Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 02/L-9 PĖR UJITJEN E TOKAVE BUJQĖSORE
Pri 30 2007
LIGJI NR. 02/L-9 PĖR UJITJEN E TOKAVE BUJQĖSORE
e hėnė . 30 prill 2007

Ligji   Nr. 02/L-9

 

PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE

 

 

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreut 9.1.26 (a) dhe 5.1. (j),

 

Me qëllim të rregullimit të ujitjes së tokave bujqësore në Kosovë,

 

Miraton :

 

LIGJIN  PËR  UJITJEN  E  TOKAVE  BUJQËSORE

I.  DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Qëllimi i Ligjit

Neni 1.

 

Ky Ligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore për themelimin dhe funksionimin e subjekteve që afrojnë shërbime dhe shfrytëzuesve të shërbimeve dhe organizimin e mirëfilltë të tyre në mënyrë që të krijohen kushtet optimale për ujitjen e tokës bujqësore në Kosovë dhe mbrojtjen e saj nga ujërat e tepërta me qëllim të shtimit të rendimenteve të prodhimeve bujqësore.

 

 

Neni 2.

 

Ky Ligj rregullon organizimin dhe administrimin e ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore në Kosovë, kompetencat dhe ndarjen e përgjegjësive të subjekteve të ujitjes dhe kullimit, formimin dhe regjistrimin e kompanive të ujitjes, sipas zbatueshmërisë  se shoqatave të përdoruesve të ujit për ujitje, Federatave, organizimin e tyre, tarifat e ujit për ujitje, afarizmin e shoqatave dhe çështje të tjera lidhur me ujitjen dhe kullimin.

 

 

 

 

Përkufizimet

Neni 3.

 

Në kuptimin e këtij Ligji, termat e përdorura në të, kanë këto kuptime:

 

Ujitje” nënkupton ngopjen e tokës bujqësore me ujë, me qëllim të mbajtjes së lagështisë ne nivel optimal për zhvillimin normal të bimëve,

 

Sistem i ujitjes “ nënkupton një kompleks të objekteve hidroteknike të cilat shërbejnë për qëllime të ujitjes dhe nevoja të tjera, të një territori të caktuar.

 

Kullim” nënkupton largimin e ujërave të tepërta nga tokat bujqësore me sistem të ndërtuar,

 

Kompani”, nënkupton ndërmarrje apo kompani publike nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) të ujitjes e cila kryen shërbime të ujitjes për shoqata, fermerë dhe shfrytëzues të tjerë,

 

Bordi mbikëqyrës i kompanisë” nënkupton trupin mbikëqyrës dhe vendim marrës në bazë të statutit,

 

Shoqatë”, nënkupton bashkimin e organizuar të fermerëve me qëllim të përdorimit të ujit për ujitje, shfrytëzimin dhe menaxhimin e objekteve   dhëna në shfrytëzim.,

 

Federatë nënkupton bashkimin e dy e më tepër shoqatave të përdoruesve të ujit për ujitje.

 

Transferim” nënkupton bartjen e përgjegjësive  të caktuara që kanë të bëjnë me përdorimin e kanaleve sekondare dhe terciare nga kompanitë në shoqata dhe federata.

 

 Zonë nën ujitje” nënkupton një territor të caktuar bujqësor që furnizohet me ujë për ujitje nga ofruesit për shfrytëzuesit e shërbimeve të ujitjes ,

 

Kuvendi i shoqatës” nënkupton trupin më të lartë vendimmarrës të shoqatës,

 

Këshilli administrativ i shoqatës”, nënkupton trupin e shoqatës, federatës, për drejtimin e shoqatës, federatës,

 

Këshilli ekzekutiv” është trup përgjegjës për distribuim të ujit, operim dhe mirëmbajtje të objekteve të sistemit të ujitjes të dhëna në shfrytëzim ,

 

Komisioni i kontrollit financiar” është trup për kontrollimin financiar të shoqatës apo federatës,

