet se tatimi që përbën detyrim është shmangur, por nuk është e mundshme të tregohet në cilën periudhë tatimore ai tatim përbën detyrim ose është shmangur, tatimi do të gjykohet se përbën detyrim ose është shmangur në periudhën e fundit tatimore për të cilën egziston prova e vlerësimit ose shmangies.

 

 

 

Ankesat në Administratën Tatimore

Neni 56

 

56.1.  Drejtori do të themelojë brenda ATK-së një Departament të Ankesave që ka detyrë të marrë në konsideratë ankesat nga personat të cilët kundërshtojnë një vlerësim ose vendim të Drejtorit sipas legjislacionit të administruar nga ATK. 

 

56.2.  Një person i cili kundërshton vlerësimin e tatimeve ose përcaktim zyrtar të ATK mund të paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave për të rishqyrtuar përcaktimin zyrtar. Ankesa duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga data kur tatimpaguesi ka pranuar njoftimin e vlerësimit ose përcaktim tjetër zyrtar. Ankesa do të jetë me shkrim dhe duhet të përmbajë arsyet dhe dokumentet mbi të cilat tatimpaguesi e bazon ankesën.

 

56.3. Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundet të caktojë në një udhëzim admistrativ rrethanat sipas së cilës mund të zgjatet periudha 60 ditëshe në Nenin 55.2

 

56.4. Tatimpaguesi ka barrën e provës se një vlerësim ose përcaktim zyrtar është i pasaktë përpara Departamentit të Ankesave.

 

56.5. Departamenti i Ankesave do të marrë në konsideratë ankesën e tatimpaguesit dhe do të lëshojë një vendim për këtë. Vendimi do t’i dorëzohet me shkrim personit i cili ka paraqitur ankesën sa më shpejt që të jetë e realizueshme, por jo më vonë se 60 ditë pas datës së ankesës.

 

56.6. Vendimi i Departamentit të Ankesave do të jetë vendimi i fundit i Drejtorit dhe do të jetë detyrues për ATK.

 

56.7. Personi i cili nuk pajtohet me një vendim të Departamentit të Ankesave mundet të paraqesë ankesë në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim brenda 60 ditëve pasi është marrë njoftimi i vendimit të Departamentit të Ankesave.

 

56.8. Në rastin kur Departamenti i Ankesave nuk dorëzon vendimin brenda 60 ditëve nga dita kur është dorëzuar ankesa, tatimpaguesi mundet të paraqesë ankesë për vlerësimin ose vendimin tjetër zyrtar drejtëpërdrejt në Bordin e Pavarur për Rishqyrtim.

 

 

 

Themelimi i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime

Neni 57

 

57.1. Bordi i Pavarur për Rishqyrtime i themeluar sipas Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut Nr. 2000/7 do të vazhdojë si Bord i Pavarur për Rishqyrtime sipas këtij ligji.   

 

57.2. Anëtarët e Bordit propozohen nga Qeveria bazuar në aftësinë për kryerjen e funksioneve të tyre. Anëtarët emërohen nga Kuvendi, përpos dy (2) anëtarëve të Bordit, të cilët emërohen nga PSSP-ja pas konsultimeve me Qeverinë. Në emërimin e parë pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji emërohen shtatë (7) anëtarë me mandat njëvjeçar (1) dhe tetë (8) anëtarë emërohen me mandat dyvjeçar (2), i cili mund të ripësëritet edhe për një mandat dyvjeçar (2). Prandaj, secili anëtarë do të ketë mandat dyvjeçar (2). Emërimet sipas këtij neni fillojnë më 1 qershor 2005.

 

57.3. Bordi do të përbëhet prej një Anëtari Kryesues dhe katërmbëdhjetë anëtarëve të tjerë, ku të gjithë prej tyre janë të pavarur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Së paku shtatë prej anëtarëve do të jenë nga komuniteti biznesor i Kosovës.

 

57.4. Bordi do të paguajë shuma të tilla për punën e anëtarëve për ditët ose gjysmat e ditëve që ata kryejnë punën e anëtarëve.

