Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 02/L-95 PĖR MBROJTJEN E BIMĖVE
Kor 27 2008
LIGJI NR. 02/L-95 PĖR MBROJTJEN E BIMĖVE
e diel . 27 korrik 2008

LIGJI NR. 02/L-95

PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Kuvendi i Kosovës,

Në bazë të Kreut 5.1 (j) dhe 9.1 26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e dt. 15 maj 2001),

Me qëllim të rregullimit ligjor të mbrojtjes së shëndetit të bimëve, paraqitjes, parandalimit të përhapjes së organizmave të dëmshëm në bimë,

Miraton:

LIGJIN PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Kapitulli I

DISPOZITA TË PËRGJITHËSHME

 

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:

a). mbrojtja e bimëve, produkteve bimore, objekteve nën mbikëqyrje, masat mbrojtëse biologjike të bimëve,

b). përcaktimi i obligimeve dhe masave për parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm për bimë, produkte bimore, objekteve të tjera dhe çrrënjosjen e asgjësimin e tyre,

c). mbledhja dhe këmbimi i informatave dhe të dhënave me vendet tjera,

d). financimi dhe kompensimi për kryerjen e punëve në lëmin e mbrojtjes së bimëve, si dhe

e). përcaktimi i obligimeve të organeve kompetente për mbrojtjen e shëndetit të bimëve dhe punët e inspektorit fitosanitar.

Neni 2

Zbatimi

 

Ky Ligj siguron kushtet për:

(a) mbrojtjen e bimëve dhe produkteve bimore nga veprimi i organizmave të dëmshëm;

(b) parandalimin e futjes, përhapjes së organizmave të dëmshëm dhe asgjësimin ose çrrënjosjen e tyre me ndërmarrjen e masave fitosantare;

(c) zbulimin dhe identifikimin e organizmave të dëmshëm;

(d) prodhimtari optimale dhe qarkullimin e bimëve e produkteve bimore;

(e) zbatimin e mbikëqyrjes së përhershme të organizmave të dëmshëm, menaxhimin e rreziqeve që paraqesin ato, zbatimin e masave për mbrojtjen e bimëve, kryerjen e punëve dhe raporteve tjera;

(f) orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të veprimtarive lidhur me mbrojtjen e shëndetit të bimëve;

(g) mbledhjen, ruajtjen, këmbimin e të dhënave dhe informatave;

(h) edukimin, ngritjen e vetëdijes së popullatës për mbrojtjen e bimëve.

Neni 3

Përkufizimet

 

Termet e përdorura për qëllime të këtij Ligji kanë këto domethënie:

"Bimë" nënkupton bimët e gjalla ose pjesët e tyre duke përfshirë edhe farërat.

"Pjesët e gjalla bimore" nënkuptojnë frytin në kuptimin botanik me përjashtim të atyre që ruhen në gjendje të ngrirë, perimet, përveç atyre që janë në gjendje të ngrirë, zhardhokë të patateve, zhardhokë të qepëve, copëzat e bimëve, rizome, lule të prera me ose pa gjemba, degë me gjethe, degë të prera me gjethe si pjesë të bimëve të përfituara nga kultura e indeve, miceli i kërpudhave dhe polen i gjallë.

"Materiali për mbëltim" nënkupton bimët e mbëltuara që mbesin si të tilla ose do të mbëltohen sërish ose bimët dhe pjesët e gjalla të atyre bimëve që nuk janë mbëltuar por janë të destinuara për mbëltim.

"Farëra" nënkupton farën e bimëve, farërat e drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, perimeve, bimëve shëruese, aromatike, pemëve, luleve, drunjëve pyjor që shërbejnë për mbjellje dhe riprodhim të deklaruar si material për shumim.

"Produkt bimor" nënkupton të gjitha produktet me origjinë bimore, të papërpunuara ose që i nënshtrohen procesit të thjesht të përpunimit, që nuk bëjnë pjesë në bimë sipas këtij Ligji. Në produkte bimore bëjnë pjesë druri, nëse ai e ruan tërë sipërfaqen e tij në gjendje natyrore ose pjesët e tij, me apo pa lëvore, i përpunuar në formë të pllakave të prera, pjesëzat, tallashi, mbetjet e drurit ose copëzat e drurit, druri i gdhendur, ambalazhi nga druri, dhe materiali për paketim i punuar nga druri e që përdoret për transportim të dërgesave të ndryshme.

"Bimë për mbjellje" nënkupton bimët e dedikuara për mbjellje në faza të caktuara.

"Organizma të dëmshëm" nënkupton organizmat me origjinë bimore dhe shtazore ose patogjenët të cilët në forma të ndryshme shkaktojnë dëme në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera.

"Futja e organizmave të dëmshëm" nënkupton futja e organizmave të dëmshëm në Zonat në të cilat nuk ka qen i pranishëm më parë, ose nuk ka qen i pranishëm në pjesën e kufizuar të terrenit.

"Mbrojtja biologjike e bimëve" nënkupton mënyrën e asgjësimit të organizmave të dëmshëm në bujqësi dhe pylltari, nëpërmjet shfrytëzimit të armiqve natyror, antagonistëve të tyre, dhe agjentëve të tjerë biologjik që shumohen vetvetiu.

"Pasaportë bimore" nënkupton një dokument zyrtar në formë të shkruar ku ceket se janë përmbush standardet e shëndetit të bimëve dhe kërkesat specifike për bimët dhe produktet bimore që qarkullojnë brenda territorit të shteteve anëtare të BE-së.

"Prodhues i bimëve" nënkupton personin fizik apo juridik i cili është pronar, apo merret me prodhimin, përpunimin, trajtimin, deponimin, tregtimin, shpërndarjen apo përdorimin tjetër të bimëve dhe produkteve bimore.

"Lista" nënkupton organizmat e dëmshëm, hyrja dhe përhapja e të cilave është e ndaluar. Këto lista përmbajnë emrat e insekteve, nematodeve, baktereve, kërpudhave, viruseve, fitoplazmave dhe bimëve parazitë që kanë shtrirje në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre.

"Territori nën mbikëqyrje të veçantë" nënkupton vendin e caktuar i cili i është ekspozuar rrezikut ose territor pa praninë e organizmave të dëmshëm në të cilin mbrojtja e bimëve është e rregulluar në mënyrë të veçantë nga Ministria.

"Veprimtaria fitosanitare" nënkupton procedurën për menaxhim apo ndonjë procedurë tjetër e cila zbatohet në pajtim me këtë Ligj, me qëllim të pengimit të futjes apo përhapjes së organizmave të dëmshëm nga ndonjë vend tjetër.

"Rregullativa Fitosanitare" nënkupton këtë Ligj dhe të gjitha aktet tjera nënligjore të nxjerra në bazë të këtij Ligji, sikurse edhe kontratat, marrëveshjet ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së bimëve.

"Inspektor" nënkupton personin e autorizuar nga Ministria me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

"Punët me interes publik" nënkuptojnë punët në lëmin e mbrojtjes së bimëve, të përcaktuara me këtë Ligj për kryerjen e të cilave subjektet dhe personat kanë obligim të posaçëm për realizimin e interesit të përgjithshëm publik.

"Fitocertifikatë" nënkupton një dokument zyrtar që pasqyron shëndetin e bimëve, produkteve bimore dhe kushtet e dërgesës së bimëve të lejuara nga organi kompetent i vendit të origjinës së bimëve, e cila e shoqëron dërgesën e bimëve të importuara apo të bartura në kalim transit.

"Certifikata për Rieksport" nënkupton vërtetimin mbi gjendjen shëndetësore të dërgesës së bimëve për rieksport, të cilën e lëshon organi kompetent ose vendi eksportues.

"Eksport"nënkupton transportin e bimëve, produkteve bimore dhe objektet nën mbikëqyrje me origjinë nga Kosova.

"Rieksporti" nënkupton transportimin e dërgesës së bimëve e cila është importuar në Kosovë me qëllim të rieksportit e cila mund të deponohet, ndahet, ripaketohet ose kombinohet me dërgesa tjera.

"Vendi i prodhimit", nënkupton tokën apo rajonin e tokave ku gjendet njësia prodhuese me të gjitha, pajisjet, mjetet dhe makinat për prodhim të bimëve.

"Objektet nën mbikëqyrje", nënkupton vendet, pajisjet për deponim, trajtim, përpunim të bimëve, produkteve bimore, ambalazhit, mjetet transportuese, kontejnerët, toka apo materiali tjetër bazë në të cilin kultivohen bimët ose organizmat tjerë, mjetet apo materialet të cilat mund të përmbajnë dhe bartin organizma të dëmshëm për bimë që kërkon ndërmarrjen e masave fitosanitare.

"Transferimi" nënkupton secilin transferim të bimëve, produkteve bimore, materialit tjetër dhe objekteve të tjera jashtë vendit të prodhimit.

"Vlerësimi i rrezikut" nënkupton vlerësimin e futjes së mundshme, vendosjes apo përhapjes së organizmave si dhe ndërmarrja në konsideratë e masave të ndryshme fitosanitare si dhe pasojat e mundshme ekonomike.

"Dërgesa e bimëve" nënkupton numrin e bimëve, sasinë e produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat transportohen.

"Vlerësimi i organizmave të dëmshëm" nënkupton procedurën zyrtare të grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të shënimeve për pranin e organizmave të dëmshëm në bimë, në bazë të përcjelljes së gjendjes shëndetësore, hulumtimeve sistematike, kontrollimeve inspektuese apo procedurave të tjera si dhe burimeve plotësuese.