 

Komisioni i arbitrazhit” është trup i veçantë për zgjedhjen e kontesteve brenda shoqatës ose federatës,

 

Statut” nënkupton aktin normativ të kompanisë, shoqatës ose  federatës me të cilin rregullohet krijimi, organizimi dhe funksionimi i kompanisë, shoqatës, federatës si dhe  organeve të  tyre,

 

Tarifë” nënkupton shumën e pagesës së shërbimeve të ujitjes për një sezonë ose për një ujitje,

 

Ministria” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

 

Ministër” nënkupton Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

 

Departamenti” nënkupton Departamentin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve,

 

Zyra rregullative” është njësi e Ministrisë, përgjegjës për krijimin e kushteve për regjistrimin dhe funksionimin e shoqatave .

 

 

II.  ADMINISTRIMI I UJITJES

 

Neni 4.

 

4.1. Ministria është përgjegjëse për krijimin dhe implementimin e politikave  të ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore në Kosovë.

 

4.2. Kompanitë e bëjnë menaxhimin e ujitjes në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.

 

4.3. Shoqatat dhe Federatat e bëjnë shfrytëzimin e ujit për ujitje dhe menaxhimin  e pjesëve të Sistemeve të Ujitjes të cilat iu janë dhënë në shfrytëzim në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera të aplikueshme.

 

II.1. Kompetencat e Ministrisë

Neni 5.

 

5.1. Ministria, në lëmin e ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore ka këto kompetenca:

 

a)   përcakton politikat e ujitjes dhe kullimit,

 

b)   zhvillon kriteret dhe i propozon limitet për tarifat për ujitje ,

 

c)   si anëtare e bordit mbikëqyrës vlerëson planet afariste që të sigurohet në zbatimin e politikave të aprovuara,

 

d)   jep pëlqimin në bashkëpunim me AKM-në, për bartjen e  përgjegjësive të caktuara menaxhimit të kanaleve sekondare dhe terciare dhe objekteve përkatëse nga kompania në shoqatë,  brenda kufijve përkatës,

 

e)   përcakton përgjegjësitë dhe kufijtë në mes të kompanive dhe shoqatave si dhe në mes të shoqatave.

 

5.2. Ministria, përmes Seksionit për Ujitje dhe kullim është kompetente për monitorim dhe udhëzim dhe kontrollin e bartjes së përgjegjësive menaxhuese të kanaleve sekondare dhe terciare të ujitjes nga kompania në shoqatë – federatë dhe

 

a)   të mbajë regjistrin e kompanive, shoqatave dhe federatave,

 

b)   t’i këshillojë dhe drejtoj kompanitë, shoqatat dhe federatat për çështje në lëmine ligjore dhe financiare,

 

c)   të bëj monitorimin e ujitjes, kullimit dhe cilësisë së ujit për ujitje në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

 

d)   emëron drejtoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të kompanive, sipas kritereve të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria dhe monitoron zgjedhjen e organeve të shoqatave.

 

5.3. Ministri vendosë që transferi i të drejtës së shfrytëzimit të objekteve dhe përgjegjësive të kryhet në bazë të transferit në përdorim sipas ligjeve të aplikueshme.

 

5.4. Për objektet e ujitjes të cilat iu shërbejnë dy apo më tepër shoqatave, Ministria mund të vendosë që e drejta e shfrytëzimit të bartet  në federatë.

 

 

III. KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E KOMPANISË

 

Neni 6.

 

6.1. Uji për ujitje ofrohet përmes infrastrukturave kryesore që operohen nga kompanitë e autorizuara në mënyrë të rregullt si ofruese të shërbimeve.

 

6.2. Kompanitë operojnë sipas kushteve të cekura në statuset e tyre, në pajtim me delegimet e dhëna sipas Ligjit në fuqi. Autorizimi specifikon kushtet zbatuese për dhënien e së drejtës, territorit, kohëzgjatjes dhe vazhdimit të kohëzgjatjes.

