Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI Nr. 02/L-123 PĖR SHOQĖRITĖ TREGTARE
Tet 03 2008
LIGJI Nr. 02/L-123 PĖR SHOQĖRITĖ TREGTARE
e premte . 03 tetor 2008

LIGJI Nr. 02/L-123

 

 

PËR SHOQËRITË TREGTARE

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Në mbështetje të Kreut 9.1.26 pika (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001);

 

Duke pranuar faktin se mirëqenia ekonomike e Kosovës varet nga vendosja e një tregu me orientim modern dhe një kornize juridike të përshtatshme për bizneset;

 

Duke kuptuar se kjo kornizë ligjore duhet medoemos të përfshijë, ndër tjera, një ligj themeltar për shoqëritë tregtare i cili siguron, nxitë dhe në mënyrë efikase zhvillon themelimin, regjistrimin, funksionimin dhe shpërbërjen e llojeve të zakonshme të shoqërive tregtare që mund të gjinden në vendet e zhvilluara ekonomike, dhe

 

Me qëllim të krijimit të një ligji të këtillë themeltar si dhe përafrimin e kornizës rregullative në Kosovë me praktikat dhe kërkesat e detyrueshme të Unionit Evropian;

 

 

Miraton këtë:

LIGJ PËR SHOQËRITË TREGTARE



PJESA I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME


PËRMBAJTJA

Neni 1   Qëllimi dhe fushëveprimi i këtij ligji

Neni 2   Përkufizimet

Neni 3   Ushtrimi i veprimtarive tregtare nga Shoqëritë e Regjistruara Tregtare

Neni 4   Llojet e Shoqërive Tregtare të Kosovës

Neni 5   Qëllimet e Lejuara

 

PJESA II

ZYRA E REGJISTRIMIT DHE REGJISTRIMI

 

Kreu 1  Zyra e regjistrimit

 

Neni 6   Themelimi i Zyrës së Regjistrimit

Neni 7   Funksionet e Zyrës së Regjistrimit

Neni 8   Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit

Neni 9   Parandalimi i Ndikimit të Paligjshëm

Neni 10 Qasja e Publikut në Arkivën e Zyrës së Regjistrimit

Neni 11 Kushtet e Publikimit për Kompanit e Regjistruara

Neni 12 Taksa për Regjistrim

Neni 13 Kushtet e Regjistrimit

Neni 14 Detyrat e Zyrës së Regjistrimit

Neni 15 Natyra Administrative e Regjistrimit

Neni 16 Korigjimi i Gabimeve

Neni 17 Shqyrtimi i Çështjeve Kontestuese

Neni 18 Mbajtja e të dhënave

Neni 19 Ruajtja e të Dhënave dhe Dokumenteve në Letër

Neni 20 Shkëmbimi i të Dhënave, Dokumenteve dhe Informatave

 

Kreu 2  Emri dhe Rezervimi i Emrit

 

Neni 21 Emri i Shoqërisë Tregtare

Neni 22 Rezervimi i Emrit Tregtar

 

Kreu 3  Zyra dhe Agjenti i Regjistruar

 

Neni 23 Zyra e Regjistruar (selia) dhe Agjenti i Regjistruar

Neni 24 Shërbimi për ose Dorëzimi për një Shoqëri Tregtare

Neni 25 Ndërrimi i Agjentit ose Zyrës së Regjistruar

Neni 26 Dorëheqja e Agjentit të Regjistruar

 

Kreu 4  Të dhënat të cilat duhet t'u ofrohen palëve të treta

 

Neni 26A           Të dhënat të cilat duhet t'u ofrohen palëve të treta

 

Kreu 5  Regjistrimi i Ndërmarrjes Individuale

 

Neni 27 Regjistrimi i Ndërmarrjes Individuale

Neni 28 Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Regjistrimit të Ndërmarrjes Individuale

 

Kreu 6  Regjistrimi i Shoqërisë Kolektive

 

Neni 29 Regjistrimi i Shoqërisë Kolektive

Neni 30 Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit të Shoqërisë Kolektive

 

Kreu 7  Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë Komandite

 

Neni 31 Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë Komandite

Neni 32 Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit ose Marrëveshjes së Shoqërisë

                   Komandite

 

Kreu 8  Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

 

Neni 33 Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

Neni 34 Ndryshimi i Statutit ose Marrëveshjes së Shoqërisë

 

Kreu 9  Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë Aksionare

 

Neni 35 Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë Aksionare

Neni 36 Ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregullores së shoqërisë

 

Kreu 10            Regjistrimi i Shoqërisë së Huaj Tregtare

 

Neni 37 Regjistrimi i Shoqërisë së Huaj Tregtare

Neni 38 Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit të Shoqërisë së Huaj Tregtare

 

Kreu 11            Regjistrimi i Përfundimit, Shpërbërjes Vullnetare dhe Bashkimit

 

Neni 39 Njoftimi i Përfundimit të Ekzistimit para Inicimit të Veprimtarisë Tregtare

Neni 40 Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare; Revokimi

Neni 41 Dorëzimi i Dokumenteve për Bashkim

 

Kreu 12            Raportet

 

Neni 42 Dorëzimi i raporteve vjetore para Drejtorit

Neni 43 Raporti i mangët vjetor ose mos-dorëzimi i raportit vjetor

 

Kreu 13            Regjistrimi i Emrave Tregtar

 

Neni 44 Regjistrimi i Detyrueshëm i Emrit Tregtar

Neni 45 Dorëzimi i Kërkesës për Regjistrimin e Emrit Tregtar

Neni 46 Certifikata e Regjistrimit të Emrit Tregtar

Neni 47 Kohëzgjatja dhe Vazhdimi i Regjistrimit të Emrit Tregtar

 

PJESA  III 

NDËRMARRJA INDIVIDUALE

 

Neni 48 Përgjegjësia e Pakufizuar; Nuk është Person Juridik

 

PJESA IV

SHOQËRIA KOLEKTIVE

 

Neni 49 Natyra e Shoqërisë Kolektive

Neni 50 Natyra e Interesit në Shoqërinë Kolektive

Neni 51 Numri i Ortakëve të Përgjithshëm

Neni 52 Parimi i Përgjegjësisë

Neni 53 Regjistrimi i Emrave Tregtar

Neni 54 Llojet e Kontributeve

Neni 55 Marrëveshja e Shoqërisë Kolektive

Neni 56 Fitimet, humbjet, alokimet dhe shpërndarja

Neni 57 Përgjegjësia për Humbjet

Neni 58 Autorizimi i Ortakut të Përgjithshëm për të Vepruar në Emër të Shoqërisë

                  Kolektive

Neni 59 Qeverisja dhe Menaxhimi

Neni 60 Të Drejtat dhe Detyrimet Reciproke të Ortakëve

Neni 61 Përmbarimi i të Drejtave dhe Detyrimeve

Neni 62 Pasuria e Shoqërisë Kolektive

Neni 63 Tërheqja e një Ortaku

Neni 64 Shpërbërja e Shoqërisë Kolektive

Neni 65 Shpërbërja dhe Likuidimi Vullnetar i Shoqërisë Kolektive

 

PJESA V

SHOQËRIA KOMANDITE

 

Neni 66 Natyra e Shoqërisë Komandite

Neni 67 Memorandumi i Shoqërisë Komandite

Neni 68 Marrëveshja e Shoqërisë Komandite

Neni 69 Të Dhënat që Shoqëria Komandite duhet ti ruajë dhe ti bëjë të disponueshme

Neni 70 Kontributet e Ortakëve të Kufizuar

 

Neni 71 Kufizimi në përgjegjësinë e Ortakëve të Kufizuar

Neni 72 Transferi (bartja) e Interesit në Shoqërinë Komandite

Neni 73 Pranimi i Ortakëve të Përgjithshëm Plotësues

Neni 74 Fitimet dhe Humbjet

Neni 75 Tërheqja e Ortakut të Kufizuar

Neni 76 Shpërbërja dhe Përmbyllja e Veprimtarisë

Neni 77 Shkaqet e Shpërbërjes dhe Përmbylljes së Veprimtarisë

 

PJESA VI

SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR

 

KREU 1

Dispozitat e Përgjithshme

 

Neni 78 Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Interesit Pronësor

Neni 79 Kapitali Themeltar

Neni 80 Parimi i Përgjegjësisë

Neni 81 Përgjegjësia për Veprimet e Themeluesve Para Zyrës së Regjistrimit

Neni 82 Kompetencat

Neni 83 Kohëzgjatja

Neni 84 Pronarët

 

Kreu 2  Statuti dhe Marrëveshja e Shoqërisë

 

Neni 85 Statuti

Neni 86 Marrëveshja e Shoqërisë

 

Kreu 3  Arkiva e Shoqërisë dhe Qasja

 

Neni 87 Arkiva të cilën Shoqëria duhet ta mbajë

Neni 88 Arkiva duhet të jetë në dispozicion të të gjithë Pronarëve

 

Kreu 4  Kontributet e Pronarëve

 

Neni 89 Llojet e Kontributeve

Neni 90 Përgjegjësia për Kontributet e Dakorduara

Neni 91 Dënimet në rast të mos pagimit të Kontributeve të Dakorduara

 

Kreu 5  Shpërndarja Pronarëve

 

Neni 92 Shpërndarja Pronarëve

Neni 93 Kufizimet gjatë Shpërndarjes

Neni 94 Përgjegjësia Personale për Shpërndarjet e Ndaluara

 

Kreu 6  Bashkë-Pronësia dhe Bartja e Interesave Pronësore

 

Neni 95 Bashkë-Pronësia e një Interesi Pronësor

Neni 96 Bartja e Interesave Pronësore

Neni 97 Dispozita Fakultative për Kufizimin e Bartjes

Neni 98 Dispozita Fakultative për të kërkuar Ofertën e Parë të Shoqërisë

Neni 99 E Drejta e Pranuesit

Neni 100           Të Drejtat dhe detyrimet tjera të Bartësit dhe Pranuesit të Interesit Pronësor

Neni 101           Bartja e ndaluar është e Pavlefshme

Neni 102           Blerja (fitimi) i interesave të veta pronësore nga vetë shoqëria

 

Kreu 7  Përfundimi i Pronësisë

 

Neni 103           Përfundimi i Pronësisë

Neni 104           Tërheqja ose Përjashtimi i një Pronari

Neni 105           Efektet e tërheqjes ose përjashtimit

 

Kreu 8  Qeverisja dhe Menaxhimi

 

Neni 106           Votimi i Pronarëve

Neni 107           Kur është i domosdoshëm votimi unanim

Neni 108           Aktivitetet pa mbajtjen e mbledhjes

Neni 109           Emërimi dhe Shkarkimi i Drejtorëve Menaxhues

Neni 110           Autorizimi i Drejtorit Menaxhues për të vepruar në emër të Shoqërisë

Neni 111           Detyrimi për mbajtjen e librave dhe arkivës dhe sigurimi i qasjes

Neni 112           Parimi i kujdesi dhe vlerësimit afarist

Neni 113           Detyrimi për lojalitet

Neni 114           Detyrimi për mos-konkurrencë

Neni 115           Kryerja e detyrave personalisht ose si rrjedhojë e një vendimi gjyqësor

Neni 116           Personat e ngarkuar me detyra

 

Kreu 9  Shpërbërja dhe Likuidimi

 

Neni 117           Shkaqet e Shpërbërjes

Neni 118           Bashkimi me persona te huaj juridik

Neni 119           Shpërndarja e Pasurisë së Shoqërisë në Likuidim

 

Kreu 10            Bashkimi

 

Neni 120           Bashkimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të kufizuar

Neni 121           Përmbajtja e Planit për Bashkim

Neni 122           Kushtet për Miratimin e Planit

Neni 123           Regjistrimi dhe Data e Hyrjes në Fuqi të Bashkimit

Neni 124           Pasojat e Bashkimit

Neni 125           Bashkimi i Shoqërisë dhe Personit të Huaj Juridik

 

PJESA VII 

SHOQËRIA AKSIONARE

 

Kreu 1  Dispozitat e Përgjithshme

 

Neni 126           Natyra e Shoqërisë Aksionare dhe e Aksionit

Neni 127           Kapitali Themeltar

Neni 128           Parimi i Përgjegjësisë

Neni 129           Përgjegjësitë e Themeluesve për Veprimet Para Regjistrimit

Neni 130           Kompetencat

Neni 131           Kohëzgjatja

Neni 132           Aksionarët

Neni 133           Autorizimi i Themeluesve Përfundon me Regjistrimin

Neni 134           Blerja e Pronës së Themeluesit

Neni 135           Kufizimet në Mundësitë e Shoqërisë Aksionare për t'u Parapaguar ose për të

                   Punuar me Aksioneve e Veta

Neni 136           Mungesa e Mbrojtjes Ultra Vires

 

Kreu 2  Statuti dhe Rregulloret

 

Neni 137           Statuti

Neni 138           Rregulloret

Neni 139           Statuti i Mbisundon Rregulloret

Neni 140           Mbledhja Organizative e Shoqërisë

 

Kreu 3  Aksionet dhe Letrat me Vlerë

 

Neni 141           Aksionet e Thjeshta dhe të Privilegjuara; Mungesa e aksionit në prurësin

Neni 142           Aksionet e Autorizuara dhe të Emetuara

Neni 143           Lista e Aksionarëve

Neni 144           Qasja e Aksionarëve në Dokumentacion

 Neni 145          Aksionet e Certifikuara dhe të Pa Certifikuara

Neni 146           Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Thjeshta

Neni 147           Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Privilegjuara

Neni 148           Letrat me Vlerë përveç Aksioneve, Letrat me Vlerë që mund të Konvertohen në

                   Aksione dhe Mundësitë e Tjera për Blerjen e Aksioneve

Neni 149           Pagimi i Aksioneve dhe Letrave me Vlerë

Neni 150           Pagesat e Pjesërishme për Aksione

Neni 151           Përgjegjësitë e Poseduesve të Aksioneve të Paguara Pjesërisht

Neni 152           E Drejta e Përparësisë në Aksionet e Reja

 

Kreu 4  Kapitali Themeltar

 

Neni 153           Shuma, Parapagimi dhe Pagimi; Raporti me Vlerën Nominale

Neni 154           Rritja e Kapitalit Themeltar

Neni 155           Zvogëlimi i Kapitalit Themeltar

Neni 156           Ndarja e Aksioneve, Rigrupimi i Aksioneve (revers-splits) dhe Anulimet që nuk e

                   ndryshojnë Kapitalin Themeltar

Neni 157           Riblerja ose Revokimi i Aksioneve

 

Kreu 5  Shpërndarjet

 

Neni 158           Dividendët

Neni 159           Procedurat për Autorizimin e Dividendeve

Neni 160           Blerja e Aksioneve të veta nga Shoqëria

Neni 161           Procedura për Blerjen e Aksioneve të Veta

Neni 162           Procedurat për Blerjen e Aksioneve Pro Rata nga të gjithë Aksionarët

Neni 163           Statusi i Aksioneve të Riblera

Neni 164           Kufizimet në Shpërndarje dhe Pagesat për Blerjen e Aksioneve të veta

Neni 165           Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Shpërndarjet e Palejuara

Neni 165A         Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë 

 

Kreu 6  Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarëve

 

Neni 166           Bordi i Drejtorëve

Neni 167           Kualifikimet e Drejtorëve

Neni 168           Paga e Drejtorëve

Neni 169           Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve

Neni 170           Numri i Drejtorëve

Neni 171           Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve

Neni 172           Votimi Kumulativ për Drejtorët

Neni 173           Dorëheqja e Drejtorëve

Neni 174           Shkarkimi i Drejtorëve

Neni 175           Pavarësia e Drejtorëve

Neni 176           Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve

Neni 177           Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve

Neni 178           Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet

Neni 179           Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit

Neni 180           Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes

Neni 181           Komisionet e Bordit

Neni 182           Procesverbali nga Mbledhjet e Bordit

Neni 183           Zyrtarëve

Neni 184           Lajmërimi për Interesin Personal dhe Financiar dhe Detyrimin e Besnikërisë

Neni 185           Shkarkimi i Zyrtarëve

Neni 186           Detyra e Kujdesit dhe Parimi i Vlerësimit Afarist

Neni 187           Detyrimi për mos-konkurrencë

Neni 188           Ushtrimi i Detyrimeve sipas Vendimit personal ose të Gjykatës

 

Kreu 7  Aksionarët dhe Mbledhjet e Aksionarëve

 

Neni 189           Mbledhja Vjetore e Aksionarëve

Neni 190           Mbledhja e jashtëzakonshme e Aksionarëve

Neni 191           Mbledhja e Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës

Neni 192           Kompetencat e Mbledhjes së Aksionarëve

Neni 193           Njoftimi mbi Mbledhjen e Aksionarëve

Neni 194           Heqja dorë nga Njoftimi

Neni 195           Rendi i Ditës për Mbledhje

Neni 196           Caktimi i Datës për Mbledhje

Neni 197           Drejtimi i Mbledhjes

Neni 198           Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Mbledhjen

Neni 199           Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit

Neni 200           Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Mbledhje

Neni 201           Të Drejtat e Votimit të Aksioneve

Neni 202           Të Drejtat e Votimit të Poseduesve të Caktuar

Neni 203           Procesverbali i Mbledhjes

 

Kreu 8  Ndryshimi i Statutit

 

Neni 204           Ndryshimi i Statutit

Neni 205           Ndryshimi nga Bordi i Drejtorëve

Neni 206           Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët

Neni 207           Votimi Grupor

Neni 208           Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Një Amendamenti

 

Kreu 9  Bashkimi dhe Transaksionet e tjera të mëdha

 

Neni 209           Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit

 

Kreu 10            Bashkimi, Ndarja dhe Transaksionet e tjera të mëdha

 

Neni 210           Përkufizimi i Bashkimit

Neni 211           Procedurat e Bashkimit

Neni 212           Mendimi i Pavarur Financiar

Neni 213           Përmbajtja e Planit të Bashkimit

Neni 214           Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit

Neni 215           Pasojat e Bashkimit

Neni 216           Anulimi i Bashkimit

Neni 217           Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar

Neni 218           Bashkimi me Shoqëri të Huaja

Neni 219           Ndarja

Neni 220           Efektet nga Ndarja

Neni 221           Përkufizimi i Transaksioneve të Mëdha

Neni 222           Procedurat për Transaksionet e Mëdha

Neni 223           E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës

Neni 224           Përcaktimi i Vlerës

 

Kreu 11            Kontrollimi i Aksioneve të Shoqërisë

Neni 225           Kontrollimi i Bllok Aksioneve

Neni 226           Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë

Neni 227           Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut

Neni 228           Pasojat e Mos - Përputhshmërisë

 

Kreu 12            Shpërbërja dhe Likuidimi

Neni 229           Shpërbërja Vullnetare e Shoqërisë

Neni 230           Përmbyllja e Veprimtarisë dhe Likuidimi i Shoqërisë

Neni 231           Shpërbërja Pas Skadimit të Mandatit të Shoqërisë

Neni 232           Shpërbërja e Detyruar e Shoqërisë

Neni 233           Shpërndarja e Pasurisë së Shoqërisë në Likuidim

Neni 234           Ekzekutimi i Pretendimeve kundër një Shoqërie të Shpërbërë

 

PJESA VIII

DISPOZITAT KALIMTARE

 

Neni 235           Periudha Kalimtare për Shoqëritë Tregtare Aktualisht të Regjistruara në Zyra e Regjistrimit

Neni 236           Hyrja në fuqi dhe shfuqizimi i legjislacionit paraprak

 

Neni 1

Qëllimi dhe fushëveprimi i këtij ligji

 

1.1 Qëllimi i këtij ligji është që:

 

a) të përcaktojë llojet e shoqërive tregtare përmes së cilave mund të zhvillohen veprimtaritë tregtare në Kosovë;

 

b) të caktojë kushtet e zbatueshme të  regjistrimit, për secilin lloj të shoqërive tregtare;

 

c) të përcaktojë, për secilin lloj të shoqërive tregtare, dispozitat ligjore për kapacitetin dhe strukturën juridike si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, menaxherëve, drejtorëve, përfaqësuesve juridik dhe palëve të treta; dhe

 

d) të përcaktojë dispozitat ligjore të cilat nxisin dhe lehtësojnë themelimin, funksionimin dhe shpërbërjen e rregullt dhe efektive të shoqërive tregtare.

 

1.2 Shprehimisht, ky ligj është i kufizuar në fushëveprim, dhe nuk përmban rregulla te cilat rregullojnë çështje që janë në fushëveprim të akteve tjera themelore normative. Pa paragjykuar të mësipërmen, shprehimisht është përcaktuar se rregullat për licencim, rregullimi i veprimtarive të shoqërive tregtare, kontabiliteti, raportimi financiar si dhe praktikat e punës dhe punësimit të shoqërive tregtare nuk janë në fushëveprim të këtij ligji.

Kushtet për raportimin financiar të organizatav të biznesit do të përcjellin rregullat e përfshira në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/30 të datës 29 tetor 2001 mbi themelimin e Bordit Kosovar mbi standartet e raportimit financiar dhe një regjim për rapotimin financiar të organizatave të biznesit, apo me ndonjë ligj tjetër të dekretuar për këtë qëllim.

 

Neni 2

Përkufizimet

 

2.1 Secila nga termet dhe shprehjet e përdorura në këtë ligj  kanë kuptimin e përcaktuar më poshtë, përveç nëse konteksti në të cilin këto terme paraqiten, kanë kuptim tjetër:

 

"Kompani" do të thotë një shoqëri aksionare ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që është themeluar në Kosovë".

 

"Ministria" do të thotë Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë.

 

 "Ministri" do të thotë Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë.

 

"Person i Autorizuar" ka kuptimin e përcaktuar në paragrafin 13.7 ose, nëse është e zbatueshme, në paragrafin 13.8 të këtij ligji.

 

"Shoqëri Tregtare e Kosovës" është term i përgjithshëm që do të thotë dhe përfshin çfarëdo lloji të shoqërisë tregtare të themeluar në Kosovë sipas këtij ligji, p.sh Ndërmarrjet individuale, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare.

 

"Shoqëria e Huaj Tregtare" është term i përgjithshëm i cili nënkupton një shoqëri (i) që është themeluar dhe aktualisht ekziston sipas një ligji të një jurisdiksioni jashtë Kosovës, dhe (ii) që është e autorizuar, sipas atij ligji, për t'u angazhuar në veprimtari tregtare në atë jurisdiksion.

 

"Veprimtaria tregtare" do të thotë çdo lloj aktiviteti të rregullt ose të aktivitet të përsëritur i cili përfshin ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve, pronës dhe/ose punëve për një person ose shoqëri, në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi; me kusht që punëtori i cili kryen shërbime për punëdhënësin e tij të mos konsiderohet se ushtron "veprimtari tregtare" përderisa shërbimet e tilla të kompensohen sipas kontratës së punëtorit me punëdhënësin.

 

"Kontributi (Pjesmarrja)" do të thotë një shumë ose vlerë që personi ose shoqëria i paguan një ortakërie ose një personi juridik, në këmbim për një interes në ortakëri, një interes pronësor ose një aksion.

 

"Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit" nënkupton Drejtorin e Zyrës së Regjistrimit.

 

"Shpërndarja" do të thotë cilido transfer i të hollave ose pasurisë tjetër materiale ose jo-materiale, nga një ortakëri ose kompani në cilindo ortak, anëtar ose aksionarë të saj, për shkak të statusit të tyre si ortak, anëtar ose aksionar.

 

"Anëtar i familjes" përfshin (i) bashkëshortin/en, prindin, vëllain, motrën, fëmiun, nipin/mbesën, (ii) vëllain, motrën, prindin ose bashkëshortin e cilitdo nga të lartpërmendurit; ose (iii) cilindo person që jeton në shtëpinë e njëjtë.

 

"Ortakëri" do të thotë një shoqëri komandite ose kolektive të themeluar në Kosovë.

 

"Person" nënkupton vetëm personin fizik.

 

 "Person Juridik" është shprehje e përgjithshme që nënkupton një shoqëri, duke përfshirë shoqërinë tregtare, që ka një identitet juridik të veçantë dhe të ndarë nga ai i anëtarëve ose aksionarëve të saj.

 

"Akt themelor normativ" do të thotë një ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës ose një Rregullore e UNMIK-ut.

 

"Autoritet publik" do të thotë (i) çdo autoritet ekzekutiv qeveritar, organ publik, ministri, departament, agjenci, komunë ose autoritete të tjera që ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative ose gjyqësore në Kosovë; (ii) çdo ndërmarrje, organizatë ose ent që ushtron cilëndo nga kompetencat e lartpërmendura konform një akti normativ ose nën-ligjor ose delegimit të kompetencave në fjalë nga një autoritet tjetër publik; dhe (iii) çdo zyrtar, shërbyes civil, punonjës ose agjent i ndonjërës nga të lartë përmendurat.

 

Përcaktimi i datës do të thotë data nga e cila një shoqëri komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare përcakton identitetin e ortakëve, anëtarëve ose aksionarëve si dhe lartësinë e interesit të tyre pronësor, me qëllim të përcaktimit të drejtave të tyre sipas këtij ligji ose dokumenteve mbi themelimin e shoqërisë tregtare.

 

"Regjistri" do të thotë Regjistrin e Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtarë të Kosovës.

 

"Gjykata" do të thotë një gjykatë kompetente.

 

"Ky ligj " nënkupton këtë ligj, aktet nën-ligjore dhe instrumentet e nxjerra në pajtim ose në bazë të autorizimit të këtij ligji, duke përfshirë edhe rregullat e zbatimit të nxjerra në bazë të këtij ligji ose me autorizimin e tij.

 

"Aksioni" nënkupton një të drejtë pronësore në një shoqëri apo kompani e cila i jep pronarit të aksionit të drejtat e përcaktuara me këtë ligj, duke përfshirë ato në nenin 78, nenin 126 dhe nenet 141 deri 147 të këtij ligji.

 

"Aksionarë" nënkupton personin ose subjektin i cili mund të udhëheqë me të drejtat që janë të përfaqësuara në aksion.

 

"Skema e Aksioneve të Punëtorëve" është një program për aksionet e punëtorëve (PAP) ose ndonjë skemë e ngjashme për aksionet e punëtorëve, siç është përcaktuar në nenin 209 të këtij ligji.

 

2.2  Kurdo që ky ligj i referohet një akti tjetër themelor normativ, ajo referencë përfshin po ashtu edhe aktet pasuese të tyre.

 

2.3 Në këtë ligj, njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi njëjësin, përveç rasteve kur konteksti kërkon ndryshe. Përemri vetor "ai" nënkupton "ajo" dhe fjala "atij" nënkupton "asaj" dhe "kësaj", me përjashtim kur në bazë të kontekstit kërkohet ndryshe.

 

Neni 3

Ushtrimi i veprimtarive tregtare nga Shoqëritë e Regjistruara Tregtare

 

3.1 Përveç përjashtimeve të kufizuara në paragrafin 2 të këtij neni dhe paragrafin 2 të nenit 37 të këtij ligji, veprimtaritë tregtare në Kosovë mund të ushtrohen vetëm nga shoqëritë tregtare Kosovare ose shoqëritë e huaja tregtare të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit.

 

3.2 Personi ose shoqëria e cila nuk është regjistruar mund të ushtrojë veprimtari tregtare në Kosovë vetëm deri në kufirin e lejuar ose të autorizuar shprehimisht nga një akt tjetër themelor normativ.

 

3.3 Përveç siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni ose paragrafin 2 të nenit 37 të këtij ligji, nëse një person ose shoqëri e cila nuk është e regjistruar ushtron veprimtari tregtare në Kosovë, atëherë personi ose shoqëria në fjalë ka bërë shkelje të këtij ligji dhe nga ata do të kërkohet që të paguajnë një gjobë administrative në të holla në pajtim me një akt nën-ligjor të nxjerrë nga Ministri sipas paragrafit 4 të këtij neni.

 

3.4 Ministri është i autorizuar dhe është përgjegjës për hartimin dhe shpalljen e akteve nën-ligjore që përcaktojnë gjobat administrative monetare për personat ose shoqëritë të cilat bëjnë shkeljet e parapara në paragrafin 3 të këtij neni ose ndonjë shkelje tjetër të këtij ligji. Shuma e gjobave administrative monetare duhet të përcaktohet në (i) proporcion me vëllimin dhe shkallën e shkeljes, dhe (ii) në masë të mjaftueshme për t'i parandaluar këto shkelje.

 

3.5 Ministri, gjithashtu është i autorizuar dhe është përgjegjës që të caktojë një ose më shumë autoritete përkatëse publike për zbatimin e akteve të lartpërmendura nën-ligjore për vlerësimin, mbledhjen dhe administrimin e gjobave monetare; me kusht që, çdo autoritet i këtillë publik ta respektojë sistemin dhe rregullat e Thesarit për mbledhjen dhe administrimin e këtyre gjobave sipas paragrafit 6 të këtij neni.

 

3.6 Të gjitha këto gjoba administrative do të jenë "para publike", në kuptim të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe çfarëdo ligji pasues të tij. Thesari është autoriteti i vetëm përgjegjës për vendosjen dhe zbatimin e një sistemi dhe rregullave mbi mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të këtyre gjobave monetare.

 

3.7 Personi ose shoqëria ndaj të cilit është nxjerrë ose është përmbaruar gjoba administrative, ka të drejtë, pa kurrfarë kufizimi, të parashtrojë ankesë para organit administrativ ose të kërkojë mbrojtjen gjyqësore sipas Ligjit për Procedurën Administrative.

 

Neni 4

Llojet e Shoqërive Tregtare të Kosovës

 

4.1 Një shoqëri tregtare mund të themelohet në Kosovë si ndërmarrje individuale, shoqëri kolektive, shoqëri komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare.

 

4.2 Shoqëria komandite, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria aksionare mund të krijohen vetëm pas përfundimit të procedurës së regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit sipas kushteve të parapara në këtë ligj.

 

4.3 Ndërmarrja individuale dhe shoqëria kolektive mund të krijohen ose: (i) pas përfundimit të procedurës së regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit në përputhje me kushtet e parapara në këtë ligj, ose (ii) pas ushtrimit të veprimtarive tregtare në Kosovë pa u regjistruar, sipas paragrafiT 4 dhe 5 të këtij neni.

 

4.4 Nëse një person i cili është i angazhuar në veprimtari tregtare në Kosovë pa e bërë regjistrimin paraprak të shoqërisë tregtare sipas këtij ligji me qëllim të ushtrimit të kësaj veprimtarie, atëherë ky person  konsiderohet së operon si ndërmarrje e pa regjistruar individuale. Kjo ndërmarrje individuale, edhe pse e paregjistruar, do të ekzistojë në kuptim të këtij ligji dhe do të jetë subjekt i dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve tjera të cilat bëjnë rregullimin e ndërmarrjes individuale; megjithatë, ky person do të jetë subjekt i gjobave administrative të përcaktuara në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 3 të këtij ligji për shkak të mos-regjistrimit te ndërmarrjes individuale.

 

4.5 Përveç sikur që është paraparë në paragrafin 6 të këtij neni, nëse një person, shoqëri tregtare ose lloj tjetër i shoqërisë bashkëpunon me një person, shoqëri tregtare ose lloj tjetër të shoqërisë në ushtrimin e një veprimtarie të caktuar tregtare në Kosovë, por personat dhe/ose shoqëritë në fjalë nuk i kanë përmbushur kushtet e parapara në këtë ligj që formalisht ta themelojnë dhe regjistrojnë një ortakëri ose person juridik për ushtrimin e veprimtarisë së lartpërmendur tregtare, këta persona dhe/ose shoqëri konsiderohen në kuptim të këtij ligji se veprojnë si shoqëri e pa-regjistruar kolektive. Kjo shoqëri kolektive, edhe pse e paregjistruar, konsiderohet se ekziston në kuptim të këtij ligji dhe do të jetë subjekt i të gjitha kushteve dhe dispozitave të këtij ligji dhe ligjeve të tjera të cilat e rregullojnë shoqërinë kolektive. Në këtë rast, personat dhe/ose shoqëritë në fjalë do të jenë subjekt i gjobave administrative të parapara në paragrafët 3 dhe 4  të nenit 3 të këtij ligji për shkak të mos-regjistrimit të shoqërisë kolektive.

 

4.6 Një marrëveshje e cila parasheh bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë shoqërive tregtare të regjistruara, nuk krijon detyrim për regjistrim sipas paragrafit 5 të nenin 4 të këtij ligji.

 

Neni 5

Qëllimet e Lejuara

 

5.1 Shoqëria tregtare mund të themelohet dhe regjistrohet për çfarëdo qëllimi të ligjshëm dhe mund të kryejë çfarëdo veprimtarie të ligjshme.

 

5.2 Çdo person, shoqëri ose grup i përbërë nga një ose më shumë persona dhe/ose shoqëri mund të themelojë dhe regjistrojë një shoqëri tregtare.

 

5.3 Parimi i përgjithshëm në paragrafin 1 të këtij neni nuk e pengon zbatimin e çfarëdo kushti të paraparë në një akt tjetër themelor normativ me të cilin kërkohet themelimi i një lloji te caktuar të shoqërisë tregtare për ushtrimin e një veprimtarie të caktuar tregtare.

 

5.4 Nëse shoqëria tregtare themelohet dhe regjistrohet për ushtrimin e një veprimtarie për të cilën nevojitet  një licencë ose leje sipas një akti tjetër themelor normativ, akti i regjistrimit të kësaj shoqërie tregtare nuk do të konsiderohet si autorizim i kësaj shoqërie për të ushtruar atë veprimtari. Është përgjegjësi e vetë shoqërisë tregtare që pas regjistrimit, të identifikojë, aplikojë dhe të marrë lejen ose licencën përkatëse nga autoriteti përkatës publik para fillimit të veprimtarisë gjegjëse.

 

5.5 Asnjë autoritet publik nuk është i autorizuar të lëshojë dhe nuk duhet të lëshojë çfarëdo licence, leje ose autorizim tjetër me të cilën i lejohet ose e cila nënkupton dhënien e lejes, cilitdo person ose shoqëri, se ka të drejtë të angazhohet në veprimtari tregtare kudo në Kosovë, përveç nëse personi ose shoqëria paraqet dëshmi për autoritetin publik se ai/ajo:

 

a) i përmbushë të gjitha kriteret ligjore të cilat shprehimisht kërkohen për marrjen e licencës, lejes ose autorizimit gjegjës; dhe

 

b) është e regjistruar si shoqëri tregtare në Zyrën e Regjistrimit ose është e përjashtuar nga regjistrimi sipas paragrafit 2 të nenit 3 të këtij ligji, dhe është shprehimisht e autorizuar për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse tregtare sipas një akti tjetër themelor normativ.

 

PJESA II

ZYRA E REGJISTRIMIT DHE REGJISTRIMI

 

KREU I

Zyra e regjistrimit

 

Neni 6

Themelimi i Zyrës së Regjistrimit

 

Zyra e regjistrimit të Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtar në Kosovë themelohet si një agjenci e pavarur ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

 

Neni 7

Funksionet e Zyrës së Regjistrimit

 

7.1 Zyra e Regjistrimit duhet të bëjë regjistrimin e shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare, në pajtim me dispozitat dhe kërkesat e këtij ligji. Zyra e Regjistrimit është gjithashtu e autorizuar dhe përgjegjëse për kryerjen e funksioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj.

 

7.2 Zyra e Regjistrimit do të përgatisë dhe shpallë formularët dhe procedurat e nevojshme me qëllim të lehtësimit të regjistrimit dhe shpërbërjes rutinore, të shpejtë dhe të rregullt të shoqërive tregtare në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

 

7.3 Të gjithë këta formularë dhe procedura duhet të jenë në përputhje të plotë me këtë ligj dhe nuk duhet të vendosin kurrfarë kushte të tjera të cilat nuk kërkohen shprehimisht me këtë ligj.

 

7.4 Përjashtimisht, Zyra e Regjistrimit është e autorizuar dhe është përgjegjëse për përgatitjen dhe shpalljen e formularëve dhe procedurave gjegjëse me qëllim të lehtësimit të zbatimit efikas të dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me:

 

a) regjistrimin e emrit ose emrave tregtar që shoqëria tregtare dëshiron ti shfrytëzojë në ushtrimin e një ose më shumë veprimtarive të saj tregtare;

 

b.) regjistrimin e dokumenteve për një ndërmarrje individuale, ortakëri ose kompani të cilat kërkohen ose që janë të lejuara për regjistrim në bazë të këtij ligji;

 

c) administrimin dhe shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e emrave tregtar ose dokumenteve;

 

d) lëshimin e certifikatave mbi regjistrimin për çdo shoqëri tregtare, emër tregtar ose dokument që është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit, certifikata këto që janë dëshmi se shoqëria tregtare, emri tregtar ose dokumenti në fjalë është regjistruar në mënyrë të ligjshme në atë Zyrë të Regjistrimit; dhe

 

e) ushtrimin e të gjitha funksioneve tjera të cilat shprehimisht i janë dhënë Zyrës së Regjistrimit në bazë të këtij ligji.

 

7.5 Të gjitha këta formularë të tillë do të publikohen dhe do të jenë në dispozicion, falas, në internet dhe në Zyrën e Regjistrimit.

 

Neni 8

Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit

 

8.1 Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit është shërbyes i lartë civil i cili njihet si "Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Shoqërive Tregtare dhe Emrave Tregtar." Emërimi dhe largimi i Udhëheqësit të Zyrës së Regjistrimit bëhet në pajtim me rregullat dhe procedurat për emërimin dhe largimin e shërbyesve të lartë civil.

 

8.2 Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit duhet:

a) të ketë diplomë universitare;

 

b) të ketë së paku pesë vite përvojë pune në çështjet juridike ose në administratë publike;

c) të kryejë detyrat e tij/saj në mënyrë profesionale dhe në pajtim të plotë me kërkesat e këtij  

    ligji dhe kërkesat tjera të zbatueshme ligjore;

 

d) të kryejë detyrat e tij/saj me orar të plotë; dhe

 

e) të mos angazhohet në ndonjë punë tjetër, qoftë si punëtor ose konsulent, gjatë kohës së shërbimit si Udhëheqës i Zyrës së Regjistrimit.

 

Neni 9

Parandalimi i Ndikimit të Paligjshëm

 

Asnjë person nuk duhet të tentojë që, drejt për drejtë ose tërthorazi, të ushtrojë ndikim politik ose të paligjshëm në Udhëheqësin e Zyrës së Regjistrimit, ndonjë punëtor ose person të angazhuar nga Zyra e Regjistrimit në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Është rreptësishtë e ndaluar që Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit dhe të gjithë personat e punësuar ose të angazhuar në të, të pranojnë ose lejojnë ndikime të tilla.

 

 

Neni 10

Qasja Publike në Arkivën e Zyrës së Regjistrimit

 

10.1 Të dhënat, dokumentet, formularët, rregullat dhe materialet e tjera të kërkuara nga ky ligj të cilat i janë dorëzuar Zyrës e Regjistrimit ose që janë përgatitur nga kjo zyrë dhe që ndërlidhen me veprimtarinë dhe procedurat e tij ose me ndonjë shoqëri tregtare janë pa përjashtim dokumente publike. Pavarësisht nga se më sipër, Zyra e Regjistrimit nuk do të lejojë qasje publike në numra personal të identifikimit ose kopje të dokumenteve personale të identifikimit të cilat regjistri i shfrytëzon për vërtetimin e identitetit të personave të cilët i dorëzojë dokumentet zyrtare ose personat e emëruar në këto dokumente.

 

10.2 Më përjashtim të informacionit dhe dokumenteve të cilat sipas paragrafit 1 të këtij neni shprehimisht duhet të mbrohen nga qasja publike, Zyra e Regjistrimit duhet të përgatisë kompletet e të gjitha këtyre dokumenteve, të dhënave, formularëve, rregullave dhe materialeve, komplete këto që janë në dispozicion të çdo personi për shqyrtim dhe kopjim sipas Ligjit për Qasjen në Dokumentet Zyrtare.

 

10.3 Për të siguruar zbatimin e rregullt dhe të plotë të paragrafit 2 të këtij neni, Ministria duhet të sigurojë që Zyra e Regjistrimit të ketë dhe të mirëmbajë një zyrë të sigurt dhe të pajisur mirë për lexim dhe kopjim të dokumenteve zyrtare, ku këto të dhëna, dokumentet, formularët, rregullat dhe materialet e tjera mbahen në mënyrë racionale, të organizuar dhe për qasje të lehtë. Zyra e Regjistrimit është i detyruar rreptësisht që të lejojë qasjen në këtë zyrë gjatë orarit të rregullt të punës së Qeverisë për cilindo person që kërkon një gjë të tillë.

 

10.4 Në bazë të kërkesës nga një person, Zyra e Regjistrimit do të bëjë vërtetimin e kopjeve si "kopje autentike". Zyra e Regjistrimit mund të përcaktojë një taksë minimale për shfrytëzimin e pajisjeve të kopjimit nga publiku apo për vërtetimin e "kopjeve autentike", por vetëm nëse kjo taksë parashihet me një akt nën-ligjor të shpallur nga Ministri sipas paragrafit 1 të nenit 12 të këtij ligji.

 

10.5 Nëse cilido person konsideron se Zyra e Regjistrimit ose një zyrtar i punësuar në të, nuk është duke i përmbushur kushtet e parapara në këtë nen, ky person mund ta parashtrojë një ankesë Udhëheqësit të Zyrës së Regjistrimit dhe Ministrit. Ministri është i autorizuar dhe është përgjegjës për ta shqyrtuar këtë dështim dhe të kërkojë nga Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit që të ndërmerr masa të nevojshme për korrigjimin e këtij dështimi. Nëse dështimi nuk korrigjohet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga dorëzimi i ankesës, parashtruesi i ankesës mund t'i drejtohet  gjykatës. Nëse gjykata konstaton se ankesa e parë ishte e vlefshme dhe se problemi nuk është rregulluar brenda periudhës së paraparë 60 (gjashtëdhjetë) ditësh, gjykata duhet të nxjerrë vendim (i) për largimin e përhershëm të Udhëheqësit të Zyrës së Regjistrimit dhe cilitdo person tjetër fajtor në Zyrën e Regjistrimit; (ii) të kërkojë nga organi përgjegjës për emërime, që të emërojë një Udhëheqës të ri të Zyrës së Regjistrimit, dhe (ii) të kërkojë nga Ministri të ndërmerr masa të nevojshme për të shtyrë Zyrës e Regjistrimit që t'a korrigjojë këtë gabim.

 

 

Neni 11

Kushtet e Publikimit për Kompanitë e Regjistruara

 

Zyra e Regjistrimit duhet, për secilën kompani të regjistruar në të, të publikojë në një ueb faqe me qasje publike, këto të dhëna - ose çfarëdo ndryshimi të këtyre të dhënave -  brenda një muaji pas regjistrimit të kompanisë ose pas ndryshimit të të dhënave të tilla:

 

a) emrin e kompanisë;

 

b) llojin e kompanisë (me përgjegjësi të kufizuara apo shoqëri aksionare);

 

c) adresën e zyrës së regjistruar të kompanisë si dhe emrin e agjentit të regjistruar në atë adresë;

 

d) një përshkrimit të shkurtër të qëllimit ose qëllimeve afariste të kompanisë, qëllime këto të cilat mund të përshkruhen thjesht si "angazhim në veprimtari të ligjshme tregtare";

 

e) emrin dhe adresën e secilit themelues,

 

f) emrat e drejtorëve dhe personave të autorizuar dhe çfarëdo kufizimi në autorizimet e tyre, nëse kufizimet e këtilla janë përcaktuar në dokumentet e regjistrimit të kompanisë;

 

g) kohëzgjatjen e kompanisë, nëse nuk është e përhershme; dhe

 

h) kapitalin themeltar të  kompanisë.

 

 

Neni 12

Taksa për Regjistrim

 

12.1 Ministri do të përgatisë, shpallë dhe publikojë një akt nën-ligjor i cili përmban një listë të taksave të arsyeshme të cilat do të paguhen në Zyrën e Regjistrimit për regjistrimin dhe shërbimet e tjera të ofruara nga kjo zyrë.

 

12.2 Gjatë përcaktimit të këtyre taksave, Ministri duhet të sigurojë se këto taksa do të jenë në nivelin minimal dhe të mos vendosin barrë të tepruar dhe të shkaktojnë pengesa në regjistrimin e shoqërive tregtare apo ndryshimin në regjistrim. Të gjitha taksat duhet të bazohen vetëm në llojin e dokumentit të parashtruar dhe nuk do të bazohen kurrsesi në vlerën, qarkullimin apo kapitalin e shoqërisë tregtare.

 

12.3 Asnjë person i punësuar ose angazhuar nga Zyra e Regjistrimit ose Ministri nuk duhet të kërkojë ose të përpiqet  të imponojë pagimin e shumave të tjera prej atyre që janë paraparë në listën e taksave të shpallur nga Ministri sipas paragrafit 1 të këtij neni.

 

12.4 Të gjitha taksat, detyrimet dhe pagesat e çfarëdo lloji, të mbledhura nga Zyra e Regjistrimit ose nga Ministria, janë "para publike" në kuptim të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

 

12.5 Thesari duhet të vendosë dhe zbatojë një sistem dhe rregulla të cilat rregullojnë mënyrën e pranimit dhe administrimit të parave publike të pranuara nga Ministria dhe Zyra e Regjistrimit.

 

 

Neni 13

Kushtet e Regjistrimit

 

13.1 Zyra e Regjistrimit është rreptësisht i detyruar që formalisht dhe zyrtarisht ta bëjë regjistrimin e një dokumenti të dorëzuar në atë zyrë, nëse ky dokument i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë nen dhe kushtet e tjera specifike të përcaktuara me këtë ligj.

 

13.2 Asnjë zyrtar publik ose shërbyes civil nuk është i autorizuar që t'i ndryshojnë, shtojnë ose zvogëlojnë kërkesat/kushtet të cilat janë përcaktuar në këtë ligj.

 

13.3 Dokumenti i dorëzuar për regjistrim duhet të përmbajë të gjitha të dhënat të cilat shprehimisht kërkohen me këtë ligj. Nëse personi(at) ose shoqëria(të) dëshirojnë, atëherë dokumenti mund të përmbajë edhe informata të tjera.

 

13.4 Çdo shoqëri tregtare është nën detyrimin e vazhdueshëm që të sigurojë se të dhënat e paraqitura në dokumentin e regjistruar të jenë të sakta dhe në pajtim me kërkesat e këtij ligji.

 

13.5 Paraqitësi i dokumenteve për regjistrim është i lejuar që t'i paraqesë dokumentet e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit në gjuhën, shqipe, serbe ose angleze. Është e drejtë ekskluzive e paraqitësit që të zgjedhë gjuhën të cilën dëshiron ta përdorë; dhe Zyra e Regjistrimit është e detyruar që të pranojë dokumentet e regjistrimit të paraqitura në njërën nga këto tri gjuhë. Nëse dokumenti origjinal është përgatitur në një gjuhë tjetër nga ato të sipër cekura, atëherë ai dokument duhet të jetë i shoqëruar me përkthimin në njërën nga ato gjuhë.

 

13.6 Emri i shoqërisë tregtare ose emri tregtar i shfrytëzuar nga shoqëria tregtare duhet të jetë në pajtim me nenet 28 dhe 29 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nr. 02/L-37, shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/ 51.

 

13.7 Secili dokument i dorëzuar për regjistrim duhet të nënshkruhet nga një person i autorizuar. Për qëllim të këtij neni person i autorizuar është:

 

a) për kompani: (i) një zyrtarë i kompanisë apo një zyrtarë i Bordit të Drejtorëve; ose (ii) njëri nga themeluesit e kompanisë nëse dokumenti ka të bëjë me regjistrimin fillestar të kompanisë;

 

b) për ortakëritë: cilido nga ortakët e përgjithshëm, nëse ortaku i përgjithshëm është një kompani, atëherë personi i autorizuar është një person i autorizuar i asaj kompanie sipas pikës "a" më sipër;

 

c) për ndërmarrjen individuale: personi i cili është pronar i ndërmarrjes në fjalë; ose

 

d) për shoqërinë e huaj tregtare: personi i autorizuar sipas dokumenteve për qeverisje te brendshme dhe sipas ligjit të vendit të themelimit i cili është i detyrueshëm për shoqërinë e huaj tregtare;

 

13.8 Pavarësisht nga paragrafi 7 i këtij neni, nëse shoqëria tregtare, sipas Ligjit për Falimentim ose një akti tjetër themelor normativ është vendosur nën administrimin e një administratori ose është vënë në likuidim, atëherë personi i vetëm i autorizuar është administratori apo likuidatori.

 

13.9 Personi i cili është "person i autorizuar" sipas paragrafëve 7 ose 8 të këtij neni, mundet - me qëllim të dorëzimit të informatave ose dokumenteve në Zyrën e Regjistrimit ose që të përfaqësojë shoqërinë përkatëse tregtare në atë zyrë - të caktojë një person që të veprojë në emër të tij. Ky caktim duhet të bëhet me shkrim dhe të datohet nga personi i autorizuar. Ky caktim është i vlefshëm për dymbëdhjetë (12) muaj, nëse nuk revokohet paraprakisht me shkrim. Nëse në Zyrën e Regjistrimit paraqitet një caktim i këtillë me shkrim, ose një revokim i caktimit me shkrim, kjo Zyra duhet që zyrtarisht të pranojë këtë dokument. Zyra e Regjistrimit duhet të bëjë një kopje të këtij caktimi dhe ta përfshijë një kopje në dokumentet me qasje publike të shoqërisë tregtare.

 

13.10  Kur personi i autorizuar e nënshkruan një dokument për ose në emër të shoqërisë tregtare, qartazi dhe krahas nënshkrimit të tij duhet ta shënojë (a) emrin ligjor të tij; (b) titullin e tij; (c) kapacitetin në të cilin ai  nënshkruan; dhe (d) adresën e tij personale ose tregtare, e cila mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës.

 

13.11  Secili dokument i dorëzuar për regjistrim duhet të shoqërohet me dëshminë mbi taksën e paguar e cila është përcaktuar në aktin nën-ligjor të Ministrit të autorizuar sipas paragrafit 1 të nenit 12 të këtij ligji. Prova mbi pagesën duhet të jenë në formën e përcaktuar nga Thesari sipas sistemit të vendosur dhe zbatuar në bazë të paragrafit 5 të nenit 12 të këtij ligji.


13.12  Ministria duhet të sigurojë, sa më shpejtë që të jetë e mundur, që Zyra e Regjistrimit të zhvillojë dhe zbatojë një sistem për: (a) dorëzimin elektronik të dokumenteve, dhe (b) lëshimin elektronik të certifikatave të regjistrimit si dhe njoftimeve dhe komunikatave të tjera nga Zyra e Regjistrimit.


13.13  Zyra e Regjistrimit mund të përgatisë dhe të vej në dispozicion të publikut formularët themelor për dokumentet që lejohet të regjistrohen sipas këtij ligji. Këta formularë nuk do të krijojnë ose përcaktojnë pengesa, kufizime ose kushte që nuk janë lejuar në mënyrë specifike nga ky ligj. Asnjë formular nuk do të përgatitet dhe nuk do të kërkohet për marrëveshjet e ortakërive, marrëveshjet e kompanive, memorandumeve, rregulloreve ose vendimeve ose çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi lidhur me to.



Neni 14

Detyrat e Zyrës së Regjistrimit

 

14.1 Zyra e Regjistrimit duhet ta shënojë kohën dhe datën e pranimit për secilin dokument i cili është dorëzuar për regjistrim dhe të ofroj prova mbi pranimin personit i cili e ka dorëzuar këtë dokument.

 

14.2 Nëse një dokument i pranuar nga Zyra e Regjistrimit i plotëson kushtet e këtij ligji, kjo zyrë duhet që formalisht dhe zyrtarisht të regjistrojë dokumentin brenda afatit prej dhjetë (10) ditësh kalendarike nga dita e pranimit të tij. Ky afat mund të zgjatet deri në gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike për dokumentet e regjistruara gjatë periudhës kalimtare në nenin 232 të këtij ligji.

