Home arrow Ligjet per Buxhetin arrow LIGJI NR.03/L-114 PĖR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR
Dhj 31 2008
LIGJI NR.03/L-114 PĖR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR
e mėrkurė . 31 dhjetor 2008

 

LIGJI  Nr. 03/L-114

 

 

PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

 

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

 

 

Miraton

 

LIGJ PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

 

 

KREU  I

 

 

Neni 1

Përkufizimet

 

 "Borxhi i keq" do të thotë një pagesë që duhet paguar nga një personi i tatueshëm që është përfshirë më parë në të ardhurat e këtij personi, por përkundër faktit se janë ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për ta arkëtuar borxhin, ai mbetet i pa arkëtuar.

 

"Mall kapital" do të thotë një mall (si p.sh. pajisjet apo makineria) që shfrytëzohet për Prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera.

 

"Konsideratë" do të thotë çfarëdo pagese ose akti i shmangies lidhur me dorëzimin e mallrave apo shërbimeve dhe përfshin shumën që duhet paguar ose mallrat e marra në një transaksion bartër (mall për mall).

 

 "Notë krediti" do të thotë dokumenti të cilin personi i tatueshëm ia ka lëshuar pranuesit të mallit ose të shërbimeve pas lëshimit të faturës tatimore me qëllim të korrigjimit kur tatimi i ngarkuar në atë faturë tatimore e tejkalon tatimin e vërtetë për atë furnizim të tatueshëm.

 "Vlerë doganore" do të thotë vlera e përgjithshme mbi të cilën llogariten detyrimet doganore në përputhje me praktikën ndërkombëtare.

 

 "Notë debiti" do të thotë dokumenti të cilin personi i tatueshëm ia ka lëshuar pranuesit të mallrave ose të shërbimeve pas lëshimit të faturës tatimore me qëllim të korrigjimit kur tatimi i ngarkuar në atë faturë tatimore është më i vogël se tatimi i mbetur borxh për atë furnizim të tatueshëm.

 

 "Veprimtari ekonomike" do të thotë veprimtaria e zhvilluar me qëllim të krijimit të fitimit.

 

 "Përjashtim" do të thotë ato mallra të importuara, ose furnizimet e theksuara në nenin 11 të cilat janë përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe për të cilat, si rrjedhim, pranuesi i mallrave nuk paguan tatim mbi vlerën e shtuar.

 

"Furnizim i përjashtuar" do të thotë një furnizim i përshkruar në nenin 12 për të cilin furnizuesi nuk e vjel tatimin mbi vlerën e shtuar.

 

 "Eksport" do të thotë malli që del nga Kosova për një shtet tjetër.

 

"Shërbime financiare" do të thotë një ose disa prej veprimtarive vijuese:

 

1.1   këmbimi i valutave me anë të këmbimit të bankënotave apo monedhave, duke kredituar apo debituar llogaritë, ose në ndonjë mënyrë tjetër;

 

1.2.   lëshimi, pagesa, mbledhja ose transferimi i pronësisë në një instrument kreditor siç është çeku ose letërkredia;

 

1.3.  sigurimi i lehtësimeve kreditore, rinovimi dhe ndryshimi i kushteve të kontratës së kredisë;

 

1.4. lëshimi, ndarja, tërheqja, pranimi, lejimi, rinovimi, pajtimi, përtëritja, ndryshimi ose transferi i pronësisë me një instrument garantues;

 

1.5. sigurimi, marrja, ndryshimi ose lëshimi i një garancie, dëmshpërblimi, instrumenti i sigurisë ose obligacioni lidhur me përmbushjen e detyrimeve ndaj çekut, kontratës kreditore, titullit të pronësisë, instrumentit për sigurimin e borxhit a instrumentit tësigurisë me pjesëmarrje, ose instrumentet lidhur me aktivitetet e specifikuara në nën-paragrafët e mësipërm prej 1.2 deri 1.4;

 

1.6.  sigurimi ose bartja e pronësisë, kontratës për sigurimin e jetës apo të risigurimit lidhur me çfarëdo kontrate të tillë;

 

1.7.  pagimi ose arkëtimi i çfarëdo shume të kamatës, i shumës themelore,dividendës ose çdo shume tjetër lidhur me çfarëdo garancie të borxhit, titullin e pronësisë,instrumentin e garancisë me pjesëmarrje, kontratën kreditore, kontratën e sigurimit të jetës,planin pensional apo me kontratat për funizime të ardhshme; dhe

 

1.8. pajtimi për kryerjen ose organizimin e çdo aktiviteti të specifikuar në paragrafët e mësipërm prej 1.1  deri në 1.8.

 

"Mallra" do të thotë çfarëdo pronësie me përjashtim të parave.

 

"Import" do të thotë furnizimet që hyjnë në Kosovë nga një shtet tjetër, qoftë drejtpërdrejt ose pas kalimit transit nëpër ndonjë shtet tjetër.

 

 "Tatimi në investim" (ang. input tax) do të thotë tatimi mbi vlerën e shtuar që e paguan një person i tatueshëm për investim në mallrat e tatueshëm të atij personi..