 

6.3. Kompanitë Publike brenda fushëveprimit të kompetencave që i nënshtrohen autoritetit të AKM-së,  kanë për obligim që:

 

-  të ndërtojnë, operojnë dhe mirëmbajnë infrastrukturat e ujitjes dhe kullimit në mënyrë biznesi dhe në pajtim me interes të përgjithshëm,

 

-  të ofrojnë ujë për ujitje me kohë, në sasi të mjaftueshme dhe në kualitet të kërkuar për nevojat e përdoruesve dhe bëjnë kërkesa përmes MBPZHR-, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për sasitë e ujit që nevojiten,

 

-  të ofrojnë kontratat përkatëse përdoruesve të ujit për shërbimet e tilla dhe të mbledhin taksat për shërbimet e ofruara,

 

-  të udhëzojnë dhe vlerësojnë kërkesat e reja për intervenime në infrastrukturën e ujit për ujitje nga personat, dhe të ofrojnë shërbimet korresponduese,

 

-  të jenë në pajtueshmëri me statutet dhe aktet nënligjore të aprovuara nga autoritetet rregullative,

 

-  të mbajnë ndaras, të kontrolluar financiarisht në mënyrë të pavarur llogaritë vjetore dhe planet vjetore të biznesit në disponueshmëri të Bordit Mbikëqyrës.

 

-  Të caktojnë çmimin e ujit për ujitje nga përdoruesit në koherencë me kapacitetet e tyre financiare,

 

6.4.  Kompanitë janë përgjegjëse për:

 

-  menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit nën juridiksionin e saj, definojnë përgjegjësitë dhe kufijtë mes tyre dhe shoqatave,

 

-  sigurimin e ujit për ujitje në kohë dhe në sasi të mjaftueshme për shfrytëzuesit e shërbimeve sipas planit vjetor të harmonizuar me shfrytëzuesit,

 

-  lidhjen e kontratave me shfrytëzuesit e ujit për ujitje për shërbimet e ofruara dhe inkason nga ata kompensimin material për shërbime,

 

-  në rast të shkaktimit të dëmeve subjekteve të tjerë,  të pësuar si pasojë e defekteve në infrastrukturën e ujitjes,  bënë vlerësimin dhe kompensimin e tyre.

 

-  dhënien e pëlqimit për çdo ndërhyrje të re nga personat fizik në infrastrukturën e ujitjes,

 

-  hartimin e planeve zhvillimore për investime të reja për zgjerimin e sipërfaqeve të ujitjes, me të cilat plane do ta njoftojë Ministrinë, në harmoni me planet tjera zhvillimore.

 

6.5. Kompanitë janë ndërmarrje publike që mbikëqyren nga Bordi Mbikëqyrës.

 

 

IV. TRANSFERI I SISTEMEVE TË UJITJËS

 

Neni 7

 

7.1. Bartja vendoset nga Bordi mbikëqyrës i kompanisë.

 

7.2. Transferi duhet të jetë për kohën prej së paku 5 vitesh, me mundësi të vazhdimit.

 

7.3. Transferimi nuk nënkupton transferimin e së drejtës së pronësisë.

 

 

V.  TARIFAT UJITJES

 

Neni  8

 

8.1. Tarifat të cilat duhet t’i paguajnë shoqatat dhe fermerët përcaktohen nga Bordi mbikëqyrës.

 

8.2. Pronarët e tokave në zonat e ujitjes duhet t’i paguajnë shpenzimet për mirëmbajtje të rrjetit kryesor pa marrë parasysh se a e përdorin apo jo rrjetin për ujitje. Konsumuesit e ujit për ujitje në zonat e mbuluara me rrjet të ujitjes gjithashtu duhet t’i paguajnë shpenzimet e tilla. Pagesat duhet të inkasohen ose nga pronarët apo nga konsumuesit e ujit për ujitje për sa i përket tokave në fjalë.