"Kalimi transit" nënkupton secilin transport të dërgesës së bimëve e cila nuk importohet në Kosovë, por kalon në zonën kufitare dhe territorin e Kosovës, ndërsa paraqitet si objekt për procedurë zyrtare dhe ka për qëllim sigurimin që dërgesa të mos hapet, ndahet, ripaketohet dhe as të kombinohet me dërgesa tjera.

"Importi" nënkupton secilën futje të dërgesës së bimëve në pikat doganore të Kosovës, pa marrë parasysh destinimin e tyre sipas Ligjeve doganore, përveç kalimit transitit.

"Vendi i origjinës" nënkupton vendin në të cilin bimët janë kultivuar apo nga ato janë përftuar produktet bimore.

"Mbrojtja e bimëve" nënkupton, identifikimin, përcjelljen, pengimin, përhapjen, asgjësimin ose çrrënjosjen e organizmave të dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera duke zbatuar masat fitosanitare.

"Pika e inspektimit kufitar" nënkupton shërbimet fitosanitare në kufi të autorizuara për kryerjen e kontrollit të bimëve dhe produkteve bimore të importuara, eksportuara, rieksportuara e që janë nën mbikëqyrjen e inspektorit fitosanitar në bashkëpunim me Shërbimin Doganor.

"Person" nënkupton çdo person fizik apo juridik.

"Leje Importi" nënkupton dokumentin zyrtar që nevojitet për të lejuar importin e mallrave me prejardhje bimore, të cilat i nënshtrohen kërkesave specifike fitosanitare.

"Tregtues" nënkupton çdo person i regjistruar për plasim në treg të bimëve dhe produkteve bimore.

"Regjistrimi" nënkupton aktin e aprovimit nga organi kompetent për tu marrë me prodhimin e bimëve dhe produkteve bimore.

"Organ kompetent" nënkupton Departamentin e prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve.

"Ministria" - nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

"Ministër" - nënkupton Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kapitulli II

MBROJTJA E BIMËVE

 

Neni 4

Mbrojtja e bimëve përfshin:

(a) identifikimin dhe përcjelljen, pengimin dhe përhapjen e organizmave dëmtues në bimë, produkte bimore, objekte tjera që janë nën mbikëqyrje dhe çrrënjosjen apo asgjësimin e tyre;

(b) përcaktimin dhe zbatimin e masave fitosanitare;

(c) realizimin e obligimeve që dalin nga konventat, marrëveshjet, dhe kontratat ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së shëndetit të bimëve.

Neni 5

5.1. Mbrojtja e bimëve është e drejtë dhe përgjegjësi e institucioneve dhe organeve kompetente të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ekzekutuesve të punëve me interes publik dhe bimë prodhuesve.

5.2. Punët udhëheqëse profesionale që i përkasin mbrojtjes së bimëve në tërësi, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, mbikëqyrjes së inspeksionit fitosanitar si dhe punët e detyrat tjera, janë në harmoni më këtë Ligj. Këto detyra duhet të jenë në përputhshmëri me Konventat dhe Marrëveshjet ndërkombëtare nga lëmi i mbrojtjes së bimëve.

5.3. Ministria i kryen punët nga lëmi i mbrojtjes së bimëve, farërave, materialit për mbëltim, produkteve për mbrojtjen dhe ushqimin e bimëve.

Neni 6

6.1. Ministria, kryerësit e punëve publike dhe prodhuesit e bimëve, duhet të kryejnë dhe të bashkëpunojnë për zbatimin e përcjelljes së përhershme të shëndetit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, me qëllim të identifikimit dhe raportimit për paraqitjen dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm, si dhe çrrënjosjen ose asgjësimin e tyre.

6.2. Lidhur me shfaqjet e reja e të papritura të organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A., kryerësit e punëve publike duhet menjëherë të informojnë inspektorin fitosanitar dhe organin kompetent.

6.3. Në lëmin e mbrojtjes së shëndetit të bimëve në pylltari, organi kompetent dhe kryerësit e punëve me interes publik në lëmin e pylltarisë, veprimtarinë e tyre duhet ta ushtrojnë në pajtim me këtë Ligj dhe aktet nënligjore.

Neni 7

Prodhuesi i bimëve është i obliguar që:

(a) gjatë periudhës së kultivimit të bimëve të mbajë nën kontroll shëndetin e bimëve, me qëllim të identifikimit, të parandalimit të përhapjes së organizmave të dëmshëm në sipërfaqet në të cilat kultivohen bimët si: ngastrat, plantacionet, fidanishtet, pemishtet, serrat dhe të ngjashme, bimët natyrore dhe produktet bimore, sikurse edhe objektet e tjera, pronar i të cilave është, apo dikush tjetër i shfrytëzon për nevojat e tija;

(b) të informoi për shfaqjet e reja e të papritura apo nëse dyshohet për pranin e organizmave të dëmshëm në bimë nga Lista I.A. dhe II.A., dhe me këtë rast ai informon inspektorin fitosanitar, ose kryerësit e punëve publike, të cilët menjëherë e informojnë organin kompetent të Ministrisë;

(c) menjëherë të ndërmarr masa, të cilat i përcakton organi kompetent apo inspektori fitosanitar, me qëllim të pengimit, të përhapjes dhe të çrrënjosjes të organizmave të dëmshëm;

(d) të mbajnë evidencë mbi masat e ndërmarra për mbrojtjen e bimëve dhe i mundëson personit zyrtar kontrollimin e tyre;

(e) të mundësoj zbatimin e masave të përcaktuara nga organi kompetent;

(f) të mundësoj dhe ndihmoj në kryerjen e kontrollit inspektues fitosanitar.

Neni 8

8.1. Nëse prodhuesi i bimëve nuk zbaton masat e përcaktuara nga neni 7 pika (a) (c) dhe (e) të këtij ligji, inspektori fitosanitar përcakton zbatimin e tyre në llogari të prodhuesve të bimëve.

8.2. Përjashtim nga dispozitat e nenit 7 pika (a) (c) dhe (e) të këtij ligji, prodhuesi i bimëve i cili është pronar apo shfrytëzues i bimëve pyjore, por është i obliguar të lajmërojë menjëherë inspektorin e pylltarisë dhe kryerësit e punëve publike nga lëmi i pylltarisë për shfaqjen e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A., të cilët menjëherë lajmërojnë organin kompetent për punët e pylltarisë dhe organin kompetent për mbrojtjen e bimëve nga neni 6 paragrafi 3 i këtij ligji.

8.3. Personat të cilët nga natyra e punës vërejnë apo dyshojnë në shfaqjen e re e të papritur të organizmave të dëmshëm në bimë, atëherë duhet të informojnë organet kompetente për mbrojtjen e bimëve.

Kapitulli III

PARANDALIMI I SHFAQJES DHE PËRHAPJES SË ORGANIZMAVE TË DËMSHËM NË BIMË, PRODUKTET BIMORE DHE OBJEKTEVE TË TJERA SI DHE MASAT PËR ÇRRËNJOSJEN APO ASGJASIMIN E TYRE

 

Neni 9

Organizmat e dëmshëm, sipas rrezikut për shëndetin e disa llojeve të veçanta të bimëve dhe sipas natyrës së shkaktimit të dëmeve me rëndësi ekonomike në bimët të kultivuara dhe ato pyjore, ndahen sipas listave vijuese:

I. Lista I.A.: organizmat e dëmshëm, futja dhe përhapja e të cilëve është e ndaluar në territorin e Kosovës e që prania e tyre është konfirmuar në Kosovë;

II. Lista I.A.I.: organizmat e dëmshëm, futja dhe përhapja e të cilëve është e ndaluar në territorin e Kosovës edhe nëse është vërtetuar prania e tyre në ndonjë bimë të veçantë apo produkte bimore;

III. Lista I.B.: organizmat e dëmshëm, futja dhe përhapja e të cilave është e ndaluara në zonat e mbrojtura;

IV. Lista I.B.I.: organizmat e dëmshëm, futja dhe përhapja e të cilëve është e ndaluar në zonat e mbrojtura edhe nëse është vërtetuar prania e tyre në ndonjë bimë apo produkte bimore.

Neni 10

10.1. Bimët, produktet bimore dhe objektet të tjera të cilët janë bartës të organizmave të dëmshëm nga neni 9 pika III) të këtij Ligji dhe të cilat në masë të madhe paraqesin rrezik për shëndetin e bimëve janë të përfshira në listat vijuese:

Lista II.A.: bimët, produktet e bimëve dhe objekteve të tjera, importi i të cilave është i ndaluar në Kosovë;

Lista II.B.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të tjera, importi i të cilave është i ndaluar në zonat e mbrojtura të caktuara;

Lista IV.A.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të tjera të cilat, duhet të plotësojnë kërkesat specifike fitosanitare për import dhe transport në Kosovë;

Lista IV.B.: bimët, produktet bimore dhe objekteve të tjera të cilat duhet të plotësojnë kërkesat specifike fitosanitare për import dhe transport në zonat e mbrojtura;

LISTA V.A.:

Lista V.A - I: bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat është i obliguar lëshimi i fitocertifikatës për tërë territorin e Kosovës;

Lista V.A - II: bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat është i obliguar lëshimi i fitocertifikatës për zona të veçanta të mbrojtura;

LISTA V.B.:

Lista V B - I: bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera për të cilat duhet të jepet fitocertifikatë për tërë territorin e Kosovës;

Lista V B - II: bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera, për të cilat është i obliguar lëshimi i fitocertifikatës për zona të veçanta të mbrojtura;

10.2. Listat nga neni 9 dhe 10 janë pjesë e Aneksit i cili është pjesë pёrbёrëse e këtij ligji.

Neni 11

11.1. Nëse në territorin e Kosovës shfaqën organizmat e dëmshëm në zonën e mbrojtur nga Lista I.A. e II.A. dhe nga Lista I.B. dhe II.B. ose konstatohen simptomat në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera, në bazë të të cilëve dyshohet për praninë e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B., II.B., kryerësit e punëve publike dhe prodhuesit e bimëve, duhet të lajmërojnë menjëherë në mënyrë të rregullt inspektorin fitosanitar dhe organin kompetent.