 

14.3 Kur Zyra e Regjistrimit bën regjistrimin e një dokumenti ai duhet të shënojë datën e saktë të regjistrimit. Menjëherë pas regjistrimit të një dokumenti, kjo zyrë i dorëzon shoqërisë tregtare ose përfaqësuesit të saj zyrtar një kopje të dokumentit së bashku me një konfirmim me shkrim që tregon kohën dhe datën e saktë të regjistrimit. Nëse regjistrimi i këtij dokumenti kërkon që Zyra e Regjistrimit të lëshojë një certifikatë të re mbi regjistrimin, atëherë kjo zyrë duhet të sigurojë që kjo certifikatë e re të nënshkruhet nga Udhëheqësi i saj ose një zyrtar i Zyrës së Regjistrimit i cili është i autorizuar për nënshkrim në emër të Udhëheqësit të saj.

 

14.4 Nëse Zyra e Regjistrimit konstaton se një dokument i dorëzuar për regjistrim nuk i përmbush një ose më shumë nga kushtet e këtij ligji dhe për këtë shkak nuk mund të regjistrohet, duhet në afat prej dhjetë (10) ditësh kalendarike nga dita e pranimit të këtij dokumenti, t'ia kthejë dokumentin shoqërisë tregtare ose përfaqësuesit të saj zyrtar. Në këtë rast, Zyra e Regjistrimit duhet që njëkohësisht ti dërgojë shoqërisë tregtare edhe një arsyetim të hollësishëm me shkrim mbi arsyen(et) për mos regjistrimin e dokumentit. Ky arsyetim i shkruar do të përmbajnë referencat specifike të dispozitave të këtij ligji të cilat dokumenti i paraqitur për regjistrim nuk i ka plotësuar/përmbushur. Zyra e Regjistrimit do ta ruajë fletëkëthesën mbi dorëzimin e dokumentit shoqërisë tregtare ose përfaqësuesit të autorizuar të saj.

 

14.5 Nëse, brenda afatit prej dhjetë (10) ditëve kalendarike nga dita e pranimit të dokumentit, Zyra e Regjistrimit nuk e regjistron ose e kthen dokumentin sipas paragrafit 2 ose 3 të këtij neni, dokumenti do të konsiderohet, nga pikëpamja juridike, se është regjistruar formalisht dhe zyrtarisht nga Zyra e Regjistrimit duke filluar nga mesnata e ditës së dhjetë (10) kalendarike, nga dita e pranimit të dokumentit nga kjo zyrë. Shoqëria Tregtare të cilës i përket dokumenti mbi regjistrimin ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë dokumentet e parapara në paragrafin 2 të këtij neni menjëherë pas skadimit të periudhës dhjetë (10) ditore. Në këtë rast, Zyra e Regjistrimit duhet që menjëherë t'i lëshojë këto dokumente.

 

14.6 Nëse Zyra e Regjistrimit identifikon çfarëdo mangësie në një dokument që është regjistruar zyrtarisht, qoftë në bazë të paragrafit 2 ose 4 të këtij neni, ajo duhet ta njoftojë shoqërinë përkatëse tregtare me shkrim, mbi natyrën e saktë të mangësive si dhe dispozitat e këtij ligji të cilat nuk janë respektuar. Shoqëria tregtare  ka njëzet (20) ditë të plota kalendarike nga pranimi i njoftimit, për të dorëzuar në zyrë ndryshimet dhe plotësimet ose modifikimet e nevojshme për përmirësimin e këtyre mangësive. Zyra e Regjistrimit nuk do të ndërmerr masa administrative ose dënime tjera derisa nuk skadon afati i paraparë prej njëzet (20) ditëve, dhe shoqëria tregtare nuk i ka dorëzuar ndryshimet dhe plotësimet ose modifikimet e nevojshme.

 

 

Neni 15

Natyra Administrative e Regjistrimit


15.1 Regjistrimi i një dokumenti nga Zyra e Regjistrimit është vetëm një veprim formal, informativ dhe administrativ. Kjo zyrë nuk do të verifikoj informatat e përmbajtura në ndonjë dokument të regjistrimit. Personi që e nënshkruan këtë dokument është përgjegjës sipas ligjit të aplikueshëm për saktësinë e informatave të përmbajtura në të. 

 

15.2 Regjistrimi ose cilido veprim tjetër i ndërmarrë nga Zyra e Regjistrimit në lidhje me një dokument të dorëzuar për regjistrim nuk përbën, dhe nuk mund të interpretohet se përbën, çfarëdo lloji të vendimit juridik ose prezumimit juridik:

 

a) se dokumenti përkatës ose cilado pjesë e tij janë të vlefshme ose të pavlefshme; ose

 

b) se të dhënat e paraqitura në dokument janë të sakta apo të pasakta.

 

 

Neni 16

Korrigjimi i Gabimeve

 

16.1 Zyra e Regjistrimit mund t'i korrigjojë gabimet e tij në çdo kohë. Në këtë rast, ajo duhet:

 

a) t'ia bashkëngjis dokumentit një shënim që tregon natyrën, datën, kohën dhe arsyet e korigjimit; dhe

 

b) menjëherë t'ia dorëzojë shoqërisë përkatëse tregtare shënimin e sipër cekur.


16.2  Një shoqëri tregtare mund ti korrigjoj gabimet e saj në çdo kohë me paraqitjen e aplikacionin gjegjës në Zyrën e Regjistrimit.

 

 

Neni 17

Shqyrtimi i Çështjeve Kontestuese

 

17.1 Cilido person ose shoqëri që ka arsye të mirë të besojë se një veprim, mos-veprim, kusht apo vendim i Zyrës Regjistrimit është në kundërshtim ose nuk është i autorizuar nga ky ligj, mund të dorëzojë një kërkesë me shkrim para Udhëheqësit të kësaj zyre, me të cilën kërkohet nga ai që të shqyrtojë rastin.

 

17.2 Brenda afatit prej njëzet (20) ditësh kalendarike pas pranimit të kërkesës së sipër cekur, Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit duhet: (i) të shqyrtojë rastin, (ii) të ndërmarrë masat e nevojshme për të korrigjuar gabimin, dhe (iii) t'i dërgojë personit ose shoqërisë në fjalë një vendim me shkrim mbi rastin.

 

17.3 Nëse, pas marrjes të vendimit të udhëheqësit  të Zyrës së Regjistrimit ose kalimit të afatit të sipër cekur prej njëzet (20) ditësh kalendarike, cilado mënyrë që bëhet me parë, personi ose shoqëria mund të dorëzojnë ankesë në zyrën për ankesa administrative në Ministri. Kjo zyrë duhet t'i sigurojë personit ose shoqërisë përkatëse vendimin me shkrim për ankesën gjegjëse, brenda njëzet (20) ditëve nga pranimi i ankesës.

 

17.4 Nëse pas pranimit të vendimit të Zyrës për Ankesa Administrative të Ministrisë ose pas skadimit të periudhës së lartë përmendur prej njëzet (20) ditëve kalendarike, cilado mënyrë që ndodh më herët, personi ose shoqëria përkatëse mund të paraqesin ankesë në gjykatë, në bazë të së cilës kërkohet nga gjykata që ta shqyrtojë rastin. Nëse një ankesë e këtillë paraqitet në gjykatë në pajtim me këtë nen, atëherë gjykata e shqyrton dhe vendos mbi rastin.

 

17.5 Gjykata është e autorizuar që të zhvleftësojë ose vërtetojë në tërësi ose pjesërisht, vendimin, veprimin ose kushtin e vendosur nga udhëheqësi ose Zyra e Regjistrimit. Gjykata po ashtu është e autorizuar që të nxjerrë vendim që kërkon nga udhëheqësi i saj dhe/ose Zyra e Regjistrimit që të ndërmarrë çfarëdo masash që gjykata konsideron se janë të nevojshme për zgjidhjen e rastit. Nëse udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit nuk e përmbush këtë urdhër, atëherë gjykata (i) mund të nxjerrë, dhe është e autorizuar të nxjerrë një urdhër për largimin e tij nga posti, dhe/ose (ii) mund të përcaktojë çfarëdo dënimi tjetër të paraparë në ndonjë akt tjetër themelor normativ për mos-përmbushjen e vendimit të gjykatës.


 

Neni 18

Mbajtja e të Dhënave

 

18.1 Zyra e Regjistrimit duhet të ruajë përherë të gjitha shënimet dhe dokumentet, duke përfshirë dokumentet e pranuara ose të regjistruara.

 

18.2 Zyra e Regjistrimit duhet të ruajë kopjet elektronike të të gjithë arkivës në një bazë të sigurt kompjuterike të të dhënave. Një herë në ditë, kjo zyrë do të bëjë dy kopje rezervë të bazës kompjuterike të të dhënave. Njëra nga kopjet do të ruhet në zyrë për së paku njëzet (20) ditë, ndërsa kopja tjetër i dorëzohet Ministrisë, e cila duhet të sigurojë ruajtjen e saj në një bazë të sigurt elektronike të të dhënave, në të cilën nuk ka qasje nga një vend tjetër dhe e cila do të jetë e vendosur në një ndërtesë tjetër nga ajo ku është e vendosur Zyra e Regjistrimit.

 

Neni 19

Ruajtja e të Dhënave dhe Dokumenteve në Letër

 

Zyra e Regjistrimit duhet të mbajë kopjet origjinale në letër të të dhënave për së paku pesë (5) vite. Të dhënat në letër që janë më të vjetra se pesë (5) vite nuk duhet të shkatërrohen, por të barten në Arkivin e Kosovës.


Neni 20

Shkëmbimi i të Dhënave, Dokumenteve dhe Informatave

 

Drejtori mund të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me cilindo autoritet publik, ndërmarrje ose person për mbledhjen, ruajtjen, rimarrjen dhe shpërndarjen e përbashkët të të dhënave dhe informatave. Këto marrëveshje nuk paragjykojnë të drejtat private të cilitdo person ose shoqëri të themeluar sipas një akti themelor normativ.

 

KREU II

Emri dhe Rezervimi i Emrit

 

Neni 21

Emri i Shoqërisë Tregtare

 

21.1 Emri që është paraqitur për regjistrim nga ose për një shoqëri tregtare duhet të dallojë në masë të arsyeshme nga të gjithë emrat paraprakisht të regjistruar nga shoqëritë tjera tregtare, përveç:

 

a) nëse shoqëria tregtare e cila e ka regjistruar paraprakisht këtë emër (i) jep pëlqim me shkrim për regjistrimin dhe shfrytëzimin e emrit të njëjtë nga një shoqëri tjetër tregtare dhe (ii) dorëzon në Zyrën e Regjistrimit një formular për "ndryshim të emrit" që ligjërisht e ndryshon emrin në një emër tjetër që është i dallueshëm nga emrat e tjerë të regjistruar paraprakisht nga shoqëritë tjera tregtare;

 

b) shoqëria tregtare e cila dëshiron ta regjistrojë emrin do t'ia dorëzojë Zyrës së Regjistrimit një kopje të vërtetuar të vendimit të plotfuqishëm të gjykatës i cili themelon të drejtën për shfrytëzimin e emrit; ose

 

c) shoqëria tregtare e cila dëshiron ta regjistrojë emrin, i dorëzon Zyrës së Regjistrimit një kopje të vërtetuar të marrëveshjes me shoqërinë tregtare që deri në atë kohë ishte pronare e emrit të regjistruar, nëse kjo marrëveshje shprehimisht autorizon shfrytëzimin e këtij emri.

 

21.2 Emri i ndërmarrjes individuale duhet të përfshijë fjalët "Ndërmarrja Individuale" ose shkurtesën "NI". Emri i shoqërisë kolektive duhet të përfshijë fjalët "shoqëria kolektive" ose shkurtesën "SHKL". Emri i shoqërisë komandite duhet të përfshijë fjalët "shoqëria komandite" ose shkurtesën "SHKM". Emri i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar duhet të përfshijë fjalët "shoqëria me përgjegjësi të kufizuar" ose shkurtesën "SHPK". Emri i shoqërisë aksionare duhet të përfshijë fjalët "shoqëria aksionare" ose shkurtesën "SHA". Të gjithë këta emra ose shkurtesa duhet të jenë në gjuhën shqipe, serbe ose angleze apo ndonjë gjuhë tjetër zyrtare të Kosovës. Fjalët ose shkurtesat që kërkohen nga ky paragraf nuk merren parasysh kur duhet të përcaktohet dallueshmëria e emrit nga një emër tjetër i regjistruar paraprakisht. Fjalët dhe shkurtesat e parapara më sipër duhet të përfshihen në fund të emrit të shoqërisë tregtare.

 

21.3 Shoqëria tregtare mund të shfrytëzojë një emër të regjistruar paraprakisht nga një shoqëri tjetër tregtare nëse dorëzon dokumente që demonstrojnë se (i) ajo është bashkuar me atë shoqëri tregtare, (ii) është themeluar pas riorganizimit të shoqërisë tjetër tregtare; ose (iii) ka fituar me marrëveshje ose sipas ligjit të drejtën për shfrytëzimin e emrit.

 

21.4 Asnjë person ose shoqëri tregtare nuk mund të shfrytëzojë ose regjistrojë një emër që është (i) i paligjshëm ose ngatërrues ose (ii) në pronësi ose kontroll të ligjshëm të një personi ose shoqërie tregtare përveç nëse ai person ose shoqëri tregtare e ka dhënë pëlqimin me shkrim.

 

21.5 Asgjë në këtë ligj nuk mund të interpretohet për t'i lejuar një personi ose shoqëri tregtare që të regjistrojë ose shfrytëzojë një emër, nëse ai emër paraqet - ose është shumë i ngjashëm - me një markë tregtare që është në pronësi ose kontroll të ligjshëm të një personi ose shoqërie tjetër tregtare, përveç nëse ai person ose shoqëri shprehimisht dhe me shkrim e autorizon regjistrimin ose shfrytëzimin e emrit. Çështjet që shfaqen në lidhje me përpjekjen për regjistrimin ose shfrytëzimin e emrit që përmban - ose është shumë i ngjashëm - me një markë tregtare, duhet të zgjidhet në pajtim me ligjin e Kosovës që rregullon dhe përcakton pronësinë e markave tregtare.

 

Neni 22

Rezervimi i Emrit Tregtar

 

22.1 Një person ose shoqëri tregtare e cila ka për qëllim ta shfrytëzojë një emër tregtar brenda një afati vijues prej njëqindetetëdhjetë (180) ditësh mundet, në qoftë se ky emër tregtar nuk është rezervuar ose regjistruar më parë, ta rezervojë shfrytëzimin ekskluziv të këtij emri tregtar, duke i'a paraqitur regjistrimit një kërkese mbi rezervimin e emrit tregtar. Kërkesa duhet të përmbajë emrin dhe adresën e parashtruesit të kërkesës dhe emrin tregtar të cilin dëshiron ta rezervojë.

 

22.2 Pas pranimit të kësaj kërkese, Zyra e Regjistrimit do t'i kontrollojë të dhënat e veta dhe, nëse ky emër tregtar nuk është i rezervuar apo regjistruar më parë atëherë kjo zyrë do ta bëjë rezervimin e emrit tregtar për  shfrytëzimin ekskluziv për parashtruesin e kërkesës për një afat të pa-ripërtritshëm prej njëqindetetëdhjetë (180) ditësh.

 

22.3 Emri i rezervuar tregtar mund të bartet nga personi ose shoqëria tregtare te një person ose shoqëri tjetër tregtare duke i dorëzuar Zyrës së Regjistrimit një njoftim të nënshkruar lidhur me këtë bartje, në të cilin duhet të ceket emri tregtar dhe adresa e pranuesit.

 

KREU III

Zyra (Selia) dhe Agjenti i Regjistruar

 

Neni 23

Zyra e Regjistruar (Selia) dhe Agjenti i Regjistruar

 

23.1 Çdo shoqëri tregtare, në dokumentet e regjistrit, duhet të paraqesë:

 

a) lokacionin e zyrës së regjistruar, e cila duhet të jetë një hapësirë fizike në Kosovë dhe e cila duhet ta ketë adresën e theksuar dhe kurrsesi nuk guxon te jetë një kuti postare; dhe

 

b) emrin e agjentit të saj të regjistruar, i cili duhet të jetë (i) një person që ka adresën kryesore ose vendin kryesor të veprimtarisë në zyrën e regjistruar, ose (ii) një shoqëri tregtare që ushtron veprimtarinë kryesore tregtare ne zyrën e regjistruar.

 

23.2 Adresa e zyrës së regjistruar të shoqërisë tregtare si dhe emri dhe adresa e agjentit të regjistruar duhet të paraqiten në dokumentet e regjistrimit të shoqërisë tregtare.

 

23.3 Çdo shoqëri tregtare ka detyrim të vazhdueshëm për të siguruar që (i) një dokument i regjistrimit të azhurnohet të paktën brenda dhjetë (10) ditëve kalendarike nëse janë shfaqur rrethana të cilat kanë ndikuar në saktësinë ekzistuese të dokumentit, dhe (ii) personi ose shoqëria tregtare e emëruar si agjenti i saj i regjistruar është në dispozicion në bazë të rregullt në zyrën e regjistruar.

 

Neni 24

Shërbimi për ose Dorëzimi për një Shoqëri Tregtare

 

24.1 Agjenti i regjistruar i shoqërisë tregtare është agjenti i ligjshëm i shoqërisë tregtare për pranimin e shërbimeve, njoftimeve ose kërkesave që një autoritet publik, person ose shoqëri kërkohet ose lejohet sipas këtij ligji që t'ia dorëzojë shoqërisë tregtare.

 

24.2 Nëse këto shërbime, njoftime ose kërkesa i dorëzohen agjentit të regjistruar të shoqërisë tregtare, ky dorëzimi, nga aspekti juridik, do të konsiderohet si shërbim ose dorëzim për shoqërinë tregtare.

 

24.3 Nëse dorëzimi për agjentin e regjistruar nuk është i mundur ose praktik, ky dorëzim mund të bëhet përmes dorëzimit cilitdo ortak të përgjithshëm, menaxher, drejtor ose zyrtar të shoqërisë tregtare.

 

24.4 Nëse dorëzimi sipas paragrafit 2 ose 3 të këtij neni nuk është i mundshëm ose praktik, ky dorëzim mund të bëhet në cilëndo nga zyrat e shoqërisë tregtare ose vendeve të njohura të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, duke përfshirë hapësirat fizike të cilat janë përcaktuar në dokumentet e regjistrimit si zyra e regjistruar.

 

24.5 Dorëzimi konsiderohet se është kryer, (i) në datën e pranimit, ose (ii) nëse dorëzimi është bërë përmes postës  publike, pesë (5) ditë pune nga dita e depozitimit në postë, në bazë të evidencës mbi vulën postare, nëse artikulli është adresuar në mënyrë korrekte dhe shërbimi postar është paguar plotësisht në kohën e depozitimit, cilado që është më herët.

 

Neni 25

Ndërrimi i Agjentit ose Zyrës së regjistruar

 

25.1 Nëse shoqëria tregtare dëshiron ose nëse asaj i kërkohet që të ndryshojë emrin e personit të përcaktuar si agjenti i saj i regjistruar, ajo duhet t'ia dorëzojë Zyrës së Regjistrimit një njoftim të nënshkruar nga një person i autorizuar, në të cilin do të caktojë (i) emrin e shoqërisë tregtare dhe numrin e regjistrimit, dhe (ii) emrin e agjentit të ri të regjistruar. Shoqëria tregtare duhet që po ashtu të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit një dokument, të nënshkruar nga agjenti i ri i regjistruar, me të cilin shprehet pëlqimi i tij/saj për të shërbyer në këtë cilësi. Kërkesat e paragrafit 1 pika b e nenit 23 të këtij ligji zbatohen edhe për agjentin e ri të regjistruar.

 

25.2 Nëse një shoqëri tregtare dëshiron ose nëse asaj i kërkohet që të ndërrojë lokacionin e zyrës së saj të regjistruar, ajo duhet të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit një njoftim, të nënshkruar nga një person i autorizuar, në të cilin do të theksohet, (i) emri i shoqërisë tregtare dhe numri i regjistrimit, dhe (ii) adresa e re e zyrës së regjistruar në Kosovë. Kërkesat e pikës (a) paragrafi 1  i nenit  23  të këtij ligji zbatohen edhe për zyrën e re të regjistruar.

 

25.3 Pas regjistrimit të njoftimit nga Zyra e Regjistrimit, njoftimi i paraparë sipas paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni paraqet (përbën) një ndryshim dhe plotësim mbi aspektet gjegjëse të dokumenteve të regjistrimit të shoqërisë tregtare, duke përfshirë dokumentet e regjistrimit të përcaktuara shprehimisht në paragrafin 2 te nenit 23 të këtij ligji.


Neni 26

Dorëheqja e Agjentit të Regjistruar

 

26.1 Agjenti i regjistruar mund të japë dorëheqje pasi që ta ketë dorëzuar "njoftimin për qëllimin e dorëheqjes" një personi të autorizuar të shoqërisë tregtare me të cilën njoftohet shoqëria tregtare (i) mbi qëllimin e dorëheqjes së agjentit të regjistruar, (ii) si do të ndikojë dorëheqja në zyrën e regjistruar të shoqërisë tregtare, (iii) se shoqëria tregtare duhet të caktojë një agjent të ri të regjistruar - dhe nëse është e nevojshme - një zyrë të re të regjistruar, dhe (iv) se shoqëria tregtare duhet t'ia dërgojë Regjistrit njoftimin e i cili kërkohet sipas nenit 25 të këtij ligji.

 

26.2 Pasi skadimit të afatit prej dhjetë (10) ditësh kalendarike nga dita e dorëzimit të njoftimit për qëllimin e dorëheqjes, agjenti i regjistruar duhet të dorëzojë "Njoftimin e Dorëheqjes" në Zyrën e Regjistrimit. Ky njoftimi duhet të tregojë ndikimin e dorëheqjes në zyrën e regjistruar të shoqërisë tregtare. Agjenti i regjistruar duhet ti bashkëngjisë këtij njoftimi edhe njoftimin për qëllimin e dorëheqjes që më parë i është dorëzuar një personi të autorizuar të shoqërisë tregtare.

 

26.3 Dorëheqja e agjentit të regjistruar (dhe, nëse është e nevojshme, ndërprerja e statusit të zyrës së regjistruar) hyn në fuqi pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të njoftimit të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni. Zyra e Regjistrimit duhet që menjëherë të regjistrojë dhe arkivojë këtë njoftim në dokumentet e regjistruara të shoqërisë tregtare dhe të ia dërgon një kopje personit  autorizuar të shoqërisë tregtare. Nëse është e nevojshme, kjo zyrë duhet gjithashtu menjëherë t'ia dërgojë një personi të autorizuar të shoqërisë tregtare edhe kërkesën për njoftimin(et) e parapara në nenin 25 të këtij ligji.

 

KREU IV

Të dhënat të cilat duhet t'u ofrohen palëve të treta

 

Neni 26A

Të dhënat të cilat duhet t'u ofrohen palëve të treta

 

26A.1 E tërë korrespodenca me shkrim e një kompanie ose shoqërie komandite me një palë të tretë (duke përfshirë, ndër tjera, letrat, lajmërimet, ofertat dhe faturat) si dhe të gjitha faqet të internet të cilat mbahen nga kompania ose shoqëria komandite duhet që në mënyrë të qartë të paraqesin informatat në vijim:

 

a)                    llojin e shoqërisë tregtare;

b)                    emrin e plotë të shoqërisë tregtare;

c)  nëse shoqëria tregtare është në proces të likuidimit, shpërbërjes ose përmbylljes së aktivitetit, një njoftim i cili e paraqet këtë fakt;

d)                    një referencë të qartë mbi faktin se shoqëria tregtare është e regjistruar në Zyra e Regjistrimit; dhe

e)                    numrin e regjistrimit të shoqërisë tregtare;

 

26A.2 Kurdo që një shoqëri tregtare e thekson kapitalin e saj në një dokument formal ose korrespondencë, ai theksim po ashtu duhet të përfshijë edhe një indikacion të qartë dhe të saktë të shumës së kapitalit të shoqërisë tregtare i cili është paguar.

KREU V

Regjistrimi i Ndërmarrjes Individuale

 

Neni 27

Regjistrimi i Ndërmarrjes Individuale

 

27.1 Për regjistrimin e ndërmarrjes individuale, pronari duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit një formular i cili përmban informatat e poshtë shënuara:

 

a) emrin zyrtar të ndërmarrjes individuale, që duhet (i) të jetë, ose të përfshijë si element kryesor, mbiemrin e ligjshëm të pronarit, dhe (ii) të përfshijë shkurtesën "N.I." apo ekuivalentin e saj në njërën prej gjuhëve të përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 13 të këtij ligji;

 

b) adresa në Kosovë ku ushtrohet veprimtaria kryesore tregtare e ndërmarrjes individuale;

 

c) emri i plotë dhe adresa e banimit në Kosovë, e pronarit të ndërmarrjes individuale;

 

d) adresa e zyrës së regjistruar të ndërmarrjes individuale në Kosovë si dhe emri i agjentit të regjistruar të saj në atë adresë;

 

e) qëllimi tregtar i ndërmarrjes individuale, që mund të përshkruhet si qëllim i ligjshëm tregtar;

 

f) datën e fundit, nëse ka të tillë, në të cilën ndërmarrjes individuale do të shpërbëhet;

 

g) çfarëdo informate tjetër mbi ndërmarrjen individuale që pronari dëshiron ta përfshijë; dhe

 

h) një deklaratë me të cilën dëshmohet se personi që bën nënshkrimin dhe dorëzimin e formularit në fjalë është pronari i ndërmarrjes individuale.

 

27.2 Nëse agjenti i regjistruar i përcaktuar në formular nuk është pronari, atëherë pronari duhet ti bashkangjesë formularit edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të regjistruar për të shërbyer në atë cilësi. Ky pëlqim më shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është një shoqëri tregtare, atëherë pëlqimi duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

 

 

Neni 28

Ndryshimi dhe Plotësimi i të Dhënave të Regjistrimit të Ndërmarrjes Individuale

 

28.1 Nëse ka ndryshim në të dhënat të cilat i janë dorëzuar Zyrës së Regjistrimit për regjistrimin e një "ndërmarrje individuale", ose nëse pronari dëshiron të ndryshojë këto të dhëna, pronari do t'i ndryshojë dhe plotësojë informatat përmes nënshkrimit dhe dorëzimit në regjistër të një "njoftimi për ndryshim dhe plotësim" i cili duhet:

 

a) të theksojë emrin zyrtar të ndërmarrjes individuale dhe numrin e saj të regjistrimit;

 

b) të përmbajë tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim ose të bashkangjesë një version të ndryshuar dhe të plotësuar të formularit sipas paragrafit 1 të nenit 27 të këtij ligji; dhe

 

c) të përfshijë një deklaratë që dëshmon se nënshkruesi është pronari i ndërmarrjes individuale.

 

28.2 Nëse njoftimi për ndryshim dhe plotësim përfshin ndryshimin e emrit të agjentit të regjistruar të ndërmarrjes individuale, dhe agjenti i ri nuk është pronari, atëherë pronari duhet ti bashkangjesë memorandumit edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të ri për të shërbyer në atë cilësi. Ky pëlqim më shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është një shoqëri tregtare, atëherë dokumenti në fjalë duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

           

28.3 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas dorëzimit të njoftimit dhe, nëse është e nevojshme, edhe pëlqimin e paraparë në paragrafin 2 të këtij neni.

 

 

KREU VI

Regjistrimi i Shoqërisë Kolektive

 

Neni 29

Regjistrimi i Shoqërisë Kolektive

 

29.1 Për regjistrimin e shoqërisë kolektive, ortaku i përgjithshëm - ose personi i autorizuar nga ortaku i përgjithshëm - duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit, "memorandumin e shoqërisë kolektive" që përmban:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë kolektive, që duhet:

 

(i) të përfshijë emrin e së paku njërit nga ortakët e përgjithshëm; me kusht që (A) nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik dhe shfrytëzohet emri i tij/saj atëherë do të shfrytëzohet edhe mbiemri i ligjshëm i tij/saj; dhe (B) nëse shfrytëzohet emri i një ortaku që është shoqëri tregtare, të shfrytëzohet emri i plotë zyrtar;

(ii) nëse emri i cilitdo nga ortakët e përgjithshëm nuk është/janë pjesë e emrit zyrtar, të përfshihet një referencë (si p.sh "dhe ortaku" ose "dhe ortakët") për të dëshmuar ekzistimin e këtyre ortakëve; dhe

(iii) të përfshihet në fund, shkurtesa "SHKL" apo ekuivalenta në njërën prej gjuhëve të përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 13 të këtij ligji;

 

b) adresën në Kosovë ku shoqëria kolektive ushtron veprimtarinë kryesore tregtare;

 

c) adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë kolektive në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar të shoqërisë në atë adresë.

 

d) qëllimin afarist të shoqërisë kolektive, i cili mund të përshkruhet si "qëllim i ligjshëm afarist";

 

e) emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm. Nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik, emrin e tij të plotë si dhe adresën e banimit të përhershëm, e cila mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri tregtare e Kosovës, emrin e saj zyrtar si dhe adresën e zyrës së regjistruar në Kosovë; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri e huaj tregtare, emrin dhe adresën e vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria jashtë Kosovës;

 

f) një deklaratë me shkrim, të nënshkruar nga secili ortak i përgjithshëm i cili është person fizik si dhe nga personat e autorizuar të secilit ortak të përgjithshëm i cili është shoqëri tregtare, ku konfirmohet pajtimi i tyre për t'u emëruar në memorandum si ortak të përgjithshëm;

g) datën e fundit, nëse ka të tillë, në të cilën do të shpërbëhet shoqëria kolektive; dhe

 

h) një deklaratë që dëshmon se personi që e nënshkruan dhe dorëzon memorandumin (i) është ortak i përgjithshëm ose "person i autorizuar" nga një ortak i përgjithshëm dhe (ii) personi në fjalë ka autorizimin nga ortakët e përgjithshëm për nënshkrimin dhe dorëzimin e memorandumit në Zyrën e Regjistrimit.

 

29.2  Personi që nënshkruan dhe dorëzon memorandumin, duhet t'ia bashkangjesë pëlqimin me shkrim të agjentit të regjistruar, me të cilin dëshmohet pëlqimi i agjentit të regjistruar për të shërbyer në atë cilësi. Ky pëlqim me shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është shoqëri tregtare, atëherë duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

 

 

Neni 30

Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit të Shoqërisë Kolektive

 

30.1 Nëse ka ndryshime në informatat të cilat i janë paraqitur Zyrës së Regjistrimit për regjistrimin e shoqërisë kolektive, ose nëse ortakët e përgjithshëm dëshirojë të ndryshojnë këto informata, atëherë ortakët e përgjithshëm duhet të miratojnë një vendim sipas të cilit e autorizojnë ndryshimin dhe plotësimin e memorandumit. Vendimi gjithashtu do ta udhëzojë një person të autorizuar që menjëherë të nënshkruajë dhe dorëzoj në Zyrën e Regjistrimit "njoftimin për ndryshim dhe plotësim" i cili duhet:

 

a) të theksojë emrin zyrtar të shoqërisë kolektive dhe numrin e regjistrimit,

 

b) të përmbajë tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim,

 

c) të përcaktojë datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga ortakët e përgjithshëm;

 

d) të përfshijë një deklaratë që dëshmon se ndryshimi ose plotësimi është miratuar nga ortakët e përgjithshëm në pajtim me (i) këtë ligj, dhe (ii) marrëveshjen e shoqërisë kolektive, nëse ka një të këtillë; dhe

 

e) të përfshijë një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë njoftim (i) është ortak i përgjithshëm ose "person i autorizuar" nga një ortak i përgjithshëm, dhe  (ii) se personi në fjalë është legalisht i autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar njoftimin në Zyrën e Regjistrimit.

 

30.2 Personi i cili e nënshkruan dhe dorëzon njoftimin për ndryshim dhe plotësim  duhet t'i bashkangjesë këtij njoftimi (i) një kopje të vendimit, dhe (ii) tekstin e plotë të memorandumit të shoqërisë kolektive, me ndryshime.

 

30.3 Nëse ndryshimi dhe plotësimi përfshin ndërrimin e emrit të agjentit të regjistruar të shoqërisë kolektive, personi i cili e ka nënshkruar dhe dërguar njoftimin për ndryshimin dhe plotësimin, duhet t'ia bashkangjesë këtij njoftimi edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të ri të regjistruar, me të cilin dëshmohet pranimi i agjentit të regjistruar për të shërbyer në këtë cilësi. Ky pëlqim me shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është shoqëri tregtare, atëherë duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

 

30.4 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi menjëherë pas dorëzimit të njoftimit dhe dokumenteve të nevojshme të bashkangjitura.

 

 

KREU VII

Regjistrimi dhe Themelimi i një Shoqërie Komandite

 

Neni 31

Regjistrimi dhe Themelimi i një Shoqërie Komandite

 

31.1 Për regjistrimin e një shoqërie komandite, një ortak i përgjithshëm - ose një personi i autorizuar nga ortaku i përgjithshëm - duhet ta nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit "memorandumin e shoqërisë komandite" i cili përmban këto informata:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë komandite, që:

 

(i) përfshin emrin e njërit nga ortakët e përgjithshëm; me kusht që (A) nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik të shfrytëzohet edhe mbiemri i ligjshëm i tij/saj; dhe (B) nëse shfrytëzohet emri i një ortaku të përgjithshëm  që është shoqëri tregtare, atëherë të shfrytëzohet emri i plotë zyrtar;

 

(ii) të përfshihet një referencë (si p.sh, "dhe ortaku" ose "dhe ortakët") me të cilën bëhet i ditur ekzistimi i ortakëve tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ne emrin zyrtar; dhe

 

(iii) të përfshihet në fund, shkurtesa "SHKM" apo ekuivalenta në njërën nga gjuhët e përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 13 të këtij ligji.

 

b) adresa në Kosovë në të cilën shoqëria komandite ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare;

 

c) adresa e zyrës së regjistruar (selisë) të shoqërisë komandite në Kosovë si dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë adresë;

 

d) qëllimi afarist i shoqërisë komandite, i cili mund të përshkruhet si qëllim i ligjshëm afarist,

 

e) emri dhe adresa e ortakut të përgjithshëm të shoqërisë komandite ose, nëse shoqëria komandite ka më shumë se një ortak të përgjithshëm, atëherë emrin dhe adresën e secilit ortak të përgjithshëm. Nëse ortaku i përgjithshëm është person fizik, atëherë duhet të sigurohen emri i plotë i tij dhe adresa e vendbanimit të përhershëm, që mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri tregtare e Kosovës, emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar në Kosovë; nëse ortaku i përgjithshëm është shoqëri e huaj tregtare, emrin dhe adresën zyrtare të vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria e saj jashtë Kosovës;

 

f) një deklaratë me shkrim, të nënshkruar nga secili ortak i përgjithshëm i cili është person fizik si dhe nga personat e autorizuar të secilit ortak të përgjithshëm i cili është shoqëri tregtare, ku konfirmohet pajtimi i tyre për t'u emëruar në memorandum si ortak të përgjithshëm;

 

g) datën e fundit, nëse ka të tillë, në të cilën shoqëria komandite do të shpërbëhet; dhe

 

h) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë memorandum (i) është ortak i përgjithshëm ose "person i autorizuar" nga një ortak i përgjithshëm, dhe (ii) se ky person është i autorizuar për të nënshkruar dhe dorëzuar këtë memorandum në Zyrën e Regjistrimit.

 

31.2 Personi i cili nënshkruan dhe dorëzon memorandumin duhet t'ia bashkangjes memorandumit edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të regjistruar për të shërbyer në atë cilësi. Ky pëlqim me shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është një shoqëri tregtare, atëherë ky dokument duhet të nënshkruhet  nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

 

31.3 Personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar memorandumin duhet gjithashtu t'ia bashkangjes edhe një kopje të marrëveshjes së shoqërisë komandite sipas nenit 68 të këtij ligji, të nënshkruar nga të gjithë ortakët. Sidoqoftë, është me rëndësi të veçantë që (i) kërkesat e parapara në këtë paragraf të shërbejnë vetëm për qëllime të informimit publik, (ii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar që t'i shqyrtojë mangësitë ligjore ose formale të marrëveshjes të shoqërisë komandite, dhe (iii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar ta refuzojë regjistrimin e një shoqërie komandite për shkak të formës, përmbajtjes ose kushteve të përcaktuara në marrëveshjen e shoqërisë komandite, dhe (iv) regjistrimi i marrëveshjes së shoqërisë komandite nuk nënkupton se marrëveshja, ose cilado dispozitë e saj, janë në pajtim me memorandumin ose kërkesat e këtij ligji.

 

 

Neni 32

Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit ose Marrëveshjes së Shoqërisë Komandite

 

32.1 Nëse ka ndryshime në të dhënat e paraqitura në memorandumin e regjistruar të shoqërisë komandite, ose nëse ortakët dëshirojnë të ndryshojnë të dhënat ose ndonjërën nga dispozitat e marrëveshjes së regjistruar të shoqërisë komandite, ortakët së pari duhet të nxjerrin një vendim me të cilin autorizohen ndryshimet e memorandumit dhe/ose marrëveshjes. Ky vendim duhet gjithashtu ta udhëzojë një person të autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit një njoftim në të cilin do të paraqitet:

 

a) emri zyrtar i shoqërisë komandite dhe numri i regjistrimit;

 

b) teksti i secilit ndryshim dhe plotësim të miratuar;

 

c) datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga ortakët;

 

d) një deklaratë e cila konfirmon se ndryshimet janë miratuar në mënyrë të rregullt dhe në pajtim me (i) këtë ligj, dhe (ii) memorandumin e shoqërisë komandite, dhe (iii) marrëveshjen e shoqërisë komandite; dhe

 

e) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë njoftim është "person i autorizuar" sikur që është përcaktuar në këtë ligj dhe se ky personi është legalisht i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e njoftimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

32.2 Personi i cili e nënshkruan dhe dorëzon njoftimin, duhet ti bashkëngjesë atij: (i) një kopje të vendimit dhe (ii) tekstin e plotë të dokumentit të plotësuar ose ndryshuar, i cili nuk është e domosdoshme që të nënshkruhet nga ortakët.

 

32.3 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas dorëzimit të njoftimit dhe dokumenteve të bashkangjitura.

 

 

KREU VIII

Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

 

Neni 33

Regjistrimi dhe Themelimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

 

33.1 Për regjistrimin dhe themelimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, themeluesi duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit statutin e shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar, i cili duhet të përmbajë këto informata:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë, në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa "SHPK" ose ekuivalenta ne njërën nga gjuhët e përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 13 të këtij ligji;

 

b) adresa në Kosovë në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare;

 

c) adresa e zyrës së regjistruar (selisë) të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë adresë,

 

d) qëllimi afarist i shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si "qëllim i ligjshëm afarist";

 

e) emri dhe adresa e secilit themelues të shoqërisë; nëse një themelues është person fizik, atëherë duhet të sigurohet emri i plotë i tij dhe adresa e vendbanimit të përhershëm, që mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës; nëse një themelues është shoqëri tregtare e Kosovës, emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar në Kosovë; nëse themeluesi është shoqëri e huaj tregtare, emrin dhe adresën zyrtare të vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria e saj jashtë Kosovës;

 

f) numri i personave që do të shërbejnë si drejtorë të kompanisë si dhe emri dhe adresa e të gjithë personave që do të shërbejnë si drejtorë fillestarë të kompanisë. Nëse një drejtor është me vendbanim në Kosovë, atëherë duhet të sigurohet adresa e vendbanimit të tij në Kosovë; nëse një drejtor nuk është me vendbanim në Kosovë, atëherë duhet të sigurohet adresa e vendbanimit të tij/saj jashtë Kosovës;

 

g) data e fundit, nëse ajo ekziston, në të cilën shoqëria do të shpërbëhet;

 

h) shuma e kapitalit themeltar të shoqërisë, i cili duhet të jetë më së paku 1.000 Euro;

 

i) shuma e kapitalit themeltar të shoqërisë e cila është paguar në kohën e regjistrimit të shoqërisë;

 

j) shuma (nëse ka të tillë) e kapitalit themeltar të shoqërisë i cili është zotuar por që nuk është paguar në kohën e regjistrimit të shoqërisë;

 

k) emrat dhe adresat e pronarëve dhe interesave të tyre përkatëse pronësore; dhe

 

l) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e nënshkruan dhe dorëzon këtë statut është "person i autorizuar" në kuptim të këtij ligji, dhe se i njëjti është i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e statutit në Zyrën e Regjistrimit.

 

33.2 Personi i cili nënshkruan dhe dorëzon statutin, duhet ti bashkangjesë atij edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të regjistruar për të shërbyer në këtë cilësi. Ky pëlqim me shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është shoqëri tregtare, statuti duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i saj.

 

33.3 Personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar statutin duhet gjithashtu t'ia bashkangjes edhe një kopje të marrëveshjes së shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar sipas nenit 86 të këtij ligji, të nënshkruar nga të gjithë pronarët e përcaktuar në statutin burimor. Sidoqoftë, është me rëndësi të veçantë që (i) kërkesat e parapara në këtë nen të shërbejnë vetëm për qëllime të informimit publik, (ii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar që t'i shqyrtojë mangësitë ligjore ose formale të marrëveshjes së shoqërisë, dhe (iii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar ta refuzojë regjistrimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar për shkak të formës, përmbajtjes ose kushteve të përcaktuara në rregullore, dhe (iv) regjistrimi i marrëveshjes së shoqërisë nuk do të thotë dhe nuk nënkupton se marrëveshja, ose cilado dispozitë e saj, janë në pajtim me statutin ose kërkesat e këtij ligji.

 

 

Neni 34

Ndryshimi i Statutit ose Marrëveshjes së Shoqërisë

 

34.1 Nëse ka ndryshime në të dhënat e paraqitura në statutin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ose nëse pronarët dëshirojnë të ndryshojnë të dhënat ose ndonjërën nga dispozitat e marrëveshjes së regjistruar të shoqërisë, pronarët me të drejtë vote në këtë çështje duhet që së pari të miratojnë një vendim që e autorizon ndryshimin dhe plotësimin e statutit dhe/ose marrëveshjes në fjalë. Ky vendim duhet gjithashtu ta udhëzojë një person të autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit një njoftim i cili parashtron:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe numrin e saj të regjistrimit;

 

b) tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim të miratuar;

 

c) datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim nga pronarët;

 

d) një deklaratë me të cilën vërtetohet se ndryshimet dhe plotësimet janë miratuar në mënyrë legale dhe në pajtim me (i) këtë ligj dhe (ii) statutin, dhe (iii) rregulloren; dhe

 

e) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë njoftim është "person i autorizuar" sikur që është përcaktuar në këtë ligj dhe se ky personi është legalisht i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e njoftimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

34.2 Personi i cili nënshkruan dhe dorëzon njoftimin, duhet t'ia bashkangjes: (i) një kopje të vendimit, dhe (ii) tekstin e dokumentit të ndryshuar dhe plotësuar, i cili nuk është e domosdoshme që të nënshkruhet nga pronarët.

 

34.3 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas dorëzimit të njoftimit dhe dokumenteve të bashkangjitura.

 

 

KREU IX

Regjistrimi dhe Themelimi i një Shoqërie Aksionare

 

Neni 35

Regjistrimi dhe Themelimi i një Shoqërie Aksionare


35.1 Për regjistrimin dhe themelimin e një shoqërie aksionare, themeluesi duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit statutin e shoqërisë aksionare, i cili duhet të përmbajë këto informata:

a) emrin zyrtar të shoqërisë, në fund të të cilit duhet të përfshihet shkurtesa "SHA" ose ekuivalenta në gjuhën shqipe, serbe ose një gjuhë tjetër zyrtare në Kosovë.

 

b) adresa në Kosovë në të cilën shoqëria ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare;

 

c) adresa e zyrës së regjistruar (selisë) të shoqërisë dhe emri i agjentit të saj të regjistruar në këtë adresë,

 

d) qëllimi afarist i shoqërisë, i cili mund të përshkruhet si "qëllim i ligjshëm afarist";

 

e) emri dhe adresa e secilit themelues të shoqërisë; nëse një themelues është person fizik, duhet të sigurohen emri i plotë i tij/saj dhe adresa e vendbanimit të përhershëm, e cila mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës; nëse një themelues është shoqëri tregtare e Kosovës, emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar në Kosovë; nëse themeluesi është shoqëri e huaj tregtare, emrin dhe adresën zyrtare të vendit kryesor ku ushtrohet veprimtaria e saj jashtë Kosovës;

 

f) numrin e anëtarëve që do të jenë të pranishëm në Bordin e drejtorëve të shoqërisë, si dhe emrin dhe adresën e secilit person që shërben si drejtor fillestar i shoqërisë; nëse një drejtor është me vendbanim në Kosovë, atëherë duhet të sigurohet adresa e vendbanimit të tij në Kosovë; nëse një drejtor nuk është me vendbanim në Kosovë, atëherë duhet të sigurohet adresa e vendbanimit të tij jashtë Kosovës;

 

g) për aksionet e thjeshta të shoqërisë:

 

(i) vlerën nominale sipas secilit aksion për aksionet e thjeshta të shoqërisë;

 

(ii) numrin e aksioneve nga aksionet e thjeshta të cilat do të emetohen në kohën e regjistrimit të shoqërisë;

 

(iii) numrin maksimal të aksioneve nga aksionet e thjeshta të cilat shoqëria është e autorizuar t'i emetojë;

 

h) nëse janë autorizuar një ose më shumë kategori të aksioneve të privilegjuara, atëherë një përshkrim për secilën kategori, i cili paraqet:

 

(i) vlerën nominale sipas aksionit të secilës kategori;

 

(ii) dividentet, likuidimin, të drejtën e votimit dhe të drejtat e tjera që ndërlidhen me atë kategori;

 

(iii) numrin e aksioneve të kategorisë në fjalë që do të emetohen në kohën e regjistrimit të shoqërisë;

 

(iv) numrin maksimal të aksioneve të kategorisë në fjalë që shoqëria është e autorizuar ti emetojë.

 

i) shumën e kapitalit themeltar të shoqërisë, i cili duhet të jetë më së paku 25,000 Euro;

 

j) shumën e kapitalit themeltar të shoqërisë i cili është paguar në kohën e regjistrimit;

 

k) shumën (nëse ka të tillë) të kapitalit themeltar të shoqërisë i cili është zotuar por që ende nuk është paguar në kohën e regjistrimit të shoqërisë si dhe çfarëdo afati të fundit për pagimin e shumës së kapitalit themeltar;

 

l) nëse është e zbatueshme (i) numrin dhe llojin e secilit aksion i cili do të emetohet për kompensim jo-monetar, në kohën e regjistrimit të shoqërisë, (ii) një përshkrim të natyrës së kompensimit të tillë jo-monetar, dhe (iii) emrin dhe adresën e secilit person ose shoqëri që ofron këtë kompensim;

 

m) shumën, ose shumën e përllogaritur, të të gjitha shpenzimeve të pagueshme nga shoqëria ose që i atribuohen asaj për shkak të punës së bërë në lidhje me regjistrimin dhe themelimin e saj;

 

n) nëse është e zbatueshme, një përshkrim të përparësive të veçanta të cilat i janë dhënë një personi ose shoqërie për shkak të angazhimit në punë të cilat kanë rezultuar në regjistrimin dhe themelimin e shoqërisë; dhe

 

o) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar statutin, është "person i autorizuar" sikur që është përcaktuar në këtë ligj, dhe se ky person është i autorizuar për të nënshkruar dhe dorëzuar këtë statut në Zyrën e Regjistrimit.

           

35.2 Përveç kërkesave të detyrueshme të paragrafit 1 të këtij neni, statuti i shoqërisë aksionare po ashtu mund të përfshijë edhe një ose më shumë dispozita që:

 

a) u sigurojnë aksionarëve të drejtën ekskluzive për të përgatitur, ndryshuar dhe/ose shfuqizuar rregulloret e shoqërisë aksionare;

 

b) i sigurojnë bordit të drejtorëve të drejtën për të vendosur në qoftë se, dhe kur do të emetojë shoqëria, aksionet e lejuara por të pa-emetuara;

 

c) i sigurojë bordit të drejtorëve, duke marrë parasysh kufizimet e parapara në nenin 164 të këtij ligji, të drejtën për të deklaruar dhe paguar dividentet;

 

d) e zhvleftësojnë njërën nga kërkesat specifike të këtij ligji, që kërkon miratimin e një çështje me dy të tretat (2/3) e aksioneve me të drejtë vote, nëse dispozita përkatëse e statutit parasheh se çështja duhet të vendoset me një përqindje më të madhe se pesëdhjetë (50%) të aksioneve me të drejtë vote

 

e) ndonjë kërkesë votuese tjetër të veçantë; dhe

 

f) vendosë kushte ose kërkesa në lidhje me përmbajtjen e rregullave të shoqërisë.

 

35.3  Personi që nënshkruan dhe dorëzon statutin, duhet ti bashkangjesë atij edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të regjistruar, me të cilin dëshmohet gatishmëria e tij për të shërbyer në atë kapacitet. Pëlqimi i tillë me shkrim duhet të nënshkruhet nga agjenti i regjistruar. Nëse agjenti i regjistruar është shoqëri tregtare, atëherë pëlqimi duhet të nënshkruhet nga personi i autorizuar i shoqërisë tregtare.

 

35.4 Personi që nënshkruan dhe dorëzon statutin, duhet që po ashtu ti bashkengjesë edhe një kopje të rregullores së shoqërisë sipas nenit 138 të këtij ligji. Veçanërisht duhet të ceket se (i) kushtet e parapara në këtë pargraf janë vetëm për qëllime të informimit publik, (ii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar që të rishqyrtojë rregulloren e shoqërisë nga aspekti juridik, (iii) Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar që të refuzojë regjistrimin e një shoqërie aksionare bazuar në formën apo përmbajtjen e rregullores së saj, dhe (iv) regjistrimi i rregullores nuk përbën dhe nuk mund të interpretohet ashtu që të lë të nënkuptohet se rregullorja, ose cilado dispozitë e saj, është në pajtim me statutin ose kërkesat e këtij ligji.

 

Neni 36

Ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregullores së shoqërisë

 

36.1 Nëse ka ndryshime në të dhënat e paraqitura në statutin e regjistruar të shoqërisë aksionare, ose nëse aksionarët dëshirojnë ta ndryshojnë cilëndo të dhënë, aksionarët me të drejtë vote në këtë çështje duhet që së pari të miratojnë një vendim të rregullt me të cilin do të autorizojë ndryshimin dhe plotësimin e statutit. Vendimi duhet që po ashtu të udhëzojë një person të autorizuar për të nënshkruar dhe dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit një njoftim, në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni.

 

36.2 Nëse aksionarët dhe/ose drejtorët dëshirojnë të ndryshojnë ndonjërën nga dispozitat e rregullores së regjistruar të shoqërisë aksionare, aksionarët dhe/ose drejtorët me të drejtë vote për këtë çështje duhet që së pari të miratojnë një vendim me të cilin e autorizojnë një ndryshim dhe plotësim të rregullores. Ky vendim gjithashtu duhet ta udhëzojë një person të autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit një njoftim, në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni.

 

36.3 Njoftimi i përcaktuar në paragrafët 1dhe 2 të këtij neni duhet të përfshijë:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë aksionare dhe numrin e regjistrimit;

 

b) tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim të miratuar;

 

c) datën e miratimit të secilit ndryshim dhe plotësim;

 

d) një deklaratë e cila konfirmon se ndryshimet dhe plotësimet janë miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët dhe/ose drejtorët me të drejtë vote, dhe së janë në pajtim me (i) këtë ligj dhe (ii) statutin, dhe (iii) rregulloret; dhe

 

e) një deklaratë e cila dëshmon se personi që nënshkruan dhe dorëzon njoftimin e tillë është "person i autorizuar" në kuptim të këtij ligji dhe se ky personi është autorizuar në mënyrë të rregullt për nënshkrimin dhe dorëzimin e njoftimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

36.4 Personi i cili e ka nënshkruar dhe e ka dorëzuar njoftimin, duhet ti bashkëngjesë atij: (i) një kopje të vendimit dhe (ii) tekstin e plotë të dokumentit përkatës, me ndryshime.

