Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2003/17 PĖR PROKURIMIN PUBLIK NĖ KOSOVĖ
Shk 01 2008
LIGJI NR. 2003/17 PĖR PROKURIMIN PUBLIK NĖ KOSOVĖ
e premte . 01 shkurt 2008

LIGJI Nr. 2003/17

 

PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË

 

Kuvendi i Kosovës,

 

Duke marrë parasysh Rregulloren e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nr. 1999/1 të datës 25 korrik 1999, të ndryshuar, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24 të datës 12 dhjetorit 1999, të ndryshuar, mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të 15 majit 2001, “mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë,” veçanërisht nenet 5.1 (b), 5.7, 9.1.1, 9.1.26, (a), 9.3.3 dhe 11.2 e tutje; dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 të 13 shtatorit 2001, mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, veçanërisht nenet 1.6 dhe 1.7 e tutje, dhe pikën (ix) të Shtojcës II të kësaj Rregulloreje, si dhe pikën (vi) të Shtojcës IX; dhe

 

Duke njohur nevojën për renditjen dhe përputhjen e aktiviteteve të prokurimit në Kosovë me kërkesat dhe standardet e Unionit Europian dhe praktikat dhe standardeve më të mira ndërkombëtare;

 

Miraton,

LIGJIN  PËR PROKURIMIN PUBLIK NË KOSOVË

 

PËRMBAJTJA

 

PJESA I           DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

 Kreu 1              Qëllimi, fushëveprimi, përjashtimet, përkufizimet

                                               

                        Neni 1   Qëllimi

                        Neni 2   Fushëveprimi

                        Neni 3   Përjashtimet

                        Neni 4   Përkufizimet                 

 

Kreu 2              Parimet e përgjithshme

                                   

                        Neni 5   Ekonomiciteti dhe efikasiteti

                        Neni 6   Barazia në trajtim / Jo-diskriminimi

                                   

Kreu 3              Kërkesat e përgjithshme

                       

                        Neni 7   Planifikimi i prokurimit

                        Neni 8   Përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur

                        Neni 9   Transparenca

                        Neni 10 Informatat sekrete afariste

                        Neni 11 Valutat dhe pagesat

                          Neni 12 Përdorimi i gjuhëve në dokumentet e prokurimit publik

                        Neni 13 Pranuesit e të drejtave të veçanta ose ekskluzive

                       

Kreu 4              Rregullat për vlerësimin dhe klasifikimin e Kontratave Publike dhe   

                          Konkurseve të Projektimit

                                   

Neni 14 Klasifikimi i kontratave të përziera

                          Neni 15 Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës për furnizim

                          Neni 16 Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës për shërbime

                          Neni 17 Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës së punëve

                        Neni 18 Klasifikimi i kontratës publike sipas vlerës së parashikuar

                        Neni 19 Klasifikimi i konkursit të projektimit sipas vlerës.

 

Kreu 5              Autorizimi për inicimin e një aktiviteti të prokurimit dhe nënshkrimin e kontratës publike

 

                        Neni 20 Inicimi i aktiviteteve të prokurimit

                          Neni 21 Themelimi i departamenteve të prokurimit nga autoritetet kontraktuese

                          Neni 22 Zyrtarët e prokurimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit

                        Neni 23 Trajnimi i Zyrtarëve të Prokurimit

                        Neni 24 Nënshkrimi i kontratave publike

                        Neni 25 Shqyrtimi i kontratës së dhënë

                        Neni 26 Komisioni për dhënien e kontratës

                       

PJESA II          RREGULLAT PËR KONTRATAT PUBLIKE

 

Kreu 1              Rregullat për specifikimet teknike dhe dosjen e tenderit

 

Neni 27 Dispozitat e përgjithshme

                        Neni 28 Specifikimet teknike

                        Neni 29 Llojet e specifikimeve teknike

 

Kreu 2              Llojet dhe zbatueshmëria e procedurave të prokurimit

 

                        Neni 30 Procedurat e hapura

                        Neni 31 Procedurat e përgjithshme të kufizuara

                        Neni 32 Procedurat e veçanta të kufizuara

                        Neni 33 Procedurat e negociuara pas publikimin të njoftimit të kontratës

                        Neni 34 Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës

                        Neni 35 Procedurat për kuotimin e çmimeve

                        Neni 36 Procedurat për kontratat me vlerë minimale

 

Kreu 3              Rregullat mbi reklamimin dhe transparencën

 

                        Neni 37 Njoftimi indikativ

                        Neni 38 Njoftimi i kontratës

                        Neni 39 Njoftimi mbi dhënien e kontratës

                        Neni 40 Publikimi i njoftimeve

                        Neni 41 Forma dhe përmbajtja e njoftimeve

                        Neni 42 Rregullat e përgjithshme mbi caktimin e afateve kohore për   

                                      Pranimin e tenderëve ose kërkesave për pjesëmarrje.

                        Neni 43 Rregullat e posaçme për përcaktimin e afatit kohor për pranimin e tenderëve   

                                      të një kontrate publike të përfshira nga një njoftim indikativ

                        Neni 44 Rregullat e posaçme për mundësimin e shkurtimit të afateve kohore

                        Neni 45 Fillimi i afatit kohor për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe tenderëve

                        Neni 46 Dorëzimi i dosjes së tenderit

                        Neni 47 Mënyra e dërgimit të kërkesave për pjesëmarrje

                        Neni 48 Dërgimi dhe përmbajtja e ftesave dhe kërkesave për kuotimin e çmimeve

                        Neni 49 Njoftimi mbi kushtet e kualifikimit dhe kriteret e selektimit

            Neni 50 Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës

                        Neni 51 Sigurimi i informatave shtesë për kandidatët dhe tenderuesit

                         Neni 52 Njoftimi i kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar

                        Neni 53 Mënyrat e komunikimit

           

Kreu 4              Udhëheqja e procedurave të prokurimit

                                   

Neni 54 Dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesmarrësve dhe

              dhënien e kontratave

                        Neni 55 Sigurimi i tenderit

                        Neni 56 Hapja e tenderëve

                        Neni 57 Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve

                        Neni 58 Kriteret për dhënien e kontratës

                        Neni 59 Tenderët jo normalisht të ulët

                        Neni 60 Siguria e Ekzekutimit

           

Kreu 5 Kërkesat e Përshtatshmërisë

 

Neni 61 Pranueshmëria e kandidatëve ose tenderuesve

                        Neni 62 Përshtatshmëria profesionale

                        Neni 63 Gjendja ekonomike dhe financiare

                        Neni 64 Aftësia teknike dhe/ose profesionale

                        Neni 65 Standardet për sigurimin e cilësisë

                        Neni 66 Grupet e operatorëve ekonomik

 

PJESA III         RREGULLAT PËR KONKURSET E PROJEKTIMIT

 

                        Neni 67 Dispozitat e përgjithshme

                        Neni 68 Fushëveprimi

                        Neni 69 Njoftimet për konkursin e projektimit

                        Neni 70 Njoftimi mbi rezultatet e konkursit të projektimit

                        Neni 71 Publikimi i njoftimeve për konkursin e projektimit

                        Neni 72 Formulari dhe përmbajtja e njoftimeve për konkursin e  projektimit

                        Neni 73 Mjetet e njoftimit

                        Neni 74 Përbërja dhe vendimet e jurisë

 

PJESA IV         RREGULLAT SHTESË MBI KONTRATAT E PUNËVE ME KONCESION

 

Kreu 1              Rregullat për dhënien e kontratës së punëve me koncesion nga   

                        autoriteti kontraktues

 

                        Neni 75 Zbatimi i rregullave për dhënien e kontratave të punëve

                        Neni 76 Nën kontraktimi

                        Neni 77 Theksimi i detyrueshëm

 

Kreu 2              Rregullat mbi kontratat e dhëna nga koncesionerët

 

Neni 78 Rregullat e aplikueshme kur koncesioneri i punëve është autoritet kontraktues

                        Neni 79 Rregullat e aplikueshme kur koncesioneri i punëve nuk është

                                      autoritet kontraktues

                        Neni 80 Kontratat me ndërmarrjet e ndërlidhura

 

PJESA V          KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK

 

                        Neni 81 Krijimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

                        Neni 82 Zbatimi i këtij ligji

                        Neni 83 Vëzhgimi dhe funksionet hetimore                                                                                  Neni 84 Zbatimi i procedurave të shqyrtimit të prokurimit

                          Neni 85 Funksionet e tjera të KRPP-së

                        Neni 86 Emërimi i anëtarëve

                        Neni 87 Organizimi dhe votimi në KRPP

                        Neni 88 Sekreti

                        Neni 89 Largimi dhe suspendimi i anëtarëve

 

PJESA VI         AGJENSIA E PROKURIMIT PUBLIK

 

                        Neni 90 Krijimi i Agjensisë së Prokurimit Publik

                        Neni 91 Aktivitetet e prokurimit të APP-së

                        Neni 92 Mirëmbajtja e Regjistrit të Prokurimit Publik

                        Neni 93 Funksionet tjera të APP-së

 

PJESA VII        KOMISIONI  I RREGULLAVE PËR PROKURIMIN PUBLIK

 

                        Neni 94 Themelimi i Komisionit të Rregullave për Prokurimin Publik

                        Neni 95 Përpilimi dhe miratimi i Rregullave të Prokurimit Publik

                        Neni 96 Emërimi i anëtarëve

                        Neni 97 Kryesuesi i Komisionit të Rregullave për Prokurimin Publik

                        Neni 98 Organizimi dhe puna e Komisionit të Rregullave për Prokurimin Publik

                       

PJESA VIII       PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË PROKURIMIT

 

Kreu 1              Dispozitat e përgjithshme

 

                        Neni 99 Fushëveprimi

                        Neni 100 Parimet themelore

                       

Kreu 2              Panelet Shqyrtuese

 

                        Neni 101 Formimi i paneleve shqyrtuese nga KRPP-ja

                        Neni 102 Përbërja e paneleve shqyrtuese

                        Neni 103 Rregullorja e punës së paneleve shqyrtuese

                        Neni 104 Sekreti

                       

Kreu 3 Ftimi dhe zbatimi fillestar i procedurave të shqyrtimit

 

                        Neni 105 Afatet për dorëzimin e ankesës

                        Neni 106 Arkivimi dhe përmbajtja thelbësore e ankesës

                        Neni 107 Pezullimi automatik i aktivitetit të prokurimit

                        Neni 108 Angazhimi i ekspertit shqyrtues

            Neni 109 Përgjegjësitë e ekspertit shqyrtues dhe të autoritetit kontraktues

                        Neni 110 Vendimi i autoritetit kontraktues

 

Kreu 4              Procedurat para një paneli shqyrtues

                                   

                        Neni 111 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Panelit Shqyrtues

                        Neni 112 Afati i fundit për marrjen e vendimeve

                        Neni 113 Siguria, Gjobat dhe Dëmet

                        Neni 114 Veprimet pranë gjykatave

 

Kreu 5              Raportimi

 

                        Neni 115 Raportimi para Kuvendit

                        Neni 116 Dërgimi i informacioneve

 

PJESA IX         MJETET JURIDIKE, DISPOZITAT NDËSHKIMORE DHE ÇËSHTJET PËRFUNDIMTARE

 

Kreu 1              Shkeljet e ligjit dhe ndëshkimet

 

                        Neni 117 Ndikimi i paligjshëm

                        Neni 118 Shkeljet e ligjit nga autoriteti kontraktues

            Neni 119 Kontratat që lidhen në kundërshtim me këtë ligj

 

Kreu 2          Dispozitat përfundimtare

 

                        Neni 120 Shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm

                        Neni 121 Hyrja në fuqi.

 

 

 

 

PJESA I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Kreu 1

Qëllimi, fushëveprimi, përjashtimet, përkufizimet

 

Neni 1

Qëllimi

 

1.1 Qëllimi i këtij ligji është të siguroj mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe burimeve publike në Kosovë duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen, procedurat që do të ndiqen, të drejat që do të respektohen dhe detyrimet që do të përmbushen nga personat, operatorët ekonomik, ndërmarrjet, autoritetet kontraktuese, koncesionerët e punëve dhe organet publike që zhvillojnë, përfshihen, marrin pjesë ose interesohen, në aktivitetet e prokurimit ose që përfshihen ose kanë të bëjnë me fondet dhe/ose burimet e tilla.

 

1.2 Ky ligj poashtu ka për qëllim të siguroj integritetin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publik, nënpunësve civil dhe personave të tjerë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit duke kërkuar që, vendimet e individëve të tillë dhe baza ligjore e faktike për vendimet e tilla, të mos ndikohen nga interesat personale, të karakterizohet me jo-diskriminim dhe me një shkallë të lartë të transparencës dhe, të jenë në përputhje me kërkesat procedurale dhe qenësore të këtij ligji.

 

1.3 Ky ligj ka për qëllim të nxisë krijimin e një kulture institucionale të profesionalizuar të pandikuar nga ineresat materiale, të paanshme, etike, në mesin e personave zyrtarë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit, duke kërkuar nga personat e tillë që të sjellen duke ndjekur parimin e shfrytëzimit sa më efikas, me kosto ekonomike, transparent dhe të drejtë të fondeve dhe burimeve publike ndërkaq duke i’u përmbajtur rreptësisht procedurave dhe kushteve qenësore të këtij ligji.

 

 

Neni 2

Fushëveprimi

 

2.1 Ky ligj vlen për të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoriteteve kontraktuese dhe koncesionerëve të punëve, ashtu siç përcaktohen këto terme në këtë ligj. Nga këto autoritete dhe koncesionerë kërkohet që, gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre të prokurimit, t’i respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rregullat dhe kërkesave qenësore të këtij ligji.

 

2.2 Poashtu, ky ligj vlen për të gjithë personat, operatorët ekonomik, dhe ndërmarrjet, ashtu si përcaktohen këto terme në këtë ligj, që janë të përfshirë, marrin pjesë ose interesohen, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, në aktivitete prokurimi të rregulluara me këtë ligj; nga personat e tillë, operatorët, dhe ndërmarrjet poashtu kërkohet që t’i respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me kërkesat procedurale të zbatueshme dhe qenësore të këtij ligji.

 

 

 

Neni 3

Përjashtimet

 

3.1.Pa cenuar asnjë dispozitë të këtij ligji, nga autoriteti kontraktues nuk do të kërkohet që të veprojë në përputhje me secilën procedurë të veçantë të prokurimit dhe as të respektoj dispozitat e këtij ligji mbi transparencën gjer në shkallën kur, përputhshmëria dhe respektimi do të kompromitonin sekretin e ligjshëm ose interesat e sigurisë gjatë kryerjes së aktiviteteve të prokurimit të rëndësishme për dhënien e një kontrate publike për të cilën PSSP-ja dhe Kryeministri janë pajtuar që ta përjashtojnë nga fushëveprimi i këtij ligji sepse (i) ekzekutimi i kontratës në fjalë, sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kërkon përdorimin e masave të veçanta të sigurisë, ose (ii) PSSP-ja dhe Kryeministri janë pajtuar që ta klasifikojnë lëndën e kontratës në fjalë si sekret.

Pa paragjykim për kompetencat e PSSP-së lidhur me përgjegjësitë e rezervuara, përjashtimet sipas këtij neni lidhur me çështjet e rezervuara do të lejohen në pajtim me parimin e dhënë në nenin 4.2 të Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet Zyrtare të shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/32.

 

3.2        Ky ligj, nuk do të vlejë për aktivitetet e prokurimit të rëndësishme për dhëniën e kontratës publike që është brenda fushëveprimit të një marrëveshje që parasheh zbatimin e rregullave tjera të prokurimit dhe/ose kur (i) marrëveshja e tillë mundëson financimin e kontratës përkatëse që varet nga zbatimi i rregullave dhe/ose procedurave të tjera, dhe (ii) marrëveshja e tillë ka hyrë në fuqi në mes të UNMIK-ut dhe Qeverisë dhe një institucioni financiar ndërqeveritar, të dyashëm, të shumëanshëm ose ndërkombëtar.

 

3.3        Ky ligj nuk do të zbatohet për një aktivitet të prokurimit që shpie drejt punësimit ose një kontrate të punësimit nëse aktiviteti i tillë i prokurimit është lëndë e rregullave të tjera që vendosen me një ligj ose rregullore tjetër të UNMIK-ut.

 

3.4        Ky ligj nuk aplikohet për Ndërmarrjet në Pronësi Shoqërore që administrohen nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, nëse ndërmarrja e tillë nuk pranon para publike dhe nuk është e angazhuar, në bazë të të drejtave të veçanta ose ekskluzive që i janë dhënë nga një autoritet kompetent publik, në një aktivitet të shërbimeve publike.

 

 

Neni 4

Përkufizimet

 

4.1        Kurdo që përdoren në këtë ligj, secili nga termet vijuese, do të ketë kuptimin e cekur më poshtë përveç, nëse konteksti në të cilin këto terme shfaqen, qartësisht kanë kuptim tjetër.

 

“ Zyrtar autorizues” do të thotë, në raport me një autoritetet kontraktues që njëkohësisht është autoritet publik, (i) zyrtari që mban pozitën më të lartë në një autoritet të tillë publik, ose (ii) nëse asnjëri nga punojësit në autoritetin e tillë publik nuk mban statusin e nënpunësit civil, atëherë punonjësi me pozitën më të lartë në autoritetin publik, punësimi i të cilit nuk ka qenë rezultat i një emërimi politik. “Zyrtar Autorizues” është, në raport me një autoritet kontraktues që nuk është autoritet publik, personi që mban pozitën më të lartë dhe i cili merret me menaxhimin e përditshëm të aktiviteteve të autoritetit kontraktues në fjalë.

 

“Organ i themeluar në bazë të së drejtës publike” nënkupton personin, ndërmarrjen ose organin që (i) është themeluar me qëllim të veçantë për plotësimin e nevojave të përgjithshme që nuk kanë karakter prodhues ose komercial, dhe (ii) i plotëson këto kritere: (a) merr 50% ose më shumë nga financimi i tij prej fondeve publike dhe/ose një ose më shumë autoriteteve publike dhe/ose organeve të themeluara në bazë të të drejtës publike, (b) i nënshtrohet mbikëqyrjes menaxhuese nga një ose më shumë autoritete publike dhe/ose organe të themeluara në bazë të së drejtës publike, ose (c) ka një bord administrativ, mbikëqyres ose menaxhues, 50% ose më shumë e votave të të cilit mund të ushtrohen nga anëtarët e emëruar nga një ose më shumë autoritete publike dhe/ose organeve të themeluara në bazë të së drejtës publike.

 

“Kandidat” nënkupton një operator ekonomik që ka kërkuar të ftohet ose është ftuar të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit që është duke u ushtruar me procedurë të kufizuar ose të negociuar ose procedurë të kuotimit të çmimeve.

 

“Mallra” do të thotë të gjitha produktet e zëvendësueshme çmimet e të cilave

janë të kuotuara në një treg ekzistues të mallrave.

 

“Specifikim i përbashkët teknik” nënkupton specifikimin teknik të përpiluar në përputhje me procedurën e pranuar nga shtetet anëtare të UE-së, me qëllim të zbatimit të njëjtë të saj nga të gjitha shtetet anëtare dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Komunitetit Evropian.

 

“Artikuj të përdorimit të përbashkët” nënkupton prodhimet ose shërbimet e kërkuara nga një ose më shumë autoritete kontraktuese, për të cilat mund të arrihet përdorimi më efikas dhe me kosto ekonomike i fondeve publike me anë të zhvillimit të prokurimit qendror, të përbashkët ose të konsoliduar.

 

Parashtrues i ankesës” nënkupton personin ose ndërmarrjen që parashtron ankesë në pajtim me dispozitat e nenit 106 të këtij ligji.

 

“Informacionet sekrete afariste” nënkupton informacionet e përshkruar në nenin 10.1 apo 10.2 të këtij ligji.

 

“Autoriteti kontraktues” nënkupton autoritetin publik, operatorin e shërbimeve publike, ndërmarrjen publike dhe/ose personin, komisionin ose ndërmarrjen që ushtron aktivitete të prokurimit në emër të/ose për llogari të autoritetit publik ose operatorit të shërbimeve publike ose një ndërmarrje publike.