11.2. Prodhuesi i bimëve duhet të mbrojë bimët, produktet bimore dhe objektet e tjera sipas udhëzimeve të përcaktuara nga Inspektori fitosanitar, ndërsa mënyrën e lajmërimit e përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 12

Laboratori referent fitosanitar

 

12.1. Në rast të dyshimit të pranisë së organizmave të dëmshëm, inspektori fitosanitar merr mostrën dhe atë e dërgon për analizë në laboratorin referent fitosanitar që e përcakton Ministria.

12.2. Laboratori referent fitosanitar:

(a) përdorë metodat për trajtimin e mostrës të cilat sigurojnë kushtet për parandalim të rrezikut nga përhapja e organizmave të dëmshëm, konstaton praninë e tyre, mbanë evidencën e mostrave, ruan dhe prezanton shënimet për kryerjen e analizave në mënyrë të rregullt,

(b) nëse vërteton pranin e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A., ose në zonën e mbrojtur nga Lista I.B. dhe II.B., inspektori fitosanitar urdhëron ndërmarrjen e masave përkatëse fitosanitare,

(c) organi kompetent informon prodhuesit e bimëve dhe subjektet e tjera për shfaqjen e organizmave të dëmshëm, rrezikun të cilin ato e bartin dhe i njofton të njëjtit për veprimet dhe masat paraprake për parandalimin e dëmeve në bimë, produkte bimore dhe objekteve të tjera.

12.3. Masat nga paragrafi 2 pika (c) të këtij neni i përcakton Ministria me akt nënligjor.

12.4. Obligimet ndërmjet Ministrisë dhe laboratorit referent fitosanitar rregullohen me memorandum të bashkëpunimit ose marrëveshje.

Neni 13

Mbajtja e shënimeve

 

13.1. Organi kompetent në mënyrë të rregullt mban evidencën dhe i ruan të gjitha shënimet dhe rezultatet për paraqitjen e organizmave të dëmshëm dhe shënimet tjera të domosdoshme lidhur me përcjelljen e organizmave të dëmshëm, me qëllim të sigurimit dhe posedimit me informata të besueshme të cilat mund të jenë me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.

13.2. Ministria me akte nënligjore përcakton përmbajtjen, formën dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës:

(a) për identifikimin e ri të organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A. në Kosovë, mund të shpallën në mënyrë të rregullt,

(b) dhënien ose shpalljen e të dhënave për identifikimin e ri të organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A.

TERITORI NËN MBIKËQYRJE TË VEÇANTË

 

Neni 14

14.1. Nëse në territorin nën mbikëqyrjen e veçantë, konstatohet prania e organizmave të dëmshëm dhe gjatë ekzistimit të rrezikut për praninë dhe përhapjen e tyre, inspektori fitosanitar:

(a) evidenton vend ndodhjen e tyre dhe urdhëron ndërmarrjen e masave fitosanitare të përcaktuara nga Ministria;

(b) varësisht nga lloji i organizmave të dëmshëm në mënyrë të rregullt i lajmëron prodhuesit e bimëve për vendin e evidentuar të paraqitjes.

14.2. Kufijtë e territorit nën mbikëqyrje të veçantë, masat për identifikimin, parandalimin dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm, dhe masat për ndërprerjen e aktiviteteve fitosanitare, si dhe mënyrën e lajmërimit e rregullon Ministria me akte nënligjore.

ZONAT E MBROJTURA

Neni 15

15.1. Territori në të cilin nuk është konstatuar prania e një apo më shumë organizmave të dëmshëm, por në të cilin ekziston rreziku nga shfaqja e organizmave të tillë shpallet zonë e mbrojtur.

15.2. Prania e organizmave të dëmshëm në zonën e mbrojtur konsiderohet nëse:

(a) nuk janë ndërmarr masat përkatëse fitosanitare për asgjësimin e tyre;

(b) janë ndërmarr masat mbrojtëse, por ato nuk kanë treguar sukses gjatë periudhës 3 vjeçare.

15.3. Në zonën, në të cilën prania e një apo më tepër organizmave të dëmshëm nuk është konstatuar dhe ajo është shpallur zonë e mbrojtur në mënyrë të rregullt, Ministria duhet të ndërmarr veprime sistematike të mbikёqyerjes.

15.4. Shpalljen e zonës së mbrojtur, listat e zonave të mbrojtura dhe kushtet për kryerjen e ekzaminimeve sistematike brenda zonës së mbrojtur i përcakton Ministria me akte nënligjore.

Kapitulli i IV

NDALESAT DHE KUFIZIMET E FUTJES DHE PËRHAPJES SË ORGANIZMAVE TË DËMSHËM PËR BIMË

 

Neni 16

16.1. Ndalohet futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A. në tërë territorin e Kosovës.

16.2. Ndalohet futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm nga Lista I.B. dhe II.B. në zonat e mbrojtura.

16.3. Futja e organizmave të dëmshëm nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni, është secila futje me qëllim apo pa qëllim e organizmave të dëmshëm në territorin e Kosovës ose në zonat e mbrojtura.

16.4. Futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm të cilët nuk janë në Listat nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni, po ashtu ndalohet nëse ekziston rreziku për shëndetin e bimëve në territorin e Kosovës.

Neni 17

Ndalesat e importit

 

17.1. Ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista III.A. në territorin e Kosovës.

17.2. Ndalohet importi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga lista III.B. në zonat e mbrojtura.

17.3. Ndalohet importi dhe transferimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista IV.A., nëse masat e përcaktuara fitosanitare nuk janë plotësuar.

17.4. Ndalohet importi dhe transferimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista IV.B., në territoret ku ajo zonë është shpallur e mbrojtur, nëse masat e përcaktuara nuk janë të kënaqshme.

17.5. Importi dhe transferimi i bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga listat në paragrafin 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, ndalohen nga Ministria me akt nënligjor.

Neni 18

18.1. Përjashtim nga dispozitat e nenit 16 dhe 17 të këtij Ligji, personat juridik të cilët merren me veprimtari shkencore-hulumtuese, mund të importojnë ose transferojnë organizma të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B., II.B., bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera nga Lista III.A., III.B., IV.A. dhe IV.B., nëse:

(a) posedojnë leje për import;

(b) i përdorin për ekzaminim, hulumtim ose për punë në seleksionimin e bimëve;

(c) i plotësojnë kushtet e parapara në pikëpamje të aftësisë profesionale dhe teknike, të cilat i përcakton organi kompetent.

18.2. Lejen nga paragrafi 1 të këtij neni, e lëshon organi kompetent i Ministrisë në bazë të kërkesës të personit juridik.

18.3. Kërkesa duhet të përmbajë:

(a) të dhënat për paraqitësin e kërkesës;

(b) të dhënat mbi organizmat e dëmshëm për bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera sipas paragrafit 1 të këtij neni.

18.4. Organi kompetent mban evidencë për importin e bimëve sipas paragrafit 3 pika (b) të këtij neni.

18.5. Kushtet për ngritje profesionale teknike, përmbajtjen me detaje dhe formularin e lejes për import nga ky nen, i përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 19

19.1. Përjashtim nga dispozitat e nenit 16 dhe 17 të këtij Ligji, organi kompetent në pajtim me kërkesat e përcaktuara dhe nëse vlerëson se nuk ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm, në raste të veçanta mund të lejoj:

(a) importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat kultivohen ose përdorën për nevoja personale dhe janë të destinuara për mbëltim ose përdorim personal të menjëhershëm;

(b) importin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, në rastet kur organizmat e dëmshëm janë të pranishëm, përveç atyre që përdorën për mbjellje.

19.2. Organi kompetent mbanë shënime për importin e lejuar në bazë të paragrafit 1. pika (a) dhe (b) të këtij neni.

Neni 20

20.1. Dispozitat nga neni 16 dhe 17 të këtij Ligji nuk zbatohen nëse:

(a) dërgesa e bimëve është në kalim transit në Kosovë;

(b) sasitë e vogla të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, duke përfshirë artikujt ushqimorë dhe ushqimin për kafshë, të destinuara për përdorim personal, nevoja industriale dhe jo komerciale ose përdorën për ushqim gjatë transportit.

20.2. Sasitë e vogla nga paragrafi 1 pika (b) të këtij neni zbatohen për: fryte të freskëta, përveç patateve; luleve të prera dhe buqete lulesh; farërave në paketim origjinal, përveç farës së patates; rizomat e bimëve dekorative; kërcejve të trupave halorë pa rrënjë për nevojat e festave dhe luleve në saksi të cilat përdoren ekskluzivisht për nevojat e shfrytëzuesit të fundit.