 

57.5. Kuvendi mund të shkarkojë një apo më shumë anëtarë të Bordit pas sugjerimit të Qeverisë, nëse konstaton se anëtari nuk është në gjendje t’i kryej funksionet e tij ose është në pozitë të konfliktit të interesit në kundërshtim me nenin 59.5 me përjashtim që çdo anëtarë i emëruar nga PSSP-ja të mund të shkarkohet vetëm nga PSSP-ja për arsye të njëjta, sipas rastit, pas konsultimeve me Qeverinë. Kuvendi apo PSSP-ja, sipas rastit, emërojnë anëtarin e ri për ta zëvendësuar anëtarin i cili është shkarkuar sipas këtij neni apo ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në Bord ose është i paaftë t’i kryej funksionet e tij. Anëtari i emëruar në mënyrë të tillë shërben gjatë pjesës së mbetur të mandatit të anëtarit të zëvendësuar dhe emërimi i tillë konsiderohet si emërim i parë.

 

 

57.6. Bordi është i autorizuar të marrë në punë personel të kualifikuar, të blejë pajisje të nevojshme për të kryer funksionet e tij dhe të ngrejë zyra prej ku do veprojë.

 

 

Roli i Bordit

Neni 58

 

58.1. Bordi ka juridiksion të pranojë ankesat kundër: 

 

a.   vendimit të Departamentit të Ankesave;

b.   vlerësimit në gjendje rreziku sipas Nenit 19;

c.   vlerësimit ose përcaktimi tjetër zyrtar të Drejtorit në rastin kur Departamenti i ankesave nuk ka dorëzuar vendimin brenda 60 ditëve sipas Nenit 56.8;

d.   vendimeve zyrtare sipas legjislacionit tjetër në Kosovë që parashikon ankesat para këtij Bordi.

 

58.2. Personi që paraqet ankesë në Bord ka barrën të provojë që vendimi, vlerësimi dhe përcaktimi kundër të cilit ka ngritur ankesë është i pasaktë.

 

58.3.  Në shqyrtimin e vendimeve, vlerësimeve dhe përcaktimeve sipas Nenit 58.1, Bordi, duke iu nënshtruar Neneve 58.4 dhe 58.5, do të shqyrtojë dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga ATK. Bordi pastaj do të bëjë gjetjet e veta të fakteve dhe konkluzionet e veta të ligjit.

 

58.4. Përveç rastit kur zbatohet Neni 58.5, dëshmitë, dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura nga personi që ankohet në Bord dhe nga ATK do të kufizohet në të njëjtën sasi provash që është siguruar në lidhje me vendimin, vlerësimin dhe përcaktimin e mëparshëm kundër të cilave është bërë ankesë sipas Nenit 58.1.

 

58.5.  Bordi mundet të lejojë një person të bëjë ankesë në Bord ose ATK për të paraqitur prova të reja aty ku Bordi bindet se:

 

a.   Një prove e tillë nuk ka qenë në dispozicion në kohën e vendimit, vlerësimit ose përcaktimit kundër të cilët është ngritur ankesa sipas Nenit 58.1; dhe

b.   pranimi i një prove të tillë është i nevojshëm për të shmangur padrejtësi të dukshme ndaj personit që ka ngritur ankesë në Bord ose në ATK.

 

58.6. Vendimi i Bordit do të lëshohet me shkrim dhe do të jetë detyrues si për personin që është ankuar në Bord ashtu edhe për Drejtorin derisa nuk ndryshohet ose anulohet nga Gjykata. 

 

 

Procedurat për Bord

Neni 59

 

59.1. Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundet me kërkesë të Bordit të vendosë një pagesë përdorimi për personat që paraqesin ankesa në Bord. 

 

59.2. Anëtari kryesues do të emërojë një panel ankimimi i përbërë nga deri në tre anëtarë për dëgjuar ankesën e sjellë përpara tij. Rastet do të caktohen në mënyrë të rastësishme dhe anëtarët e secilit panel do të qarkullojnë.   

 

59.3. Koha dhe vendi i seancave të Bordit do të përcaktohen nga Anëtari Kryesues me qëllim për t’i siguruar një mundësi të arsyeshme personit që do të parqitet para Bordit me sa më pak shqetësime dhe shpenzime që të jetë e mundur. 

 

59.4.  Paneli i ankesave do të dëgjojë provat sipas Nenit 58.3, do të diskutojë rastin si panel dhe do të lëshojë një opinion me shkrim, duke përfshirë gjetjet e fakteve ose opinionin e Bordit, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës.

