Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2004 / 11 PĖR NJĖSITĖ MATĖSE
Kor 27 2008
LIGJI NR. 2004 / 11 PĖR NJĖSITĖ MATĖSE
e diel . 27 korrik 2008

LIGJI NR. 2004 / 11

 

PËR NJËSITË MATËSE

Kuvendi i Kosovës,

Në bazë të Rregullores nr. 2001/ 9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, e në veçanti nenet 5.1 (ç), 9.1.1, 9.3.3, 11.2,

Miraton:

LIGJIN PËR NJËSITË MATËSE

Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.

Neni 2

Përdorimi i njësive matëse ligjore është i detyrueshëm në këto fusha:

a. në lëmin e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari, energjetikë, industri, tregti,), në shërbimet shëndetësore dhe në mbrojtjen e ambientit;

b. në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore, në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha aktet dhe dokumentet tjera zyrtare.

Neni 3

Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të pranuara, të cilat i harton Instituti për Metrologji Legale i Kosovës dhe i miraton Ministria për Tregti dhe Industri.Njësitë Matëse

Neni 4

Njësitë matëse legale në Kosovë janë:

4.1. Njësitë e sistemit ndërkombëtar (në vazhdim: njësitë SI), dhe atë:

i. Njësitë themelore SI (tabela 1);

ii. Njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta (tabela 2);

iii. Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta (tabela 3).

4.2. Një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit ndërkombëtar SI:

i. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjerë (tabela 4);

ii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht (tabela 5);

iii. Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme (tabela 6).

4.3. Njësitë tjera jashtë SI të ndaluara për përdorim:

i. Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim, (tabela 7);

ii. Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim (tabela 8).

4.4. Parashtesat (prefiksat):

i. Parashtesat (prefiksat), në SI, (tabela 9);

ii. Prefiksat për shumëfishat binarë, (tabela 10);

iii. Krahasime me prefiksat SI, (tabela 11).

4.5. Emrat dhe simbolet e madhësive dhe njësive të sistemit SI dhe jashtë sistemit SI, të paraqitura në paragrafët 1,2,3 dhe 4, të këtij neni, janë dhënë në shtesën nr. 1, që është pjesë përbërëse e këtij ligji.

Neni 5

Përveç njësive matëse ligjore nga neni 4 i këtij Ligji, në Kosovë mund të përdoren edhe njësitë tjera matëse:

a. nëse përdorimi i njësive të tilla matëse është pranuar me marrëveshje ndërkombëtare;

b. nëse për mallin, shërbimin apo të dhënat për eksport jashtë Kosovës, në atë vend përdoren këto njësi matëse.

Neni 6

Gjatë vënies në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve apo informacioneve, shënimet e paraqitura në njësitë matëse, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji, të shprehen edhe në njësitë matëse të miratuara me këtë ligj.

Neni 7

Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse mund të paraqiten me simbole të rregulluara veçanërisht për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në bazë të normave ndërkombëtare.

Neni 8

Mbikëqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe palëve të tjerë fizik dhe juridik.

Dispozitat Ndëshkuese

Neni 9

9.1. Me gjobë prej 1000 € deri 5000 € dënohet personi juridik nëse në qarkullimin e mallrave apo gjatë kryerjes së shërbimeve nuk e përdorë njësinë matëse të rregulluar me këtë ligj (neni 4, 5 dhe 6).

9.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 € deri 500 € edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 10

10.1. Me gjobë prej 500 € deri 2500 € dënohet personi juridik nëse në punën e tij i përdor njësitë matëse në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ( neni 4);

10.2. Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 € deri 500 € edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 11

11.1. Me gjobë prej 150 € deri 500 € dënohet për kundërvajtje ndërmarrësi nëse njësitë matëse nuk i përdor me emrat dhe simbolet e rregulluara me këtë ligj (neni 4 dhe 5).

11.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej 50 € deri 250 € edhe personi përgjegjës në ndërmarrje apo personi tjetër juridik.

Neni 12

Me gjobë prej 150 € deri 500 € dënohet për kundërvajtje personi fizik i cili kryen veprimtari ekonomike me punë vetanake, nëse kryen ndonjërën nga aktet në nenet 9.,10 dhe 11 të këtij Ligji.

Neni 13

Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

Dispozitat Përfundimtare

Neni 14

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohen të gjitha aktet tjera normative që rregullojnë lëmin e njësive matëse.

Neni 15

Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, në datën e shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.

UNMIK/ REG/2004/14

28.05.2004

 

 

SHTESA NR. 1.