 

“Data e publikimit” do të thotë (i) në lidhje me njoftimet indikative ose njoftimet e kontratës, datën në të cilën njoftimi i tillë për herë të parë publikohet në përputhshmëri me nenin 40.3, dhe (ii) në lidhje me njoftimet për dhënien e kontratës, datën në të cilën ky i fundit u është dërguar operatorëve ekonomik në përputhshmëri me nenin 40.4.

 

“Konkurs projektimi” nënkupton një procedurë prokurimi që ka për qëllim t’i mundësoj autoritetit kontraktues të fitoj një plan ose një disajn të zgjedhur nga një juri, pasi që është vënë në konkurrim me ose pa shpërblim, veçanërisht në sferat e planifikimit hapësinor, planifikimit urbanistik, arkitekturës, inxhinieringut përpunimit të të dhënave, dhe projektet e veprave të artit.

 

“Ndikimi mbizotërues” nënkupton, (por nuk është i kufizuar) një situatë kur autoriteti kontraktues ose një ndërmarrje, drejtpërdrejt ose tërthorazi, mban shumicën e kapitalit të një ndërmarrje, kontrollon shumicën e votave që rezultojnë nga aksionet e nxjerra nga ndërmarja e tillë, ose mund të emëroj më shumë se gjysmën e anëtarëve të organit administrativ, menaxhues ose mbikëqyrës të ndërmarrjes së tillë.

 

“Operator ekonomik” është term i përgjithshëm që përfshinë furnizuesin, ofruesin e shërbimeve dhe/ose kontraktuesin e punëve.

 

“Mjetet elektronike” nënkupton përdorimin e pajisjeve elektronike për përpunimin (duke përfshirë kompresimin shifror) dhe ruajtjen e të dhënave të transmetuara, të bartura ose të pranuara me telegraf, me radio, me mjete pamore, ose me mjete tjera elektromagnetike.  

 

“Specifikim europian” nënkupton spcifikacionin e përbashkët teknik, miratimin teknik evropian ose standardin kombëtar/vendor që zbaton një standard evropian.

 

“Standard evropian” nënkupton standardin e miratuar nga (i) Komiteti Evropian për Standardizime (European Committee for Standardization, CEN) ose nga Komiteti Evropian për Standardizimin Elektroteknik (European Committee for Electrotechnical Standardization Cenelec) si “Standard Evropian” ( European Standard, EN) ose “Dokument Harmonizimi” ( Harmonization Document, HD), në përputhje me rregullat e përbashkëta të këtyre organizatave, ose (ii) nga Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit (European Telecommunication Standards Institute, ETSI) në pajtim me rregullat e tyre si Standarde Evropiane të Telekomunikacionit ( European Telecommunications Standard, ETS).

 

“Miratimi Teknik Evropian” nënkupton vlerësimin e favorshëm teknik të dhënë nga organi miratues i një shteti anëtar i UE-së mbi përshtatshmërinë e përdorimit të prodhimit për qëllime të veçanta, mbështetur në përmbushjen e kërkesave themelore për punët ndërtimore, me anë të karakteristikave qenësore të prodhimit dhe kushtet e përcaktuara të kërkesës dhe përdorimit, siç parashihet në Direktivën e Këshillit 89/106/BEE të 21 dhjetorit 1988 mbi harmonizimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të shteteve anëtare lidhur me prodhimet ndërtimore.

 

“Qeveri” nënkupton qeverinë e themeluar sipas nenit 1.5 (c) dhe 9.3 dhe më tutje të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/9, mbi Kornizën Kushtetuese të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë” dhe çdo Qeveri të ligjshme pasardhëse ose autoritet qendror ekzekutiv.

 

“Kontratë e pronësisë së paluajtshme” nënkupton kontratën e interesit në para e lidhur ndërmjet autoritetit kontraktues dhe ndonjë personi, ndërmarrje ose autoriteti kontraktues që ka të bëj vetëm me fitimin e pronësisë së paluajtshme ose interesi në pronësinë e paluajtshme.

 

Palë e interesuar ” nënkupton personin ose ndërmarrjen që ka ose kishte interes material nga aktivitetet ose procedurat e prokurimit të zbatuara nga autoriteti kontraktues në raport me një kontratë të veçantë publike ose konkurs projektimi.

 

“Kontratë me vlerë të madhe” nënkupton kontratën publike që trajtohet në nenin 18.1 të këtij ligji.

 

“Konkurs projektimi me vlerë të madhe” nënkupton konkursin për projektim që trajtohet në nenin 19.1 të këtij ligji.

 

“Kontratë me vlerë të vogël” nënkupton kontratën publike që trajtohet në nenin 18.3 të këtij ligji.

 

“Konkurs projektimi me vlerë të vogël” nënkupton konkursin e projektimit që trajtohet në nenin 19.3 të këtij ligji.

 

“Kontratë me vlerë mesatare” nënkupton kontratën publike që trajtohet në nenin 18.2 të këtij ligji.

 

“Konkurs projektimi me vlerë mesatare” nënkupton konkursin e projektimit që trajtohet në nenin 19.2 të këtij ligji.

 

“Kontratë me vlerë minimale” do të thotë një kontratë publike që nuk hyn nën fushëveprimin e nenit 18.4.

 

“Procedurat e negociuara” nënkupton procedurat e prokurimit që i lejojnë autoritetit kontraktues të ftojë dhe të këshillohet me operatorët ekonomik të zgjedhur nga ai për t’i negociuar kushtet e kontratës me njërin ose më shumë prej tyre.

 

“Procedurë e hapur” nënkupton procedurat e prokurimit që i lejojnë çdo operatori të interesuar ekonomik të paraqet tender.

 

“Person” nënkupton personin fizik ose një ndërmarrje ose organizatë që është person juridik.

 

“APP” nënkupton Agjencinë e Prokurimit Publik pranë Qeverisë së Kosovës, e trajtuar në veçanti në Pjesën VI të këtij ligji.

 

“KRPP” nënkupton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik të themeluar sipas Pjesës V të këtij ligji.

 

“Ky ligj” nënkupton këtë ligj dhe aktet normative nën ligjore dhe instrumentet e nxjerra në bazë të autorizimit të këtij ligji, duke përfshirë edhe rregullat e prokurimit publik dhe kodin etik që janë lëshuar sipas autorizimit të këtij ligji.

 

“Aktivitet i prokurimit” do të thotë çdo aktivitet që ndërlidhet me fillimin ose ekzekutimin e një procedure ose një aktiviteti tjetër që shpie ose që ka për qëllim të shpie drejt dhënies së një kontrate publike.

 

“Autoritet publik” ka secilin nga kuptimet vijuese: (i) autoritetin ekzekutiv qendror, rajonal, komunal ose lokal, organin publik, ministrinë, departamentin, agjencinë, ose autoritetin tjetër që ekzekuton, konform me çdo akt normativ ose nen-normativ, pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, administrativ-publik ose gjyqësor; (ii) organin e themeluar në bazë të së drejtës publike; dhe (iii) një asociim të një ose më shumë autoriteteve dhe/ose organeve të tilla.

 

“Kontratë publike” është term i përgjithshëm që përfshin ndonjërën dhe të gjitha llojet e veçanta të kontratave vijuese që janë lidhur nga autoriteti kontraktues: (i) kontratën e shërbimit, (ii) kontratën e furnizimit, (iii) kontratën e punës, duke përfshirë kontratën koncesionere të punës, dhe/ose (iv) kontratën e pronësisë së paluajtshme.

 

“Fond publik” nënkupton (i) para ose mjete financiare që administrohen ose kontrollohen nga autoriteti publik, duke përfshirë të hollat që mbahen nga autoriteti publik në dobi të një personi, organit, organizate ose ndërmarrje përveç autoritetit publik; (ii) para ose mjete financiare që administrohen ose kontrollohen nga ndonjë person, organ, organizatë ose ndërmarrje që kryen këtë administrim ose që ekzekuton këtë kontroll për ose në emër të autoritetit publik dhe (iii) të gjitha paratë ose mjetet financiare të dhëna ose të përvetësuara, drejpërdrejt ose tërthorazi autoritetit kontraktues ose ndërmarrjes nën Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës ose nën Fondin e Konsoliduar të Kosovës.

 

“Regjistri i Prokurimit Publik” nënkupton regjistrin e themeluar sipas nenit 88 të këtij ligji.

 

“Rregullat e prokurimit publik” nënkupton udhëzimet, rregullat, dokumentet, kodin moral të sjelljes dhe formularet standarde të miratuara nga Komisioni i Rregullave në përputhshmëri me Pjesën VII të këtij ligji.

 

“Aktivitet i shërbimeve publike” do të thotë një aktivitet që përfshin (i) ofrimin ose mbajtjen e rrjetit fiks fizik me qëllim të ofrimit të shërbimeve për publikun në lidhje me, mes tjerash prodhimin, transportin, ose përpunimin ose shpërndarjen e ujit, rrymës, gazit ose ngrohjes, (ii) furnizimin me ujë, rrymë, gaz ose ngrohje për rrjetin e tillë, (iii) shfrytëzimin e zonave gjeografike me qëllim të hulumtimit ose nxjerrjes së naftës, gazit, thëngjillit ose karburanteve tjera të ngurta (v) ofrimin e aeroportit ose pajisjeve të tjera terminale (iv) ofrimin ose mbajtjen e një rrjete publike të telekomunikacionit ose ofrimin e një ose më shumë shërbimeve të telekomunikacionit ose postare, (vi) mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, ose (vii) mbajtjen e një rrjete që i ofron publikut shërbime të transportimit duke përfshirë përdorimin e hekurudhës, autobusëve, tramvajëve, trolejbusëve, sistemeve kabllovike ose automatike; një rrjetë e tillë ekziston kur shërbimet e tilla transportuese ofrohen në përputhje me kushtet operative të përcaktuara nga një autoritet kompetent publik, siç janë kushtet mbi territorin i cili do mbulohet nga shërbimi, kapaciteti i cili do të vihet në dispozicon ose frekuentimi i shërbimit.

 

“Operator i shërbimeve publike” nënkupton: (i) autoritetin publik ose ndërmarrjen publike të angazhuar në një aktivitet të shërbimeve publike, dhe (ii) një person, ndërmarrje, organ ose organizatë që nuk është as autoritet publik e as ndërmarrje publike dhe që është e angazhuar, në bazë të të drejtave të veçanta ose ekskluzive që i janë dhënë nga një autoritet kompetent publik, në një aktivitet të shërbimeve publike. 

 

“Ndërmarrje publike” do të thotë çdo ndërmarrje mbi të cilën një ose më shumë autoritete publike mund të ekzekutojnë drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, ndikim mbizotërues në bazë të pronësisë në ndërmarrjen e tillë, pjesëmarrjes financiare në ndërmarrjen e tillë dhe/ose dispozitave që rregullojnë ndërmarrjen e tillë.

 

“Ndërmarrje e ndërlidhur” nënkupton çdo ndërmarrje (i) mbi të cilën koncesioneri i punëve mund të ushtrojë, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ndikim mbizotërues,

(ii) që mund të ekzekutoj ndikim mbizotërues mbi koncesionerin përkatës të punës, ose (iii) që, bashkë me koncesionerët përkatës të punës, i nënshtrohet ndikimit mbizotërues të ndërmarrjes tjetër në bazë të pronësisë, pjesëmarrjes financiare, ose dispozitave që e rregullojnë atë.

 

“Procedurat e kufizuara” nënkupton procedurat e prokurimit të cilat u lejojnë të paraqesin tender vetëm atyre operatorëve ekonomik, që ftohen nga autoriteti kontraktues dhe u referohet edhe procedurave të përgjithshme dhe të veçanta të kufizuara.

 

“Paneli shqyrtues” do të thotë panelin e shqyrtimit që themelohet nga KRPP-ja, në pajtim me nenin VIII të këtij ligji.

 

Komisioni i rregullave nënkupton Komisionin e Rregullave të Prokurimit Publik të themeluar sipas Pjesës VII të këtij ligji.

 

“KELP” do të thotë Komisioni për Emërime të Larta Publike që është themeluar sipas rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/36, mbi “Shërbimin Civil të Kosovës”.

 

“Kontratë shërbimi” nënkupton kontratën me shpërblim me para, të lidhur ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një ose më shumë ofruesve të shërbimeve që ka të bëj vetëm ose kryesisht me ofrimin e shërbimeve.

 

“Ofrues i shërbimeve” nënkupton çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose grup i personave, ndërmarrjeve dhe/ose organeve të tilla që kryejnë dhe/ose ofrojnë të kryejnë shërbime.

 

“Të drejta të veçanta ose ekskluzive” nënkupton të drejtat që dalin prej lejes ose autorizimit të dhënë nga organi kompetent publik sipas dispozitave ligjore, rregullative ose administrative që (i) ka efekt kufizues ndaj një ose më shumë entiteteve në të drejtën ose aftësinë për t’u angazhuar në aktivitete të caktuara, dhe (ii) qenësisht ndikon në të drejtën ose aftësinë e personave të tjerë, ndërmarrjeve, organeve ose organizatave për të kryer një aktivitet të tillë në të njejtin territor dhe nën kushte esencialisht të njejta.

 

“Furnizues” do të thotë çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose grup i personave të tillë, ndërmarrjeve, dhe/ose organeve që furnizojnë ose ofrojnë të furnizojnë produkte.

 

“Kontratë furnizmi” nënkupton kontratën me shpërblim në para të lidhur ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një ose më shumë furnizuesve që ka të bëj vetëm ose kryesisht me blerjen, qiradhënien, qiradhënien ose blerjen me këste, me ose pa mundësi blerje, të një ose më shumë produkteve; “produktet” interpretohen gjerësisht si një ose më shumë sende të prekshme të lëvizshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, mallrat, artikujt, prodhimet e përpunuara, lëndët e para, dhe pajisjet.

 

 “Standard” do të thotë specifikacion teknik i miratuar nga një organ i pranuar i standardizimit, për përdorim të përsëritur ose të vazhdueshëm, përputhja me të cilin përgjithsisht nuk është detyrimore.

 

 “Specifikim teknik” do të thotë kushtet teknike që përcaktojnë karakteristikat e grupit të punëve, materialit, produktit, furnizimit ose shërbimit, dhe që i mundëson llojit të punës, materialit, produktit, furnizimit ose shërbimit që të përshkruhet objektivisht në mënyrë që të plotësoj nevojat e paracaktuara nga autoriteti kontraktues. Specifikim teknik mund të përfshijë kualitetin, treguesin e zbatueshmërisë, aspektin e sigurisë, si dhe kërkesat e zbatueshme të materialit, produktit, furnizimit ose shërbimit sa i përket sigurisë së kualitetit, terminologjisë, simboleve, metodave të testit dhe testimit, ambalazhimit, shënimit dhe etiketimit. Në rastin e kontratave të punës, ato poashtu mund të përfshijnë rregullat për dizajnim dhe shpenzime, testin, inspektimin dhe kushtet e pranimit për punët ose teknikat ose metodat e ndërtimit dhe të gjitha kushtet tjera teknike të cilat autoriteti kontraktues është në gjendje t’i përshkruaj sipas rregulloreve të veçanta ose të përgjithshme, lidhur me punët e kryera dhe materialet ose pjesët që ato i përfshijnë.

 

“Tender” do të thotë një dokument që i dorëzohet autoritetit kontraktues nga një operator ekonomik, duke parashtruar kushtet e ofertës së operatorit ekonomik si përgjegje ndaj një njoftimi specifik të kontratës, njoftimit për tenderim ose ndonjë kërkesë tjetër që është nxjerrë ose përgatitur nga autoriteti kontraktues në fjalë. Termi “tender” përfshin, por nuk kufizohet vetëm në një propozim ose kuotim të çmimeve.

 

“Tenderues” nënkupton operatorin ekonomik që ka dorëzuar tenderin.

 

“Dosje tenderi” ka kuptimin e përcaktuar në nenin 27.

 

“Ndërmarrje” nënkupton secilin subjekt afarist (duke përfshirë edhe subjektet personale afariste), ortakëri, ndërmarrje të përbashkët, person juridik, shoqatë, projekt, filialë, zyrë, ose organizatë ose themelatë tjetër.

 

“Shkelje” do të thotë dështimin për tu pajtuar me një ose më shumë dispozita të këtij ligji.

 

“Punë” nënkupton rezultatin e ndërtimit ose punët ndërtimore ose aktivitetet që, marrë në tërësi, janë të mjaftueshme të plotësojnë një funksion ekonomik ose teknik.

 

“Koncesioner i punëve” nënkupton (i) personin, ndërmarrjen ose autoritetin kontraktues që ka marrë kontratë pune koncesioni nga autoriteti kontraktues, dhe/ose (ii) secili person, ndërmarrje ose autoritet kontraktues që kryen aktivitete prokurimi në emër të ose për llogari të personit të tillë, ndërmarrjes ose autoritetit kontraktues.

                                             

“Kontratë pune me koncesion” nënkupton kontratën e punës, përmbushja e së cilës kompensohet tërësisht ose pjesërisht, me dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të objektit të kësaj kontrate.

 

“Kontratë pune” nënkupton kontratën me shpërblim në para, të lidhur ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një ose më shumë kontraktuesve të punëve i cili ka detyrë kryesore zbatimin, projektimin dhe përmbushjen, ose realizimin, me çfarëdo mënyre, të punës ose ndërtimit ose aktiviteteve ndërtimore komunale, që do të thotë aktiviteteve që janë drejpërdrejt të përfshira në ndërtimin, restaurimin, riparimin ose shkatërrimin e godinave, pajisjeve, strukturave ndërtimore, strukturave tjera, ose të një pjesë të tyre.

 

“Kontraktues pune” nënkupton secilin person, ndërmarrje ose autoritet kontraktues, ose grup të personave të këtillë, ndërmarrjeve, që ofrojnë të ekzekutojnë, projektojnë ose përmbarojnë, ose realizojnë, me çfarëdo mjeti, punën ose ndërtimin ose aktivitetet ndërtimore, do të thotë aktivitetet që janë drejtpërdrejt të përfshira në ndërtimin, restaurimin, riparimin ose shkatërrimin e godinave, pajisjeve, strukturave ndërtimore, strukturave tjera, ose secilës pjesë të tyre.

 

“Me shkrim” do të thotë çdo shprehje që përbëhët nga fjalët dhe/ose shifrat që mund të lexohen, riprodhohen dhe më pastaj të komunikohen. Kjo mund të përfshijë informacionin e transmetuar dhe të ruajtur me mjete elektronike.

 

4.2 Personi ose ndërmarrja që ka për qëllim t’i caktoj/jap kontratë personit tjetër ose ndërmarrjes, nëse 50% ose më shumë e vlerës së çmuar të kontratës së tillë është qoftë drejtëpërdrejt e subvencionuar nga autoriteti kontraktues ose përndryshe e financuar me fonde publike, do të konsiderohet se është “autoritet kontraktues” në kuptim të këtij ligji lidhur me çdo aktivitet prokurimi me lejimin/dhënien e kontratës së tillë. Personi ose ndërmarrja e tillë me këtë rast, do të zhvilloj aktivitetet e prokurimit rreptësisht në përputhje me kërkesat a zbatueshme procedurale dhe thelbësore të këtij ligji.

 

4.3 Më shumë përkufizime të termave të përdorura në këtë ligj, si dhe definimet e termave të tjerë, mund të përcaktohen ose të rregullohen me rregullat e prokurimit publik; me kusht që, sidoqoftë, këto definime më të detajuara dhe definimet e termave tjerë nuk do të pengojnë zbatimin e asnjë dispozite të këtij ligji.

 

 

 

Kreu 2

Parimet e përgjithshme

 

Neni 5

Ekonomiciteti dhe efikasiteti

 

5.1        Të gjitha autoritetet kontraktuese, operatorët ekonomik, personat, ndërmarrjet dhe koncesionerët e punëve që ekzekutojnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit, janë të obliguar që të sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike të përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marrë në konsideratë qëllimin dhe lëndën e prokurimit.

 

5.2        Fondet publike dhe burimet publike që janë ofruar ose që janë vënë në dispozicion sipas një kontrate publike mund të përdoren vetëm nga kontrata e tillë dhe vetëm për qëllimet e të njëjtës.