 

"Organizatë joqeveritare" do të thotë një organizatë joqeveritare e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, mbi Regjistrimin dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në Kosovë.

 

 "Vlera në tregun e hapur" do të thotë çmimi me të cilin mallrat e ngjashëm si për nga sasia ashtu edhe cilësia ia shet furnizuesi një personi tjetër në bazë të parimit mbizotërues të tregut.

 

 "Tatimi i prodhimit (ang. output tax)" do të thotë tatimi mbi vlerën e shtuar që paguhet për mallrat e tatueshëm të personit të tatueshëm.

 

"Person" do të thotë çdo person fizik apo juridik, publik ose privat, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në ndërmarrjet private, ortakëritë dhe organizatat e tjera afariste, autoritetet komunale dhe publike.

 

 "Person përbërës" do të thotë çdo person që ka lidhje speciale me personin tjetër I cili mund të ndikojë në transaksionet e tyre zyrtare.

 

 "Furnizim i shërbimeve" do të thotë çdo furnizim që nuk përfshin furnizimin e mallrave.

 

 "Furnizim i mallrave" do të thotë bartja e së drejtës për të disponuar me pasurinë materiale si pronar.

 

 "Furnizim i tatueshëm" do të thotë furnizimi i mallrave ose i shërbimeve nga një person i tatueshëm. Oferta e tatueshme përfshin furnizimet e vlerësuara me shkallën zero, por nuk i përfshin furnizimet e përjashtuara.

 

"Person i tatueshëm" do të thotë çdo person, i cili me qëllim të avancimit të veprimtarisë ekonomike:

 

 - Importon, eksporton, 

 

 -  Nëse nuk është person i referuar në nenin 1.25.1, siguron mallra ose shërbime  dhe ka qarkullim që tejkalon limitin e regjistrimit të përcaktuar në paragrafin 4. të nenit 3  të këtij ligji

 

 

"Administratë tatimore" do të thotë Administrata Tatimore e MEF-it të Kosovës.

 

"Qarkullim" do të thotë të hyrat bruto të një personi nga të gjitha furnizimet, duke përfshirë furnizimet e normës zero, përjashtimet dhe furnizimet e përjashtuara që ai person i ka bërë në Kosovë.

 

" Furnizimi i ‘'normës zero'' do të thotë furnizim i tatueshëm i përshkruar në nenin 10 për të cilin shkalla e tatimit mbi vlerën e shtuar është zero për qind (0%) e vlerës së tatueshme.

 

 

KREU   II

 

VENDOSJA E TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR DHE REGJISTRIMI

 

 

Neni 2

Tatimi mbi vlerën e situar

 

 

1.  Tatimi mbi vlerën e shtuar, vilet në pajtim me dispozitat e këtij ligji, mbi vlerën e tatueshme të importeve, hyrjeve brenda dhe furnizimeve të tatueshme.

 

2. Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet në masën prej 16% nga vlera e tatueshme e importit, hyrjeve brenda dhe furnizimeve tjera të tatueshme me përjashtim të furnizimeve të normës zero.

 

3. Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet sipas normës zero për qind (0%) mbi vlerën e tatueshme të furnizimeve të tatueshme me normën zero, siç është përcaktuar në nenin 10 të këtij ligji.

 

 

Neni 3

Detyrimi per Regjistim

 

1. Personi i tatueshëm duhet të paraqitet në Administratën Tatimore me qëllim të regjistrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar brenda  tridhjetë (30) ditësh pas hyrjes së këtij Ligji në fuqi.

 

2. Në rastin kur personi bëhet person i tatueshëm pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, personi duhet të paraqitet për regjistrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar brenda  pesëmbëdhjetë (15)  ditësh nga data kur ai person bëhet person i tatueshëm.

 

3. Niveli i qarkullimit në bazë të të cilit do të përcaktohet se a është një individ person i tatueshëm, siç është përkufizuar në nenin 1.  te përkufizimet do të llogaritet në bazë të pagesave të Përgjithshme që i ka marrë ai person.

 

4. Kufiri i regjistrimit, është caktuar qarkullim prej  pesëdhjetëmijë (50.000) eurosh për një vit kalendarik.

 

5.  Personi i tatueshëm i cili importon, eksporton, duhet të paraqitet për të regjistruar tatimin mbi vlerën e shtuar pavarësisht nga kufiri i vendosur në  paragrafin 4 të këtij neni.

 

6. Banka Qendrore e Kosovës, nëse kjo kërkohet, mund të nxjerrë udhëzim administrative ku specifikohet procedura sipas së cilës çdo furnizues i cili nuk është i detyruar të regjistrohet mund të vendosë që të regjistrohet për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar.

 

 

Neni 4

Procedura për regjistrim

 

1. Paraqitja për regjistrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar do të bëhet në formatin që do të vendoset në udhëzimin administrativ që do të lëshohet nga Banka Qendrore e Kosovës.