20.3. Sasitë e vogla të bimëve sipas këtij neni, i përcakton Ministria me akt nënligjor.

REGJISTRI I PRODHUESVE TË BIMËVE, PËRPUNUESVE, IMPORTUESVE,

SHPËRNDARËSVE DHE DEPONUESVE

 

Neni 21

Me prodhimin, përpunimin, importin, deponimin dhe shpërndarjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista V.A. dhe V.B., mund të merren personat juridik dhe fizik, të cilët i përmbushin kërkesat e parapara për ushtrimin e këtyre veprimtarive, ose janë të regjistruar në regjistrin e Ministrisë.

Neni 22

22.1. Regjistrimi është i obliguar për personat vijues:

(a) prodhues të bimëve, përpunues, shpërndarës, deponues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista V.A.;

(b) importues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista V.B.;

(c) prodhues të llojeve specifike të bimëve, produkteve bimore e objekteve të tjera të cilat nuk janë të cekura në Listën V.A. dhe për qendra gjegjëse të grumbullimit ose shpërndarjes në zonën e kultivimit.

22.2. Përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrave, Ministria e rregullon me akt nënligjor, ndërsa regjistrin e përcakton dhe e mban organi kompetent i Ministrisë.

Neni 23

23.1. Për regjistrim nga neni 21 të këtij Ligji, duhet të jetë i punësuar personi përgjegjës i cili është i aftësuar në mënyrë profesionale për prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve, e që është përgjegjës për përmbushjen e obligimeve nga neni 24 i këtij Ligji.

23.2. Kriteret për aftësim profesional të personit përgjegjës për mbrojtjen e bimëve i përcakton Ministria me akt nënligjor.

23.3. Kërkesën për regjistrim nga neni 21 i këtij Ligji, në formë të shkruar i bëhet organit kompetent.

23.4. Vendimin për regjistrim e merr Ministria, më së voni 30 ditë nga dita e pranimit të kërkesës dhe dokumentacionit.

23.5. Nëse personi i regjistruar në regjistër ndërprenë përmbushjen e obligimeve dhe kërkesave të parapara sipas këtij Ligji, Ministria merr vendim për çregjistrimin e tij.

Neni 24

24.1. Personat e regjistruar janë të obliguar:

(a) mbajnë shënime për prodhimin, përpunimin dhe qarkullimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të cilat i deponojnë ose kanë në planë t'i mbëltojnë në pronë, përpunojnë ose i shpërndajnë në një vend tjetër;

(b) mbajnë dhe plotësojnë rregullisht planin e vendit ku bimët kultivohen, përpunohen, deponohen dhe përdorën;

(c) bëjnë në mënyrë të rregullt kontrollime të duhura vizuele në bimë;

(d) mundësojnë qasjen e inspektorit fitosanitar për kryerjen e inspektimit, kontrollit të bimëve, vendit dhe dokumentacionit, si dhe marrjen e mostrave;

(e) lajmërojnë organin kompetent të Ministrisë ose inspektorin fitosanitar për të gjitha paraqitjet për rritjen e numrit të organizmave të dëmshëm në bimë dhe për prodhimtarinë e tyre;

(f) paraqesin organit kompetent të Ministrisë në afatin e përcaktuar të gjitha ndryshimet e të dhënave të cilat mbahen në regjistër;

(g) për çdo vit njoftojnë organin kompetent të Ministrisë në afatin e duhur dhe Inspektorin fitosanitar për sasinë dhe vendin e prodhimit, përpunimit të bimëve dhe produkteve bimore;

(h) bashkëpunojnë me organin kompetent të Ministrisë dhe Inspektorin fitosanitar lidhur me sigurimin e mbrojtjes së shëndetit të bimëve dhe

(i) ruajnë dokumentacionin së paku një vit.

24.2. Ministria, me akt nënligjor rregullon mënyrën e kryerjes së kontrollit shëndetësor të bimëve, afatet, përmbajtjen dhe mënyrën e dërgimit të të dhënave nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni.

Neni 25

Përjashtim nga dispozitat e nenit 24, regjistrimi nuk është i obliguar për prodhuesit dhe përpunuesit e vegjël të cilët nuk merren me prodhimtari dhe përpunim profesional të bimëve, ose prodhimtaria dhe përpunimi, shitja e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera është e destinuar për nevojat personale të personave fizikë në tregun lokal dhe nuk paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm.

Kapitulli i V

IMPORTI, EKSPORTI DHE KALIMI TRANZIT I DËRGESAVE TË BIMËVE

 

Neni 26

Importi

 

26.1. Importi i bimëve lejohet nëse:

(a) importuesi është i pajisur me leje importi nga organi kompetent i Ministrisë,

(b) dërgesa e bimëve mund të importohet nëpër vendkalimet e përcaktuara kufitare në të cilat ekziston shërbimi fitosanitar.

26.2. Vendkalimet kufitare duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara për kryerjen e kontrollit shëndetësor të dërgesave bimore.

Neni 27

27.1. Dërgesat e bimëve nga Lista V.B.I. ambalazhi dhe mjetet transportuese me të cilat transportohet i nënshtrohen kontrollit të detyrueshëm të inspeksionit fitosanitar, ku me këtë rast do të vërtetohet se:

(a) dërgesa e bimëve shoqërohet me fitocertifikatë,

(b) në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A.;

(c) në dërgesë nuk janë të pranishëm organizmat e dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga lista II.A.;

(d) i përmbush kushtet e veçanta fitosanitare në pajtim me Listën IV.A.

27.2. Çdo dërgesë e bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni, duhet të shoqërohet me fitocertifikatë origjinale nga vendi i origjinës, ose fitocertifikata me klauzolat plotësuese, kur dërgesa e bimëve duhet ti përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare në pajtim me Listën IV.A. dhe IV.B. të cilat i rregullon organi i vendit prej nga vjen dërgesa e që nuk është vend i origjinës.

27.3. Për dërgesat e bimëve nga paragrafi 1 të këtij neni, të cilat pas lëshimit të fitocertifikatës në vendin e origjinës, janë transportuar, deponuar, ripaketuar ose ndarë në një vend tjetër i cili nuk është vend i origjinës, duhet që fitocertifikata origjinale ose kopja e saj e vërtetuar të shoqërohet me fitocertifikatën për rieksport të lëshuar në vendin tjetër.

27.4. Nëse dërgesa e bimëve nga paragrafi 1 i këtij neni, vazhdimisht importohet në më shumë vende dhe me këtë rast janë lëshuar më shumë fitocertifikata për rieksport, atë dërgesë të bimëve duhet shoqëruar krahas fitocertifikatës origjinale ose të kopjes së vërtetuar të saj edhe origjinali apo kopja e fitocertifikatës për rieksport nga të gjitha ato vende.

27.5. Kontrollit të inspekesionit kufitar duhet t'i nënshtrohen edhe dërgesat tjera të bimëve, nëse inspektori fitosanitar dyshon se ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm të bimëve.

27.6. Procedurën e kontrollit të inspeksionit nga paragrafi 1 pika (b) të këtij neni, e përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 28

Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.B.II. e cila importohet në zonën e mbrojtur, përveç kërkesave të përcaktuara në nenin 27 të këtij Ligji, duhet t'i përmbushë edhe këto kërkesa:

(a) të mos janë të pranishëm organizma të dëmshëm nga Lista I.B. dhe II.B.;

(b) të mos përmbajë bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera nga Lista III.B. dhe

(c) të përmbushë kërkesat e veçanta fitosanitare nga Lista IV.B.

Neni 29

29.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.B., e cila importohet për qëllim të ekzaminimit dhe punëve shkencore hulumtuese për seleksionim, duhet të jetë e kontrolluar nga inspeksioni fitosanitar si dhe duhet të këtë lejen për import, në pajtim me nenin 18 të këtij Ligji, e shoqëruar me fitocertifikatën nga vendi i origjinës.

29.2. Përjashtimisht nga neni 19 paragrafi 1 pika (a) të këtij Ligji, duhet lëshuar lejen për import të bimëve nga Lista V.B., pa fitocertifikatë dhe pa inspektim fitosanitar, të cilat janë të dedikuara për përdorim personal ose për përdorim të menjëhershëm brenda zonës kufitare me vendin nga importohen bimët, produktet bimore dhe objektet tjera.

29.3. Sasitë e vogla të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga Lista V.B., në pajtim me nenin 20 të këtij Ligji mund të importohen pa fitocertifikatë dhe pa inspektim fitosanitar.

Neni 30

30.1. Importuesit, transportuesit ose përfaqësuesit e tyre dhe personat fizik të cilët i importojnë në Kosovë bimët nga neni 27 paragrafi 1 i këtij Ligji, janë të obliguar:

(a) të lajmërojnë në mënyrë të rregullt inspektorin fitosanitar për arritjen e asaj dërgese e cila importohet ose ripaketohet gjatë transportit, me qëllim të kryerjes së kontrollit fitosanitar;

(b) të lajmëroj Inspektorin fitosanitar që të ndërmerr të gjitha masat e përcaktuara lidhur me dërgesën e bimëve që importohen.

30.2. Organet e shërbimit doganor nuk mund të fillojnë punët e doganimit, para se inspektori fitosanitar të bëjë kontrollin inspektues të dërgesës së bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni dhe nuk jep lejen për import, përveç në rastet kur ka të bëjë me kalim transit.

Neni 31

31.1. Kontrolli i dërgesës së bimëve nga neni 27 i këtij Ligji, bëhet në vendkalimin e përcaktuar kufitar në Kosovë, ku kryhen edhe punët tjera të procedurës administrative doganore.

31.2. Nëse nuk ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm, në kërkesat dhe rastet të cilat i përcakton Ministria, kontrolli shëndetësor i dërgesës së bimëve, mund të behet edhe në vendet e përcaktuara zyrtare në brendi të territorit të Kosovës nën mbikëqyrjen e shërbimit doganor.