 

Neni 6

Barazia në trajtim/ jo-diskriminimi

 

6.1        Autoriteti kontraktues nuk do të ndërmerrë asnjë aktivitet ose procedurë të prokurimit në ndonjë mënyrë që redukton ose eliminon konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomik.

 

6.2        Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutojë asnjë fazë ose element të aktivitetit të prokurimit në një mënyrë që diskriminon në favor ose kundër një ose shumë operatorëve ekonomik.

 

6.3        Pa e cenuar paragrafin e mësipërm, autoritetit kontraktues posaçërisht i ndalohet që të përcaktojë nevojat e veta që duhet të përmbushen, specifikojë lëndën që do të prokurohet, ndajë ose përmbledhë sasitë ose artikujt e tjerë që duhet të prokurohen, duke zgjedhur një procedurë të prokurimit, ose duke vendosur një kërkesë ose kriter të përzgjedhjes ose specifikacion teknik që në ndonjë mënyrë ka për qëllim të favorizojë ose diskriminojë kundër njërit ose më shumë operatorëve ekonomik.

 

6.4        Autoriteti kontraktues nuk do të krijojë ose imponojë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar krijimin ose imponimin e rrethanave ose kushteve që rezultojnë në diskriminim territorial, fizik, material, personal ose organizativ ndërmjet operatorëve ekonomik.

 

6.5        Përveç nëse një imponim i tillë i ndonjë kërkesë në mënyrë specifike lejohet nga ky ligj, ndonjë ligj tjetër ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, autoriteti kontraktues nuk do të kërkojë nga operatori ekonomik që të (i) punësojë ose përdorë, ose të mos punësojë ose përdorë, ndonjë person ose ndërmarrje të veçantë për ekzekutimin e çfarëdo aspekti të një kontrate publike, ose (ii) që të furnizojë ose sigurojë, ose të mos furnizojë ose sigurojë, produkte ose shërbime të cilat rrjedhin nga një person, ndërmarrje ose rajon i veçantë gjeografik. Në rast se një kërkesë e tillë është veçanërisht e autorizuar nga ky ligj, ndonjë ligj tjetër ose marrëveshje ndërkombëtare, parametrat e saktë të një kërkese të tillë do të saktësohen në kontratë ose në njoftimin e konkursit të projektimit, ftesën për pjesëmarrje ose tenderim, dhe në dosjen e tenderit.

 

6.6        Gjatë udhëheqjes së aktiviteteve të prokurimit, të gjitha autoritetet kontraktuese do të marrin masa të arsyeshme dhe të nevojshme për të garantuar; (i) pjesëmarrjen sa më të gjërë të mundshme të operatorëve të interesuar ekonomik lidhur me çmimin dhe lëndën e prokurimit; (ii) publikimin e rregullt, dërgimin dhe/ose disponueshmërinë e të gjitha njoftimeve, ftesave, informacioneve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me aktivitetin e prokurimit në përputhje me këtë ligj; (iii) eliminimin e praktikave, kritereve, kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë në favor ose kundër një ose më shumë operatorëve ekonomik; (iv) që të gjitha specifikimet teknike dhe të gjitha kërkesat për përzgjedhje dhe dhënie, duke përfshirë rëndësinë relative të secilës kërkesë dhe kriter të tillë, si dhe metodat e përzgjedhjes dhe dhënies të saktësohen në njoftimin e kontratës ose konkursit përkatës të projektimit, në ftesën për tender ose pjesëmarrje dhe/ose në dosjen e tenderit; (v) që asnjë kërkesë, kriter, specifikim që nuk është saktësuar kështu, të mos përdoret në procesin e përzgjedhjes ose dhënies, dhe (vi) që tenderi i zgjedhur të përputhet me të gjitha aspektet përmbajtësore të kushteve, kritereve dhe specifikimeve përkatëse.        

 

Kreu 3

Kërkesat e përgjithshme

 

Neni 7

Planifikimi i prokurimit

 

7.1        Jo më pak se gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike para fillimit të çdo viti fiskal, secili autoritet kontraktues duhet të përgatisë dhe të pajis APP-në me planifikimet paraprake të prokurimit, me shkrim, në të cilat identifikohen me detale të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët, që autoriteti kontraktues parasheh t’i prokurojë gjatë vitit fiskal në fjalë. Planifikimi i tillë paraprak i prokurimit saktëson:

     

     a.    në rastin e kontratave të ardhshme për furnizim, vlerën e përgjithshme të llogaritur të prokurimit sipas lëmisë së secilit produkt, të cilin autoriteti kontraktues planifikon që ta prokurojë gjatë vitit fiskal;

 

     b.    në rastin e kontratave të ardhshme për shërbime, vlerën e përgjithshme të parashikuar sipas kategorisë së secilit shërbim, të cilin autoriteti kontraktues planifikon që ta prokuroj gjatë vitit fiskal; dhe

 

      c.   në rastin e kontratave për punë, karakteristikat thelbësore të çdo kontrate të punës, që autoriteti kontraktues planifikon ta japë gjatë vitit fiskal.

 

7.2        Jo më pak se dhjetë (10) ditë kalendarike pas shpalljes së legjislacionit mbi përvetësimet për një vit fiskal, çdo autoritet kontraktues do të përgatisë dhe do t’i dorëzojë APP-së, një planifikim përfundimtar me shkrim që i identifikon me detale të arsyeshme të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që autoriteti kontraktues synon ti prokurojë gjatë vitit të tillë fiskal. Planifikimi i tillë përfundimtar duhet të përmbajë të dhënat që kërkohen nga pikat a-c të nenit 7.1. 

 

7.3        APP-ja shqyrton dhe mbledhë informacionet e dhëna në planifikimet e tilla. APP-ja identifikon produktet e përdorimit të përbashkët dhe të gjithë artikujt dhe produktet e tjera që mund të sigurohen në mënyrë më efikase përmes zbatimit të një procedure të konsoliduar ose të përbashkët të prokurimit. APP-ja mundet që (i) në përputhshmëri me nenin 91 të këtij ligji, të kryejë prokurimin e çfarëdo artikulli ose lënde në emër të autoriteteve kontraktuese, ose (ii) në përputhshmëri me nenin 26 të këtij ligji, të krijojë një Komision për Dhënien e Kontratës për të kryer prokurimin e arikujve ose lëndëve të tilla në emër të autoriteteve përkatëse kontraktuese.

 

7.4        Nëse APP-ja vendos të kryejë, ose të krijojë Komisionin për Dhënien e Kontratës, për të kryer prokurimin e një artikulli ose lënde në emër të një apo më shumë autoriteteve kontraktuese, APP-ja do të i’a dërgojë autoritetit përkatës kontraktues njoftimin mbi vendimin e tillë brenda një afati të arsyeshëm kohor. Pas pranimit të njoftimit në fjalë, autoriteti përkatës kontraktues nuk është më i autorizuar që të ushtrojë aktivitetin e tillë të prokurimit.

 

 

 

Neni 8

Përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur

 

8.1        Para se të fillohet me ushtrimin e çfarëdo aktiviteti ose procedure të veçantë të prokurimit që ka për qëllim blerjen e çfarëdo produkti, shërbimi ose pune, autoriteti kontraktues duhet të bëjë një vlerësim formal të nevojave lidhur me këto. Me këtë vlerësim përcaktohen (i) lloji dhe përmasat e sakta të nevojave të veçanta të autoritetit kontraktues që prokurimi i propozuar parasheh t’i plotësojë; (ii) vlera e parashikuar, lloji i propozuar dhe kushtet përmbajtësore të kontratës publike që do të jenë lëndë e prokurimit të planifikuar; (iii) specifikimet e propozuara funksionale të secilit objekt që do të përfshihet nga një kontratë e tillë; (iv) përfitimet e pritura nga secili objekt i tillë; (v) në rastin e pajisjeve, mallrave të qëndrueshme dhe punëve, përllogaritja e shpenzimeve të disponimit gjatë tërë afatit të përdorimit të objektit, duke përfshirë shpenzimet e blerjes, operative, mirëmbajtjes si dhe vlerës së mbetur; (vi)  një njoftim, mbi atë se nëse aktiviteti i tillë i prokurimit ishte përfshirë në planifikimin e prokurimit, në përputhje me nenin 7 dhe nëse nuk ishte përfshirë, atëherë një deklaratë mbi arsyet e mospërfshirjes së tillë; dhe (vii) konstatimin e saktë mbi ate se në çfarë mënyre do të avancojë prokurimi përkatës synimet institucionale të autoritetit kontraktues.

 

8.2        Pas vlerësimit të nevojave, autoriteti kontraktues do të garantojë formalisht se fondet për prokurimin përkatës janë akorduar në shumën që është e mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që mund të lindin gjatë vitit përkatës fiskal (vitit kur ushtrohet aktiviteti i prokurimit në fjalë)si pasojë e prokurimit të tillë.

 

8.3        Nëse prokurimi përkatës nxit ngritjen e obligimeve financiare që duhet të përmbushen nga përvetësimet e viteve të ardhshme fiskale, autoriteti kontraktues do të (i) sigurojë se ekziston një bazë e arsyeshme për të pritur që gjatë viteve të ardhshme fiskale do të bëhen përvetësime për të përmbushur, dhe (ii) të përfshijë në kontratën përkatëse publike një dispozitë që qartësisht e kushtëzon zbatueshmërinë e obligimeve të parashtruara në kontratë, me legjislacionet e ardhshme të përvetësimeve, të fondeve me qëllim të përmbushjes, dhe në një shumë të mjaftueshme për përmbushjen e obligimeve të tilla.

 

8.4        Nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik, autoriteti i tillë publik duhet të marrë masa të arsyeshme për t’u siguruar se lëndët që i përmbushin këto nevoja nuk janë në dispozicion nga ndonjë autoritet tjetër publik.

 

8.5        Si dëshmi se autoriteti kontraktues është pajtuar me nenet 8.1-8.4, autoriteti kontraktues do të përgatisë dhe mbajë një “Deklaratë të Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve”. Deklarata e tillë e Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve do të përmbajë informatat në vijim: (i) një deklaratë të nevojave me shkrim, e cila i përmbledh rezultatet e vlerësimit të nevojave që është bërë nga autoriteti kontraktues sipas nenit 8.1, (ii) një deklaratë me shkrim që konfirmon disponueshmërinë e fondeve, që demonstron se autoriteti kontraktues i ka përmbushur obligimet e tij sipas nenit 8.2, (iii) nëse është e aplikueshme, atëherë duhet që gjithashtu të dorëzohet një deklaratë me shkrim që i parashtron bazat, që kërkohen nga neni 8.3, për pritjet e autoritetit kontraktues në lidhje me përvetësimet e ardhshme: dhe (iv) nëse është e aplikueshme, një deklaratë me shkrim që përshkruan masat që autoriteti kontraktues i ka marrë për t’u përputhur me nenin 8.4. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të hartojë një formular standard për “Deklaratën e Nevojave dhe të Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” që autoritetet kontraktuese do ta përdorin për t’i përmbushur kushtet e parashtruara nga ky nen 8.5.

 

8.6        Nëse kontrata publike është kontratë me vlerë të madhe ose nëse lëndët e aktivitetit të prokurimit nuk janë përfshirë në planifikimin përfundimtar të prokurimit, që është përgatitur nga autoriteti kontraktues dhe i është dorëzuar APP-së sipas nenit 7.2, autoriteti kontraktues do t’i dorëzojë APP-së një kopje të “Deklaratës së Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” për prokurimin përkatës së paku pesë (5) ditë pune para fillimit të aktivitetit përkatës të prokurimit. APP-ja do të shqyrtojë çdo deklaratë të nevojave për të përcaktuar se nëse ka ndonjë metodë tjetër më efikase dhe më ekonomike për blerjen e mallrave të tilla ose produkteve të tjera, që i plotësojnë nevojat e autoritetit kontraktues. Në veçanti, nëse mallrat ose produktet përkatëse nuk janë përfshirë në planifikimin përfundimtar të prokurimit që i është dorëzuar APP-së sipas nenit 7.2, APP-ja do të shqyrtojë objektet e tilla për të identifikuar artikujt e përbashkët të prokurimit si dhe mallrat e tjera dhe artikujt që mund të sigurohen në mënyrë më efikase, përmes procedurës së përbashkët ose procedurës së zakonshme të prokurimit. APP-ja mundet që (i) në përputhshmëri me nenin 91 të këtij ligji, të kryejë prokurimin e cilitdo nga artikujt ose lëndët e tilla në emër të autoritetit përkatës kontraktues, ose (ii) në përputhshmëri me nenin 26 të këtij ligji, të themelojë një Komision për Dhënien e Kontratës për të kryer prokurimin e cilitdo artikulli apo lënde të tillë në emër të autoritetit përkatës kontraktues. 

 

 

Neni 9

Transparenca

 

9.1       Autoriteti kontraktues mban një përmbledhje të rregulluar dhe gjithpërfshirëse të të dhënave për secilin aktivitet të prokurimit që e kryen, pa marrë parasysh nëse aktiviteti i tillë rezulton në dhënien e kontratës ose konkursit të projektimit. Në minimum, shënimet për secilin aktivitet të prokurimit duhet të përmbajnë (i) të gjitha dokumenetet që kanë të bëjnë me një aktivitet të prokurimit ose që janë zhvilluar apo pranuar gjatë, ose që janë mbledhur ose shfrytëzuar për të filluar ose përmbyllur një aktivitet të prokurimit, pa marrë parasysh nëse aktiviteti i tillë rezulton në një kontratë ose në dhënien e konkursit të projektimit, dhe (ii) nëse aktiviteti i prokurimit ka rezultuar në dhënien e një kontrate ose konkursi të projektimit, atëherë të gjitha dokumentet që kanë të bëjne me dhënien e tillë, dhe (iii) nëse aktiviteti i prokurimit ka rezultuar në ekzekutimin e një kontratë publike, atëherë një kopje të kontratës publike dhe të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me kontratën dhe/ose ekzekutimin e saj.

 

9.2       Me kërkesën e një pale të interesuar, autoriteti kontraktues do ti sigurojë palës së tillë të interesuar, qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e përshkruara në nenin 9.1, përveç informatave sekrete afariste, që kanë të bëjnë me aktivitetet e prokurimit në të cilat pala e tillë e interesuar ka ose kishte një interes të veçantë material.

 

9.3       Me kërkesën e cilitdo person, autoriteti kontraktues i siguron qasje të menjëhershme dhe të arsyeshme personit të tillë, i cili kërkon të ketë qasje në të dhënat e përshkruara në nenin 9.1, përveç infomatave sekrete afariste, që kanë të bëjnë me çfarëdo aktiviteti të prokurimit që është mbyllur për më shumë se dhjetë (10) ditë; Për qëllime të këtij neni 9.3, aktiviteti i prokurimit konsiderohet i mbyllur (i) në datën e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit, ose (ii) nëse aktiviteti i prokurimit formalisht është anuluar ose përndryshe është përfunduar para dhënies ose zgjedhjes së fituesit, atëherë në datën kur aktiviteti i prokurimit formalisht është anuluar ose përndryshe është përfunduar.

 

9.4       Autoriteti kontraktues do të sigurojë qasjen e kërkuar nga nenet 9.2 dhe 9.3 në mënyrë të rregullt, të qetë, dhe pa pengesa. Sidoqoftë, autoriteti kontraktues mundet që të mbikëqyrë qasjen në fjalë ose të marrë masa të arsyeshme për të ruajtur integritetin e të dhënave.

 

9.5       Autoriteti kontraktues, me kërkesë të një personi ose pale të interesuar, do të bëjë dhe do t’i sigurojë personit ose palës së tillë të interesuar një kopje të çfarëdo materiali në të cilin personi ose pala e tillë e interesuar ka të drejtë qasjeje sipas nenit 9.2 ose 9.3.

 

9.6       KRPP-ja do t‘i sigurojë çdo personi që kërkon, një kopje të këtij ligji dhe/ose rregullave të prokurimit.

 

9.7       APP-ja do të publikojë në mënyrë elektronike, këtë ligj dhe rregullat e prokurimit publik në faqen e saj zyrtare në internet që përmendet në nenet 92 dhe 93 të këtij ligji.

 

9.8       Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të vendosë në rregullat e prokurimit publik, një tarifë të arsyeshme që autoriteti kontraktues dhe KRPP-ja mund ta vendosin për të mbuluar shpenzimet e fotokopjimit që kërkohen nga neni 9.5 dhe 9.6; sidoqoftë, me kusht që, tarifa e tillë të mos jetë më e madhe se sa konsiderohet e nevojshme për të mbuluar shpenzimet që ndërlidhen më prodhimin e atyre kopjeve.

 

9.9       Autoriteti kontraktues do t’i sigurojë APP-së, KRPP-së, një eksperti shqyrtues, Komisionit për Dhënien e Kontratës dhe/ose panelit shqyrtues, qasje në kopjet e cilitdo aktivitet të prokurimit, duke përfshirë edhe informatat sekrete afariste dhe çfarëdo informata të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin, menjëherë pas kërkesës së të mësipërmëve. Autoriteti kontraktues gjithashtu do t’i sigurojë qasje dhe kopje të shënimeve dhe informatave një gjykate kompetente, nëse qasja ose kopjet e tilla kërkohen nga një urdhër i nxjerrë nga gjykata e tillë. Autoriteti kontraktues menjëherë do të sigurojë qasjen dhe kopjet e kërkuara nga ky nen 9.9, në mënyrë të rregullt, të qetë dhe pa pengesa.

 

 

Neni 10

Informatat sekrete afariste

 

10.1      Pa prejudikuar detyrimin për t’u siguruar palëve të interesuara dhe publikut qasje në shënimet e aktiviteteve të tij të prokurimit, autoriteti kontraktues duhet të respektojë dhe të mbajë si sekret informatat e klasifikuara si “informata sekrete afariste” në përputhshmëri me nenin 10.

 

10.2      Me përjashtim të informatave që neni 56.3 kërkon që të shpallen dhe të regjistrohen në hapjen publike të tenderëve, përmbajtja e një tenderi është informatë sekrete afariste.

 

10.3      Autoriteti kontraktues mund t’i klasifikojë informatat e tjera si informatë sekrete afariste vetëm nëse informata përkatëse i përmbushë këto tri kritere:

 

a. që atë ta ketë dërguar një operator ekonomik në përputhje me kërkesën e

      përcaktuar nga autoriteti i tillë kontraktues sipas nenit 63 ose 64 të këtij ligji;

 

b. që operatori përkatës ekonomik t’i ketë dërguar autoritetit kontraktues kërkesën me shkrim duke shprehur dëshirën e tij që autoriteti kontraktues t’i mbajë artikujt e tillë si sekret; dhe

 

c. kërkesa e tillë me shkrim të përmbajë një deklaratë me shkrim (i) në të cilën vërtetohet se një element i tillë nuk është pronë publike, dhe se të dhënat mbrohen nga operatori ekonomik nga zbulimi i qëllimshëm ose nga pakujdesia, dhe (ii) me të cilin parashtrohen arsyet, që bindshëm demonstrojnë, sipas gjykimit të arsyeshëm të autoritetit kontraktues, se qasja publike në elementin e tillë do të rezultonte në dëmtimin material të interesave legjitime komerciale të operatorit të tillë ekonomik.   

 

10.4      Autoriteti kontraktues që e ka klasifikuar një elemet të informatës si informatë sekrete afariste sipas nenit 10.3, do të përgatit verzionin e “pastruar” të çdo dokumenti, nëse elementi i tillë gjendet në dokumentin në të cilin po ashtu gjendet informacioni që nuk konsiderohet të jetë sekret. Verzioni i tillë i pastruar duhet të përfshihet në materialin në të cilin ka qasje publiku dhe palët e interesuara sipas nenit 9.2 dhe 9.3. Autoriteti kontraktues do të bashkangjisë në ballinë të verzionit të tillë të pastruar një njoftim që thotë se (i) autoriteti kontraktues i ka klasifikuar disa elemente të caktuara të informatës në dokumentin origjinal  dhe si informata sekrete afariste, me kërkesën e operatorit përkatës ekonomik, dhe (ii) verzioni i pastruar i bashkangjitur është përgatitur nga autoriteti kontraktues dhe është një kopje e saktë e origjinalit pas heqjes ose fshirjes së informatave të tilla sekrete afariste.

