Home arrow Fjala e ish-kryeministrit
Fjala Pėrshėndetėse e ish-Kryeministrit tė Kosovės pėr Gazetėn e parė Zyrtare

 

Kryeministri i Kosovės, z.Agim Ēeku Të nderuar qytetarë të Kosovës,

 

Jam shumë i lumtur që erdhi dita që edhe vendi ynë, Kosova të ketë Gazetën Zyrtare, si organi i vetëm për publikimin e normave juridike. Ndoshta jemi shumë vonë, por në rrugën tonë historike për ndërtimin e një vendi të së drejtës ky është një hap shumë i rëndësishëm. Popujt e civilizuar udhëhiqen nga normat e shkruara.

 

Barazia e qytetarëve para ligjit dhe garancia e realizimit te të drejtave të tyre nuk do të ishin efektive nëse qytetarët nuk do të njihnin mjaftueshëm normat në fuqi.

 

Publikimi i normave është pra një mesazh që ka një emetues, vendin, dhe një receptor-marrës, qytetarin. Mund të themi se publikimi gjendet në thelb të ekuilibrit  të shtetit të së drejtës me çështjen e ekzistencës së normave nga njëra anë dhe çështjen e komunikimit nga ana tjetër.

 

Parimi themelor është që të gjitha normat juridike duhet të publikohen për të vendosur një lidhje të drejtë ndërmjet shtetit dhe qytetarëve. Një vend që nuk publikon ligjet e veta, nuk mund të quhet vend i së drejtës.

 

Në një shtet të së drejtës, liberal dhe demokratik, një normë e pa publikuar është një normë që nuk ekziston e që për rrjedhim nuk mund të zbatohet. Në të gjitha fushat e së drejtës, penale, civile, financiare apo administrative, publikimi i normave i jep jetë të drejtave dhe detyrave të secilit. Kjo është po aq e vërtetë në marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe qytetarit sa dhe ndërmjet personave.

 

Publikimi i normave i vendos qytetarët në një situatë barazie para ligjit. Vetëm nëpërmjet publikimit të normave ndërtohet një sistem social, fitohet siguria dhe stabiliteti juridik.

Është gjithashtu dhe një nga themelet e demokracisë.

Publikimi i normave lejon që ato të ekspozohen, dhe në këtë mënyrë t’i nënshtrohen gjykimit të qytetarëve dhe mundëson shfrytëzimin më efikas te të drejtave.Në këtë mënyrë edhe sigurohet një funksionim më i mirë i shtetit dhe i shoqërisë.Nga ana tjetër të gjitha shtetet jetojnë sot në një rrjet marrëdhëniesh ndërkombëtare, politike, ekonomike.

Është më atraktive për një investues të investojë në një vend ku ligjet janë transparente dhe ku rregullat administrative, fiskale apo tregtare, njihen më parë sesa në një vend ku normat janë të padepërtueshme sepse nuk publikohen.

Së fundi, kur normat publikohen, ndërtojnë kujtesën kolektive të një populli dhe një vendi; ato vendosin një vazhdimësi ndërmjet brezave dhe legjislaturave.

I japin ritëm jetës së një vendi. Historia e një vendi lidhet dhe transmetohet nëpërmjet ligjeve.

Agim  Çeku

Kryeministër i Kosovës

 
< Mbrapa