Njësitë matëse themelore të sistemit ndërkombëtar SI për matjen e dukurive dhe të madhësive fizike janë:

Tabela 1: Njësitë themelore SI
Madhësia themelore
Njësia themelore
Emri
Simboli
Emri
Simboli
gjatësia
l
metri
m
masa
m
kilogrami
kg
koha
t
sekonda
s
intensiteti i rrymës elektrike
I
amperi
A
temperatura termodinamike
T
kelvini
K
sasia e materies
n
moli
mol
intensiteti i dritës
Iv
kandela
cd
Tabela 2: Njësitë e derivuara SI me emra dhe simbole të veçantë
Madhësia e derivuar
Njësia e derivuara SI
Emri
Simboli
Shprehja përmes njësive tjera SI
Shprehja përmes njësive themelore SI
këndi në rrafsh
radian
rad
  -
m·m-1 = 1
këndi hapësinor
steradian
sr
  -
m2·m-2 = 1
frekuenca
herc
Hz
  -
s-1
forca
njuton
N
  -
m·kg·s-2
shtypja
paskal
Pa
N/m2
m-1·kg·s-2
energjia, puna, sasia e nxehtësisë
xhul
J
N·m
m2·kg·s-2
fuqia, fluksi radiant
vat
W
J/s
m2·kg·s-3
ngarkesa elektrike
kulon
C
  -
s·A
ndryshimi i potencialit elektrik,forca elektromotore
volt
V
W/A
m2·kg·s-3·A-1
kapaciteti elektrik
farad
F
C/V
m-2·kg-1·s4·A2
rezistenca elektrike
ohm
W
V/A
m2·kg·s-3·A-2
përçueshmëria elektrike
siemens
S
A/V
m-2·kg-1·s3·A2
fluksi magnetik
veber
Wb
V·s
m2·kg·s-2·A-1
induksioni magnetik
tesla
T
Wb/m2
kg·s-2·A-1
Induktiviteti
henri
H
Wb/A
m2·kg·s-2·A-2
temperatura e Celsiusit
shkallë Celsius
°C
  -
K
fluksi i dritës
lumen
lm
cd·sr (c)
m2·m-2·cd = cd
ndriçimi
luks
lx
lm/m2
m2·m-4·cd = m-2·cd
aktiviteti i radionuklidit
bekerel
Bq
  -
s-1
doza e absorbuar e rrezatimit jonizues, energjia specifike
grej
Gy
J/kg
m2·s-2
doza ekuivalente e rrezamit jonizues
sivert
Sv
J/kg
m2·s-2
aktiviteti katalitik
katal
kat

s-1·mol
Tabela 3: Njësive e derivuara SI emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI me emra dhe simbole të veçantë
Madhësia e derivuar
Njësia e rrjedhur SI
Emri
Simboli
viskoziteti dinamik
paskal sekonda
Pa·s
momenti i forcës
njuton metër
N·m
tensioni sipërfaqësor
njuton per metër
N/m
shpejtësia këndore
radian per sekondë
rad/s
nxitimi këndor
radian për sekondë në katror
rad/s2
densiteti i fluksit termik (irradiance)
vat për metër katror
W/m2
termokapaciteti, entropia
xhul për kelvin
J/K
termokapaciteti specifik, entropia specifike
xhul për kilogram kelvin
J/(kg·K)
energjia specifike
xhul për kilogram
J/kg
përçueshmëria termike
vat për metër kelvin
W/(m·K)
densiteti i energjisë
xhul për metër kub
J/m3
intensiteti i fushës elektrike
volt për metër
V/m
densiteti I ngarkesës elektrike
kulon për metër kub
C/m3
densiteti I fluksit elektrik
kulon për metër katror
C/m2
permitiviteti
farad për metër
F/m
permeabiliteti
henri për metër
H/m
energjia molare
xhul për mol
J/mol
entropia molare, termokapaciteti molar
jul për mol kelvin
J/(mol·K)
ekspozicioni (rrezet x dhe g)i rrezatimit jonizues
kulon për kilogram
C/kg
shkalla e dozës së absorbuar të rrezatimit jonizues
grej për sekondë
Gy/s
intensiteti i rrezatimit
vat për steradian
W/sr
ndriqushmëria
vat për metër katror steradian
W/(m2·sr)
koncentrimi katalitik
katal për metër kub
kat/m3
Tabela 4: Njësitë jashtë SI të pranuara për përdorim të gjerë
Madhësia
Njësia
Emri
Simboli
Emri
Simboli
Vlera në njësi SI
koha
t
minuta
ora
dita
min
h
d
1 min = 60 s
1 h = 60 min
1 d = 24 h
këndi në rrafsh
j
shkalla
minuta
sekonda
°
'
"
1 ° = (p/180) rad
1' = (1/60)°
1" = (1/60)'
vëllimi
V
litri
L
1 L = 1 dm3
masa
m
tonelata
t
1 t = 103 kg
log

neperi
Np
1 Np = 1
ln

beli
B
1 B = (1/2)ln 10 Np

Sqarim:

Lejohet përdorimi e disa njësive që kanë hyrë në përdorim të thellë, siç janë:

  • Njësitë tradicionale matematikore për matjen e këndeve: shkalla këndore, minuti këndor (arkminuti) dhe sekonda këndore (arkseconda).

  • Njësitë tradicionale për matjen civile të kohës (minuti, ora, dita, dhe viti).

  • Dy njësi metrike që përdoren shpesh në jetën e përditshme: litri për vëllim dhe tona për masa të mëdha.

Dy njësi logaritmike: neperi dhe beli.

Tabela 5: Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht
Madhësia
Njësia
Emri
Simboli
Emri
Simboli
Vlera në njësi SI
energjia
E
elektronvolti
eV
1 eV = 1,602 18*10-19 J
(përafërsisht)
masa
m
njësia e unifikuar atomike e masës
u
1 u = 1,660 54*10-27 kg (përafërsisht)
gjatësia
l
njësia astronomike
ua
1 ua = 1,495 98*1011 m (përafërsisht)

Sqarim:

Lejohet përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë: njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë dhënë në tabelën 5.

Tabela 6: Njësi jashtë SI, të pranuara për përdorim në raste të posaqme
Madhësia
Njësia
Simboli
Vlera në njësitë SI
gjatësia
milë detare

1 milë detare = 1852 m
shpejtësia
knot

1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s
densiteti linear
teks

1 teks=10-6kg/m=1mg/m
presioni I lëngjeve të trupit të njeriut
milimetër kolonë me merkur
mmHg
1 mmHg=133322Pa
sipërfaqja
ar
a
1 a = 1 dam2 = 102 m2
hektar 
ha
1 ha = 1 hm2 = 104 m2
shtypja
bar
bar
1 bar = 0.1 MPa = 100 kPa = 1000 hPa = 105 Pa
gjatësia
angstrem
Å
1 Å = 0.1 nm = 10-10 m
seksioni
barn
b
1 b = 100 fm2 = 10-28 m2

Sqarim:

Lejohet edhe përdorimi i disa njësive metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në lëmenj të ndryshëm të shkencës. Përdorimin e këtyre njësive duhet kuptuar në atë mënyrë që me rastin e çdo përdorimi të jepet korrelacioni i tyre me njësitë përkatëse ndërkombëtare - SI. Këtu bëjnë pjesë këto njësi:

  • mila nautike si njësi e shpejtësisë dhe nyja (knot) njësi e shpejtësisë që tradicionalisht përdoren në detari dhe meteorologji.

  • ari dhe hektari njësi të shpeshta për sipërfaqe (në Shqipëri me të madhe përdoret edhe njësia e vjetër me origjinë turke - dulum që ka 10 ari).

  • bari si njësi e shtypjes me shumëfishat dhe nënfishat e ndërtuar sipas parashtesave përkatëse siç është milibari në meteorologji dhe kilobari në teknikë.

  • angstremi (ångström) si njësi e gjatësisë në fizikë dhe barni si njësi e seksionit efikas në fizikën nukleare.

Tabela 7: Njësi të derivuara të sistemit CGS me emërtime të posaçme

Madhësia
Emri
Simboli
Vlera në njësi SI
puna, energjia
erg
erg
1 erg = 10-7 J
forca
din (dyn)
dyn
1 dyn = 10-5 N
viskoziteti
puaz (poise)
P
1 P = 1 dyn s/cm2 = 0.1 Pa s
stoks (stokes)
St
1 St = 1 cm2/s = 10-4 m2/s
induksioni magnetik
gaus
G
1 G 10-4 T
intensiteti i fushës magnetike
oersted
Oe
1 Oe (1000/4) A/m
fluksi magnetik
maksuell
Mx
1 Mx 10-8 Wb
shkëlqimi
stilb
sb
1 sb = 1 cd/cm2 = 104 cd/m2
ndriçueshmëria
fot (phot)
ph
1 ph = 104 lx
nxitimi
gal
Gal
1 Gal = 1 cm/s2 = 10-2 m/s2

Sqarim:

Në tabelën 7 janë dhënë njësi që mund të hasen në literaturë dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Me ndihmën e kësaj tabele ato shndërrohen në njësi SI dhe pastaj, vlerat bëhen të lejuara për përdorim.