 

2. Me rastin e regjistrimit të personit për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar, administrata tatimore do t'i lëshojë personit një certifikatë të regjistrimit që përmban numrin unik të identifikimit të tatimpaguesit. Regjistrimi hyn në fuqi në datën e shënuar në certifikatën e regjistrimit.

 

3. Administrata tatimore mund të regjistrojë çdo person të tatueshëm për qëllime të pagimit të tatimit të vlerës së shtuar pavarësisht se a është paraqitur a nuk është paraqitur ai person për regjistrim që nga data kur personi ka qenë i obligueshëm të regjistrohet.

 

 

Neni 5

Fshirja nga regjistri i TVSH-së

 

1. Varësisht nga paragrafi 2. i këtij neni, personi i tatueshëm i cili e mbyll biznesin e tij ose nuk merret më me veprimtari ekonomike, duhet të kërkojë që të fshihet nga regjistri jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ditës së fundit në të cilën personi ka prodhuar ose ka kontraktuar importin apo futjen e mallit.

 

2. Personi i tatueshëm mund të kërkojë që të fshihet nga regjistri nëse gjatë periudhës së fundit dymbëdhjetë (12) mujore furnizimet e tatueshme të atij personi nuk e kanë kaluar limitin e paraqitur në paragrafin 4 të nenit 3 të këtij ligji me kusht që asnjë kërkesë për fshirje të mos bëhet gjatë periudhës dymbëdhjetë (12) mujore prej datës kur regjistrimi ka hyrë në fuqi.

 

3 Administrata tatimore mund të fshijë nga regjistri çdo person i cili sipas këtij ligji nuk është i detyruar të regjistrohet, përveç kur personi i tillë është regjistruar në përputhje me procedurën e referuar në paragrafin 6 të nenit 3 të këtij ligji dhe vazhdon të përcaktohet për regjistrim.

 

 

 

KREU  III

 

FURNIZIMI

 

Neni 6

Furnizimi i mallrave

 

1. Furnizimi i mallrave, ndër të tjera, përfshin:

 

1.1. furnizimin me rrymë, ujë, gaz, ngrohjen, ftohjen (e ushqimeve), ajrin e kondicionuar, mostrat komerciale, nënproduktet e fabrikave, mbeturinat e produkteve ose pasurinë;

 

1.2.  furnizimin e mallrave të kryera nga një agjent në emër të personit të tatueshem, i cili do të trajtohet si furnizim i kryer nga vetë personi i tatueshem;

 

1.3.  furnizimin në bazë të marrëveshjeve për blerje me këste ose për shitjen e  mallrave me shtyerje të afateve, i cili parasheh kalimin e pronësisë pas pagesës së këstit të fundit;

 

1.4.  furnizimet të cilat personi i tatueshëm i shfrytëzon për nevojat e veta personale dhe furnizimet të cilat shfrytëzohen për nevojat e biznesit të atij personi;

 

1.5.  dhënien e mallrave me qira;

 

1.6.  furnizimin e mallrave nga një person i tatueshëm për punëtorët e personit, duke përfshirë funizimet falas;

 

1.7.  transferimin e punës ose të një pjese të punës, në pajtim me në paragrafin 2 të këtij neni.

 

2.  Furnizimi i mallit të tatueshëm nga një person i tatueshëm si bartje e punës, ose e një pjese të punës së një personi tjetër të tatueshëm nuk do të konsiderohet si furnizim i tatueshëm i mallit, nëse transferuesi është regjistruar ose regjistrohet sipas këtij ligji brenda afatit prej tridhjetë (30) ditëve të një transferimi të tillë.

 

 

 

 

Neni 7 

Furnizimi i shërbimeve

 

1. Furnizimi i shërbimeve, ndër të tjera, përfshin:

 

1.1. furnizimin e shërbimeve të kanalizimit, mbledhjen e dheut dhe të mbeturinave sipas një tarife të organeve komunale apo publike dhe

 

1.2.  furnizimin e shërbimeve të kryera nga një agjent në emër të përfaqësuesit i cili do të trajtohet si furnizim që e ka bërë përfaqësuesi.

 

2 Furnizimi i shërbimeve nuk do të përfshijë asnjë lloj pune ku punëtori i kryenshërbime punëdhënësit të vet në kuadër të punësimit me pagë.

 

 

Neni 8

Vlera e tatueshme e furnizimeve

 

1.  Vlera e tatueshme e furnizimit të tatueshëm në Kosovë përbën pagesën (konsideratën) e përgjithshme të paraparë për atë furnizim.

 

2.  Vlera e tatueshme e një importi është vlera doganore e importit plus detyrimet doganore, akciza ose tatimet dhe detyrimet e tjera në fuqi, përveç tatimit mbi vlerën e shtuar.

 

3.  Vlera e tatueshme e hyrjes së një malli brenda përfshin pagesën e përgjithshme të paraparë për atë furnizim.

 

4.  Vlera e tatueshme e furnizimit që është bërë për një person përbërës lidhur me pagesën e cila është më e vogël se vlera e atij furnizimi në tregun e lirë do të konsiderohet si vlera e furnizimit në tregun e lirë. Procedura për caktimin e vlerës së lirë të tregut për një furnizim të tatueshëm do të përcaktohet me anë të një udhëzimi administrativ i cili do të lëshohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

 

5.  Vlera e tatueshme e furnizimit që bëhet për nevoja personale, për mallrat e dhënë me qira, për mallrat e fituar me anë të këmbimit ose për dhurata, do të jetë vlera e atij furnzimi në tregun e lirë.