 

10.5      Nëse dokumenti përmban vetëm informacione që autoriteti kontraktues i ka klasifikuar si informacione sekrete afariste sipas nenit 10.3, dhe prandaj ky autoritet kontraktues vendos që këtë dokument ta largoj nga materiali në të cilin palët e interesuara dhe anëtarët e publikut kanë të drejt qasjeje sipas nenit 9.2 dhe 9.3, autoriteti kontraktues duhet të përgatis dhe përfshijë në dokumentacionin në të cilin publiku ka qasje, një përmbledhje të përmbajtjes së përgjithshme të dokumentit sekret. Autoriteti kontraktues do të bashkangjisë në ballinë të përmbledhjes së tillë një njoftim që thotë se (i) autoriteti kontraktues i ka klasifikuar të gjitha informacionet që gjindeshin në dokumentin origjinal si informata sekrete afariste, me kërkesë të operatorit përkatës ekonomik, dhe (ii) se dokumenti i bashkangjitur është përgatitur nga autoriteti kontraktues dhe se është një përmbledhje e përgjithshme jo-sekrete e origjinalit.

 

10.6     Nëse, në lidhje me ushtrimin e aktivitetit të prokurimit, autoriteti kontraktues kërkon nga një operator ekonomik që të dorëzojë informatat që mbulohen nga neni 63 dhe/ose 64 të këtij ligji, autoriteti i tillë kontraktues në dosjen e tenderit duhet të përfshijë një deklaratë duke i njoftuar operatorët ekonomik se, nëse ata dëshirojnë që informatat në fjalë të trajtohen si informata sekrete afariste, ata duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim në përputhshmëri me nenin 10.3 të këtij ligji.

 

 

Neni 11

Valutat dhe pagesat

 

11.1      Të gjitha çmimet dhe vlerat e specifikuara në çfarëdo kontrate publike, dosje të tenderit, njoftim, ftesë për tender ose pjesëmarrje, duhet të deklarohen dhe të gjitha pagesat e tyre duhet të bëhen në euro.

 

11.2      Kushtet dhe termet e kontratave publike duhet te jenë në përputhje me praktikat e zakonshme publike dhe afariste për llojin dhe lëndën e veçantë të kontratës përkatëse.

 

 

Neni 12

Përdorimi i gjuhëve në dokumentet e prokurimit publik

 

12.1      Autoriteti kontraktues do ti përgatisë të gjitha dosjet e tenderëve, njoftimet, ftesat dhe dokumentet e tjera që janë publikuar ose u janë dhënë operatorëve ekonomik gjatë ushtrimit të një aktiviteti të prokurimit që shpien drejt dhënies së një kontrate ose konkursi të projektimit me vlerë minimale, të vogël ose të mesme, në gjuhën shqipe dhe serbe i cili do të jetë njëlloj identik. Autoriteti kontraktues mundet që gjithashtu t’i përgatisë dokumentet në fjalë edhe në gjuhën angleze.

 

12.2      Autoriteti kontraktues do t’i përgatisë të gjitha dosjet e tenderëve, njoftimet, ftesat dhe dokumentet e tjera që janë publikuar ose u janë dhënë operatorëve ekonomik gjatë ushtrimit të një aktiviteti të prokurimit që shpien drejt dhënies së një kontrate ose konkursi të projektimit me vlerë të madhe, në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

 

12.3      Në rast se ka ndryshime (papërputhshmëri) ndërmjet verzioneve në gjuhët e ndryshme të dokumentit të njëjtë, versioni në Gjuhën angleze, nëse një i tillë është përgatitur, do të mbizotërojë. Nëse versioni në gjuhën angleze është përgatitur, fakti se ky version mbizotëron, duhet të deklarohet dhe të shkruhet qartësisht në faqen e parë të të gjitha dokumenteve përkatëse.

 

12.4      Nëse nuk është përgatitur asnjë version në gjuhën angleze, dhe ekziston një papërputhshmëri (mospajtim) ndërmjet versioneve në gjuhën shqipe dhe serbe që me arsye pritet se do të shkaktojë paragjykime materiale rreth aftësisë së një operatori ekonomik që me kohë të dorëzojë një tender të përgjegjshëm ose kërkesë për pjesëmarrje, autoriteti kontraktues, menjëherë pasi që të zbulojë papërputhshmërinë e tillë duhet që të përmbushë kërkesat e nenit 51.9 të këtij ligji, dhe t’u ofrojë të gjithë operatorëve ekonomik shpjegimet e nevojshme, si dhe duhet të zgjasë afatet e aplikueshme kohore. Nëse masat e tilla nuk janë të mjaftueshme për të eliminuar paragjykimin e tillë potencial, ose nëse koha e cila është caktuar nga neni 51.9 për përdorimin e masave të tilla ka kaluar, autoriteti kontraktues duhet të anulojë aktivitetin përkatës të prokurimit.

 

12.5      Operatori ekonomik mund të dërgojë një tender, një kërkesë për pjesëmarrje ose një dokument tjetër që duhet ose lejohet që të arkivohet gjatë zhvillimit të aktivitetit të prokurimit, në gjuhën shqipe, serbe ose në gjuhën angleze.

 

12.6      Të gjitha dosjet e tenderit, njoftimet,dhe ftesat duhet që hollësisht të theksojnë se operatori ekonomik mundet, siç thuhet në nenin 12.5, të dorëzojë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera që kërkohen ose lejohen për arkivim gjatë ushtrimit të procedurës së prokurimit në gjuhën shqipe, serbe ose në gjuhën angleze.

 

 

Neni 13

Pranuesit e të drejtave të veçanta ose ekskluzive që angazhohen në aktivitete të shërbimeve publike

 

Nëse një person ose ndërmarrje, përveç një autoriteti kontraktues – pavarësisht nga statusi i tij ligjor – pranon ose ka pranuar (merrë) të drejta të veçanta ose ekskluzive për t’u angazhuar në çfarëdo aktiviteti të shërbimeve publike, personi, ose ndërmarrja e tillë duhet t’i respektojnë rregullat dhe procedurat e këtij ligji gjatë dhënies së kontratave me vlerë të mesme ose të madhe, palëve të treta.

 

 

 

Kreu 4

Rregullat për vlerësimin dhe klasifikimin e Kontratave Publike dhe Konkurseve të Projektimit

 

Neni 14

Klasifikimi i kontratave të përziera

 

14.1 Nëse një kontratë për furnizim përmban dispozita që kërkojnë nga furnizuesi (t) që të dërgojnë, vendosin edhe/ose instalojnë artikullin/artikujt përkatës, ekzistenca e këtyre dispozitave, nuk do të ndikojë në klasifikimin e kontratës në fjalë si kontratë për furnizim.

 

14.2 Kontrata që përfshin njëkohësisht produktet dhe shërbimet, konsiderohet si kontratë e shërbimeve nëse vlera e parashikuar e shërbimeve e kalon vlerën e parashikuar të produkteve. Nëse në kontratë përfshihen dispozitat mbi dërgimin, vendosjen dhe/ose instalimin e produkteve përkatëse, vlera e parashikuar e aktiviteteve të tilla përfshihet në vlerësimin e elementit të produktit të kontratës së tillë.

 

14.3 Kontrata që për lëndë kryesore ka sigurimin e shërbimeve profesionale të ndërtimtarisë (dmth, shërbimet arkitektonike dhe/ose të inxhinieringut, të lokacionit gjeoteknik ose gjeodezik, shërbimet hulumtuese, shërbimet për vlerësimin e strukturës ose projektimin e strukturës, mbikëqyrjen e ndërtimtarisë ose shërbimet për menaxhimin e ndërtimit) konsiderohet si kontratë e shërbimeve edhe nëse kontrata e tillë po ashtu mbulon, përveç lëndës së tillë kryesore edhe ushtrimin e një ose më shumë aktiviteteve që përcaktohen në përkufizimin e “kontratës së punëve”.

 

14.4 Kontrata që për lëndë kryesore ka ushtrimin e aktiviteteve të përmendura

në përkufizimin e “kontratës së punëve”, por që po ashtu përfshin sigurimin e shërbimeve të ndërtimtarisë, konsiderohet “kontratë e punëve” nëse shërbimet e tilla janë të nevojshme për përmbushjen e kësaj kontrate.

 

14.5 Kontrata që për lëndë ka njëkohësisht edhe furnizimin e produkteve edhe ushtrimin e aktiviteteve të përcaktuara në përkufizimin e “kontratës së punëve” klasifikohet si “kontratë e punëve”, përveç kur aktivitetet e tilla përfshijnë vetëm aktivitetet e vendosjes dhe/ose të instalimit.   

 

 

Neni 15

 

Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës për furnizim

 

15.1      Vlera e parashikuar e kontratës së propozuar për furnizim duhet të jetë e barabartë me çmimin përfundimtar që duhet të paguhet nga autoriteti kontraktues për të gjitha produktet, shërbimet dhe objektet e tjera që përfshihen në një kontratë të tillë. Çmimi i parashikuar i produkteve, shërbimeve dhe objekteve është çmimi i parashikuar i tyre në ditën e dërgimit të njoftimit të kontratës lidhur me to. Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të një kontrate të propozuar për furnizim, autoriteti kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për produktet, shërbimet dhe lëndët e tilla, duke përfshirë çfarëdo dhe të gjitha taksat, doganat dhe tarifat e tjera.

 

15.2      Në rastin e kontratave për qiradhënie, qiramarrje ose blerje me këste të produkteve, vlera që do të merret si bazë për përcaktimin e vlerës së parashikuar të kontratës është:

   

a. në rastin e kontratës me afat të caktuar, vlera e gjithëmbarshme e kontratës duke përfshirë mbetjen e vlerës së parashikuar.

 

b. në rastin e kontratës me afat të pacaktuar ose kur ekziston dyshimi për kohëzgjatjen e kontratës, vlera mujore e shumëzuar me 48.

 

15.3      Kur kontrata e propozuar përmban një opcion tjetër, baza për llogaritjen e vlerës së parashikuar të kontratës është shuma e gjithëmbarshme e lejuar maksimale e blerejeve, qiramarrjes, qiradhënies ose blerjes me këste, duke përfshirë çfarëdo shumash që tani duhet të paguhen si pasojë e ekzekutimit të klauzolës së opcioneve.

 

15.4      Autoriteti kontraktues nuk do të zgjedh ose përdor metodën e vlerësimit me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për furnizim nën kufirin e caktuar në nenin 18; dhe asnjë autoritet kontraktues, nuk do të ndajë kërkesën për prokurimi për një sasi të caktuar të produkteve me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për furnizim nën kufirin e caktuar në nenin 18.

 

Neni 16

Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës për shërbime

 

16.1      Vlera e parashikuar e kontratës së propozuar për shërbime është e barabartë me pagesën e përgjithshme dhe shumat e kompensueshme që do të paguhen nga autoriteti kontraktues sipas kontratës, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, duke patur parasysh dispozitat e këtij neni 16. Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të një kontrate të propozuar për shërbime, autoriteti kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për shërbimet dhe lëndët e tilla, duke përfshirë çfarëdo dhe të gjitha taksat, detyrimet dhe tarifat e tjera.

16.2      Kur kontrata e propozuar për shërbime përmban një opcion, baza për llogaritjen e vlerës së kontratës merret shuma e gjithëmbarshme e lejuar maksimale që duhet të paguhet sipas kontratës së propozuar për shërbime, duke përfshirë çfarëdo shumash që tani duhet të paguhen si pasojë e ekzekutimit të klauzolës së opcioneve.

 

16.3      Me qëllim të llogaritjes së vlerës mesatare të kontratës, në të cilën përfshihen shërbimet e sigurimit, shërbimet bankare dhe llojet tjera të shërbimeve financiare, ose shërbimet e projektimit, duhet marrë ne konsideratë, kur është e mundshme:

 

a. në rastin e shërbimeve të sigurimit, primin (preminë) e pagueshëm;

 

b. në rastin e shërbimeve bankare dhe shërbimeve të tjera financiare, tarifat, provizionet, kamatat si dhe llojet e tjera të kompensimit; ose

 

c. në rastin e shërbimeve të projektimit, tarifat dhe provizionet.

 

16.4      Kur shërbimet ndahen në disa pjesë më të vogla, dhe secila është lëndë (subjekt) i një kontrate të veçantë, vlera e gjithëmbarshme e parashikuar e të gjitha sasive të tilla duhet të shfrytëzohet për klasifikimin e secilës kontratë sipas nenit 18.

 

16.5      Në rastin e një kontrate të propozuar të shërbimeve që nuk e cek çmimin e përgjithshëm, vlera që duhet marrë si bazë për llogaritjen e vlerës së parashikuar të kontratës së tillë është si vijon:

 

a. në rastin kontratës me afat të caktuar deri në 48 muaj ose më pak, vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës gjatë kohëzgjatjes së saj;

 

b. në rastin e kontartës me afat të pacaktuar ose me afat më të gjatë se 48 muaj, vlera e parashikuar mujore e shumëzuar me 48.

 

16.6      Në raste kur parashikohet në mënyrë të arsyeshme se kontrata e propozuar për shërbime mund të zgjatet, rifillohet ose të pasohet nga një kontratë pasardhëse për shërbime të reja brenda kuptimit të nenit 34.2.c(iii) baza për llogaritjen e vlerës mesatare të kontratës së tillë të propozuar për shërbime, është vlera maksimale e mundshme e përgjithshme e cila duhet të paguhet për kontratën e propozuar të shërbimeve, duke përfshirë edhe shumën maksimale të mundshme të përgjithshme që duhet të paguhet për çdo kohëzgjatje, rifillim ose kontratë pasardhëse të tillë të parashikuar në mënyrë të arsyeshme.                    

 

16.7      Autoriteti kontraktues nuk do të zgjedhë ose përdorë metoda të vlerësimit, që kanë për qëllimin zvogëlimin e vlerës së kontratës për shërbime nën kufirin e përcaktuar në nenin 18; as pala kontraktuese nuk do të bëjë ndarjen e kërkesave të prokurimit për shumën e shërbimeve të ofruara me qëllim të zvogëlimit të vlerës së kontratës për shërbime nën kufirin e përcaktuar në nenin 18.

 

 

Neni 17

Llogaritja e vlerës së parashikuar të kontratës së punëve dhe kontratës se pronësisë së paluajtshme

 

17.1      Vlera e parashikuar e një kontrate të propozuar të punëve ose të pronësisë së paluajtshme është e barabartë me çmimin e parashikuar që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për të gjitha punët, shërbimet, produktet, pronat e paluajtshme, si dhe lëndët e tjera që mbulohen nga ajo; duke përfshirë – në rast të një kontrate të punëve – lëndët e nevojshme për ekzekutimin e kontratës në fjalë që duhet ti vihen në dispozicion kontraktuesit të punëve nga autoriteti kontraktues. Gjatë përcaktimit të vlerës së parashikuar të një kontrate të propozuar të punëve ose pronësisë së paluajtshme autoriteti kontraktues do t’i përfshijë të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme, që do të paguhet nga autoriteti kontraktues për punët, shërbimet, produktet dhe lëndët e tilla, duke përfshirë çfarëdo dhe të gjitha taksat, doganat dhe tarifat e tjera.

 

17.2      Kur një punë nën ndahet në disa pjesë, dhe secila prej tyre është lëndë i kontratës së veçantë, vlera e përgjithshme e parashikuar e të gjitha sasive të tilla, duhet të shfrytëzohet për klasifikimin e secilës kontratë, në kuadër të nenit 18.

  

17.3      Kur kontrata e propozuar e punëve përmban një klauzolë të mundësisë, baza për përcaktimin e vlerës së parashikuar të kontratës merret shuma maksimale e mundshme e përgjithshme që duhet të paguhet në bazë të kontratës së propozuar të punëve, përfshirë çdo shumë që do të duhej të paguhej si rezultat i ushtrimit të klauzolës së mundësisë.

 

17.4      Kur është parashikohet që një kontratë e punëve mund të zgjatet ose rifillohet ose të pasohet nga një kontratë pasardhëse për punë te reja në kuadër të nenit 34.2d, si bazë për përcaktimin e vlerës së parashikuar të kontratës do të merret shuma maksimale e mundshme e përgjithshme e punëve të mbuluara me kontratë si dhe vlera maksimale e të gjitha punëve të tilla të parashikuara shtesë.       

 

17.5      Autoriteti kontraktues nuk do të bëjë ndarjen e punëve ose kontratës së punëve me qëllim të zvogëlimit të vlerës së punës ose të kontratës së punëve nën kufirin e caktuar në nenin 18.

 

 

Neni 18

Klasifikimi i kontratës publike sipas vlerës së parashikuar

 

18.1 “Kontratë me vlerë të madhe” konsiderohet:

 

a. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë ose më e madhe ose mund të pritet që të jetë e barabartë ose më e madhe se 100,000 euro; ose

 

b. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 250,000 euro.

 

18.2 “Kontratë me vlerë mesatare” konsiderohet:

 

a. kontrata e furnizimit ose kontrata e shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 10,000 euro, por më e vogël se 100,000 euro; ose

 

b. kontrata për punë ose pronë të paluajtshme, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë ose më e madhe se, ose që me arsye mund të pritet të jetë e barabartë

       me ose më e madhe se 10,000 euro, por më e vogël se 250,000 Euro.

 

18.3      Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë të vogël”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose me me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 500 Euro, por më e vogël se 10,000 Euro.

 

18.4      Kontratat në vijim konsiderohen “kontrata me vlerë minimale”: Çdo kontratë publike vlera e parashikuar e së cilës është më e vogël se, ose me arsye pritet që të jetë më e vogël se 500 Euro.

 

18.5     Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik është i autorizuar që të nxjerrë, jo më shumë se një herë në çdo dy vite, rregullat me të cilat rishqyrtohen kufijt e vlerës së përcaktuar në këtë nen 18, me kusht që rishqyrtimi i tillë i parë të mos bëhet para 1 janarit 2005.

 

 

Neni 19

Klasifimi i konkursit të projektimit sipas vlerës

 

19.1 “Konkurs i projektimit me vlerë të madhe” konsiderohet:

 

a. konkursi i projektimit që organizohet si pjesë e procedurës që shpien drejt ose që përfshinë shpalljen e kontratës fituese për shërbime, vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose që me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 100,000 euro; ose

 

b. konkursi i projektimit në të cilin shuma e përgjithshme e çmimeve të konkursit dhe e pagesave për pjesëmarrësit është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 100,000 euro.  

 

19.2 “Konkurs i projektimit me vlerë mesatare” konsiderohet:

 

a. konkursi i projektimit që organizohet si pjesë e procedures që shpien drejt ose përfshin dhënien e kontratës së shërbimeve vlera e parashikuar e së cilës është e barabartë me ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë ose më e madhe se 10,000 euro, por më e vogël se 100,000 euro; ose

 

19.3 konkursi i projektimit në kuadër të së cilit shuma e përgjithshme e çmimeve dhe pagesave për pjesëmarrësit është e barabartë ose më e madhe se, ose me arsye pritet të jetë e barabartë me ose më e madhe se 10,000 euro por më pak se 100,000 euro.       

                       

19.4 Konkursi i projektimit që nuk përfshihet në nenin 19.1 ose 19.2 konsiderohet “konkurs i projektimit me vlerë të vogël”.

 

19.5      Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik është i autorizuar që të nxjerrë, jo më shumë se një herë në çdo dy vite, rregullat me të cilat rishqyrtohen kufijt e vlerës së përcaktuar në këtë nen 19, me kusht që rishqyrtimi i tillë i parë të mos bëhet para 1 janarit 2005.

 

 

Kreu 5

Autorizimi për inicimin e një aktiviteti të prokurimit dhe nënshkrimin e kontratës publike

 

Neni 20

Inicimi i aktiviteteve të prokurimit

 

20.1      Autoriteti kontraktues nuk mund të fillojë një aktivitet të veçantë të prokurimit derisa Zyrtari Autorizues i autoritetit përkatës kontraktues të japë pëlqimin me shkrim për inicimin e aktivitetit të tillë të prokurimit.

 

20.2      Zyrtari Autorizues nuk do të lejojë fillimin e një aktiviteti të veçantë të prokurimit nëse dhe derisa nuk përmbushen parakushtet në nenet 8.1 dhe 8.4 të këtij ligji.