 

 

VI. SHOQATAT E PËRDORUESVE TË UJIT PËR UJITJE

 

Neni  9

 

9.1. Shoqata është entitet jo profitabil i krijuar në bazë vullnetare në përputhje me dispozitat e këtij Ligji.

 

9.2. Për tu krijua një shoqatë nevojitet pëlqimi i 51% i fermerëve që gravitojnë në territorin e shoqatës që do të krijohen.

 

9.3. Çdo person fizik a juridik që ka në pronësi ose në shfrytëzim tokë brenda zonës nën ujitje të një shoqate, ka të drejtë të bëhet anëtar i saj.

 

9.4. Shoqata harton dhe dërgon statutin e vet në Ministri dhe regjistrohet në organin kompetent.

 

 

Neni 10

 

10.1. Shoqata e shfrytëzon sistemin e ujitjes ashtu që çdo anëtarë të saj duhet ta vejë në pozitë të barabartë për shfrytëzimin e ujit, duke u kujdesur që ujin për ujitje ta shpërndajë sipas planit, e mundësisht me  sasi të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e vet.

 

10.2. Shoqata furnizon me ujë për ujitje edhe personin i cili është pronar ose shfrytëzues i tokës bujqësore, e cila gjendet brenda zonës së ujitjes të asaj shoqate, e që nuk është anëtarë i sajë nëse ekzistojnë mundësitë për furnizim.

 

Neni 11

 

11.3. Anëtarësimi në Shoqatë është i hapur për të gjithë personat fizik dhe juridik që kanë për qëllim të përdorin kapacitetet ujitëse të shoqatës, për qëllime bujqësore.

 

11.2. Mënyra dhe procedurat e themelimit dhe regjistrimit të shoqatave do të rregullohet me Udhëzim Administrativ.

 

11.3. Personave të cilët nuk janë anëtar të Shoqatës, Shoqata mund tu caktoi tarifën e ujit për ujitje më të lartë nga ato që i paguajnë anëtarët, por jo më të lartë se 50% të tarifave të rregullta.

 

Neni 12

 

Shoqatat nxjerrin statutin në përputhje me dispozitat e këtij Ligji. Detyrat e shoqatës si dhe të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të saj  përcaktohen në statutin e shoqatës.

 

 

Neni 13

 

13.1. Shoqata brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e miratimit të statutit, depoziton statutin në organin kompetent për regjistrim.

 

13.2. Përveç regjistrimit në organin kompetent, shoqata duhet të regjistrohet edhe pranë zyrës rregullative të Ministrisë.

 

13.3. Ndryshimet në statutin e një shoqate bëhen në përputhje me Ligjin. Çdo propozim për ndryshimin e statutit të një shoqate duhet të miratohet nga Kuvendi i Shoqatës dhe të dërgimit në  Ministrisë 

 

Neni 14

 

Detyrat kryesore të Shoqatave janë:

 

a)   Operimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës për ujitëse brenda afatit të bartjes.

 

b)   Furnizimi i vazhdueshëm me ujë për ujitje i të gjithë anëtarëve dhe jo-anëtarëve në kushte jo diskriminuese dhe të paanshme.

 

c)   Grumbullimi i pagesave që i takojnë shoqatës / federatës.

 

d)   Harton planin e ujitjes sipas kulturave dhe bënë bilancin e nevojave të ujit për ujitje.

 

 

Organizimi i shoqatave

Neni 15.

 

15.1 Çdo shoqatë, për funksionimin normal të saj duhet ti ketë organet e veta. Organet e shoqatës janë:

 

1. Kuvendi,

2.   Këshilli Administrativ dhe

3.   Stafi Ekzekutiv.

 

15.2. Shoqata e cila ka më pak se 30 anëtarë nuk do të ketë këshill administrativ, dhe se detyrat e këshillit i kryen kryetari i shoqatës.