 

6.  Kur lartësia e tatimit mbi vlerën e shtuar nuk është theksuar veçmas në faturën tatimore, vlera e tatueshme do të jetë çmimi i shënuar i zvogëluar për shumën e tatimit mbi vlerën e shtuar të përfshirë në vlerën e theksuar.

 

7. Kur është bërë pagesa edhe për furnizimet e tatueshme dhe për furnizimet që nuk tatuohen, vlera e tatueshme është pjesë e pagesës që i atribuohet furnizimit të tatueshëm.

 

8.  Vlera e tatueshme e një furnizimi të tatueshëm që është zvogëluar me zbritje do të jetë vlera e furnizimit të tatueshëm e zvogëluar për shumën e zbritjes.

 

9.  Vlera e tatueshme e një furnizimi të tatueshëm që është rritur me një prim do të jetë vlera e tatueshme e atij furnizimi e rritur për shumën e primit.

 

 

Neni 9

Vendi i furnizimit

 

1.  Përveç kur përcaktohet ndryshe me këtë ligj, funizimi i mallrave në Kosovë do të bëhet në ndonjë vend në territorin e Kosovës, ku furnizuesi ia ka vënë në disponim mallrat blerësit.

 

2.  Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, furnizimi i shërbimeve,duke përfshirë edhe shërbimin e transportit, bëhet në vendin e punës së furnizuesit, ndërsa kur kjo kjo nuk mund të përcaktohet, atëherë bëhet në vendin ku ofrohen shërbimet.

 

3. Furnizimi që ka të bëjë me tokën ose me ndërtësat do të bëhet në vendin ku gjendet ajo pasuri e paluajtshme.

 

 

 

KREU  IV

 

PËRQINDJEA ZERO,PËRJASHTIMI,FURNIZIMI I PËRJASHTUAR DHE RABATI

 

 

Neni 10

Furnizimet e tatueshme me normën zero

 

1. Furnizime me normë zero janë:

 

1.1. eksportet ;

 

            1.2. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve në lidhje me:

 

1.2.1. transportimin ndërkombëtar të mallrave ose udhëtarëve

1.2.2. ujitjen e tokës bujqësore dhe

 

1.3. importet, dhe furnizimi i mallrave të shënuara në shtojcën e këtë ligji.

 

2. Dëshmia e kërkuar për të konstatuar paraqitjen e një eksporti do të përcaktohet me një udhëzim administrativ që do të nxirret nga Administrata Tatimore e Kosovës.

 

 

Neni 11

Përjashtimet

 

1. Tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të paguhet për:

 

1.1.  importimin e sendeve personale të udhëtarit të lejuara sipas dispozitave doganore në fuqi;

 

1.2.  importin e mallrave turistike të lejuara nga dogana sipas dispozitave në fuqi të Doganës;

 

1.3.  importet ose furnizimet e financuara nga donacionet e bëra permes  Ministrive dhe Departamentet qeveritare, organizatat qeveritare, organizatat joqeveritare me status të beneficuar  publik si ndihmat për programet humanitare dhe rindërtimin e Kosovës;

 

1.4.  importet ose hyrjet të cilat i kanë bërë përfaqësuesit diplomatikë ose janë bërë për ta apo për zyret e ndërlidhjes.

 

1.5.  importet apo hyrjet brenda  të cilat i kanë bërë Kombet e Bashkuara ose janë bërë për to apo për cilindo nga organet e saj, duke përfshirë UNMIK-un (siç është përcaktuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/47 të datës 18 gusht 2000 mbi Statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it e të UNMIK-ut dhe të personelit të tyre në Kosovë),agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, Bankën Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe

 

1.6.  importet apo hyrja e barnave brenda, shërbimet mjekësore, produktet farmaceutike, instrumentet mjekësore apo kirurgjike, pajisjet dhe

 

1.7.  gjobitja me para ose dënimi i bërë nga autoritetet publike.

 

 

Neni 12

Furnizimet e përjashtuara

 

1. Furnizimet vijuese konsiderohen furnizime të përjashtuara:

 

1.1. furnizimi i barnave, i shërbimet mjekësore, i produkteve farmaceutike, i instrumenteve mjekësore a kirurgjike dhe i pajisjeve;

 

1.2.   furnizimet e shërbimeve të arsimimit publik;

 

1.3.   furnizimet e shërbimeve financiare;

 

1.4.   transferimi i titullit të pronësisë, qiraja e tokës dhe e shtëpive të banimit;

 

1.5.  furnizimi të cilin e kryen personi i cili importon apo fut mallra ,qarkullimi i të cilit nuk e tejkalon limitin e caktuar në paragrafin 4 të nenit  3 dhe nenin 10 të këtij ligji.