 

 

Neni 21

Themelimi i departamenteve të prokurimit nga autoritetet kontraktuese

 

21.1      Çdo autoritet kontraktues do të themelojë departamentin e tij të prokurimit që do të ushtrojë aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në fjalë. Çdo autoritet kontraktues do të sigurojë që departamenti i tij i prokurimit ka mjaft personel të trajnuar dhe të aftë që t’i ushtruar aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në mënyrë efikase, profesionale si dhe në pajtim të plotë me këtë ligj.

 

21.2      Autoriteti kontraktues do të caktojë një person që të shërbejë si Zyrtari i tij i Prokurimit. Zyrtari i Prokurimit do të shërbejë si kryesuesi i Departamentit të Prokurimit të autoritetit kontraktues. Autoriteti kontraktues mund të caktojë një person që të shërbejë si Zyrtar i Prokurimit vetëm nëse personi i tillë mban një “çertifikatë të profesionalizimit në prokurim” të vlefshme dhe aktuale, që lëshohet nga KRPP-ja dhe që dëshmon se personi në fjalë me sukses e ka përfunduar trajnimin e KRPP-së mbi këtë ligj. Nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik, Zyrtari i tij i Prokurimit do të ketë statusin e nëpunësit civil.

 

21.3      Asnjë person nuk mund të shërbejë si zyrtar i prokurimit ose si punonjës në Departamentin e Prokurimit nëse ai/ajo konsiderohet si i/e papërshtatshëm për pjesëmarrje në aktivitetet e prokurimit, për shkak të ndonjërës nga dispozitat e nenit 61.2 të këtij ligji.

 

21.4      Asnjë person nuk mund të shërbejë si zyrtar i prokurimit ose si punonjës në Departamentin e Prokurimit, përveç dhe përderisa ai/ajo të ketë nënshkruar një deklaratë nën betim se ai/ajo do të ushtrojë detyrat e tij/saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në përpushmëri të plotë me këtë ligj.

 

21.5      Çdo autoritet kontraktues do të sigurojë që personi i caktuar si Zyrtar i Prokurimit e përmbushë kërkesën e parashtruar në nenin 21.2, nuk konsiderohet i papërshtatshëm sipas nenit 21.3 dhe e ekzekuton deklaratën e kërkuar nga neni 21.4. Çdo autoritet kontraktues do të sigurojë se të gjithë anëtarët e tjerë të personelit të Departamentit të tij të Prokurimit nuk konsiderohen të papërshtatshëm sipas nenit 21.3 dhe se ata e ekzekutojnë deklaratën e kërkuar nga neni 21.4.

 

 

Neni 22

Zyrtarët e prokurimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit

 

22.1      Të gjitha aktivitetet e prokurimit të një autoriteteti kontraktues ushtrohen nga   Departamenti i tij i Prokurimit, përveç në ato raste kur APP-ja, në përputhshmëri me nenin 91 ose nenin 26 të këtij ligji, ka vendosur se aktiviteti i prokurimit duhet të ushtrohet nga APP-ja ose një komision për dhënien e kontratës.

 

22.2      Zyrtari i Prokurimit i një autoriteti kontraktues është përgjegjës për të siguruar që të gjitha aktivitetet e prokurimit të autoritetit të tillë kontraktues të ekzekutohen nga Departamenti i Prokurimit dhe në përputhshmëri të plotë me këtë ligj dhe me rregullat e prokurimit publik.

 

22.3      Zyrtari i Prokurimit i një autoriteti kontraktues është përgjegjës që menjëherë t’i raportojë KRPP-së mbi aktivitetete e prokurimit të autoritetit përkatës kontraktues që ekzekutohen në një mënyrë që nuk është në pajtim me këtë ligj.

 

22.4      Nëse sipas mendimit të KRPP-së një Zyrtar i Prokurimit ose një punonjës i Departamentit të Prokurimit ka dështuar që gjatë ushtrimit të detyrave të tij/saj të tregojë një nivel të mjaftueshëm të aftësisë profesionale, kujdesit ose etikës profesionale, KRPP-ja do të kërkojë nga autoriteti kontraktues që të largojë individin e caktuar nga pozita e tillë. Nëse personi i tillë mban “çertifikatën e profesionalizimit në prokurim’’KRPP-ja gjithashu do të anulojë edhe këtë çertifikatë. Nëse personi në fjalë është Zyrtari i Prokurimit atëherë nga autoriteti kontraktues kërkohet që në përputhshmëri me nenin 21, të caktojë një person të ri që të shërbejë si Zyrtari i tij i Prokurimit.

 

 

Neni 23

Trajnimi i Zyrtarëve të Prokurimit

 

23.1      KRPP-ja do të zhvilojë dhe mundësojë së paku tri herë në vit, një kurs për trajnim profesional në prokurim. Kursi i tillë do ti përfshijë të gjitha aspektet materiale të këtij ligji dhe do të zgjasë së paku dhjetë (10) ditë pune. KRPP-ja, pas një testimi objektiv, do t’u lëshojë të gjithë personave që e kanë kryer trajnimin me sukses, një “çertifikate të profesionalizimit në prokurim” Çerifikata e tillë është e vlefshme për një periudhë një vjeçare.

 

23.2      Autoriteti Kontraktues mund të caktojë njërin nga nëpunësit e tij aktual civil, punësimi i të cilit nuk ka qenë rezultat i një emërimi politik, që të jetë i pranishëm në kursin për trajnim profesional. Autoriteti përkatës kontraktues do të sigurojë që personi i tillë është në dispozicion për të qenë i pranishëm çdo ditë në trajnimin në fjalë. Autoriteti përkatës kontraktues duhet që të konsiderojë kohën e kaluar nga Zyrtari i saj i Prokurimit në trajnim si orar pune dhe do të kompensojë Zyrtarin e Prokurimit në të njëjtën mënyrë siç e kompenson për orarin e punës. Autoriteti kontraktues mundet që gjithashtu ti ofrojë personit të tillë kompensim për shpenzimet që personi i tillë i bën në mënyrë që të marrë pjesë në trajnimin në fjalë, kompensime këto që duhet të bëhen në përputhshmëri me çfarëdo akti normativ ose nën-normativ.

 

Neni 24

Nënshkrimi i kontratave publike

 

24.1      Përveç, siç thuhet në nenin 24.2, Zyrtari i Prokurimit i një autoriteti kontraktues është i vetmi person i autorizuar që të lidhë ose të nënshkruajë një kontratë publike në emër të autoritetit të tillë kontraktues. Kontrata publike e nënshkruar nga kushdo përveç Zyrtarit Prokurues të autoritetit kontraktues është e pavlefshme dhe e pazbatueshme. Kontrata publike e nënshkruar nga zyrtari i prokurimit në kundërshtim me këtë nen 24 ose në kundërshtim me një urdhër ose njoftim të marrë nga KRPP-ja, APP-ja, një panel shqyrtues ose një gjykatë kompetente, poashtu është e pavlefshme dhe e pazbatueshme.

 

24.2      Nëse APP-ja, në përputhshmëri me nenin 91 të këtij ligji, e ushtron aktivitetin e prokurimit në të mirë të një autoriteti kontraktues, personi i vetëm i autorizuar që të hyjë në ose të nënshkruajë kontratën përkatëse është Zyrtari i Prokurimit ose APP-ja. Nëse APP-ja, në përputhshmëri me nenin 26 të këtij ligji, krijon një Komision për Dhënjen e Kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit në të mirë të një autoriteti kontraktues, personi i vetëm i autorizuar që të lidhë ose të nënshkruajë kontratën përkatëse është kryesuesi i Komisionit në fjalë. Në cilindo rast, Zyrtari i Prokurimit i autoritetit përkatës kontraktues nuk ka autoritet që të lidhë ose të nënshkruajë kontratën përkatëse.

 

24.3      Personi i autorizuar që të nënshkruajë sipas nenit 24.1 ose nenit 24.2 mund të nënshkruajë kontratën e tillë vetëm nëse përmbushen kushtet vijuese:

           

a. së paku tri (3) ditë pune kanë kaluar nga data e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës; me kusht që, ky kusht të mos aplikohet për prokurimet urgjente që sipas nenit 34.2a(iv) ose nenit 35.2;

 

b. personi në fjalë ka konfirmuar edhe një herë se informatat që gjinden në “Deklaratën e Nevojave dhe Vendosshmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” janë ende të sakta;

 

c. personi i tillë nuk ka asnjë arsye për të besuar se ankesa është dorëzuar ose do të dorëzohet brenda periudhës kohore të specifikuar në nenin 105.2; me kusht që, ky kusht të mos aplikohet nëse KRPP-ja e ka nxjerrë një vendim sipas nenit 107 që thotë se dorëzimi i ankesës nuk do të pengojë ose suspendojë nënshkrimin e kontratës; dhe

 

d. personi i tillë nuk ka pranuar asnjë njoftim brenda periudhës së tillë kohore nga APP-ja ose KRPP-ja që thotë se kontrata e tillë nuk duhet të nënshkruhet.

 

24.4      Pavarësisht nga dispozitat e tjera të këtij neni 24, nëse kontrata përkatëse publike është kontratë me vlerë të madhe, personi që është i autorizuar të nënshkruajë sipas nenit 24.1 ose 24.2 mundet, që për qëllime ceremoniale, t’i lejojë edhe një Zyrtari tjetër të Lartë Publik që nuk është nëpunës civil që të nënshkruajë kontratën në fjalë. Në raste të tilla, personi i autorizuar që të nënshkruajë duhet të sigurojë që kontrata e tillë të përmbajë edhe një vend tjetër të zbrazët për nënshkrimin e dytë. Sidoqoftë, zyrtari i lartë publik në fjalë nuk do të nënshkruajë përderisa personi që është i autorizuar që të nënshkruajë të ketë nënshkruar.

 

24.5      Pavarësisht nga dispozitat e tjera të nenit 24, nëse ankesa dorëzohet brenda periudhës së aplikueshme kohore, personi i cekur në nenin 24.1 dhe 24.2 që ka autoritet nënshkrimi mundet që të nënshkruajë kontratën përkatëse publike nëse ai/ajo pranon një njoftim me shkrim nga KRPP-ja duke thënë se KRPP-ja ka vendosur, sipas nenit 107.2, se dorëzimi i ankesës nuk do të pengojë nënshkrimin e kontratës.

 

 

Neni 25

Shqyrtimi i kontratës së dhënë

 

25.1      KRPP-ja në çdo kohë pas dhënies por para nënshkrimit të kontratës publike, mundet ose është e autorizuar që të kërkojë që dhënia e kontratës së tillë dhe procedura që shpie drejt dhënies së tillë të shqyrtohen detalisht nga KRPP-ja ose nga një komision për shqyrtimin e dhënies së kontratës. Nëse KRPP-ja dëshiron që të ekzekutojë këtë kompetencë ajo menjëherë duhet që të njoftojë Zyrtarin përkatës të Prokurimit që të mos vazhdojë me ekzekutimin e kontratës përkatëse derisa KRPP-ja ose komisioni për shqyrtim të ketë përfunduar shqyrtimin dhe derisa Zyrtari i Prokurimit të ketë pranuar një njoftim formal e shkrim nga KRPP-ja i cili thotë se KRPP-ja nuk ka asnjë kundërshtim me nënshkrimin e kontratës në fjalë.

 

25.2      Pa marrë parasysh nëse shqyrtimi përkatës bëhet nga KRPP-ja ose komisioni për shqyrtimin e dhënies së kontratës, shyrtimi në fjalë duhet të përfundojë brenda tridhjetë (30) ditëve pas dërgimit të njoftimit tek Zyrtari përkatës i Prokurimit siç kërkohet nga neni 25.1. Sidoqoftë, Zyrtari i Prokurimit nuk është i autorizuar që të nënshkruajë një kontratë që është lëndë në shqyrtim derisa Zyrtari i prokurimit të ketë pranuar një njoftim formal me shkrim nga KRPP-ja i cili thotë se KRPP-ja nuk ka asnjë kundërshtim me nënshkrimin e kontratës në fjalë.

 

25.3      Nëse KRPP-ja kërkon që kontrata të ipet dhe/ose procedurat që shpiejnë deri tek dhënia të shqyrtohen nga një komision për shqyrtimin e dhënies së kontratës, KRPP-ja është e autorizuar që të formojë një komision të tillë për shqyrtimin e dhënies së kontratës për të ushtruar shqyrtimin në fjalë.

 

25.4      Secila nga komisionet e tilla për shqyrtimin e dhënies së kontratave do të caktohen për çdo rast të veçantë dhe do të përmbajnë tre (3) persona që emërohen nga KRPP-ja. Gjatë zgjdhjes së individëve për të shërbyer në komisionet e tilla, KRPP-ja do të bëjë përpjekje që të zgjedhë individë që kanë njohuri rreth kërkesave të këtij ligji dhe rregullave të prokurimit publik dhe së paku një individ i cili ka përvojë specifike në lëndën e prokurimit përkatës.

 

25.5      KRPP-ja do të zgjedhë një person që mban një “çertifikatë të profesionalizimit në prokurim” aktuale dhe të vlefshme, çertifikatë kjo që lëshohet nga KRPP-ja, për të shërbyer si Kryesues i një Komisioni për Shqyrtimin e Dhënies së Kontratës.

 

25.6      Asnjë person nuk mund të shërbejë si anëtar i një Komisioni për Shqyrtimin e Dhënies së Kontratës nëse ai/ajo nuk është i/e përshtatshëm që të marrë pjesë në aktivitetet e prokurimit për shkak të ndonjërës nga dispozitat e nenit 61.2 të këtij ligji.

 

25.7      Anjë person nuk do të shërbejë si anëtar i një komisioni për shqyrtimin e dhënies së kontratës nëse dhe përderisa ai/ajo të mos ketë nënshkruar një deklaratë me shkrim nën betim duke deklaruar se ai/ajo do të ushtrojnë shqyrtimin përkatës me ndërshmëri dhe vullnet dhe në përpushmëri me këtë ligj.

 

25.8      KRPP-ja do të sigurojë që (i) kryesuesi i një Komisoni për Shqyrtimin e Dhënies së Kontratës i përmbush kërkesat e nenit 25.5, (ii) asnjëri nga anëtarët e Komisionit për Shqyrtimin e Dhënies së Kontratës nuk konsiderohet i papërshtatshëm sipas nenit 25.6, dhe (iii) të gjithë anëtarët e ekzekutojnë deklaratën që kërkohet nga neni 25.7.

 

 

Neni 26

Komisioni për dhënien e kontratës

 

26.1      Nëse APP-ja vendos se prokurimi i propozuar i cili ka të bëjë me dhënien e një kontrate me vlerë të madhe ose kontrate që ka lëndë të komplikuar – për arsye të ekspertizës profesionale ose shqetësime tjera legjitime duhet të ipet nga një komision për dhënien e kontratës, APP-ja do të njoftojë Zyrtarin e Prokurimit të autoritetit përkatës kontraktues mbi një vendim të tillë dhe pas kësaj autoriteti përkatës kontraktues nuk është më i autorizuar që të vazhdojë me procedurat e prokurimit përkatës ndërsa Zyrtari i Prokurimit i autoritetit përkatës kontraktues nuk është më i autorizuar që të nënshkruajë kontratën përkatëse.

 

26.2      Nëse APP-ja vendos që të ushtrojë autoritetin që i ipet nga neni 26.1 i këtij ligji, APP-ja është e autorizuar që të formojë komisionin përkatës për dhënien e kontratës për të ekzekutuar procedurat e prokurimit dhe për të dhënë kontratën përkatëse në të mirë të autoritetit kontraktues.

 

26.3      Secila nga komisionet e tilla për dhënien e kontratave do të caktohen për çdo rast të veçantë dhe do të përmbajnë nga tre (3) persona që emërohen nga APP-ja. Gjatë zgjedhjes së individëve për të shërbyer në komisionet e tilla, APP-ja do të bëjë përpjekje që të zgjedhë individë që kanë njohuri rreth kërkesave të këtij ligji dhe rregullave të prokurimit publik dhe së paku një individ i cili ka përvojë specifike në lëndën e prokurimit përkatës.

 

26.4      APP-ja do të zgjedhë një person që mban një “çertifikatë të profesionalizimit në prokurim” aktuale dhe të vlefshme, çertifikatë kjo që lëshohet nga KRPP-ja, për të shërbyer si Kryesues i një Komisioni për Dhënien e Kontratës.

 

26.5      Asnjë person nuk mund të shërbejë si anëtar i një Komisioni për Dhënien e Kontratës nëse ai/ajo nuk është i/e përshtatshëm që të marrë pjesë në aktivitetet e prokurimit për shkak të ndonjërës nga dispozitat e nenit 61.2 të këtij ligji.

 

26.6      Anjë person nuk do të shërbejë si anëtar i një komisioni për dhënien e kontratës nëse dhe përderisa ai/ajo të ketë nënshkruar një deklaratë me shkrim nën betim duke deklaruar se ai/ajo do të ekzekutojë prokurimin përkatës me ndërshmëri dhe vullnet dhe në përpushmëri me këtë ligj dhe rregullat e prokurimit publik, duke përfshirë edhe kodin etik të prokurimit.

 

26.7      APP-ja do të sigurojë që (i) kryesuesi i një Komisoni për Dhënien e Kontratës i përmbush kërkesat e nenit 26.4, (ii) anjëri nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Kontratës nuk konsiderohet i papërshtatshëm sipas nenit 26.5, dhe (iii) të gjithë anëtarët e ekzekutojnë deklaratën që kërkohet nga neni 26.6.

 

 

PJESA II

RREGULLAT PËR KONTRATAT PUBLIKE

 

Kreu 1

Rregullat për specifikimet teknike dhe dosjen e tenderit

 

Neni 27

Dispozitat e përgjithshme

 

Për secilën kontratë publike të propozuar, përveç një kontrate me vlerë minimale, autoriteti kontraktues do të përpiloj një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë kritere të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç kërkohen nga ky ligj ose siç i sheh të domosdoshme autoriteti kontraktues. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, dosja e tenderit duhet të përmbajë një kopje të njoftimit të tillë dhe informatat e tjera të tilla përkatëse që mund të jenë të nevojshme për të qartësuar dhe plotësuar informatat që gjinden në njoftimin e tillë. Autoriteti kontraktues mund të përcaktojë në dosjen e tenderit, specifikimet teknike të zbatueshme dhe aty ku është e nevojshme, të shfaqë gadishmërinë e tij për të konsideruar metoda të ndryshme, në pajtim me nenin 28 dhe 29 të këtij ligji.

 

Neni 28

Specifikimet teknike

 

28.1      Autoriteti kontraktues do ti parashtrojë të gjitha specifikimet e detyrueshme teknike në dosjen e tenderit. Nëse aktiviteti përkatës i prokurimit kërkon publikimin e njoftimit të kontratës, autoriteti kontraktues (i) aq sa është e mundshme, do të parashtrojë specifikimet e tilla në njoftimin në fjalë, ose (ii) do të dërgojë një deklaratë të qartë që tregon se ku mund të mirren specifikimet e tilla teknike..

 

28.2      Autoriteti kontraktues, do t’i përpilojë specifikimet teknike në atë mënyrë që ato të jenë në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe të drejtuara drejt sigurimit të qasjes sa më të mirë për të gjithë operatorët e interesuar ekonomik dhe tenderuesit. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar që të hartojë specifikime teknike që favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

 

28.3      Autoriteti kontraktues do të përgatisë specifikimet teknike duke i’u referuar (i) standardeve të Kosovës që implementojnë një standard Evropian, (ii) standardeve Evropiane, (iii) miratimeve teknike Evropiane, (iv) specifikimeve të përbashkëta teknike, dhe/ose (v) standardeve ndërkombëtare.

 

28.4      Nëse një standard, specifikim ose miratim i aplikueshëm që kërkohet nga neni 28.3 nuk ekziston, ose nëse përdorimi i saj kërkon që autoriteti kontraktues të përdorë materiale ose produkte që nuk janë të në përputhshmëri me pajisjet që tashme janë në dispozicion ose nëse përdorimi i atyre materialeve ose produkteve do të shkaktonte shpenzime të tepruara dhe të panevojshme, autoriteti i tillë kontraktues mund të përgatisë specifikacionin e tillë teknik duke u referuan në (i) standardet e Kosovës, (ii) miratimet teknike Kosovare, ose (iii) çfarëdo referimi tjetër teknik të nxjerrë nga organet evropiane për standardizim; sidoqoftë, me kusht që referimi i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”.