 

36.5 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas dorëzimit të njoftimit dhe dokumenteve të bashkangjitura.

 


KREU X

Regjistrimi i një Shoqërie të Huaj Tregtare

 

Neni 37

Regjistrimi i një Shoqërisë të Huaj Tregtare

 

37.1 Shoqëria e Huaj Tregtare, sikur që është përcaktuar në këtë ligj, mund të angazhohet në aktivitete tregtare në Kosovë, njëlloj sikurse edhe Shoqëria Tregtare e Kosovës, por vetëm nëse paraprakisht është e  regjistruar në Zyrën e Regjistrimit si "Shoqëri e Huaj Tregtare" dhe nëse i përmbush kushtet e këtij neni dhe dispozitat e tjera përkatëse të këtij ligji. Shoqëria e huaj tregtare u nënshtrohet kushteve të regjistrimit sipas këtij neni, nëse ajo, ndonjë agjent, punonjës ose përfaqësues që vepron në emër të saj, angazhohet në çfarëdo lloji të aktivitetit tregtar në Kosovë.

37.2 Si përjashtim i kufizuar në paragrafin 1 të këtij neni, shoqëria e huaj tregtare nuk ka nevojë të regjistrohet si "Shoqëri e Huaj Tregtare" nëse aktivitetet e saj tregtare kufizohen në:

 

a) eksportin në Kosovë - nga një territor jashtë Kosovës - të mallrave ose shërbimeve që importohen në Kosovë nga një konsumator ose blerës i vendosur ose që banon në Kosovë; dhe/ose

 

b) dorëzimin - nga një territor jashtë Kosovës - një blerësi ose konsumatori potencial në Kosovë të një oferte për shitjen, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve ose punëve.

 

37.3 Nëse një shoqëri e huaj tregtare është e detyruar sipas paragrafit 1 të këtij neni që të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit, personi i autorizuar duhet të nënshkruajë dhe dorëzojë në atë zyrë "memorandumin e shoqërisë së huaj tregtare" dhe që përfshin këto të dhëna:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë së huaj tregtare si dhe çfarëdo emra tregtar me të cilët ushtron aktivitete tregtare në Kosovë;

 

b) vendin e themelimit; si dhe një deklaratë që dëshmon se shoqëria është themeluar dhe vazhdon ekzistencën e rregullt sipas ligjeve të atij vendi; kjo deklaratë duhet të mbështetet me një dokument që nxjerr ose është lëshuar nga një organ kompetent i atij juridiksioni, në pajtim me praktikën normale dhe të zakonshme të atij juridiksioni dhe që provon themelin e rregullt të shoqërisë së huaj tregtare në atë juridiksion; ky dokument duhet t'i bashkëngjitet memorandumit;

 

c) qëllimin afarist të shoqërisë së huaj tregtare, i cili mund të përshkruhet si "qëllim i ligjshëm afarist";

 

d) adresën e zyrës së saj të regjistruar në Kosovë si dhe emrin e agjentit të regjistruar në atë adresë;

 

e) adresën në Kosovë në të cilën e ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare;

 

f) emrin dhe adresën, që mund të jetë brenda ose jashtë Kosovës, të secilit nga drejtuesit, duke përfshirë - nëse është e zbatueshme - të gjithë ortakët e përgjithshëm, menaxherët e lartë, drejtorët, dhe/ose pronarët/aksionarët që kanë pesë (5%) ose më shumë nga interesat pronësore direkte ose të votimit në shoqërinë e huaj tregtare;

 

g) një deklaratë ku shoqëria e huaj tregtare pajtohet t'u nënshtrohet dispozitave të nenit 24 të këtij ligji dhe i nënshtrohet ligjit të zbatueshëm në Kosovë si dhe juridiksionit të gjykatave të Kosovës për të gjitha kërkesat dhe veprimet penale dhe administrative publike të cilat rezultojnë nga aktivitetet e saj në Kosovë;

 

h) një deklaratë me të cilën shoqëria e huaj tregtare dëshmon se do ti ushtrojë të gjitha aktivitetet e saj në pajtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë;

 

i) një deklaratë, sipas paragrafit 7 të këtij neni, ku shoqëria e huaj tregtare pajtohet që në adresën e përcaktuar në pikën "e" më sipër ose në zyrat e regjistruara (selitë) të mbajë, libra dhe të dhëna të ndara financiare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e saj tregtare në Kosovë;

 

j) të gjitha informatat tjera që shoqëria e huaj tregtare dëshiron ti paraqesë; dhe

 

k) një deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili nënshkruan dhe dorëzon memorandumin është "person i autorizuar" sipas këtij ligji, dhe se ky person është i autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar memorandumin në Zyrën e Regjistrimit.

 

37.4 Asgjë në këtë nen ose në një dokument të paraqitur në regjistër nuk duhet të interpretohet ose të zbatohen në një mënyre e cila e pengon një të drejtë të shoqërisë së huaj tregtare, e drejtë kjo e cila është themeluar në bazë të një kontrate të lidhur me një palë të tretë (i) që ajo kontratë të rregullohet dhe interpretohet në bazë të ligjit të një jurisdiksioni të huaj dhe/ose (ii) që të gjitha pretendimet të cilat dalin nga ajo kontratë të vendosen nga një gjykatë e huaj ose përmes një procedure të arbitrazhit të kryer brenda ose jashtë Kosovës.

 

37.5 Asgjë në këtë nen ose në ndonjë dokument të paraqitur në Zyrën e Regjistrimit nuk duhet të interpretohet ose të zbatohet për të penguar veprimin e një dispozite të një ligji të Kosovës i cili u'a jep shoqërive të huaja tregtare të drejtën për vendosjen e një pretendimi ose veprimi (kontesti) nga një gjykatë e huaj ose përmes një procedure të arbitrazhit të kryer brenda ose jashtë Kosovës.

 

37.6 Pas regjistrimit, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e themeluara në bazë të ligjit të zbatueshëm në Kosovë për shoqëritë tregtare Kosovare janë në dispozicion dhe zbatohen edhe për shoqërinë e huaj tregtare.

 

37.7 Të gjitha shoqëritë e huaja tregtare që ushtrojnë veprimtari tregtare në Kosovë, duhet të mbajnë në vendin kryesor të ushtrimit të veprimtarisë në Kosovë apo të agjentëve të regjistruar të tij, librat dhe të dhënat të ndara financiare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre tregtare në Kosovë.

 

37.8 Me qëllim të evitimit të dyshimeve, shoqëria e huaj tregtare që është regjistruar në bazë të këtij neni konsiderohet se ka themeluar degë në Kosovë. Kjo degë nuk ka identitet ose personalitet juridik që është i ndarë ose të veçantë nga ai i shoqërisë së huaj tregtare që e ka themeluar atë.

 

 

Neni 38

Ndryshimi dhe Plotësimi i Memorandumit të Shoqërisë së Huaj Tregtare

 

38.1 Shoqëria e Huaj Tregtare mund ta ndryshojë dhe plotësojë memorandumin e saj përmes autorizimit të një personi për nënshkrimin dhe dorëzimin në regjistër të "njoftimit për ndryshim dhe plotësim" i cili përfshin:

 

a) emrin e shoqërisë së huaj tregtare dhe numrin e saj të regjistrimit;

 

b) tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim;

 

c) datën e miratimit ose autorizimit të secilit ndryshim dhe plotësim;

 

d) një deklaratë e cila vërteton se ndryshimet janë miratuar ose autorizuar në mënyrë të rregullt dhe në pajtim me dokumentet e qeverisjes së brendshme si dhe ligjeve të vendit të themelimit; dhe

 

e) një deklaratë e cila vërteton se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë njoftim, është "person i autorizuar" sipas këtij ligji dhe se i njëjti është autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar këtë njoftim në Zyrën e Regjistrimit.

 

38.2 Personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar njoftimin, duhet ti bashkëngjesë atij tekstin e ndryshuar dhe plotësuar të memorandumit.

 

38.3 Ndryshimet dhe plotësimet hyjnë në fuqi pas dorëzimit të njoftimit dhe dokumenteve të bashkangjitura.

 

KREU XI

Regjistrimi i Përfundimit, Shpërbërjes Vullnetare dhe Bashkimit

 

Neni 39

Njoftimi i Përfundimit të Ekzistimit para Inicimit të Veprimtarisë Tregtare


39.1 Zotëruesit që kanë shumicën e votave në shoqërinë komandite ose në një kompani që nuk është angazhuar në asnjë veprimtari tregtare, mund të përfundojnë me ekzistimin e shoqërisë tregtare pas miratimit të një vendimi me të cilin autorizojnë përfundimin e këtillë. Ky vendim do ta udhëzojë një person të autorizuar për të nënshkruar dhe dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit një njoftim i cili përfshin:

 

a) emrin e shoqërisë tregtare dhe numrin e saj të regjistrimit;

 

b)  datën e saj të regjistrimit;

 

c) një deklaratë të cilët theksohet, se shoqëria tregtare nuk është angazhuar në asnjë veprimtari tregtare,

 

d) një deklaratë se asnjë borxh i shoqërisë tregtare nuk ka mbetur i pa paguar,

 

e) një deklaratë në të cilën theksohet se neto asetet (pasuria) e shoqërisë, e mbetur pas përmbylljes së veprimtarisë u është shpërndarë ortakëve, pronarëve apo aksionarëve, nëse gjatë kohës së ekzistimit të shoqërisë janë emetuar interesa në ortakëri, interesa pronësore apo aksione;

 

f) një deklaratë në të cilën theksohet se vendimi për përfundimin e ekzistimit të shoqërisë tregtare është miratuar nga zotëruesit të cilët kanë shumicën e të drejtave të votës, dhe në pajtim me këtë ligj dhe statutin e shoqërisë tregtare ose marrëveshjen e shoqërisë komandite; dhe

 

g) një deklaratë që dëshmon se personi i cili e ka nënshkruar këtë njoftim është "person i autorizuar" sikur që është përcaktuar në këtë ligj dhe se ky person ka autorizimin e nevojshëm për dorëzimin e njoftimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

39.2 Personi i autorizuar duhet ti bashkangjes njoftimit edhe një kopje të vendimit.

 

39.3 Ekzistimi i shoqërisë tregtare përfundon pas regjistrimit të njoftimit të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni në Zyrën e Regjistrimit.

 

 

Neni 40

Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare; Revokimi

 

40.1 Për të realizuar shpërbërjen vullnetare të kompanisë, "Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare" duhet të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit, në pajtim me paragrafin 2 të nenit  118 ose paragrafin 2 të nenit 227 të këtij ligji.

 

40.2 Personi i autorizuar mund ta revokojë Njoftimin e Shpërbërjes Vullnetare brenda afatit prej njëqindenjëzet (120) ditësh nga dita e dorëzimit të njoftimit.

 

40.3 Ky revokim duhet të autorizohet në të njëjtën mënyrë sikurse edhe njoftimi fillestar.

 

40.4 Për hyrjen në fuqi të këtij revokimi, një person i autorizuar duhet të nënshkruajë dhe të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit njoftimin për revokim. Njoftimi për revokim përfshin:

 

a) emrin e kompanisë dhe numrin e saj të regjistrimit,

 

b) datën e hyrjes në fuqi të njoftimit për likuidim vullnetar që tani po revokohet;

 

c) datën kur është autorizuar revokimi;

 

d) një deklaratë që (i) identifikon personin ose personat që e kanë autorizuar revokimin dhe (ii) parashtron autorizimin dhe bazën juridike për ndërmarrjen e veprimeve nga këta persona; dhe

 

e) një deklaratë që dëshmon se personi i cili e ka nënshkruar këtë njoftim është "person i autorizuar" sikurse është përcaktuar në këtë ligj dhe se ky person është i autorizuar në mënyrë të rregullt për ta dorëzuar njoftimin në Zyrën e Regjistrimit.

 

40.5 Njoftimi për revokim hyn në fuqi në datën e dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

 

Neni 41

Dorëzimi i Dokumenteve për Bashkim

 

41.1 Nëse dy ose më shumë kompani dëshirojnë të bashkohen, secila kompani duhet të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit pas përmbushjes së procedurave nga neni 123 apo 214 të këtij ligji, duhet të përfshijë:

 

a) planin e saj për bashkim, siç është paraparë në nenin 123 ose 214 të këtij ligji; dhe

 

b) statutin e kompanisë të mbetur ose kompanisë së re e cila krijohet me bashkim.

 

41.2 Bashkimi hyn në fuqi në datën kur planet dhe statuti dorëzohen në Zyrën e Regjistrimit.

 

41.3 Asgjë në këtë nen ose në këtë ligj nuk mund të interpretohet ose të zbatohet në një mënyrë që e ndryshon ose pengon ndonjë dispozitë ose kërkesë të paraparë në ndonjë akt tjetër themelor normativ që kufizon, ndalon ose rregullon bashkimet. Është përgjegjësi juridike e kompanive përkatëse për të siguruar që këto dispozita dhe kërkesa të përmbushen plotësisht para dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të dokumenteve të parapara në paragrafin 1 të këtij neni.

 

41.4  Zyra e Regjistrimit nuk është i autorizuar që të refuzojë regjistrimin e një bashkimi që është bërë në bazë të dispozitave ose kërkesave që dalin nga një akt tjetër themelor normativ; përveç nëse kjo zyrë shprehimisht urdhërohet që ta refuzojë regjistrimin e një bashkimi nga gjykata ose një autoritet kompetent publik që është përgjegjës për zbatimin e dispozitave ose kërkesave të tilla.

 

KREU XII

Raportet

 

Neni 42

Dorëzimi i raporteve vjetore para Drejtorit

 

42.1 Çdo shoqëri e regjistruar tregtare duhet të caktojë një person të autorizuar për të dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit raportin vjetor, që përmban:

 

a) emrin e shoqërisë tregtare dhe të gjithë emrat tregtar me të cilat zhvillon veprimtarinë tregtare në Kosovë;

 

b) numrin e regjistrimit të shoqërisë tregtare ;

 

c) adresën e zyrës së regjistruar (selisë);

 

d) emrin dhe adresën e agjentit të regjistruar në atë adresë dhe - nëse agjenti i regjistruar është i ri, dhe pëlqimi i tij për ushtrimin e  detyrës nuk është dorëzuar ende - edhe pëlqimin me shkrim të agjentit të ri,

 

e) adresën e vendit ku shoqëria tregtare ushtron veprimtarinë e saj kryesore, nëse kjo adresë dallon nga zyra e regjistruar (selia);

 

f) për ndërmarrjen individuale, emrin dhe adresën e personit që është pronar dhe që menaxhon atë ndërmarrje;

 

g) për shoqërinë kolektive, emrin dhe adresën e të gjithë ortakëve të përgjithshëm;

 

h) për shoqërinë komandite, emrin dhe adresën e të gjithë ortakëve të përgjithshëm dhe të kufizuar,

 

i)  për shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, emrat dhe adresat e (i) bordit të drejtorëve, dhe (ii) të gjithë aksionarëve; dhe (iii) personave të autorizuar (dhe çfarëdo kufizimi në këtë autorizim);

 

j)  për shoqërinë aksionare, emrat dhe adresat e (i) të gjithë anëtarëve të bordit të drejtorëve, (ii) të gjithë aksionarëve, dhe (iii) personave të autorizuar (dhe çfarëdo kufizimi në këtë autorizim);

 

k) për shoqërinë e huaj tregtare:

 

(i) emrat dhe adresat e drejtuesve, duke përfshirë - siç është e zbatueshme: (A) të gjithë ortakët e përgjithshëm, menaxherët e lartë dhe drejtorët, dhe (B) pronarët, aksionarët ose ortakët e kufizuar që kanë pesë përqind (5%) ose më shumë interesa të drejtpërdrejta pronësore ose të votimit në shoqërinë e huaj tregtare; dhe

 

(ii) vendin e themelimit; si dhe një deklaratë që dëshmon se shoqëria është themeluar dhe vazhdon ekzistimin sipas ligjeve të atij vendi.

 

l) numrin (por jo emrat) e personave të punësuar nga shoqëria tregtare gjatë kohës së raportit vjetor, me kusht që nga shoqëria tregtare të mos kërkohet që ti azhurnoj këto të dhëna deri në kohën e raportit të ardhshëm vjetor;

 

m) datën e raportit dhe një deklaratë se të gjitha të dhënat e paraqitura aty janë të sakta, deri në këtë datë; dhe

 

n) një deklaratë se personi se personi i cili e ka nënshkruar këtë njoftim është "person i autorizuar" sikurse që është përcaktuar në këtë ligj, dhe se ky person është autorizuar për dorëzimin e njoftimit në regjistër.

 

42.2 Raporti vjetor duhet të përgatitet, të datohet dhe dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit ndërmjet  një (1) dhe tridhjetë (30) prillit të çdo viti kalendarik.

 

42.3 Asnjë autoritet publik nuk është i autorizuar që të plotësojë, ndryshojë ose reduktojë kërkesat për dorëzimin e raportit vjetor të parapara në paragrafin 1 të këtij neni.

 

 

Neni 43

Raporti i mangët vjetor ose mos-dorëzimi i raportit vjetor

 

43.1 Nëse shoqëria tregtare dorëzon një raport vjetor i cili nuk përmban të gjitha informatat e kërkuara nga paragrafi 1 i nenit 42 të këtij ligji, ose nëse shoqëria tregtare nuk e dorëzon raportin vjetor brenda afatit të paraparë në paragrafin 2 te nenit 42, drejtori duhet që menjëherë dhe sipas nenit 24 të këtij ligji të nxjerrë dhe t'i dërgojë shoqërisë tregtare, një "Njoftim për çregjistrim të mundshëm" me të cilin shoqëria tregtare njoftohet:

 

a) për ndërmarrjen individuale ose shoqërinë kolektive, se do të çregjistrohet nëse nuk e dorëzon raportin vjetor ose nëse nuk i korrigjon mangësitë në raportin e dorëzuar vjetor;

 

b) se nëse çregjistrohet, atëherë do t'i duhet që ta ndërpresë veprimtarinë tregtare në Kosovë dhe në dosjen e saj në Zyrën e Regjistrimit do të evidentohet si e  "çregjistruar" ;

 

c) nëse njoftimi ka të bëjë me mangësi të raportit vjetor i cili tashmë është dorëzuar, njoftimi duhet të përshkruajë secilën nga këto mangësi dhe duhet t'i referohet kërkesave specifike të paragrafit 1 të nenit 42 të këtij ligji që nuk është plotësuar;

 

d) se i ka gjashtëdhjetë (60) ditë nga pranimi i këtij njoftimi, për të dorëzuar raportin vjetor ose korrigjimet e mangësive në raportin vjetor tashmë të dorëzuar;

 

e) për kompaninë ose shoqërinë komandite, njoftimi duhet qartë t'a informojë shoqërinë tregtare se ajo mund të vihet në likuidim sipas paragrafit 1 të nenit 229 të këtij ligji dhe së kjo do të rezultojë në përfundimin e ekzistimit të saj si person juridik.

 

43.2 Nëse shoqëria tregtare nuk arrin që të përgjigjet me kohë ose në mënyrë të rregullt, brenda afatit të paraparë prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, ndaj njoftimit të nxjerrë dhe dorëzuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit duhet që menjëherë të nxjerrë dhe t'i dorëzojë shoqërisë tregtare "Njoftimin për Çregjistrim" sipas nenit 24 të këtij ligji, ku informohet shoqëria tregtare:

 

a) se është çregjistruar për shkak të mos-përgjigjes me kohë dhe në mënyrë të rregullt ndaj "Njoftimit për Çregjistrim të Mundshëm;"

 

b) se menjëherë duhet të ndërpresë veprimtarinë e saj tregtare në Kosovë;

 

c) nëse shoqëria përkatëse tregtare është kompani apo shoqëri komandite, njoftimi duhet ta informojë shoqërinë tregtare se, nga aspekti ligjor mund të vihet në likuidim të detyruar nga ndonjë kreditor dhe do të vihet në likuidim të tillë brenda njëqindetetëdhjetë (180) ditëve nga njoftimi për çregjistrim.

 

43.3 Çregjistrimi i ndërmarrjes individuale hyn në fuqi menjëherë pas dorëzimit të njoftimit të paraparë në paragrafin 2 të këtij neni. Shoqëria përkatëse tregtare duhet të ndërpresë veprimtarinë e saj tregtare në mesnatë të asaj dite.

 

43.4 Menjëherë pasi që Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit ta ketë nxjerrë dhe dorëzuar Njoftimin për Çregjistrim të shoqërisë tregtare, ai/ajo duhet (i) ta evidentojë një kopje të njoftimit në dosjen e shoqërisë tregtare në Zyrën e Regjistrimit si dhe një indikacion se Ndërmarrja Individuale apo Shoqëria Kolektive është "çregjistruar" në ueb faqen publike të Zyrën për Regjistrime, dhe (ii) të sigurojë që një kopje e njoftimit të publikohet - në gjuhët zyrtare- në së paku dy gazeta me qarkullim te madh në Kosovë. Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit duhet të sigurojë që kushti për publikimin e njoftimit të përmbushet brenda pesë (5) ditëve nga nxjerrja e Njoftimit për Çregjistrimin e shoqërisë tregtare sipas nenit 24 të këtij ligji.

 

43.5 Nëse shoqëria tregtare është shoqëri komandite ose kompani, atëherë me kërkesën e një pale të interesuar të parashtruar në gjykatë ajo duhet ta përmbyllë veprimtarinë dhe të likuidohet në bazë të procedurës gjyqësore sikurse është paraparë në nenet 118 ose 227 të këtij ligji. Pas dërgimit të njoftimi për çregjistrim, shoqëria komandite ose kompania mund të ndërmerr vetëm ato masa që janë të nevojshme për përmbylljen e veprimtarisë, por nuk mund të angazhohet në veprimtari të tjera tregtare. Në të gjitha komunikimet ose korrespondencën me palë të treta, Kompania apo Shoqëria Komandite duhet ta identifikoj veten se është "në likuidim".

 

43.6 Secili person i cili, pas datës së dorëzimit të Njoftimit për Çregjistrim, e shtyn shoqërinë tregtare që të angazhohet në veprimtari apo i cili e  shfrytëzon emrin zyrtar ose tregtar të shoqërisë tregtare për ushtrimin e një veprimtarie tregtare, (i) është personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet që rrjedhin si rezultat i kësaj veprimtarie tregtare, dhe (ii) është subjekt i gjobave administrative për ushtrimin e kësaj veprimtarie, në shumën e përcaktuar nga Ministri, sipas paragrafit 4 të nenit 3 të këtij ligji.

 

43.7 Shoqëria tregtare e çregjistruar sipas këtij neni, mund të ri-regjistrohet sërish nga Zyra e Regjistrimit brenda njëqindetetëdhjetë (180) ditëve nga data e çregjistrimit, nëse kjo shoqëri dorëzon në Zyrën e Regjistrimit përmes një personi që më parë ishte i autorizuar (i) një kërkesë për ri-regjistrim si dhe të gjitha raportet dhe dokumentet e tjera të vonuara, dhe (ii) i paguan të gjitha taksat dhe shumat e tjera të maturuara si dhe tarifat e mundshme për ri-regjistrimi të vendosura  nga Ministri sipas paragrafit 1 të nenit 12 të këtij ligji.

 

43.8 Pas ri-regjistrimit, shoqëria tregtare konsiderohet se ka vazhduar ekzistimin dhe se ka vazhduar me ekzistimin e saj pa ndërprerje duke filluar nga data e çregjistrimit. Në raste të tilla, shoqëria tregtare konsiderohet se i ka pranuar dhe i ka marrë përsipër të gjitha borxhet dhe detyrimet që janë bërë ose ndërmarrë nga ajo, ose një person i autorizuar nga ajo, gjatë periudhës sa ishte e çregjistruar. Sidoqoftë, cilido person i cili e ka shtyrë shoqërinë tregtare që të angazhohet në veprimtari gjatë periudhës së çregjistrimit ose ka shfrytëzuar një emër tregtar të shoqërisë tregtare për këtë veprimtari tregtare, atëherë ky person është subjekt i gjobave administrative të përcaktuara nga Ministri sipas paragrafit 4 të nenit 3 të këtij ligji.

 

43.9 Çregjistrimi nuk e shkarkon ose liron shoqërinë tregtare nga përgjegjësitë ndaj palëve të treta të cilat kanë lindur para njoftimit për çregjistrim.


KREU XIII

Regjistrimi i Emrave Tregtar

 

Neni 44

Regjistrimi i Detyrueshëm i Emrit Tregtar

 

44.1 Përveç sikur që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, shoqëria tregtare nuk mund të angazhohet në veprimtari tregtare me një emër tjetër tregtar nga emri zyrtar i regjistruar në Zyrën e Regjistrimit.


44.2 Shoqëria e regjistruar tregtare ose shoqëria e huaj tregtare, por jo ndërmarrja individuale mund të shfrytëzojnë një emër tjetër tregtar i cili është i ndryshëm nga emri i regjistruar zyrtar, nëse Zyra e Regjistrimit autorizon shfrytëzimin dhe regjistron këtë emër tregtar në pajtim me dispozitat e këtij Kreu.


 

Neni 45

Dorëzimi i Kërkesës për Regjistrimin e Emrit Tregtar

 

45.1 Nëse një shoqëri tregtare, përveç ndërmarrjes individuale, dëshiron të angazhohet në veprimtari tregtare me shfrytëzimin e një emri tregtar që është i ndryshëm nga emri i saj zyrtar, kjo shoqëri duhet të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit një kërkesë për regjistrimin e emrit tregtar. Kërkesa e lartpërmendur përmban këto të dhëna:

 

a) emrin zyrtar të shoqërisë së regjistruar tregtare dhe numrin e regjistrimit;

 

b) emrin e kërkuar tregtar që do të shfrytëzohet;

 

c) një deklaratë që vërteton se kërkesa është dorëzuar nga shoqëria tregtare në pajtim me (i) këtë ligj, dhe (ii) rregulloret, marrëveshjen e shoqërisë dhe/ose dokumentet e qeverisjes së brendshme të shoqërisë tregtare;

 

d) një deklaratë që vërteton se personi që nënshkruan dhe dorëzon njoftimin në fjalë është "person i autorizuar" sikur që është përcaktuar në këtë ligj dhe se personi është i autorizuar për nënshkrimin dhe dorëzimin e kërkesës në Zyrën e Regjistrimit.

 

45.2 Nëse kërkesa ka të bëjë me një emër tregtar i cili aktualisht është i regjistruar ose i rezervuar nga një person ose shoqëri tjetër tregtare, ose një markë tregtare në pronësi ose te licencuar nga një person ose shoqëri tjetër tregtare, kërkesës duhet t'i bashkëngjitet edhe pëlqimin me shkrim i këtij personi ose shoqërie.

 

Neni 46

Certifikata e Regjistrimit të Emrit Tregtar

 

46.1 Pas pranimit të kërkesës së paraparë në nenin 45 të këtij ligji, Zyra e Regjistrimit lëshon Certifikatën e Regjistrimit të Emrit Tregtar dhe i'a dorëzon atë paraqitësit të kërkesës. Kjo zyrë mund të refuzojë lëshimin e kësaj certifikate vetëm nëse konstaton se emri i kërkuar tregtar aktualisht është i rezervuar ose i regjistruar në Zyrën e Regjistrimit nga një person ose shoqëri tjetër tregtare i cili nuk e lejon shfrytëzimin e emrit nga paraqitësi i kërkesës.


46.2 Varësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, lëshimi i Certifikatës së Regjistrimit të Emrit Tregtar është dëshmi e mjaftueshme se emri tregtar është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit për shfrytëzim ekskluziv nga paraqitësi i kërkesës, e cila hyn në fuqi në ditën e lëshimit të certifikatës.

46.3 Regjistrimi i emrit tregtar në Zyrën e Regjistrimit nuk krijon çfarëdo të drejta mbi marka tregtare lidhur me këtë emër tregtar. Nëse Zyra e Patentave dhe Markave Tregtare të Kosovës ose gjykata vendos se emri tregtar i cili është regjistruar në Zyrën e Regjistrimit shkel një markë tregtare që është në pronësi ose që shfrytëzohet ligjërisht nga një person ose shoqëri, atëherë kjo zyrë duhet - pas pranimit të njoftimit formal me shkrim mbi këtë vendim - menjëherë ta revokojë Certifikatën e Regjistrimit të Emrit Tregtar.

 

46.4 Shoqëria tregtare që ka regjistruar një emër tregtar, ka përparësi ligjore në lidhje me shfrytëzimin e emrit kundrejt të gjithë shfrytëzuesve pasardhës që nuk e kanë bërë regjistrimin. Shoqëria tregtare mund të shfrytëzojë këtë përparësi ligjore përmes dorëzimit të një ankese në Gjykatë, me të cilën kërkohet që gjykata të nxjerrë urdhër për ndalim-shfrytëzimin e emrit nga të tjerët. Kjo përparësi ligjore dhe e drejta për të kërkuar nxjerrjen e urdhrit nga Gjykata, nuk zbatohet kundër një pronari ose shfrytëzuesi të ligjshëm të një marke tregtare të cilën e shkel emri i regjistruar tregtar.

 

 

Neni 47

Kohëzgjatja dhe Vazhdimi i Regjistrimit të Emrit Tregtar

 

47.1 Regjistrimi i emrit tregtar është i vlefshëm për një periudhë kohore prej tri (3) vitesh nga hyrja në fuqi e Certifikatës së Regjistrimit për atë emër tregtar. Shfrytëzuesi i regjistruar mund të vazhdojë regjistrimin përmes paraqitjes së një kërkese për vazhdim në Zyrën e Regjistrimit. Kërkesa për vazhdimin e tillë  përmban të dhënat e njëjta si ato që kërkohen nga paragrafi 1 i nenit 45 të këtij ligji dhe në të duhet të ceket se kërkesa vlen për vazhdimin e një regjistrimi ekzistues. Vazhdimi vlen për pesë (5) vite.

 

47.2 Kërkesa për vazhdim duhet të dorëzohet jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë para skadimit të regjistrimit ekzistues. Dorëzimi i kërkesës për vazhdim në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni automatikisht bën vazhdimin e regjistrimit për një periudhë të re pesë vjeçare që fillon në ditën e skadimit të regjistrimit paraprak.

 

47.3 Nëse regjistrimi i një emri tregtar skadon në nëntëdhjetë (90) ditët e ardhshme, Zyra e Regjistrimit duhet menjëherë t'i dërgojë shoqërisë përkatëse tregtare një njoftim me shkrim me të cilin (i) e njofton shoqërinë tregtare për skadimin e afërt të afatit dhe (ii) njofton shoqërinë tregtare mbi të drejtën e saj për vazhdim sipas këtij neni.

 

 

PJESA III

NDËRMARRJA INDIVIDUALE

 

Neni 48

Përgjegjësia e Pakufizuar, nuk është Person Juridik

 

48.1 Personi i cili është pronar i një ndërmarrje individuale, qoftë të regjistruar apo të pa regjistruar, ka përgjegjësi të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të shkaktuara, ose të imponuara nga një ligj ose kontratë, në një ndërmarrje individuale. Kjo përgjegjësi është e pa-kufizuar dhe përfshin tërë pronën dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të këtij personi, pavarësisht nga fakti se nëse prona/asetet e tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake.

48.2 Në një procedurë gjyqësore, të arbitrazhit, falimentimit ose të përmbarimit të vendimit gjyqësor, asnjë gjykatë ose organ i arbitrazhit nuk është i autorizuar të tentojë për ta kufizuar përgjegjësinë e personit i cili udhëheq me ndërmarrjen individuale. Pa kufizuar përgjithësinë e ndalesës së mësipërme, posaçërisht është e ndaluar që një gjykatë ose organ arbitrazhi të mbrojë ose të përpiqet të mbrojë nga kjo përgjegjësi çfarëdo prone apo aseti që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të këtij personi.

 

48.3 Si përjashtim i kufizuar i paragrafit 2 të këtij neni, gjykata apo organi i arbitrazhit mund të mbrojnë asetet ose pronën nga kjo përgjegjësi vetëm nëse, dhe vetëm deri në masën, nëse: (i) kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton nga përgjegjësia pronën ose asetet; (ii) personi ose shoqëria që ka pretendime është pajtuar që këto asetet ose prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij, ose (iii) një akt themelor normativ për përmbarimin e vendimeve gjyqësore ose për falimentim, shprehimisht i lejon gjykatës ose organit të arbitrazhit që të mbrojë pronën ose asetet e caktuara nga kjo përgjegjësi.

 

48.4 Prona ose asetet konsiderohen se janë në pronësi të tërthortë (indirekte) të një personi i cili udhëheq me ndërmarrjen individuale nëse: (i) ky personi ka mundësi që të kontrollojë shfrytëzimin dhe disponimin e këtyre pronave ose aseteve, dhe (ii) ka dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose shoqëri tjetër është emëruar formalisht si pronar kryesor me qëllim të mbrojtjes së pronës ose aseteve nga përgjegjësia e personit që menaxhon ndërmarrjen individuale.

 

48.5 Ndërmarrja individuale nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj apo të pronarit.

 

 

PJESA IV

SHOQËRIA KOLEKTIVE

 

Neni 49

Natyra e Shoqërisë Kolektive

 

49.1 Shoqëria Kolektive është shoqëri tregtare e cila themelohet ose (i) përmes regjistrimit sipas këtij ligji, ose (ii) si pasojë e ligjit. Në rastin e fundit, shoqëria kolektive në kuptim të ligjit themelohet kur dy apo më shumë persona dhe/ose shoqëri bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarive tregtare, pavarësisht nga ajo se a vendoset ky bashkëpunim në bazë të një kontrate të shkruar, marrëveshje gojore apo mirëkuptim.

 

49.2 Nëse shoqëria kolektive themelohet përmes regjistrimit, ortakët e përgjithshëm janë personat dhe/ose shoqëritë e përcaktuara si ortak të përgjithshëm në memorandumin e shoqërisë kolektive dhe marrëveshjen e të njëjtës, nëse ajo ekziston.

 

49.3 Nëse shoqëria kolektive është themeluar në bazë të ligjit, personat dhe/ose shoqëritë të cilat bashkëpunojnë në ushtrimin e veprimtarisë tregtare, janë ortakë të përgjithshëm të shoqërisë.

 

49.4 Shoqëria kolektive nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj.

 

Neni 50

Natyra e Interesit në Shoqërinë Kolektive

 

Interesi i një ortaku të përgjithshëm në shoqërinë kolektive: (i) përfshin të drejtën e ndarjes së fitimit dhe shpërndarjes, si dhe të drejtat e tjera të ortakut të përgjithshëm, dhe (ii) përfshin të drejtat dhe detyrimet e ortakut të përgjithshëm, të përcaktuara të gjitha në këtë Pjesë.

 

 

Neni 51

Numri i Ortakëve të Përgjithshëm

 

Shoqëria kolektive mund të ketë dy ose më shumë persona dhe/ose shoqëri, duke përfshirë shoqëri tregtare, si ortak të përgjithshëm.

 

 

Neni 52

Parimi i Përgjegjësisë

 

52.1 Secili ortak i përgjithshëm - dhe të gjithë ortakët e përgjithshëm janë - bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të cilat janë krijuar ose janë imponuar me ligj ose kontratë në shoqërinë kolektive. Kjo përgjegjësi është e pakufizuar dhe përfshin të gjithë pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një ortaku të përgjithshëm, pavarësisht nëse pasuria apo asetet shfrytëzohen për qëllime afariste, personale, shtëpiake apo familjare. Të gjithë ortakët e përgjithshëm janë gjithashtu bashkërisht dhe personalisht, pa kufizim, përgjegjës për të siguruar respektimin e të gjitha detyrimeve juridike dhe rregullative që dalin sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe këtë ligj.

 

52.2 Personi ose shoqëria që pranohet si ortak i përgjithshëm në një shoqëri ekzistuese kolektive merr mbi vete përgjegjësi të përbashkët dhe personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet e shoqërisë kolektive, duke përfshire edhe obligimet paraprake, në shkallën e njëjtë sikur të gjithë ortakët ekzistues.

 

52.3 Nëse një marrëveshje ndërmjet ortakëve të përgjithshëm përmban dispozita që janë në kundërshtim me rregullat e vendosura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, këto dispozita nuk do të ndikojnë në të drejtat e një pale të tretë, përveç nëse pala e tretë shprehimisht pajtohet ndryshe. Sidoqoftë, marrëveshja dhe dispozitat në fjalë, janë të vlefshme dhe zbatohen për të gjithë ortakët e përgjithshëm.

 

52.4 Në procedurën gjyqësore, të arbitrazhit, të falimentimit ose gjatë përmbarimit të një vendimi gjyqësor, asnjë gjykatë ose organ i arbitrazhit nuk është i autorizuar që të kufizojë ose të përpiqet të kufizojë përgjegjësinë e ortakëve të përgjithshëm për borxhet dhe detyrimet e tyre ndaj shoqërisë kolektive. Pa kufizuar zbatueshmërinë e përgjithshme të ndalesës së mësipërme, asnjë gjykatë ose organ i arbitrazhit nuk është i autorizuar që të mbrojë ose të përpiqet të mbrojë nga borxhet dhe detyrimet ndonjë pronë ose aset të çfarëdo lloji që është  në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një ortaku të përgjithshëm.

 

52.5 Si përjashtim kufizuar i paragrafit 4 të këtij neni, gjykata ose organi i arbitrazhit mund ta mbrojë këtë pronë ose këto asete nga përgjegjësia vetëm nëse, dhe vetëm deri në atë masë sa: (i) kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton nga përgjegjësia pronën ose asetet; (ii) personi ose shoqëria që ka pretendime është pajtuar që këto asetet ose prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij, ose (iii) një akt themelor normativ për përmbarimin e vendimeve gjyqësore ose për falimentim, shprehimisht i lejon gjykatës ose organit të arbitrazhit që të mbrojë pronën ose asetet e caktuara nga kjo përgjegjësi.

 

52.6 Nëse personi ose shoqëria fiton procesin gjyqësor kundër një shoqërie kolektive, vendimi i gjykatës është i detyrueshëm dhe mund të përmbarohet kundër (i) pronës dhe aseteve të shoqërisë kolektive dhe/ose (ii) pronës dhe aseteve të cilitdo dhe/ose të gjithë ortakëve të përgjithshëm.

 

52.7 Prona ose asetet konsiderohet se janë në pronësi të tërthortë (indirekte) të një ortaku të përgjithshëm nëse (i) ortaku i përgjithshëm ka mundësi të kontrollojë shfrytëzimin ose të disponojë me këtë pronë ose këto asete, dhe (ii) ka arsye të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose shoqëri tjetër është emëruar formalisht si pronar, me qëllim të mbrojtjes së pronës ose aseteve nga përgjegjësia e ortakut të përgjithshëm.

 

 

Neni 53

Regjistrimi i Emrave Tregtar

 

Shoqëria kolektive duhet t'i regjistrojë në Zyrën e Regjistrimit të gjithë emrat tregtar që shfrytëzon gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, sipas Kreut 12, Pjesa II e këtij ligji.

 

 

Neni 54

Llojet e Kontributeve

 

Kontributi i ortakut të përgjithshëm në shoqëri kolektive mund të bëhet (i) në të holla ose pasuri tjetër materiale (e prekshme) ose jo-materiale (e paprekshme), punë ose shërbime që tashmë janë kryer ose siguruar për shoqërinë kolektive, ose (ii) në formë të detyrimit ligjor për ofrimin e të hollave, pasurisë apo për kryerjen e punëve ose shërbimeve për shoqërinë kolektive në të ardhmen. Vlera e kontributeve jo-monetare përcaktohet nga ortakët e përgjithshëm në përputhje me dispozitat përkatëse të marrëveshjes së shoqërisë kolektive.

 

 

Neni 55

Marrëveshja e Shoqërisë Kolektive

 

55.1 Të gjithë ortakët e përgjithshëm të shoqërisë kolektive munden, por nuk janë të detyruar, që të marrin pjesë në marrëveshjen e shoqërisë kolektive. Personi ose shoqëria që nuk është palë në marrëveshjen kolektive, qoftë me shkrim ose gojarisht, nuk detyrohet nga marrëveshja.

 

55.2 Varësisht nga përjashtimi i paraparë në paragrafin 3 të këtij neni, ortakët e përgjithshëm që janë palë në marrëveshjen e shoqërisë kolektive munden që në marrëveshjen e tyre të përfshijnë ose ndryshojnë cilëndo nga dispozitat e kësaj Pjese të cilat i rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet ortakëve të përgjithshëm. Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të kësaj Pjese dhe një dispozite të marrëveshjes së shoqërisë kolektive, dispozita në marrëveshje do të jetë mbizotëruese.

55.3 Asnjëra nga dispozitat e marrëveshjes së shoqërisë kolektive nuk mund të (i) eliminojë ose zvogëlojë të drejtat dhe detyrimet e parapara në nenin 60 të këtij ligji, ose (ii) t'i kufizojë apo pengojë në çfarëdo mënyre, të drejtat e një kreditori ose një pale të tretë kundrejt shoqërisë kolektive ose një ortaku të përgjithshëm. Të gjitha dispozitat e marrëveshjes së shoqërisë kolektive që shkelin këtë paragraf janë të pavlefshme dhe të pa zbatueshme.

 

 

Neni 56

Fitimet, humbjet, alokimet dhe shprëndarja

 

56.1 Përveç nëse përcaktohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, të gjithë ortakët e përgjithshëm kanë të drejtë në një ndarje të barabartë të të gjitha fitimeve, humbjeve, alokimeve dhe shpërndarjeve të shoqërisë kolektive.

 

56.2 Brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga përfundimi i çdo viti  kalendarik, shoqëria kolektive duhet që të llogarisë dhe regjistrojë të gjitha fitimet apo humbjet e bëra në atë vit, dhe të bëjë ndarjen e përqindjeve të fitimeve ose humbjeve në llogaritë e ortakëve të përgjithshëm.


 

Neni 57

Përgjegjësia për Humbjet

 

57.1 Çdo ortak i përgjithshëm i shoqërisë kolektive duhet të japë kontributin e tij për mbulimin e barabartë të humbjeve që rrjedhin nga veprimtaria tregtare e shoqërisë kolektive, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive.

 

57.2 Të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet të bëjnë kontribute të barabarta për të mbuluar humbjet, menjëherë pasi që ato të bëhen të ditura për ta, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive.

 

57.3 Pas shpërbërjes së shoqërisë kolektive, të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet të japin kontribute të barabarta për përmbushjen e kërkesave të palëve të treta dhe për mbulimin e humbjeve të tjera.


 

Neni 58

Autorizimi i Ortakut të Përgjithshëm për të Vepruar në Emër të Shoqërisë Kolektive

 

58.1 Cilido veprim i një ortaku të përgjithshëm që bëhet me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë kolektive e detyron shoqërinë kolektive dhe ortakët e tjerë të përgjithshëm. Sidoqoftë, ky rregull nuk do të zbatohet nëse (i) ortaku përkatës nuk është i autorizuar që të veprojë në emër të shoqërisë kolektive për atë çështje të caktuar, dhe (ii) personi ose shoqëria me të cilin ortaku ka zhvilluar atë veprimtari ka qenë në dijeni se ortakut në fjalë i mungon autorizimi i nevojshëm.

 

58.2 Cilido veprim i një ortaku të përgjithshëm që nuk bëhet me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë normale dhe të zakonshme të shoqërisë kolektive, nuk do ta detyrojë shoqërinë kolektive ose ortakët tjerë, përveç nëse ky veprim është shprehimisht i autorizuar nga ortakët e tjerë të përgjithshëm.


Neni 59

Qeverisja dhe Menaxhimi

 

59.1 Të drejtat e ortakëve të përgjithshëm në votim dhe menaxhim të shoqërisë kolektive janë të barabarta, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive.

 

59.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, vendimet e shoqërisë kolektive merren me shumicë votash; përveç në rasteve më poshtë kur kërkohet vota pohuese e të gjithë ortakëve të përgjithshëm:

 

a) miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve për marrëveshjen e shoqërisë kolektive;

 

b) shpërndarja (distribuimi);

 

c) pranimi i një ortaku të ri; dhe

 

d) vendimi për shpërbërjen ose likuidimin e shoqërisë, shitjen e aseteve të saj në masë substanciale, ose ndryshimin e natyrës së veprimtarisë tregtare.

 

59.3 Marrëveshja e shoqërisë kolektive mund të krijojë kategori të ndryshme të ortakëve, mund t'u japë të drejta të ndryshme në votim dhe menaxhim të shoqërisë, mund t'ia mohojë cilitdo ortak të drejtën e votimit në cilëndo çështje ose në të gjitha çështjet, dhe mund të kërkojë nivele tjera të votimit përveç atyre me shumicë votash ose votim unanim për vendosjen e një çështje.

 

59.4 Votimi i ortakëve mund të bëhet me çfarëdo metode e cila ju siguron të gjithë ortakëve njoftim të arsyeshëm mbi votën dhe mbi çështjen për të cilën votohet.

 

59.5 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, ortaku i përgjithshëm mund të i'a transferojë (bartë) interesin e tij (duke përfshitë të drejtën për pjesëmarrje në fitimet dhe shpërndarjet e shoqërisë kolektive) shoqërisë kolektive, një ortaku tjetër të përgjithshëm ose trashëgimtarëve të tij/saj pas vdekjes. Në të gjitha rastet e tjera, ortaku i përgjithshëm nuk mund ta transferojë (bartë) interesin e tij pa pëlqimin e të gjithë ortakëve tjerë.

 

 

Neni 60

Të Drejtat dhe Detyrimet Reciproke të Ortakëve

 

60.1 Çdo ortak i përgjithshëm është i detyruar ndaj çdo ortaku tjetër të përgjithshëm që (i) të shkëmbejë të dhënat financiare lidhur me veprimtarinë tregtare të shoqërisë, (ii) të ruajë sekretin - përveç kur zbulimi kërkohet me ligj ose vendim i gjykatës - të informatave sekrete afariste që kanë të bëjnë me veprimtarinë tregtare të shoqërisë kolektive, (iii) të veprojë gjithmonë në mirëbesim dhe në interes të shoqërisë kolektive lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë tregtare të saj, dhe (iv) t'i shërbejë vetëm interesit të shoqërisë kolektive gjatë përfshirjes në një veprimtari ose transaksion në të cilin ortaku i përgjithshëm ka një interes personal.

 

60.2 Përveç nëse është dakorduar ndryshe me ortakët e tjerë, ortaku i përgjithshëm që jep dorëheqje ose largohet nga shoqëria, mbetet përgjegjës para palëve të treta për të gjitha borxhet dhe detyrimet e shoqërisë kolektive që janë bërë ose janë krijuar para datës së dorëheqjes ose largimit të tij nga shoqëria kolektive. Përgjegjësia ndërmjet vetë ortakëve do të zgjidhet në bazë të marrëveshjes mbi shoqërinë kolektive.

 

60.3 Shoqëria kolektive duhet ta kompensojë ortakun e përgjithshëm për pagesat e bëra dhe përgjegjësinë e ndërmarrë, nëse pagesat dhe përgjegjësia e tillë është bërë nga ortaku i përgjithshëm (i) gjatë ushtrimit apo avancimit të veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë kolektive, ose (ii) për mbrojtjen e veprimtarisë ose pasurisë së shoqërisë kolektive.

 

 

Neni 61

Përmbarimi i të Drejtave dhe Detyrimeve

 

Shoqëria kolektive mund të padit një ortak për shkeljen e marrëveshjes së shoqërisë kolektive ose për shkeljen e detyrimeve ndaj shoqërisë të cilat i kanë shkaktuar dëm shoqërisë kolektive. Ortaku i përgjithshëm mund ta padisë shoqërinë kolektive ose një ortak tjetër për përmbarimin e të drejtave të tij që dalin nga marrëveshja e shoqërisë kolektive ose nga ky ligj.

 

 

Neni 62

Pasuria e Shoqërisë Kolektive

 

62.1 Pasuria e shoqërisë kolektive përfshin paratë e gatshme (kesh) ose pasurinë tjetër që (i) është dhënë si kontribut nga një ortak i përgjithshëm në shoqërinë kolektive, (ii) pasurinë që është fituar nga asetet ekzistuese të shoqërisë kolektive ose si pasojë e ushtrimit të veprimtarisë tregtare, dhe (iii)  pasurinë e fituar në emër të shoqërisë kolektive ose në emrin e njërit nga ortakët e përgjithshëm për përfitime të shoqërisë.

 

62.2 Ortaku i përgjithshëm nuk është bashkë pronar i pasurisë së shoqërisë kolektive.

 

 

Neni 63

Tërheqja e një Ortaku

 

63.1 Ortaku i përgjithshëm mund të tërhiqet nga shoqëria kolektive në çdo kohë duke dorëzuar një njoftim me shkrim për të gjithë ortakëve të tjerë, por nëse tërheqja shkelë marrëveshjen e shoqërisë kolektive, shoqëria kolektive mund të kërkojë kompensim nga ortaku i përgjithshëm për shkelje të marrëveshjes.

 

63.2 Ortaku i përgjithshëm që tërhiqet nga shoqëria kolektive pa bërë shkeljen e marrëveshjes së shoqërisë kolektive ka të drejtë në fitime, sipas marrëveshjes së shoqërisë kolektive. Përveç nëse marrëveshja e shoqërisë kolektive përcakton ndryshe, ortaku i përgjithshëm i cili tërhiqet ka të drejtë në tërheqjen e interesit të tij në shoqërinë kolektive brenda afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga tërheqja. Ky detyrim është një detyrim që ka shoqëria kolektive ndaj ortakut të përgjithshëm i cili tërhiqet; dhe ortakët e tjerë të përgjithshëm janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për përmbushjen e këtij detyrimi, njëlloj sikurse edhe me detyrimet e tjera të shoqërisë kolektive.

 

Neni 64

Shpërbërja e Shoqërisë Kolektive

 

64.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, shoqëria kolektive shpërbëhet pas (i) vdekjes së njërit prej ortakëve, (ii) shpërbërjes së njërit ortak të përgjithshëm që është shoqëri tregtare ose shoqëri tjetër, (iii) tërheqjes ose përjashtimin të cilitdo ortak, (iv) skadimit të afatit të caktuar për ekzistimin e shoqërisë kolektive, nëse ka afat të këtillë, ose (v) kur dhe nëse veprimtaria kryesore tregtare e shoqërisë, për të cilën shoqëria është themeluar, bëhet e paligjshme.

 

64.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, një ortak i përgjithshëm konsiderohet se është tërhequr nga shoqëria kolektive nëse:

 

a) ortaku i përgjithshëm nuk paguan me kohë kontributin e tij ndaj shoqërisë kolektive;

 

b) ortaku i përgjithshëm e informon një ortak tjetër të përgjithshëm me shkrim se ai është tërhequr nga shoqëria kolektive;

 

c) ortaku i përgjithshëm kërkon vullnetarisht mbrojtje formale juridike nga kreditorët e tij, ose me vendim të gjykatës është shpallur i paaftë (insolvent) për t'i shlyer borxhet sipas ligjit në fuqi për falimentimin ose insolvencën (pa-aftësi pagese); ose

 

d) një ortak i përgjithshëm që është shoqëri tregtare ose tjetër përfundon së ekzistuari.

 

64.3 Shpërbërja e shoqërisë kolektive kërkon shpërndarjen e fitimeve, nëse ka të këtilla, dhe pronës së ortakëve të përgjithshëm.

 

64.4 Shpërbërja e shoqërisë kolektive nuk i shuan pretendimet e kreditorëve kundër ortakëve të përgjithshëm, dhe as që i shuan pretendimet e një ortaku të përgjithshëm ndaj një ortaku tjetër të përgjithshëm. Pas shpërbërjes së shoqërisë kolektive, të gjithë ortakët e përgjithshëm duhet ti përmbushin kushtet e parapara në paragrafin 3 të nenit 57 të këtij ligji.