 

1.6.  sigurimi i lejeve ose licencave bashkë me pagesën nga organet komunale ose publike.

 

 

 

 

Neni 13

Rabatet

 

1.  Kur personi i referuar në paragrafin 2 të këtij neni, importon ndonjë mall ATK-ja sipas në paragrafit 3 të këtij neni do t'ia kthejë personit paratë në masën e cila është e barazvlefshme me tatimin mbi vlerën e shtuar të cilin ai person e ka paguar për atë import apo futje të mallit.

 

2.  Personat të cilët kanë të drejtë në rabat sipas paragrafit 1 të këtij neni:

 

2.1. Kontraktuesit e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i, Banka Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare pas sigurimit të dëshmisë se mallrat e sjellur në Kosovë do të shfrytëzohen vetëm për qëllime të përmbushjen së kontratës me UNMIK-un, me agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, me KFOR-in, me Bankën Botërore ose me organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare.

 

3. Dëshmia e kërkuar sipas paragrafit 2 të këtij neni do të përcaktohet me një udhëzim administrativ i cili do të nxirret nga MEF-i.

 

4. Për të kërkuar kthimin e parave të lejuar sipas këtij neni, personi i cili ka të drejtë në këtë duhet t'ia bëjë një kërkesë Administratës tatimore brenda një (1) viti pas importimit ose futjes së mallit brenda për të cilin kërkohet kthimi i parave, në përputhje me procedurën që do të caktohet në një udhëzim administrativ të nxjerrë nga MEF-i.

 

 

 

KREU V

 

FATURA TATIMORE ,MOMENTI I LINDJES SË DETYRIMIT DHE PAGIMI

 

 

Neni 14

Fatura tatimore

 

 

1. Personi i cili kryen një furnizim të tatueshëm duhet t'i lëshojë një faturë tatimore personit që e pranon mallin lidhur me atë furnizim.

 

2. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, futjet dhe daljet, faturë tatimore është fatura komerciale. Të dhënat të cilat duhet t'i përmbajë një faturë e tillë do të specifikohen me një udhëzim administrativ që do të nxiret nga MEF-i.

 

3. Për import apo eksport fatura tatimore do të përbëhet nga deklarata unike doganore, siç kërkojnë dispozitat doganore në fuqi.

 

 

Neni 15

Korrigjimet

 

Kur shuma e paguar e tatimit mbi vlerën e shtuar në faturën tatimore është më e vogël ose më e madhe se tatimi real mbi vlerën e shtuar që duhet paguar për atë furnizim, furnizuesi sipas nevojës duhet të lëshojë një notë krediti ose notë debiti.

 

 

Neni 16

Afati i detyrimit tatimor

 

 

1. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, detyrimi për pagimin e tatimimit mbi vlerën e shtuar lind sipas metodës akruale të kontabilitetit, kur lindin situatat e mëposhtme, cilado që të ndodhë e para:

 

1.1.  kur lëshohet fatura;

 

1.2.  kur malli i dorëzohet klientit ose kur të kryhen shërbimet ndaj tij; dhe

 

1.3.  kur të merret pagesa.

 

2. Për një furnizim të vazhdueshëm, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind sa here që lëshohet fatura dhe, nëse pagesa është kryer më herët, në momentin e bërjes së pagesës.

 

3. Kur pagesa është pranuar në llogari përpara se të jetë kryer furnizimi i tatueshëm, tatimi ngarkohet në momentin e marrjes së pagesës. Kur bëhen dy a më shume pagesa për një furnizim të tatueshëm, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në kohën e kryerjes së çdo pagese.

 

4. Për importe, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në momentin e përcaktuar me dispozitat doganore në fuqi dhe, nëse nuk ekzistiojnë dispozita doganore përkatëse, në momentin e importimit.

 

5. Për hyrjet detyrimi i tatimit mbi vlerën e shtuar lind në momentin e hyrjes në Kosovë të atij furnizimi.

 

6. Për eksport, detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar lind në kohën e përcaktuar në përputhje me dispozitat doganore në fuqi dhe, nëse këto dispozita mungojnë, ato lindin në momentin e eksportit.

 

7. Për daljet detyrimi i tatimit mbi vlerën e shtuar lind në kohën e daljes nga Kosova të atij furnizimi.

 

 

 

Neni 17

Deklarimi dhe pagimi

 

1. Personi i tatueshëm duhet të dorëzojë deklaratën tatimore më së voni deri në ditën e fundit të muajit kalendarik pas përfundimit të çdo periudhe tatimore dhe duhet të paguajë me kohë tatimin mbi vlerën e shtuar për atë periudhë tatimore në datën e arritjes së deklaratës tatimore ose para saj.

 

2.  Forma e deklaratës, vendi ku formulari duhet të dorëzohet dhe mënyra e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar do të specifikohen me një udhëzim administrativ që do ta nxjerrë Banka Qendrore e Kosovës.