Neni 32

32.1. Inspektori fitosanitar, pas kryerjes së kontrollit, nëse janë përmbushur kërkesat sipas nenit 27 dhe 28 të këtij Ligji, lëshon lejen për import të dërgesës së bimëve dhe konstaton fitocertifikatën ose fitocertifikatën për rieksport me datën dhe vulën e hyrjes.

32.2. Nëse kërkesat paraprake nga neni 27 dhe 28 i këtij Ligji, nuk janë përmbushur, inspektori fitosanitar me vendim e ndalon importin dhe përcakton masat në pajtim me dispozitat nga neni 12, paragrafi 1 të këtij Ligji dhe do të shënon fitocertifikatën ose fitocertifikatën për rieksport me vulë trekëndëshe me ngjyrë të kuqe, më të cilin fitocertifikata bëhet e pa vlefshme.

32.3. Nëse gjatë kontrollit të inspektimit konstatohet se pjesa e dërgesës së bimëve është e infektuar me organizma të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B. ose II.B. ndalohet importi i tyre, ndërsa pjesa e mbetur e dërgesës mund të lejohet, nëse vërtetohet se ajo nuk është e infektuar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm.

32.4. Ministria me akt nënligjor përcakton formën, madhësinë dhe përmbajtjen e vulës sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni.

Neni 33

33.1. Nëse importohet dërgesa që sipas dokumentacionit përcjellës, nuk përmban bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera nga Lista V.B., inspektori fitosanitar do të bëjë kontrollin inspektues, nëse ekziston dyshimi i bazuar në identitetin e dërgesës së bimëve ose për rrezikun e përhapjes së organizmave të dëmshëm.

33.2. Nëse pas kryerjes së kontrollit inspektues dhe nëse inspektori fitosanitar edhe më tutje dyshon në identitetin e dërgesës së bimëve, posaçërisht lidhur me llojin, tipin dhe origjinën e bimëve nga Lista V.B. mund të bëjë përsëritjen e kontrollit inspektues.

Neni 34

Eksporti

 

34.1. Eksporti i bimëve mund të bëhet nëse:

(a) dërgesa e bimëve e cila eksportohet dhe ka origjinën nga Kosova, ndërsa shteti në të cilin eksportohet kërkon fitocertifikatën, inspektori fitosanitar para lëshimit të fitocertifikatës, kryen kontrollin inspektues, me qëllim të sigurimit të kërkesave të përcaktuara fitosanitare të vendit ku eksportohet dërgesa.

(b) dërgesa e cila eksportohet nuk është me origjinë nga Kosova, por është e deponuar në Kosovë, e ripaketuar dhe e ndarë, kurse shteti ku eksportohet kërkon fitocertifikatë, inspektori fitosanitar do t'a bëjë kontrollin inspektues të dërgesës, para lëshimit të fitocertifikatës për rieksport, me qëllim të sigurimit të kërkesave të përcaktuara fitosanitare të shtetit importues.

34.2. Fitocertifikata për rieksport konsiderohet dokument zyrtar, kur inspektori fitosanitar, vërteton se janë përmbushë kërkesat nga paragrafi 1 pika (a) dhe (b) të këtij neni.

34.3. Ministria me akt nënligjor përcakton formularin dhe përmbajtjen e fitocertifikatës .

Neni 35

35.1. Kërkesën për lëshimin e fitocertifikatës, eksportuesi ia bënë inspektorit fitosanitar, i cili është i obliguar që në afatin e përcaktuar nga Ministria, të bëjë kontrollin inspektues dhe të merr vendim në bazë të kërkesës së eksportuesit.

35.2. Eksportuesit duhet që me shpenzimet e veta të kryejnë të gjitha masat e dhëna të cilat i përcakton inspektori fitosanitar pas kryerjes së kontrollit të dërgesës për eksport.

Neni 36

Kalimi transit

 

36.1. Kalimi transit i bimëve dhe produkteve bimore mund të lejohet:

(a) për dërgesat e bimëve të cilat janë në kalim transit nuk është i obliguar kontrolli inspektues në pajtim me dispozitat e nenit 27, paragrafi 1 pika (a) (b) (c) dhe (d) të këtij Ligji.

(b) dërgesat e bimëve nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni, duhet të jenë të paketuara në atë mënyrë që të mos paraqesin rrezik për përhapjen e organizmave të dëmshëm dhe nuk duhet të deponohen, ndahen, ripaketohen ose të kombinohen me dërgesa tjera në territorin doganor të Kosovës.

(c) dërgesa e bimëve nëse nuk është në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 pika (b) të këtij neni ose në rastin kur është e shkarkuar, duhet të bëhet kontrolli inspektues në pajtim me nenin 27 paragrafi 1 pika (a) (b) (c) dhe (d) të këtij Ligji.

36.2. Përjashtim nga dispozitat e paragrafit 1 pika (a) të këtij neni, për dërgesat në kalim transit, në rastet e rreziqeve apo të dyshimit të bazuar për rrezikun e futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm, Ministria cakton trajtim të veçantë ose inspektim të detyrueshëm kontrolli.

Kapitulli i VI

TRANSFERIMI I DËRGESËS SË BIMËVE

 

Neni 37

37.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A.I., mund të transferohet vetëm nëse shoqërohet me fitocertifikatën, e bashkangjitur në ambalazh ose të jetë si dokument shoqërues.

37.2. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A. e cila transferohet, dhe është e destinuar për ekzaminim, hulumtim shkencor ose për punë seleksionuese, duhet të jetë e kontrolluar nga inspektori fitosanitar dhe e pajisur me pasaportë bimore.

Neni 38

38.1. Çdo dërgesë e bimëve nga Lista V.A. mund të futet në zonën e mbrojtur ose të transferohet brenda saj vetëm me pasaportë bimore e cila vlen për zonën e mbrojtur si dokument shoqërues ose që i shoqërohet mjetit transportues, vetëm në rastet nëse janë respektuar kushtet për transferim.

38.2. Kërkesat për transferim sipas paragrafit 1 të këtij neni i përcakton Ministria me akte nënligjore.

Neni 39

Përjashtim nga dispozitat e nenit 38 paragrafi 1 i këtij Ligji, prodhuesit apo përpunuesit vegjël nga neni 25 paragrafi 1 i këtij Ligji, mund të transferojnë dërgesat e bimëve nga Lista V. A. pa pasaportë bimore.

Neni 40

40.1. Çdo dërges e bimëve nga Lista V.A.I. të cilat i kultivojnë apo shfrytëzojnë personat për të cilët regjistrimi është i obliguar dhe janë të destinuara për transferim, duhet të jenë të kontrolluara nga inspekcioni me qëllim të sigurimit se:

(a) nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A. dhe

(b) i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare nga Lista IV.A.

40.2. Çdo dërgesa e bimëve nga Lista V.A.II., të cilat janë të destinuara për transferim në zonën e mbrojtur, krahas kontrollit inspektues nga paragrafi 1 pika (a) të këtij neni, duhet të kontrollohen nga inspekcioni fitosanitar me qëllim të konstatimit se:

(a) nuk janë të infektuara me organizma të dëmshëm nga Lista I.B. dhe II.B. dhe

(b) i përmbushin kërkesat e veçanta fitosanitare nga Lista IV.B.

40.3. Kontrollimet inspektuese me të cilat vërtetohet përmbushja e kushteve nga paragrafi 1 pika (a) dhe (b) të këtij neni, bëhen sipas mënyrës së përcaktuar me këtë Ligj.

40.4. Përjashtim prej kontrollimeve inspektuese me të cilat vërtetohet përmbushja e kërkesave sipas paragrafit 1 pika (a) dhe (b) të këtij neni, pavarësisht nga origjina e bimëve dhe vendin ku bëhet transferimi, kultivimi, përpunimi, deponimi, shitja ose shfrytëzimi në ndonjë mënyrë tjetër, sikurse edhe në objektet e blerësit, sipas parimit të mostrës së rastit, mund të bëhet kontrolli inspektues me qëllim të konstatimit të gjendjes shëndetësore të bimëve.

40.5. Nëse gjatë kontrollit inspektues, konstatohet se ekziston rreziku për përhapjen e organizmave të dëmshëm, ose nuk janë përmbushur kërkesat e parapara për transferimin e dërgesës, inspektori fitosanitar do të urdhërojë ndërmarrjen e masave të parapara nga neni 12 paragrafi 2 pika (b) të këtij Ligji.

Neni 41

Pasaporta Bimore

 

41.1. Pasaporta bimore është dokument zyrtar që lëshohet për dërgesat e bimëve nga Lista V.A. e që përkatësisht janë kontrolluar nga inspeksioni në pajtim me nenin 38 të këtij Ligji.

41.2. Pasaportën bimore e lëshon personi i autorizuar profesional në pajtim më këtë Ligj.

Neni 42

42.1. Personi i autorizuar profesional nga organi drejtues për lëshimin e pasaportës bimore, duhet të jetë i aftësuar në mënyrë profesionale.

42.2. Personi i autorizuar profesional është përgjegjës për punët dhe detyrat që i janë përcaktuar për lëshimin e pasaportës bimore.

42.3. Nëse gjatë kontrollit inspektues fitosanitar konstatohet se gjendja shëndetësore nuk i përgjigjet të dhënave në pasaportën bimore, organi kompetent në Ministri e tërheqë autorizimin e personit profesional për lëshimin e pasaportës bimore.