 

64.5 Nëse shoqëria kolektive duhet të shpërbëhet për shkaqet e përmendura në pikën (i) ose (ii) të paragrafit 1 të këtij neni, e tërë prona e shoqërisë kolektive i nënshtrohet procedurave ligjore të parapara me ligj për përcaktimin e shpërndarjes së pronës së ortakut të vdekur ose të shpërbërë; me kusht që, ortakët e përgjithshëm të mbetur në shoqërinë kolektive kanë të drejtë të lidhin marrëveshje me gjykatën ose me administratorin e aseteve të ortakut të përgjithshëm të vdekur ose të shpërbërë ne lidhje me  (i)  formimin e shoqërisë së re kolektive, dhe (ii) disponimin me interesin e ortakut të vdekur apo të shpërbërë në shoqërinë kolektive.

 

 

Neni 65

Shpërbërja dhe Likuidimi Vullnetar i Shoqërisë Kolektive

 

65.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive, dhe sipas dispozitave të ligjit në fuqi mbi falimentimin, shoqëria kolektive mund të shpërbëhet dhe likuidohet pas votimit me shumicën e thjeshtë të votave të ortakëve të përgjithshëm.

 

65.2 Në raste të këtilla, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë kolektive dhe sipas dispozitave të ligjit në fuqi mbi falimentimin, ortakët e përgjithshëm duhet ta emërojnë një person të tretë të paanshëm i cili do të punojë si likuidues. Likuiduesi bëhet titullar i pasurisë së shoqërisë kolektive me qëllim të zbatimit të procedurës së likuidimit dhe merr për sipër të gjitha kompetencat e ortakëve të përgjithshëm. Likuiduesi po ashtu merr në posedim të gjitha librat dhe arkivin e shoqërisë kolektive.

 

65.3 Brenda afatit prej njëzet e një (21) ditësh nga dita e emërimit, likuiduesi duhet (i) paraprakisht të shqyrtojë librat, shënimet dhe pasurinë e shoqërisë kolektive si dhe të gjitha pretendimet e potenciale të kreditorëve kundër shoqërisë kolektive, dhe (ii) paraprakisht të vendosë nëse shoqëria ishte solvente (e aftë për pagesë) në kohën kur ai/ajo filloi të veprojë si likuidues dhe nëse shitja e pasurisë së shoqërisë mund të sjellë të ardhura të mjaftueshme për përmbushjen e pretendimeve të vlefshme të të gjithë kreditorëve. Nëse likuiduesi konstaton se shoqëria ishte insolvente në kohën e emërimit të tij/saj apo se shitja e pasurisë së shoqërisë nuk mund të sjellë të ardhura të mjaftueshme për përmbushjen e pretendimeve të vlefshme të të gjithë kreditorëve, likuiduesi menjëherë e inicon procedurën sipas ligjit në fuqi për falimentim. Nëse likuiduesi nuk është në gjendje të shqyrtojë dhe të merr vendim i cili kërkohet sipas paragrafit 3 të këtij neni, ose nuk e bën këtë brenda afatit së caktuar, cilido kreditor ose ortak i përgjithshëm mund ti drejtohet gjykatës për ekzekutimin e likuidimit sipas ligjit në fuqi mbi falimentimin.

 

65.4 Nëse likuiduesi konstaton se shoqëria ishte solvente (e aftë për pagesë) në kohën e emërimit të tij ose nëse shitja e pasurisë së shoqërisë kolektive mund të sjellë fitime të mjaftueshme për përmbushjen e kërkesave të vlefshme të të gjithë kreditorëve, likuiduesi duhet, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas emërimit të tij, të publikojë në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe në dy gazeta me qarkullim të gjerë në Kosovë, një njoftim në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze për emërimin e tij si likuidues, të ngjashëm me njoftimin publik fillestar që kërkohet të publikohet nga likuiduesi në rastin e falimentimit; me kusht që, njoftimi të deklarojë shprehimisht se kreditorët e shoqërisë kolektive janë të lirë të kërkojnë përmbushjen e pretendimeve të tyre nga cilido dhe të gjithë ortakët e përgjithshëm në shoqërinë kolektive.

 

65.5 Pas publikimit të njoftimit fillestar që kërkohet sipas paragrafit 4 të këtij neni, likuiduesi duhet të grumbullojë pasurinë e shoqërisë kolektive dhe të zbatojë procedurën e likuidimit në përputhje me dispozitat e aplikueshme të ligjit mbi falimentimin; me kusht që likuiduesi të mos ketë kompetenca (i) të shpallë një transaksion paraprak si të dëmshëm apo mashtrues ndaj kreditorëve, ose (ii) të rimarrë para ose pronë që ishte lëndë e këtij transaksioni paraprak.

 

 

PJESA V

SHOQËRIA KOMANDITE

 

Neni 66

Natyra e Shoqërisë Komandite

 

66.1 Shoqëria komandite është shoqëri që përbëhet nga (i) së paku një ortak i përgjithshëm dhe (ii) së paku një ortak i kufizuar.

 

66.2 Shoqëria komandite nuk është person juridik. Pavarësisht nga kjo, ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur në emrin e saj.

 

66.3 Cilido person ose shoqëri tregtare, duke përfshirë kompaninë, mund të jetë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar i shoqërisë komandite.

 

66.4 Ortaku i përgjithshëm është bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për borxhet dhe detyrimet e shoqërisë komandite njëlloj si ortaku i përgjithshëm i një shoqërie kolektive sipas Pjesës IV të këtij ligji.

 

66.5 Ortaku i përgjithshëm është po ashtu bashkërisht dhe personalisht përgjegjës, pa kurrfarë kufizimi, për të siguruar pajtimin e shoqërisë komandite dhe përmbushjen e detyrimeve sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë, duke përfshirë këtë ligj.

 

66.6 Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e tjera të shoqërisë komandite përveç sikurse është parapare ne nenin 71 të këtij ligji.

 

66.7 Dispozitat e Pjesës IV të këtij ligji që rregullojnë shoqërinë kolektive do të zbatohen në mënyrë analoge edhe për shoqërinë komandite, përveç kur një dispozitë e kësaj Pjesë përcakton ndryshe. Nëse në relacion me shoqërinë komandite, shfaqet konflikt ndërmjet një dispozite të kësaj Pjese dhe një dispozite të Pjesës IV, atëherë dispozita e Pjesës V do të mbizotërojë.

 

66.8 Kur paragrafi 7 i këtij neni kërkon ose lejon zbatimin e një dispozite të Pjesës IV në relacion me shoqërinë komandite: (i) të gjitha referencat në atë dispozitë ndaj "shoqërisë kolektive" duhet të interpretohen si "shoqëri komandite," (ii) të gjitha referencat në atë dispozitë ndaj "marrëveshjes së shoqërisë kolektive" duhet të interpretohen si "marrëveshje e shoqërisë komandite," dhe (iii) të gjitha referencat në atë dispozitë ndaj "ortakut të përgjithshëm ose "ortakut" duhet të interpretohen si ortaku i përgjithshëm i shoqërisë komandite.

 

 

Neni 67

Memorandumi i Shoqërisë Komandite

 

Shoqëria komandite themelohet pas regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite sipas nenit 31 të këtij ligji. Memorandumi i shoqërisë komandite është dokument mbi themelimin dhe konstituimin e shoqërisë komandite.


Neni 68

Marrëveshja e Shoqërisë Komandite

 

Çdo shoqëri komandite duhet gjithashtu të ketë marrëveshjen e shoqërisë komandite e cila përmban (i) dispozita që rregullojnë menaxhimin e shoqërisë komandite dhe veprimtarisë së saj tregtare, (ii) dispozita të cilat përcaktojnë dhe specifikojnë emrat dhe kontributet në kapitalin e shoqërisë komandite për secilin; dhe (iii) dispozita që rregullojnë të gjitha çështjet e tjera të cilat ortakët dëshirojnë ti përfshijnë në marrëveshje. Secili ortak i shoqërisë komandite është i detyruar që ta zbatojë këtë marrëveshje dhe në të duhet të theksojë se a e ka nënshkruar atë si ortak i përgjithshëm apo i kufizuar.

 

Neni 69

Të dhënat që shoqëria komandite duhet ti ruajë dhe ti bëjë të disponueshme

 

69.1 Të gjitha shoqëritë komandite duhet që në çdo kohë, të mbajnë në zyrën e regjistruar ose në vendin e veprimtarisë kryesore tregtare:

 

a) një kopje të memorandumit të shoqërisë komandite, me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e saj të cilat aktualisht janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit;

 

b) një kopje në fuqi të marrëveshjes së shoqërisë komandite me të gjitha ndryshimet e plotësimet e saj të cilat aktualisht janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit;

 

c) një listë në të cilët evidentohen: (i) emrat dhe adresat e secilit ortak, duke theksuar në secilin rast se a është ortak i përgjithshëm apo i kufizuar, (ii) datën kur është bërë ortak, dhe (iii) një përshkrim të të hollave, pronës ose artikujve tjerë me vlerë që ortaku në fjalë ka kontribuar ose është i detyruar ti kontribuojë shoqërisë komandite;

 

d) një listë të të gjitha bartjeve, pengjeve dhe fletëngarkesave të ngarkuara në interesat pronësore të shoqërisë komandite ose të lejuara nga një ortak; dhe

 

e) kopje të dokumenteve financiare, si vijon: (i) llogaria vjetore dhe e përkohshme, (ii) deklarata për të hyrat, (iii) deklarata tjera financiare, dhe (iv) fletëparaqitjet tatimore të shoqërisë komandite. Këto kërkesa zbatohen për dokumentet që kanë të bëjnë me vitin vijues, por vetëm deri në atë masë sa këto dokumente janë përgatitur. Këto kërkesa po ashtu zbatohen për të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me secilin nga tri (3) vitet e kaluara kalendarike; nëse shoqëria komandite është themeluar më pak se tri (3) vite më parë, atëherë këto kërkesa zbatohen për të gjitha dokumentet e tilla.

 

69.2 Secila shoqëri komandite duhet që t'i vejë këto të dhëna në dispozicion për secilin ortak dhe secilit ish-ortak për periudhën në të cilën ai ishte ortak, për inspektim dhe kopjim gjatë orarit të zakonshëm të punës.

 

69.3 Nëse shoqëria komandite refuzon t'i lejojë një ortaku ose ish-ortaku që të marrë apo të inspektojë këto të dhëna, ose nëse nuk përgjigjet pas kërkesës më shkrim brenda pesë (5) ditëve të punës pasi që kërkesa i është dorëzuar shoqërisë komandite, ortaku që ka paraqitur kërkesën mund ti drejtohet gjykatës dhe të kërkoja nga ajo që të nxjerrë vendim për të lejuar zbulimin e të dhënave. Gjykata është e autorizuar të vendosë nëse paraqitësi i kërkesës ka të drejtë në këtë qasje si dhe është e autorizuar që të urdhërojë shoqërinë komandite që ta sigurojë këtë informatë.


Neni 70

Kontributet e Ortakëve të Kufizuar

 

70.1 Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj ose të dorëzojë në tërësi kontributin e tij në kohën e regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite.

 

70.2 Ortaku i përgjithshëm është i autorizuar të paraqesë padi në emër të shoqërisë komandite dhe ortakëve të saj, për ta detyruar një ortak të kufizuar që të paguajë ose dorëzojë kontributin e tij.

 

70.3 Ortaku i kufizuar i cili nuk e ka paguar ose dorëzuar kontributin e tij deri në datën e regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite, i bart të gjitha shpenzimet që ka bërë shoqëria komandite apo ortakët e saj të përgjithshëm ose të kufizuar duke përfshirë edhe kompensimin për avokat, të bëra nga shoqëria komandite ose ndonjë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar gjatë kryerjes së këtij detyrimi (detyrimit të ortakut të kufizuar për të paguar ose dorëzuar kontributin).

 

 

Neni 71

Kufizimi në përgjegjësinë e Ortakëve të Kufizuar

 

71.1 Asnjë person ose shoqëri, përveç një ortaku të përgjithshëm, nuk është e autorizuar të veprojnë në emër të shoqërisë komandite ose ta detyrojë atë.

 

71.2 Pa kufizuar zbatueshmërinë e përgjithshme paragrafit 1 të këtij neni, shprehimisht është paraparë se ortaku i kufizuar nuk është i autorizuar të veprojë në emër të shoqërisë komandite ose ta detyrojë atë. Asnjë kreditor nuk duhet të mbështetet në veprimet ose paraqitjet e një ortaku të kufizuar me qëllim të detyrimit të shoqërisë komandite.

 

71.3 Nëse një ose më shumë ortak të kufizuar, bëjnë një transaksion në të cilin ortakët e kufizuar përpiqen, pa autorizim, ta detyrojnë shoqërinë komandite, atëherë transaksioni dhe detyrimi që del nga transaksioni nuk zbatohet ndaj shoqërisë komandite, përveç nëse ky transaksion formalisht me shkrim ratifikohet nga një ortak i përgjithshëm në emër të shoqërisë komandite.

 

71.4 Nëse transaksioni nuk ratifikohet nga një ortak i përgjithshëm, atëherë ortakët përkatës të kufizuar janë personalisht përgjegjës ndaj palës tjetër për këtë transaksion, dhe pala tjetër nuk ka kurrfarë të drejtash apo pretendimesh ndaj shoqërisë komandite si rezultat i këtij transaksioni; me kusht që, pala tjetër ta ketë të drejtën të kërkojë kompensim nga ose të kërkojë përmbarimin nga shoqëria komandite nëse, por vetëm nëse, një ortak i përgjithshëm me qëllim ose nga neglizhenca ka bërë paraqitje të cilat kanë shkaktuar që pala tjetër me arsye të besojë se ortaku ose ortakët e kufizuar kanë pasur autorizim për të vepruar në emër të shoqërisë komandite në lidhje me transaksionin në fjalë.

 

71.5 Ortakut të kufizuar i ndalohet pjesëmarrja në kontrollimin ose menaxhimin e veprimtarisë tregtare ose aktiviteteve të shoqërisë komandite. Megjithatë, shprehimisht është përcaktuar se aktivitetet në vijim nuk përbëjnë shkelje të ndalesës së sipër cekur:

 

a) nëse është punëtor ose kontraktues i shoqërisë komandite ose një ortaku të përgjithshëm;

 

b) nëse është ortak, pronar, menaxher, aksionar, drejtor ose zyrtarë i një ortaku të përgjithshëm i cili është shoqëri tregtare;

 

c) nëse voton për miratimin e një ndryshimi ose plotësimit të memorandumit ose marrëveshjes së shoqërisë komandite, nëse ortaku i kufizuar ka të drejtë vote për miratimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve;

 

d) nëse voton për shpërbërjen ose jo të shoqërisë komandite, nëse ortaku i kufizuar ka të drejtë vote mbi këtë çështje, ose

 

e) nëse ndërmerr masa për zbatimin (ekzekutimin) ose mbrojtjen e të drejtave të ortakëve të kufizuar.

 

71.6 Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet dhe detyrimet tjera të shoqërisë komandite. Sidoqoftë, nëse ortaku i kufizuar i shkel ndalesat e paragrafit 5 të këtij neni duke marrë pjesë në kontrollin ose menaxhimin e veprimtarisë tregtare ose aktiviteteve të shoqërisë komandite, ortaku i kufizuar do të jetë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të shoqërisë komandite në shkallë të njëjtë sikurse ortakët e përgjithshëm.

 

 

Neni 72

Bartja (transferi) i Interesit në Shoqërinë Komandite


72.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, ortaku i kufizuar mund ta bëjë bartjen (transferin) e interesit të tij në shoqërinë komandite pas miratimit të të gjithë ortakëve të përgjithshëm. Bartja e interesit në shoqërinë komandite përfshin edhe bartjen e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të ortakut të kufizuar.

 

72.2 Nëse kërkohet në bazë të një urdhri të gjykatës, ortakët e përgjithshëm të shoqërisë komandite duhet të bëjnë bartjen (transferin) e interesit të ortakut të kufizuar në shoqërinë komandite tek një person ose shoqëri tjetër.

 

72.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, me vdekjen e ortakut të kufizuar, i cili është person fizik, interesi i tij në shoqërinë komandite kalon te trashëgimtarët e tij/saj ligjor. Në rast të shpërbërjes ose likuidimit të një ortaku të kufizuar i cili është shoqëri tregtare, interesi i ortakut në fjalë në shoqërinë komandite bartet në përputhje me ligjin sipas të cilit bëhet shpërbërja e shoqërisë së tillë.

 

 

 

 

Neni 73

Pranimi i Ortakëve të Përgjithshëm Plotësues

 

Ortakët e përgjithshëm plotësues në Shoqërinë Komandite mund të pranohen (i) në bazë të kushteve dhe procedurave të parapara në marrëveshjen e shoqërisë komandite ose, (ii) nëse marrëveshja e shoqërisë komandite nuk i përcakton kushtet dhe procedurat në fjalë, atëherë pas pëlqimit me shkrim të të gjithë ortakëve të përgjithshëm dhe të kufizuar.

 

 

Neni 74

Fitimet dhe Humbjet

 

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, fitimet do të shpërndahet dhe humbjet do të ndahen njëlloj ndërmjet ortakëve të përgjithshëm dhe të kufizuar, në bazë të vlerës së kontributeve të tyre përkatëse.

 

Neni 75

Tërheqja e Ortakut të Kufizuar

 

75.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, ortaku i kufizuar mund të tërhiqet nga shoqëria komandite pas dorëzimit të një njoftimi me shkrim të gjithë ortakëve të përgjithshëm brenda një afati prej jo më pak se nëntëdhjetë (90) ditësh para kohës së tërheqjes. E drejta e ortakut të kufizuar në shpërndarje pas tërheqjes, është njëjtë me të drejtën e një ortaku të përgjithshëm të shoqërisë kolektive, siç është përcaktuar në nenin nenit 63 të këtij ligji.

 

75.2 Tërheqja e një ortaku të kufizuar nuk kërkon shpërbërjen e shoqërisë komandite, përveç nëse si rezultat i tërheqjes, shoqëria komandite mbetet pa ortakë të kufizuar.


 

Neni 76

Shpërbërja dhe Përmbyllja e Veprimtarisë

 

76.1 Shoqëria komandite mund të vazhdojë veprimtarinë përderisa së paku një ortak i përgjithshëm dhe një ortak i kufizuar mbeten në shoqërinë komandite. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, ortaku i kufizuar nuk është i autorizuar ta bëjë shpërbërjen e shoqërisë komandite.

 

76.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë komandite, gjatë likuidimit të aseteve të shoqërisë komandite, neto astet e shoqërisë komandite u shpërndahet në mënyrë të barabartë ortakëve të kufizuar dhe atyre të përgjithshëm.

 

 

Neni 77

Shkaqet e Shpërbërjes dhe Përmbylljes së Veprimtarisë

 

Shoqëria komandite e ndërprenë veprimtarinë tregtare dhe duhet të shpërbëhet, për këto shkaqe:

 

a) pas skadimit të afatit ose kohëzgjatjes së shoqërisë komandite, nëse afati ose kohëzgjatja janë përcaktuar në memorandumin e shoqërisë;

 

b) në rast të ndonjë ngjarje tjetër të specifikuar në memorandumin ose marrëveshjen e shoqërisë komandite, si ngjarje që kërkon shpërbërjen e shoqërisë komandite ose ndërprerjen e statusit të saj si shoqëri komandite;

 

c) pas një vendimi të ortakëve për shpërbërjen e shoqërisë, në përputhje me marrëveshjen e shoqërisë komandite;

 

d) pas nxjerrjes dhe dorëzimit nga Udhëheqësi i Zyrës së Regjistrimit, të njoftimit për çregjistrimin e shoqërisë komandite, sipas nenit 43 të këtij ligji;

 

e) pas nxjerrjes së një vendimi gjyqësor për shpërbërjen dhe/ose ndërprerjen e statusit të shoqërisë komandite;

 

f) pas një vendimi të gjykatës për falimentim, në bazë të ligjit mbi falimentimin me të cilin shoqëria komandite shpallet e falimentuar dhe kërkohet shpërbërja e saj.

 

PJESA VI

SHOQËRIA ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR

 

KREU I

Dispozitat e Përgjithshme

 

Neni 78

Natyra e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe e Interesit Pronësor


78.1 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e ndarë edhe e dallueshme nga pronarët. Një pronar i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar nuk është bashkë-pronar dhe nuk disponon me interes të transferueshëm në pronën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.

 

78.2 Interesat pronësore në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar janë njësitë në bazë të të cilave bëhet ndarja e pronësisë në shoqëri.

 

78.3 Një interes pronësor në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar është pronë personale e pronarit dhe mund të bartet pjesërisht ose në tërësi, varësisht nga kufizimet e parapara në këtë ligji dhe kufizimet e tjera të përcaktuara në marrëveshjen e shoqërisë.

 

78.4 Një interes pronësor mundet, por nuk është e detyrueshme, që të provohet me certifikatë dhe mund të quhet "aksion". Në statutin ose marrëveshjen e shoqërisë mund të parashihet që interesat pronësore ose aksionet në shoqëri të provohen përmes certifikatave të lëshuara nga shoqëria.

 

 

Neni 79

Kapitali Themeltar

 

79.1 Kapitali themeltar i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar duhet të jetë së paku 1.000 Euro.

 

79.2 Kapitali themeltar duhet ti paguhet shoqërisë brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga dita e regjistrimit. Shoqëria duhet ti dërgojë Zyrës së Regjistrimit dëshmi të mjaftueshme mbi pagesën brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh.

Një deklaratë e bankare do të mjaftoj për këtë qëllim ose në rast të ndonjë kontributit jo-monetar, prova e bartjes së asetit, siç mund të jetë marrëveshja e bartjes së asetit.

 

79.3 Nëse shoqëria nuk siguron provat e nevojshme me kohë në Zyrën e Regjistrimit, kjo zyrë është i autorizuar që të zhvillojë procedurat mbi çregjistrimin nga Zyra e Regjistrimit, dhe nëse ndërmerr këto masa ai duhet t'ia dorëzojë shoqërisë njoftimin për Çregjistrim. Në raste të këtilla, Zyra e Regjistrimit nuk i kthen tarifat e paguara për regjistrim.

 

79.4 Përderisa shoqëria të dorëzoj në afat tek Zyra e Regjistrimit dëshminë mbi pagesën e kapitalit themeltar,  shoqëria nuk mund të angazhohet në veprimtari tregtare në Kosovë. Personi që vepron në emër të shoqërisë pas regjistrimit por para dorëzimit të dëshmive në fjalë në këtë zyrë është bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për pretendimet dhe detyrimet që lindin si pasojë e veprimeve të tilla, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga palët e treta. Pasi që shoqëria t'i ketë siguruar Zyrës së Regjistrimit dëshmi mbi pagimin e kapitalit themeltar, shoqëria mund të marrë përsipër përgjegjësinë për pretendimet dhe detyrimet e tilla; në raste të këtilla, shoqëria është e vetmja palë përgjegjëse për pretendimet dhe detyrimet.

79.5 Propozimet për rritjen ose zvogëlimin e kapitalit themeltar, nuk do të hyjnë në fuqi përderisa të bëhet ndryshimi i statutit të shoqërisë të arkivuar në Zyrën e Regjistrimit, për të pasqyruar rritjen ose zvogëlimin e tillë, me kusht që, kapitali themeltar të mos zbritet nën 1.000 Euro, dhe me kusht që të gjitha ndryshimet e propozuara në statut për rritjen e kapitalit themeltar, të përcillen me dëshmi të mjaftueshme mbi pagimin e shumës së rritur të kapitalit themeltar.

 

 

Neni 80

Parimi i Përgjegjësisë

 

80.1 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është përgjegjëse për të gjitha borxhet e saj dhe detyrimet tjera me tërë asetet duke përfshirë edhe kapitalin themeltar.

 

80.2 Një pronar i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e shoqërisë vetëm për arsye se është pronar.

 

 

Neni 81

Përgjegjësia për Veprimet e Themeluesve Para Zyrës së Regjistrimit


Nëse një ose më shumë themelues dhe/ose persona tjerë ndërmarrin veprim në emër të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar para regjistrimit të saj (duke përfshirë por pa u kufizuar në, hapjen e xhirollogarive bankare, blerjen dhe dhënien me qira të pronës, lidhjen e kontratave ose ndërmarrjen e detyrimeve të tjera), këta persona të cilët ndërmarrin këto veprime janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për pretendimet dhe detyrimet që lindin si rezultat i këtyre veprimeve, përveç nëse ndryshe është arritur marrëveshja me palët e treta. Pasi që shoqëria të jetë regjistruar dhe t'i ketë siguruar Zyrës së Regjistrimit dëshmi mbi pagimin e kapitalit themeltar sipas nenit 79 të këtij ligji, shoqëria mund të marrë përsipër përgjegjësinë për këto pretendime dhe detyrime; në raste të këtilla, shoqëria është e vetmja palë përgjegjëse për pretendimet dhe detyrimet.



Neni 82

Kompetencat

 

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka kompetencë të nevojshme për ta ushtruar veprimtarinë e saj që përfshin, por nuk kufizohet vetëm në kompetencat (i) për të ushtruar padi ose për të qenë e paditur; (ii) për të lidh kontrata, të huazojë të para dhe t'u nënshtrohet borxheve dhe detyrimeve tjera; (iii) të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; (iv) të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesin tjetër në një shoqëri tjetër tregtare, përveç ndërmarrjes invidividuale; dhe (v) të zgjedhë ose emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimin e tyre.

 

 

Neni 83

Kohëzgjatja

 

Kohëzgjatja e shoqërisë më përgjegjësi të kufizuar është e pakufizuar, përveç nëse parashihet ndryshe në statut.


 

Neni 84

Pronarët

 

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të ketë për pronar një ose më shumë persona dhe/ose shoqëri tregtare.

 

 

 

 

 

 

KREU II

Statuti dhe Marrëveshja e Shoqërisë

 

Neni 85

Statuti

 

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet vetëm pas regjistrimit të statutit sipas nenit 33 të këtij ligji. Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar. Para se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar të mund të regjistrohet, ky dokument duhet të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit sipas këtij ligji. Asnjë ndryshim dhe plotësim në statut nuk ka karakter detyrues ndaj palëve të treta derisa këto ndryshime dhe plotësime të dorëzohen në mënyrë të rregullt në atë zyrë.



Neni 86

Marrëveshja e Shoqërisë

 

86.1 Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet po ashtu të ketë një marrëveshje të shoqërisë, të nënshkruar nga pronarët e evidencuar në statutin burimor, i cili përmban dispozita që rregullojnë menaxhimin dhe  veprimtarinë e shoqërisë, nëse këto dispozitat janë të lejuara sipas paragrafit 2 të këtij neni dhe nëse nuk janë të ndaluara sipas paragrafit 3 të po këtij neni.

 

86.2 Marrëveshja e shoqërisë mund të përfshijë cilëndo nga dispozitat e këtij Kreu. Marrëveshja e shoqërisë po ashtu mund të përfshijnë edhe dispozita plotësuese që ndryshojnë nga dispozitat e këtij Kreu, por marrëveshja e shoqërisë nuk mund të përfshijë dispozita të ndaluara sipas paragrafi 3 të këtij neni. Si shembull, por pa u kufizuar, marrëveshja e shoqërisë mund të përfshijë dispozita që përcaktojnë:

 

a) se shoqëria do të menaxhohet nga një ose më shumë Drejtorë Menaxhues;

 

b) se do të këtë rregulla specifike në lidhje me kohën, vendin, qëllimin ose procedurën e votimit në mbledhjet e pronarëve;

 

c) se do të ketë kategori të ndryshme të pronarëve me të drejta në ndryshme të votimit, preferenca të ndryshme rreth likuidimit, ose të drejta apo përparësi të tjera rreth çështjeve të ndryshme;

 

d) se votat e pronarëve ose aksionet e tyre gjatë shpërndarjes do jenë të barabarta, ose do të jenë në përputhje me kapitalin e deponuar, ose do të jenë në përputhje me një formulë ose metodë tjetër të dakorduara,

 

e) se për disa veprime të shoqërisë nevojitet një shumicë e specifikuar ose shumicë absolute e votave të pronarëve, si për shembull dy të tretat ose tri të katërtat, ose nëse mund të ndërmerren nga Drejtorët Menaxhues pa votimin e pronarëve.

 

f) se në rast të pamundësisë për marrjen e një vendimi mbi një çështje nga pronarët, çështja do të zgjidhet nga një person i caktuar ose se do të dorëzohet në arbitrazh;

 

g) se në rast të pamundësisë për marrjen e një vendimi mbi një çështje nga pronarët, shoqëria i lejon një pronari të caktuar që të u'a shesë interesat e tij pronësore një ose më shumë pronarëve në bazë të kushteve të dakorduara paraprakisht;

 

h) se disa menaxher të caktuar do kenë tituj, detyra dhe autorizime specifiket; dhe/ose

 

i) se interesat pronësore mund të barten lirshëm ose se i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara sipas nenit 97 ose 98 të këtij ligji ose në mënyra të tjera; me kusht që, asnjë dispozitë e këtillë në marrëveshjen e shoqërisë të mos pengojë veprimin e një ligji i cili rregullon transaksionet e letrave me vlerë.

 

86.3 Marrëveshja e shoqërisë nuk mund të përfshijë dispozita:

 

a) që janë në kundërshtim me statutin e shoqërisë;

 

b) që  kufizojnë të drejtat e një pronari në informacion ose qasje sipas nenit 88 të këtij ligji;

 

c) që eliminojnë ose zvogëlojnë detyrimet për mbrojtjen, mirëbesimin, lojalitetin dhe mos-konkurrencën sipas neneve 112, 113 dhe 114 të këtij ligji;

 

d) që eliminojnë ose zvogëlojnë (i) kufizimet lidhur me shpërndarjet për pronarët sipas nenit 93, ose (ii) përgjegjësinë personale për shkeljen e kufizimeve të parapara në nenin 94 të këtij ligji;

 

e) që në çfarëdo mënyrë i kufizojnë të drejtat, sipas këtij ligji, të kreditorëve ose palëve të tjera të treta; ose

 

f) që eliminojnë ose zvogëlojnë kërkesat e këtij ligji, përveç nëse (i) dispozita përkatëse e marrëveshjes së shoqërisë është e lejuar sipas paragrafit 2 të këtij neni, ose (ii) ajo dispozitë përmban ose i nënshtrohet fjalëve "përveç nëse marrëveshja e shoqërisë përcakton ndryshe" ose fjalë të ngjashme.

 

86.4 Në rast të konfliktit ndërmjet statutit dhe marrëveshjes së shoqërisë, statuti mbizotëron. Në raste të këtilla, dispozitat kundërthënëse të marrëveshjes së shoqërisë konsiderohen të revokuara ose të ndryshuara deri në masën e domosdoshme për eliminimin e mospërputhjes.

 

KREU III

Arkiva e Shoqërisë dhe Qasja

 

Neni 87

Arkiva të cilën Shoqëria Duhet ta Mbajë

 

Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet të mbajë në zyrën e saj të regjistruar (selinë) ose në vendin ku ushtron veprimtarinë e saj kryesore tregtare, në çdo kohë, si vijon:

 

a) një kopje të statutit të shoqërisë, duke përfshirë ndryshimet dhe plotësimet eventuale të statutit që janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit;

 

b) një kopje të marrëveshjes së shoqërisë, së bashku me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet ose rregulloret e ndryshuara dhe të plotësuara dhe të riparashtruara;

c) një listë të emrave dhe adresave të secilit pronar dhe datën në të cilën këta të fundit janë bërë pronarë;

 

d) nëse ka interesa pronësore me më shumë se një pronar, një listë të emrave dhe adresave të të gjithë bashkë-pronarëve dhe dokumentet të cilat e emërojnë përfaqësuesin e përbashkët të bashkë-pronarëve, nëse këta të fundit kanë përfaqësues ose nëse duhet ta kenë atë sipas nenit 95 të këtij ligji, Shoqëria mund ta kombinojë këtë listë me listën e theksuar në pikën c më sipër;

 

e) një listë të emrave dhe adresave të të gjithë menaxherëve të shoqërisë;

 

f) një listë të të gjitha bartjeve (transfereve) dhe pengjeve apo barrave të tjera që i përkasin një interesi pronësor të bërë ose të lejuar nga një pronar; dhe

 

g) kopjet e të gjitha këtyre dokumenteve financiare (i) llogaria vjetore dhe e përkohshme, (ii) deklarata për të hyrat, (iii) deklarata tjera financiare, dhe (iv) fletëparaqitjet tatimore të shoqërisë dhe (v) auditimet. Këto kërkesa zbatohen për dokumentet që kanë të bëjnë me vitin vijues, por vetëm deri në atë masë sa këto dokumente janë përgatitur. Këto kërkesa po ashtu zbatohen për të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me secilin nga tri (3) vitet e kaluara kalendarike; nëse shoqëria është themeluar më pak se tri (3) vite më parë, atëherë këto kërkesa zbatohen për të gjitha dokumentet e tilla.

 

 

Neni 88

Arkiva duhet të jetë në dispozicion për të gjithë Pronarët

 

88.1 Çdo shoqëri duhet të vej në dispozicion këtë arkivë për inspektim dhe kopjim gjatë orarit të rregullt të punës, për çdo pronar dhe çdo ish-pronar për periudhën kur ai ka qenë pronar.

 

88.2 Nëse një shoqëri refuzon ta lejojë një pronar ose një ish-pronar ta merr ose ta inspektojë një informatë të këtillë ose nëse nuk i përgjigjet një kërkese me shkrim për shqyrtimin e të dhënave në fjalë brenda pesë (5) ditëve nga dorëzimi i kësaj kërkese, pronari ose ish-pronari i cili ka paraqitur kërkesën mund ti drejtohet gjykatës për ta urdhëruar shoqërinë që të lejojë qasjen në informatat përkatëse. Gjykata është e autorizuar që të përcaktojë se nëse pala kërkuese ka te drejtë në marrjen e informatave si dhe ta detyrojë shoqërinë për ta siguruar këtë informatë.

 

KREU IV

Kontributet e Pronarëve

 

Neni 89

Llojet e Kontributeve

 

89.1 Kontributi i një pronari në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar në shkëmbim me një interes pronësor, mund të bëhet në (i) të holla, (ii) pronë tjetër, materiale ose jo-materiale ose (iii) me punë ose shërbime të ekzekutuara për shoqërinë. Premtimi për ekzekutimin e punëve ose shërbimeve në të ardhmen nuk kualifikohet si kontribut i vlefshëm dhe nuk kompensohet me interesa pronësore.

 

89.2 Vlera e kontributeve jo-monetare përcaktohet (i) në bazë të dispozitave të aplikueshme të marrëveshjes së shoqërisë, ose (ii) nëse marrëveshja e shoqërisë nuk përmban dispozita për vlerësimin e kontributeve jo-monetare, pas marrëveshjes unanime të të gjithë pronarëve.

 

 

Neni 90

Përgjegjësia për Kontributet e Dakorduara

 

Një pronari është i detyruar që shoqërisë t'ia paguajë të gjitha kontributet me afat, sipas statutit apo marrëveshjes së shoqërisë apo sipas ndonjë marrëveshje tjetër të pronarit. Ky detyrim nuk mund të arsyetohet për shkak të vdekjes, paaftësimit, ose paaftësisë tjetër për pagim të pronarit.


 

Neni 91

Dënimet për shkak të mos-pagesës së kontributeve të dakorduara

 

Marrëveshja e shoqërisë mund të parasheh dënime dhe pasoja tjera për një pronar në rast të mos-pagesës së kontributit të dakorduar. Si shembull, por pa u kufizuar, këto dispozita të marrëveshjes së shoqërisë mund të përfshijnë (i) zvogëlimin proporcional të interesit pronësor të pronarit në shoqëri, (ii) subordinimin (nënvartësinë) e të drejtës së pronarit në pjesën e tij gjatë shpërndarjeve tek pronarët e tjerë që kanë bërë kontributet e tyre, (iii) shitjen e detyruar të interesave pronësore të pronarit në shoqëri, (iv) humbjen e interesit pronësor të pronarit në shoqëri, ose (v) përcaktimit, në bazë të një vlerësimi profesional ose formule, të vlerës së cilësdo pjesë të interesit pronësor të pronarit që është paguar, dhe shitjen e detyruar të asaj pjese në vlerën e përcaktuar.

 

 

KREU V

Shpërndarja Pronarëve

 

Neni 92

Shpërndarja Pronarëve

 

92.1 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, mund ta bëjë shpërndarjen për pronarët e saj në çdo kohë me miratimin unanim të pronarëve ose me metodë tjetër votimi që kërkon numër më të vogël të votave, siç parashihet në marrëveshjen e shoqërisë sipas nenin 107 të këtij ligji.

 

92.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, çdo shpërndarje për pronarët, duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

 

92.3 Kur pronari fiton të drejtën për marrjen e shpërndarjes, ai bëhet kreditor i pa siguruar i shoqërisë në raport me shpërndarjen.

 

 

Neni 93

Kufizimet gjatë shpërndarjes

 

93.1 Shoqëria nuk mund ta bëjë shpërndarjen për pronarët nëse pas hyrjes në fuqi të shpërndarjes, pasuria e përgjithshme e shoqërisë do të jetë më e vogël nga detyrimet e përgjithshme ose nëse shoqëria nuk do të jetë e aftë për pagimin e borxheve ose detyrimeve të tjera të cilat maturohen gjate veprimtarisë të saj të rregullt tregtare.

 

93.2 Secilën here që shoqëria dëshiron të bëjë një shpërndarje, duhet së pari formalisht të konstatojë se kjo shpërndarje nuk është e ndaluar sipas paragrafit 1 të nenit 93 të këtij ligji. Ky konstatim duhet të bazohet në deklaratat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet e zbatueshme për standardet e kontabilitetit dhe parimet e kontabilitetit që janë të vlefshme në ato rrethana dhe në rast të vlerësimit të pasurisë jo-monetare, në një vlerësim të drejtë dhe të pavarur që është i vlefshëm nën ato rrethana.

 

 

Neni 94

Përgjegjësia Personale për Shpërndarjet e Ndaluara

 

94.1 Një pronar që pranon një shpërndarje të ndaluar nga paragrafi 1 i nenit 93 të këtij ligji dhe i cili ka qenë në dijeni ose është dashur të ketë qenë në dijeni në atë kohë së shpërndarja ishte në kundërshtim me atë nen, është personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për kthimin e shumës së marrë të shpërndarjes.

 

94.2 Një pronari, menaxher ose një person tjetër që bën shpërndarjen e ndaluar, dhe i cili në atë kohë ka qenë në dijeni se shpërndarja është bërë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 93 të këtij ligji, është personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për kthimin e shumës së marrë të të gjitha shpërndarjeve të tilla.

 

94.3 Nëse më shumë se një pronar dhe/ose persona mbajnë përgjegjësi për kthimin e një shpërndarje sipas paragrafit 1 dhe/ose 2 të këtij neni, atëherë përgjegjësia është përbashkët dhe individuale.

 

 

KREU VI

Bashkë-pronësia dhe bartja e interesave pronësore

 

Neni 95

Bashkë-pronësia e një interesi pronësor

 

95.1  Një interes pronësor mund të jetë në pronësi të më shumë se një pronari.

 

95.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, të gjithë bashkë-pronarët e një interesi pronësor i ushtrojë të drejtat e tyre të votimit dhe të drejtat e tjera në shoqëri përmes një përfaqësuesi të vetëm të përbashkët, mirëpo ata janë përgjegjës bashkërisht dhe individualisht për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga interesi pronësor.

 

95.3 Kur interesi pronësor është në pronësi të më shumë se një personi, secili bashkë-pronar duhet t'i dorëzojë shoqërisë emrin dhe adresën e tij, për ruajtje në arkivën e shoqërisë.

 

95.4 Kur bashkë-pronarët kanë ose duhet ta kenë një përfaqësues të përbashkët, të gjithë bashkë-pronarët duhet të nënshkruajnë një deklaratë formale me shkrim për "caktimin e përfaqësuesit të përbashkët" dhe të i'a dorëzojnë atë shoqërisë, e cila duhet ta ruajë deklaratën në arkivën e paraparë në nenin 87 të këtij ligji. Të gjitha njoftimet që i dërgohen përfaqësuesit nga ana e shoqërisë, konsiderohet se u janë dërguar të gjithë bashkë-pronarëve. Nëse bashkë-pronarët nuk e nënshkruajnë deklaratën e paraparë në këtë nen, njoftimi që i dërgohet një bashkë-pronari konsiderohet se u është dërguar të gjithë bashkë-pronarëve.

 

 

Neni 96

Bartja e Interesave Pronësore

 

96.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, cilido pronar mund të bëjë bartjen e interesit të tij pronësor, plotësisht ose pjesërisht përmes shitjes, pengut, dhurimit, trashëgimisë ose ndryshe; me kusht që, ky paragraf të mos interpretohet ose zbatohet në një mënyrë që ka për qëllim pengimin e veprimit të një ligji i cili rregullon transaksionet e letrave me vlerë.

 

96.2 Marrëveshja e shoqërisë mund të përcaktojë kufizime për bartjen e interesave pronësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në kufizimet e theksuara në nenet 97 dhe 98 të këtij ligji.

 

96.3 Të drejtat dhe detyrimet e pranuesit të një interesi pronësor janë objekt i neneve 99 dhe 100 të këtij ligji.

 

 

Neni 97

Dispozitat fakultative për kufizimin e bartjes

 

97.1  Marrëveshja e shoqërisë mund të përfshijë, mirëpo nuk është e detyrueshme që të përfshijë, njërën ose të gjitha kufizimet mbi bartjen të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni ose kufizime të ngjashme. Nëse këto kufizime përfshihen në marrëveshjen e shoqërisë, atëherë dispozitat në bazë të të cilave përcaktohen këto kufizime ose kufizimet e ngjashme mund të formulohen në çfarëdo mënyrë që është e pranueshme për pronarët. Këto kufizime ose kufizimet e ngjashme mbi bartjen nuk zbatohen nëse nuk janë përfshirë shprehimisht në marrëveshjen e shoqërisë.

 

97.2  Në marrëveshjen e shoqërisë mund të parashihet që një interes pronësor nuk duhet të bartet apo të vihet peng vullnetarisht ose jo-vullnetarisht, përveç kur:

 

a) bartja është autorizuar me shkrim nga të gjithë pronarët e shoqërisë dhe pranuesi (indosar) i bartjes është pajtuar me shkrim se do ti respektojë dhe se detyrohet nga marrëveshja e shoqërisë;

b) bartja i bëhet shoqërisë ose një pronari tjetër ekzistues;

 

c) bartja i bëhet bashkëshortit/es, prindit, trashëgimtarëve linear ose bashkëshortit/es të trashëgimtarëve linear, vëllezërve ose motrave;

 

d) bartja i bëhet një përfaqësuesi ligjor të pronarit, pas vdekjes ose shpërbërjes (në rast se është shoqëri tregtare) së tij;

 

e) bartja i bëhet një administratori të falimentimit ose ndonjë personi të ngjashëm, si rezultat i procedurës së falimentimit;

 

f) bartja bëhet në rast të ekzistimit të pengu në interesin pronësor si sigurim për huan ose detyrim tjetër të pronarit, nëse marrëveshja e pengut (i) në mënyrë specifike thekson se pengmarrësi nuk ka të drejtë votimi ose menaxhimi të shoqërisë ose kompetenca të tjera që rrjedhin nga pengu, (ii) përfshin pajtimin me shkrim të pengmarrësit se ai do të detyrohet nga shoqëria nëse pengmarrësi bëhet pronar i interesit të vënë peng; dhe (iii) nëse është miratuar nga të gjithë pronarët tjerë;

 

g) bartja bëhet në pajtim me dispozitat e marrëveshjes së shoqërisë e cila përfshin dispozitat e përcaktuara ose të lejuara sipas nenit 98 të këtij ligji; ose

 

h) bartja bëhet në rast të bashkimit, sipas neneve 120 - 125 të këtij ligji.

 

 

Neni 98

Dispozita Fakultative për të kërkuar Ofertën e Parë të Shoqërisë

 

98.1 Marrëveshja e shoqërisë mund të përfshijnë paragrafin 2 të këtij neni me formulimin e paraqitur më poshtë ose me çfarëdo ndryshimi të dëshiruar. Këto dispozita zbatohet vetëm nëse janë përfshirë shprehimisht në marrëveshjen e shoqërisë.

 

98.2 Një pronar i cili dëshiron të bëjë bartjen e interesit të tij pronësor te një person ose shoqëri tjetër, mund ta bëjë këtë bartje në mënyrën e përcaktuar më poshtë; me kusht që, kufizimet e parapara të mos zbatohen nëse bartja përjashtohet nga kufizimet sipas një dispozitë tjetër të marrëveshjes së shoqërisë:

 

a) Pronari se pari duhet të marrë një ofertë të pa-revokueshme, në mirëbesim dhe me shkrim për blerjen e interesit pronësor që (i) paraqet emrin e ofertuesit, adresën, çmimin e ofruar si dhe çfarëdo pagese ose kushte tjera të ofertës; dhe (ii) përmban marrëveshjen e palës së tretë se do ta respektojë marrëveshjen e shoqërisë;

 

b) Pronari përkatës më pas ia dorëzon shoqërisë ofertën e palës së tretë, dhe me këtë, pronari i ofron shoqërisë shitjen, me çmimin dhe kushtet e cekura në ofertë. Brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi i ofertës, shoqëria duhet t'u dërgojë të gjithë pronarëve një njoftim me shkrim ku (i) informohen të gjithë pronarët në lidhje me ofertën (ii) konvokohet mbledhja e të gjithë pronarëve, e cila mund të mbahet brenda afatit prej njëzet (20) ditëve por jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dërgimi i njoftimit, (iii) informohen të gjithë pronarët se mbledhja ka për qëllim vendosjen e çështjes se nëse shoqëria do të blejë interesin pronësor nga pronari shitës, me kushtet e parapara në ofertën e palës së tretë. Vendimi mbi blerjen duhet të miratohet me shumicën e votave të të gjitha interesave pronësore me të drejtë vote, pa përfshirë këtu pronarin shitës. Për këtë qëllim, votimi bëhet në mënyrë të njëjtë sikurse edhe për veprimet e tjera të pronarëve;

 

c) Shoqëria duhet t'i dorëzojë pronarit përkatës një njoftim me shkrim për pranimin e saj brenda katërdhjetë (40) ditëve nga pranimi i ofertës ose oferta konsiderohet se është refuzuar. Nëse shoqëria dëshiron, ajo mund të bëjë një kundër-ofertë brenda afatit të paraparë prej katërdhjetë (40) ditësh. Në këtë rast, pronari gjegjës duhet t'i dorëzojë shoqërisë një njoftim me shkrim për pranimin e saj brenda dhjetë (10) ditëve pas marrjes së kundër-ofertës ose kundër-oferta konsiderohet së është refuzuar. Nëse shoqëria e pranon ofertën e parë ose pronari përkatës e pranon kundër-ofertën, shitja do të bëhet brenda dhjetë (10) ditëve nga pranimi;

 

d) nëse oferta e pronarit për shoqërinë refuzohet nga kjo e fundit, pronari në fjalë, brenda tridhjetë (30) ditësh pasi që shoqëria e refuzon ose konsiderohet se e ka refuzuar ofertën, do të pranojë shitjen palës së tretë me kushtet e njëjta sikurse oferta e refuzuar nga shoqëria;

 

e) Nëse pronari nuk e përmbush detyrimin e tij për shitje, sipas pikës "d" më lartë, shoqëria mundet, në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga mos-përmbushja e këtillë, të anulojë interesit përkatës pronësor nëse shoqëria i dërgon pronarit një shumë parash që është e barabartë me vlerën e interesit pronësor të pranuar nga blerësi i pavarur ose në pajtim me një formulë të dakorduar paraprakisht dhe të përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë.

 

 

Neni 99

E drejta e pranuesit

 

Pranuesi mund ta zotërojë interesin pronësor dhe të bëhet pronar i tij vetëm nëse (i) të gjithë pronarët pajtohen me këtë zotërim, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë; dhe (ii) pranuesi është pajtuar me shkrim që të detyrohet nga marrëveshja e shoqërisë. Nëse këto kushte përmbushen, pranuesi i bartjes fiton të gjitha të drejtat e pronarit pas pranimit të interesit pronësor.


 

Neni 100

Të Drejtat dhe Detyrimet Tjera të Bartësit dhe Pranuesit të Interesit Pronësor

 

100.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, pranuesi i një interesi pronësor është përgjegjës për të gjitha detyrimet e bartësit duke përfshirë dhënien e kontributeve sipas nenit 90 dhe kthimin e shpërndarjeve të ndaluara sipas nenit 94 të këtij ligji; me kusht që, kur pranuesi i bartjes të mos jetë përgjegjës për detyrimet e bartësit (i) për të cilat marrësi nuk ka pasur njohuri në kohën kur është bërë pronar, dhe (ii) për të cilat marrësi nuk do të kishte mundur të informohet edhe pas shqyrtimit të hollësishëm të marrëveshjes së shoqërisë.

 

100.2 Pas bartjes, dhe përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, bartësi i interesit ende mbetet përgjegjës për detyrimet sipas nenit 90 dhe 94 të këtij ligji që janë bërë nga bartësi para bartjes. Përgjegjësia vazhdon të zbatohet përderisa këto detyrime të jenë përmbushur.

 

100.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, pronari bartës pushon së qeni pronar ose t'i gëzojë të drejtat e një pronari gjatë kohës së kryerjes së bartjes, përveç në rastin kur bartja është një peng i interesit pronësor si sigurim për huan ose detyrimin tjetër, bartësi nuk pushon së qeni pronar derisa pengmarrësi ose një palë e tretë nuk bëhet pronar i interesit pronësor.

 

100.4 Nëse një pronar vdes ose shpërbëhet, përfaqësuesi ligjor ose administratori i pasurisë së pronarit mund të ushtrojë të gjitha të drejtat dhe kompetencat e pronarit për administrimin e pasurisë.

 

100.5 Një pronari i cili vullnetarisht bën bartjen ose propozon bartjen e një interesi pronësor në mënyrën e lejuar me këtë ligji dhe në përputhje me marrëveshjen e shoqërisë, duhet që paraprakisht ta njoftojë shoqërinë mbi këtë bartje. Shoqëria nuk ka nevoje të miratojë bartjen para pranimit të njoftimit për bartje, por ajo duhet të miratojë dhe vejë në fuqi menjëherë të gjitha bartjet e rregullta për të cilat është dorëzuar njoftimi dhe është regjistruar në arkivën e shoqërisë.

 

 

Neni 101

Bartja e ndaluar është e pavlefshme

 

Cilado bartje ose përpjekje për bartjen e një interesi pronësor që bëhet në kundërshtim me një kufizim ose ndalesë të përcaktuar në këtë ligj ose në marrëveshjen e shoqërisë, ose në një ligj i cili rregullon transaksionet në letra me vlerë, është nule, e pavlefshme dhe e pa-zbatueshme.

 

 

Neni 102

Blerja (fitimi) i interesave të veta pronësore nga vetë shoqëria

 

102.1 Përveç nëse marrëveshja e shoqërisë e kufizon të drejtën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar për blerjen e interesave të saj pronësore të papaguara, shoqëria mund të blejnë një ose më shumë nga interesat  veta të papaguara pronësore, pjesërisht ose plotësisht, në çdo kohë.

 

102.2 Në asnjë rast, shoqëria nuk mund të blejë interesat pronësore të pa-papaguara nëse, si rezultat i kësaj blerje asetet e gjithmbarshme të shoqërisë do të reduktoheshin në një shumë më të ulët se sa shuma e përgjithshme e borxheve dhe detyrimeve ose nëse shoqëria nuk do të jetë në gjendje që t'i paguajë borxhet dhe detyrimet e tjera të cilat maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë.