 

28.5      Nëse një standard i aplikueshëm, specifikim, miratim ose referencë teknike që kërkohet nga nenet 28.3 dhe 28.4 nuk ekziston, ose nëse përdorimi i saj kërkon që autoriteti kontraktues të përdorë materiale ose produkte që nuk janë të përshtatshme me pajisjet që tashme janë në dispozicion ose nëse përdorimi i tyre do të shkaktonte shpenzime të tepruara dhe të panevojshme, autoriteti i tillë kontraktues mund të përgatisë specifikacionin e tillë teknik në bazë të kërkesave ekzekutuese ose funksionale; me kusht që specifikimi i tillë të jetë mjaft i saktë në mënyrë që të i’u lejoj tenderuesve që të përcaktojnë lëndën kryesore të kontratës dhe t’i lejoj autoritetit kontraktues ta lidhë kontratën.

 

28.6      Nëse për një kontratë të punëve nuk mund të zbatohet asnjeri nga standardet Evropiane, miratimet teknike Evropiane ose specifikimet e përbashkëta teknike, dhe është e pamundur që të përpilohet specifikimi në bazë të kërkesave ekzekutuese ose funksionale, atëherë, specifikimi teknik mund të përpilohet duke u mbështetur në ndonjë specifikim teknik Kosovar që ka të bëjë me projektimin, metodën e llogaritjes ose ekzekutimit të punëve ose që ka të bëjë me përdorimin e materialit; me kusht që një referim i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”.

 

28.7      Autoriteti kontraktues nuk do të përpilojë specifikimet teknike që i referohen një artikulli ose burimi të veçantë, ose një procesi të hollësishëm, ose ndonjë shenje dalluese, lloji ose origjine të veçantë ose ndonjë prodhimi. Pavarësisht nga e mësipërmja, autoriteti kontraktues mundet, që në kushte të jashtëzakonshme, të hartojë specifikime teknike ose të bëjë një referim të tillë të veçantë, nëse autoriteti kontraktues në mënyrë të qartë vërteton se, nuk është e mundur që të përpilojë një specifikim mjaft të saktë dhe të kuptueshëm të lëndës së kontratës përkatëse, në pajtim me nenet 28.3 – 28.6 ose ndryshe; me kusht që, çfarëdo referimi i tillë të shoqërohet me fjalët “ose ekuivalent”.

 

28.8      Nëse tenderuesi e paraqet tenderin e tij, përmes çfarëdo masave të duhura (siç janë, dosjet teknike ose raport testimi nga një palë e tretë e pavarur), dhe zgjedhja e propozuar nga tenderuesi në mënyrë ekuivalente plotëson kërkesat e definuara në specifikim teknik, autoriteti kontraktues nuk mund të mënjanojë tenderin me arsyetimin se, prodhimi ose shërbimi i ofruar nuk përputhet me standardet Kosovare që implementojnë standardet Evropiane, standardet Evropiane, miratimet teknike Evropiane, përshkrimet e përbashkëta teknnike, standardet ndërkombëtare, standardet e Kosovës, specifikimet teknike të Kosovës ose miratimet teknike të Kosovës.

 

28.9      Kur autoriteti kontraktues e ka parashtruar specifikimin teknik për kërkesat ekzekutuese ose funksionale, ai nuk mund të përdorë kërkesat e tilla si arsyetim për mënjanimin e tenderit, produktit ose shërbimit që është në përputhshmëri me një standard, specifikim ose miratim teknik të përmendur në nenin 28.3 ose 28.4, nëse standardi, specifikimi ose miratimi tillë trajton kërkesat e njëjta ekzekutuese ose funksionale dhe është i përshtatshëm. Tenderuesi duhet të paraqesë në tenderin e tij, në mënyrën më të përshtatshme ( siç është ajo e dosjeve teknike ose raportit të testimit nga një palë e tretë e pavarur), që produkti ose shërbimi, janë në përputhshmëri me standardin, specifikimin ose miratimin që gjithashtu i plotëson funksionet ose ekzekutimin e kërkesave të autoritetit kontraktues.

 

 

Neni 29

Llojet e specifikimeve teknike

 

29.1      Nëse kontrata i ipet tenderuesit që ka paraqitur tenderin më të leverdishëm, autoriteti kontraktues mund të marrë parasysh edhe ndonjë tender që përputhet me një variantë të specifikimit të veçantë dhe i përmbushë kërkesat minimale ekzuekutuese ose funksionale, ose kushtet minimale të autoritetit kontraktues.

 

29.2      Autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit do të deklarojë specifikimet minimale që duhet të përmbushen nga ndonjë variant dhe çfarëdo kërkesë specifike për përdorimin e variantit të tillë.

 

29.3      Nëse një tenderues nuk mund të propozojë një artikull ose shërbim që përputhet me një variantë të një specifikationi të caktuar teknik, autoriteti kontraktues do të deklarojë këtë në dosjen e tenderit.

 

Kreu 2

Llojet dhe zbatueshmëria e procedurave të prokurimit

 

Neni 30

Procedurat e hapura

 

30.1      Përveç nëse ndonjë dispozitë e neneve 31 – 36, posaçërisht e autorizon përdorimin e procedurave tjera të prokurimit, autoriteti kontraktues do të zgjedhë dhe përdorë procedurat e hapura gjatë zbatimit të aktiviteteve që kanë për qëllim dhënien e një kontrate publike.

 

30.2      Nëse, një autoritet kontraktues, pa kurrfarë qëllimi që të diskriminojë në favor apo kundër një operatori ekonomik, konstaton se (i) produkti, shërbimi ose puna përkatëse mund të furnizohet, sigurohet ose ekzekutohet vetëm nga një operator ekonomik që e ka kapacitetin adekuat teknik, profesional dhe/ose financiar, dhe (ii) autoriteti i tillë kontraktues do të pranojë vetëm tenderët nga operatorët ekonomik që posedojnë disa kualifikime të caktuara minimale, autoriteti kontraktues duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat e aplikueshme sipas nenit 49.

 

30.3      Nëse më pak se tre (3) tenderë të përgjegjshëm janë pranuar, autoriteti kontraktues e anulon aktivitetin e prokurimit; me ç’rast, autoriteti kontraktues , nëse ende dëshiron të prokurojë lëndët përkatëse, duhet të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për lëndët e tilla.

 

30.4      Pavarësisht nga kërkesat e vendosura nga neni 30.3, nëse ka arsye të forta për të besohet se anulimi i aktivitetit aktual të prokurimit dhe fillimi i një aktiviteti të ri të prokurimit nuk do të rezultojë në paraqitjen e një numri më të madh të tenderëve të përgjegjshëm, atëherë KRPP-ja mundet që të revokoj kërkesën e nenit 30.3, nëse (i) KRPP-ja pranon një kërkesë me shkrim që i parashtron arsyet e autoritetit përkatës kontraktues, dhe (ii) KRPP-ja vendos se arsyet e tilla përbëjnë një bazë të bindshme për të revokuar kërkesën e nenit 30.3.

 

Neni 31

Procedurat e përgjithshme të kufizuara

 

31.1      Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e përgjithshme të kufizuara për zbatimin e aktiviteteve të prokurimit që shpiejnë drejt dhënies së çfarëdo kontrate publike nëse autoriteti i tillë kontraktues është në përputhshmëri me këtë nen 31 dhe ka marrë një autorizim me shkrim për përdorimin e procedurave të tilla nga APP-ja. Nëse autoriteti kontraktues është APP-ja ose një Komision për Dhënien e Kontratës i themeluar nga APP-ja, atëherë edhe këto duhet të përputhen me këtë nen 31; sidoqoftë, në raste të tilla, kërkesa për autorizim dhe deklarata e kërkuar nga ky nen 31 do t’i dorëzohen Drejtorit Ekzekutiv të APP-së, dhe autorizimi me shkrim i cili kërkohet nga ky nen 31, mund të lëshohet vetëm nga ky zyrtar (drejtori).

 

31.2      Autoriteti kontraktues që dëshiron të marrë autorizimin e kërkuar nga neni 31.1, së pari duhet të përgatisë një deklaratë me shkrim duke konfimuar se autoriteti kontraktues, në mënyrë të drejtë dhe duke mos diskriminuar asnjë operator të veçantë ekonomik ka bërë përcaktimet vijuese: (i) artikulli, shërbimi ose puna në fjalë – për shkak të karakterit të tyre shumë të ndërlikuar ose karakterit special -  mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen nga një operator ekonomik i cili posedon kapacitetin e duhur teknik, profesional ose financiar, dhe (ii) se do të ishte më e efektshme për autoritetin kontraktues që së pari të shqyrtonte kapacitetin dhe kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomik dhe më pas të ftonte ata që posedojnë disa kualifikime të caktuara specifike për ti paraqitur tenderët. Autoriteti kontraktues në deklaratën e cila kërkohet sipas këtij neni 31.2 gjithashtu do të përfshijë një shpjegim detal të arsyeve të përdoruara dhe faktorëve që janë konsideruar gjatë marrjes së këtyre vendimeve nga autoriteti kontraktues.

 

31.3      Autoriteti kontraktues më pas do ti dorëzojë APP-së një kërkesë për autorizim me shkrim dhe deklaratën e kërkuar sipas nenit 31.2. APP-ja do të lëshojë autorizimin ose do të refuzojë kërkesën, me shkrim, pesë (5) ditë pune pasi ta ketë pranuar.

 

31.4      APP-ja mund të autorizojë autoritetin kontraktues që të përdorë procedurat e kufizuara vetëm nëse (i) APP-ja ka marrë praprakisht nga autoriteti i tillë kontraktues një kërkesë me shkrim për autorizim dhe deklaratën e cekur më lart, dhe (ii) APP-ja e ka shqyrtuar dhe ka përcaktuar në mënyrë objektive se deklarata në mënyrë të drejtë demonstron se përcaktimet e bëra nga autoriteti kontraktues në pajtim me nenin 31.2 janë të vlefshme.

 

31.5      Kurdo që APP-ja e autorizon autoritetin kontraktues që të përdorë procedurat e kufizuara, APP-ja do të publikojë një kopje të autorizimit të tillë në Regjistrin e Prokurimit Publik.

 

31.6      Autoriteti kontraktues duhet të pajtohet me dispozitat e aplikueshme të neni 49 gjatë vendosjes së kërkesave për kualifikime minimale që operatorët e interesuar ekonomik duhet ti përmbushin.

 

31.7      Nëse më pak se tri (3) kërkesa për pjesëmarrje janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar, ose nëse më pak se tre (3) tenderë të përgjegjshëm janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar që ishin ftuar për të dorëzuar tender, autoriteti kontraktues do të anulojë aktivitetin e prokurimit, me ç’rast, autoriteti kontraktues, nëse ende dëshiron të prokurojë lëndët përkatëse, do të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për lëndët e tilla.

 

31.8      Pavarësisht nga kërkesat e vendosura në nenin 31.7, nëse ekzistojnë arsye të forta për të besuar se anulimi i aktivitetit aktual të prokurimit dhe fillimi i një aktiviteti të ri të prokurimit nuk do të rezultojë në paraqitjen e një numri më të madh të kërkesave për pjesëmarrje nga kandidatët e kualifikuar ose paraqitjen e një numri më të madh të tenderëve të përgjegjshëm nga kandidatët e kualifikuar, KRPP-ja mund të revokojë kërkesat e nenit 31.7 nëse (i) KRPP-ja ka marrë një kërkesë me shkrim nga autoriteti kontraktues, kërkesë kjo që i parashtron asryet e tilla, dhe (ii) KRPP-ja vendos se arsyet në fjalë paraqesin një bazë të bindshme për të revokuar kërkesat e nenit 31.7.

 

Neni 32

Procedurat e veçanta të kufizuara

 

32.1      Autoriteti kontraktues mund t’i përdorë procedurat e veçanta të kufizuara për të ushtruar aktivitetin e prokurimin që shpie drejt dhënies së një kontrate publike për shërbime komplekse intelektuale ose të konsultimit (këshillimit), nëse autoriteti kontraktues është përputhur me nenin 32 dhe ka marrë autorizimin më shkrim nga APP-ja për përdorimin e këtyre procedurave. Nëse autoriteti kontraktues është APP-ja ose një Komision për Dhënien e Kontratës i themeluar nga APP-ja, këta gjithashtu do të përputhen me këtë nen 32; sidoqoftë, në raste të tilla, kërkesa për autorizim dhe deklarata e kërkuar nga neni 32 do t’i dorëzohen Drejtorit Ekzekutiv të APP-së, dhe autorizimi me shkrim i cili kërkohet nga neni 32 mund të lëshohet vetëm nga zyrtari në fjalë (drejtori).

 

32.2      Autoriteti kontraktues që dëshiron të marrë autorizimin e kërkuar nga neni 32.1, së pari do të përgatisë një deklaratë me shkrim e cila konfirmon se autoriteti kontraktues, pa kurrfarë qëllimi që të diskriminojë në favor apo kundër ndonjë operatori ekonomik, i ka marrë vendimet si vijon (i) shërbimet e dëshiruara të konsultimit – për shkak të karakterit të tyre teknik, financiar, profesional ose ndonjë karakteri tjetër intelektual ose të ndërlikuar – mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen vetëm nga një operator ekonomik që ka ekspertizë të veçantë teknike/profesionale dhe – nëse është relevante – kapacitet financiar, dhe (ii) do të ishte shumë më ekonomike nëse autoriteti kontraktues së pari shqyrton kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomik dhe pastaj i fton ata që posedojnë disa kualifikime të caktuara minimale të specifikuara për të dorëzuar një tender që përmban dy pjesë: një propozim teknik dhe një propozim financiar. Autoriteti kontraktues në deklaratën e kërkuar nga ky nen 32.2 gjithashtu do të parashtojë një shpjegim detal të arsyetimeve që janë shfrytëzuar dhe faktorëve që janë marrë parasysh nga autoriteti kontraktues gjatë marrjes së këtyre vendimeve.

 

32.3      Autoriteti kontraktues pastaj do ti dorëzojë APP-së një kërkesë për autorizim me shkrim dhe deklaratën e kërkuar nga neni 32.2, APP-ja ose do të lëshojë autorizimin ose do të refuzojë kërkesën brenda pesë (5) ditëve të punës pas pranimit të kërkesës.

 

32.4      APP-ja mund të autorizojë një autoritet kontraktues që të përdorë procedurat e veçanta të kufizuara për prokurimin e shërbimeve të konsultimit vetëm nëse (i) APP-ja ka marrë nga autoriteti i tillë kontraktues kërkesën për autorizim dhe deklaratën e kërkuar më lartë, me shkrim, dhe (ii) APP-ja e ka shqyrtuar atë deklaratë dhe ka konstatuar se, pas shqyrtimit objektiv, deklarata e tillë bindshëm tregon se vendimet e marra nga autoriteti kontraktues në përputhshmëri me nenin 32.2, janë të vlefshme.

 

32.5      Kurdo që APP-a e autorizon një autoritet kontraktues që të përdorë procedurat e veçanta të kufizuara për prokurimin e disa shërbimeve të caktuara të konsultimit, APP-ja do të publikojë një kopje të autorizimit të tillë në Regjistrin e Prokurimit Publik.

 

 

32.6      Autoriteti kontraktues duhet të pajtohet me dispozitat e aplikueshme të neni 49 gjatë vendosjes së kërkesave për kualifikime minimale që operatorët e interesuar ekonomik duhet ti përmbushin.

 

32.7      Nëse më pak se tri (3) kërkesa për pjesëmarrje janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar ose nëse më pak se tre (3) tenderë të përgjegjshëm janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar që ishin ftuar për të dorëzuar tender, autoriteti kontraktues do të anulojë aktivitetin e prokurimit; në raste të tilla, autoriteti kontraktues, nëse ende dëshiron që të prokurojë lëndën përkatëse, duhet të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për lëndët e tilla.

 

32.8      Pavarësisht nga kërkesat e parashtruara në nenin 32.7, nëse ekzistojnë arsye të forta për të besuar se anulimi i aktivitetit aktual të prokurimit dhe fillimi i një aktiviteti të ri të prokurimit nuk do të rezultojë në paraqitjen e një numri më të madh të kërkesave për pjesëmarrje nga kandidatët e kualifikuar ose një numri më të madh të tenderëve të përgjegjshëm nga kandidatët e kualifikuar, KRPP-ja mundet që të revokojë kërkesën e nenit 32.7 nëse (i) KRPP-ja pranon një kërkesë me shkrim nga autoriteti kontraktues që parashtron arsyet e tilla, dhe (ii) KRPP-ja vendos se arsyet e dhëna paraqesin një bazë bindëse për të revokuar kërkesën e nenit 32.7.

 

 

Neni 33

Procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës

 

33.1      Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës për ushtrimin e një aktiviteti të prokurimit që shpien drejt dhënies së një kontrate të shërbimeve me vlerë të madhe që përshkruhet në nenin 33.2 nëse autoriteti kontraktues është përputhur me këtë nen 33 dhe e ka marrë autorizimin me shkrim për përdorimin e procedurave të tilla nga APP-ja. Nëse autoriteti kontraktues është APP-ja ose një komision për dhënien e kontratës që është themeluar nga APP-ja, atëherë këto gjithashtu duhet të përputhen me këtë nen 33; sidoqoftë, në raste të tilla, kërkesa për autorizim dhe deklarata që kërkohet nga ky nen 33 do t’i dorëzohet Drejtorit Ekzekutiv të APP-së, dhe autorizimi me shkrim që kërkohet nga ky nen 33 mund të lëshohet vetëm nga ky zyrtar (drejtori).

 

33.2      Autoriteti kontraktues mund të kërkojë një autorizim për përdorimin e procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës për të ushtruar një aktivitet të prokurimit që ka për qëllim dhënien e një kontratë të shërbimeve me vlerë të madhe ku karakteri i shërbimeve që do të prokurohen, veçanërisht në rast të sigurimeve ose shërbimeve intelektuale ose intenzive teknologjike, shërbimeve siguruese, bankare ose investuese, është i tillë ashtu që specifikimi i kontratës nuk mund të përpilohet me precizitet te mjaftueshëm për të lejuar dhënien e një kontrate duke zgjedhur tenderin më të mirë sipas rregullave mbi procedurat e hapura ose të kufizuara.

 

33.3      Autoriteti kontraktues që dëshiron të marrë autorizimin e kërkuar nga neni 33.1, së pari do të përgatisë një deklaratë me shkrim duke konfirmuar se autoriteti kontraktues, pa patur qëllim që të diskriminojë në favor ose kundër një operatori ekonomik, ka vendosur siç vijon: (i) karakteri i shërbimeve teknike, financiare profesionale, intelektuale ose shërbimeve të tjera të ndërlikuara është i tillë ashtu që specifikimi i kontratës nuk mund të përpilohet në një mënyrë që do të lejonte dhënien e kontratës duke zgjedhur tenderin më të mirë sipas rregullave mbi procedurat e hapura ose të kufizuara, (ii) do të ishte shumë më ekonomike për autoritetin kontraktues që së pari të shqyrtojë kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomik dhe pastaj t’i ftojë ata që posedojnë disa kualifikime të caktuara minimale për të dorëzuar një një tender që përmban një propozim që do të shërbejë si bazë për negociatat e ardhëshme. Autoriteti kontraktues në deklaratën që përmendet në këtë nen 33.3 gjithashtu do të parashtrojë një shpjegim detal të arsyetimit që është përdorur dhe faktorëve që janë konsideruar nga autoriteti kontraktues gjatë marrjes së këtyre vendimeve, duke përfshirë një shpjegim bindës mbi atë se pse nuk mund të ushtrohet aktiviteti përkatës i prokurimit duke përdorur procedurat e veçanta të kufizuara.

 

33.4      Autoriteti kontraktues pastaj do t’i dorëzojë me shkrim APP-së një kërkesë për autorizim dhe deklaratën e specifikuar më nenin 33.3. APP-ja pastaj ose e lëshon autorizimin e kërkuar ose e refuzon kërkesën më shkrim brenda pesë (5) ditëve të punës pas pranimit të kërkesës në fjalë.