Neni 43

43.1. Organi kompetent duhet të konstatoj, përtërijë, dhe ruaj evidencën për autorizimin e personit profesional për lëshimin e pasaportës bimore.

43.2. Evidenca për personin e autorizuar profesional duhet të përmbajë:

(a) emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin personal,

(b) dëshminë për kualifikimin profesional,

(c) statusin e personit profesional të autorizuar në pikëpamje të aftësimit për lëshimin e pasaportës bimore.

Neni 44

Llojet e pasaportave bimore

 

44.1. Organi kompetent e autorizon personin profesional për lëshimin e:

(a) pasaportave për bimë;

(b) ndërrim të pasaportës për bimë që ka shenjën NPB;

(c) pasaportë për bimë për zonat e mbrojtura që ka shenjën PBZM.

44.2. Forma dhe përmbajtja e pasaportës për bimë përcaktohet nga Ministria me akte nënligjore.

Neni 45

Nëse gjatë kontrollit inspektues fitosanitar konstatohet se një pjesë e dërgesës së bimëve, të cilën personi e ka regjistruar në regjistër, prodhohet, përpunohet, shfrytëzohet në çfarëdo mënyre tjetër është e pranishme në pronën e tij, e që është e infektuar me organizma të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B. ose II.B., atëherë nuk lëshohet pasaporta bimore, ndërkaq ajo lëshohet vetëm për pjesën tjetër për të cilin nuk ekziston dyshimi se është e infektuar me organizma të dëmshëm dhe nuk paraqet rrezik për përhapjen e tyre.

Neni 46

46.1. Nëse dërgesa e bimëve ndahet ose përbëhet nga pjesë të veçanta që kanë pasaportë bimore, për secilën dërgesë të ndarë në pjesë të reja, duhet të lëshohet ndërrimi i pasaportës bimore.

46.2. Në së ndryshon gjendja shëndetësore e dërgesës bimore sipas këtij neni, ndërrimi i pasaportës bimore mund të lëshohet vetëm pas përsëritjes së kontrollit inspektues dhe atë:

(a) për dërgesën e bimëve që importohet, e cila gjendet në Listën V.A., e shoqëruar me fitocertifikat, inspektori fitosanitar pas kontrollit inspektues lëshon pasaportën e bimëve në të cilin shkruhet se shërben si ndërrim i fitocertifikatës.

(b) në rast se dërgesa e bimëve nga paragrafi 1 i këtij neni, ndahet ose përbëhet nga disa dërgesa të ndryshme ose të veçanta, për dërgesën e re të bimëve duhet të lëshohet pasaporta e re bimore.

(c) në rast se gjendja shëndetësore e dërgesës së bimëve nga paragrafi 2 i këtij neni ndryshon, atëherë lëshohet pasaporta e re bimore vetëm pas përsëritjes së kontrollit inspektues.

Neni 47

47.1. Prodhuesit e bimëve, përpunuesit, importuesit dhe shpërndarësit e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga neni 22 paragrafi 1 pika (a) (b) dhe (c), krahas obligimeve tjera që dalin nga neni 24 paragrafi 1 të këtij Ligji duhet të përmbushin edhe këto kërkesa specifike:

(a) të paraqesin të gjitha ndryshimet e kërkesave për lëshimin e pasaportës së bimëve, organit kompetent të Ministrisë në afatin e caktuar;

(b) të kenë kujdes që pasaporta për bimë të jetë në pajtim me këtë Ligj;

(c) në afatin e përcaktuar të njoftojnë inspektorin fitosanitar lidhur me transferimin e dërgesës së bimëve në zonat e mbrojtura;

(d) të plotësojnë pasaportën për bimë në pajtim me përmbajtjen dhe shenjat e parapara;

(e) të ruajnë dokumentacionin dhe të dhënat e lëshimit për të gjitha llojet e pasaportave për bimë;

(f) të kenë kujdes për ndërrimin e pasaportave në mënyrë që të bëjnë të pa mundur shfrytëzimin e serishëm të saj.

47.2. Mënyrën, afatet e paraqitjes dhe ruajtjen e dokumentacionit sipas këtij neni, e përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 48

48.1. Tregtuesit e dërgesës së bimëve, produkteve të bimëve të prodhuara ose të përpunuara, të cilët merren me qarkullimin e tyre si dhe shfrytëzuesit e fundit, duhet të ruajnë llojet e pasaportave për bimë në afatin kohor prej një viti.

48.2. Tregtuesit dhe shfrytëzuesit e fundit nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet ti mundësojnë inspektorit fitosanitar prezencën dhe qasjen në dokumentacion dhe dërgesë në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit ose në pronën e tyre.

Kapitulli VII

MBROJTJA BIOLOGJIKE E BIMËVE

 

Neni 49

49.1. Mbrojtja biologjike e bimëve mund të bëhet me llojin autokton të organizmit, që është i pranishëm në sistemin e përcaktuar të ekosistemit.

49.2. Futja, kultivimi ose përdorimi i llojeve autoktone të organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve në zonat e mbrojtura dhe jashtë tyre, është e lejuar në mbështetje të programit të hartuar në të cilin ceket dhe arsyetohet metoda biologjike e mbrojtjes së bimëve të cilën e lejon Ministria në pajtim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

49.3. Bartësit e programit dhe lloji autokton i organizmit që është i pranishëm në natyrë, duhet të shënohet në regjistër të veçantë.

Neni 50

50.1. Llojet e përftuara dhe të futura të organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve janë ato lloje të cilat i kultivon njeriu në ekosistem në të cilin nuk kanë qenë të pranishëm më herët.

50.2. Për qëllime të mbrojtjes biologjike të bimëve në zonat e mbrojtura dhe jashtë tyre, lejohen të përdoren vetëm ato lloje të përftuara të cilat janë në listë e që e përcakton Ministria në pajtim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

50.3. Organi kompetent lëshon lejen për import dhe përdorim të llojeve të përftuara të organizmave nga paragrafi 2 i këtij neni në pajtim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të konstatimit se futja e tyre nuk rrezikon baraspeshën natyrore ose në biodiversitet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e natyrës.

50.4. Përjashtim nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, mund të lëshohet leja për import dhe përdorim të llojeve të përftuara të organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve, organizatave të vogla shkencore-hulumtuese për nevojat ekzaminuese, hulumtuese dhe zhvillimore.

50.5. Për marrjen e lejes nga paragrafi 3 i këtij neni, paraqitësi i kërkesës duhet të i përmbushë kërkesat e përcaktuara në pikëpamje të hapësirës, mjeteve teknike dhe kuadrit profesional.

50.6. Kërkesën për lëshimin e lejes nga paragrafi 3 dhe 4 të këtij neni, duhet bërë Ministrisë e cila përmban:

(a) emrin, mbiemrin dhe adresën;

(b) të dhënat e personit përgjegjës;

(c) llojin e veprimtarisë;

(d) llojin dhe mënyrën e përdorimit të armiqve natyror në raport me organizmat antagonist;

(e) programin e popullimit dhe listën e pranuar të atij lloji;

(f) vlerësimin e rrezikut për natyrën;

(g) dëshmitë se organizmi është i lejuar të përdoret së paku në tre sisteme ekologjike krahasuese në vendet e Bashkimit Evropian;

(h) dëshmitë se organizmi dedikohet për përdorim të mbrojtjes biologjike të bimëve dhe

(i) autorizimin për përdorimin e organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kapitulli VIII

MBLEDHJA, KËMBIMI, PËRDORIMI I TË DHËNAVE DHE INFORMATAVE

 

Neni 51

51.1. Organi kompetent për qëllime të analizimit dhe përcjelljes së masave të mbrojtjes të bimëve, mund të mbledhë dhe përdor të dhënat për nevojat e veta në bazë të këtij Ligji, të cilat në kuadër të bazave të përcaktuara i mbajnë organet kompetente në Ministri, agjencionet, koncesionarët dhe personat tjerë juridik të autorizuar, kryesisht nga:

(a) regjistri i prodhuesve dhe përpunuesve bujqësorë;

(b) regjistri i subjekteve ekonomike;

(c) regjistri tatimor - numri i tatimit;

(d) numri, kufiri dhe sipërfaqja e ngastrës, pronari dhe shfrytëzuesi;

(e) baza e të dhënave statistikore për toka bujqësore dhe tokat pyjore, të dhënat mbi tokat të cilat janë në pronësi publike dhe qiramarrësi i këtyre tokave dhe pyjeve;

(f) baza e të dhënave doganore për importin dhe eksportin e dërgesave të bimëve dhe

(g) baza e të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

51.2. Organi kompetent në lëmin e mbrojtjes së bimëve mund të shfrytëzojë planet topografike, hartat, anketat e anketuesve dhe planet ortofotografike digjitale.

51.3. Mënyra e lidhjes me bazat tjera të të dhënave dhe mënyra e marrjes së të dhënave rregullohet nga Ministria, në pajtim me organet tjera të administratës përgjegjëse për bazën e të dhënave në kompetencë të tyre.

Neni 52

52.1. Ministria dërgon të dhënat nga regjistrat e tij dhe bazat e të dhënave organeve tjera të administratës dhe organeve lokale me qëllim të kryerjes së punëve të parapara me ligj, personave juridik të autorizuar dhe ofertuesve të shërbimeve publike, për nevojat e kryerjes së punëve nga lëmi i mbrojtjes së bimëve.

52.2. Organet e administratës të cilat posedojnë me bazat e të dhënave, hartave, planet ortofotografike në pajtim me neni 51 të këtij Ligji, me marrëveshje paraprake mund të këmbejnë të dhënat me Ministrinë.