 

 

Neni 18

Tatimi që duhet paguar

 

1. Përveç kur është përcaktuar ndryshe me këtë ligj, shuma e përgjithshme e tatimit të cilin duhet ta paguajë personi i tatueshëm për përiudhën tatimore është shuma e përgjithshme e tatimit të prodhimit (output tax) e llogaritur konform nenit 20 të këtij ligji, e zvogëluar për shumën e përgjithshme të tatimit në investimin (input tax) e llogaritur sipas nenit 21 të  këtij neni.

 

2. Kur personi i tatueshëm, i cili fillon një biznes të ri importon ose fut mall kapital, pagimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për atë import apo futje malli do të shtyhet dhe do të paguhet përmes tatimit të prodhimit, të cilin personi i tatueshëm do ta paguajë gjatë periudhës prej gjashtë muajve nga data e importit apo hyrjes së tillë. Procedura e shtyrjes së tillë do të caktohet me një udhëzim administrativ të nxjerrë nga MEF-i.

 

3. Shtyrja do bëhet vetëm kur ekziston garancioni i bankës. Kur personi i tatueshëm nuk e shlyen një pjesë ose tërë shumën, pagesa e së cilës është shtyer për gjashtë muaj nga data e importit apo hyrjes brenda, personi i tatueshëm menjëherë pas kësaj duhet të paguajë shumën e pashlyer. Kjo pagesë do të konsiderohet si tatim në investim i paguar për një mall kapital të referuar në paragrafin 2 të këtij neni.

 

 

Neni 19

Periudhat tatimore

 

1. Për furnizimet e tatueshme në Kosovë, duke përfshirë hyrjet, periudha tatimore do të jetë çdo muaj kalendarik, përveç kur është paraparë ndryshe në këtë ligj.

 

2. Për importime tatimin duhet ta paguajë importuesi në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë si për taksat e tjera të importit të parapara me dispozitat doganore në fuqi.

 

3. Kur personi i tatueshëm është regjistruar për herë të parë për tatim mbi vlerën e shtuar, periudha tatimore do të fillojë nga dita kur regjistrimi hyn në fuqi dhe përfundon në ditën e fundit të të njëjtit muaj kalendarik.

 

4. Kur personi i tatueshëm është fshirë nga regjistri për tatimin mbi vlerën e shtuar, periudha përkatëse tatimore fillon nga dita e parë e muajit kalendarik në të cilin është bërë fshirja dhe përfundon në ditën kur personi i tatueshëm është hequr nga regjistri.

 

5. Ministria për Ekonomi dhe Financa me një udhëzim administrativ mund t'i ndryshojë periudhat tatimore për çdo kategori të personave të tatueshëm.

 

 

Neni 20

Tatimi i përgjithshëm në prodhim

 

1. Tatimi i përgjithshëm i prodhimit (output tax) për një periudhë tatimore është:

 

1.1. Vlera e tatueshme e furnizimit të normës zero (0), e shumëzuar me zero për qind (0%);

 

1.2. Vlera e tatueshme e furnizimeve të tatueshme të cilat nuk janë furnizime të normës zero (0), e shumëzuar me gjashtëmbëdhjetë për qind (16%).

 

 

Neni 21

Tatimi në investim

 

1.  Përveç kur është paraparë ndryshe në këtë ligj tatimi në investim i cili mund të trajtohet si kredi për tatimin në prodhim për një periudhë tatimore do të përfshijë:

 

1.1. Tatimin e përgjithshëm mbi vlerën e shtuar të cilën e ka paguar personi i tatueshëm për futjen a mallit, duke përfshirë mallrat kapitale për furnizimet e tatueshme gjatë përiudhës tatimore; dhe

 

1.2. Tatimin e përgjithshëm mbi vlerën e shtuar të cilën e ka paguar personi I tatueshëm për importin apo futjen e mallrave gjatë përiudhes tatimore.

 

2.  Kreditimi i tatimit në investim nuk do të lejohet si pagesë për tatimin mbi vlerën e shtuar për dërgesat të cilat nuk përdoren për furnizime të tatueshme të cilat i ka bërë personi I tatueshëm.

 

3.  Kreditimi i tatimit në investim nuk do të lejohet si pagesë për tatimin mbi vlerën e shtuar për furnizime, përveç nëse kërkuesi posedon sa vijon:

 

3.1.  dokumente autentike doganore për import ose eksport që do të saktësohen me një udhëzim administrativ që do ta nxjerrë MEF-i;

 

3.2.  një faturë autentike të lëshuar nga personi i tatueshëm për të gjitha transaksionet; dhe

 

3.3.  dëshminë se borxhi është borxh i keq sipas nenit 22 të këtij ligji.

 

4.  Nuk do të lejohet kreditim i tatimit në investim për furnizimet e përjashtuara të referuara në nenin 12 të këtij ligji.

 

 

Neni 22

Borxhi i keq

 

1. Kur furnizuesi nuk e merr një pjesë ose tërë pagesën për një furnizimin të tatueshëm dhe ai është borxh i keq, do të lejohet një kredit tatimor në pajtim me këtë nen.

