Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 03/L-017 PĖR NDRYSHIMIN DHE PLOTĖSIMIN E LIGJIT PĖR INSPEKTORATIN E PUNĖS NR. 2002/9
Sht 23 2008
LIGJI NR. 03/L-017 PĖR NDRYSHIMIN DHE PLOTĖSIMIN E LIGJIT PĖR INSPEKTORATIN E PUNĖS NR. 2002/9
e martė . 23 shtator 2008

LIGJI  NR. 03/L-017

 

 

PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PЁR INSPEKTORATIN E PUNЁS NR. 2002/9

 

 

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

 

Në përputhje më Rregulloren Nr. 2001/9 të datës 25 maj mbi ’’Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë;

 

Në mbështetje të Rregullores se UNMIK-ut Nr. 2001/27 mbi Ligjin Themelor të punës në Kosovë;

 

Duke marrë parasysh nevojën e formimit të Inspektoratit të Punës si një mekanizëm i rëndësishëm qe mbikëqyr zbatimin e Ligjit të Punës dhe dispozitat e mbrojtjes në punë.

Më qëllim të evitimit të pengesave dhe vështirësive në zbatimin e Ligjit për Inspektoratin e punës,

 

Miraton këtë

 

LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PЁR INSPEKTORATIN E PUNЁS NR. 2002/9

 

 

Neni 1

 


  Në nenin 1 paragrafi 1, në titullin e nenit 3  dhe në paragrafët 1, 2, 3 të këtij neni , në nenin 4 paragrafët 1, 5, 6 dhe në nenin 6 paragrafët 1 dhe 2 fjalët,, Autoritet i Inspektoratit të Punës’’ zëvendësohen me fjalët ,,Inspektorati i Punës".

 

Neni 2

 

Neni 1 paragrafi 1 riformulohet si vijon:

,,Me këtë ligj themelohet Inspektorati i Punës si trup Ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore ne lëmin e punës në mënyrë gjithë përfshirëse duke përfshinë marrëdhëniet e punës, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës”.

 

Në paragrafin 2 të nenit 1 në rreshtin e dytë fshihen nga teksti fjalët “dhe jo qeveritare “.

 

 

Neni 3

 

 

Teksti të pika ,,a” e nenit 2 ,, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë, zëvendësohet më tekstin ,,Ligjit për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës, si dhe dispozitave tjera të aplikueshme nga fusha e punësimit dhe mbrojtjes në punë”.

 

 

Neni 4

 

Neni 3 paragrafi 1 riformulohet si vijon:

 

,, Inspektorati i Punës themelohet nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Social dhe është përgjegjës para kësaj Ministrie në lidhje me koordinimin e veprimeve ekzekutive sa i përket Inspektoratit të Punës në Kosovë”.

 

Në nenin 3 shtohet paragraf i ri me ketë tekst dhe përmbajtje:

 

3.3 ,,Inspektorati i Punës përbëhet nga Kryeinspektori i punës dhe inspektorët e punës të cilët ushtrojnë funksionin e tyre kudo në territorin e Republikës së Kosovës’’.

 

Paragrafi 3 i nenit 3 kalon në paragrafin 4 të nenit 3 dhe në vend të fjalëve “inspekcionet tatimore, inspekcionet shëndetësore” shkruhet “inspektoratet”.

 

 

 

Neni 5

 

Në piken (c) paragrafi 2 i nenit 5 pas fjalës,,punës” shtohet teksti : Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës dhe të dispozitave të tjera të aplikueshme.

 

Në piken (c) paragrafi 5 i nenit 5 riformulohet si vijon:

“ Shënojnë me anë të raportit zyrtar, mos respektimin apo shkeljen e dispozitave ligjore. Inspektori i punës me vendim shqipton gjobën”.

 

Në piken (d) në rreshtin e dytë të paragrafit 5 të nenit 5 në vend te fjalës,, prodhimit’ shkruhet ,,punës’’ dhe pas fjalës ,,punëtoreve’’ shtohet teksti ,,dhe personave të tretë si dhe në rastet kur punëdhënësi nuk posedon leje të punës ”.

 

Neni 5 paragrafi 9 riformulohet si vijon:

“Inspektorët e punës me rastin e inspektimit duhet të kenë me vete ligjet e aplikueshme nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë në punë. Aktin zyrtar të cilin e lëshon Inspektori i Punës duhet të bëhet në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë”.

 

 

Neni 6

 

Në rreshtin e parë te paragrafit 1 të nenit 6 pas fjalës ,,punës” shtohen fjalët,, organ i shkallës së parë “ ndërsa në rreshtin e dytë paragrafi 1 të nenit 6 pas fjalës ,,punës” shtohet teksti ,,organ i shkallës së dytë”.  

 

 

 

Neni 7


 Në nenin 9 pas fjalës ,, fuqi” shtohet teksti: ,,pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ” .

 

 

 

UNMIK /REG/ 2008/34

14.06.2008
Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 24 shtator 2008 )
 
< Mbrapa   Para >