Neni 53

53.1. Organet e administratës mbledhin, ruajnë, dhe plotësojnë rregullisht të dhënat, regjistrat dhe bazën e të dhënave të cilat janë të lidhura me sistemim informativ për nevoja të Ministrisë.

53.2. Organet e administratës sigurojnë vendosjen dhe lidhshmërinë e sistemit informativ sipas këtij neni me sistemin informativ të Ministrisë dhe me sistemin informativ ndërkombëtar në lëmin e mbrojtjes së bimëve, kur ai është i nevojshëm.

53.3. Mënyrën e lidhjes, kushteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave nga regjistrat, evidencës dhe bazës së të dhënave e përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 54

54.1. Ministria në nivelin ndërkombëtar benë këmbimin e të dhënave dhe informatave, për:

(a) kompetencat e organeve Qeveritare sa i përket mbrojtjes së shëndetit të bimëve;

(b) listën e vendkalimeve kufitare në të cilat lejohet importi i dërgesave në Kosovë;

(c) listat e organizmave të dëmshëm;

(d) praninë dhe paraqitjen e organizmave të dëmshëm nga Listat dhe kushtet e parapara me këtë Ligj, në pjesën e territorit të saj, ku prania e tyre nuk ka qenë e njohur më parë dhe të dhënat lidhur me zbatimin e masave fitosanitare;

(e) paraqitjen, shtimin e tepërt ose të dhënat e përhapjes së organizmave të dëmshëm të cilët paraqesin rrezik potencial;

(f) secilën paraqitje të organizmit të dëmshëm në zonën e mbrojtur, e cila është shpallur si zonë e mbrojtur për atë organizëm;

(g) rezultatet sistematike për vëzhgim në zonën mbrojtur;

(h) aktet nënligjore, të cilat nxjerrën në bazë të këtij Ligji;

(i) rastet e ndalesës së importit për shkak të mos përmbushjes së kushteve fitosanitare dhe

(j) të dhënat dhe informatat tjera në pajtim me këtë Ligj, në bazë të kërkesës së organit apo organizatave ndërkombëtare.

54.2. Të dhënat dhe informatat tjera jepen edhe në pajtim me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Kapitulli IX

SHPENZIMET E KONTROLLIT TË DËRGESAVE

DHE ANALIZAVE LABORATORIKE

 

Neni 55

55.1. Shpenzimet e kontrollit të dërgesave dhe analizave laboratorike të cilat bëhen në bazë të kërkesës së inspektorit fitosanitar, me qëllim të konstatimit të gjendjes së shëndetit të bimëve para importit, i bartë importuesi.

55.2. Të gjitha shpenzimet e kontrollit të dërgesës së bimëve që është bërë në bazë të kërkesës së inspektorit fitosanitar me qëllim të konstatimit të gjendjes shëndetësore, në rastin kur mostra është e infektuar, i bartë prodhuesi i bimëve te i cili janë marrë mostrat.

55.3. Shpenzimet administrative për zbatimin e masave fitosanitare të cilat ndërmerren në pajtim me këtë Ligj me qëllim të mbrojtjes së bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, përveç në rastin e forcës madhore, i bartë prodhuesi i bimëve.

55.4. Shpenzimet për lëshimin e fitocertifikatës dhe pasaportës së bimëve, i bartë paraqitësi i kërkesës.

55.5. Për kontrollimet inspektuese, lartësinë e taksës sipas llojit dhe sasisë së bimëve, produkteve bimore, objekteve të tjera dhe mënyrën e pagesës, i përcakton Ministria me akt nënligjor.

Neni 56

Kompensimet

 

56.1. Nëse inspektori fitosanitar urdhëron ndërmarrjen e masave për çrrënjosjen e organizmave dëmtues apo asgjësimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera në pajtim me këtë Ligj, prodhuesi i bimëve ka të drejtë në kompensim me kusht që:

(a) me kohë ka njoftuar për paraqitjen ose dyshimin e pranisë për organizmin e dëmshëm nga Lista I.A. dhe II.A. ose në rastin e paraqitjes dhe dyshimit për pranin e organizmave të dëmshëm në zonën e mbrojtur nga Lista I.B. dhe II.B.;

(b) i ka zbatuar të gjitha masat fitosanitare me kohë dhe në mënyrë të rregullt por që nuk kanë qenë efikase.

56.2. Kompensimin nga paragrafi 1 të këtij neni nuk paguhet, nëse organizmi i dëmshëm paraqitet me rastin e importit në Kosovë.

56.3. Në rastin, kur vendimi për kompensimin nuk nxirret ose nuk i dërgohet prodhuesit të bimëve në afat prej 60 ditësh nga paraqitja e kërkesës për pagesën e kompensimit, ai mund të kërkojë nga organi kompetent për vlerësimin e dëmit me anë të padisë.

56.4. Kriteret për të drejtën në kompensim dhe lartësinë e kompensimit, i përcakton Ministria me akte nënligjore.

Kapitulli X

PUNËT ME INTERES PUBLIK PËR MBROJTJEN E BIMËVE

 

Neni 57

57.1. Punët me interes publik përfshijnë punët e përcjelljes, prognozës së shfaqjes të organizmave të dëmshëm dhe punët profesionale nga lëmi i mbrojtjes së bimëve.

57.2. Punët nga lëmi i përcjelljes dhe prognozës përfshinë:

(a) përcjelljen e shfaqjes dhe zhvillimit të organizmave të dëmshëm të cilët janë të pranishëm në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera si dhe përcaktimin e afateve optimale për asgjësimin e tyre;

(b) evidentimin e shfaqjes dhe shtimin e organizmave të dëmshëm me karakter ekonomik;

(c) përcjellja dhe evidentimi i të gjitha paraqitjeve të rëndësishme me karakter ekonomik për mbrojtjen e bimëve;

(d) diagnostikimin themelor në teren dhe laborator të organizmave të dëmshëm;

(e) alarmimin dhe njoftimin e publikut dhe shërbimeve përkatëse për parandalimin e përhapjes së organizmave të dëmshëm, me anë të këshillave, udhëzimeve dhe zbatimin e masave fitosanitare;

(f) edukimin dhe trajnimin e prodhuesve të bimëve lidhur me kryerjen e punëve në mbrojtjen e bimëve;

57.3. Punët profesionale nga lëmi i mbrojtjes së bimëve janë:

(a) kryerja e ekzaminimeve profesionale laboratorike në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera me qëllim të diagnostikimit të organizmave të dëmshëm;

(b) aftësimi profesional i personave përgjegjës për mbrojtjen e bimëve;

(c) lëshimi i pasaportave të bimëve;

(d) veprimtaria hulumtuese - shkencore dhe zhvillimore;

(e) dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi për nevojat e mbrojtjes së bimëve;

(f) kryerja e punëve dhe detyrave tjera profesionale që nevojiten në lëmin e mbrojtjes së bimëve.

Neni 58

58.1. Kryerësit e punëve publike në lëmin e mbrojtjes së bimëve janë:

(a) organet e lëmisë përkatëse komunale,

(b) laboratori referent fitosanitar,

(c) shërbimi këshillëdhënës për prodhimtarinë dhe mbrojtjen e bimëve dhe

(d) personat fizik dhe juridik të cilët i plotësojnë kushtet e parapara që janë të regjistruar në Ministri.

58.2. Përjashtim nga dispozitat e këtij neni, punët e mbrojtjes së bimëve në lëmin e pylltarisë i kryejnë organet dhe personat tjerë juridik dhe fizik të caktuara me ligje dhe akte të tjera nënligjore.

Neni 59

Obligimet dhe financimi i kryerësve të punëve publike

59.1. Obligimet e kryerësve të punëve publike kanë të bëjnë me:

(a) kryerje të vazhdueshme të punëve ose shërbimeve për të cilat janë të autorizuar nga Ministria;

(b) ofrimin e shërbimeve për prodhues të bimëve të cilët tregojnë interesim për mbrojtjen e bimëve dhe personave të interesuar sipas këtij Ligji;

59.2. Financimi i kryerësve të punëve publike bëhet nga:

(a) pagesa e çmimit për kryerjen e shërbimeve nga shfrytëzuesit, por disa shërbime mund të jenë pa pagesë për shfrytëzuesin;

(b) buxheti i Qeverisë së Kosovës për kryerjen e punëve publike, për qëllime të caktuara.

59.3. Obligimet dhe financimi i kryerësve të punëve publike përcaktohen nga Ministria me akte nënligjore, në rastet kur paraqitet nevoja.

Neni 60

Mbikëqyrja profesionale

 

Mbikëqyrjen profesionale të punëve publike dhe inspektimeve fitosanitare e bënë organi kompetent i Ministrisë, përveç punëve në mbrojtjen e bimëve në pylltari ku mbikëqyrja profesionale inspektuese kryhet në pajtim me ligjet dhe aktet tjera nënligjore në fuqi.

Neni 61

Ministria për kryerjen e punëve publike nga neni 59 paragrafi 1 të këtij Ligji, i ndanë autorizimet sipas kritereve të përcaktuara.

Neni 62

62.1. Organi kompetent i Ministrisë kryen punët profesionale nga lëmi i mbrojtjes së bimëve dhe punë tjera të përcaktuara me këtë Ligj.