 

2. Kredia tatimore do të lejohet në çdo periudhë tatimore kur borxhi të bëhet borxh i keq.Borxhi mund të bëhet borxh i keq jo më herët se gjashtë muaj pas mbylljes së periudhës tatimore për të cilën është paguar tatimi mbi vlerën e shtuar për shumën e pambuluar.

 

3. Shuma e kredisë tatimore e cila do të lejohet sipas këtij neni do të jetë tatimi mbi vlerën e shtuar i paguar për furnizimin të cilit mund t'i atrubuohet shuma e pambuluar e borxhit të keq.

 

4. Kur të jetë lejuar kredia për një borxh të keq dhe më vonë të jetë arkëtuar tërësisht ose pjesërisht ai borxh, personi i tatueshëm do t'ia kthejë administratës tatimore pjesën e asaj

kredie që lidhet me kthimin e borxhin të keq.

 

 

Neni 23

Tatimi i paguar tepër dhe rimbursimi

 

1. Nëse tatimi i përgjithshëm në investim që ëshë paguar për një periudhë tatimore e tejkalon tatimin e përgjithshëm në investim për atë periudhë kohore, personi i tatueshëm e bart tepricën e tatimit të paguar në përiudhën e ardhshme tatimore dhe në periudhat e tjera plotësuese tatimore aty kur kjo mund të aplikohet. Ky kreditim i këtillë tatimor, duke bartur tepricën e tatimit të paguar mund të aplkohet për pagimin tatimit në prodhim në periudhat tatimore të mëvonshme.

 

2. Personi i tatueshëm mund të kërkojë rimbursimin (kthimin) e tatimit të paguar më tepër nëse:

 

2.1.  personi i tatueshëm e bart shumën e tatimit të paguar më tëpër për një përiudhë të pandërperë prej gjashtë muajve dhe

 

2.2.  shuma e tatimit të paguar më tepër i tejkalon  pesëmijë (5.000) euro.

 

3. Për eksport dhe hyrje brenda, rimbursimi mund të kërkohet edhe nëse nuk është bartur shuma e tatimit kreditor të paguar më tepër për së paku gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, me kusht që:

 

3.1. Kredia e personit të tatueshëm nga tatimi në investim lidhur me eksportin dhe futjen e mallrave e tejkalon detyrimin e tij për pagimin e tatimit në prodhim në mënyrë të vazhdueshme dhe më shumë se gjashtë muaj brenda periudhës kohore prej dymbëdhjetë muajve;

 

3.2. Personi i tatueshëm i zbaton me korrektësi të gjitha dispozitat doganore dhe tatimore në fuqi dhe

 

3.3. Kërkesat për rimbursim nuk bëhen më shpesh se një herë në tre muaj, ose kur tatimi i paguar më tepër e tejkalon shumën prej pesëmijë (5.000) euro më shumë se një herë gjatë muajit  kalendarik.

 

 

 

KREU  VI

 

KOMPETENCAT DHE DETYRIMET

 

 

Neni 24

Autoritetet tatimore

 

1. Administrata tatimore e ka përgjegjësinë ekskluzive për administrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.

 

2. Shërbimi Doganor i Kosoves, në emër të administratës tatimore do të vlerësojë, do të vë taksa dhe do të arkëtojë tatimin mbi vlerën e shtuar për import dhe eksport dhe do të ndërmarrë funksione të tjera lidhur me administrimin e tatimit mbi vlerën e shtuar nëse kjo do të kërkohet.

 

 

Neni 25

Detyrimi për informim rreth ndryshimeve

 

Personi i tatueshëm duhet ta informojë administratën tatimore me shkrim brenda 15 ditësh për çdo ndryshimi lidhur me emrin e personit, adresën, veprimtarinë ekonomike dhe për informata të tjera të cilat u janë dhënë autoriteteve tatimore në momentin e paraqitjes së

kërkesës për regjistrim ose në ndërkohë.

 

 

 

 

 

 

Neni 26

Detyrimi për mbajtjen e librave

 

Personi i tatueshëm duhet të mbajë libra dhe shënime lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar dhe kjo do të specifikohet në një urdhëresë administrative të mëpasme.

 

 

Neni 27

Inspektimi i librave, vlerësimi, interesi, pagimi i detyrueshëm

 

1. Gjatë administrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar autoritetet tatimore mund të kërkojnë në pajtim me ligjin në fuqi ndër të tjera:

 

1.1.  sigurimin e dokumenteve përkatëse ose informatave të tjera;

 

1.2.  të lëshojnë njoftim për vlerësimin;

 

1.3.  të lëshojnë kërkesë për pagesë;

 

1.4.  të lëshojnë kërkesë për interes;

 

1.5.  të bëjnë kontrollimin e dokumenteve dhe të deklaratave tatimore; dhe

 

1.6.  të bëjnë mbledhjen e detyrueshme të tatimit të papaguar.

 

 

Neni 28

Kundërvajtjet dhe dënimet

 

Çdo person i tatueshëm i cili bën kundërvajtje tatimore do të dënohet sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë dënimet e përcaktuara në Ligjin Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.