 

59.5. Anëtari nuk do të marrë pjesë në panelin e ankesave në rast kur ka mundësi për konflikt të interesit në sajë të marrëdhënieve familjare, marrëdhënieve biznesore ose ndonjë faktori tjetër. 

 

59.6. Anëtarët e Bordit i mbajnë konfidenciale të gjitha informatat dhe të dhënat e marra për tatimpaguesin. Ky obligim vazhdon edhe pasi të ketë përfunduar mandati i tyre.

 

 

 

Rishqyrtimi juridik

Neni 60

 

Kundër vendimeve të Bordit mund të bëhet ankesë në gjykatë të juridiksionit kompetent me kusht që ankesat e tilla të jenë pranuar brenda 60 ditëve nga pranimi i njoftimit të vendimit të Bordit. 

 

 

Detyrimi për të paguar gjatë procedurës së ankesave

Neni 61

 

61.1.  Pavarësisht nëse personi ka paraqitur apo jo ankesë në Departamentin e Ankesave ose Bordin e pavarur për Rishqyrtime, detyrimi tatimor sipas këtij ligji do të mbetet detyrim dhe i pagueshëm. 

 

61.2. Pavarësisht nga Neni 61.1, ndalohet mbledhja e detyrueshme e tatimit derisa të mos ketë kaluar afati brenda të cilit tatimpaguesi mund të paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave sipas Nenit 56.2, ose derisa Departamenti i Ankesave të mos ketë marrë vendimin sipas Nenit 56.6, cilido qoftë afati më i fundit.

 

 

61.3. Përveç rastit kur pasuria e konfiskuar është e tillë që prishet, pasuria e konfiskuar nga ATK nuk do të shitet ose përndryshe të tjetërsohet deri në kalimin e periudhës 60 ditëshe pas dorëzimit të njoftimit për konfiskim sipas Nenit 28.5, ose deri në përfundimin e procedurave të ankesave (përveç rastit të Nenit 60) të parashikuara në këtë ligj, cilido qoftë afati më i fundit. Aty ku pasuria e konfiskuar është shitur ose përndryshe është tjetërsuar, të gjitha paratë do të mbahen nga ATK për kreditim të tatimpaguesit derisa të jetë zgjidhur përfundimisht çështja për të cilën është ngritur ankesa, në të cilën kohë do të bëhet rimbursimi i tatimpaguesit sipas Nenit 61.4 ose do të bëhet ulja nga shuma e pashlyer sipas Nenit 61.5, sipas rastit.

 

61.4.  Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesë, është zgjidhur përfundimisht në favor të tatimpaguesit, ATK do t’i kthejë çdo tatim të paguar tepër, së bashku me interesin e llogaritur në shkallën e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në lidhje me secilin muaj kalendarik në mes të datës së pagesës nga tatimpaguesi dhe datën kur ATK i referon për pagesë rimbursimin Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

61.5.  Në qoftë se lënda për të cilën është bërë ankesa është zgjidhur përfundimisht në favor të ATK, tatimpaguesi do të paguajë tatimin e pashlyer, pagesën ndëshkuese dhe interesin që ka lindur deri kur është zgjidhur lënda.

 

 

 

Përfaqësuesit e tatimpaguesit

Neni 62

 

62.1. Tatimpaguesit mund të marrin pjesë në secilin aspekt të një procedure tatimesh përmes një përfaqësuesi të tatimpaguesit. 

 

62.2.  Në rastin e personave juridikë, përfaqësuesit e tatimpaguesit mund të përfshijnë pronarin e një veprimtarie të biznesit, kryetarin, drejtorin, menaxherin, ose administratorin e një personi juridik, përfaqësuesin e falimentimit të një organizate në likuidim, kujdestarin e mallrave për një biznes në gjendje insolvente, administratorin ose trashëgimtarët e një pasurie dhe çdo person tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.       

 

62.3. Në rastin e personave fizikë, përfaqësuesit e tatimpaguesit mund të jenë një avokat, kontabilist me çertifikatë ose agjent tjetër me autorizim me shkrim për të përfaqësuar tatimpaguesin.  

 

62.4.  Kompetenca dhe detyrat e një përfaqësuesi të tatimpaguesit do të jenë të kufizuara brenda termave të marrëveshjes me shkrim.   