Tabela 8: Njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim

Madhësia
Emri i njësisë
Simboli
Vlera në njësi SI
aktiviteti i radionuklidëve
kiri
Ci
1 Ci = 3.7*1010 Bq
ekspozimi i rrezeve iks apo gama
rëntgen
R
1 R = 2.58*10-4 C/kg
doza e absorbimit të jonizimit
rad
rad
1 rad = 1 cGy = 10-2 Gy
doza ekuivalente
rem
rem
1 rem = 1 cSv = 10-2 Sv
gjatësia
njësia X

1 njësi X 1,002*10-4 nm
nënfish i njësisë tesla
gama

1 = 1 nT = 10-9 T

jansky
Jy
1 Jy = 10-26 W · m-2 · Hz-1
gjatësia
fermi

1 fermi = 1 fm = 10-15 m
masa
karati metrik

1 karat metrik = 200 mg = 2*10-4 kg
shtypja
torr
Torr
1 Torr = (101 325/760) Pa
atmosfera normale
atm
1 atm = 101 325 Pa
nxehtësia
kaloria
cal
1 cal = 4,1868 J
gjatësia
mikron
µ
1 µ = 1 µm = 10-6 m

Sqarim:

Në tabelën 8 janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI.

Tabela 9: Parashtesat-prefiksat SI

Faktori
Emri
Simboli
1024
Jota
Y
1021
Zeta
Z
1018
Ekza
E
1015
Peta
P
1012
Tera
T
109
Giga
G
106
mega
M
103
kilo
K
102
hekto
H
101
deka
da
Faktori
Emri
Simboli
10-1
deci
d
10-2
centi
c
10-3
mili
m
10-6
mikro
μ
10-9
nano
n
10-12
piko
p
10-15
femto
f
10-18
ato
a
10-21
zepto
z
10-24
jokto
y

 

Sqarim:

Parashtesat SI shërbejnë për krijimin e njësive decimale. Njësitë decimale krijohen:

  • nga të gjitha njësitë themelore SI, përpos njësisë kilogram-kg (tab.2).

  • nga të gjitha njësitë e derivuara SI të emërtuara posaçërisht, përpos njësisë shkallë celsius-0C (tabela 3).

  • Nga këto njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaçme të emërtuara posaçërisht:litër (L), teks (tex), bar (bar), elektronvolt (eV), dhe varn (var).

Tabela 10: Prefiksat për shumëfishat binarë

Emri
Simboli
 Faktori  
kibi
Ki
210 = 1024
mebi
Mi
220 = 1 048 576
gibi
Gi
230 = 1 073 741 824
tebi
Ti
240 = 1 099 511 627 776
pebi
Pi
250 = 1 125 899 906 842 624
eksbi
Ei
260 = 1 152 921 504 606 846 975
zebi
Zi
270 = 1 180 591 620 717 411 303 424
jobi
Yi
280 = 1 208 925 819 614 629 174 706 176

Sqarim:

Në dhjetorin e viti 1998 IEC (International Electrotechnical Commission), ka aprovuar emrat dhe simbolet standarde të prefiksave të shumëfishave binarë. Këta prefiksa janë dhënë në tabelën 7. Emrat janë formuar nga dy shkronjat e parë e parashtesës ndërkombëtare për shumëfisha (ki, me, gi, ti, pi, ex, ze, yo), nga shkronjat bi që do të thotë binary që mund të zbatohen në njësinë bit apo byte. Simbolet e shumëfishave binarë janë formuar nga simboli i shumëfishit ndërkombëtar - SI (K, M, G, T, P, E, Z, Y) dhe shkronjës i (Ki, Mi, Gi, Ti, Pi, Ei, Zi, Yi). Në këtë rast shumëfishi kilo ka marrë simbolin K a mund të merret edhe k.

Tabela 11: Krahasime me prefiksat SI

një kibibit
 1 Kibit = 210 bit = 1 024 bit
një kilobit
 1 kbit = 103 bit = 1 000 bit
një mebibajt
 1 MiB = 220 B = 1 048 576 B
një megabajt
 1 MB = 106 B = 1 000 000 B
një gibibajt
 1 GiB = 230 B = 1 073 741 824 B
një gigabajt
 1 GB = 109 B = 1 000 000 000 B

Sqarim:

Në tabelën 11 shihen disa shembuj të krahasimit të njësive binare me njësi ndërkombëtare.

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 11 mars 2009 )
 
< Mbrapa   Para >