 

 

Neni 29

Ankesa

 

1. Çdo person që pohon se vendimi zyrtar i bërë sipas këtij ligji  është i gabuar, mund të bëjë ankesë ndaj një vendimi të tillë në përputhje me procedurat e përcaktuara në Ligjin Nr 2004/48 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat.

 

2. Çdo veprim apo vendim nga ana e autoriteteve tatimore gjatë administrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, duke përfshirë edhe ato të theksuara në nenin e mësipërm 27 do të konsiderohet si vendim zyrtar sa i përket të drejtave të tatimpaguesit për ankesë.

 

 

KREUVII

 

ZBATIMI

 

 

Neni 30

Zbatimi

 

30. Ministri I Ekonomisë dhe Financave nxjerr akte nën ligjore për zbatimin e këtij ligji.

 

 

Neni 31

Ligji në fuqi

 

Kjo ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që është në kundërshtim me të.

 

 

Neni 32

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2009.

 

 

Ligji  Nr. 03/ L-114                 

18 Dhjetor  2008   

 

Shpallur me dekretin Nr. DL-080-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,   Dr. Fatmir  Sejdiu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCЁ E LIGJIT PËR TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

 

 

 

Përshkrimi

 

 

Kodi

 

Gjedhe të gjalla, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

 

Derra të gjallë,, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

 

Dele të gjalla, kafshë të mbarësuara prej racës së pastër

 

Dhi të gjalla, kafshë të  mbarësuara prej racës së pastër

 

0102 10

 

 

0103 1000

 

 

                              0104 1010

 

 

0104 2010

 

Shpezë të gjalla, d.m.th. shpezë të llojit të gjelit shtëpiak, rosa, pata, gjela deti dhe pula afrikane, që nuk peshojnë më shumë se 185 gr.

 

 

0105 11 deri 0105 19

 

Drunj të gjallë dhe bimë të tjera; kokrra, rrënjë dhe të ngjashme,ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

 

Patate, farë

 

Qepë, tuba

 

0601 dhe 0602

 

 

 

                             0701 1000

 

0703 1011

 

Speltë për mbjellje

 

Grurë i zakonshëm dhe përzierje thekre e gruri

 

Thekër, farë

 

Elb, farë

 

Tërshërë, farë

 

Misër, farë

1001 9010

 

1001 9091

 

 

                      ex   1002 0000

 

                             1003 0010

 

                     ex   1004 0000

 

                              1005 10

Sojë për mbjellje

 

Fara luledielli për mbjellje

 

Fara, pemë dhe spore, lloji që përdoret për mbjellje

1201 0010

 

1206 0010

1209

 

 

 

 

 

Mbetjet dhe mbeturinat nga industritë ushqimore, ashtu siç janë përshkruar në titujt e shënuar në kolonën vijuese.

 

Preparatet që përdoren për ushqimin e kafshëve (përveç ushqimit të qenve dhe macave në shitje me pakicë)

 

Plehra, ashtu siç janë përshkruar në titujt e kapitullit të shënuar në kolonën vijuese

 

2301 deri 2308

 

 

 

 

                               2309 90

 

Kapitulli 31

 

Fungicide

Herbicide, produkte kundër mbirjes dhe rregullatorë për rritjen e Bimëve

Rodenticide

 

Tharëse për produkte bujqësore.

 

3808 20

3808 30

 

 

3808 9010

8419 3100

 

Pajisje mekanike (dore apo jo) për projektim, shpërndarje ose spërkatje të tretësirave apo pluhurave, bujqësore ose hortikulturore.

 

8424 8110 to 8424 8199

 

Ngritës dhe transportues pneumatik të disenjuar veçanërisht për përdorim në bujqësi.

8428 2030

 

Ngarkues të disenjuar veçanërisht për përdorim në bujqësi.

 

8428 9071 dhe 8428 9079

 

Makineri bujqësore, hortikulturore ose pyjore për përgatitjen e tokës apo për kultivimin e saj; rul për livadhe dhe fusha sporti.

 

8432

 

Makineri për korrje dhe shirje, duke përfshirë edhe presat për ambalazhim të tagjisë dhe kashtës; makina kositëse për barë dhe sane (përveç makinave kositëse për fusha, parqe ose fusha sportive); makina për pastrim, seleksionim ose klasifikim të vezëve, pemëve apo produkteve të tjera bujqësore, përveç makinerisë në titullin 8437.

 

 

 

8433 20 to 8433 90

 

Makineri për mjelje dhe makineri për bulmetore

 

8434

Makina të tjera bujqësore, hortikulturore, pyjore, për mbajtjen e shpezëve apo të bletëve, duke përfshirë edhe mbirjen e bimëve të pajisura me aparate mekanike apo termale; inkubatorë për shpeztari dhe vezë.

 

 

8436

 

Traktorë të komanduar me këmbë.

8701 1000

 

Traktorë bujqësorë (me

përjashtim të traktorëve të komanduar me këmbë) dhe traktorë për pyje me rrota.

8701 9011 deri 8701 9050

 

 

                                                     

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e premte . 20 shkurt 2009 )
 
< Mbrapa   Para >