 

Neni 16.

 

16.1. Përveç organeve nga neni 15 i këtij Ligji, shoqata me statutin e saj, mund të parasheh edhe formimin e organeve tjera të cilat formohen me vendimin e posaçëm të kuvendit e që janë:

           

a)   Komisioni për kontrollin financiar,

b)   Komisioni i arbitrazhit.

 

16.2. Organizimi i punës, kompetencat, mënyra e mbajtjes së mbledhjeve, mënyra e vendosjes në mbledhjet e organeve të shoqatës si dhe çështjet e tjera qe kanë të bëjnë me organet dhe komisionet e shoqatës nga neni 15 dhe alineja 1 e këtij neni do të rregullohen me Udhëzim Administrativ dhe me statutin e shoqatës.

 

 

VII.  TARIFAT E UJIT PËR UJITJE

 

Neni 17.

 

17.1. Me statutin e çdo shoqate përcaktohen tarifat të cilat duhet t’i paguajnë fermerët dhe ato janë:

 

a)   tarifa e ujit për ujitje,

b)   tarifa e anëtarësisë vjetore,

c)   çdo tarifë tjetër e cila vendoset nga shoqata.

 

17.2. Shumën e tarifave për anëtarët dhe jo anëtarët e shoqatës, përfundimisht e miraton Ministria.

 

 

Neni 18.

 

Raportet afariste ndërmjet shoqatave dhe fermerëve rregullohen me kontratë, me të cilën përcaktohen sasia e ujit për ujitje, çmimi, afati i pagesës dhe çështja e paradhënies.

 

 

VIII. LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ANËTARËVE

 

Neni 19.

 

Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga shoqata por vetëm pasi që të përfundojë sezona e ujitjes dhe pasi qe t’i ketë përmbushur të gjitha obligimet financiare ndaj shoqatës.

 

 

Neni 20

 

20.1. Personi i cili e shet tokën brenda zonës nën ujitje të një shoqate, mundet me njoftimin paraprak të shoqatës që pronarit të ri t’ia bartë të drejtën e anëtarësimit në shoqatë.

 

20.2. Për bartjen nga paragrafi 1 i këtij neni, më parë duhet të jenë përmbushur të gjitha obligimet ndaj shoqatës.

 

Neni 21

 

21.1. Personi i cili nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji dhe statutin e shoqatës, nuk i përmbushë me kohë obligimet financiare ndaj sajë, i cili me veprimin e vet me qëllim apo nga pakujdesia i shkakton dëm shoqatës dhe nuk e kompenson atë, do të përjashtohet nga shoqata dhe është i obliguar që t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar.

 

21.2. Anëtari i përjashtuar nga shoqata ka të drejtë ankese, kuvendit të shoqatës në afat prej 8 ditësh nga dita e përjashtimit.

 

Neni 22

 

Në rast të vdekjes së anëtarit të shoqatës, të drejtat e tij në shoqatë dhe obligimet e tij ndaj shoqatës bartën në trashëgimtarët ligjorë të tij.

 

 

IX. FEDERATAT E PËRDORUESVE TE UJIT

 

Krijimi i Federatës

Neni 23

 

23.1. Federata, krijohet në mënyrë vullnetare me bashkimin e dy apo më tepër shoqatave me qëllim të administrimit dhe shfrytëzimit të ujit për ujitje.

 

23.2. Çdo shoqatë e cila furnizohet me ujë nga një kanal, gypsjellës, rezervuar apo presë e ujit që shfrytëzohet nga një federatë, gëzon të drejtën e anëtarësimit në atë federatë.

 

23.3. Ministria përcakton rregullat dhe procedurën që duhet zbatuar për krijimin e federatës, sipas këtij ligji.

 

Detyrat e Federatës

Neni 24

 

Detyrat kryesore të federatës janë:

           

a)   shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e objekteve kryesore, kanaleve, rezervuarëve dhe e infrastrukturës përkatëse të ujitjes, brenda afatit të bartjes.