 

102.3 Sa herë që shoqëria dëshiron të blej interesat e saj të papaguara, së pari duhet formalisht me shkrim të konstatojë se kjo blerje nuk është e ndalur sipas paragrafin 2 të këtij neni. Ky konstatim duhet të bazohet në deklaratat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet për standardet e kontabilitetit si dhe parimet e kontabilitetit që janë të arsyeshme sipas rrethanave, dhe në rast të vlerësimit të aseteve jo-monetare, në bazë të një vlerësimi të pavarur që është i arsyeshëm sipas rrethanave.

 

102.4 Nëse shoqëria blen ose disponon ndonjë interes të saj pronësor, ajo mund të bëj anulimin e këtij interesi. Nëse shoqëria nuk e bën anulimin e interesit pronësor, shoqëria duhet të mbajë atë interes në thesarin e saj.

 

102.5 Interesat pronësore të cilat mbahen në thesarin e shoqërisë (i) nuk kanë kurrfarë te drejte të votës, (ii) nuk numërohet për çfarëdo qëllimi, duke përfshirë gjatë përcaktimit të kuorumit ose përcaktimit të numrit të interesave të papaguara ose interesave me të drejtë vote, dhe (iii) nuk ka të drejtë, dhe nuk do të merr pjesë në shpërndarjet e shoqërisë.






KREU VII

Përfundimi i pronësisë

 

Neni 103

Përfundimi i pronësisë

 

Një person ose shoqëri përfundon së qeni pronar në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në njërin prej këtyre rasteve:

 

a) vdekjes së personit ose shpërbërjes së shoqërisë;

 

b) tërheqjes vullnetare të personit ose shoqërisë;

 

c) përjashtimit të personit ose shoqërisë;

 

d) personi ose shoqëria bëhen debitor në falimentim,

 

e) personi ose shoqëria përfundojnë te kenë një interes pronësor në shoqëri, ose

 

f) raste të tjera të cilat janë përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë të cilat kërkojnë përfundimin e pronësisë së një pronari ose shoqërie.

 


Neni 104

Tërheqja ose përjashtimi i një pronari

 

104.1 Pronari mund të tërhiqet nga shoqëria me përgjegjësi të kufizuar në çdo kohë pas dorëzimit në shoqëri dhe të gjithë pronarëve të tjerë të një njoftimi me shkrim; me kusht që, nëse tërheqja e shkel marrëveshjen e shoqërisë, shoqëria mund të kërkojë dëmshpërblim nga pronari i cili tërhiqet, për shkelje të marrëveshjes.

 

104.2 Marrëveshja e shoqërisë mundet (i) të përcaktojë kushtet për tërheqjen ose përjashtimin e një pronari (ii) të përcaktojë procedurën e aplikueshme për tërheqje ose përjashtim, dhe (iii) të përcaktojë pasojat të cilat janë rezultat i tërheqjes ose përjashtimit, duke përfshirë përgjegjësinë për dënime ose dëmshpërblim nëse tërheqja është bërë në kundërshtim me marrëveshjen e shoqërisë.

 

104.3 Në marrëveshjen e shoqërisë mund të parashihet se një pronar nuk mund të tërhiqet ose ta bartë interesin e tij pronësor.

 

104.4 Pavarësisht nga çdo gjë në këtë ligj ose në marrëveshjen e shoqërisë në të kundërtën, gjykata mund nxjerrë një vendim se:

 

a) pronari në fjalë mund të tërhiqet ose se tërheqja e tij ka qenë e ligjshme nëse: (i) pronari paraqet kërkesë në gjykatë për nxjerrjen e këtij vendimi dhe (ii) pronari paraqet fakte bindëse se atij i janë shkaktuar dëme substanciale si pasojë e veprimeve dëmshme të shoqërisë ose pronarëve të tjerë. "veprimet e dëmshme" përfshijnë shkeljet e këtij ligji, marrëveshjes së shoqërisë ose të drejtave të pronarit përkatës. Shoqëria ka të drejtë ta kontestojë kërkesën e pronarit në fjalë para Gjykatës.

 

b) shoqëria mund ta përjashtojë një pronar ose se përjashtimi ka qenë i arsyeshëm nëse (i) shoqëria paraqet kërkesë në gjykatë për një vendim të tillë dhe (ii) shoqëria paraqet fakte bindëse se shoqëria ose një pronar tjetër është duke u dëmtuar ose tashme është dëmtuar nga veprimet e dëmshme të pronarit. "Veprimet e dëmshme" përfshijnë shkeljet e qëllimshme ose të përsëritura të këtij ligji, marrëveshjes së shoqërisë ose të drejtave të një pronari tjetër ose nëse veprimet e tilla pengojnë në masë substanciale aftësinë e shoqërisë për vazhdimin e aktiviteteve tregtare ose marrëdhënies me pronarin gjegjës, pronari gjegjës ka të drejtë ta kontestojë kërkesën e shoqërisë para Gjykatës.

 

 

 

 

Neni 105

Efektet e tërheqjes ose përjashtimit

 

105.1 Pas tërheqjes, përjashtimit ose përfundimit  të pronësisë për çfarëdo arsye tjetër, personi ose shoqëria pushon të ketë të drejtat e pronarit, duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisjen ose menaxhimin e veprimtarisë tregtare të shoqërisë.

 

105.2 Varësisht nga paragrafi 3 i këtij neni, kur personi ose shoqëria përfundon së qeni pronar, ky person ose kjo shoqëri brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga përfundimi ka të drejtë të pranojë: (i) çfarëdo pagese ose shpërndarje në të cilën ka të drejtë pjesëmarrje sipas marrëveshjes së shoqërisë; dhe (ii) nëse nuk është e përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë, vlerën e drejtë të interesit pronësor në shumën e përcaktuar në datën e përfundimit të pronësisë. Nëse personi ose shoqëria është tërhequr në mënyrë të kundërligjshme ose është përjashtuar, shumat që shoqëria i'a ka borxh personit ose shoqërisë së tillë zvogëlohen në masën e nevojshme për kompensimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e tërheqjes ose përjashtimit, duke përfshirë dëmet e shkaktuar nga veprimet për të cilat personi ose shoqëria është përjashtuar.

 

105.3 E drejta për marrjen e vlerës së drejtë të interesit pronësor të specifikuar në paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohet për interesat pronësore që (i) i janë bartur një personi ose shoqërie me marrëveshje, ose (ii) i janë bartur një pasardhësi, trashëgimtari, administratori ose përfaqësuesi ligjor si rezultat i vdekjes së pronarit ose shpërbërjes (nëse është shoqëri), dhe pasardhësi, trashëgimtari, administratori ose përfaqësuesi i tillë ligjor ushtron një të drejtë sipas marrëveshjes së shoqërisë ose ligjit të zbatueshëm për tu bërë pronar.

 

105.4 Gjatë përcaktimit të vlerës së drejtë të një interesi pronësor, personi(at) ose shoqëria që bën përcaktimin e tillë duhen, përveç tjerash, të marrin parasysh (i) vlerën e shoqërisë si veprimtari e pa-ndërprerë tregtare, duke përfshirë edhe perspektivën e saj në të ardhmen, (ii) çfarëdo marrëveshje ndërmjet pronarëve duke përfshirë marrëveshjen e shoqërisë, që përcaktojnë çmimin ose formulën për përcaktimin e çmimit për interesin pronësor, (iii) rekomandimet e një vlerësuesi, nëse një i tillë është angazhuar, dhe (iv) cilat do kufizime ligjore mbi vlerën e tregut ose bartjen e interesit pronësor. Gjykata është kompetente dhe është e autorizuar që ta përcaktojë vlerën e drejtë të interesit pronësor në rast të kontestit.

 

105.5 Nëse shoqëria dhe pronari paraprak nuk pajtohen në lidhje me vlerën e drejtë të interesit pronësor ose shumën e dëmeve (nëse ka të tilla) të parapara në paragrafin 2 të këtij neni, ata munden me marrëveshje ta paraqesin çështjen në arbitrazh. Çështja paraqitet në arbitrazh edhe nëse një gjë e tillë kërkohet nga marrëveshja e shoqërisë. Nëse marrëveshja për paraqitjen në arbitrazh nuk ekziston, atëherë secila palë ka të drejtë për paraqitjen e rastit në gjykatë, me ç'rast gjykata është kompetente dhe është e autorizuar që të vendosë mbi rastin.

 


KREU VIII

Qeverisja dhe menaxhimi

 

Neni 106

Votimi i pronarëve

 

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë:

 

a) të gjitha të drejtat e votimit të pronarëve në shoqëri janë të barabarta; dhe

 

b) vendimi për shumicën e thjeshtë gjatë votimit do t'i kontrollojë të gjitha çështjet, përveç siç parashihet në nenin 107 të këtij ligji.



Neni 107

Kur është i domosdoshëm votimi unanim

 

107.1 Përveç siç parashihet në paragrafin 2 të këtij neni, secila çështje e renditur më poshtë kërkon votën pothuajse nga të gjithë pronarët e shoqërisë:

 

a) ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose marrëveshjes së shoqërisë;

 

b) autorizimi ose ratifikimi i një transaksioni me konflikt interesi sipas paragrafit 3 të nenit 113 të këtij ligji;

 

c) zvogëlimi ose lirimi nga detyrimi i një pronari për pagimin e plotë të kontributeve të dakorduara sipas nenit 90 të këtij ligji;

 

d) shpërndarja, duke përfshirë blerjen ose riblerjen e një interesi pronësor të një pronari nga shoqëria;

 

e) zvogëlimi ose lirimi nga detyrimi i një pronari për kthimin e shpërndarjeve ose shumave të tjera që i janë paguar atij në kundërshtim me nenin 94 të këtij ligji;

 

f) pranimi i një pronari të ri;

 

g) vendimi për shpërbërjen e shoqërisë;

 

h) vendimi për bashkimin e shoqërisë sipas nenit 120 të këtij ligji; ose

 

i) shitja, qiradhënia, pengu, hipoteka ose bartjet tjera ose disponimi me të gjitha asetet ose një pjesë substanciale të tyre;

 

107.2 Marrëveshja e shoqërisë mund të përcaktojë që një çështje e renditur në paragrafin 1 të këtij neni të vendoset me një metodë tjetër votimi nga ajo unanime; me kusht që, marrëveshja e shoqërisë të mos:

 

a) e lejojë vendosjen e një çështje me një metodë që kërkon më pak se votën pohuese të një shumice të thjeshtë të interesave pronësore të papaguara të shoqërisë;

 

b) e lejojë ose autorizojë miratimin e një ndryshimi në statut ose në marrëveshjen e shoqërisë i cili i rrit detyrimet e një pronari për bërjen e kontributeve ose i eliminon apo zvogëlon të drejtat e tij; përveç nëse secili pronar i ndikuar voton me shkrim në favor të një ndryshimi të këtillë.

 

 

Neni 108

Aktivitetet pa mbajtjen e mbledhjes

 

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, cilido veprim për te cilin nevojitet votimi i pronarëve mund të bëhet pa mbajtjen e një mbledhje formale të pronarëve, nëse (i) secili pronar njoftohet me shkrim mbi çështjen, dhe (ii) secili pronar ka në dispozicion së paku tri ditë pune pas pranimit të njoftimit për të paraqitur votën e tij me shkrim mbi këtë çështje ose pronari pajtohet me shkrim për njoftim më të shkurtër ose periudhë për vendim.

 

 

Neni 109

Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve menaxhues

 

109.1 Pronarët e shoqërisë do të përcaktojnë në statut, ose në një ndryshim dhe plotësim të statutit ose marrëveshjes së shoqërisë, personin ose personat e caktuar për të shërbyer si drejtorë menaxhues. Personi/at në fjalë kanë kompetencat e përcaktuara në nenin 110 të këtij ligji. Kur ka më shumë se një drejtor menaxhues, marrëveshja e shoqërisë mund të përcaktojë tituj, detyra dhe autorizime të ndryshme për secilin prej tyre. Një drejtor menaxhues mund të caktohet, largohet ose zëvendësohet vetëm në bazë të votës së pronarëve. Një drejtor menaxhues nuk nuk ka nevojë të jetë pronar. Një drejtor menaxhues duhet të jenë person fizik.

 

109.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, drejtori i zgjedhur menaxhues vazhdon të mbetet në këtë detyrë përderisa të shkarkohet ose zëvendësohet me votën e pronarëve, ose derisa të japë dorëheqje, cilado që ndodh më herët.

 

109.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, drejtori menaxhues shkarkohet me votën e pronarëve. Pronarët nuk kanë nevojë të deklarojnë arsyen për shkarkimin e tij, dhe personi i shkarkuar nuk ka të drejtë të kërkojë nga pronarët arsyen për shkarkimin e tij/saj.

 

 

Neni 110

Autorizimi i drejtorit menaxhues për të vepruar në emër të shoqërisë

 

110.1 Varësisht nga ndonjë dispozitë në të kundërtën në këtë ligj ose në marrëveshjen e shoqërisë, drejtori menaxhues është i autorizuar që ta përfaqësojë shoqërinë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj tregtare, duke përfshirë edhe autorizimin (i) për udhëheqjen e veprimtarisë së zakonshme të shoqërisë, dhe (ii) për nënshkrimin e marrëveshjeve ose dokumenteve tjera të nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë tregtare në emër të shoqërisë nëse ky nënshkrim ndërlidhet në masë të arsyeshme me ushtrimin e veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë. Këto veprime të drejtorëve menaxhues e detyrojnë shoqërinë, përveç nëse (i) veprimi është jashtë autorizimit të drejtorit menaxhues sipas marrëveshjes së shoqërisë dhe (ii) personi ose shoqëria me të cilit drejtori menaxhues ka punuar e ka ditur se drejtorit menaxhues i mungon autorizimi për të vepruar në emër të shoqërisë.

 

110.2 Një veprim i drejtorit menaxhues i cili nuk është në vazhdën e ushtrimit të veprimtarisë së rregullt tregtare të shoqërisë, është i detyrueshëm për shoqërinë vetëm nëse ky veprim është autorizuar shprehimisht (i) nga marrëveshja e shoqërisë, ose (ii) me një autorizim të posaçëm të miratuar me votën e pronarëve.

 

110.3 Cilido person, përfshirë drejtorin menaxhues,  i cili me dijeni shtiret se vepron në emër të shoqërisë pa autorizimin e nevojshëm, është personalisht përgjegjës për të gjitha dëmet që i janë shkaktuar shoqërisë apo personit ose organizatës tjetër nga këto veprime.

 

110.4  Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, secili drejtor menaxhues i shoqërisë e cila ka dy ose më shumë drejtorë menaxhues do të ketë autorizimin dhe të drejta të njëjta për menaxhimin e shoqërisë.

                       

 

Neni 111

Detyrimi për mbajtjen e librave dhe arkivës dhe sigurimi i qasjes

 

Drejtorët menaxhues të shoqërisë janë të detyruar që (i) të përgatisin dhe mbajnë librat dhe arkivën e shoqërisë në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi, (ii) të përgatisin një listë të llogarisë vjetore si dhe raportin për menaxhimin e shoqërisë dhe këto t'ua prezantojnë pronarëve në fund të çdo viti financiar të shoqërisë, dhe (iii) gjatë orarit të punës, t'u ofrojnë të gjithë pronarëve të shoqërisë qasje në arkivën, librat dhe raportet e shoqërisë me qëllim të shqyrtimit dhe/ose kopjimit nga pronarët.

 

Neni 112

Parimi i kujdesi dhe vlerësimit afarist

 

112.1 Drejtori menaxhues i shoqërisë është i detyruar që gjithmonë të veprojë: (i) në mirëbesim, (ii) duke besuar me arsye se është duke vepruar në interesin më të mirë të shoqërisë, dhe (iii) me kujdesin dhe vëmendjen e domosdoshme për përgjegjësitë e tij.

 

112.2 Personi që vepron sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe i cili bën një vlerësim afarist me mirëbesim dhe në mënyrë që është në pajtim me detyrat e tij, nuk do të jetë personalisht përgjegjës për dëmet që mund të lindin si pasojë e vlerësimit të tij, përveç nëse konstatohet se ai/ajo e ka shkelur detyrimin për lojalitet ose ka pasur interes personal në rastin përkatës, sikurse është përcaktuar në nenin 113 të këtij ligji.

 

Neni 113

Detyrimi për lojalitet

 

113.1 Drejtori menaxhues i shoqërisë, që ka interes personal në një çështje që ka të bëjë me shoqërinë është rreptësisht i detyruar që (i) menjëherë ta zbulojë këtë interes para pronarëve dhe (ii) të veprojë në mënyrë të drejtë dhe lojale në emër të shoqërisë në lidhje me atë çështje. Kjo detyrim përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, detyrimin për mos shfrytëzimin e pronës së shoqërisë për nevoja ose përfitime personale, mos-shfrytëzimin e të dhënave konfidenciale të shoqërisë me qëllim të përfitimit personal, mos-shfrytëzimin e mundësitë afariste të shoqërisë për interesa të veta, dhe që përndryshe të veprojë vetëm në interesin e shoqërisë në të gjitha veprimet dhe transaksionet në të cilat ai ka interes personal.

 

113.2 Drejtori menaxhues konsiderohet se ka interes personal në një veprimtari ose transaksion nëse:

 

a) ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij është palë ose përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga veprimtaria ose transaksioni në fjalë;

 

b) ai/ajo ka marrëdhënie financiare ose familjare me një palë që ka interes në veprimtarinë, vendimin ose transaksionin në fjalë; ose

 

c) ai/ao është nën kontrollin ose ndikimin e një palë që ka interes në veprimtarinë, vendimin ose transaksionin në fjalë, dhe që mund të pritet se do të ndikojë në dëm të shoqërisë.

 

113.3 Drejtori menaxhues që lidh ose dëshiron të lidhë kontratë ose të bëjë një transaksion me shoqërinë, nuk konsiderohet se ka bërë shkeljen e detyrimit të mësipërm, dhe nuk mund të jetë personalisht përgjegjës për dëmet që mund të lindin si pasojë e konfliktit të interesave të tij, nëse (i) të gjitha faktet materiale lidhur me interesin e tij zbulohen dhe bëhen të njohura për të gjithë pronarët e shoqërisë apo drejtorët e shoqërisë (si e përshtatshme për vendim) dhe (ii) kontrata ose transaksioni është miratuar me mirëbesim nga të gjithë pronarët (ose metodë tjetër votimi me shumicë që kërkohen në marrëveshjen e shoqërisë) në mbledhjen ose mbledhjet që mbahen nga pronarët apo drejtorët për shqyrtimin dhe votimin e kontratës ose transaksionit.

 

 

Neni 114

Detyrimi për mos-konkurrencë

 

Drejtori menaxhues i shoqërisë nuk mund të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të marrë pjesë ose të ketë interes në një veprimtari që është në konkurrencë me shoqërinë. Ndalesa e mësipërme përfshin, por nuk kufizohet, në përfshirjen e drejtorit menaxhues si punonjës, konsulent, kontraktor, ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor, pronar kontrollues ose aksionar në një shoqëri tregtare që angazhohet në veprimtari që është në konkurrencë më veprimtarinë e shoqërisë.

 

Neni 115

Kryerja e detyrave personalisht ose si rrjedhojë e një vendimi gjyqësor

 

115.1 Secili pronar i shoqërisë ka të drejtë të paraqesë padi në gjykatë në emrin dhe për interesat e tij, ose në emër të shoqërisë dhe për interesat e saj, kundër një drejtori menaxhues, për zbatimin e të drejtave që pronari ose shoqëria kanë kundër drejtorit menaxhues për shkeljen e detyrës së tij ndaj shoqërisë.

 

115.2 Nëse pronari kërkon ekzekutimin e të drejtës së shoqërisë kundër një drejtori menaxhues, të gjitha dëmet që i atribuohen drejtorit menaxhues duhet të jenë prona të shoqërisë. Nëse gjykata konstaton se ankesa është e bazuar, Gjykata nxjerr vendim në favor të pronarit dhe kundër drejtorit menaxhues me ç'rast drejtori menaxhues duhet të paguajë shpenzimet e arsyeshme të pronarit. Këto shpenzimet të arsyeshme duhet të përfshijnë kompensimet ligjore të cilat bëhen nga pronari lidhur me përgatitjen, dorëzimin dhe udhëheqjen e ankesës.

 

 

Neni 116

Personat e Ngarkuar me Detyra

 

Të gjithë personat e tjerë që ushtrojë disa nga kompetencat e një menaxheri në menaxhimin veprimtarisë së shoqërisë konsiderohen "drejtorë menaxhues" në kuptim të neneve 112-114 të këtij ligji, pavarësisht se a është zgjedhur apo jo ai person si drejtor meanxhues sipas nenit 109 të këtij ligji.

 

 

 

KREU IX

Shpërbërja dhe likuidimi

 

Neni 117

Shkaqet e shpërbërjes

 

117.1    Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar do të shpërbëhet, dhe veprimtaria e saj tregtare do të përmbyllet, në rast të:

 

a) skadimit të kohëzgjatjes (nëse ka të tillë) të theksuar në statut ose ndonjë rrethanë tjetër të përcaktuar në statut ose në marrëveshjen e shoqërisë, që mund të shkaktojë shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës;

 

b) vendimit të pronarëve për shpërbërjen apo përfundimin e ekzistimit të shoqërisë sipas nenit 107 të këtij ligji,

 

c) pranimit të Njoftimit për Çregjistrim nga Regjistri sipas nenit 43 të këtij ligji; dhe

 

d) pranimit të një urdhri të Gjykatës me të cilin kërkohet përfundimi i ekzistencës së shoqërisë ose bëhet shpërbërja sipas një dispozite të ligjit të zbatueshëm në Kosovë (duke përfshirë, por pa u kufizuar në ligjin për falimentim), nëse (i) koha për ankim në këtë urdhër ka skaduar dhe (ii) nuk ka ankesë në pritje për shqyrtim nga ndonjë gjykatë e nivelit më të lartë.

 

117.2 Nëse shpërbërja e shoqërisë bëhet sipas pikave "a" ose "b" të nenit paragrafit 1 të këtij neni ("shpërbërja vullnetare"), veprimtaria e shoqërisë përmbyllet dhe asetet likuidohen sipas nenit 118 të këtij ligji.

 

117.3 Nëse shpërbërja e shoqërisë bëhet sipas pikave "c" ose "d" të paragrafit 1 të këtij neni dhe shoqëria nuk është e falimentuar, gjykata do të mbikëqyr përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin sipas procedurave të përcaktuara në nenin 118 të këtij ligji ose procedurave tjera të përcaktuara nga gjykata.

 

117.4 Nëse shpërbërja e shoqërisë bëhet sipas pikës "d" të paragrafit 1 të këtij neni për shkak se shpërbërja e tillë kërkohet sipas ligjeve të zbatueshme për falimentim, gjykata zbaton dhe respekton dispozitat e ligjeve për falimentim që rregullojnë përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin e shoqërisë.

 

 

Neni 118

Përmbyllja e veprimtarisë dhe likuidimi i shoqërisë

 

118.1 Pas shpërbërjes vullnetare sipas pikave "a" ose "b" të paragrafit 1 të nenit 117 të këtij ligji, shoqëria vazhdon ekzistencën njëlloj si më parë, por nuk mund të ushtrojë veprimtari tregtare përveç atyre të nevojshme për përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin e shoqërisë, të cilat përfshijnë (i) mbledhjen e të hollave ose pronës që palë të ndryshme i'a kanë borxh shoqërisë; (ii) pagimin ose aranzhimin për plotësimin e shumave që shoqëria u'a ka borxh kreditorëve, (iii) shitjen pas përmbushjes së paragrafit 2 të këtij neni, të aseteve jo-monetare të shoqërisë, dhe (iv) shpërndarjen e aseteve të mbetura pas shitjes dhe përmbushjes së pretendimeve të kreditorëve. Këto aktivitetet ushtohen nga drejtorët menaxhues të shoqërisë, përveç nëse shoqëria emëron një likuidues profesional ose një person ose shoqëri tjetër për ushtrimin e këtyre aktiviteteve, pagesa e të cilëve bëhet nga asetet monetare të shoqërisë.

 

118.2 Menjëherë, pasi që të jetë e mundur por jo më shumë se pesë (5) ditë punë nga ngjarja që shkakton shpërbërjen vullnetare, shoqëria duhet të dorëzojë në Zyrën e Regjistrimit "Njoftimin për Shpërbërjen Vullnetare" sipas nenit 40 të këtij ligji. Shoqëria nuk duhet të shesë ose shpërndajë cilëndo nga asetet e saj së paku katërdhjetëepesë (45) ditë nga dorëzimi i njoftimit në Zyrën e Regjistrimit. Shitjet ose shpërndarjet e hershme mund të deklarohen të pavlefshme dhe nule nga gjykata në bazë të kërkesës së një kreditori të papaguar.

 

118.3 Njoftimi i Shpërbërjes Vullnetare thekson, në cilëndo gjuhë zyrtare (i) se shoqëria ka vendosur ta përmbyllë veprimtarinë e saj tregtare dhe t'i likuidojë asetet e saj; (ii) datën e ngjarjes që shkaktoi shpërbërjen; (iii) vendin për paraqitjen e pretendimeve të kreditorëve; (iv) datën ose datat në të cilat shoqëria planifikon ta fillojë shitjen dhe shprendarjen e aseteve siç lejohet nga ky nen, data këto që mund të caktohen më pak se katërdhjetë e pesë (45) ditë, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë nga koha e dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare; dhe (v) kohën dhe vendin në të cilën do të bëhet shitja ose shpërndarja.

 

118.4 Brenda tri (3) ditëve të punës pas dorëzimit në Zyrën e Regjistrimit të Njoftimit për Shpërbërje Vullnetare, shoqëria duhet të u'a dërgojë një kopje të këtij njoftimi të gjithë pronarëve dhe kreditorëve të njohur të shoqërisë; dhe shoqëria i lejon secilit kreditor të siguruar që të marrë në posedim pasurinë në të cilën kreditori ka interes të siguruar. Nëse shoqëria posedon pronë në të cilën një palë e siguruar ka interes të siguruar, shoqëria i'a dorëzon pasurinë palës së siguruar. Pala e siguruar e shet ose disponon me pasurinë sipas ligjit të zbatueshëm për interesin e siguruar. Nëse shitja ose disponimi me pasurinë prodhon tepricë të hyrash, pala e siguruar duhet ta dorëzojë t'ia kthejë këtë tepricë shoqërisë. "Teprica e të hyrave" nënkupton tepricën e cila e ka kaluar (i) shumën e nevojshme për pagimin e borxhit të siguruar dhe (ii) shumat e tjera që kreditori lejohet me ligj ti mbajë si gjobë dhe/ose kompensim për shpenzimet e bëra gjatë marrjes në posedim ose shitjes apo disponimit me pasurinë në fjalë.

 

118.5 Brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh pas ngjarjes që ka shkaktuar këtë shpërbërje, shoqëria duhet (i) të kompletojë një pasqyrë të librave dhe arkivës, (ii) të përpilojë një inventar të të gjitha aseteve dhe një listë të të gjitha borxheve të saj, (iii) të vej inventarin dhe listën e lartë përmendur në dispozicion për inspektim dhe shqyrtim nga publiku së paku tetë orë në ditë gjatë pesë ditëve të punës menjëherë pas datës së theksuar në Njoftimin për Shpërbërjen e Shoqërisë për shitjen e aseteve të shoqërisë. Përveç nëse ligji në fuqi kërkon shitjen publike dhe/ose ndonjë metodë të caktuar të shitjes, shitja mund të jetë publike ose private dhe mund të bëhet në të gjitha mënyrat që janë të arsyeshme nga aspekti afarist.

 

118.6 Jo më shumë se tridhjetë (30) ditë nga dorëzimi në Zyrën e Regjistrimit të Njoftimit për Shpërbërjen Vullnetare shoqëria duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë, në gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se një e dhjeta e faqes që paraqet (i) emrin e shoqërisë dhe emrat tregtar të shfrytëzuar nga shoqëria, (ii) numrin e regjistrimit (iii) informata në lidhje me vendin dhe kohën ku do të bëhet shitja publike e aseteve dhe/ose informata në lidhje me vendin dhe kohën e shitjes së ligjshme private të një aseti të shoqërisë; (iv) informata në lidhje me kohën dhe vendin ku dhe kur do të vihet në dispozicion për shqyrtim nga publiku inventari i aseteve të shoqërisë dhe lista e borxheve, dhe (v) informata në lidhje me procedurat të cilat duhet të zhvillohen nga kreditorët ose palët e interesuara për paraqitjen e pretendimeve apo informatave në lidhje me afatin e fundit për paraqitjen e pretendimeve.

 

118.7 Shoqëria nuk mund ta shtyjë datën e shitjes publike e cila është shpallur sipas paragrafit 6 të këtij neni.

 

118.8 Shoqëria nuk duhet të paguajë kërkesat (pretendimet) që nuk janë të përfshira në listën e borxheve. Shoqëria duhet të vlerësojë vlefshmërinë e të gjitha kërkesave para përfshirjes së kërkesave në listën e borxheve. Paraqitësit e kërkesave të cilët mendojnë se kërkesa e tyre është dëmtuar për shkak të  refuzimit të shoqërisë për ta përfshirë kërkesën në listën e borxheve mund ta kontestojnë këtë refuzim në gjykatë.

 


Neni 119

Shpërndarja e pasurisë së shoqërisë në likuidim

 

Gjatë likuidimit, asetet e shoqërisë do të paguhen dhe/ose shpërndahen sipas rendit të përparësisë të përcaktuar në Ligjin për Falimentim.

 

KREU X

Bashkimi

 

Neni 120

Bashkimi i Shoqërisë me Përgjegjësi të kufizuar

 

120.1 Sipas planit për bashkimit që është në pajtim me nenin 121 të këtij ligji, një ose më shumë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mund të bashkohet me një kompani të themeluar sipas këtij ligji, në bazë të këtij Kreu.

 

120.2 Për këtë qëllim "bashkimi" do të thotë një transaksion në të cilin një ose më shumë kompani ose (i) bashkohen dhe i bartin tërë asetet dhe detyrimet e tyre në njërën prej këtyre kompanive ose (ii) bashkohen dhe i bartin tërë dhe detyrimet e tyre ne një kompani të re të themeluar sipas këtij ligji dhe sipas kushteve të përcaktuara në nenin 124 të këtij ligji.


 

Neni 121

Përmbajtja e planit për bashkim

 

121. Plani për bashkimit duhet të përmbajë:

 

a) emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar (Selisë) dhe numrin e regjistruar të secilës kompaninë të përfshirë në bashkimin e propozuar;

 

b) emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar të kompanisë e cila propozohet të mbijetojë, në të cilën do të bashkohen (shkrihen) kompanitë e tjera;

 

c) kushtet materiale të bashkimit të propozuar;

 

d) për secilën kompani të bashkuar përveç kompanisë blerëse: një përshkrim të hollësishëm të mënyrës dhe bazës që është propozuar të shfrytëzohet për konvertimin e aksioneve ose interesave pronësore të kësaj kompanie në bashkim në (i) para të gatshme (ii) pronë tjetër, dhe/ose (iii) aksione, interesa pronësore dhe/ose letra me vlerë ose borxhe ose detyrime te tjera të shoqërisë së mbijetuar ose cilitdo nga aksionarët apo pronarët e kompanisë së mbijetuar, dhe

 

e) tekstin e plotë të statutit dhe marrëveshjes së shoqërisë ose rregulloreve të kompanisë së mbijetuar që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas këtij bashkimi.

 

121.2 Nëse një shoqëri aksionare është palë në një bashkim, atëherë kërkesat e përcaktuara në nenet 211 - 213 të këtij ligji po ashtu duhet të plotësohen.

 

 

Neni 122

Kushtet për Miratimin e Planit

 

122.1 Në rastin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar e cila është palë në bashkim, plani për bashkim duhet të miratohet (i) nga të gjithë pronarët sipas pikës "i" të paragrafit 1 të nenit 107 të këtij ligji, ose (ii) nga ndonjë numër më i vogël ose përqindje e pronarëve që kërkohet nga një dispozitë e marrëveshjes së shoqërisë, nëse ajo dispozitë është në pajtim me paragrafin 2  të nenit 107 të këtij ligji.

122.2 Në rastin e shoqërisë aksionare, plani për bashkim duhet të miratohet me shumicë votash nga aksionarët, sipas nenit 211 të këtij ligji.


 

Neni 123

Regjistrimi dhe Data e Hyrjes në Fuqi të Bashkimit

 

123.1 Për përfundimit të bashkimit, të gjitha palët në bashkim duhet të dorëzojnë planin për bashkim në Zyrën e Regjistrimit, në pajtim me Pjesën II të këtij ligji. Zyra e Regjistrimit duhet të bëjë regjistrimin e planit për bashkim, nëse plani është në pajtim me kushtet e parapara në nenin 121 të këtij ligji.


123.2 Bashkimi hyn në fuqi menjëherë pas regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit sipas nenit 13 të këtij ligji.

 

123.3 Regjistrimi i planit për bashkim nga Zyra e Regjistrimit, është vetëm akt administrativ i regjistrimit, dhe nuk është prezumcion juridik në lidhje me vlefshmërinë e bashkimit.

 

123.4 Shoqëritë në bashkim janë të detyruara rreptësisht që para përfundimit të bashkimit të përmbushin të gjitha kushtet e zbatueshme ligjore dhe të marrin të gjitha miratimet e parapara në cilindo ligj apo rregullore.

 

123.5 Regjistrimi i planit për bashkim nuk paraqet një vendim të Zyrës së Regjistrimit se bashkimi nuk i shkel të drejtat e një pronari, aksionari ose kreditori. Çdo pronar, aksionar ose kreditor që mendon se bashkimi i shkel të drejtat e tij, mund të paraqesë ankesë në gjykatë që (i) kërkon kompensimin e dëmeve dhe/ose (ii) nëse parashihet në mënyrë specifike në një akt themelor normativ, kërkon zhvleftësimin e bashkimit.

 

123.6 Regjistrimi i planit për bashkim nuk paraqet vendim të Zyrës së Regjistrimit se bashkimi është në pajtim me kërkesat apo dispozitat e akteve të tjera themelore normative. Cilido autoritet publik ka arsye ligjore për të besuar se bashkimi i shkel kushtet e parapara në një akt themelor normativ që ky autoritet publik ka përgjegjësinë kryesore për ekzekutim ose zbatim, mund të paraqesë ankesë në gjykatë, sipas aktit të tillë normativ që (i) vendos gjoba në kompanitë e bashkuara ose kompaninë e mbijetuar, dhe/ose (ii) deklaron bashkimin të pavlefshëm.

 

 

Neni 124

Pasojat e Bashkimit

 

Pas hyrjes në fuqi të bashkimit sipas paragrafit 2 të nenit 123 të këtij ligji:

 

a) kompanitë të cilat janë palë në bashkim, shndërrohen në një kompani të vetme e cila në planin për bashkim do të quhet shoqëria e mbijetuar, dhe ekzistimi i veçantë juridik i të gjitha kompanive të tjera - përveç kompanisë së mbijetuar - do të përfundojë;

 

b) kompania e mbijetuar është përgjegjëse për të gjitha detyrimet, të çfarëdo lloji, të secilës kompani në bashkim;

 

c) kompania e mbijetuar i fiton të gjitha të drejtat dhe interesat në të gjitha asetet, e çfarëdo lloji, të secilës kompani në bashkim;

 

d) të gjitha kontestet dhe pretendimet kundër një kompanie që ishte palë në bashkim, ekzistenca e së cilën është përfunduar pas bashkimit, duhet të vazhdohet kundër kompanisë së mbijetuar; nga aspekti juridik - kompania e mbijetuar i zëvendëson të gjitha kompanitë e tjera të bashkuara, ekzistenca e të cilave është përfunduar me bashkim;

 

e) statuti i shoqërisë së mbijetuar është statuti i shoqërisë së mbijetuar i paraqitur në planin e bashkimit;

 

f) marrëveshja ose rregullorja e shoqërisë së mbijetuar është marrëveshja ose rregullorja e shoqërisë mbijetuar të përcaktuara në planin e bashkimit; dhe

 

g) aksionet ose interesat pronësore të secilës kompani në bashkim që sipas planit të bashkimit duhet të konvertohen në aksione, interesa pronësore dhe/ose letra me vlerë ose borxhe apo detyrime te tjera të kompanisë së mbijetuar duhet të konvertohen..

 

 

Neni 125

Bashkimi i Shoqërisë dhe Personit të huaj juridik

 

Një ose më shumë persona të huaj juridik dhe një ose më shumë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të Kosovës mund të bashkohen si vijon:

 

a) secila shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e Kosovës e cila merr pjesë në bashkim, është përgjegjëse për të siguruar se bashkimi do të bëhet në pajtim me kushtet e përcaktuara në këtë Krerë; dhe

 

b) korporata e mbijetuar duhet të zbatojë t'i respektojë të gjitha kërkesat e zbatueshme të këtij ligji dhe elementet e tjera të ligjit të zbatueshëm në Kosovë. Pa kufizuar përgjithësinë e detyrimit të mësipërm, është me rëndësi të veçantë që nëse shoqëria tregtare themelohet sipas ligjeve ose një jurisdiksioni të huaj jashtë Kosovës, shoqëria tregtare e mbijetuar duhet t'i përmbushë plotësisht dispozitat e zbatueshme nga nenet 37 dhe 38 të këtij ligji.

 

 

 

PJESA VII

SHOQËRIA AKSIONARE

 

KREU I

Dispozitat e Përgjithshme

 

Neni 126

Natyra e Shoqërisë Aksionare dhe e Aksionit

 

126.1 Shoqëria aksionare është person juridik në pronësi të aksionarëve të saj por është juridikisht e ndarë dhe e veçantë nga aksionarët. Aksionari i një shoqërie aksionare nuk është bashkë-pronar dhe nuk ka interes të transferueshëm në pronën ose asetet e shoqërisë. Një shoqëri aksionare mund të ketë vetëm një aksionar.

 

126.2 Aksionet në shoqërinë aksionare janë njësitë në bazë të së cilave ndahen interesat pronësore në shoqëri.

 

126.3 Aksioni në shoqërinë aksionare është pronë e aksionarit.

 

126.4 Varësisht nga paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni aksioni mund të bartet lirisht, pjesërisht ose plotësisht, nga një aksionar tek cilido person ose shoqëri.

 

126.5 Pavarësisht nga paragrafi 4 i të këtij neni, statuti mund të përcaktojë kufizime në bartje, duke përfshirë por pa u kufizuar, në një ndalesë absolute për bartjen e aksioneve, kufizime në kërkimin e miratimit të drejtorëve ose aksionarëve për bartjen dhe të drejtat me të cilat garantojnë se kur një aksionar bart aksionet e tij/saj atëherë edhe të tjerët kanë të drejtën ose detyrimin për ta bërë këtë. Çdo bartje e cila është në kundërshtim me këto rregulla është nulë apo e pavlefshme dhe nuk ka efekt ndaj shoqërisë.

 

126.6 Asgjë në nenin 126 ose në këtë ligj nuk mund të interpretohet ose të zbatohet në një mënyrë që dëmton zbatimin e kërkesave (kushteve) të parapara në një akt tjetër themelor normativ të Kosovës i cili rregullon transaksionet e letrave me vlerë.

 

 

Neni 127

Kapitali Themeltar

 

127.1 Kapitali themeltar fillestar i shoqërisë aksionare duhet të jetë më së paku në shumën prej 25.000 Euro ose në ndonjë shumë tjetër më të madhe nëse kjo kërkohet në bazë të nenit 153 të këtij ligji.

 

127.2 Kapitali themeltar fillestar duhet ti paguhet shoqërisë sipas kushteve të përcaktuara në nenin 153 të këtij ligji.

 

 

Neni 128

Parimi i Përgjegjësisë

 

128.1 Shoqëria aksionare është përgjegjëse për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj.

 

128.2 Asnjë person, shoqëri tregtare ose shoqëri tjetër nuk është përgjegjëse për detyrimet e shoqërisë aksionare vetëm për shkak se është aksionar në këtë shoqëri.

 

 

Neni 129

Përgjegjësitë e Themeluesve për Veprimet Para Regjistrimit

 

Nëse një ose më shumë themelues dhe/ose persona tjerë ndërmarrin veprim në emër të shoqërisë aksionare para regjistrimit (duke përfshirë por pa u kufizuar në, hapjen e xhirollogarive bankare, blerjen dhe dhënien me qira të pronës, lidhjen e kontratave ose ndërmarrjen e detyrimeve të tjera), këta persona të cilët ndërmarrin këto veprime janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për pretendimet dhe detyrimet që lindin si rezultat i këtyre veprimeve, përveç nëse ndryshe është arritur marrëveshja me palët e treta. Pasi që shoqëria të jetë regjistruar, shoqëria mund të marrë përsipër përgjegjësinë për këto pretendime dhe detyrime; në raste të këtilla, shoqëria është e vetmja palë përgjegjëse për pretendimet dhe detyrimet.

 

 

Neni 130

Kompetencat

 

Shoqëria aksionare ka kompetencë të nevojshme për ta ushtruar veprimtarinë e saj që përfshin, por nuk kufizohet vetëm në kompetencat (i) për të ushtruar padi ose për të qenë e paditur; (ii) për të lidh kontrata, të huazojë të para dhe t'u nënshtrohet borxheve dhe detyrimeve tjera; (iii) të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë, ose në mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; (iv) të fitojë, posedojë, japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me aksionin ose interesat e tjera pronësore ose të ortakisë në një shoqëri tjetër; dhe (v) të caktojë, emërojë ose angazhojë zyrtarët, punëtorët dhe agjentët e shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimet e tyre.



Neni 131

Kohëzgjatja

 

131.1 Kohëzgjatja e shoqërisë aksionare është e pakufizuar, përveç nëse është përcaktuar një afat më i shkurtër në statutin e saj.

 

131.2 Nëse kohëzgjatja e shoqërisë aksionare zgjatet, Zyra e Regjistrimit duhet të njoftohet dhe kjo duhet të publikohet nga ana e kësaj Zyre në bazën e të dhënave të saj.

 

 

Neni 132

Aksionarët

 

Shoqëria aksionare mund të ketë një ose më shumë persona, shoqëri tregtare dhe/ose shoqëri të tjera si aksionarë.

 

 

Neni 133

Autorizimi i Themeluesve Përfundon pas Regjistrimit

 

Pas regjistrimit të një shoqërie aksionare dhe pasi që ajo të bëhet person juridik, të gjithë personat ose shoqëritë që ishin themelues të shoqërisë aksionare nuk kanë më autorizim për menaxhimin ose qeverisjen me të. Pavarësisht nga e mësipërmja, nëse themeluesi përkatës është person fizik që pas regjistrimit të shoqërisë aksionare mban një pozitë tjetër në shoqëri ky person ka autorizimin që vjen nga ajo pozitë.

 

Neni 134

Blerja e Pronës së një Themeluesi

 

Nëse, gjatë dy viteve të para të ekzistimit të shoqërisë aksionare, shoqëria aksionare dëshiron të blejë ndonjë pronë ose aset të njërit themelues me çfarëdo lloj kompensimi, shoqëria nuk vazhdon me blerjen përderisa të gjithë aksionarët të jenë njoftuar dhe të kenë miratuar blerjen.

 


Neni 135

Kufizimet në Mundësitë e Shoqërisë Aksionare për t'u Parapaguar ose për të Punuar me Aksionet e Veta

 

135.1 Përveç kur lejohet shprehimisht me një dispozitë të këtij ligji, një shoqëri aksionare nuk mund të parapaguajë ose të blejë aksionet e veta të emetuara ose të pa-emetuara.

 

135.2 Nëse personi ose shoqëria parapaguan ose blen aksionet e një shoqërie aksionare në emër të kësaj shoqërisë aksionare: (i) interesi i shoqërisë aksionare në këtë transaksion si dhe për aksionet përkatëse - nga aspekti juridik - është i pavlefshëm, (ii) shoqëria aksionare nuk është përgjegjëse për pagimin e aksioneve dhe ka të drejtë në ri-kthimin e të gjitha parave ose aseteve të cilat janë dhënë si pagesë për këto aksione, dhe (iii) personi ose shoqëria që bën parapagimin ose blerjen konsiderohet - po ashtu nga aspekti juridik - se janë parapaguar ose e kanë kryer blerjen në emër të tyre, dhe ky person ose kjo shoqëri është përgjegjëse për pagimin e këtyre aksioneve.

 

135.3 Themeluesit ose në rast të rritjes së kapitalit parapagues, drejtorët do të jenë po ashtu personalisht përgjegjës për të paguar aksionet e parapaguara në shkelje të këtij neni, përveç nëse ata e vërtetojnë se asnjë faj nuk mund të t'iu ngarkohet atyre personalisht.

 

 

Neni 136

Mungesa e Mbrojtjes Ultra Vires

 

Shoqërisë aksionare nuk i lejohet që ta mohojë ose t'i shmanget përgjegjësisë se saj për një veprim të saj, në bazë të argumentit se ky veprim nuk ishte në kuadër të qëllimit afarist të shoqërisë të përcaktuar në statut.

 


KREU II

Statuti dhe Rregulloret

 

Neni 137

Statuti

 

Shoqëria aksionare themelohet vetëm pas regjistrimit të statutit të saj sipas nenit 35 të këtij ligji. Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i shoqërisë aksionare. Ndryshimet dhe plotësimet në statut nuk kanë efekt juridik përderisa të miratohen nga aksionarët dhe të dorëzohen në Zyrën e Regjistrimit në përputhje me këtë ligj.

Neni 138

Rregulloret

 

138.1 Shoqëria aksionare duhet të ketë një komplet të rregulloreve të cilat përmbajnë dispozita për menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë. Si shembull, por pa u kufizuar, rregulloret mund të përmbajnë dispozita në lidhje me (i) përcaktimin e kohës, vendit dhe procedurave për mbledhjet e aksionarëve dhe bordit të drejtorëve, (ii) të drejtat dhe procedurat të cilat duhet të zhvillohen nga shoqëria gjatë votimit të aksionarëve ose drejtorëve në mbledhje, (iii) titujt dhe detyrat specifike të zyrtarëve dhe drejtorëve të shoqërisë, dhe (iv) formularë për certifikatat e aksioneve.

 

138.2 Rregulloret mund të miratohen, ndryshohen ose revokohen nga aksionarët ose bordi i drejtorëve, përveç nëse këto autorizime janë rezervuar vetëm për aksionarët në statutin e shoqërisë. Asnjë rregullore e miratuar nga aksionarët nuk mund të ndryshohet ose revokohen nga bordi i drejtorëve, përveç nëse kështu është përcaktuar në rregullore.

 

 

Neni 139

Statuti i Mbisundon Rregulloret

 

Nëse shfaqet konflikt ndërmjet statutit dhe rregulloreve të shoqërisë, statuti mbizotëron. Në raste të tilla, dispozitat përkatëse të rregulloreve konsiderohen të revokuara ose të ndryshuara në masën e nevojshme për eliminimin e mospërputhjes.

 

 

 

 

 

 

Neni 140

Mbledhja Organizative e Shoqërisë Aksionare

 

Menjëherë pas regjistrimit të shoqërisë aksionare, drejtorët fillestar të emëruar në statut duhet të mbajnë një mbledhje organizative për ta kompletuar organizimin e shoqërisë përmes zgjedhjes së zyrtarëve fillestar si dhe ushtrimin e veprimtarive përkatëse nën autorizimin e tyre.

 

 

KREU III

Aksionet dhe Letrat me Vlerë

 

Neni 141

Aksionet e Thjeshta dhe të Privilegjuara, Vlera Nominale, Mungesa e aksionit në prurësin

 

141.1 Shoqëria aksionare mund të emetojë dy lloje të aksioneve, aksione të thjeshta dhe aksione të privilegjuara. Shoqëria duhet të ketë medoemos aksione të thjeshta dhe duhet të emetojë së paku një aksion të thjeshtë. Aksionet e privilegjuara të shoqërisë (por jo edhe aksionet e thjeshta) mund të ndahen në dy ose më shumë kategori me të drejta dhe privilegje të ndryshme.  

 

141.2 Aksionet e të gjitha llojeve dhe kategorive duhet të kenë vlerën e theksuar nominale. Nëse aksioni ka vlerën e theksuar nominale atëherë kjo vlerë duhet të jetë më së paku një (1) Euro cent. Vlera e theksuar nominale e një aksionit të thjeshtë ose të privilegjuar, mund të jetë - por nuk është e detyrueshme - më e madhe se një (1) Euro cent.

141.3 Çdo aksion nga aksionet e thjeshta duhet të ketë vlerën e njëjtë nominale si aksionet e tjera të thjeshta. Çdo aksion nga kategori e caktuar e aksioneve të privilegjuara duhet të ketë vlerën e njëjtë nominale si aksionet e tjerë të të njëjtës kategori.

 

141.4 Aksionet e thjeshta të shoqërisë nuk mund të konvertohen në aksione të privilegjuara ose në letra me vlerë. Sidoqoftë, aksionet e privilegjuara mund të konvertohen, nëse lejohet sipas statutit të shoqërisë, në aksione të thjeshta ose në aksioneve të kategorive të tjera të aksioneve të privilegjuara të shoqërisë.

 

141.5 Shoqëria aksionare nuk është e autorizuar që të emetojë, dhe nuk do të emetojë, aksione në prurësin ose letra me vlerë në prurësin. Të gjitha aksionet ose letrat me vlerë të emetuara në kundërshtim me këtë nen, si dhe të gjitha të drejtat apo pretendimet qe rrjedhin si pasojë e këtyre aksioneve ose letrave me vlerë do të jenë nule, të pavlefshme dhe të pa-zbatueshme.


 

Neni 142

Aksionet e Autorizuara dhe të Emetuara

 

142.1 Statuti i shoqërisë aksionare do të përcaktojë numrin e saktë të aksioneve të thjeshta të autorizuara të shoqërisë dhe, nëse ka të këtillë, numrin e saktë të autorizuar të aksioneve të privilegjuara të shoqërisë. Nëse janë autorizuar më shumë se një kategori të aksioneve të privilegjuara, statuti duhet të përcaktojë numrin e saktë të secilës kategori të autorizuar.

 

142.2 Numri i aksioneve të autorizuara të çfarëdo lloji ose kategorie mund të ndryshohet vetëm me miratimin e një ndryshimi apo plotësimi të statutit në përputhje me kërkesat e zbatueshme të këtij ligji.

 

142.3 Shoqëria aksionare mund të emetojë vetëm aksionet e autorizuara nga statuti i saj.

 

142.4 Shoqëria aksionare mund të emetojë çfarëdo numri të aksioneve të çfarëdo lloji ose kategorie të aksioneve të autorizuara me statut, deri në numrin maksimal që është përcaktuar me statut për këtë lloj ose kategori.

 

142.5 Vendimi për emetimin e aksioneve të autorizuara si dhe përcaktimi i numrit, kohës dhe kushteve të tjera të emetimit, mund të bëhet vetëm nga aksionarët e shoqërisë, përveç nëse me statut, rregullore ose vendim të aksionarëve ky autorizim bartet në bordin e drejtorëve, dhe vetëm deri në shkallën e lejuar me statut, rregullore ose vendim.

 

 

Neni 143

Lista e Aksionarëve

 

143.1 Çdo shoqëri aksionare duhet të mbajë listën e aksionarëve që (i) i përmban emrin dhe adresën e secilit aksionar aktual si dhe numrin dhe llojin e aksioneve me të cilat aktualisht disponojnë, dhe (ii) përmban informacionin tjetër që sipas këtij ligji duhet të shënohet në këtë listë. Shoqëria menjëherë duhet t'i regjistrojë këto informata të aksionarëve në këtë listë.

 

143.2 Nëse shoqëria i ka emetuar aksione një aksionari, atëherë shoqëria duhet që menjëherë t'i regjistrojë informatat e tij në këtë listë.

