Home arrow Ligjet per Buxhetin arrow LIGJI NR.03/L-112 PĖR TATIMIN E NORMĖS SĖ AKCIZĖS NĖ KOSOVĖ
Dhj 31 2008
LIGJI NR.03/L-112 PĖR TATIMIN E NORMĖS SĖ AKCIZĖS NĖ KOSOVĖ
e mėrkurė . 31 dhjetor 2008

 

LIGJI  Nr. 03/L-112

 

 

PËR  TATIMIN E NORMËS SË  AKCIZËS NË KOSOVË

 

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

 

Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

 

Me  qëllim të ndryshimit të pjesërishëm të normës së akcizës për produktet e caktuara,

 

Miraton

 

LIGJ PËR  TATIMIN E NORMËS SË  AKCIZËS NË KOSOVË

 

 

Neni 1

Qëllimi

 

Me këtë ligj rregullohen normat e tatimit të akcizës   për mallrat  e paraqitura në  Aneksin A të këtij ligji, të cilat në territorin e Republikës Kosovës lëshohen në qarkullim të lirë. 

 

Neni 2

Shfuqizimet

 

Me  hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha aktet ligjore që rregullojnë normën e tatimit të akcizës për mallrat e paraqitura ne Aneksin A të legjislacionit në fuqi do të zëvendësohen me Aneksin  A të këtij ligji.

                

Neni 3

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2009.

 

 

 

 

Ligji  Nr. 03/ L-112               

18 Dhjetor  2008   

                                                    

Shpallur me dekretin Nr. DL-077-2008, datë 30.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës,   Dr. Fatmir  Sejdiu.

                                                            

ANEKSI  A
TARIFA E MALLRAVE  QË I NËNSHTROHEN  TATIMIT  AKCIZAVE

Përshkrimi i mallit

Shifra

Tarifa e taksës

Kafja e papjekur

0901 1100, 0901 1200

0.30 €/kg

Kafja e pjekur

0901 2100, 0901 2200

0.60 €/kg

Zëvendësimet e kafesë që përmbajnë kafe

0901 9090

1,00 €/kg

Ekstraktet, aromat dhe koncentratet e kafesë dhe preparatet me bazë të këtyre ekstrakteve, aromat ose koncentratet ose me bazë të kafesë

2101 11, 2101 12

1,00 €/kg

Çikore e pjekur dhe zëvendësimet e tjera të pjekura të kafesë, dhe aromat dhe koncentratet e tyre

2101 30

1,00 €/kg

Ujërat, duke përfshirë ujërat minerale dhe të ajrizuara të cilat përmbajnë sheqer të shtuar a ndonjë materie tjetër ëmbëlsuese apo që janë me shije, si dhe pijet e tjera joalkoolike, duke mos përfshirë lëngjet e frutave apo të perimeve nga kaptina 2009.

2202

0,045 €/L

Birra e prodhuar nga malti

2203

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Verërat nga rrushi i freskët, duke përfshirë verërat me përmbajtje të shtuar të alkoolit; mushti i rrushit, përpos atij nga kaptina 2009

2204

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Vermuti dhe verërat e tjera nga rrushi i freskët me shije të bimëve apo të substancave aromatike

2205

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Pijet e tjera të fermentuara (për shembull mushti i mollës apo i dardhës, pijet alkoolike nga fermentimi i mjaltës); përzierjet e pijeve të fermentuara dhe përzierjet e pijeve të fermentuara e të pijeve joalkoolike të cilat nuk janë cekur ose nuk janë përfshirë diku tjetër

2206

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Etil alkooli i padenatyrizuar me përqindje të alkoolit prej 80% apo më të lartë; etil alkooli dhe pijet e tjera alkoolike të denatyrizuara të cilësdo përqindje alkoolike 

2207

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Etil alkool i padenatyrizuar me përqindje të alkoolit prej më pak se 80%; pijet alkoolike, likeret dhe pijet e tjera alkoolike

2208

300 €/Hl abs.alk.100%vol në 20oC(1)