 

b)   furnizimi me ujë për ujitje i shoqatave anëtare dhe jo anëtare të federatës,

 

c)   ndërmarrja e aktiviteteve në menaxhimin dhe veprimet e nevojshme ndërtimore për funksionimin normal të sistemeve të ujitjes, brenda afatit të bartjes.

 

d)   grumbullimi i pagesave nga shërbimet për mirëmbajtjen investive të objekteve me të cilat disponon federata.

 

 

Neni 25

 

25.1. Secila shoqatë, që është anëtare e federatës merr pjesë në mënyrë proporcionale në koston e përdorimit dhe të mirëmbajtjes së objekteve, të cilat menaxhohen nga federata.

 

25.2. Shoqata sipas vullnetit të lirë për anëtarësim në federatë, mundet gjithashtu ta lë atë në mënyrë vullnetare, por jo gjatë sezonës së ujitjes.

 

25.3. Në rast të ndonjë shpenzimi shtesë të bërë nga federata gjatë planifikimit dhe ndërtimit të sistemit të ujitjes, duke pasur anëtarësinë e shoqatës në këtë federatë, shoqata nuk mund të largohet pa i rikompensuar këto shpenzime.

 

25.4. Kur shoqata nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji, apo të statutit të federatës, shkakton dëm financiar ndaj federatës, qëllimisht ose nga pakujdesia shoqata në këtë rast mund të përjashtohet nga federata, dhe iniciohet procedura për kompensimin e dëmit.

 

 

Neni 26

 

Çdo federatë, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, është e obliguar që të nxjerr statutin e vet, me të cilin duhet t’i rregullojë çështjet të cilat kanë të bëjnë me organizimin dhe strukturën organizative të saj, përshkrimin e objekteve të federatës, burimeve të ujit, rezervave të ujit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organeve të federatës.

 

 

Neni 27

 

27.1. Statuti i federatës dhe ndryshimet e plotësimet e tij, miratohet nga këshilli administrativ i federatës pas pëlqimit nga Ministria.

 

27.2. Federata e depoziton statutin në organin kompetent për regjistrim në afatin prej 30 ditësh nga dita e miratimit të tij.

 

 

Organet e Federatës

Neni 28

 

28.1. Organet e Federatës janë Këshilli Administrativ dhe Kryetari .

 

28.2. Përveç këtyre organeve të rregullta, federata, me statut mund të përcaktojë edhe krijimin e organeve të tjera: këshillin ekzekutiv, komisionin e kontrollit financiar dhe komisionin e arbitrazhit.

 

 

Neni 29

 

Organizimi i punës, kompetencat, mënyra e vendosjes dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me punën e organeve dhe komisioneve të federatës do të rregullohen me Udhëzim Administrativ dhe me statutin e federatës.

 

 

 

X . TARIFAT E UJITJES QË PAGUHEN NGA ANËTARËT E FEDERATËS

 

Neni 30

 

Federata në përputhje me dispozitat e këtij Ligji i propozon tarifat për furnizimin e shoqatave me ujë dhe tarifat tjera të përcaktuara nga federata të cilat i zbaton në përputhje me ligjin në fuqi.

 

 

 

XI. LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ANËTARËVE NGA FEDERATA

Neni 31

 

31.1. Një shoqatë nga baza e anëtarësimit vullnetarë në Federatë, ka të drejtë që vullnetarisht të largohet nga federata.

 

31.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, shoqata nuk mund të largohet nga federata gjatë sezonës së ujitjes dhe pa i përmbushë të gjitha obligimet ndaj Federatës.

 

 

Neni 32

 

Në rast se shoqata, nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji, dispozitat e statutit dhe të akteve të tjera të federatës, nuk i paguan ose vonohet t’i paguaj tarifat e caktuara nga federata ose nuk ia kompenson dëmin federatës, i pësuar me qëllim apo nga pakujdesia e shoqatës, shoqata përjashtohet nga federata dhe iniciohet procedura për kompensim të dëmit.