 

143.3 Nëse aksionari ka pranuar aksione nga një aksionar tjetër, shoqëria duhet t'i regjistrojë informatat përkatëse jo më pak se tri ditë pas pranimit të njoftimit për bartjen e këtij aksioni si dhe identitetin e bartësit dhe pranuesit. Nëse aksionet e përfshira në bartje janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në shoqëri i certifikatave të aksioneve që mbajnë nënshkrimin e bartësit së bashku me një komunikatë për bartjen e aksioneve të tilla deri te transferuesi, konsiderohet njoftim adekuat. Nëse aksionet e përfshira në bartje nuk janë të certifikuara, atëherë dorëzimi në shoqëri i një deklarate të nënshkruar nga bartësi ku theksohet se bartësi e ka bërë bartjen e aksioneve te pranuesi, do te konsiderohet njoftim adekuat.

 

143.4 Nëse brenda afatit të caktuar, shoqëria dështon ose refuzon t'i regjistrojë informatat e kërkuara të aksionarëve në listën e aksionarëve, personi ose shoqëria mund të paraqesë padi në gjykatë, për ta detyruar shoqërinë që të bëjë regjistrimin e këtyre informatave si dhe ta njohë formalisht statusin e personin ose shoqërinë si aksionar. Gjykata, pas dorëzimit të kërkesës nga personi ose shoqëria që kërkon statusin e aksionarit, ose pas kërkesës së shoqërisë, është kompetente dhe e autorizuar që:

 

a) ta përcaktojë pronarin e vërtetë të aksionit dhe ta caktojë ditën në të cilën këtij pronari është dashur të regjistrohen në listën e aksionarëve;

 

b) ta urdhërojë shoqërinë që t'i regjistrojë të dhënat e këtij pronari në listën e aksionarëve; dhe

 

c) t'ia kompensojë dëmin të cilin Gjykata e konsideron si të përshtatshme; në gjykata vendos në favor të pranuesit, kompensimin e dëmit që shoqëria i'a ka shkaktuar pranuesit si pasojë e refuzimit për regjistrimin e menjëhershëm të informatave të pranuesit në listën e aksionarëve, duke përfshirë edhe dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e pamundësisë së pranuesit për të votuar ose të pranuar dividente ose për të bartur aksione.

 

 

Neni 144

Qasja e Aksionarëve në Dokumentacion

 

144.1 Të gjithë aksionarët kanë të drejtë ta rishikojë listën e aksionarëve të shoqërisë aksionare apo statutin ose rregulloren në vendin kryesor të veprimtarisë tregtare të shoqërisë.

 

144.2 Për ushtrimin e të drejtës sipas paragrafit 1 të këtij neni, aksionari duhet së pari ti dorëzojë shoqërisë një kërkesë ma shkrim për rishikimin e dokumenteve të sipër cekura. Nëse aksionari është shoqëri, atëherë duhet të paraqesë në kërkesë emrin ose emrat e personave të autorizuar për rishikimin e dokumenteve në emër të shoqërisë.

 

144.3 Nëse shoqëria dështon ose refuzon të lejojë rishikimit e dokumenteve brenda pesë (5) ditëve kalendarike pas pranimit të kërkesës, aksionari mund paraqesë padi në gjykatë për të detyruar shoqërisë që ta lejojë këtë rishikim. Gjykata është kompetente dhe ka autorizimin e nevojshëm për të nxjerrë një vendim për këtë qëllim.

 

 

 

 

Neni 145

Aksionet e Certifikuara dhe të Pa-Certifikuara

 

145.1 Aksioni apo aksionet e shoqërisë aksionare mund të jenë të certifikuara (me certifikatë për aksionin) apo të pa-certifikuara.

 

145.2 Nëse aksioni ose aksionet janë të certifikuara, certifikata e aksionit duhet të përmbajë (i) emrin e personit ose shoqërisë për të cilin është nxjerrë certifikata, (ii) numrin e aksioneve të përfaqësuara në  certifikatë dhe numrin progresiv të certifikatës, (ii) llojin e aksioneve (të thjeshta ose të privilegjuara) të përfaqësuara në certifikatë, (iii) nëse aksionet përkatëse janë të një kategorie të caktuar të aksioneve të privilegjuara, atëherë duhet të theksohet kategoria përkatëse, dhe (iv) nëse aksionet përkatëse janë aksione të privilegjuara të një kategorie të caktuar, atëherë një deklaratë që parashtron të drejtat (duke përfshirë të drejtat e votimit) si dhe privilegjet e aksioneve të tilla siç janë paraqitur në statutin e shoqërisë.

 

145.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë aksionare, bordi i drejtorëve mund të vendosë që disa ose të gjitha aksionet e certifikuara të shëndërrohen në aksione të pa certifikuara;

 

145.4 Aksionet e certifikuara dhe të pa-certifikuara të të njëjtit lloj dhe kategori kanë të drejta identike.

 

 

Neni 146

Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Thjeshta

 

Përveç nëse shprehimisht është kufizuar në cilindo vend tjetër të këtij ligji, pronari i një aksioni të thjeshtë të shoqërisë aksionare i ka të drejtat e njëjta me pronarët e tjerë të aksioneve të thjeshta, duke përfshirë - por pa u kufizuar:

 

a) të drejtën për t'u njoftuar dhe për të marrë pjesë në një mbledhje të aksionarëve;

 

b) të drejtën për hedhjen e një (dhe vetëm një) vote për çdo aksion të thjeshtë dhe mbi të gjitha çështjet e votuara në atë mbledhje;

 

c)  të drejtën për pranimin e një dividenti të barabartë për secilin aksion të thjeshtë te cilin e mban;

 

d) pas likuidimit të shoqërisë, të drejtën për pranimin e shpërndarjeve të barabarta për secilin aksion të thjeshtë të cilin e mban; dhe


e) të drejta tjera të themeluara me këtë ligji, me statut ose rregullore të shoqërisë.



Neni 147

Të Drejtat e Pronarëve të Aksioneve të Privilegjuara

 

147.1 Të gjitha të drejtat dhe privilegjet e secilës kategori të aksioneve të privilegjuara të shoqërisë aksionare duhet të përcaktohen në tërësi në statutin e shoqërisë. Këto të drejta dhe privilegje mund të përfshijnë:

 

a) një përparësi ndaj pronarëve të aksioneve të thjeshta në lidhje me dividentët;

 

b) një përparësi në shpërndarje gjatë likuidimit të shoqërisë;

 

c) të drejta të veçanta të votimit apo pa të drejta të votimit;

 

d) të drejtën për konvertimin e këtyre aksioneve në aksione të thjeshta ose në një kategori tjetër të aksioneve të privilegjuara të shoqërisë;

 

e) të drejtën për të kërkuar nga shoqëria, kompensimin e aksioneve nëse kushtet dhe konditat e të drejtës së tillë për kërkimin e kompensimit; dhe

 

f) të drejta dhe përparësi të tjera të cilat nuk janë të ndaluara me këtë ligj.

 

147.2 Pronari i një aksioni nga një kategori e aksioneve të privilegjuara të emetuara dhe papaguara të shoqërisë aksionare do të kenë të drejtat dhe privilegjet e njëjta si poseduesit e tjetër të aksioneve të kategorisë së tillë.

 

147.3 Përveç siç thuhet në statut, pronarët e aksioneve të privilegjuara do të kenë të drejtë vote në mbledhjet e aksionarëve.

 

 

Neni 148

Letrat me Vlerë përveç Aksioneve, Letrat me Vlerë që mund të Konvertohen në Aksione dhe Mundësitë për Blerjen e Aksioneve

 

148.1 Varësisht nga paragrafi 2 i këtij neni si dhe ndalesat apo kufizimet e përcaktuara në statutin e shoqërisë, shoqëria mund të krijojë dhe emetojë letra të tjera me vlerë përveç aksioneve (i) bonde, (ii) letra me vlerë të konvertueshme në aksione, dhe (iii) mundësinë për blerjen e aksioneve. Mundësia për blerjen e një aksioni është letër me vlerë që i ep pronarit të drejtën për blerjen e një numri të caktuar të një lloji - apo kategorie - të aksioneve me një çmim të caktuar brenda një afati të caktuar kohor.

 

148.2 Letrat me vlerë të konvertueshme në aksione si dhe mundësia për blerjen e aksioneve nuk mund të emetohen nëse numri i autorizuar i aksioneve përkatëse, siç përcaktohet në statutin e shoqërisë, nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar (i) emetimin e ardhshëm të aksioneve të tjera të atij lloji, (ii) emetimin e aksioneve të tjera sipas letrave të tjera me vlerë apo mundësive të blerjes tashmë të emetuara, dhe (iii) të gjitha aksionet e tjera të cilat tashmë janë emetuar.

 

148.3 Kurdo që shoqëria emeton letra me vlerë të konvertueshme në aksione ose mundësi për blerjen e aksioneve, shoqëria duhet ta regjistrojë në listën e aksionarëve emrin dhe adresën e secilit pronar të letrës me vlerë apo mundësisë për blerje si dhe numrin e aksioneve të autorizuara për të cilat shoqëria duhet të respektojë të drejtën e pronarit për konvertim. Deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së këtyre të drejtave, shoqëria duhet të mbajë në thesarin e saj, atë numër të aksioneve të autorizuara për sigurimin e të drejtave të këtilla.

 

148.4 Vendimi për emetimin e letrave me vlerë ose mundësisë për blerje të theksuar në këtë nen, duhet të jetë në përputhje me kërkesat e paragrafit 5 të nenit 142 të këtij ligji.



Neni 149

Pagesa për Aksione dhe Letra me Vlerë

 

149.1 Përveç se në relacion me skemën e aksioneve të punonjësve një shoqëri aksionare nuk duhet të emetojë ose shesë aksionet ose letrat e saj me vlerë, përveç në një transaksion ku shoqëria menjëherë merr (i) pagesën e plotë sipas çmimit të parapaguar, ose (ii) pagesën e pjesërishme sipas nenit 150 të këtij ligji.

 

149.2 Përveç nëse parashihet ndryshe me statut ose vendim të aksionarëve ose në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas këtij ligji, çmimi parapagues mund të paguhet në para të gatshme ose me pronë tjetër materiale ose jo-materiale ose të drejta me vlerë. Nëse pagesa bëhet në forma të tjera përveç parave, aksionari i ardhshëm i shoqërisë është i detyruar qe të angazhojë një vlerësues të jashtëm të pavarur rregullator i cili do të mbledh dhe dorëzoj para bordit të drejtorëve një raport për vlerësimin e drejt dhe të arsyeshëm të vlerës së pasurisë të ofruar në formë pagese si dhe një mendim formal se kjo vlerë është e mjaftueshme për të mbuluar çmimin blerës të aksionit ose letrës me vlerë e cila do të emetohet ose shitet. Raporti do të përmbaj së paku (i) një përshkrim të pasurisë ose të drejtave që ofrohen si pagesë, (ii) një përshkrim të metodës së vlerësimit e cila është përdorur nga vlerësuesi dhe (iii) një deklaratë nga vlerësuesi se shuma e arritur përmes kësaj metode është më së paku e barabartë me çmimin parapagues.             

 

149.3 Përveç nëse parashihet ndryshe me vendim të aksionarëve ose në Skemën e Aksioneve të Punonjësve të miratuar sipas këtij ligji,  një shoqëri aksionare nuk mund të pranojë punë ose shërbime - qoftë të kryera apo që duhet të kryhen - si kompensim të pjesshëm ose të plotë për një aksion ose letër me vlerë.

Neni 150

Pagesat e Pjesërishme për Aksione

 

150.1 Brenda tridhjetë (30) ditëve të para pas regjistrimit fillestar, shoqëria aksionare mund të emetojë të gjitha aksionet apo një pjesë të tyre në këmbim me një kompensim të pjesshëm, por vetëm nëse ka marrëveshje midis aksionarëve dhe shoqërisë që parasheh (i) ndonjë apo të gjitha pagesat për aksione të tilla duhet të bëhen në para të gatshme dhe jo ndryshe dhe (ii) jo më pak se 25% për vlerën nominale të aksioneve duhet të paguhet brenda tridhjetë (30) ditëve pas regjistrimit fillestar të shoqërisë, dhe (iii) bilanci i papaguar duhet të paguhet në një datë e cila nuk mund të jetë më shumë se dy (2) vite nga dita e regjistrimit fillestar të shoqërisë.

 

150.2 Përveç në rast të aksioneve të emetuara sipas Skemës së Aksioneve të Punonjësve të miratuar në pajtim më këtë ligj, aksionet e lëshuara në kursin e rritur në kapital themelor duhet të paguhen në tërësi dhe nuk mund të emetohen si aksione pjesërisht të paguara.

 

150.3 Në lidhje me aksionet e paguara pjesërisht, të dhënat në vijim duhet të regjistrohen në regjistrin e aksionarëve të shoqërisë dhe nëse aksioni i tillë është certifikuar, në certifikatën e aksionit (nëse ka të tillë): (i) shuma e përgjithshme e çmimit të aksionit; (ii) shumën e paguar në kohë e emetimit, dhe (iii) të gjitha shumat që janë paguar nga koha e emitimit dhe koha e pagesës.

150.4 Të drejtat e votimit dhe të drejtat e tjera të aksionit të paguar pjesërisht, duke përfshirë të drejtat në dividente dhe shpërndarje, duhet të reduktohen në masën e nevojshme për të pasqyruar shumën e cila nuk është paguar për aksionin.

 

150.5 Pa paragjykuar përgjithësinë e paragrafit 4 të këtij neni, është e veçantë në rast se shoqëria aksionare shpall një divident për një lloj apo kategori të caktuar të aksioneve, shoqëria duhet që njëkohësisht të shpallë divident edhe për aksionet e atij lloji apo kategori që nuk janë paguar plotësisht, por dividenti i pagueshëm për këtë lloj të aksioneve duhet të reduktohen në masën e nevojshme për të pasqyruar shumën e cila ende nuk është paguar për atë aksion. Në raste të tilla shoqëria ka të drejtën që (i) të paguajë dividentin për aksionarin në fjalë, ose (ii) të bëjë shpërndarjen e dividentit duke ia ndalur shumën e pa-paguar të aksionit.



Neni 151

Përgjegjësitë e Pronarëve të Aksioneve të Paguara Pjesërisht

 

151.1 Secili pronar/debitor i aksionit të paguar pjesërisht është personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për bilancin e mbetur.

 

151.2 Nëse pronari/debitori i aksioneve të paguara pjesërisht dështon që menjëherë të paguaj ndonjë këst të maturuar sipas marrëveshjes me shkrim të paraparë në paragrafin 1 të neni 150 të këtij ligji, shoqëria mundet të deklaroj marrjen e aksioneve në tërësi apo pjesërisht (përveç nëse kjo ndikon negativisht në një person i cili ka blerë disa aksione ose të gjitha aksionet pa qenë në njohuri për statusin e tyre si aksione pjesërisht të paguara) dhe/ose menjëherë të kërkojë pagimin e bilancit të mbetur përmes paraqitjes së padisë në gjykatë kundër aksionarit për shumën e mbetur. "shuma e mbetur" përfshin (i) kamatën në shumën e mbetur (përfshirë ndonjë kamatë të maturuar e cila nuk është paguar) të cilën pronari/debitori ka dështuar ta paguaj, si shkallë e llogaritur nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës dhe e publikuar, plus (ii) të gjitha shpenzimet e arsyeshme që janë bërë nga shoqëria gjatë përgatitjes, paraqitjes dhe procedurës kontestimore ose gjatë shitjes.

 

151.3  Personi ose shoqëria që blen aksionin e paguar pjesërisht nuk është përgjegjës për shumën e papaguar, përveç nëse blerësi ka pasur paraprakisht informata se aksionet nuk kanë qenë të paguara plotësisht. Nëse blerësi ka qenë në dijeni mbi këtë fakt, ai është personalisht dhe bashkërisht përgjegjës së bashku me pronarin/debitorin e aksioneve për shumën e papaguar. Nëse blerësi nuk ka qenë në dijeni mbi këtë fakt, aksionari/debitori mbetet pala e vetme plotësisht përgjegjëse për shumën e papaguar.

 

151.4 Pengmarrësi i aksioneve të paguara pjesërisht, nuk është përgjegjës si rezultat i statusit të tij si pengmarrës. Sidoqoftë, nëse pengmarrësi bën blerjen e aksioneve të paguara pjesërisht, normat e parapara në paragrafin 3 të këtij neni merren parasysh gjatë përcaktimit të përgjegjësisë së pengmarrësit për shumën e papaguar.

Neni 152

E Drejta e Përparësisë në Aksionet e Reja

 

152.1 Sipas këtij neni, dhe përveç në relacion me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, pronarët e aksioneve të shoqërisë kanë të drejtën e përparësisë për blerjen e aksioneve të reja të të njëjtit lloj - ose nëse është e aplikueshme të të njëjtës kategori - kurdo që shoqëria emeton aksione të reja të llojit përkatës.

 

152.2 E drejta e përparësisë së një pronari sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk është e pakufizuar. Kjo e drejtë mund të ushtrohet nga pronari vetëm në lidhje me atë përqindje të aksioneve të reja që është e barabartë me përqindjen aktuale të pronësisë së pronarit në aksionet tashmë të emetuara dhe ato të papaguara të të njëjtit lloj dhe kategori. Pronari mund ta shfrytëzojë të drejtën e përparësisë pjesërisht ose plotësisht.

 

152.3  E drejta e përparësisë e përcaktuar në këtë nen nuk mund të kufizohet ose revokohet me statut ose me rregullore, megjithatë kjo e drejtë mund të kufizohet ose të revokohet në bazë të një vendimi të aksionarëve i cili është miratuar me së paku dy të tretat e votave të pronarëve të të njëjtit lloj dhe kategori të aksioneve.

Ky votim duhet të bëhet pas paraqitjes së një raporti nga drejtorët ku përcaktohen: (i) arsyet për kufizimin  ose për revokimin e së drejtës së përparësisë dhe (ii) arsyetimi i përdorur nga bordi i drejtorëve për përcaktimin e çmimit të aksioneve që do të emetohen. Ky raport duhet të përgatitet nga një vlerësues i pavarur rregullator.

 

152.4 E drejta e përparësisë e themeluar sipas këtij neni zbatohet vetëm për pronarët ekzistues të aksioneve të regjistruara në listën e aksionarëve të shoqërisë. Shprehimisht është përcaktuar se pronësia ndaj një mundësie për blerjen e një aksioni ose letre me vlerë e cila konvertohet në aksion nuk jep shkas për çfarëdo të drejtë të përparësisë e cila është themeluar sipas këtij neni.

 

152.5 Kur propozohet një emetim i ri shoqëria do t'u dorëzojë të gjithë aksionarëve paraprakisht një njoftim për emetimin e propozuar të aksioneve, të cilët duhet të përfshihet në minimum, (i) numri i aksioneve që do të emetohen, (ii) çmimin e propozuar ose metodën e përcaktimit të çmimit, dhe (iii) periudhën dhe procedurat e ushtrimit të drejtave të përparësisë, me kusht  që kjo periudhë të mos jetë më pak se katërmbëdhjetë (14) ditë kalendarike. Të gjitha rregullat dhe procedurat me të cilat rregullohet ushtrimi i të drejtave të përparësisë duhet të jenë të barabarta për të gjithë aksionarët të cilët i kanë këto të drejta.

 

152.6  Përveç nëse është përcaktuar ndryshe (deri në masën e caktuar) në statutin e shoqërisë, rregullat mbi të drejtat e përparësisë nuk do të aplikohen për sa vijon:

 

a) emetimi i aksioneve të privilegjuara, përveç aksioneve të privilegjuara të cilat  mund të konvertohen në ose e kanë të drejtën për t'u parapaguar ose për blerjen e aksioneve të thjeshta;

 

b) cilat do aksione të autorizuara në statutin e shoqërisë që janë emetuar brenda gjashtë muajve pas regjistrimit fillestar të shoqërisë;

 

c) Cilat do aksione të emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të miratuar sipas kërkesave të këtij ligji;

 

d) aksionet e emetuara në relacion me Skemën e Aksioneve të Punëtorëve të miratuar sipas kërkesave të këtij ligji.

 

152.7 Aksionet që janë subjekt i së drejtës së përparësisë dhe që nuk janë blerë nga aksionarët ekzistues sipas kësaj të drejte, mund t'i emetohen cilitdo person pas një periudhe një vjeçare pasi që këto aksione u janë ofruar aksionarëve ekzistues sipas këtij neni. Bordi i drejtorëve të shoqërisë do të përcaktojë çmimin emetues që nuk duhet të jetë më i ulët se 90% të çmimit që paraprakisht është caktuar për ushtrimin e të drejtave të përparësisë. Nëse bordi i drejtorëve dëshiron të emetojë aksione për një çmim më të ulët apo të emetojë aksione pas skadimit të periudhës një vjeçare, atëherë e drejta e përparësisë e përcaktuar në këtë nen zbatohet plotësisht.

 

 

 

 

KREU IV

Kapitali Themeltar

 

Neni 153

Shuma, Parapagimi dhe Pagimi; Raporti me Vlerën Nominale

 

153.1 "Kapitali Themeltar" fillestar fshihet i një shoqërie aksionare është, cilado që është më e madhe (i) 25.000 Euro, ose (ii) shuma e gjithmbarshme e vlerës nominale të të gjitha aksioneve (p.sh, numri i aksioneve i shumëzuar me vlerën nominale të secilit aksion) të emituara nga shoqëria në kohën e regjistrimit fillestar. Kapitali themeltar paraqet shumën minimale që është në dispozicion për përmbushjen e pretendimeve të kreditorëve.

 

153.2 Nëse me një akt tjetër themelor normativ përcaktohet ose shprehimisht lejohet një autoritet publik që të përcaktojë një kapital më të madh themeltar për banka, institucione financiare apo institucione të sigurimeve  atëherë për këtë rast të caktuar dispozitat e aktit tjetër themelor normativ e mbisundojnë paragrafin 1 të këtij neni.

 

153.3 Shoqëria aksionare mund të emetojë aksione me vlerë më të madhe në vlera nominale, me ç'rast shuma e tepërt nuk është kapital themeltar por do të jetë premium i aksionit i cili regjistrohet nga shoqëria në llogarinë e premiumeve të shoqërisë. Shoqëria nuk mund të emetojë aksione vlera e të cilave është më e ulët se vlera nominale.

 

153.4 Nuk mund të bëhet asnjë ofertë publike për aksionet e shoqërisë aksionare përderisa të mos jetë paguar në tërësi kapitali themeltar. Asnjë aksionar nuk mund të lirohet nga detyrimi për të paguar aksionin, përveç përmes procedurave dhe rregullave që kanë të bëjnë me zvogëlimin e kapitalit.

 

 

Neni 154

Rritja e Kapitalit Themeltar

 

154.1 Kompania mund ta rrisë kapitalin e saj themeltar përmes ndryshimit të statutit në pajtim me këtë ligj. Kompania mund ta rrisë kapitalin themeltar përmes (i) ndryshimit të mëtejmë të statutit për rritjen e vlerës të caktuar nominale të aksioneve të thjeshta dhe/ose një ose më shumë nga kategoritë e aksioneve të privilegjuara, nëse ajo është e autorizuar të emetojë aksione të privilegjuara, ose (ii) emetimit të aksioneve shtesë, në bazë të numrit maksimal të përcaktuar në statut, për kompensim të ligjshëm dhe adekuat. Kompania mund ta rritë kapitalin e saj themeltar vetëm pasi që kapitali themeltar fillestar të jetë paguar në tërësi.

 

154.2 Vlera nominale e aksioneve të emetuara mund të rritet pa e bërë rritjen gjegjëse të kompensimit nga aksionarët, nëse ka kapital të mjaftueshëm në llogarinë premisë të aksionit. Llogaria e premisë së aksionit të kompanisë pastaj reduktohet në mënyrë proporcionale me rritjen e vlerës nominale të aksioneve përkatëse.

 

154.3 Varësisht nga kufijtë dhe nga kushtet e përcaktuara në statut, vendimet që kanë të bëjnë me emetimin e aksioneve shtesë dhe/ose përcaktimi i numrit, kohës dhe kushteve të tjera të emetimit, mund të bëhet vetëm nga aksionarët e shoqërisë, përveç dhe deri në shkallën sa me statut ose rregullore shprehimisht ky autorizimin lejohet që të ushtrohet nga bordi i drejtorëve. Nëse në statut kërkohet që aksionarët së pari të miratojnë një vendim i cili e autorizon bordin e drejtorëve që të emetojë aksione shtesë (gjithmonë në bazë të kufizimeve të përcaktuara në statut), atëherë autorizimi i dhënë në bazë të vendimit, në bazë të ligjit, skadon një vit nga data e miratimit të vendimit, përveç nëse në vendim përcaktohet një kohë më e shkurtër për skadimin e këtij autorizimi. Ky autorizim mund të vazhdohet një ose më shumë herë nga aksionarët. Kur ky autorizim bartet në bordin e drejtorëve sipas një vendimi të aksionarëve, atëherë do të mbahet edhe një votim i ndarë nga të gjitha kategoritë e aksionarëve të cilët preken nga emetimi.      

 

154.4 Nëse aksionet plotësuese nuk janë parapaguar në tërësi, kapitali i aksioneve duhet të rritet nga vlera e parapagimit të pranuar, por vetëm nëse shprehimisht është paraparë dhe lejuar në kushtet emetimit.

 

154.5 Asnjë rritje e numrit të aksioneve të autorizuara ose e  vlerës nominale të aksioneve të autorizuara ose të emetuara nuk mund të bëhet pa ndryshimin dhe plotësimin e statutit të kompanisë që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët. Ky ndryshim dhe plotësim hyn në fuqi vetëm pas regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit sipas nenit 36 të këtij ligji.

 

154.6 Nëse me një ligj të veçantë i cili i rregullon bankat, institucionet financiare dhe/ose ato të sigurimeve shprehimisht përcaktohen procedura dhe rregulla të tjera për ndryshimin e kapitalit themeltar të këtyre institucioneve, atëherë për këto institucione zbatohen rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin e veçantë.

 

 

Neni 155

Zvogëlimi i Kapitalit Themeltar

 

155.1 Varësisht nga minimumi i përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 153 të këtij ligji dhe, sipas rastit, të paragrafit 2 të po ati neni, një kompani mund ta zvogëlojë kapitalin e saj themeltar përmes ndryshimit dhe plotësimit të statutit të saj sipas këtij ligji. Kompania mund ta bëjë zvogëlimin me: (i) ndryshimin dhe plotësimit të statutit për të zvogëluar vlerën nominale të aksioneve të saj të thjeshta dhe/ose një ose me shumë llojeve të aksioneve të saj të privilegjuara, ose (ii) përmes riblerjes dhe anulimit të aksioneve ose eliminimit të kapitalit themeltar i cili është pasqyruar në këto aksione. Përveç në rastin e zvogëlimeve të cilat rrjedhin nga skema e aksioneve të punonjësve, një zvogëlim i këtillë mund të bëhet vetëm  (i) nëse një gjë e tillë kërkohet me vendim të gjykatës që së pari duhet të merr parasysh interesin e të gjithë aksionarëve duke përfshirë trajtimin e ndryshëm të kategorive të aksionarëve si dhe interesave e kreditorëve dhe aftësinë e pagesës së shoqërisë (solvencën) ose (ii) me dy të tretat e aksionarëve me të drejtë vote e miratojnë zvogëlimin. Do të ketë votim të ndarë për secilën kategori të aksionarëve të prekur nga zvogëlimi.

 

155.2 Një njoftim i hollësishëm për zvogëlimin e kapitalit themeltar do të publikohet dy herë brenda një periudhe një javore e cila duhet të jetë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë para hyrjes në fuqi të zvogëlimit. Ky njoftim do të publikohet në të paktën një gazetë me tirazh të madh në Kosovë me qëllim të njoftimit të kreditorëve pretendimet e të cilëve i kanë paraprirë zvogëlimit. Këta kreditorë do të kenë së paku njëzetenjë (21) ditë që ti drejtohen shoqërisë për të kërkuar siguri shtesë ose të kërkojnë që shoqëria të mos bëjë zvogëlimin e kapitalit. Nëse një kreditor mbetet i pakënaqur për shkak të zvogëlimit, atëherë ai/ajo mund t'i drejtohet gjykatës për rimbursimin e borxhit të tij/saj. gjykata mund të vendos që ky rimbursim nuk është i nevojshëm nëse konstaton se (i) shoqëria është e aftë për të paguar (solvente) dhe (ii) asetet e shoqërisë janë të mjaftueshme për t'i përmbushur këtë borxh dhe borxhet e tjera të shoqërisë nga rendi i baras vlefshëm i letrave me vlerë.

 

155.3 Derisa gjykata nuk merr vendim në bazë të kërkesës së paraqitur në bazë të paragrafit 2 të nenit 156, asnjë zvogëlim nuk do të hyjë në fuqi dhe asnjë shpërndarje nuk do t'u bëhet aksionarëve.

 

155.4 Shoqëria nuk mund ta anulojë detyrimin e aksionarëve për të paguar në tërësi aksionet e paguara pjesërisht në lidhje me zvogëlimin e kapitalit themeltar, përveç nëse shoqëria dëshiron të bëjë pagimin e kreditorëve, pretendimet e të cilëve i paraprijnë vendimit për zbritjen e kapitalit themeltar.

 

155.5 Nëse vlera e pasurisë neto të shoqërisë pas vitit të dytë ose cilitdo vit pasues financiar është më e vogël se kapitali themeltar i saj, shoqëria mund të ndërmarrë masat adekuate për zvogëlimin e kapitalit themeltar, por jo nën minimumin e përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 153 të këtij ligji, ose nëse është e zbatueshme në paragrafin 2 të po këtij neni. Nëse vlera e pasurisë neto, e vendosur në bazë të standardeve të zbatueshme të kontabilitetit, është në cilëndo kohë me pak se minimumi i kapitalit themeltar sipas paragrafit 1 të nenit 153 të këtij ligji ose më pak se gjysma e kapitalit themeltar të shoqërisë në atë kohë, shoqëria duhet ta thërras një mbledhje të aksionarëve për ta shqyrtuar vendimin për shpërbërjen e shoqërisë dhe likuidimin e pasurisë të saj sipas nenit 229 të këtij ligji, përveç nëse mund të investohet kapital gjegjës i ri. Në çdo rast, shoqëria është përgjegjëse për të drejtat e kreditorëve sipas Ligjit të zbatueshëm për falimentimin.

 

155.6 Shoqëritë nuk kanë nevojë t'i përcjellin procedurat e sipër përmendura për zvogëlimin e kapitalit themeltar nëse qëllimi i zvogëlimit është mënjanimi i humbjeve të bëra dhe kapitali i zvogëluar vihet në një rezervë e cila pas zvogëlimit nuk është më shumë se 10% e kapitalit të zvogëluar themeltar dhe kjo rezervë nuk u shpërndahet aksionarëve në asnjë formë dhe nuk përdoret për t'i liruar aksionarët nga detyrimi i tyre për të bërë pagesën.

 

155.7 Zvogëlimi i kapitalit themeltar duhet të përcaktohet me një ndryshim dhe plotësim të statutit të shoqërisë që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët dhe hyn në fuqi vetëm pas paraqitjes dhe regjistrimit të statutit të ndryshuar dhe plotësuar në Zyrën e Regjistrimit.

 

 

Neni 156

Ndarja e Aksioneve, Rigrupimi i Aksioneve (revers-splits) dhe Anulimet që nuk e ndryshojnë Kapitalin Themeltar

 

156.1 Sipas paragrafit 5 të këtij neni, kompania mund t'i konvertojë, por jo më pak se të gjitha aksionet e cilitdo lloj ose kategori në dy ose më shumë aksione të të njëjtit lloj ose kategori, dhe njëherit ta zvogëlojë vlerën nominale të aksioneve të këtij lloji ose të kategorisë në mënyrë që kapitali themeltar i shoqërisë të mbetet i pandryshuar.

 

156.2 Sipas paragrafit 5 të këtij neni, kompania mund t'i kombinojë të gjitha, por jo më pak se të gjitha, aksionet e një lloji ose kategorie në një numër më të vogël të njësive të aksioneve të atij lloji ose kategorie, dhe njëkohësisht ta rritë vlerën nominale të aksioneve të atij lloji ose kategorie (dhe të kërkojë pagimin) në mënyrë që kapitali themeltar i shoqërisë të mbetet i pandryshuar.

 

156.3 Sipas paragrafit 5 të këtij neni kompania mund të bëjë anulimin e aksioneve që janë ri-blerë nga ajo dhe njëkohësisht në përputhje me rregullat për rritjen e kapitalit dhe pagesave (përfshirë nenin 150 të këtij ligji që kërkon pagesën e plotë të vlerës nominale), të rritë dhe të kërkojë pagesën për vlerën nominale të aksioneve në mënyrë që kapitali themeltar i shoqërisë të mbetet i pandryshuar.

 

156.4 Të gjitha ndryshimet e përcaktuara në këtë nen duhet të bëhen me ndryshimin dhe plotësimin e statuti që është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët e prekur dhe i cili hyn në fuqi vetëm pas dorëzimin dhe regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit.

 

156.5 Kompania nuk mund të ndërmarrë veprime të përcaktuara në këtë nen, nëse këto veprime i dobësojnë ose i cenojnë të drejtat e pronarëve të mundësive për blerjen e aksioneve të llojit dhe kategorisë në fjalë, përveç në bazë të pëlqimit të pronarit të kësaj mundësie për blerje të aksioneve. Po ashtu, për çdo veprim sipas këtij neni kërkohet pëlqimi i të paktën gjysmës së votave të anëtarëve të kualifikuar nga kategoritë e prekur në Mbledhjen e Përgjithshme në të cilën kërkohet një kuorum prej më së paku 50% të aksionarëve të kategorisë gjegjëse.



Neni 157

Riblerja ose Revokimi i Aksioneve

 

157.1 Aksionet e thjeshta të shoqërisë nuk mund të riblehen. Kompania mund të riblejë aksionet. Aksionet e emetuara të një kategorie të aksioneve të privilegjuara mund të riblehen nga kompania por vetëm nëse (i) në kushtet e kategorisë së caktuar të aksioneve të privilegjuara, që janë përcaktuar në statut, përcaktohet shprehimisht se këto aksione mund të riblehen, dhe (ii) aksionet që do të riblehen janë të paguara plotësisht.

 

157.2 Kompania nuk mund të përdorë hua ose ndonjë lloj tjetër për financimin e borxhit për të paguar aksionet e riblera. Kompania i paguan këto aksione nga suficiti i saj kapital. Riblerja është e ndaluar nëse do të ndikojë negativisht në kapitalin e deklaruar të kompanisë.

 

157.3 Të gjitha aksionet që janë riblerë nga kompania nuk kanë të drejta votimi, të drejta në shpërndarje ose çfarëdo të drejta tjera. Këto aksionet menjëherë duhet të anulohen nga kompania përveç nëse statuti shprehimisht e lejon kompaninë që t'i mbajë këto aksione në thesarin e saj.

 

157.4 Të gjitha aksionet e shoqërisë - pavarësisht se si janë blerë ose krijuar - të cilat mbahen nga kompania ose në thesar ose në ndonjë vend tjetër, drejtpërdrejt ose tërthorazi dhe përderisa mbahen nga kompania nuk kanë të drejtë votimi ose të drejtë në pranimin e çfarëdo shpërndarjeje.

 

157.5 Asnjë person ose shoqëri, duke përfshirë kompaninë, bordin e saj të drejtorëve, menaxherët ose punonjësit e tjerë nuk kanë të drejtë ose autorizim të votojnë ose të përpiqen të votojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi me aksionet që mbahen nga kompania në thesar ose kudo tjetër, drejtpërdrejt ose tërthorazi.

 

157.6 Dispozitat e këtij neni janë të detyrueshme dhe i mbisundojnë dispozitat kundërthënëse në statutin ose rregulloren e kompanisë.

 


KREU V

Shpërndarjet

 

Neni 158

Dividendet

 

158.1 Bordi i drejtorëve të kompanisë, nëse është i autorizuar në bazë të statutit ose me vendim të aksionarëve, mundet të deklarojë dhe paguajë dividendë në të gjitha, por jo më pak se të gjitha aksionet e emetuara të çfarëdo lloji ose kategorie. Bordi i drejtorëve ka të drejtë të ndërmarrë ketë veprim në çdo kohë.

 

158.2 Dividendët në aksionet e çfarëdo lloji ose kategorie duhet t'u paguhet pro rata (proporcionalisht) të gjithë pronarëve të këtij lloji ose kategorie.

 

158.3 Dividendi mund të paguhet në të holla ose pronë tjetër, duke përfshirë aksione ose letra tjera me vlerë të shoqërisë ose emetuesve tjerë përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë dhe me kusht që çdo rregull që i përket rritjes së kapitalit të respektohet.

 

158.4 Dividenda që është e pagueshme në aksione të kompanisë paguhet përmes emetimit të aksioneve të tilla (proporcionalisht) për mbajtësit e asaj kategorie ose lloji që e pranon dividendën.

 

 

Neni 159

Procedurat për Autorizimin e Dividendeve

 

159.1 Vendimi për autorizimin dhe pagimin e dividendeve mundet të bëhet vetëm nga aksionarët, përveç nëse autorizimi për marrjen e vendimit në fjalë i është dhënë me statutin e shoqërisë bordit të drejtorëve.

 

159.2 Secili vendim për autorizimin e dividendit duhet të precizojë shumën e dividendit, datën e përcaktimit të aksionarëve që kanë të drejtë në marrjen e dividendit (datë kjo që duhet të jetë pas datës së vendimit që autorizon dividendat), dhe datën në të cilën dividendi duhet paguar, dhe datën kur shoqëria duhet që ti njoftojë personat që kanë të drejtë në pranimin e këtyre dividendave mbi vendimin dhe çështjet e tjera të caktuara.

Neni 160

Blerja e Aksioneve të veta nga Shoqëria

 

160.1 Kompania mund t'i blejë aksionet e veta ose letrat e tjera me vlerë të papaguara në çdo kohë me pëlqimin e pronarëve të këtyre letrave me vlerë. Aksioni i blerë në këtë mënyrë duhet të jetë i autorizuar por jo aksioni i pa-emetuar, përveç nëse statuti e ndalon riemetimin e aksioneve të ri-blera atëherë numri i aksioneve të autorizuara duhet të reduktohet me numrin e aksioneve të blera.

 

160.2 Vendimi i kompanisë për blerjen e aksioneve të saj mund të merret vetëm nga aksionarët sipas procedurës së nenit 161 të këtij ligji.

 

160.3 Kompania mund ta blejë një pjesë, por jo të gjitha, aksionet e thjeshta të emetuara. Kompania mund të blejë një pjesë ose të gjitha aksionet ose letrat e saj të tjera me vlerë të emetuara.

 

160.4 Kompania nuk mund të blejë aksionet e saj të emetuara nëse vlera e përgjithshme nominale e aksioneve që do të blihen e tejkalon 10% të kapitalit themeltar të Kompanisë.

 

160.5 Kompania mund të blejë vetëm ato aksione të saj të emetuara që janë paguar në tërësi.

 

160.6 Kompania mund t'i paguajë aksionet ose letrat e saj me vlerë me të holla, me letra me vlerë ose me pasuri tjetër.

 

160.7 Procedurat dhe rregullat që kanë të bëjnë me blerjen e aksioneve të saj, nuk zbatohen për aksionet e riblera:

 

a) do t'u ofrohen shprehimisht punonjësve në bazë të skemës të aksioneve të punonjësve;

 

b) nëse aksionet e riblera janë humbur nga një aksionar për shkak të mospagimit të aksioneve; ose

 

c)nëse aksionet e riblera janë aksione të paguara në tërësi që janë blerë nga shoqëria në bazë të një urdhri të gjykatës që kërkon nga një aksionar që të ia transferojë aksionet shoqërisë për shlyerjen e plotë ose të pjesshme të një borxhi që aksionari ia ka kompanisë.

 

160.8 Nëse blerja e përcaktuar në paragrafin 7 të këtij neni do të ndikojnë në zvogëlimin e net aseteve të shoqërisë nën shumën e kapitalit të saj themeltar të publikuar plus çfarëdo rezerva që nuk mund të shpërndahen, blerja mund të bëhet vetëm nëse zbatohen procedurat për zbritjen e kapitalit.

 

160.9 Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni mbahen nga shoqëria në thesarin e saj dhe nuk kanë të drejta votimi ose të drejta shpërndarjeje gjatë kohës sa mbahen nga kompania.

 

160.10 Aksionet e blera sipas paragrafit 7 të këtij neni (a) mund t'u emetohen punonjësve, në bazë të skemës për aksionet e punonjësve, brenda një viti pas blerjes së tyre. Të gjitha aksionet e këtilla që nuk emetohen brenda kësaj periudhe njëvjeçare, duhet të anulohen (pas procedurës për zbritjen e kapitalit)

 

160.11 Aksionet e blera sipas paragrafit 7(b) ose (c) të këtij neni mund të shiten dhe të ri-emetohen brenda një viti pas blerjes së tyre, cilitdo person ose shoqëri që paguan çmimin e plotë të këtyre aksioneve. Bordi i drejtorëve është i autorizuar  të përcaktojë çmimin e shitjes së këtyre aksioneve, me kusht që mënyra e përcaktimit të çmimit të shitjes, të jetë e drejtë dhe e arsyeshme si dhe e cila duhet zbuluar me shkrim: (i) për cilindo aksionar që e kërkon një gjë të këtillë, dhe (ii) për të gjithë aksionarët në mbledhjen e ardhshme të përgjithshme të aksionarëve. Të gjitha këto aksione që nuk shiten ose emetohen brenda periudhës së caktuar një (1) vjeçare, duhet të anulohen (pas procedurës për zbritjen e kapitalit).

 

 

Neni 161

Procedura për Blerjen e Aksioneve të Veta

 

161.1 Për blerjen e aksioneve të saj, kompania duhet të autorizohet me vendim të aksionarëve që e miraton blerjen. Ky vendim duhet të miratohet me shumicë votash të (i) të gjitha aksionet që janë të përfaqësuara dhe që kanë të drejtë vote në mbledhje, dhe (ii) të gjitha aksionet e llojit (eve) ose kategorisë (ve) që do të blihen e janë të përfaqësuara dhe kanë të drejtë vote në mbledhje, duke përjashtuar gjithmonë votat e aksioneve që u përkasin aksionarëve, aksionet e të cilëve do të blihen; me kusht që ky përjashtim të mos vlejë nëse vendimi përfshin blerjen e aksioneve nga të gjithë pronarët pro rata (proporcionalisht).

 

161.2 Vendimi duhet të precizojë numrin maksimal të aksioneve të cilat do të blihen, kohëzgjatjen e periudhës për të cilën është dhënë autorizimi, e cila nuk duhet të jetë më shumë se tetëmbëdhjetë (18) muaj si dhe çmimin minimal dhe maksimal të blerjes (ose mënyrën e llogaritjes së çmimit të blerjes), dhe identitetin e aksionarëve nga të cilët do të blihen aksionet, përveç në rastin e vendimit për blerjen e aksioneve nga të gjithë pronarët pro rata.

 

161.3 Nëse dy të tretat e anëtarëve të bordit të drejtorëve, formalisht vendosin, se blerja është e nevojshme për mënjanimin e rrezikut serioz për dëmtimin e pashmangshëm të shoqërisë dhe kur mbajtja e mbledhjes së aksionarëve nuk është praktike para blerjes, atëherë bordi i drejtorëve mund të vazhdojë blerjen pa miratimin e aksionarëve, me kusht që në çdo rast të këtillë, bordi i drejtorëve do ta raportojë blerjen gjatë mbledhjes së ardhshme vjetore të aksionarëve, si dhe të deklarojë arsyet për blerjen, numrin e aksioneve të blera, vlerën nominale të aksioneve, përpjesëtimin e kapitalit themeltar që ato aksione e pasqyrojë, si dhe kompensimin e paguar.

 

 

Neni 162

Procedurat për Blerjen e Aksioneve Pro Rata nga të gjithë Aksionarët

 

162.1 Nëse shoqëria ofron të blejë aksione nga të gjithë pronarët e aksioneve pro rata në proporcion me numrin e aksioneve të tilla që i përkasin secilit aksionar që aksionari i ofron për shitje, shoqëria do t'u dërgojë të gjithë këtyre pronarëve një njoftim në të cilin përcaktohet numri i aksioneve që do të blihen, çmimi i blerjes (ose mënyra për llogaritjen e çmimit të blerjes), procedurat dhe data e pagimit, si dhe procedurat dhe afati kohor në të cilin të gjithë aksionarët duhet t'i ofrojnë aksionet e tyre për shitje shoqërisë. Ky afat duhet të jetë së paku tridhjetë (30) ditë nga dita e njoftimit për shoqëritë me më shumë se njëqind 100 pronar të aksioneve të thjeshta.

 

162.2 Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje shoqërisë e tejkalon numrin e aksioneve të cilat shoqëria ka ofruar që t'i blejë, shoqëria me vendimin e bordit të drejtorëve, mund të blejë një numër më të madh të aksioneve, deri në numrin e përgjithshëm të ofruar për shitje nga aksionarët.

 

162.3 Nëse numri i përgjithshëm i aksioneve të cilat i ofrohen për shitje shoqërisë e tejkalon numrin e aksioneve që shoqëria do ti blejë, shoqëria do të blejë aksione nga secili aksionar në proporcion me numrin e aksioneve të cilin aksionari ka ofruar ta shesë, përveç kur është e nevojshme që të evitohet blerja e aksioneve të përgjysmuara (në fraksione).

 

 

Neni 163

Statusi i Aksioneve të Riblera

 

163.1 Aksionet e ri-blera nga shoqëria janë në pronësi të shoqërisë dhe mund t'u emetohen palëve të treta sipas këtij ligji, përveç dhe përderisa ato të jenë anuluar (dhe numri i aksioneve të lejuara dhe kapitali themeltar të jenë zvogëluar respektivisht) përmes një ndryshimi dhe plotësimi të statutit të shoqërisë.

 

163.2 Gjatë kohës sa këto aksione janë në pronësi të shoqërisë:

 

a) ato nuk kanë të drejtë vote dhe nuk do të numërohen me qëllim të arritjes së kuorumit në mbledhjen e aksionarëve;

 

b) nuk kanë të drejtë të pranojnë dividenda ose shpërndarje tjera ose të numërohen gjatë llogaritjes së vlerës për secilin aksion të dividendave ose shpërndarjeve të tjera në të cilat kanë të drejtë aksionarët.

 

163.3 Çdo aksion i blerë në shkelje të nenit 160 dhe 161 të këtij ligji brenda një viti pas blerjes ose (i) do të shitet ose (ii) do të anulohet, sipas cilës do procedurë të zbatueshme për zbritjen e kapitalit të kompanisë.

 

 

Neni 164

Kufizimet në Shpërndarje dhe Pagesat për blerjen e Aksioneve të Veta

 

164.1 Shoqëria nuk mund të paguajë një dividendë në aksionet e thjeshta ose të privilegjuara, dhe nuk mund të paguajë ndonjë shumë për blerjen e aksioneve të veta, mundësive për blerjen e aksioneve ose letrave me vlerë të konvertueshme në aksione, nëse:

 

a) pas kryerjes së pagesës, pasuria neto e shoqërisë do të jetë më e vogël se shuma e parapaguar dhe e paguar e kapitalit themeltar të shoqërisë (i cili për këtë qëllim përfshin edhe shumat e paguara në llogarinë e premiumeve të shoqërisë, nëse ka të tillë) plus çfarëdo rezerva që nuk mund t'iu shpërndahen aksionarëve sipas ligjit ose statutit të shoqërisë; ose

 

b) pas kryerjes së pagesës, shoqëria është insolvente ose nuk është në gjendje për t'i paguar borxhet ose detyrimet e tjera me afat përderisa ato maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë; ose

 

c) pagesa e tejkalon shumën e fitimeve të shoqërisë në vitin paraprak fiskal plus përfitimet tjera të sjellura më parë dhe shumat e nxjerra nga rezervat që janë në dispozicion për këtë qëllim, minus të gjitha humbjeve të sjellura më parë dhe shumave të nxjerra nga rezervat sipas këtij ligji ose statutit të shoqërisë.

 

164.2 Vendimi se shpërndarja është lejuar sipas këtij neni 164 duhet të bazohet në deklaratat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet e zbatueshme mbi standardet e kontabilitetit dhe me parimet e kontabilitetit që janë të arsyeshme sipas rrethanave dhe, në rast të vlerësimit të pasurisë jo-monetare, në një vlerësim të pavarur dhe të drejtë që është i arsyeshëm sipas rrethanave. Në rast të dividendeve të përkohshme, duhet të përgatiten deklarata të përkohshme financiare.

 

 

Neni 165

Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Shpërndarjet e Ndaluara

 

165.1 Aksionari që pranon një shpërndarje të ndaluar dhe i cili në atë kohë ka qenë në njohuri se shpërndarja ishte e ndaluar apo ka mundur të dijë në bazë të informacionit të kuptueshëm dhe në dispozicion, është personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për kthimin e shumës së shpërndarjes.

 

165.2 Drejtorët e shoqërisë që kanë votuar ose e kanë lejuar shpërndarjen e ndaluar janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për shumën e shpërndarjes.

 

 

Neni 165A

Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë 

 

165A.1 Një shoqëri aksionare nuk mund të jap hua ose çfarëdo lloj krediti (duke përfshirë pengun e aksioneve të veta me të cilat disponon) ndonjë personi ose shoqërie me qëllim të krijimit të mundësisë atij personi ose shoqërie për t'i blerë ose përvetësuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, qoftë nga shoqëria ose një palë e tretë, ndonjë aksion apo letër me vlerë të shoqërisë aksionare.

 

165A.2 Kjo ndalesë nuk do të zbatohet për transaksionet e lidhura nga bankat ose institucioneve tjera financiare në vazhdën e veprimtarisë së tyre të zakonshme tregtare, dhe as për transaksionet që kanë të bëjnë me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, me kusht që blerja të mos rezultojë në atë që net asetet të bëhen më të vogla se sa kapitali themeltar plus rezervat e pa-shpërndashme.

 

165A.3 Shoqëria Aksionare nuk do të pranoj aksionet e veta si sigurim (garanci) për ndonjë detyrim që një person ose shoqëri e e ka ndaj shoqërisë aksionare.

 

 

KREU VI

Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët

 

Neni 166

Bordi i Drejtorëve

 

Çdo shoqëri duhet të ketë një bord të drejtorëve. Veprimtaria tregtare e shoqërisë menaxhohet nga ose sipas udhëzimeve të bordit të drejtorëve sipas këtij Kreu.        

Neni 167

Kualifikimet e Drejtorëve

 

Çdo drejtor duhet të jetë person fizik. Statuti i shoqërisë mund të përcaktojë kushtet tjera për kualifikimin e drejtorit. Drejtori nuk është e detyrueshme që të jetë banor i Kosovës, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë. Nuk është e nevojshme që Drejtori të jetë aksionar i shoqërisë, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë.

 

 

 

 

Neni 168

Paga e Drejtorëve

 

Shoqëria mund t'iu paguajë pagën drejtorëve dhe t'iu kompensojë shpenzimet e arsyeshme që ata i bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si drejtor të shoqërisë. Vendimi për këtë pagë ose kompensim si dhe miratimi i shumës dhe kushteve kryesore mund të merret vetëm nga aksionarët apo nga një komision i jashtëm të cilit aksionarët ia delegojnë këtë përgjegjësi. Kjo duhet të bëhet për çdo vazhdim ose të kushteve të drejtorëve. Nëse ky vendim është deleguar, atëherë vendimi duhet të prezantohet para mbledhjes së ardhshme të aksionarëve.