Cigaret, cigaret e prera dhe cigarillosët të cilat përmbajnë duhan

2402 1000

1,00 € për një njësi konvencionale (2)

Cigaret që përmbajnë duhan

2402 20

21,00 € për një njësi konvencionale (2)

Prodhimet e tjera të përpunuara të duhanit dhe zëvendës imet e përpunuara të duhanit; duhani i "homegjenizuar" apo "i ribërë përmes përpunimit"; ekstraktet dhe esencat e duhanit

2403

21,00 € për një njësi konvencionale (2)

Vajrat dhe prodhimet e tjera të destilimit të katranit të thëngjillit në temperatura të larta; produktet e ngjashme në të cilët pesha e përbërësve aromatikë është më e madhe se e përbërësve jo aromatikë

2707

0,275 €/lit

 

1. Vajrat e petroleumit dhe vajërat e përfituara nga mineralet bituminoze (përpos naftës së papërpunuar); produktet që nuk janë cekur apo përfshirë tjetërkund, të cilat përmbajnë në peshë 70% apo më shumë vajra të petroleumit apo vajra të përfituara nga mineralet bituminoze, ku këto vajra janë përbërësit kryesorë të produktit (përpos vajrave të përdorura), me përjashtim të:

 

 (a) Vajrat për nxehje (mazuti) nën shifrat 2710 1961 deri 2710 1965 të cilat përdorën nga objektet për nxehje të qarkut për qëllime të nxehjes dhe nga personat e entitetet për qëllime të prodhimtarisë; dhe

 

(b) lënda  e parë  e vajrave  tjera lubrifikuese dhe vajra të tjera (brenda shifrës 2710 1999)  për prodhimin e vajrave lubrifikues.,

                            

Do te jene te liruara nga tatimi i Akcizës(1).

 

2. Tatimi i Akcizës do të jetë pë r:

 

Vajra te gazit  

 

 

Alkooli për motorë, karburantet e llojit te alkoolit për motorët

reaktive dhe vajrat e tjera te lehta 

 

2710 11 dhe 2710 19

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2710 1931 deri 2710 1949

 

27101131 deri 27101190

0,275 €/lit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

0,31 €/l

 

0,335 €/lit

Hidrokarburet aciklike

2901

0,31 €/lit

Hidrokarburet ciklike

2902

0,31 €/lit

 

 

 

Produktet kundërdetonuese, inhibitorët e oksidimit, inhibitorët e ngjitjes, përmirësuesit e viskozitetit, produktet antikorozive dhe aditivët e tjerë të prodhuar për vajrat minerale (duke përfshirë benzinën) apo për lëngjet e tjera të cilat përdoren për qëllime të njëjta si vajrat minerale

3811

0,31 €/lit

Tretësit kompozit organik dhe holluesit të cilët nuk janë cekur a përfshirë diku tjetër; holluesit e prodhuar të ngjyrës apo të llakut

3814

0,31 €/lit

Alkilbenzenët e përzier dhe alkilnaftalenët e përzier, përpos atyre nga kaptina 2707 apo 2902

3817

0,31 €/lit

Veturat dhe automjetet e tjera motorike parimisht të disenjuara për transport të personave (përpos atyre nga kaptina 8702), duke përfshirë veturat karavan dhe veturat për gara

8703

500 € për çdo automjet 

 

(1)Lirimet nga tatimi i Akcizës  sipas këtij ligji për prodhim,  ngrohje dhe lënda e pare  duhet te aprovohen paraprakisht  nga Dogana për qëllime te nenit 236    Kodit doganor dhe të Akcizave në Kosovë i cili do te vleje edhe Për tarifat e veçanta të mallrave të prodhuara në Kosovë.

(2) Përkufizimi i "njësisë konvencionale" për këto pika gjendet në nenin 1 të Rregullores së UNMIK -ut nr. 2003/23 për akcizat në prodhimet e duhanit në Kosovë të datës 25 qershor 2003.

 

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 31 dhjetor 2008 )
 
< Mbrapa