 

 

XII. REGJISTRI I SHOQATAVE DHE FEDERATAVE

Neni 33

 

33.1. Ministria e mbanë regjistrin e kompanive, shoqatave dhe federatave i cili duhet të përmbajë:

 

a)   emrin dhe selinë e kompanive, shoqatave dhe federatave,

b)   zonat nën ujitje të cilat i mbulojnë dhe madhësitë e tyre,

c)   numrin e anëtarëve dhe jo anëtarëve,

d)   inventarin dhe infrastrukturën e tyre,

e)   të dhënat mbi afarizmin e tyre i cili mbikëqyret nga Ministria.

 

33.2. Të dhënat të cilat duhet t’i mbajnë kompanitë, shoqatat dhe federatat përcaktohen me statutin e tyre.

 

Neni 34

 

34.1. Ministria është e autorizuar që të bëjë monitorimin e infrastrukturës së  ujitjes dhe, nëse konstaton se ndonjë objekt i ujitjes ka mangësi teknike, kërkon mënjanimin e tyre.

 

34.2. Kompanitë, shoqatat dhe federatat janë të obliguara që ta njoftojnë Ministrinë lidhur me gjendjen teknike të sistemeve të ujitjes, para çdo sezone të ujitjes.

 

 

Neni 35

 

35.1. E drejta e përkohshme e qasjes në tokë të huaj për kontrollimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes është e drejtë e servitutit mbi tokën.

 

35.2. Kompanitë, shoqatat dhe federatat mund të autorizojnë edhe persona të tjerë që të kalojnë nëpër tokë private për kontrollimin dhe mirëmbajtjen e gypave dhe infrastrukturës së ujitjes.

 

35.3. Për shfrytëzimin e servitutit nga paragrafi i mësipërm, shfrytëzuesi do t’ia paguaj pronarit të tokës kompensimin për dëmin e shkaktuar në kulturat bujqësore.

 

35.4. Kontestin në mes të shfrytëzuesit të servitutit dhe pronarit të tokës do ta zgjedhë gjykata kompetente

 

 

XIV. DËNIMET ADMNISTRATIVE

Neni 36

 

36.1. Me një dënim administrativ prej  500    deri në  5.000 €  do të dënohet për kundërvajtje personi,  shoqata dhe federata në rast se:

 

a)   dëmton sistemin e ujitjes apo infrastrukturën e tij,

b)   dëmton pjesën tjetër të tokës si pasojë e shfrytëzimit të pakujdesshëm të ujit,

c)   ndërton çfarëdo objekti mbi sistemet e ujitjes.

d)   në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar kyçet dhe e shfrytëzon sistemin e ujitjes.

e)   nuk i mbanë të dhënat sipas nenit 34, alineja 2

f)    nuk iu përmbahet rregullave sipas nenit 35.

 

36.2. Personat të cilët me veprimet e tyre i dëmtojnë objektet e sistemeve për ujitje, në pronësi të kompanisë, federatës apo shoqatës, përveç pagesës së dënimit me gjobë, janë të obliguar që t’ua kompensojnë dëmin e shkaktuar dhe token ta kthen në gjendjen e mëparshme.

 

 

XIV. ZBATIMI

Neni 37

 

Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria është e obliguar që të nxjerr Udhëzime Administrative.

 

 

Neni 38

 

Të hyrat e krijuara nga dënimet sipas këtij Ligji, bartën në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për t’u derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

 

 

XV . DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 39

 

Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të shfuqizohen dispozitat të cilat janë në kundërshtim me këtë Ligj.

 

 

XVI. HYRJA NË FUQI

Neni 40

 

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

 

 

 

25.11.2005

UNMIK/Reg/2005/49
Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e martė . 24 shkurt 2009 )
 
Para >