 

62.5. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të tatimpaguesit në çdo procedurë tatimore nuk e zhvesh tatimpaguesin nga të drejtat e tij ose saj personale për të marrë pjesë në këtë procedurë dhe nuk i heq të drejtën ATK-së për të pasur qasje tek tatimpaguesi.

 

62.6. Një person i cili është tatimpagues jorezident sipas legjislacionit të zbatueshëm tatimor duhet të informojë ATK për përfaqësuesit e tij brenda tri javëve pasi të ketë filluar të sigurojë të ardhura ose të ketë blerë pasuri në Kosovë.

 

 

Konfidencialiteti i informatave tatimore

Neni 63

 

63.1. Zyrtari ose personi tjetër i cili ka qasje tek informatat e tatimpaguesit nuk mund të t’ia bëjë të njohura këto informata asnjë personi tjetër përveç rastit kur kjo gjë është e nevojshme në procedurat tatimore ose është parashikuar përndryshe në këtë nen. 

 

63.2. Pavarësisht nga Neni 63.1, një zyrtar tatimor mund t’u bëjë të njohura informata për tatimpaguesin personave vijues:

 

a.   Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aty ku ato informata janë të nevojshme për qëllime zyrtare;

 

b.   Zyrës së Statistikave të Kosovës, dhe Regjistrin e Bizneseve në Kosovë për shfrytëzim në përpilimin e statistikave ose për qëllime tjera analitike me kusht që informatat e nxjerra nga procedurat tatimore janë në një formë që nuk identifikon tatimpaguesit në veçanti; 

 

c.   Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për një qëllim të autorizuar nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/35 mbi Pensionet në Kosovë”; 

 

d.   Institucionin e Ombudspersonit të themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/38 ,mbi Themelimin e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë,” për përdorim në zgjidhjen e ankesave të tatimpaguesit;

 

e.   Njësinë e Hetimeve Financiare të themeluar sipas Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut Nr.2003/3, Qendra Informative Financiare e themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr.2004/2 ,mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave të ngjashme penale dhe agjencitë tjera detyruese për shfrytëzim në:

 

                         (i)   hetime të çështjeve tatimore:

                         (ii)  ndjekje penale të çështjeve tatimore:

                         (iii) hetime të shkeljeve tjera penale në Kosovë aty ku është marrë  

                               miratimi paraprak nga Gjykata;

 

f.    Gjykatat për përdorim në rastet e lidhura me tatimet;

 

g.   Zyrën e Revizionit të Kosovës për qëllim të revizionit të ATK në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/18, mbi Revizionin e Përgjithshëm në Kosovë”;

 

h.   agjentët e tjerë ose të punësuarit e ATK gjatë dhe për qëllim të kryerjes së detyrave të tyre zyrtare;

 

i.    autoritetet tatimore të një vendi të huaj në përputhje me traktatet ose marrëveshjet ndërkombëtare;

 

j.    autoritetet doganore, për qëllime  të administrimit të legjislacionit doganor;

 

k.    çdo person, kur tatimpaguesi është dënuar për mashtrim ose kur informatat përmbajnë një listë të personave të regjistruar për TVSh me qëllim që personat të verifikojnë nëse janë duke bërë biznes me një person të regjistruar për TVSh..

 

63.3. Tatimpaguesi mund të çlirojë çdo person nga detyrimi i konfidencialitetit. Lirimi i tillë duhet të jetë me shkrim dhe mund të kufizohet në dhënien e informatave të caktuara ose t’i shfrytëzojë për një qëllim të veçantë. 

 

 

 

Udhëzimet Administrative

Neni 64

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë do të nxjerrë Udhëzime Administrative në zbatim të këtij ligji. Çdo dispozitë e udhëzimeve që është në kundërshtim me këtë ligj nuk ka forcë juridike.

 

 

 

Ligji në fuqi

Neni 65

 

Ky zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut nr. 200/20 mbi Administratën dhe Procedurat Tatimore dhe shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk përputhet me të.

 

 

 

 

 

Hyrja në fuqi

Neni 66

 

Ky Ligj hyn  në fuqi më daten e nënshkrimit nga PSSP-ja

 

 

       

      09. 04.2005

UNMIK /REG/ 2005/17
Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e martė . 24 shkurt 2009 )
 
< Mbrapa