62.2. Organi kompetent i Ministrisë angazhohet për kryerjen e punëve dhe detyrave tjera vijuese:

(a) kryerjen e punëve në mbrojtjen e bimëve;

(b) koordinimin dhe këmbimin e informatave ndërmjet organit kompetent dhe bartësit të autorizimeve publike;

(c) raportimi në vendet tjera lidhur me çështjet nga lëmi i mbrojtjes së bimëve;

(d) grumbullimi i informatave për mbikëqyrjen e përhershme të organizmave të dëmshëm lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të bimëve në vend dhe ekzaminimeve laboratorike për diagnostikimin e organizmave të dëmshëm nga Lista I.A., II.A., I.B. dhe II.B.;

(e) vlerësimi i rrezikut në rastin e shfaqjes dhe konstatimit të organizmave të dëmshëm;

(f) hartimi i planeve profesionale për përcaktimin e zonave të shfaqjes së organizmave të dëmshëm, zonave në rrezik, të rrezikuara, të infektuara, zonave të mbrojtura, kufizimin apo ndalimin e transferimit, importit ose kalimit transit të llojeve të veçanta të bimëve;

(g) vendosja dhe mbajtja e regjistrave, evidencës dhe listave, përcaktimi i kufirit të zonës për të cilën është e nevojshme mbikëqyrja e jashtëzakonshme;

(h) përcjellja e programit lidhur me masat për parandalimin dhe përhapjen e organizmave të dëmshëm, asgjësimin dhe çrrënjosjen;

(i) përgatitja e raporteve, analizave, informatave dhe materialeve tjera për organet dhe organizatat ndërkombëtare, për të cilat Ministria duhet të informojë, dhe bashkëpunoj për përgatitjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, në lëmin e mbrojtjes së bimëve dhe angazhohet për zbatimin e tyre;

(j) vendosja dhe mbajtja e sistemit informativ në lëmin e mbrojtjes së bimëve.

62.3. Me qëllim të parandalimit të futjes dhe përhapjes së organizmave të dëmshëm dhe çrrënjosjes apo asgjësimit të tyre, nëse ekziston rreziku për shëndetin e bimëve, Ministria me akt nënligjor:

(a) ndalon kultivimin e llojeve të veçanta të bimëve dhe klonimit të bimëve në një territor të caktuar dhe përcakton kufirin e zonës nën mbikëqyrje;

(b) siguron bashkëpunim në mes të prodhuesve të bimëve me rastin e çrrënjosjes dhe asgjësimit të organizmave të dëmshëm dhe

(c) siguron masa tjera emergjente të nevojshme për zbatimin e këtij Ligji.

Kapitulli XI

MBIKËQYRJA E ZBATIMIT TË LIGJIT

 

Neni 63

63.1. Mbikëqyrjen për zbatimin e këtij Ligji e bënë Ministria përmes inspektoratit fitosanitar.

63.2. Në lëminë e pylltarisë mbikëqyrjen dhe zbatimin e bëjnë organet përkatëse të pylltarisë.

Neni 64

Në bazë të detyrimeve të përcaktuara me këtë Ligj, inspektori fitosanitar ka autorizim që të:

(a) kryejë kontrollin inspektues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera;

(b) verifikoj regjistrin e prodhuesit, përpunuesit, importuesit, shpërndarësit të llojeve të caktuara të bimëve;

(c) verifikoj plotësimin e kushteve nga personat e autorizuar për lëshimin e pasaportave për bimë dhe të personave tjerë të autorizuar në pajtim me këtë ligj;

(d) bëjë mbikëqyrjen e punëve të mirëmbajtjes së shëndetit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga autorizimet e dhëna;

(e) lëshoj fitocertifikata për eksport dhe ri eksport në bazë të nenit 34 paragrafi 1, 2 dhe neni 35 paragrafi 1 të këtij ligji;

(f) bënë mbikëqyrjen e importit, kultivimit dhe përdorimit të organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve;

(g) kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë Ligj dhe akte tjera nënligjore në lëmin e mbrojtjes së bimëve.

Neni 65

Inspektori fitosanitar në rastin kur konstaton se është bërë shkelja e ligjit dhe akteve tjera nënligjore duhet të:

(a) ndalojë importin e dërgesës dhe transferimit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, të cilat nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara si dhe urdhëron çrrënjosjen dhe asgjësimin e tyre nëse konstatohen organizmat e dëmshëm që paraqesin rrezik për shëndetin e bimëve:

(b) urdhërojë trajtim përkatës të dërgesave të bimëve, nëse konstatohet prania e organizmave të dëmshëm;

(c) ndalojë dorëzimin e dërgesës prodhuesit të bimëve gjer sa të kryhet kontrolli inspektues ose deri në përfundimin e rezultateve zyrtare të ekzaminimit, hulumtimit dhe testimit;

(d) lejon transferimin e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera që janë të dedikuara për përpunim, por nën mbikëqyrjen e tij;

(e) propozon organit kompetent çregjistrimin nga regjistri, nëse konstatohet se të regjistruarit nuk i kryejnë obligimet e përcaktuara;

(f) kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë Ligj dhe akte nënligjore në lëmin e mbrojtjes së bimëve.

Kapitulli XII

DISPOZITAT NDËSHKIMORE

 

Neni 66

66.1. Dënohet me gjobë për kundërvajtje prej 500 € deri 3.000 € personi që:

(a) vepron në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 2 dhe nenin 7 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 24 të këtij Ligji;

(c) nuk bënë kërkesë për lëshimin e fitocertifikatës për eksport nga neni 35 i këtij Ligji;

(d) transferon bimët, produktet bimore dhe objektet të tjera në kundërshtim me nenin 37 paragrafi 2 të këtij Ligji;

(e) vepron në kundërshtim me nenin 38 paragrafi 1 të këtij Ligji;

(f) nuk siguron kontrollin inspektues të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera nga neni 40 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji;

(g) nuk plotëson kushtet e parapara sipas nenit 47 paragrafi 1 të këtij Ligji;

(h) vepron në kundërshtim me nenin 48 paragrafi 2 të këtij Ligji;

(i) kultivon dhe përdorë lloje të organizmave për mbrojtjen biologjike të bimëve sipas nenit 49 paragrafi 3 të këtij Ligji;

(j) nuk ruan pasaportën bimore në afatin kohor të përcaktuar sipas nenit 48 paragrafi 1 të këtij Ligji.

66.2. Dënohet me gjobë për kundërvajtje nga 3.000 € deri 7.000 €, personi që:

(a) pengon inspektimin në rastin e marrjes së mostrave dhe nuk siguron kontaktin me bime, produkte bimore dhe objekte të tjera sipas nenit 12 paragrafi 1 dhe 2 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 27 të këtij Ligji;

(c) importon dërgesa të bimëve në zonat e mbrojtura në kundërshtim me nenin 28 të këtij Ligji;

(d) nuk i përgjigjet kërkesave të përcaktuara të inspektorit fitosanitar sipas nenit 35.2 të këtij Ligji;

(e) vepron në kundërshtim me dispozitat nga neni 36 paragrafi 1 pika (b) të këtij Ligji.

66.3. Dënohet me gjobë për kundërvajtje nga 7.000 € deri 15.000 € personi që:

(a) jep të dhënat dhe nuk është i autorizuar për publikimin e tyre pa lejen e Ministrisë, për përhapjen e organizmave të dëmshëm të zbuluar, sipas nenit 13 të këtij Ligji;

(b) vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij Ligji;

(c) vepron në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 si dhe nenin 18 paragrafi 1 të këtij Ligji;

(d) importon dërgesa të bimëve dhe produkteve bimore pa lejen e Ministrisë dhe që vepron në kundërshtim me nenin 26 paragrafi 1 pika (a) dhe (b) si dhe paragrafi 2 të këtij Ligji;

(e) Importon dërgesa nga Lista V.B. të cilat nuk janë të kontrolluara nga Inspekcioni fitosanitar dhe Lista V.B-I pa fitocertifikat sipas nenit 29 paragrafi 1 i këtij Ligji;

(f) nuk zbaton masat nga neni 30 paragrafi 1 i këtij Ligji, të cilat i ka urdhëruar Inspektori fitosanitar;

(g) importon ose i përdor organizmat e përfituar në kundërshtim me nenin 50 paragrafi 3 të këtij Ligji;

(h) kryen punët publike në lëmin e mbrojtjes së bimëve në kundërshtim me nenin 58 paragrafi 1 pika (d) të këtij Ligji.

Neni 67

67.1. Çështjet tjera në lidhje me mbrojtjen e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera i referohen Ligjit për materialin fidanor dhe Ligjit për farëra.

67.2. Ndryshimet dhe plotësimet e Listave sipas nenit 9 dhe 10 të këtij ligji që kanë të bëjnë me organizmat e dëmshëm të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve tjera rregullohen me akte nënligjore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , në harmoni me Direktivat e BE-së ose ato zbatohen drejtpërdrejtë.

Neni 68

68.1. Pagesat që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave ndëshkimore të këtij Ligji si dhe të hyrat tjera nga taksat derdhën në Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovës.

68.2. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mund të nënshkruaj Memorandum të Mirëkuptimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që një pjesë të mjeteve të gjeneruara nga zbatimi i këtij Ligji t'i shfrytëzoi Departamenti i prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve.

Kapitulli XIII

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

Neni 69

69.1. Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria, varësisht nga kompetencat e përcaktuara do të nxjerr akte nënligjore në afat prej dy vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

69.2. Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjeve dhe të akteve nënligjore në fuqi të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e tij.

Neni 70

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm.

 

UNMIK/REG/2007/6

31.01.2007.

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 11 mars 2009 )
 
< Mbrapa   Para >