 

 

Neni 169

Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve

 

169.1 Kompetencat e bordit të drejtorëve përfshijnë marrjen e vendimeve mbi të gjitha çështjet përveç vendimeve të cilat u janë rezervuar aksionarëve me ligj ose me statutin e shoqërisë. Duke marrë parasysh rezervimet e lartpërmendura, çështjet në vijim që bijnë nën fushëveprimin e bordit të drejtorëve: miratimi i planeve gjithëpërfshirëse afariste strategjike të shoqërisë; konvokimin e mbledhjeve vjetore dhe të jashtëzakonshme të aksionarëve; përgatitjen e agjendës fillestare të mbledhjes së aksionarëve; përcaktimi i datës për listën e aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e aksionarëve; emetimin e aksioneve brenda kufizimeve të parapara në statutin e shoqërisë apo në vendimet e aksionarëve për secilin lloj dhe kategori të aksionit, kur autorizimi në fjalë i është dhënë bordit të drejtorëve me statutin e shoqërisë apo me vendim të aksionarëve; emetimi i bondeve, mundësive për blerjen e aksioneve dhe letrave tjera me vlerë; punësimi i zyrtarëve/menaxherëve të lartë të kompanisë, miratimi i kushteve të marrëveshjeve ndërmjet menaxhmentit të lartë dhe kompanisë, përcaktimit; vendosjen e shpërblimit dhe kushtet tjera të marrëveshjes me auditorin e shoqërisë; përcaktimin e shumave dhe caktimin e datave të pagesës dhe procedurat për pagesën e dividendave; miratimin e raportit vjetor të shoqërisë, raportin e bilancit vjetor dhe vlerësimeve vjetore të fitimeve dhe të humbjeve të cilat pastaj do të dorëzohen tek aksionarët për miratim; si dhe vendosjen për të gjitha çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me kompetencën ekskluzive të bordit të drejtorëve të përcaktuar me statutin e shoqërisë (kompanisë).

 

169.2 Bordi i drejtorëve do ta ketë gjithashtu kompetencën ekskluzive për:

 

a) të siguruar që së paku një herë në vit të bëhet auditimi i librave dhe arkivës së shoqërisë nga një auditor i pavarur, ku zgjedhja e të cilit do të bëhet me miratimin e aksionarëve në përputhje me ligjin, përfshirë Ligjin e Prokurimit. Raporti i auditorit do tu dërgohet të gjithë aksionarëve dhe është në dispozicion për çdo drejtor dhe zyrtarë; dhe

 

b) të siguruar që raporti vjetor të përmbajë një deklaratë mbi auditimin e pavarur të gjendjes financiare të shoqërisë, një raport nga zyrtarët lidhur me veprimtarinë e tyre, si dhe të gjitha çështjet tjera që kërkohen me statut, rregullore ose këtë ligj ose ligjet e tjera në fuqi, të nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe së paku nga një drejtor dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve.

 

169.3 Çështjet që janë në kompetencën ekskluzive të bordit të drejtorëve nuk mund të barten ose për to të vendoset nga personat tjerë ose organet tjera të shoqërisë, përveç në bazë të një vendimit të aksionarëve të marrë në mbledhjen e aksionarëve apo nëse urdhërohet ndryshe nga aksionarët.



Neni 170

Numri i Drejtorëve

 

Numri i anëtareve në bordin e drejtorëve të shoqërisë duhet të përcaktohet në statutin e shoqërisë. Për një shoqëri me më pak se dhjetë aksionarë, bordi duhet të ketë një (1) ose më shumë anëtarë; për një shoqëri me dhjetë (10) ose më shumë aksionarë bordi duhet të ketë jo më pak se 3 (tre) anëtarë; për një shoqëri me pesëqind (500) ose më shumë aksionarë bordi duhet të ketë jo më pak se shtatë (7) anëtarë.

 

 

 

Neni 171

Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve

 

171.1 Varësisht nga paragrafi 2 të këtij neni të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të shoqërisë zgjidhen apo rizgjidhen nga aksionarët në çdo mbledhje të tyre vjetore me një mandat i cili skadon në përmbylljen e mbledhjes së ardhshme të aksionarëve. Cilido ose të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve mund të zgjedhën nga aksionarët në një mbledhje të jashtëzakonshme të caktuar për këtë qëllim.

 

171.2 Mandati i drejtorëve të parë të emëruar në statut fillestar skadon në kohën e mbajtjes së mbledhjes së parë të aksionarëve në të cilën zgjidhen drejtorët, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me statut ose me një vendim të miratuar nga aksionarët.

 

171.3 Pavarësisht nga skadimi i mandatit të drejtorit, ai vazhdon me ushtrimin e detyrave të tij përderisa të zgjidhet pasardhësi, në mënyrë që veprimtaria e bordit të drejtorëve të vazhdojë pa pengesë.

 

171.4 Drejtori mund të ri-zgjidhet për një numër të pa kufizuar mandatesh.

 

171.5 Asnjë zyrtar, menaxher ose punonjës i kompanisë nuk mundët të shërbejë ose të propozohet për drejtor të kompanisë.

 

 

 

Neni 172

Votimi Kumulativ për Drejtorët

 

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë, në të gjitha zgjedhjet për drejtorëve e  shoqërisë aksionare, secili aksionar ka të drejtën e votës në bazë të numrit të aksioneve në pronësi të tij për të gjithë personat që janë kandiduar për drejtor, ose t'i mbledhë votat në fjalë dhe t'ia japë një kandidati aq vota sa edhe ka drejtorë që do të zgjidhen, shumëzuar me aksionet në fjalë, ose të shpërndajë votat e tilla të mbledhura kumulative në çfarëdo proporcioni ndërmjet numrit të kandidatëve.

 

 

Neni 173

Dorëheqja e Drejtorëve

 

Drejtori mund të jap dorëheqje në çdo kohë, përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim bordit të drejtorëve ose kryesuesit të tij. Dorëheqja hyn në fuqi kur dorëzohet njoftimi, përveç nëse njoftimi përcakton ndonjë datë tjetër. Vendi i zbrazët mund të plotësohet para datës së hyrjes në fuqi të dorëheqjes, por pasardhësi nuk mund të marrë detyrën para datës kur do të hyjë në fuqi dorëheqja.



Neni 174

Shkarkimi i Drejtorëve

 

174.1 Një ose më shumë drejtorë të shoqërisë mund të shkarkohen në mbledhjen e aksionarëve, me ose pa arsye të theksuar, me shumicë votash të aksioneve të papaguara të cilat kanë pasur të drejtë të votojnë për zgjedhjen e drejtorëve, përveç se:

 

a) asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet në mbledhjen e aksionarëve përveç nëse në njoftimin për mbajtjen e mbledhjes theksohet se njëri ndër qëllimet e kësaj mbledhjeje është edhe votimi për shkarkimin e këtij drejtori; dhe

 

b) në rast se shoqëria ka votim kumulativ, nëse më pak se i tërë bordi duhet të shkarkohet, asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet nëse votat për shkarkimin e tij kanë qenë të mjaftueshme për ta zgjedhur atë në rast të votimit komulativ për zgjedhjen e të tërë bordit të drejtorëve.

 

174.2 Shkarkimi i një drejtori, vetvetiu nuk e paragjykon ndonjë të drejtë për kompensim apo kompensimin e dëmit pas shkarkimit, të cilën drejtori mund ta ketë në bazë të kontratës së tij me shoqërinë apo sipas ligjin për punën. Sidoqoftë, zgjedhja ose pozita e një personi si drejtor, vetvetiu, nuk krijon të drejta të këtilla.

 

 

Neni 175

Pavarësia e Drejtorëve

 

175.1 Në një shoqëri që ka njëqind (100) apo më shumë aksionarë, anëtarët e familjes së punonjësve të shoqërisë nuk mund të përbëjnë shumicën e bordit të drejtorëve të shoqërisë.

 

175.2 Në zgjedhjen e drejtorëve të një shoqërie që ka dyqindepesëdhjetë (250) ose më shumë aksionarë, bordi i drejtorëve të shoqërisë duhet t'i propozojë së paku dy kandidat që do të jenë drejtor të pavarur.

 

175.3 Për qëllime të këtij ligji, një person nuk konsiderohet i përshtatshëm për të qenë "drejtor i pavarur" nëse, në cilëndo kohë gjatë dy vjetëve para zgjedhjeve përkatëse:

 

a) ka qenë punonjës i kompanisë; ose

 

b) ka pasur një anëtar të familjes që ka qenë punonjës i kompanisë; ose

 

c) ky person dhe/ose një anëtar i familjes së personit, bashkërisht ose individualisht, (i) kanë bërë ose kanë marrë nga shoqëria pagesa me shumë të përgjithshme mbi 20.000 Euro, ose (ii) kane qenë në pronësi të më shumë se 30% të aksioneve ose interesave të tjera pronësore, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të një njësie që ka bërë ose ka marrë nga kompania, pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se 20.000 euro, ose (iii) ka vepruar si ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose zyrtar në një shoqëri që ka bërë ose ka marrë nga kompania pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se 20.000 euro.



Neni 176

Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve

 

Vendet e zbrazëta në bordin e drejtorëve duhet të plotësohen me zgjedhjen në mbledhjen ardhshme të aksionarëve në të cilën duhet të zgjidhen drejtorët; Statuti i shoqërisë mund të parasheh që bordi i drejtorëve të mund të zgjedhë dikë ta plotësojë këtë vend të zbrazët deri në mbledhjen e aksionarëve.

 

 

Neni 177

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve

 

177.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me statut ose rregullore të shoqërisë (i) bordi i drejtorëve mund ta zgjedhë kryesuesin e tij me shumicë votash të të gjithë drejtorëve, dhe (ii) bordi i drejtorëve mund të shkarkojë dhe zëvendësoje kryesuesin në çdo kohë me shumicë votash.

 

177.2 Kryesuesi kryeson të gjitha mbledhjet e bordit dhe ato të aksionarëve dhe është përgjegjës për mbajtjen e të gjitha procesverbaleve nga të gjitha mbledhjet e bordit. Nëse kryesuesi ende nuk është zgjedhur ose nuk është i pranishëm në mbledhjen e bordit ose të aksionarëve, atëherë një drejtor i zgjedhur me shumicë votash shërben si kryesues i mbledhjes në fjalë.



Neni 178

Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet

 

178.1 Bordi i drejtorëve mban një mbledhje të rregullt e cila njihet si mbledhje vjetore, menjëherë pas çdo mbledhje vjetore të aksionarëve. Mbledhjet tjera të rregullta mbahen në kohën dhe vendin të cilin e cakton bordi në mbledhjen vjetore ose në një mbledhje tjetër të bordit për të cilën janë njoftuar të gjithë drejtorët. Njoftimi mbi mbledhjet e rregullta nuk ka nevojë të dërgohet, përveç nëse këtë e kërkon bordi.

 

178.2 Mbledhjet e jashtëzakonshme të bordit të drejtorëve mund të organizohen në çdo kohë nga kryesuesi i bordit (ose në rast se kryesuesi nuk e bën këtë, atëherë nga ndonjëri drejtor) përmes dërgimit të kërkesës me shkrim nga cilido drejtorit drejtuar kryesuesit. Personi i cili e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme duhet të lajmërojë për vendin dhe kohën e mbledhjes.

 

178.3 Pjesëmarrja e një drejtori në cilëndo mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga çdo njoftim i kërkuar për atë mbledhje, përveç kur drejtori merr pjesë në mbledhje me qëllim të vetëm për ta kundërshtuar diskutimin e pikave të mbledhjes, sepse mbledhja nuk është thirrur ose mbajtur me rregull dhe e deklaron në fillim të mbledhjes.

 

 

Neni 179

Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit

 

179.1 Shumica e numrit të përgjithshëm të drejtorëve të caktuar me statutin e shoqërisë apo rregullore e përbën kuorumin për transaksionet e veprimtarisë tregtare përveç nëse me statut apo rregullore është përcaktuar numër më i madh për kuorum.

 

179.2 Aktiviteti i shumicës së drejtorëve të cilët janë të pranishëm në mbledhje në të cilën ekziston kuorumi do të konsiderohet aktivitet i bordit, përveç nëse me statutin ose rregulloren kërkohet një numër më i madh i drejtorëve.


 

Neni 180

Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes

 

Përveç nëse me statut ose rregullore të shoqërisë kërkohet që një aktivitet i bordit të ndërmerret ekskluzivisht në mbledhje të bordit, të gjitha aktivitetet të cilat mund të ndërmerren në mbledhjet e bordit mund të ndërmerren edhe pa mbajtjen e mbledhjes nëse pëlqimi me shkrim, që përmban edhe natyrën e aktivitetit përkatës, nënshkruhet nga të gjithë drejtorët me të drejtë vote për atë çështje. Të gjitha këto pëlqime duhet të përmbahen në një ose më shumë miratime me shkrim, të cilat duhet të paraqesin aktivitetin e ndërmarrë si dhe të kenë nënshkrimin e një ose më shumë drejtorëve. Të gjitha këto pëlqime duhet të vendosen në procesverbalin nga mbledhja e bordit të drejtorëve të shoqërisë. Pëlqimi hyn në fuqi pasi nënshkrimit nga të gjithë drejtorët, përveç nëse në pëlqim është caktuar një datë tjetër e hyrjes në fuqi.


 

Neni 181

Komisionet e Bordit

 

Statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë, ose drejtorët mund të miratojnë një vendim që themelon një ose më shumë komisione, (komisioni për auditim ose për shqyrtimin e kompensimeve ) që do të shqyrtojë, hulumtojë, rekomandojë ose të marrë masa të tjera jo-obligative e që janë në kuadër të kompetencës së bordit.

Këto komisione mund të përfshijnë edhe anëtarët e bordit të drejtorëve dhe punëtorët e shoqërisë si dhe persona jashtë kompanisë. Përveç nëse statuti, rregulloret ose vendimi i bordit kërkojnë një numër më të madh, shumica e anëtarëve të komisionit e përbëjnë kuorumin dhe shumica e kuorumit është e nevojshme për çdo rekomandim ose veprim tjetër të komisionit. Të gjitha vendimet dhe veprimet e tjera të komisionit i nënshtrohen rishikimit, ndryshimit dhe miratimit me jo më pak se 2/3 e anëtarëve të bordit.

 

 

Neni 182

Procesverbali nga Mbledhjet e Bordi

 

Procesverbali i secilës mbledhje të bordit ose e cilitdo komision, duhet të mbahet gjatë mbledhjes. Procesverbali formal me shkrim duhet të përgatitet jo më shumë se dhjetë (10) ditë pas mbledhjes. Procesverbali përfshin (i) kohën dhe vendin e mbledhjes, (ii) personat e pranishëm dhe agjendën e mbledhjes, (iii) çështjet e hedhura në votim, (iv) detajet e diskutimeve dhe arsyet e dhëna për çfarëdo vote negative ose abstenimi (v) rezultatet e secilit votim, duke përfshirë emrin e secilit person që ka qenë i pranishëm dhe ka pasur të drejtë vote dhe një indikacion të asaj se si ky person ka votuar; dhe (vi) vendimet e miratuara në mbledhje. Procesverbali formal me shkrim do të nënshkruhet nga drejtori që e ka kryesuar mbledhjen dhe nga personi që ka shërbyer si sekretar në mbledhje.

 

 

Neni 183

Zyrtarët

 

183.1 Bordi i drejtorëve të kompanisë do të punësojë zyrtarë dhe menaxherë të lartë të kompanisë që i raportojnë dhe janë nën drejtimin e bordit të drejtorëve. Këta zyrtarë i kanë kompetencat dhe autorizimet e përcaktuara në rregullore. Bordi mund t'u delegojë atyre, kompetenca dhe autorizime të tjera për ushtrimin e veprimtarisë së kompanisë, përveç çështjeve që shprehimisht janë të rezervuara për bordin e drejtorëve ose për aksionarët sipas këtij ligji, rregulloreve ose statutit. Nëse kompania ka vetëm një zyrtar, ai i ka autorizimet të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni si dhe detyrimet e sekretarit të kompanisë sipas paragrafit 4 të këtij neni.

 

183.2 Kompetencat dhe detyrat e përgjithshme të zyrtarëve përshkruhen në rregullore.

 

183.3 Bordi i drejtorëve e punëson dhe emëron zyrtarin kryesor. Bordi mund të i'a japë këtij personi titullin "zyrtar kryesor ekzekutiv," "kryetar", "drejtor menaxhues" ose titull tjetër të ngjashëm. Kompetencat dhe autorizimet e tij kryesore do të përcaktohen në rregulloret e shoqërisë. Përveç detyrave të përcaktuara në këtë mënyrë dhe në bazë të përjashtimeve të këtij ligji ose të rregulloreve, ky person është i autorizuar që të veprojë në përgjithësi (pa ndonjë dokument autorizimi) në emrin e kompanisë, t'i përfaqësojë interesat e kompanisë në përmbylljen e transaksioneve në emrin e kompanisë, si dhe të japë udhëzime për zyrtarët e tjerë të kompanisë, me kusht që këto udhëzime të mos jenë në kundërshtim ose në mospërputhje me statutin, rregulloret ose me këtë ligj.

 

183.4 Një zyrtar është përgjegjës për regjistrimin e të dhënave dhe veprimeve në mbledhjet e aksionarëve dhe bordit të drejtorëve në një libër që mbahet për këtë qëllim. Personi në fjalë njihet si "sekretar i kompanisë".

 

183.5 Të gjithë zyrtarët do ti kryejnë detyrat e tyre në përputhje me statutin, rregulloret si dhe çfarëdo vendimi të bordit të drejtorëve të shoqërisë, përveç nëse një vendim i këtillë është në kundërshtim të qartë me këtë ligj, statutin ose rregulloret e shoqërisë.

 

 

Neni 184

Lajmërimi për Interesin Personal dhe Financiar dhe Detyrimi i Lojalitet

 

184.1 Secili zyrtar ose drejtor është i detyruar të lajmërojë para bordit të drejtorëve ose para një komisioni vendimmarrës (ose kur zbatohet para aksionarëve, nëse ata e marrin vendimin përkatës) çfarëdo interesi personal ose financiar që ai ka, drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes të afërmve ose bashkëpunëtorëve personal, në lidhje me si vijon, qofshin ato ekzistuese ose potenciale (i) kontrata ose transaksione, (ii) konkurrentë afaristë (iii) kreditorë, (iv) furnizues, (v) klientë, (vi) konsulentë, (vii) punonjës, (viii) ortakë dhe/ose (ix) çfarëdo vendimi të kompanisë, bordit të drejtorëve ose të aksionarëve që ndërlidhet me të mësipërmet.

 

184.2 Një interes i këtillë personal ose financiar përfshin, por nuk kufizohet në: (i) çdo interes financiar që ky drejtor ose zyrtar apo anëtar i familjes ka në të, qoftë nga e drejta e pronësisë, me kontratë apo ndryshe dhe (ii) nëse ai apo ndonjë anëtar i familjes është palë në veprim ose transferim që është objekt i vendimit ose që realizon përfitim financiar nga veprimi ose vendimi, dhe (iii) nëse ai është nën kontroll apo nën ndikimin e drejtpërdrejtë të një pale që ka një interes në veprim ose transferim, nga i cili me arsye mund të pritet se mund të ndikojë në vlerësimin e tij në dëm të kompanisë.

 

184.3 Ky lajmërim duhet të bëhet zakonisht nga një zyrtar ose drejtor në kohën kur ai punësohet, zgjidhet ose emërohet në atë post ose, nëse bëhet më votë, menjëherë në kohën kur ai vjen në dijeni të interesit financiar ose personal. Po ashtu, lajmërimi përkatës bëhet në kohën kur një vendim ose transaksion përkatës është në diskutim nga drejtorët, zyrtarët ose aksionarët. Nëse një zyrtar ose drejtor nuk e bën lajmërimin e kërkuar, ai mund të largohet ose pushohet dhe, në të dyja rastet, është përgjegjës për dëmet që i shkaktohen kompanisë si rezultat i moslajmërimit.

 

184.4 Drejtori ose zyrtari, janë nën detyrimin e vazhdueshëm që gjatë tërë kohës të veprojnë në mënyrë të drejtë dhe besnike ndaj kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet dhe interesat materiale të kompanisë. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në detyrimin për të mos shfrytëzuar pronën e kompanisë për nevoja ose përfitime personale, mos shfrytëzimin e informacionit konfidencial të kompanisë për arritjen e përfitimeve personale për vete ose të cilit do anëtar të familjes ose bashkëpunëtor personal, mosshfrytëzimin ose devijimin e mundësive afariste të kompanisë për vete ose për cilindo person ose shoqëri dhe që në përgjithësi t'u shërbejë vetëm interesave të kompanisë në të gjitha veprimet dhe transaksionet që kompania ka interes material.

 

184.5 Drejtori ose zyrtari anëtarë, të cilët lidhin një kontratë ose transaksion me shoqërinë nuk konsiderohet se e ka shkelur detyrën e përcaktuar me paragrafët 1 deri ne 3 të këtij neni, dhe nuk do të jenë personalisht përgjegjës për dëmin apo sanksionet tjera nga kjo, nëse ose:

 

a) të gjitha faktet materiale në lidhje me interesat e tij janë lajmëruar apo dihen nga organi vendim marrës i cili e miraton vendimin dhe nëse ky organ e autorizon kontratën ose transakcionin me mirëbesim me shumicën e votave të drejtorëve apo zyrtarëve të pa interesuar, edhe nëse drejtorët e pa interesuar janë më pak se kuorumi, ose

 

b) në rast të një vendimi që është vendim i aksionarëve, të gjitha faktet materiale në lidhje me zyrtarët apo drejtorët e interesuar janë lajmëruar apo u janë të njohura aksionarëve të cilët kanë të drejtë vote për këtë dhe kontrata ose transakcioni është shprehimisht i miratuar me mirëbesim me shumicën e votave të aksionarëve.

    

 

Neni 185

Shkarkimi i Zyrtarëve

 

185.1 Çdo zyrtarë mund të shkarkohet nga posti i tij në çdo kohë sipas diskrecionit të tyre, me ose pa ndonjë shkak të caktuar, mirëpo ky shkarkim nuk i paragjykon të drejtat e zyrtarit që dalin nga kontrata ose ligji për punësim, nëse ka të këtilla.

 

185.2 Kompania dhe një zyrtar mund të lidhin një marrëveshje punësimi me të cilën përcaktohet rroga ose kompensimi që duhet t'i paguhet zyrtarit në fjalë, detyrat, kushtet e punësimit si dhe çështjet e tjera që janë pajtuar nga të dyja palët. Punësimi si zyrtar, nuk krijon në vetvete të drejta kontraktuese. Marrëveshja e punësimit, e përmendur më sipër, duhet të jetë në pajtim me këtë ligj si dhe të gjitha dispozitat përkatëse në statut ose në rregullore. Nëse një dispozitë e marrëveshjes së punësimit është në kundërshtim (mos-përputhje) me këtë ligj, statutin ose rregulloret, atëherë dispozita e marrëveshjes është e pavlefshme dhe e pazbatueshme ose, nëse është e mundshme, ajo dispozitë duhet të modifikohet, interpretohet dhe/ose zbatohet në një mënyrë me të cilën eliminohet mospërputhja.

 

 

Neni 186

Detyra e Kujdesit dhe Parimi i Vlerësimit Afarist

 

186.1 Secili drejtor dhe punonjës është i detyruar që (i) të veprojë me mirëbesim, dhe (ii) t'i përmbushe dhe t'i zbatojë detyrat dhe detyrimet e përcaktuara në nenin 184 dhe 187 të këtij ligji dhe (iii) të sigurojë që vendimet e tij që ndërlidhen me kompaninë, të bëhen duke qenë i bindur se është duke vepruar në masë të arsyeshme në interesin më të mirë të shoqërisë dhe duke u përkushtuar vëmendje përgjegjësive të tij si dhe duke u kushtuar kujdes të veçantë çështjeve që duhet të vendosen si pas informatave që në masë të arsyeshme janë në disponim të tij.

 

186.2 Personi që vepron sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe që merr një vendim afarist me mirëbesim, nuk mund të mbahet personalisht përgjegjës nga kompania ose aksionarët për dëmet që rrjedhin si pasojë e atij vendimi.

 

 

Neni 187

Detyrimi për mos-konkurrencë

 

Zyrtarët dhe drejtorët nuk mund të jenë të përfshirë në konkurrencë tregtare kundër shoqërisë. Kjo konkurrencë përfshinë por nuk kufizohet vetëm në punësimin, të qenit ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose anëtar kontrollues ose aksionar në ndonjë shoqëri tjetër tregtare që ushtron aktivitete tregtare konkurruese.



Neni 188

Ushtrimi i Detyrimeve sipas Vendimit Personal ose të Gjykatës

 

188.1 Një ose më shumë aksionarë që mbajnë së paku 10% të votave me të drejtë, për zgjedhjen e drejtorëve, kanë të drejtë të paraqesin ankesë në gjykatë në emrin e kompanisë kundër një ose më shumë drejtorëve ose zyrtarëve, nëse këta aksionarë kanë arsye të mira për të besuar sa zyrtarët dhe drejtorët përkatës kanë shkelur detyrën ndaj kompanisë dhe me këtë e kanë dëmtuar kompaninë.

 

188.2 Asnjë padi nuk mund të paraqitet nga aksionari në emër ose për llogari të shoqërisë, përveç nëse aksionari në fjalë ose pronari paraprak i aksionit të tij ka qenë aksionar në kohën e ngjarjes së veprimeve për të cilat është dashur paraqitur padia dhe bordi i drejtorëve ose e ka refuzuar parashtrimin e kësaj padie ose përpjekjet për ta shtyrë bordin e drejtorëve që të paraqesë padinë nuk ka gjasa se do të kenë sukses. Ankesat e paraqitura në këtë mënyrë duhet të përshkruajnë në hollësi ose (i) përpjekjet që janë bërë nga aksionarët për ta shtyrë bordin e drejtorëve që ta paraqesë ankesën në emër të kompanisë ose (ii) një deklaratë se këto përpjekje nuk janë bërë për shkak se më siguri se do të kishin qenë të padobishme, së bashku me një deklaratë ku paraqiten arsyet për mbështetjen e kësaj deklarate.

 

188.3 Nëse aksionarët ankues janë të suksesshëm në këtë rast, të gjitha kompensimet e dhëna dhe të pranuara janë pronë e kompanisë, përveçse aksionarët ankues kanë të drejtë që t'i mbulojnë shpenzimet e tyre të arsyeshme, duke përfshirë tarifat ligjore, nga pala mbrojtëse.

      

 

KREU VII

Aksionarët dhe Mbledhjet e Aksionarëve

 

Neni 189

Mbledhja Vjetore e Aksionarëve

 

189.1 Çdo shoqëri duhet të mbajë një mbledhje vjetore të aksionarëve, e cila do të njihet si mbledhja e saj vjetore.

 

189.2  Një mbledhje vjetore e aksionarëve do të mbahet brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve pasi bordi të marrë raportin e audituar financiar për secilin vit financiar, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë pas përfundimit të vitit financiar të shoqërisë. Me kusht që të jetë në pajtim me të mësipërmen, statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë datën dhe kohën e saktë, ose metodën për përcaktimin e datës ose kohës së saktë, për mbajtjen e mbledhjes vjetore, Bordi i drejtorëve është përgjegjës për të siguruar mbajtjen me kohë të mbledhjes vjetore të aksionarëve.

 

189.3 Bordi duhet të sigurojë që aksionarëve t'u dërgohet deklarata e audituar financiare e kompanisë së paku tridhjetë (30) ditë para mbledhjes vjetore.

 

189.4  Mbledhja vjetore e shoqërisë mbahet në vendin e caktuar në statutin ose rregulloret ose (nëse nuk është përcaktuar aty) atëherë në një vend që caktohet nga bordi i drejtorëve, që duhet të jetë brenda Kosovës.

 

189.5 Moskonvokimi dhe mosmbajtja e mbledhjes vjetore nga bordi i drejtorëve në kohën e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni nuk ndikon në veprimtarinë e vlefshme të shoqërisë. Megjithatë, ky dështim menjëherë u jep aksionarëve të drejtën, që mund të ushtrohet nga një ose më shumë aksionarë që mbajnë së paku 10% të votave me të drejtë vote në mbledhjen vjetore, që të konvokojnë dhe mbajnë mbledhjen vjetore të aksionarëve.

 

 

Neni 190

Mbledhjet e Jashtëzakonshme të Aksionarëve

 

190.1 Shoqëria e mban mbledhjen e jashtëzakonshme të aksionarëve:

 

a) me kërkesën e bordit të drejtorëve ose me kërkesën e një personi të autorizuar për këtë qëllim në statutin e shoqërisë; ose

 

b) nëse pronarët e më së paku 10% të të gjitha votave që kanë të drejtë të hidhen për një çështje në mbledhjen e propozuar nënshkruajnë, e vendosin datën dhe i dorëzojë shoqërisë një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një mbledhje. Në kërkesën për mbledhje ata duhet ta theksojnë emrin dhe adresën e tyre si dhe numrin e aksioneve të cilat i mbajnë, qëllimin ose qëllimet për të cilat duhet mbajtur mbledhja, dhe rendin e ditës së mbledhjes.

 

190.2 Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të kërkesës nga shoqëria, bordi i drejtorëve duhet ta miratojë vendimin për caktimin ose refuzimin e mbledhjes. Brenda pesë ditëve pas miratimit të këtij vendimi, bordi i drejtorëve duhet t'u dërgojë njoftim për mbajtjen e mbledhjes personave që kanë paraqitur kërkesën në adresën e shënuar në kërkesë, së bashku me një kopje të vendimit. Nëse kërkesa për caktimin e mbledhjes së jashtëzakonshme refuzohet, atëherë vendimi i refuzimit duhet të theksojë edhe arsyet për refuzimin e mbledhjes. Vendimi për refuzimin e mbledhjes mund të miratohet vetëm nëse procedurat e përcaktuara në pikën b, paragrafi 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, ose nëse aksionarët që kanë paraqitur kërkesën nuk e posedojnë numrin e mjaftueshëm të votave që kërkohen sipas kësaj pike, ose nëse asnjëra nga çështjet e propozuara në kërkesë për mbledhje nuk është në kompetencën e mbledhjes së aksionarëve.

 

190.3 Përcaktimi i datës për përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë të kërkojnë mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme është data në të cilën aksionari i parë e ka nënshkruar kërkesën.

 

190.4  Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet në vendin e përcaktuar në statutin e shoqërisë ose (nëse nuk është caktuar aty) në një vend të cilin e cakton bordi i drejtorëve në pajtim me statutin e shoqërisë. Nëse vendi i mbajtjes së mbledhjes nuk përcaktohet me statut dhe nuk përcaktohet nga bordi i drejtorëve, atëherë mbledhja mbahet në zyrën e regjistruar të shoqërisë (Selinë e shoqërisë) .

 

190.5 Vetëm çështjet që janë theksuar në kuadër të qëllimit ose qëllimeve të shënuara në njoftimin për mbledhje sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të diskutohen në mbledhjen e jashtëzakonshme.

 

 

Neni 191

Mbledhja e Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës

 

191.1 Nëse mbledhja vjetore e aksionarëve nuk mbahet brenda gjashtë muajve të parë pas përfundimit të vitit financiar te shoqërisë, ose katërmbëdhjetë (14) muaj pas mbledhjes së fundit vjetore të aksionarëve (ose dymbëdhjetë (12) muaj pas regjistrimit fillestar të shoqërisë, nëse nuk është mbajtur ndonjë mbledhje e mëhershme), gjykata kompetente mund të nxjerr vendim për mbajtjen e mbledhjes pas kërkesës së cilitdo drejtor ose cilitdo aksionar i cili ka të drejtë pjesëmarrje dhe vote në mbledhjen në fjalë.

 

191.2 Nëse mbledhja e jashtëzakonshme nuk mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të kërkesës sipas nenit 190 të këtij ligji, ose datës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes sipas paragrafit 3 të këtij neni, gjykata mund të nxjerrë vendim për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme pas kërkesës së cilitdo aksionar që ka nënshkruar kërkesën.

 

191.3 Gjykata mund të nxjerrë vendime të tjera përkatëse të nevojshme për arritjen e qëllimit të mbledhjes, duke përfshirë edhe vendimin për mbajtjen dhe emërimin e personave që do të kryesojnë mbledhjen nëse bordi refuzon të bëjë këtë, ose vendime mbi vendin dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes, caktimin e datës për përcaktimin e aksionarëve që kanë të drejtë vote, ose të përcaktojë formularin dhe përmbajtjen e njoftimit të mbledhjes.

 

 

Neni 192

Kompetenca e Mbledhjes së Aksionarëve

 

192.1 Këto çështje janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve dhe mund të vendosen vetëm nga aksionarët:

 

a) ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregulloreve të shoqërisë;

 

b) zgjedhja ose shkarkimin i drejtorëve;

 

c) autorizimi për bashkim ose transaksionet e mëdha sipas nenit 211 të këtij ligji;

 

d) shpërbërjen e shoqërisë sipas nenit 229 të këtij ligji;

 

e) emërimin e auditorëve të pavarur të shoqërisë;

 

f) miratimin e deklaratave financiare vjetore të shoqërisë; dhe

 

g) çështje të tjera të rezervuara për aksionarët sikurse është përcaktuar me këtë ligj ose në statutin e shoqërisë, si dhe çështjet të cilat paraqiten për vendim në mbledhjen e aksionarëve nga bordi i drejtorëve të shoqërisë.

 

192.2 Çështjet të cilat janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve, siç është paraparë më sipër, nuk mund të vendosen nga bordi i drejtorëve ose zyrtarët/menaxherët ose nga cilido organ tjetër i kompanisë. Dispozitat kundërthënëse në statut ose rregullore, si dhe çfarëdo vendimi i marrë në bazë të këtyre dispozitave kundërthënëse, nga aspekti juridik, është i pavlefshëm dhe nuk ka efekt juridik.

 

 

Neni 193

Njoftimi për Mbledhjen e Aksionarëve

 

193.1 Varësisht nga neni 194 njoftimi me shkrim për mbajtjen e mbledhjes vjetore të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se  tridhjetë (30) ditë dhe jo më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë para datës së mbajtjes së mbledhjes vjetore, dhe njoftimi me shkrim mbi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se njëzet (20) ditë dhe jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme. Njoftimi dërgohet nga ose me udhëzimin e kryesuesit të bordit ose ndonjë anëtari tjetër të bordit të drejtorëve i cili e ka thirr mbledhjen, dhe u dërgohet të gjithë aksionarëve me të drejtë vote në mbledhje.

 

193.2 Njoftimi për mbajtjen e mbledhjes vjetore duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, rendin e propozuar të ditës dhe një listë të çështjeve për të cilat duhet votohet në mbledhje  (duke përfshirë listën e kandidatëve të propozuar për emërim në bordin e drejtorëve në mbledhje), dhe të gjitha çështjet tjera që duhet të përfshihen në njoftim në bazë të statutit ose rregulloreve të shoqërisë. Njoftimi gjithashtu duhet të përfshijë raportin vjetor të shoqërisë, llogarinë (bilancin) vjetore, deklaratën e fitimeve dhe humbjeve vjetore dhe ndonjë raport të auditorit, ose, nëse këto dokumente nuk janë përfshirë atëherë një deklaratë mbi atë se si dhe kur do t'u dërgohen ose të vihen në dispozicion të aksionarëve para mbledhjes vjetore. Bordi i drejtorëve është i obliguar që të sigurojë që të gjitha këto dokumente ose t'u dërgohen ose të jenë në dispozicion të aksionarëve së paku tridhjetë  (30) ditë para mbledhjes.

 

193.3 Njoftimi për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbledhjes, një përshkrim të qëllimit të mbledhjes, dhe rendin e ditës që është propozuar nga paraqitësi i kërkesës për mbajtjen e mbledhjes.

 

193.4 Përveç dërgimit aksionarëve të njoftimit të paraparë më sipër, kompania po ashtu duhet të publikojë një njoftim të ngjashëm së paku njëzetenjë (21) ditë kalendarike para datës e cila fillimisht është përcaktuar për mbajtjen e mbledhjes, në një gazetë me qarkullim të madh dhe në gjuhët zyrtare të Kosovës. Në këtë njoftim duhet të përcaktohet koha, vendi dhe rendi i ditës së mbledhjes. Ky njoftim nuk duhet të jetë më i vogël se 10% të një faqe të shtypur.


 

Neni 194

Heqja dorë nga Njoftimi

 

194.1 Kurdo që me këtë ligj ose me statutin ose rregulloret e shoqërisë kërkohet dorëzimi i një njoftimi, personi që ka të drejtë të pranojë njoftimin mund të heqë dorë nga e drejta e tij për të pranuar njoftimin me nënshkrimin e një njoftimi për heqjen dorë nga kjo e drejtë.

 

194.2 Pjesëmarrja e aksionarit në mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat që aksionari mund t'i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me mos-dërgimin e njoftimit ose njoftimin e mangët për mbajtjen e mbledhjes. Me kusht që e drejta e aksionarit për t'u ankuar të jetë e vlefshme nëse në fillim të mbledhjes aksionari e kundërshton mbajtjen e mbledhjes për shkak të mos-dërgimit të njoftimit përkatës për mbajtjen e saj.

 

194.3 Pjesëmarrja e aksionarit në mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat të cilat aksionari mund t'i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje të caktuar në mbledhje në bazë të asaj se në njoftimin për mbajtjen e mbledhjen nuk është shënuar që kjo çështje do të diskutohet. Me kusht që e drejta e aksionarit për t'u ankuar ose për të kundërshtuar të jetë e vlefshme nëse gjatë kohës kur çështja fillon të diskutohet në mbledhjen e aksionarëve atëherë ai e kundërshton diskutimin e çështjes për shkak të mos njoftimit përkatës në lidhje me këtë çështje.

 

 

Neni 195

Rendi i Ditës për Mbledhje

 

195.1 Aksionari ose aksionarët të cilët mbajnë së paku 10% të të gjitha votave dhe që kanë të drejtë të marrin pjesë në bordin e drejtorëve të shoqërisë në mbledhjen vjetore kanë të drejtë të paraqesin dy (por jo më shumë se dy) çështje për rendin e ditës për këtë mbledhje dhe gjithashtu kanë të drejtën e propozimit të kandidatëve për zgjedhje në bordin e drejtorëve, ashtu që numri i kandidatëve të propozuar nuk mund ta kalojë numrin e përgjithshëm të anëtarëve në bord. Të gjitha propozimet e tilla duhet të bëhen me shkrim, duhet të përfshijnë emrin dhe numrin e votave të secilit propozues, duhet t'i dërgohen shoqërisë në adresën e bordit të vet të drejtorëve dhe në adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë (seli), jo më shumë se katërmbëdhjetë (14) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes. Asnjë aksionar nuk mund të numërohet në më shumë se në një grup të aksionarëve që mbajnë së paku 10% të votave për qëllime të kësaj pike.

 

195.2 Nëse bordi i drejtorëve e pranon një propozim të këtillë më shumë se dhjetë (10) ditë para datës në të cilën do të dërgohet njoftimi për mbajtjen e mbledhjes tek aksionarët, bordi i drejtorëve duhet ta përfshijë këtë propozim në atë njoftim. Nëse bordi i drejtorëve e pranon një propozim pas kësaj kohe, por megjithatë katërmbëdhjetë (14) ose më shumë ditë para mbajtjes se mbledhjes, bordi i drejtorëve duhet menjëherë t'ua dërgojë propozimin me postë të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes.

195.3 Gjatë mbledhjes vjetore, vetëm çështjet që janë në fushëveprimin e njoftimit dhe të agjendës së dërguar paraprakisht, ose që janë në fushëveprimin e një propozimi që është pranuar nga bordi së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para mbledhjes, mund të votohen. Megjithatë, ky kufizim nuk e pengon diskutimin e çështjeve të tjera.

 

195.4 Në mbledhjen e jashtëzakonshme, vetëm çështjet e përfshira në njoftimin dhe në rendin e ditës të dërguar paraprakisht mund të votohen. Ky kufizim nuk do ta pengojë diskutimin e çështjeve të tjera.

 

 

 

 

 

Neni 196

Caktimi i Datës për Mbledhje

 

196.1 Statuti i shoqërisë mund të vendosë mënyrën për caktimin e datës së mbledhjes lidhur me përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë në njoftim për mbajtjen e mbledhjes, të kërkojnë mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme, të votojnë, ose të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër.

 

196.2 Nëse statuti i shoqërisë nuk e cakton ose nuk përcakton mënyrën për vendosjen e caktimit të datës për mbledhje, bordi i drejtorëve mund ta caktojë një datë të ardhme si datë për mbajtje të mbledhjes. Nëse data e mbledhjes nuk është vendosur në statut dhe as nga bordi i drejtorëve për mbledhjen vjetore, data e mbledhjes është data në të cilën së pari është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes ose që është përcaktuar nga neni 193 të këtij ligji. Nëse data e mbledhjes nuk është caktuar në statut ose nga bordi i drejtorëve për mbledhjen e jashtëzakonshme, data e mbledhjes do të jetë data në të cilën kërkesa e parë për mbajtjen e mbledhjes së tillë është nënshkruar nga një aksionar sipas nenit 190 të këtij ligji.

 

196.3 Data e mbledhjes nuk duhet, në çfarëdo rrethanash, të jetë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë ose më pak se dhjetë (10) ditë para mbajtjes së mbledhjes ose veprimeve që kërkojnë miratimin e aksionarëve.

 

 

Neni 197

Drejtimi i Mbledhjes

 

197.1 Kryesuesi i mbledhjes do të zgjidhet dhe e kryeson secilën mbledhje. Kryesuesi emërohet (i) siç është paraparë ne statutin e kompanisë ose, (ii) nëse statuti nuk e parasheh mënyrën për zgjedhjen e kryesuesit atëherë në bazë të një vendimi të bordit të drejtorëve. Kryesuesi vendos lidhur me mënyrën e mbajtjes së mbledhjes dhe mund të vendosë rregulla dhe rregulloren e punës për mbajtjen e mbledhjes, me kusht që këto rregulla të mos i diskriminojnë ose të pengojnë të drejtën e pjesëmarrjes së cilitdo aksionar.

 

197.2 Përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe në statut apo rregullore, votimi do të bëhet me cilëndo metodë të zakonshme dhe të arsyeshme, siç e përcakton kryesuesi.

 

Neni 198

Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Mbledhjen

 

Jo më shumë se dhjetë (10) ditë para mbajtjes së mbledhjes, shoqëria duhet të vejë në dispozicion për inspektim dhe kopjim nga secili aksionar (me shpenzimet e aksionarit) listën e të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë vote në mbledhje dhe të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes. Kjo listë duhet të jetë në dispozicion në zyrën e regjistruar të shoqërisë dhe duhet të jetë në dispozicion të aksionarëve gjatë mbledhjes.


 

Neni 199

Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit

 

199.1 Aksionari mund të votojë me aksionet e tij ose personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit, sikurse është përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni.

 

199.2  Përveç kur zbatohet paragrafi 2 i nenit 201, aksionet të cilat mbahen nga një shoqëri tregtare mund te votohen nga një person i autorizuar i asaj shoqërie tregtare ose përfaqësuesi i përcaktuar në mënyrë të rregullt nga personi i autorizuar.

 

199.3  Aksionari mund ta emërojë një përfaqësues për të votuar në emër të aksioneve të tij pas dorëzimit të një "përcaktimi të përfaqësuesit" të nënshkruar nga aksionari - ose nëse aksionari është shoqëri tregtare atëherë nga një person i autorizuar i asaj shoqërie tregtare. "Përcaktimi i përfaqësuesit" duhet të theksoje shprehimisht se përfaqësuesi e ka te drejtën që të votojë me aksionet e aksionarit.

 

199.4 Kopja e nënshkruar e "përcaktimit të përfaqësuesit duhet t'u dërgohen përfaqësuesit dhe sekretarit të shoqërisë ose zyrtarit tjetër përkatës të shoqërisë para ose në fillim të mbledhjes. Përcaktimi i përfaqësuesit mund të përmbajë kufizime mbi autorizimin e përfaqësuesit për të votuar në emër të aksionarit, por pa u kufizuar në udhëzimet se si duhet të votohen aksionet në një mbledhje të caktuar. Nëse në përcaktimin e përfaqësuesit nuk janë paraparë këso kufizime ose udhëzime, atëherë përfaqësuesi është i lirë për t'i votuar  aksionet sipas dëshirës.

 

199.5 Drejtori ose zyrtari i kompanisë nuk mund ta kryejnë detyrën e një përfaqësuesi për aksionarin i cili është punonjës i shoqërisë.

 

199.6 Përcaktimi i përfaqësuesit skadon, cilado që është më herët (i) në datën e skadimit të theksuar në përcaktim, nëse ka të tillë, (ii) në një datë që është gjashtë muaj nga data e nxjerrjes së përcaktimit të përfaqësuesit, ose (iii) nëse është e aplikueshme, në momentin kur personi i cili e ka nxjerrë përcaktimin e përfaqësuesit e revokon atë në cilëndo nga mënyrat e parapara në paragrafin 7 të këtij neni.

 

199.7 Personi që ka përcaktuar personin tjetër me të drejtën e përfaqësimit mund ta revokojë të drejtën e përfaqësimit në çdo kohë para se të votohet, ose (i) përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim për revokim në sekretariatin e shoqërisë ose te zyrtari përgjegjës i shoqërisë para mbledhjes ose (ii) përmes pjesëmarrjes në mbledhjen përkatëse dhe votimit personal. Revokimi i "përcaktimit të përfaqësuesit" nuk e zhvleftëson votën e hedhur nga përfaqësuesi para këtij revokimi, nëse kjo votë ka qenë e vlefshme në kohën e hedhjes.

 

 

Neni 200

Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Mbledhje

 

200.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë, shumica e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështjen përkatëse, që përfaqësohen personalisht ose përmes përfaqësuesit, përbëjnë kuorumin mbledhjes.

 

200.2 Nëse kuorumi është arritur, votimi i shumicës së aksioneve që kanë të drejtë vote të përfaqësuar në mbledhje do të jetë akti dhe vendimi i mbledhjes, përveç nëse kërkohet një numër më i madh votash sipas këtij ligji ose statutit të shoqërisë .

 

200.3 Statuti i shoqërisë mund të parasheh kuorum më të madh ose kushte të tjera të votimit nga ato të vendosura në këtë nen.

 

200.4  Një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit që ka për qëllim plotësimin, ndryshimin ose heqjen e një kërkese të votimit duhet të miratohet nga aksionarët në pajtim me, cilëndo që është me e madhe/kufizuese (i) kuorumin dhe kërkesat e votimit të përcaktuara në statutin ekzistues ose (ii) kuorumin dhe kërkesat e votimit që do të hyjnë në fuqi me rastin e miratimit të ndryshimit dhe plotësimit.

 

200.5 Nëse statuti i shoqërisë ose ky ligj kërkojnë votimin e një lloji ose kategorie të caktuar të aksioneve për një çështje të caktuar, vendimi për atë çështje merret kur votohet nga ky grup votues. Rregullat në paragrafët 1 dhe 3 të këtij neni, do të aplikohen në relacion me votat nga ai lloj i kategorisë, përveç nëse ajo votë nga kategoria apo lloji do të njihet si mbledhje e veçantë edhe nëse e mbajtur në mbledhjen apo forumin e njëjtë si mbledhja e plotë e aksionarëve.

 

200.6 Mbledhja e aksionarëve nuk është e vlefshme nëse kuorumi nuk është arritur, personalisht ose përmes përfaqësuesve. Për tu regjistruar si të pranishëm, secili aksionar ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të dëshmojnë, dhe shoqëria duhet ta verifikojë, se aksionari është regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e aksionarëve në datën e mbledhjes.

 

200.7 Mbledhja e aksionarëve do të shtyhet nëse nuk është arritur kuorumi i kërkuar, brenda një afati të arsyeshëm kohor pas caktimit të mbledhjes.

 

200.8 Nëse mbledhje e aksionarëve shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit, shoqëria duhet që brenda dy javëve pas datës së shtyrjes së mbledhjes, t'i thërrasë dhe t'i njoftojë mbi mbledhjen e re të aksionarëve. Për mbledhjen e re, kuorumi është 33% të aksioneve me të drejtë vote të caktuar dhe vendimi do të jetë thjeshtë shumica përveç nëse është përcaktuar ndryshe sipas këtij ligji ose me statutin e shoqërisë.

 

 

Neni 201

Të Drejtat e Votimit të Aksioneve

 

201.1 Përveç siç parashihet në statut apo ligjin aktual, secili aksion i jashtëm apo i privilegjuar nga cilado kategori ka të drejtë për një votë në secilën çështje që votohen në mbledhje.

 

201.2 Aksionet nuk mund të votohen në një mbledhje nëse janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të kompanisë ose të cilësdo shoqëri ose njësi në të cilën kompania ka, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një interes pronësor.

 

 

Neni 202

Të Drejtat e Votimit të Poseduesve të Caktuar

 

202.1 Aksionari, aksionet e të cilit janë venë si peng, ka të drejtë vote përderisa aksionet në fjalë t'i jenë bartur peng-marrësit, pastaj pengmarrësi fiton të drejtën e votimit për atë aksion.

Nëse megjithatë marrëveshja e pengut dhuron të drejtën e votës te pengu dhe kjo evidencohet në mbledhjen përkatëse të aksionarëve, pengmarrësi do të ketë të drejtë që të votojë aksionet.

 

202.2 Aksionet të cilat mbahen në emër të një personi të vdekur, një personi të mitur ose ndonjë personi tjetër i cili nuk ka aftësi juridike për të vepruar, mund të votohen nga përfaqësuesi ligjor i personit në fjalë sipas ligjit, personalisht ose përmes përfaqësuesit të përcaktuar nga përfaqësuesi ligjor, pa bërë bartjen e aksioneve në fjalë në emër të përfaqësuesit të tillë.

 

202.3 Aksionet që janë në emër të një pranuesi, likuidatori, administratori në falimentim ose personi të ngjashëm, mund të votohen nga personi në fjalë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar pa bërë bartjen e aksioneve në emër të personit të tillë, nëse autorizimi për këtë është përcaktuar në urdhrin e gjykatës.

 

 

Neni 203

Procesverbali i Mbledhjes

 

Procesverbali i secilës mbledhje të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas mbledhjes dhe duhet të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari i mbledhjes i cili është përgjegjës për saktësinë e procesverbalit. Procesverbali përfshin (i) datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, (ii) rendin e ditës, (iii) kuorumin, (iv) fletëvotimet si dhe procedurat tjera të votimit, (v) numrin e votave të cilat i posedojnë aksionarët dhe përfaqësuesit e tyre në mbledhje, (vi) emrin e kryesuesit të mbledhjes dhe secilit sekretar të mbledhjes, (vii) çështjet te cilat janë votuar dhe rezultatet e votimit, (viii) një përmbledhje të fjalimeve dhe diskutimeve (përfshirë ndonjë fjalim lidhur me ndonjë votë negative apo abstenim), dhe (ix) një listë të vendimeve të marra në mbledhje.



KREU VIII

Ndryshimi i Statutit

Neni 204

Ndryshimi i Statutit

 

Shoqëria mund të bëjë ndryshimin e statutit të saj në çdo kohë, sipas neneve 205-208 të këtij ligji në vijim.



 

 

 

 

Neni 205

Ndryshimi nga Bordi i Drejtorëve

 

205.1  Statuti i shoqërisë mund të ndryshohet me vendim të bordit të drejtorëve, pa veprim të aksionarëve, nëse qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi është që (i) të krijojë dhe regjistrojë një statut të ndryshuar dhe të spastruar, që përfshin ndryshimet dhe plotësimet të cilat janë miratuar nga aksionarët dhe/ose (ii) për të bërë përmirësime teknike, jo-materiale në statut.

 

205.2 Përveç sikur është përcaktuar me paragrafin 1 të këtij neni, bordi nuk është i autorizuar që të bëjë, dhe është i ndaluar të bëjë ose edhe të përpiqet që të bëjë ndryshim dhe plotësim të statutit që nuk është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët në një mbledhje të rregullt të aksionarëve.