 

33.5      APP-ja mund të autorizojë një autoritet kontraktues që të përdorë procedura të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës vetëm nëse (i) APP-ja ka pranuar nga autoriteti kontraktues kërkesën për autorizim me shkrim dhe deklaratën e specifikuar më lartë, dhe (ii) APP-ja ka shqyrtuar deklaratën në fjalë dhe ka vendosur objektivisht se deklarata e tillë bindshëm demonstron se vendimet e marra nga autoriteti kontraktues janë të vlefshme. APP-ja nuk do të pëlqejë përdorimin e procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës; prandaj, kurdo që është e mundshme për autoritetin kontraktues që të prokurojë shërbimet përkatëse me përdorimin e procedurave të hapura ose të kufizuara, APP-ja do të refuzojë kërkesën për përdorimin e procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës.

 

33.6      Kurdo që APP-ja e autorizon autoritetin kontraktues që të përdorë procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, APP-ja do të publikojë një kopje të autorizimit të tillë në Regjistrin e Prokurimit Publik.

 

33.7      Autoriteti kontraktues duhet të pajtohet me dispozitat e aplikueshme të neni 49 gjatë vendosjes së kërkesave për kualifikime minimale që operatorët e interesuar ekonomik duhet ti përmbushin.

 

33.8      Nëse më pak se tri (3) kërkesa për pjesëmarrje janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar ose nëse më pak se tre (3) tenderë të përgjegjshëm janë pranuar nga kandidatët e kualifikuar që janë ftuar për të dorëzuar një tender, autoriteti kontraktues do të anulojë aktivitetin e prokurimit; me ç’rast, autoriteti kontraktues, nëse ende dëshiron që t’i prokurojë lëndët përkatëse, do të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për lëndët e tilla.

 

 

Neni 34

Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës

 

34.1      Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm pasi që të jetë pajtuar me nenin 34 dhe të ketë pranuar një autorizim me shkrim nga APP-ja. Nëse autoriteti përkatës kontraktues është APP-ja ose një komision për dhënien e kontratës i themeluar nga APP-ja, atëherë këto gjithashtu do të përputhen me këtë nen 34; sidoqoftë, në raste të tilla, kërkesa për autorizim dhe deklarata që kërkohet nga ky nen 34 do t’i dorëzohet Drejtorit Ekzekutiv të APP-së dhe autorizimi me shkrim që kërkohet nga ky nen 34 mund të lëshohet vetëm nga ky zyrtar (drejtori).

 

34.2      Autoriteti kontraktues mund të kërkojë një autorizim për përdorimin e procedurave të negociuara pa publikimin paraprak të njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:

 

a.         çfarëdo kontrate publike:

 

(i)         nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet ti ipet një operatori të caktuar ekonomik;

 

(ii)         nëse, për ndonjë arsye të vlefshme ligjore që kërkon respektimin e të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i ipet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;

 

(iii)        nëse në rast të furnizimin me ujë, rrymë, gaz ose ngrohje, kushtet e kontratës për shkak të kufizimeve objektive dhe atyre të detyrueshme fizike ose teknologjike, mund të përmbushen vetëm nga një operator i ekonomik; ose

 

(iv) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj. Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen (mvishen) veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues.

 

 b.        një kontrate për furnizim

 

(i) për dërgesa shtesë nga furnizuesit fillestar kur dërgesat e tilla shtesë janë zavendësime për produktet ose instalimet e dërguara ose kur përbejnë një zgjatje të dërgesave aktuale të produkteve ose instalimeve nëse ndryshimi i furnizuesit domosdo kërkon nga autoriteti kontraktues që të pranojë produktet ose instalimet që kanë karakteristika të ndryshme teknike ose karakteristika të tjera që janë materialisht të ndryshme nga produktet ose instalimet që janë blerë më parë, dhe këto ndryshime do të rezultonin në veshtirësi domethenëse në përputhshmërinë e produketeve ose instalimeve. Më kusht që, sidoqoftë, ky nen 34.2b (i) të mund të përdoret vetëm për të mbuluar një ose më shumë kontrata për dërgesa shtesë që vetëm, ose së bashku, e kanë një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës që mbulonte dërgesat fillestare; ose

 

(ii)         Nëse autoriteti përkatës kontraktues është operator i shërbimeve publike, për blerjen e mallrave në nje vend-shkëmbim mallrash.

 

c.         një kontrate të shërbimeve:

 

(i)         që pason nga një konkurs projektimi i ushtruar përmes procedurave të hapura ose të kufizuara, dhe që kërkohet , sipas rregullave në fuqi, t’i ipet kandidatit të suksesshëm.

 

(ii) që do ti ipet një autoriteti kontraktues që sipas një akti legjislativ ose rregullativ normativ ose nën-normativ e gëzon një të drejtë ekskluzive për të siguruar shërbimin e tillë; ose

 

(iii)        për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve të reja që janë shumë të ngjajshme me shërbimet që janë mbulohen nga një kontratë e mëhershme e punëve, nëse (a) kontrata e tillë e re do ti ipet operatorit të njëjtë ekonomik të cilit i është dhënë kontrata e mëhershme e punëve, (b) shërbimet e tilla të reja janë të lidhura me projektin e njëjtë themelor për të cilin është dhënë kontrata e tillë e mëhershme e punëve, dhe (c) kontrata e tillë e mëhershme e punëve është dhënë përmes procedurave të hapura ose të kufizuara. Me kusht që, sidoqoftë, ky nen 34.2.c (iii) të mund të përdoret për të mbuluar një apo më shumë kontrata të reja për shërbime që, vetëm ose së bashku kanë një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) të vlerës së përgjithshme të kontratës së mëhershme.

 

d.         një kontrate të shërbimeve ose punëve

 

(i)         për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve ose punëve shtesë që nuk ishin  përfshirë as në konceptimin fillestar të një projekti të punëve të dhënë më parë dhe as të paraqitura në kontratën përkatëse të punëve që është përmbyllur më parë, por të cilat, përmes rrethanave të paparashikuara, janë bërë të nevojshme për kryerjen e shërbimeve ose punëve të përshkruara në projektin ose kontratën e tillë. Me kusht që ky nen 34.2.d (i) të mund të shfrytëzohet vetëm nëse (a) kontrata që i mbulon shërbimet ose punët e tilla shtesë ti ipet operatorit ekonomik që është duke i ekzekutuar shërbimet ose punët fillestare dhe (b) shërbimet ose punët e tilla shtesë, teknikisht ose ekonomikisht nuk mund të ndahen nga kontrata kryesore pa i shkaktuar dëme autorietit kontraktues. Më tutje, me kusht që, ky nen 34.2.d(i) të mund të shfrytëzohet vetëm për të mbuluar një ose më shumë kontrata për shërbime ose punë shtesë që vetëm ose së bashku kanë një vlerë që nuk është më e madhe se dhjetë përqind (10%) e vlerës së kontratës fillestare.

 

34.3      Autoriteti kontraktues që dëshiron të marrë autorizimin që kërkohet nga neni 34.1 së pari do të përgatisë një deklaratë me shkrim duke konfirmuar se autoriteti kontraktues, pa kurrfarë qëllimi që të diskriminojë kundër ose në favor të një operatori ekonomik, ka konstatuar se një dispozitë e nenit 34.2 e lejon përdorimin e procedurave të negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për ushtrimin e aktivitetit të tillë. Autoriteti kontraktues në deklaratën që kërkohet nga neni 34.3a gjithashtu do të parashtrojë një shpjegim detal të arsyetimit që është përdorur dhe faktorëve që janë konsideruar nga autoriteti kontraktues gjatë marrjes së këtij vendimi.

 

34.4      Autoriteti kontraktues pastaj do t’i dorëzojë më shkrim APP-së një kërkesë për autorizim dhe deklaratën e specifikuar në nenin 34.3. APP-ja ose do të lëshojë autorizimin e kërkuar ose do të refuzojë kërkesën me shkrim brenda pesë (5) ditëve të punës pas pranimit të saj.

 

34.5      APP-ja mund të autorizojë një autoritet kontraktues që të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës vetëm nëse (i) APP-ja ka pranuar me shkrim nga autoriteti i tillë kontraktues kërkesën për autorizim dhe deklaratën e specifikuar më lartë, dhe (ii) APP-ja e ka shqyrtuar deklaratën e tillë dhe ka konstatuar se, deklarata e tillë tregon bindshëm se vendimi i marrë nga autoriteti kontraktues është i vlefshëm.

 

34.6      Kurdo që APP-ja e autorizon një autoritet kontraktues që të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës, APP-ja do të publikojë një kopje të autorizimit të tillë në Regjistrin e Prokurimit Publik.

 

34.7      Nëse APP-ja pranon një kërkesë nga autoriteti kontraktues i cili dëshiron të mbështetet në nenin 34.2.a (iv), APP-ja menjëherë do të klasifikojë si prioritet kthimin e përgjegjes ndaj një kërkese të tillë. APP-ja mund të autorizojë autoritetin kontraktues që të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës në bazë të  paragrafit 34.2.a (iv) vetëm nëse APP-ja së pari verifikon me shkrim se (i) kanë ndodhur ngjarje të cilat shfaqin nevojën për një prokurim urgjent, (ii) ngjarjet e tilla nuk kanë mundur të parashikohen në mënyrë të arsyeshme nga autoriteti kontraktues, (iii) ngjarjet e tilla e bëjnë të nevojshme ekzekutimin e prokurimit përkatës në ritme më të shpejta se sa që e lejojnë afatet kohore të përcaktuara në nenin 44, dhe (iv) ndodhja e ngjarjeve të tilla nuk mund ti atribuohet (mvishet) veprimeve ose lëshimeve nga neglizhenca ose të qëllimta të autoritetit kontraktues.

 

34.8      Edhe nëse APP-ja konstaton se kriteret e specifikuara në nenin 34.7 janë përmbushur, nëse prokurimi përkatës ka të bëjë me një kontratë me vlerë të vogël ose të madhe për mallra ose shërbime që i përmbushin përshkrimet e specifikuara në nenin 35.1, APP-ja, kurdo është është e mundshme, do të refuzojë kërkesën dhe në vend të kësaj do ta urdhërojë (drejtojë) autoritetin kontraktues që të përdorë procedurat e kuotimit të çmimeve, që parashtrohen në nenin 35.

 

34.9      Ekzekutimi i një procedure të negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës në asnjë mënyrë nuk e liron autoritetin kontraktues nga detyrimi i tij që (i) të luajë një rol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, afatet e pranimit, sasitë, karakteristikat teknike dhe garancionet, (ii) të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut, dhe (iii) të vlerësojë me kujdes kualitetin e produktit, shërbimit ose punës në fjalë.

 

 

Neni 35

Procedurat për kuotimin e çmimeve

 

35.1      Autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat për kuotimin e çmimeve për të ushtruar një aktivitet të prokurimit që ka për qëllim dhënien e një kontrate të furnizimeve ose shërbimeve me vlerë minimale ose të vogël nëse (i) mallrat ose shërbimet përkatëse aktualisht janë në dispozicion nga operatorët ekonomik, (ii) mallrat ose shërbimet përkatëse nuk ka nevojë që të prodhohen ose përpunohen posaçërisht, në mënyrë që t’i përmbushin kërkesat e autoritetit kontraktues, dhe (iii) vetëm ekziston një treg për mallrat ose shërbimet e tilla.

 

35.2      Autoriteti kontraktues do t’i përdorë procedurat e kuotimit të çmimeve për të ushtruar një prokurim urgjent për dhënien e një kontratë për furnizim ose shërbime me vlerë të vogël ose të mesme, kur udhëzohet që të veprojë kështu nga APP-ja, në përputhshmëri me nenin 34.8.

 

35.3      Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë njëkohësisht, së paku tre (3) operatorëve ekonomik një kërkesë më shkrim për kuotimin e çmimeve dhe, aq sa është e mundshme, sa më shumë operatorëve ekonomik sa është e nevojshme për të siguruar se konkurrenca efektive për kontratën përkatëse nuk dëmtohet.

 

35.4      Autoriteti kontraktues do t’i zgjedhë operatorët e tillë ekonomik dhe përndryshe të kryejë aktivitetin e prokurimit në një mënyrë që nuk ka për qëllim që të diskriminojë kundër një apo më shumë operatorëve ekonomik.

 

35.5      Operatori ekonomik që nuk e ka marrë kërkesën për kuotimin e çmimeve që u është dërguar operatorëve të tjerë ekonomik, ka të drejtë që, menjëherë pasi që ta kërkojë, të marrë kërkesën e tillë për kuotimin e çmimeve nga autoriteti përkatës kontraktues. Operatori ekonomik që nuk e ka marrë kërkesën për kuotimin e çmimeve, kërkesë kjo që u është dërguar operatorëve të tjerë ekonomik, gjithashtu ka të drejtë që të dorëzojë një kuotim të çmimeve si përgjegje ndaj kërkesës së tillë, edhe nëse operatori ekonomik e ka marrë kopjen e kërkesës ose inforamcion mbi kërkesën për kuotimin e çmimeve nga dikush tjetër dhe jo nga autoriteti kontraktues.

 

35.6      Kërkesa me shkrim për kuotimin e çmimeve duhet t’i përmbushë kërkesat për dosjen e tenderit që janë vendosur në përputhshmëri me nenin 27 të këtij ligji. Në veçanti, kërkesa e tillë me shkrim për kuotimin e çmimeve do të (i) përshkruajë, në përputhshmëri me nenin 28, mallrat, shërbimet ose punët përkatëse, (ii) informojë të gjithë operatorët ekonomik se kuotimet e tyre duhet të përmbajnë një shumë të përgjithshme të çmimit të saktë që autoriteti kontraktues duhet ta paguajë në mënyrë që të marrë mallrat ose shërbimet përkatëse dhe se shuma e tillë e çmimit të saktë duhet të përfshijë çfarëdo dhe të gjitha tatimet dhe doganat e aplikueshme si dhe të gjitha tarifat e tjera të transportimit, sigurimit, instalimit ose tarifat, ngarkesat ose shpenzimet e tjera të çfarëdo lloji; dhe (iii) specifikojë datën deri në të cilën duhet të dorëzohen kuotimet e çmimeve.

 

35.7      Për një aktivitet të prokurimit që ushtrohet sipas nenit 35.1, data deri në të cilën duhet të pranohet të gjitha kuotimet e çmimeve duhet që të mos jetë më pak se dhjetë (10) ditë kalendarike nga data e dërgimit të kërkesës për kuotimin e çmimeve. Për prokurimet urgjente që autorizohen sipas nenit 35.2, data në të cilën duhet të pranohen kuotimet e çmimeve duhet të jetë jo më pak se tri (3) ditë pune nga data e dërgimit të kërkesës për kuotimin e çmimeve.

 

35.8      Nëse, në një aktivitet të prokurimit që ushtrohet sipas nenit 35.1, më pak se tre (3) operatorë ekonomik që rregullisht i ofrojnë mallrat ose shërbimet përkatëse në treg dorëzojnë kuotime të përgjegjshme të çmimeve më shkrim në apo para afatit të fundit kohor të specifikuar në kërkesën për dorëzimin e kuotimeve të çmimit, autoriteti kontraktues do të anulojë aktivitetin e prokurimit. Në raste të tilla, nëse autoriteti kontraktues ende dëshiron që të prokurojë mallrat ose shërbimet përkatëse, atëherë ai do të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për mallrat ose shërbimet e tilla.

 

35.9      Operatori ekonomik mund të dorëzojë vetëm një kuotim të çmimeve gjatë aktivitetit përkatës të prokurimit. Operatori ekonomi nuk mund të ndryshojë kuotimin e tij të çmimeve pas që kuotimi i tillë të jetë dorëzuar.

 

35.10    Për qëllime të aplikueshmërisë së dispozitave të tjera të këtij ligji, kërkesa për kuotim të çmimeve është e barabartë me “ftesën për tenderim”.


 

Neni 36

Procedurat për kontratat me vlerë minimale

 

Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik është i autorizuar që në rregullat e prokurimit publik të vendosë një procedurë të veçantë për të rregulluar dhënien e kontratave me vlerë minimale. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që procedurat e tilla sigurojnë dhe mundësojnë konkurrencë adekuate, transparente dhe sa më ekonomike për përdorimin e fondeve publike. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik gjithashtu do të sigurojë që procedurat e tilla t’i rrespektojnë parimet e mos-diskriminimit dhe të gjitha dispozitat e aplikueshme të këtij ligji.

  

Kreu 3

Rregullat mbi reklamimin dhe transparencën

 

Neni 37

Njoftimi indikativ

 

37.1      Kur autoriteti kontraktues ka për qëllim dhënien, gjatë periudhës së ardhshme 12 mujoreve të, (i) një ose më shumë kontratave të furnizimit, që vetëm ose bashkë kanë një vlerë të parashikuar prej 750,000 euro, (ii) një ose më shumë kontratave të shërbimeve që vetëm ose bashkë kanë një vlerë të parashikuar prej 750.000 euro, ose (iii) një ose më shumë kontrata të punëve që vëtëm ose së bashku ka një vlerë të parashikuar prej 1,000,000 euro, autoriteti kontraktues do të përgatisë njoftimin indikativ që përcakton:

 

a. në raste të kontratave të pritura për furnizim, prokurimin e përgjithshëm sipas rajonit të prodhimit nga i cili autoriteti kontraktues synon që të prokurojë brenda periudhës 12 mujore;

 

b. në raste të kontratave të pritura të shërbimeve, vlerën e parashikuar të secilës kategori të shërbimeve të cilën autoriteti kontraktues synon që ta prokurojë brenda një periudhe të tillë 12 mujore; dhe

 

c. në raste të kontratave të pritura të punëve, karakteristikat thelbësore të kontratave të punëve të cilat autoriteti kontraktues synon që ti jep brenda një periudhe të tillë 12 muajshe.

 

37.2      Njoftimi indikativ do të përgatitet në gjuhën shqipe, serbe si dhe në gjuhën angleze. Autoriteti kontraktues do të sigurojë, që versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi indikativ, janë në përputhshmëri me këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.

 

37.3      Në rast të njoftimeve indikative të përshkruara në nenin 37.1.a ose b, autoriteti kontraktues sa më shpejt që është e mundshme dhe pas fillimit të vitit përkatës fiskal do të pregatisë dhe do t’i dërgojë APP-së njoftimin e tillë indikativ.

 

37.4      Në rast të njoftimeve indikative që përshkruhen në nenin 37.1.c, autoriteti kontraktues do t’i përgatisë njoftimet e tilla indikative menjëherë pas marrjes së vendimit që e miraton planifikimin e kontratës përkatëse të punëve.

 

Neni 38

Njoftimi i kontratës

 

Kur një autoritet kontraktues synon që të ndërmarrë prokurimin duke përdorur procedura  të hapura, të kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, autoriteti kontraktues do të përgatisë një njoftim të kontratës në gjuhët e cekura nga neni 12. Autoriteti kontraktues do të sigurojë, që versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi të kontratës, janë në përputhshmëri me këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.

 

Neni 39

Njoftimi mbi dhënien e kontratës

 

Nëse autoriteti kontraktues ka dhënë një kontratë publike duke përdorur procedurat e hapura, të kufizuara ose të negociuara, ose procedurat e kuotimit të çmimeve, autoriteti i tillë kontraktues brenda dy (2) ditëve të punës pas dhënies së kontratës së tillë, do të përgatisë njoftimin mbi dhënien e kontratës në gjuhët e cekura në nenin 12. Autoriteti kontraktues do të sigurojë, që versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi për dhënien e kontratës, janë në përputhshmëri me këtë ligj dhe se përmbajnë informata materialisht identike.

                                               

Neni 40

Publikimi i njoftimeve

 

40.1      Nëse autoriteti kontraktues nuk është APP-ja, autoriteti i tillë kontraktues menjëherë do t’i dorëzojë APP-së versionet në të gjitha gjuhët të një njoftimi që është përgatitur sipas nenit 37, 38 ose 39. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të vendosë rregulla që e rregullojnë dorëzimin e njoftimeve në APP nga autoritetet e tjera kontraktuese.