 

 

Neni 206

Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët

 

Statuti i shoqërisë mund të ndryshohet nga bordi i drejtorëve dhe aksionarët si vijon:

 

a) bordi i drejtorëve, ose aksionarët të cilët veprojnë sipas nenit 191 miraton një vendim me shkrim që parashtron që përmban ndryshimin dhe plotësimet e propozuara dhe që udhëzon që vendimi të dorëzohet në mbledhjen e aksionarëve, mbledhje kjo që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme;

 

b) teksti i ndryshimit dhe plotësimit të propozuar duhet të përfshihet në njoftimin për mbajtjen e mbledhjes që u dërgohet aksionarëve të cilët kanë të drejtë pjesëmarrje në mbledhje; dhe

 

c) gjatë mbledhjes, ndryshimi i propozuar miratohet në mbledhjen e plotë të aksionarëve vetëm pas votimit pohues të së paku dy të tretave të aksioneve me të drejtë vote apo llojit të aksioneve të caktuar të votojnë për ndryshim; me kusht që nëse në bazë të statutit të shoqërisë kërkohet një votim i cili është më i madh se sa dy të tretat për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë kërkohet votimi sipas metodës së përcaktuar në statut.

 

 

Neni 207

Votimi Grupor

 

Poseduesit e cilitdo lloj ose kategori të aksioneve, kanë të drejtë në votim grupor për propozimin për ndryshim të statutit, nëse statuti e lejon këtë, ose nëse ndryshimi do të:

 

a) zmadhojë ose zvogëlojë numrin e aksioneve të lejuara të atij lloji;

b) ndryshojë ndonjë të drejtë ose privilegje të aksioneve të atij lloji;

 

c) krijon të drejta të poseduesve të cilitdo lloj tjetër aksionesh për shkëmbimin ose konvertimin e aksioneve të tyre në aksione të llojit dhe kategorisë që i ka grupi;

 

d) ndryshojë aksionet në posedim të atij grupi në numra të ndryshëm të aksioneve ose në aksione të llojit ose kategorisë tjetër;

 

e) krijojë një lloj ose kategori të re të aksioneve që ka të drejta ose privilegje më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e ndonjë lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e çfarëdo lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta që i nënshtrohet atij grupi, nëse ngritja në fjalë pastaj i bën aksionet e tilla përafërsisht të barabarta ose superiore ndaj aksioneve të atij grupi;

 

f) kufizojë ose refuzojë të drejtat e përparësisë të aksioneve të grupit në fjalë;

 

g) kufizojë ose mohojë të drejtën e votës së atij grupi; ose

 

h) në ndonjë mënyrë tjetër i ndryshon të drejtat ose privilegjet e aksioneve që janë në posedim të atij grupi, gjë kjo që ndikon negativisht në atë grup.

 

 

Neni 208

Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Një Amendamenti

 

Pas miratimit të një amendamenti për statutin e shoqërisë, shoqëria duhet të i'a dorëzojë amendamentin (ose mund të dorëzojë të tërë statutin i cili përfshin amendamentin e bërë) Drejtorit, sipas Pjesës II të këtij ligji. Amendamenti hyn në fuqi menjëherë pas regjistrimit të tij, sipas Pjesës II të këtij ligji.

 

 

KREU IX

Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit

 

Neni 209

Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit

 

209.1 Programet për pronësinë e aksioneve nga punonjësit (këtu e tutje PPAP) janë programe të cilat miratohen nga aksionarët për t'i inkurajuar punonjësit që të blejnë aksione në shoqërinë aksionare. PPAP u lejojnë pjesëmarrësve që të parapaguajnë për aksione me çmim më të ultë apo si kompensim për punën ose angazhimin e tyre. PPAP munden që po ashtu të lëshojnë mundësi për pjesëmarrësit në lidhje me aksionet që do të emetohen në të ardhmen nga shoqëria aksionare.

 

209.2 Vetëm personat fizik kanë të drejtë pjesëmarrje në PPAP. Në PPAP duhet të përcaktohet kërkesa të arsyeshme të kualifikimit të cilat një person duhet ti plotësojë. Këto kërkesa, ndër tjera, mund të jenë që personi të jenë në marrëdhënie pune me orar të plotë në shoqërinë aksionare.

 

 

209.3 Për shkak të kërkesave të kufizuara të kualifikimit për PPAP, aksionet e blera në kuadër të PPAP janë të përjashtuara nga disa dispozita të këtij ligji, sikurse është përcaktuar në ato dispozita.

 

209.4 PPAP hyn në fuqi vetëm nëse (i) PPAP është miratuar në një mbledhje të aksionarëve të thirrur në mënyrë të rregullt; dhe (ii) një dokument i cili përcakton të gjitha aspektet materiale të PPAP u është siguruar aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para mbledhjes përkatëse.

 

 

 

KREU X

Bashkimi dhe Transaksionet e tjera të Mëdha

 

Neni 210

Përkufizimi i Bashkimit

 

Për qëllime të këtij ligji, "bashkim" do të thotë;

 

një transaksion në të cilin një kompani ("kompania në bashkim") i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një kompanie tjetër ("kompania përfituese"). Kompania përfituese mund te jetë një kompani ekzistuese ose një kompani e re e cila është themeluar me qëllim të marrjes së këtyre aseteve dhe përgjegjësive. Në transaksione të këtilla (i) kompania në bashkim shpërbëhet, (ii) vetëm kompania përfituese i mbijeton këtij transaksioni, dhe (iii) aksionaret e kompanisë në bashkim i dorëzojnë aksionet e tyre dhe në këmbim marrin aksione ose interesa te tjera pronësore në kompaninë përfituese dhe/ose pagesa në para të gatshme.

 

 

Neni 211

Procedurat e Bashkimit

 

211.1 Një ose më shumë kompani mund të iniciojnë dhe përmbyllin një bashkim si vijon:

 

a) drejtorët dhe zyrtarët do të hartojnë dhe drejtorët e secilës kompani duhet të miratojnë planin për bashkim i cili i përmbush kushtet e nenit 213 të këtij ligji dhe propozon se plani duhet të dorëzohet në mbledhjen e aksionarëve të secilës kompani, e cila mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme;

 

b) secila kompani duhet ta përgatisë një njoftim me shkrim së paku një muaj para mbajtjes së mbledhjes së aksionarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për plan, duke theksuar se qëllimi i mbledhjes është shqyrtimi i  planit  për bashkim. Njoftimi duhet të përfshijë dokumentet në vijim të cilat do të jenë të disponueshme për inspektim dhe kopjim në zyrën e regjistruar të secilës shoqëri:

 

(i) një kopje së bashku me një shpjegim të planit i cili i përcakton bazat juridike dhe ekonomike të bashkimit dhe çfarëdo raporti të aplikueshëm të këmbimit të aksioneve;

 

(ii) një raport detajisht të shkruar nga bordi i drejtorëve për planin, duke caktuar bazat juridike dhe ekonomike të planit afatet e bashkimit dhe në veçanti raportin e këmbimit të aksioneve dhe përfshirjen e ndonjë rekomandimi të drejtorëve, dhe arsyet për rekomandimin e tillë;

 

(iii) një kopje të një mendimi nga një këshilltar i licencuar i pavarur financiar për bashkimin sipas nenit 213 të këtij ligji;

 

(iv) raportet financiare vjetore të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse në bashkim për tre vitet e kaluara përfshirë ndonjë raport të auditorit;

 

(v) nëse deklarata e fundit financiare përmban informata për një periudhë që ka përfunduar më shumë se gjashtë muaj para datës në të cilën plani do t'i dorëzohet mbledhjes së aksionarëve, atëherë një deklaratë të posaçme të kontabilitetit të përgatitur nga një kontabilist i pavarur rregullator ose auditor sipas standardeve të aplikueshme të kontabilitetit duhet të përgatitet dhe të vihet në dispozicion për inspektim në zyrën e regjistruar të secilës kompani. Këto marrëveshje të paraqitura duhet ta pasqyrojnë gjendjen financiare të secilës kompani jo më shumë se tre muaj para datës në të cilën plani i dorëzohet mbledhjes së aksionarëve; me kusht që, (a) kërkesat e kësaj pike (v) nuk vlejnë për kompaninë e re e cila është krijuar si shoqëri trashëguese në rastin e bashkimit dhe (b) në rast të një marrëveshjeje të veçantë të kontabilitetit të paraqitur  asnjë inventar fizik shtesë i aseteve nuk do të kërkohet nga llogaritja e fundit vjetore dhe vlerësimi në letrat e bilancit duhet vetëm të përshtatet që të reflektojë të hyra në llogari, përveç se zhvlerësimet e brendshme dhe dispozitat e kontabilitetit dhe ndryshimet materiale të vlerës duhet të merren parasysh;

 

(vi) kopja e propozuar e statutit të ri dhe rregulloreve të shoqërisë përfituese; dhe

 

(vii) një deklaratë mbi të drejtat e aksionarëve e cila dallon dhe një vlerësim të kërkuar sipas nenit 220 të këtij ligji.

 

c) në mbledhjen e aksionarëve të secilës shoqëri, plani miratohet dhe pranohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote për planin në mbledhje, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e veçantë e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, amendamenti i propozuar miratohet vetëm nëse e arrit me votimin e dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që ka të drejtë votimi grupor; Me kusht që, nëse në bazë të statutit të shoqërisë kërkohet një votim tjetër nga ai me dy të tretat për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë të përdoret metoda e paraparë në statut;

 

d) votimi grupor në shoqëri është i nevojshëm nëse përcaktohet me statutin e shoqërisë ose nëse plani përmban një dispozitë, ashtu që nëse është e pranishme në amendamentin statutit të shoqërisë, kërkon votimin ndarë të atij grupi sipas nenit 208 të këtij ligji;

 

e) miratimi dhe shpallja e planit nga mbledhja e aksionarëve, të secilës shoqëri që është palë në bashkim (përveç shoqërisë së re që ka lindur si rezultat i bashkimit) është e nevojshme për përfundimin e bashkimit.

 

211.2 Asnjë aksion, para të gatshme ose kompensim tjetër nuk do të jepet në shkëmbim me ndonjë aksion në shoqërinë në bashkim të cilat mbahen ose nga shoqëria përfituese ose nga shoqëria në bashkim ose nga një person ose shoqëri tregtare e cila vepron në emër të shoqërisë përfituese ose të shoqërisë në bashkim.

 

211.3  Poseduesit e Letrave me Vlerë, tjetër nga aksionet, tek të cilët drejta të posaçme janë të bashkangjitura duhet tu jepen të drejta në shoqërinë e blerë të paktën të njëjta me ato që i kanë pasur në shoqërinë që po blihet, përveç nëse 1% mbledhje e kategorisë si e referuar më lart në paragrafin 1 të këtij neni aprovon modifikimin apo ata kanë të drejtë të riblejnë aksionet e tyre nga shoqëria sipas nenit 223 të këtij ligji.

 

211.4 Bashkimi duhet të publikohet të paktën gjashtëdhjetë (60) ditë përpara në të paktën një gazetë me shtrirje të gjer në Kosovë në mënyrë të njoftimit të personave, përfshirë kreditorë pretendimet e të cilëve paracaktojnë bashkimin e bashkimit të propozuar. Ky publikim mund të bëhet nga cilado shoqëri pjesëmarrëse në emër të shoqërive tjera.

 

211.5 Kreditorët të referuar nën paragrafin 4 të këtij neni do të kenë të paktën njëzetenjë (21) ditë të aplikojnë te shoqëria për letra shtesë me vlerë apo të kundërshtojnë pakësimin e rezultuar në kapital apo ndikimin në letrat e tyre me vlerë. Një kreditorë vazhdon të jetë i pakënaqur për shkak të ndikimit të bashkimit në letrat e tij me vlerë apo pretendimet, atëherë ai/ajo mund të shkojnë në gjykatë brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimi të bashkimit të parë për një kompensim të përshtatshëm për borxhet e tij/saj. Gjykata mund të vendos që një kompensim të tillë nuk është i nevojshëm nëse ka ndodh që asetet e shoqërisë së blerë do të jenë të mjaftueshme të kënaqin këtë dhe tjera borxhe të shoqërisë me radhë kategori të ngjashme të letrave me vlerë.

 

211.6  Paragrafët 1 deri 4 të këtij neni që kanë të bëjnë me mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme dhe përpilimin e raportit expert nuk do të kërkohet të përcillen nëse:

 

a) të gjithë aksionarët pajtohen të heqin dorë nga kërkesat; apo

 

b) shoqëria e blerë që veçse i posedon 90% apo më shumë të aksioneve në shoqërinë në bashkim, me kusht që në çdo rast (i) aksionarët që posedojnë aksione me të drejtë vote prej 5% apo më shumë nga shoqëria përfituese kanë të drejtë që të kërkojnë një mbledhje të përgjithshme për miratimin e bashkimit dhe (ii) aksionarët minoritarë në shoqërinë në bashkim duhet (a) të kenë të drejtën e kompensimit të barazvlefshëm në shoqërinë përfituese, (b) të kenë të drejtë të praninë njoftim mbi bashkimin dhe kushtet e bashkimit; (c) të kenë të drejtë të kërkojnë nga gjykata që të nxjerr një vendim mbi shumën dhe llojit e kompensimit, pas dorëzimit të një ankese brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e publikimit të bashkimit dhe (d) të kenë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin raportin e këshilltarit të pavarur financiar. Nëse ankesa është paraqitur sipas pikës (c) gjykata mund të kërkojë nga shoqëria përfituese që t'i paguajë shpenzimet ligjore dhe shpenzimet e tjera të ankuesit nëse gjykata vendosë se ankesa ka bazë.

 

211.7 Në pritje të vendimit nga gjykata sipas paragrafit 5 ose 6 të këtij neni, bashkimi nuk mund të përfundoj dhe asnjë dokument për regjistrim ne lidhje me të nuk mund të paraqitet.

 

 

Neni 212

Mendimi i Pavarur Financiar

 

Gjatë marrjes në konsideratë të bashkimit, bordi i drejtorëve të shoqërisë mundet (dhe bordi i korporatës që ka më shumë se njëqind (100) aksionarë duhet) të sigurojë mendimin me shkrim mbi bashkimit nga një këshilltar profesional i pavarur financiar i licencuar nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës apo një autoritet ekuivalent për licencim jashtë Kosovës. Në mendim duhet të paraqitet mendimi i këshilltarit financiar mbi kushtet e planit dhe bashkimin si dhe posaçërisht të theksojë analizën e këshilltarit mbi planin e bashkimit duke përfshirë edhe metodat për kompensimin e aksionarëve të shoqërinë në bashkim. Mendimi po ashtu duhet të sigurojë qëndrimin e këshilltarit financiar në lidhje me drejtësinë e bashkimit si dhe kompensimin i cili propozohet tu jepet aksionarëve të shoqërisë në bashkim, ku duhet të identifikohen edhe vështirësitë dhe dallimet ndërmjet metodave të propozuara si dhe mundësisht të përcaktohen metoda të tjera më adekuate për vlerësim. Ky mendim duhet t'u dërgohet të gjithë aksionarëve së bashku me njoftimin për mbajtjen e mbledhjes. Një raport shtesë pastaj nuk do të jetë i nevojshëm nën nenin 149 të këtij ligji, për pagesën e cila nuk është në para të gatshme.

 

 

 

Neni 213

Përmbajtja e Planit të Bashkimit

 

Plani i bashkimit duhet të përmbajë:

 

a) llojin i shoqërisë dhe emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar të secilës shoqëri që është palë në bashkim dhe të shoqërisë trashëguese në të cilën të gjitha shoqëritë planifikojnë të shkrihen;

 

b) kushtet dhe rrethanat e bashkimit të propozuar, përfshirë një përmbledhje të ndonjë afati ligjor të caktuar nga një expert ligjor i pavarur;

 

c) mënyrën dhe bazën e konvertimit të aksioneve të secilës shoqëri që bashkohet, në para të gatshme ose pasuri tjetër, ose në aksione, letrat tjera me vlerë ose borxhe ose detyrimeve tjera të shoqërisë të mbijetuar ose të cilitdo aksionar të shoqërisë trashëgueset mbijetuar, përfshirë detajet e raportit të këmbimit të aksioneve, kriteret dhe afatet që kanë të bëjnë me ndarjen e aksioneve në shoqërinë e blerë dhe shuma e ndonjë pagese të gatshme dhe detajet e aksionit dhe drejtës së aksionit që do të blihet, përfshirë ndonjë kategori të veçantë;

 

d) teksti i plotë i statutit dhe rregulloreve të shoqërisë trashëguese i cili hyn në fuqi menjëherë pas bashkimit;

 

e) datën në të cilën posedimi i aksioneve të pranuara me rastin e bashkimit u mundëson poseduesve që të marrin pjesë në ndarjen e fitimeve të shoqërisë trashëguese dhe të gjitha kushtet e veçanta që prekin këto të drejta;

 

f) data në të cilën transaksionet e secilës shoqëri tashmë jo-ekzistuese do të trajtohet për qëllime të kontabilitetit, si ato të korporatës së mbijetuar;

 

g) të drejtat që janë bartur nga shoqëria e mbijetuar në poseduesit e aksioneve të cilave u janë bashkangjitur të drejta të veçanta dhe poseduesve të letrave me vlerë përveç aksioneve, ose masave të propozuara në lidhje me to;

 

h) të gjitha përparësitë e veçanta ose privilegjet që u janë dhënë këshilltarëve të pavarur financiar ose drejtorëve apo zyrtarëve të cilësdo shoqëri në bashkim;

 

i)  të gjitha dispozitat sipas të cilave mund të hiqet dorë nga bashkimi i propozuar para përfundimit të tij;

 

j) ndonjë rast në asete dhe përgjegjësi që është midis datës së përpilimit të bashkimit dhe datës së mbledhjes së përgjithshme që vendos në bashkim;dhe

 

k) dispozita tjera lidhur me bashkimin, duke përfshirë por pa u kufizuar vetëm në dispozitën të mundshme që pagesa nuk do të bëhet për ndonjë nga aksionet e konvertuara përderisa ose pasi që bashkimi të hyjë në fuqi.

 

 

Neni 214

Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit

 

Pas përfundimit të bashkimit, palët në bashkim duhet të regjistrojnë planin e bashkimit në Zyrën e Regjistrimit, sipas Pjesës II të këtij ligji. Bashkimi hyn në fuqi pas regjistrimit nga Drejtori sipas Pjesës II ose më vonë, por jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas regjistrimit nga Drejtori siç mund të parashihet në planin e bashkimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Neni 215

Pasojat e Bashkimit

 

Pas hyrjes në fuqi të bashkimit:

 

a) shoqëritë që janë palë në bashkim përfshihen në një shoqëri të vetme e cila do të jetë shoqëria trashëguese (e mbijetuar) e emëruar në plan, dhe ekzistimi i shoqërive tjera të veçanta përveç shoqërisë së blerë do të përfundojë;

 

b) shoqëria e blerë do të ketë, pasuri dhe përgjegjëse për tërë pasurinë dhe të gjitha detyrimet e të gjitha palëve në bashkim dhe ndonjë letër me vlerë që ekzistonte në lidhje me bartjen e pasurisë nuk do të ndikohet vetëm nga merita e bashkimit;

 

c) të gjitha kontestet ose pretendimet tjera kundrejt shoqërive që ishin palë në bashkim mund të vazhdohen kundër shoqërisë e blerë, e cila i zëvendëson të gjitha shoqëritë që ishin palë në bashkim;

 

d) statuti dhe rregulloret e shoqërisë së blerë do të jetë si e parashtruar apo caktuar në plan; dhe

 

e) aksionet e secilës shoqëri që ishte palë në bashkim që duhet të konvertohen në aksione, letra me vlerë ose borxhe ose detyrime tjera të shoqërisë së blerë do të konvertohen, dhe poseduesit paraprak të aksioneve të tilla i posedojnë vetëm të drejtat e cekura në plan.

 

 

Neni 216

Anulimi i bashkimit

 

216.1 Bashkimi nuk mund të kundërshtohet nga ndokush si nulë; me kusht që nëse një aksionar ose kreditor i kompanisë përfituese ose asaj në bashkim mund të paraqesë ankesë në gjykatë ku kontestohet vlefshmëria e bashkimit nëse kjo ankesë është dorëzuar në gjykatë jo më vonë se gjashtë muaj pas regjistrimit të datës së bashkimit.

 

216.2 Gjykata mund të zhvleftësojë bashkimin nëse përcakton se një vendim mbi bashkimin i marrë në mbledhjen e aksionarëve nuk ka qenë i vlefshëm:

 

i) për shkak se ka qenë i bazuar në keqinterpretime materiale të tilla që po ti dinin aksionarët nuk do të votonin mënyrën që votuan nëse keq prezantimi nuk do të ishte bërë dhe konsekuenca e keq prezantimit nuk mund të përmirësohen nëse kërkohet nga palët përgjegjëse që të paguajnë dëmet monetare të cilat u janë shkaktuar aksionarëve, ose (ii) ka pas të bëjë me një shkelje të cilën gjykata përcakton se ka pasur ndikim të ngjashëm negativ te aksionarët; ose (iii) ka pasur të bëjë me një shkelje të papërmirësueshme të procedurës e cila ka ndikuar negativisht te kreditorët e kompanisë në bashkim ose asaj përfituese e cila i ka mohuar një kreditori të drejtën të cilën e ka pasur për të ndërmarrë një veprim për parandalimin e hyrjes në fuqi të bashkimit.

 

216.3 Çdo anulim sipas nenit paraprak, do të publikohet në gazetë dhe do të arkivohet në Zyrën e Regjistrimit.

 

 

Neni 217

Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar

 

Një ose më shumë shoqëri aksionare mund të bashkohen në një ose më shumë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të organizuara sipas këtij ligji, me kusht që kushtet e parapara në nenet 211 deri 214 të këtij ligji, të përmbushen nga secila shoqëri aksionare dhe kushtet e parapara në nenet 120 deri 125 të këtij ligji të përmbushen nga secila shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

 

 

 

 

Neni 218

Bashkimi me persona të huaj juridik

 

Një ose më shumë persona të huaj juridik dhe një ose më shumë kompani të Kosovës mund të bashkohen në mënyrën në vijim, me kusht që bashkimi në fjalë të lejohet sipas ligjeve të vendit në të cilin secili person i huaj juridik është organizuar:

 

a) Secila kompani kosovare duhet t'i zbatojë dispozitat e këtij ligji në lidhje me bashkimin, dhe secili personi huaj juridik duhet t'i zbatojë dispozitat përkatëse të vendit të tij të themelimit;

 

b) Nëse shoqëria tregtare e mbijetuar organizohet sipas një ligji të një vendi tjetër nga Kosova, atëherë shoqëria trashëguese duhet ta themelojë një zyre të regjistruar dhe të emërojë një agjent të regjistruar në Kosovë sipas Pjesës II të këtij ligji.


 

Neni 219

Ndarja

 

219.1 Për qëllime të këtij ligji, "Ndarja" do të thotë kur kompania bartë (përveç në likuidim) te dy ose më shumë shoqëri tregtare, të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e veta në këmbim të shpërndarjes te aksionarët e shoqërisë (i) të aksioneve ose të interesave të tjera pronësore në shoqërinë tregtare që i pranon këto asete ose përgjegjësi ("shoqëria tregtare pranuese") dhe (ii) një pagesë optimale e cila në asnjë rast nuk mund të tejkalojë 10% të vlerës nominale të aksioneve ose të  interesave të tjera pronësore të dhëna sipas pikës (i).

 

219.2. Një ndarje mund të bëhet përmes zbatimit të paragrafëve 1 deri 5 të nenit 211, nenet 212 deri 215 dhe nenit 223 të këtij ligji mutatis mutandis përveçse (i) referenca për "bashkim" do të thotë "ndarje", (ii) referenca "shoqëritë në bashkim" do të thotë kompanitë dhe/ose shoqëritë tregtare të përfshira në ndarje, dhe (iii) referenca e bërë për "shoqëritë që blihen" duhet të jetë "shoqëritë që po ndahen", (iv) referenca për "shoqërinë  blerëse" duhet të kuptohet si "shoqëria tregtare pranuese" (v) referenca në "plani apo kushtet e bashkimit" duhet të kuptohet si plani apo kushtet e ndarjes dhe (vi) "bashkim" duhet të kuptohet si "ndarje".

 

219.3  Po ashtu, në planin e ndarjes dhe afatin e ndarjes, është një kërkesë shtesë me një përshkrim të qartë për shpërndarjen e aseteve dhe përgjegjësive të bartura te secila shoqëri tregtare pranuese. Kur një aset nuk është shpërndarë nga përpilimi i afateve të ndarjes apo kur kushtet e ndarjes nuk e përcaktojnë në mënyrë të qartë alokimin përkatës të një aseti të cilin do ta pranojnë secila shoqëri tregtare pranues, atëherë aseti përkatës dhe kompensimi i alokohen shoqërisë tregtare pranuese në proporcion me aksionet e neto aseteve të alokuara secilës shoqëri të tillë tregtare sipas kushteve të ndarjes. Kur një përgjegjësi nuk alokohet sipas kushteve të ndarjes ose kur kushtet e ndarjes nuk e përcaktojnë në mënyrë të qartë alokimin përkatës të asaj përgjegjësie të cilën secila shoqëri tregtare pranuese duhet ta marrë përsipër, atëherë secila shoqëri tregtare pranuese duhet të marrë përsipër përgjegjësi të përbashkët dhe individuale për atë përgjegjësi.

 

 

Neni 220

Efektet nga Ndarja

 

Kur ndarja hyn në fuqi:

 

a) asetet dhe përgjegjësitë ndahen sikurse janë të përshkruara në afatet e publikuara të ndarjes apo në paragrafin 1 të nenit 219 të këtij ligji;

 

b) aksionarët e shoqërisë që po ndahet do të bëhen, sipas rastit, aksionarë, pronarë ose ortakë në një apo më shumë shoqëri tregtare pranuese në përputhje me alokimin e përcaktuar sipas draftëkushteve të ndarjes; dhe

 

c) shoqëria që ndahet pushon së ekzistuari.

 

 

 

Neni 221

Përkufizimi i Transaksioneve Të Mëdha

 

Për qëllime të nenit 222, "transaksion i madh" do të thotë një transaksion ose një seri të ndërlidhur të transaksioneve ku përfshihet blerja apo përvetësimi, shitja, vënia peng, apo hipotekimi i pronës, të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera që kanë vlerë monetare dhe vlera e të cilave në kohën e marrjes se vendimit për kryerjen e transaksionit nga shoqëria përbën 50% apo më shumë të vlerës së përgjithshme të aseteve të shoqërisë të llogaritura në bazë të bilancit të fundit të shoqërisë.

 

Neni 222

Procedurat për Transaksionet e Mëdha

 

Sipas cilës do dispozitë të statutit apo rregulloreve të saja, një shoqëri mund të ndërmarr dhe t'i përfundojë transaksionet e mëdha si vijon:

 

a) bordi i drejtorëve të shoqërisë duhet ta nxjerrë një vendim për miratimin e transaksionit dhe të urdhërojë që transaksioni të dorëzohet për miratim në mbledhjen e aksionarëve, që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme;

 

b) njoftimi me shkrim për transaksionin, që cek qëllimin për mbajtjen e mbledhjes dhe që përfshin edhe një përmbledhje të planit të transaksionit si dhe rekomandimet e bordit të drejtorëve mbi transaksionin, si dhe deklaratën mbi të drejtat e aksionarëve për të hequr dorë dhe për vlerësim sipas nenit 223 të këtij ligji, i dërgohen secilës shoqëri dhe aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e shoqërisë;

 

c) në mbledhjen e aksionarëve, transaksioni duhet të miratohet me votën pohuese të së paku shumicës së votave të aksionarëve që kanë të drejtë vote në transaksion në këtë mbledhje, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, atëherë amendamenti në fjalë miratohet me shumicën e votave të së paku dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor dhe numrin e përgjithshëm të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në transaksion. Votimi i ndarë nga një grup votues në cilëndo shoqëri është i nevojshëm nëse një gjë e tillë kërkohet me statutin e shoqërisë;

 

d) statuti i shoqërisë mund të zëvendësojë kushtin për votim me dy të tretat në lidhje me atë shoqëri, duke specifikuar ndonjë numër më të madh të votave, por jo më pak se dy të tretat e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në atë çështje dhe jo më pak se dy të tretat e votave të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor për ndryshimin.


 

Neni 223

E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës

 

223.1 Aksionari mund të kërkojë pagesën nga shoqëria në vlerë të plotë të aksioneve të tij nëse në mbledhjen e aksionarëve ai votoi kundër, ose nuk merr pjesë ose abstenon në votim në mbledhjen e aksionarëve, ose (i) për ndryshimin e statutit të shoqërisë ka qenë e tillë dhe ka ndikuar negativisht në të drejtat e tij sipas nenit 208 të këtij ligji ku ai ka pasur të drejtën e votës, ose në kompletimin e një bashkimi sipas nenit 211 në të cilin ai ka pas të drejtë vote, ose (ii) përmbylljen e një bashkimi  sipas nenit 211 apo një ndarje e përshkruar sipas nenit 219 të këtij ligji e cila në të kundërtën ndikon në drejtat e tij në çështje të ngjashme, për (i)apo cili rezultat i tillë që është i arsyeshëm për të tërhequr nga shoqëria apo (iii) nëse si pjesë e ndarjes, aksionet në shoqëritë e marra janë të shpërndara te aksionarët nga shoqëritë e ndara ose ndryshe atëherë në proporcion të aksionarëve të tillë me të drejtat e mëparshme në kapitalin e shoqërisë së ndarë.

 

223.2 Aksionari që ka të drejtë në refuzimin dhe pranimin e pagesave sipas këtij neni nuk mund ta kundërshtojë veprimin e sipër cekur të shoqërisë në gjykatë, përveç nëse ky veprim është mashtrues ose paraqet shkelje të ligjit. Përveç këtyre rasteve, mjeti i vetëm juridik i tij/saj është mënyra e përcaktuar në këtë nen. Për qëllime të  këtij neni vlera e plotë llogaritet që nga data e marrjes së vendimit në mbledhje, dhe pa marrë parasysh ngritjet apo zbritjet në vlerë që bazohen në pritjen për marrjen e veprimit.

Ai/ajo duhet të jenë të caktuar të njoftohen për vlerën relevante para marrjes së vendimit final në tërheqjen e tij/saj dhe nga njoftimi i tillë mund ta ndryshoj mendjen dhe të vendos në mënyrë të pakthyeshme të pranoj veprimin dhe të qëndroj në shoqëri.

 

223.3 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni dorëzohet për votim në mbledhje, njoftimi i mbledhjes duhet të cekë se aksionarët kanë ose mund të kenë të drejtë në këto të drejta dhe njoftimi duhet të përfshijë një kopje të këtij neni.

 

223.4 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni paraqitet për votim në mbledhjen e aksionarëve, aksionari i cili dëshiron t'i mbrojë këto të drejta duhet t'i dorëzojë shoqërisë, para marrjes së votës, një njoftim me shkrim lidhur me qëllimet e tij/saj, subjekt i vlerësimit  për pagesën e aksioneve të tij nëse ndërmerret veprimi i propozuar. Aksionari i cili nuk e përmbush këtë kusht, ose i cili voton në favor të veprimit të propozuar, nuk ka të drejtë pagese sipas këtij neni.

 

223.5 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni autorizohet (lejohet) në mbledhjen e aksionarëve, aksionari i cili ka për qëllim të kërkojë pagimin sipas këtij neni duhet t'i dorëzojë shoqërisë, brenda tridhjetë (30) ditëve pas votimit në mbledhje, një kërkesë me shkrim për pagimin e aksioneve të tij së bashku me një deklaratë që përmban emrin, adresën si dhe numrin e llojin e aksioneve për të cilat kërkohet pagesa. Nëse aksionet përfaqësohen përmes certifikatave, aksionari duhet ti dorëzojë certifikatat në shoqëri së bashku me këtë kërkesë për pagim. Nëse aksionet nuk janë certifikuar, shoqëria ka të drejtë të kufizojë bartjen e tyre përderisa pagesa të jetë bërë plotësisht. Përndryshe bartja do të hyj në fuqi në datën e regjistrimit në listën e aksionarëve. Aksionari që nuk i përmbush kushtet nga paragrafi 5 i këtij neni nuk ka të drejtë në pagesë sipas këtij neni.

 

223.6 Brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të kërkesës në fjalë, shoqëria duhet t'i paguajë secilit kundërshtues që i ka përmbushur kushtet e këtij neni, shumën që shoqëria beson se është e gjithë vlera e aksioneve të tij. Pagesa duhet të shoqërohet me bilancin e përkohshëm dhe deklaratën e të hyrave.

 

223.7 Nëse kundërshtuesi mendon se shuma e paguar është më e vogël se vlera e plotë e aksioneve të tij sipas këtij neni, ose nëse shoqëria nuk e bën pagesën përkatëse, ai ka të drejtë, që gjatë periudhës tridhjetë (30) ditësh pas pagesës, të kërkojë vlerësimin e shumës nga gjykata përmes dorëzimit të një kërkese në këtë gjykatë brenda periudhës së tillë tridhjetë (30) ditësh. Gjykata ka juridiksion dhe është e autorizuar për të vendosur shumën e plotë në vlerë të aksioneve të tij sipas standardeve të vendosura në këtë nen dhe të urdhërojë shoqërinë për ta bërë pagesën. Gjykata gjithashtu ka juridiksion dhe është e autorizuar që t'i angazhojë vlerësues dhe ekspert të tjerë për këtë qëllim, për të përcaktuar se shoqëria ose ndonjë kundërshtues duhet t'i paguajnë taksat dhe shpenzimet gjyqësore.

 

 

Neni 224

Përcaktimi i Vlerës

 

224.1 Për qëllime të nenit 223 të këtij ligji, vlera e plotë e pronës dhe të drejtave (duke përfshirë aksionet dhe letrat me vlerë) është çmimi të cilit një shitës (që nuk është i detyruar të bëjë shitjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të ngarkonte për pronën apo të drejtat e tilla, si dhe çmimin që një blerës (që nuk është i detyruar të bëjë blerjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të paguante për blerjen e tyre.

 

224.2 Përcaktimi i vlerës së plotë bëhet nga bordi i drejtorëve të shoqërisë përveç kur, sipas statutit të shoqërisë ose këtij ligji, përcaktimi duhet të bëhet nga gjykata, një vlerësues i pavarur, revizori, nga një person ose njësi tjetër. Nëse një ose më shumë anëtarë të bordit të drejtorëve kanë interes personal në kryerjen e transaksionit, përcaktimi bëhet nga anëtarët e bordit të drejtorëve që nuk kanë interesa personale. Anëtarët e bordit që e bëjnë përcaktimin e vlerës duhet të angazhojnë një vlerësues të pavarur ose auditor.

 

224.3 Gjatë përcaktimit të vlerës së plotë të aksioneve ose letrave tjera me vlerë të shoqërisë, çmimi blerës ose oferta dhe çmimi i kërkuar publikohet rregullisht në një bursë ose diku tjetër, çmimi i blerjes ose oferta duhet të merren parasysh. Gjatë përcaktimit të vlerës së tregut të aksioneve të shoqërisë nga kapitali i përbashkët, çmimi për të cilin një blerës ka të dhëna të plota mbi vlerën e përgjithshme të të gjitha aksioneve të shoqërisë nga kapitali i përbashkët, dhe të gjithë faktorët e tjerë të cilët personi ose personat që e bëjnë përcaktimin i konsiderojnë të rëndësishme, mund të merren parasysh.

 

 

KREU XI

Kontrollimi i Aksioneve të Shoqërisë

 

Neni 225

Kontrollimi i Bllok Aksioneve

 

225.1 Siç përdoret në këtë nen "personat e ndërlidhur" të një personi, do të thotë:

 

a) personat tjerë në të cilët personi posedon më shumë se 50% të fuqisë votuese ose përndryshe ushtron ndikim kontrollues mbi ta;

 

b) anëtarët e familjes së personit; ose

 

c) personat që veprojnë së bashku me personin për blerjen ose ushtrimin e ndikimit mbi një shoqëri aksionare sipas një marrëveshje me njëri tjetrin dhe personin.

 

225.2 Personi që ka për qëllim, vetëm apo së bashku me personat e bashkuar t'i blejë, duke marrë parasysh numrin e aksioneve në posedim të tij dhe personave të tij të ndërlidhur, një të tretën ose më shumë nga aksionet e thjeshta (këtu e tutje do të thirren kontrolli bllokut të aksioneve) të korporatës me më shumë se pesëqind (500) posedues të aksioneve nga aksionet e thjeshta, duhet, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së blerjes së një të tretës së aksioneve t'i dërgojnë një njoftim me shkrim shoqërisë mbi qëllimin e tij për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve të tilla.

 

225.3 Shoqëria në të cilën bëhet blerja e bllok aksioneve, nuk ka të drejtë që të ndërmarrë masa të cilat e pengojnë blerjen e këtij blloku të kontrollit të aksioneve, përveç në rast kur masat e tilla ndërmerren në mbledhjen e aksionarëve, të miratuara me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që marrin pjesë në mbledhje, duke përjashtuar votat e aksioneve të aksionarëve që kanë për qëllim blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve, dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me personin që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve.

 

 

Neni 226

Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë

 

226.1 Personi që vetëm ose së bashku me personat e bashkuar bën blerjen kontrollit të bllokut të aksioneve të një shoqërie me më shumë se pesëqind (500) aksionarë që posedojnë aksione të thjeshta, duhet, që brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e blerjes së këtyre aksioneve, t'i bëjë një ofertë të gjithë aksionarëve të shoqërisë për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre me një çmim jo më të vogël se çmimi maksimal më të cilin shoqëria i ka blerë aksionet e saj gjatë periudhës së fundit gjashtë mujore para datës së blerjes së kontrollit të bllokut të aksioneve në fjalë, përveç në raste kur në mbledhjen e aksionarëve miratohet një vendim për heqjen e të drejtës së aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre sipas paragrafit 4 të nenit 223 të këtij ligji.

 

226.2 Njoftimi me shkrim mbi ofertën për blerjen e aksioneve i dërgohet të gjithë poseduesve të aksioneve të thjeshta. Njoftimi duhet të përmbajë të dhënat mbi personin që e ka blerë kontrollin të bllokut të aksioneve të shoqërisë dhe personat e bashkuar, duke përfshirë emrat, adresën e banimit dhe të veprimtarisë afariste, numrin e aksioneve që u përkasin atyre, çmimin e ofruar për aksionet, çmimin e paguar nga ta për aksionet të cilat ata i posedojnë, dhe periudhën gjatë të cilës aksionarët e ofertuar mund të pranojnë ofertën për blerjen e aksioneve.

 

226.3 Aksionari mund të pranojë ofertën për blerjen e aksioneve brenda periudhës së paraparë në ofertë, që nuk duhet të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e dërgimit të ofertës të gjithë aksionarëve.

 

226.4 Vendimi për heqjen dorë nga e drejta e aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre te një person që ka blerë ose dëshiron të blejë kontrollin e bllokut të aksioneve mund të miratohet në mbledhjen e aksionarëve me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që janë pjesëmarrës në mbledhje, duke përjashtuar votat e personit që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me të.

 

226.5 Blerja e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe dërgimi i ofertës poseduesve të aksioneve të thjeshta për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre duhet të përfundohet brenda njëqindenjëzet (120) ditëve nga data e dërgimit të njoftimit për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve.

 

 

Neni 227

Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut

 

Personi që vetëm ose me personat e ndërlidhur blen ose posedon më shumë se 20% të aksioneve të thjeshta të shoqërisë me më shumë se pesëqind (500) posedues të aksioneve të thjeshta, duhet, jo më shume se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data kur personi i tillë blen aksionet në fjalë, t'i dërgojë shoqërisë një njoftim me shkrim, ku ceket emri i tij, emrat e personave të ndërlidhur, numri i aksioneve të shoqërisë që u përkasin secilit prej  tyre, dhe qëllimi i tij në lidhje me blerjen e një kontrolli të bllokut të aksioneve.

 

Neni 228

Pasojat e Mos - Përputhshmërisë

 

Personi që vetëm ose me personat e tij të bashkuar blen kontrollin e bllokut të aksioneve pa u përputhur me kërkesat e nenit 225 të këtij ligji, së bashku me personat e tij të bashkuar, nuk ka të drejtë vote në cilëndo prej aksioneve të thjeshta të shoqërisë që i përkasin atij ose atyre, përveç nëse në mbledhjen e aksionarëve nxirret një vendim që i jep ati ose personave të bashkuar, të drejtën për të votuar për aksionet e thjeshta që u përkasin atyre.



KREU XII

Shpërbërja dhe Likuidimi

 

Neni 229

Shpërbërja Vullnetare e Shoqërisë

 

229.1 Shoqëria mund të shpërbëhet, dhe veprimtaria e saj të likuidohet, në çdo kohë me një vendim të bordit të drejtorëve dhe aksionarëve, si vijon:

 

a) ose bordi i drejtorëve i shoqërisë apo aksionarët duhet ta miratojë një vendim mbi shpërbërjen ose likuidimin e propozuar dhe duhet ta dorëzojë për miratim në mbledhjen e aksionarëve, që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme. Ata duhet të ofrojnë një plan që përmban shpërbërjen dhe likuidimit, me procedurat të cilat duhet të ndiqen, orarin dhe periudhat kohore për ndërmarrjen e aktiviteteve të likuidimit, si dhe procedurat për shpërndarjen aksionarëve të pronës së mbetur të korporatës, pas përmbushjes së pretendimeve (kërkesave) të kreditorëve;

 

b) njoftimi me shkrim për propozimin dhe planin duhet t'u dërgohet të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje; dhe

 

c) në mbledhje, propozimi miratohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të aksioneve që kanë të drejtë vote në propozim në këtë mbledhje, përveç se nëse një lloj ose kategori e caktuar e aksioneve ka të drejte në votim për propozimin si grup, propozimi miratohet pas votimit pohues të së paku dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që ka të drejtë në votim grupor për ndryshim dhe numrin e përgjithshëm të aksioneve që kanë të drejtë vote në ndryshim. Votimi i veçantë nga një grup votues në cilëndo shoqëri është i nevojshëm nëse kjo kërkohet me statutin e shoqërisë.

 

229.2 Statuti i shoqërisë mund ta zëvendësojë votimin me dy të tretat i cili kërkohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, duke cekur çfarëdo metode të votimit që e tejkalon dy të tretat e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështje dhe jo më pak se dy të tretat e aksioneve të secilit grup votues që ka të drejtë në votim grupor mbi atë çështje.

 

 

 

Neni 230

Përmbyllja e Veprimtarisë dhe Likuidimi i Shoqërisë

 

230.1 Pas shpërbërjes vullnetare, shoqëria vazhdon ekzistimin e saj si më parë, por nuk mund të ushtrojë kurrfarë veprimtarie, përveç atyre të nevojshme më qëllimit të likuidimit, duke përfshirë mbledhjen dhe shitjen e pasurisë, pagimin e kreditorëve, dhe shpërndarjen e pasurisë së mbetur ndërmjet anëtarëve. Veprimtaritë në fjalë ushtrohen nga bordi i drejtorëve dhe zyrtarëve që ushtrojnë të njëjtat kompetenca si edhe më pare, përveç nëse shoqëria emëron një likuidues profesionist ose ndonjë person tjetër për ushtrimin e këtyre veprimtarive. Kompensimi për personin e tillë paguhet nga pasuria e shoqërisë.

 

230.2 Menjëherë pasi që të jetë e mundshme pas ngjarjes që ka shkaktuar shpërbërjen vullnetare të shoqërisë, shoqëria duhet ta arkivojë një njoftim mbi shpërbërjen vullnetare e saj në Zyrën e Regjistrimit, sipas nenit 40 të këtij ligji. Nëse njoftimi në fjalë nuk është arkivuar dhe publikuar së paku tridhjetë (30) ditë para inicimit të shitjes së pasurisë të shoqërisë sipas këtij neni, shitja mund të anulohet nga gjykata, pas paraqitjes së kërkesës për këtë nga ndonjë kreditor i pa paguar. Njoftimi duhet të përcaktojë në gjuhët zyrtare të Kosovës, se shoqëria ka vendosur të përmbyllë veprimtarinë dhe të bëjë likuidimin e pasurisë të saj; datën e ngjarjeve që kanë shkaktuar shpërbërjen; vendin ku kreditorët mund t'i paraqesin pretendimet, dhe afatin e fundit për paraqitjen e pretendimeve të tilla, si dhe lokacionin dhe kohën për inspektimin e listës së aseteve dhe pretendimeve; dhe se shitja e pasurisë së shoqërisë duhet të fillojë jo më herët se tridhjetë (30) ditë pas datës së publikimit të njoftimit.

 

230.3 Shoqëria duhet t'ju dërgojë një njoftim me shkrim të gjithë kreditorëve të njohur të saj, dhe duhet t'ju lejojë palëve të siguruara që të tërheqin pasurinë e tyre. Nëse shoqëria e posedon pronën në të cilën palët e siguruara kanë interes të siguruar, shoqëria duhet  t‘ju dorëzojë palëve të tilla pronën në fjalë. Pala e siguruar pastaj e shet ose në ndonjë mënyrë tjetër disponon me pronën sipas ligjit të zbatueshëm mbi pengun. Nëse shitja prodhon të ardhura më të mëdha se ato për borxhet e siguruara, pala e siguruar duhet që t'ia dorëzojë tepricën shoqërisë.

 

230.4 Brenda tridhjetë (30) ditëve pas vendosjes së shpërbërjes, shoqëria duhet ta ketë përfunduar kontrollimin e librave dhe të dhënave të saj dhe ta përpilojë një inventar për tërë pasurinë e saj si dhe një liste të borxheve të saj. Shoqëria gjithashtu duhet të vendosë një metodë të arsyeshme tregtare për shitjen e pasurive të saj si dhe kohën dhe vendin për shitjen e tyre. Shitja mund të jetë publike ose private dhe mund të bëhet në çdo mënyrë të arsyeshme tregtare. Shoqëria duhet të ofrojë mundësinë për inspektimin e inventarit të pasurisë si dhe listës së borxheve, për të paktën tetë orë në ditë për pesë ditët e punës para datës së shitjes.

 

230.5 Brenda 30 ditë pas vendimit për shpërbërjen e korporatës, shoqëria duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë, në gjuhët zyrtare, një lajmërim me masë jo më të vogël se 10% e faqes e cila duhet të përmbajë emrin e shoqërisë dhe të gjitha emrat tregtarë që dihen se janë përdorur nga shoqëria, njoftim në lidhje me kohën dhe vendin e shitjes publike apo kohën pas së cilës do fillojë shitja private, vendndodhjen e inventarit të pasurisë, listën e borxheve si dhe një deklaratë e cila parashtron se kur mund të bëhet kontrolli i inventarit të pasurisë dhe listës së borxheve. Lajmërimi gjithashtu duhet t'i përshkruajë kreditorëve të supozuar apo palëve të tjera të interesuara procedurat dhe afatet e fundit për paraqitjen e pretendimit.

           

230.6 Përveç nëse me vendim të gjykatës shoqëria nuk mund të shlyejë asnjë nga pretendimet që nuk është përfshirë në listën e borxheve. Shoqëria duhet të përcaktojë vlefshmërinë e çdo pretendimi para se ta përfshijë atë në listën e borxheve. Pretenduesit që preken nga kundërshtimi i këshillit për përfshirjen e ankesave në listën e borxheve mund t'i drejtohen gjykatës për të kundërshtuar këtë refuzim.

 

230.7 Shoqëria nuk mund të shtyjë datën e shitjes të shpallur publikisht, por mund të caktojë një datë tjetër për shitjen në qoftë se ajo nuk ka përfunduar.


 

 

 

 

 

Neni 231

Shpërbërja pas skadimit të mandatit të Shoqërisë

 

Shoqëria shpërbëhet, dhe veprimtaria do të përmbyllet, pas skadimit të mandatit të paraparë në statut ose ndonjë rrethanë që është përcaktuar në statut që shpien deri te shpërbërja e shoqërisë. Në raste të tilla, shoqëria bën përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin sipas nenit 230 të këtij ligji.

 

 

Neni 232

Shpërbërja e Detyruar e Shoqërisë

 

232.1 Shoqëria shpërbëhet dhe punët e saj mbyllen, në rrethanat vijuese:

 

a) në rast të mos dorëzimit të raportit vjetor ose mos njoftimit mbi agjentin e regjistruar sipas Pjesës II të këtij ligji dhe skadimit të periudha përkatëse sipas kushteve të asaj Pjese;

b) në rast të urdhrit të gjykatës për shpërbërje për shkak se nuk është e aftë të vazhdojë veprimtarinë tregtare si pasojë e paligjshmërisë, bllokimit në vendim-marrje ose arsyeve të tjera; ose

c) paaftësi pagese apo falimentimit të shoqërisë dhe shpërbërjes sipas ligjit në fuqi për falimentimin;

d) në rast të shkeljes së paragrafit 5 të nenit 155 të këtij ligji.

 

232.2 Me rastin e shpërbërjes, nëse shoqëria nuk është paaftësi pagese si e definuar në ligjin e aplikueshëm të falimentim, gjykata do ta mbikëqyrë përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin e pasurisë sipas procedurave të parapara në nenin 230 të këtij ligji ose procedurave tjera që vendosen nga gjykata. Nëse shpërbërja bëhet sipas pikës "c" të paragrafit 1 të këtij neni më lartë ose shoqëria është në paaftësi pagese, duhet të zbatohet ligji në fuqi për falimentimin.

 

Neni 233

Shpërndarja e Pasurisë së Shoqërisë në Likuidim

 

Pasuria e shoqërisë në likuidim shpërndahen si vijon e përcaktuar në ligjin relevant të falimentimit.


 

Neni 234

Ekzekutimi i Pretendimeve Kundër një Shoqërie të Shpërbërë

 

Pretendimet (kërkesat) kundër një shoqërie të shpërbërë mund të ekzekutohet:

 

a) kundër shoqërisë së shpërbërë deri në atë masë sa pasuria e saj nuk i është shpërndarë aksionarëve; ose

 

b) nëse pasuria u është shpërndarë aksionarëve gjatë likuidimit, kundër cilitdo aksionar deri në masën e aksioneve të pretendimeve tij pro-rata ose pasurisë së shoqërisë e cila i është shpërndarë atij gjatë likuidimit, cilado të jetë më e vogël, mirëpo detyrimet e përgjithshme të aksionarit për të gjitha pretendimet sipas këtij neni, nuk mund ta tejkalojnë shumën e përgjithshme të pasurisë e cila i është shpërndarë atij.



PJESA VIII

DISPOZITAT KALIMTARE

 

Neni 235

Periudha Kalimtare për Shoqëritë Tregtare Aktualisht të Regjistruara në Zyrën e Regjistrimit

 

235.1 Shoqëria tregtare e cila ka qenë e regjistruar në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji i ka dymbëdhjetë (12)  muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji që të ndërmarrje çfarëdo masash që janë të nevojshme për të qenë në përputhshmëri të plotë me këtë ligj.

 

235.2 Nëse shoqëria tregtare nuk është në përputhshmëri me këtë ligj pas kësaj periudhe dymbëdhjetë (12) mujore, atëherë shoqëria do të jetë subjekt i gjobave dhe sanksioneve të përcaktuara në këtë ligj, duke përfshirë edhe çregjistrimin e mundshëm nga Zyra e Regjistrimit.

 

235.3 Shoqëritë tregtare të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u nënshtrohen plotësisht dispozitave të këtij ligji.

 

 

Neni 236

Hyrja në fuqi dhe shfuqizimi i legjislacionit paraprak

 

 

236.1  Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe Shpalljes nga PSSP-ja.

 

236.2 Me hyrjen ne fuqi te këtij ligji, Rregullorja e UNMIK-ut 2001/6 dhe Urdhëresa Administrative 2002/22, shfuqizohen vetëm aq sa rregulloret tjera apo ligji në fuqi nuk i referohet asnjë dispozite të Rregullorës 2001/6 dhe Urdhëresës Administrative 2002/22 .

Çdo dispozitë në Rregulloren 2001/6 dhe në Urdhëresen Administrative 2002/22 të cilës i referohemi mbetet në fuqi dhe shfuqizon çdo dispozitë të këtij ligji që nuk është në pajtim me Rregulloren 2001/6 dhe me Urdhëresen Administrative 2002/22.

 

UNMIK/REG/2008/26

17.05.2008