 

40.2      Brenda dy (2) ditëve të punës pasi që APP-ja të ketë përgatitur njoftimin sipas nenit 37, 38 ose 39, ose pasi që të ketë pranuar njoftimin në fjalë nga një autoritet tjetër kontraktues sipas nenit 40.1, APP-ja do t’i publikojë versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë në faqen e APP-së në internet dhe në Regjistrin e Prokurimit Publik.

40.3      Autoriteti kontraktues do të publikojë shpalljen  e përgaditur në gjuhët e kërkuara në një publikim me tirazh të madh në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe në Kosovë, me kusht që kërkesat e këtij publikimi të mos zbatohen për dhënien e njoftimit për një vlerë të vogël apo minimale të kontratës. Nëse autoriteti kontraktues nuk është APP-ja, atëherë ky autoritet kontraktues duhet të përputhet me këtë nen 40.3 brenda tri (3) ditëve të punës pasi që të ketë dorëzuar njoftimin në fjalë në APP, siç kërkohet nga neni 40.1. Nëse autoriteti kontraktues është APP-ja, atëherë ajo duhet të përputhet me këtë nen 40.3 brenda tri (3) ditëve të punës pasi që të ketë përgatitur njoftimin në fjalë. Versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit duhet të publikohen në të njëjtën datë ose data, në të njëjtën mënyrë. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të vendosë rregulla që e rregullojnë publikimin e njoftimeve.

 

40.4      Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë njoftimin për dhënien e kontratës, mënjëherë pasi që ky të përgatitet, të gjitha operatorëve ekonomik që e kanë marrë njoftimin për tenderim ose që kanë dorëzuar një kërkesë për pjesëmarrje ose tenderim. Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë operatorëve ekonomik njoftimin në fjalë, përmes mjeteve më të shpejta në dispozicion.

 

40.5      Përveç siç thuhet në nenin 40.4, asnjë njoftim dhe asnjë informatë në një njoftim, nuk mund të bëhen publike ose t’ë zbulohen një personi ose ndërmarrje para se të bëhet publikimi i njoftimit në fjalë në përputhshmëri me nenin 40.2 ose 40.3.

 

 

Neni 41

 

Forma dhe përmbajtja e njoftimeve

 

Çdo njoftim do të hartohet në përputhje me formularin standard aplikativ të miratuar nga Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik.


 

Neni 42

Rregullat e përgjithshme mbi caktimin e afateve kohore për pranimin e tenderëve ose kërkesave për pjesëmarrje

 

42.1      Çfarëdo afati kohor i caktuar nga autoriteti kontraktues për pranimin e tenderëve, ose kërkesave për pjesëmarrje duhet të jetë i mjaftueshëm për të i’u dhënë operatorëve të interesuar ekonomik, kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar dokumentet në fjalë. Gjatë caktimit të një afati të tillë kohor, autoriteti kontraktues do të marrë parasysh qëllimin dhe kompleksitetin e prokurimit përkatës dhe kontratën që do të ipet, si dhe nivelin e vështirësisë dhe/ose kompleksitetit të përgatitjes së një tenderi, të përgjegjshëm ose kërkese për pjesëmarrje.

 

42.2      Gjatë një prokurimi që zbaton procedurën e hapur, autoriteti kontraktues do të caktojë një afat kohor për pranimin e tenderëve që është:

 

a. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 52 ditë kalendarike ; dhe

 

b. kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 30 ditë kalendarike.

 

42.3      Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e kufizuara, autoriteti kontraktues do të caktojë një afat kohor për pranimin e tenderëve dhe kërkesave për pjesëmarrje që është:

 

a. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 37 ditë kalendarike për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se 40 ditë kalendarike për pranimin e tenderëve; dhe

 

b. kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 21 ditë kalendarike për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se 21 ditë kalendarikë për pranimin e tenderëve.

 

42.4      Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, autoriteti kontraktues do të caktojë një afat kohor për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe tenderëve që është:

 

a. kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 37 ditë kalendarike për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se 40 ditë kalendarike për pranimin e tenderëve; dhe

 

b.   kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 21 ditë kalendarike për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje dhe jo më pak se 21 ditë kalendarike për pranimin e tenderëve.

 

42.5      Gjatë një prokurimi që zbaton procedurat e kuotimit të çmimeve, autoriteti kontraktues do të caktojë një kohë për pranimin e tenderëve siç është cekur në nenin 35.7.


 

Neni 43

Rregullat e posaçme për përcaktimin e afatit kohor për pranimin e tenderëve të një kontrate publike të përfshira nga një njoftim indikativ

 

43.1      Pavarësisht nga dispozitat e nenit 42, gjatë një aktiviteti të prokurimit që zbaton procedurat e hapura ose të kufizuara dhe që ka për qëllim një kontratë me vlerë të madhe e cila më parë ka qenë lëndë e njoftimit indikativ, autoriteti kontraktues mund të përcaktojë një afat kohor për pranimin e tenderëve, që nuk është më i shkurtë se 36 ditë kalendarike nga (i) në rast të procedurave të hapura, data e publikimit të njoftimit të kontratës përkatëse, ose (ii) në rast të procedurave të kufizuara, data në të cilën ose deri në të cilën të gjitha ftesat për tenderim janë dërguar.

 

43.2      APP-ja mundet, kur është e bindur, se përgatitja e një tenderi do të jetë një çështje relativisht e thjeshtë, të autorizojë një autoritet kontraktues që të caktojë një afat kohor më të shkurtër se 36 ditë kalendarike, por i cili në asnjë mënyrë nuk mund të jetë më i shkurtër se 26 ditë kalendarike. Autorizimi në fjalë duhet të jetë me shkrim. Nëse APP-ja ose një komision për dhënien e kontratës dëshiron që të mbështetet në këtë nen 43.2, për një aktivitet të prokurimit që është duke u ushtruar nga APP-ja ose një komision për dhënjen e kontratës, autorizimi i cekur më lartë duhet të nënshkruhet nga Drejtori Ekzekutiv i APP-së.

 

43.3      Afatet kohore të cekura në nenet 43.1 dhe 43.2 mund të përdoren vetëm nëse (i) njoftimi indikativ në fjalë i përfshinë të gjitha informacionet që saktësohen në formularin standard aplikativ të miratuar nga Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik dhe (ii) data e publikimit të njoftimit të tillë indikativ ka ndodhur jo më pak se 52 ditë kalendarike dhe jo më shumë se 12 muaj, para publikimit të njoftimit të kontratës përkatëse.

 


 

Neni 44

Rregullat e posaçme për mundësimin e shkurtimit të afateve kohore

 

44.1      Nëse ekzistojnë rrethanat që (i) kërkojnë zbatimin e një aktiviteti të prokurimit në raste urgjente (ii) e bëjnë të pamundur respektimin e afateve kohore të saktësuara në nenin 42 ose nëse është e aplikueshme edhe në nenin 43, (iii) nuk shkaktojnë urgjencat e parashikuara nga neni 34.2.a(iv), dhe (iv) nuk mund tu atribuohen (mvishen) veprimeve ose mos-veprimeve të autoritetit kontraktues, autoriteti kontraktues mundet, pas marrjes paraprake të një autorizimi me shkrim nga APP-ja – ose nëse aktiviteti i prokurimit është duke u zbatuar nga APP-ja ose një komision për dhënien e kontratës – Drejtori Ekzekutiv i APP-së, të zbatojë prokurimin me përdorimin e afateve të përshpejtuara kohore që vendosen nga ky nen 44.

 

44.2      Gjatë një aktiviteti të prokurimit që përdor procedurat e hapura të prokurimit, autoriteti kontraktues mund të autorizohet që të përcaktojë një afat të caktuar kohor për pranimin e tenderëve që është:

 

a. nëse kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 20 ditë kalendarike; ose

 

b. nëse kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se 15 ditë kalendarike.

 

44.3      Gjatë një aktiviteti të prokurimit që përdor procedurat e kufizuara autoriteti kontraktues mund të autorizohet që të caktojë një afat kohor që (i) nuk është më i shkurtër se 15 ditë kalendarike, për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje, dhe/ose (ii) nuk është më i shkrurtër se 10 ditë kalendarike, për pranimin e tenderëve.

 

 

Neni 45

Fillimi i afatit kohor për pranimin kërkesave për pjesëmarrje dhe tenderëve

 

Afatet kohore të caktuara në nenin 42 - 44, fillojnë si vijon:

 

a. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e hapura, në datën e publikimit të njoftimit të kontratës;

 

b. për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje në një aktivtet të prokurimit që përdor procedurat e kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, në datën e publikimit të njoftimit të kontratës.

 

c. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, në datën kur të gjitha ftesat për dorëzimin e tenderit janë dërguar; dhe

 

d. për pranimin e tenderëve në një aktivitet të prokurimit që përdor procedurat e kuotimit të çmimeve, në datën kur të gjitha ftesat për dorëzimin e kuotimeve janë dërguar;

 

Neni 46

Dorëzimi i dosjes së tenderit

 

Nëse operatori ekonomik me kohë ka parashtruar një kërkesë për të marrë një dosje të tenderit që i përmbush kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës përkatëse nga autoriteti përkatës kontraktues shprehimisht kërkohet që të i’a dorëzojë operatorit përkatës ekonomik dosjen e kërkuar të tënderit, siç vijon:

 

a. nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është më shumë se 30 ditë kalendarike, jo më vonë se pesë ditë pas pranimit të kërkesës së tillë;

 

b. nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është më shumë se 20 ditë kalendarike por më pak se 30 ditë kalendarike, jo më vonë se 4 ditë kalendarike pas pranimit të kërkesës së tillë; dhe

 

c. nëse afati kohor për pranimin e tenderëve është më i shkurtër se 20 ditë kalendarike, jo më vonë se tri (3) ditë kalendarike pas pranimit të kërkesës së tillë.

 

 

Neni 47

Mënyra e dërgimit të kërkesave për pjesëmarrje

 

47.1      Kërkesat për pjesëmarrje në një aktivitet të prokurimit që shpien drejt dhënies së ndonjë kontrate publike, mund të paraqiten në mënyrë elektronike, me shkrim ose telefaks.

 

47.2      Gjatë procedurave të prokurimit që përdorin afatet kohore të përshpejtuara që lejohen sipas nenit 44, një kërkesë për pjesëmarrje mund të dorëzohet në mënyrën më të shpejtë të komunikimit që është e mundur.

 

47.3      Kërkesa për pjesëmarrje e bërë përmes telefaksit, duhet të konfirmohet me

shkrim ose në mënyrë elektronike para skadimit të afatit kohor të caktuar për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje.

 

Neni 48

Dërgimi dhe përmbajtja e ftesave dhe kërkesave për kuotimin e çmimeve

 

48.1      Gjatë procedurave të kufizuara, procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës dhe procedurave të kuotimit të çmimeve, autoriteti kontraktues njëkohësisht do t’u dërgoj të gjithë kandidatëve të zgjedhur ftesën për tenderim.

 

48.2      Gjatë procedurave të kufizuara dhe të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës të gjitha ftesat për tenderim do të dërgohen së bashku me dosjen e tenderit, përveç për sa autoriteti kontraktues ka bërë të mundshme marrjen e dosjes së tenderit në mënyrë elektronike. Nëse autoriteti kontraktues i ka vënë materialet e tilla në dispozicion në mënyrë elektronike, ftesa do të përmbajë informacione të mjaftueshme që t’i mundësojë kandidatit qasje në këtë material.

 

48.3      Gjatë procedurave të kuotimit të çmimeve, ftesa për tenderim duhet të përmbajë të gjitha informacionet materiale që u nevojiten kandidatëve për të dorëzuar kuota të përgjegjshme të çmimeve.

 

48.4      Forma dhe përmbajtja e secilit tender, dokument ose informatë tjetër dorëzuar kandidatit, duhet të jetë indentike me ato që i dorëzohen secilit kandidat tjetër. Asnjë kandidat nuk do të ketë më pak ose më shumë qajse në çfarëdo dokumenti ose informacioni, sesa cilido kandidat tjetër.

 

48.5      Nëse një aktivitet i prokurimit që përdor procedurat e kufizuara zbatohet me afate të përshpejtuara kohore sipas nenit 44.3, autoriteti kontraktues do të dërgojë ftesat për dorëzimin e tenderëve në mënyrën më të shpejtë të komunikimit që është e mundur.

 

 

Neni 49

Njoftimi mbi kushtet e kualifikimit dhe kriteret e selektimit

 

49.1      Autoriteti kontraktues do të specifikojë në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit të gjitha kushtet minimale të kualifikimit që një operator i interesuar ekonomik duhet ti përmbushë për konsideruar si i kualifikuar (i) në rast të procedurave të hapura, për dhënien e një kontrate, ose (ii) në rast të procedurave të kufizuara ose të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratës, për të pranuar një ftesë për tenderim. Të gjitha kualifikimet e tilla duhet të kufizohen vetëm në kualifikimet e nevojshme për të siguruar se vetëm operatorët ekonomik që posedojnë aftësitë e nevojshme profesionale, financiare dhe teknike për t’i përmbushur kushtet e kontratës përkatëse do të konsiderohen të kualifikuar për të marrë një kontrate të tillë ose për marrjen një ftesë për  tenderim. Në asnjë rast, autoriteti kontraktues nuk duhet që të përfshijë, saktësojë ose përdorë kushtet për kualifikim që bazohen në konsiderata të tjera përveç atyre të lejuara nga dispozitat e neneve 61-65.

 

49.2      Autoriteti kontraktues do të specifikojë në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit të gjitha dokumentet ose informatat që nevojiten të dorëzohen nga operatori i interesuar ekonomik së bashku me tenderin ose kërkesën e tij për pjesëmarrje. Të gjitha këto kërkesa për dokumenta dhe informata do të kufizohen vetëm në aq dokumnete dhe informata sa është e nevojshme që t’a lejojë autoritetin kontraktues për të verifikuar se operatori përkatës ekonomik (i) nuk konsiderohet i papërshtatshëm sipas nenit 61 të këtij ligji, dhe (ii) nëse aplikohet, i përmbush kushtet minimale të kualifikimit të saktësuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. Në asnjë rast njoftimi i kontratës ose dosja e tenderit nuk do të kërkojnë nga operatori i interesuar ekonomik që të dorëzojë dokumente ose informata që nuk kërkohen ose nuk janë në përputhshmëri me nenet 61-65.

 

49.3      Të gjitha kushtet e kualifikimit si dhe dokumentet dhe informatat e kërkuara që janë vendosur dhe përshkruar në këtë nen 49 duhet të jenë drejtëpërdrejt relevante dhe proporcionale në raport me lëndën e kontratës përkatëse.

 

 

Neni 50

Njoftimi i kritereve për dhënien e kontratës

 

50.1      Autoriteti kontraktues do të specifikojë në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit ose se (i) kontrata do t’i ipet operatorit ekonomik që ka dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët ose (ii) kontrata do t’i ipet operatorit ekonomik që ka paraqitur tenderin më ekonomik.

 

50.2      Nëse autoriteti kontraktues ka specifikuar se kontrata publike do t’i ipet operatorit ekonomik që ka paraqitur tenderin më ekonomi, autoriteti kontraktues në fjalë duhet të specifikojë në dosjen e tenderit kriteret që mirren parasysh gjatë vendosjes së fituesit dhe peshën që i është dhënë secilën nga këto kritere. Sa më shumë që është e mundshme, autoriteti kontraktues duhet të specifikojë çdo kriter në mënyrë objektive dhe kuantitative si dhe duhet të shprehë peshën që i është dhënë atyre në aspektin monetar.Gjatë specifikimit të kritereve të tilla, autoriteti kontraktues duhet të sigurojë që kriteret e tilla të jenë të lidhura me lëndët dhe kërkesat e kontratës përkatëse publike. Më tutje, autoriteti kontraktues mund të specifikojë vetëm kriteret që kanë të bëjnë me (i) çmimin e tenderit (ii) kushtet e pagesës (ii) operimin, mirëmbajtjen dhe shpenzimet e tjera të përditshme (iv) datën e dërgesës, periudhën e dërgesës ose periudhën e përfundimit (v) karakteristikat funksionale (vi) shërbimet pas shitjes dhe ndihmën teknike; dhe/ose (vii) kushtet e çfarëdo autorizimi ose garancioni. 

 

 

Neni 51

Sigurimi i informatave shtesë për kandidatët dhe tenderuesit

 

51.1      Gjatë përgatitjes së një tenderi, propozimi ose kuotimi të çmimeve, cilido operator ekonomik mund të bëjë një deklaratë me shkrim për të kërkuar nga autoriteti përkatës kontraktues informata sqaruese ose shtesë që operatori ekonomik mendon se janë të nevojshme për përgatitjen ose dorëzimin e një tenderi të përgjegjshëm; me kusht që, çfarëdo deklarate e tillë me shkrim të pranohet nga autoriteti kontraktues:

 

a. jo më pak se 20 ditë kalendarike para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është 40 ditë kalendarike ose më shumë;

 

b. jo më pak se 15 ditë kalendarike para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është 30 ditë kalendarike ose më shumë por më pak se 40 ditë kalendarike;

 

c. jo më pak se 10 ditë kalendarike para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është 20 ditë kalendarike ose më shumë por më pak se 30 ditë kalendarike; ose

 

d. jo më pak se 6 ditë kalendarike para datës së caktuar për pranimin e tenderëve, nëse afati i caktuar kohor për pranimin e tenderëve është 10 ditë kalendarike ose më shumë por më pak se 20 ditë kalendarike.

 

 

51.2      Kërkesa në fjalë mund të dorëzohet në mënyrë elektronike, me shkrim ose me telefaks.

 

51.3      Autoriteti kontraktues do të specifikojë datën deri në të cilën do ti pranojë kërkesat e tilla në dosjen e tenderit, dhe nësë është e aplikueshme, edhe në ftesën për tenderim.

 

51.4      Autoriteti kontraktues menjëherë do të shqyrtojë çfarëdo kërkese të tillë, për të përcaktuar se nëse apo jo operatorët ekonomik kanë nevojë për informatat sqaruese ose shtesë që ata i kanë kërkuar në mënyrë që të përgatisin një tender të përgjegjshëm.

 

51.5      Nëse autoriteti kontraktues konstaton se operatorët ekonomik nuk kanë nevojë për informatat e kërkuara, autoriteti kontraktues menjëherë do t’i njoftojë operatorët përkatës ekonomik më shkrim mbi refuzimin e kërkesës.

 

51.6      Nëse autoriteti kontraktues konstaton së ndonjëra nga informatat sqaruese ose shtesë të kërkuara nga operatorët ekonomik janë të nevojshme për operatorët ekonomik, autoriteti kontraktues menjëherë dhe njëkohësisht si dhe përmes mjeteve më të shpejta që ka mundësi, do t’u sigurojë informatat e tilla me shkrim të gjithë operatorëve ekonomik që kanë marrë ose kanë pranuar nga autoriteti kontraktues dosjen e tenderit përkatës ose ftesën për tenderim. Autoriteti kontraktues nuk do të zbulojë identitetin e operatorit ekonomik që i ka kërkuar informatat sqaruese.

 

51.7      Nëse, në një aktivitet të prokurimit që përfshin përdorimin e procedurave të hapura, të kufizuara ose të negociuar, autoriteti kontraktues u jep informata sqaruese ose shtesë operatorëve ekonomik, dhe data në të cilën informatat e tilla ipen është më pak se 10 ditë kalendarike nga afati kohor i caktuar për pranimin e tenderëve, atëherë autoriteti kontraktues do të zgjasë afatin e tillë kohor për t’u dhënë operatorëve ekonomik së paku 10 ditë kalendarike, nga data në të cilën ipen informatat e tilla, për t’i dorëzuar tenderët e tyre. Nëse operatori ekonomik vetëm e ka dorëzuar një tender, operatorit të tillë ekonomik do ti lejohet që të dorëzojë një amendament për tenderin në fjalë, por amendamenti i tillë kufizohet vetëm në ndryshimet që arsyetimisht janë të lidhura me informatat e tilla sqaruese ose shtesë.

 

51.8      Nëse, gjatë një aktiviteti të prokurimit që përfshin përdorimin e procedurave për kuotimin e çmimeve, autoriteti kontraktues u jep çfarëdo informata sqaruese ose shtesë operatorëve ekonomik, dhe data në të cilën informatat e tilla ipen është më pak se 5 ditë kalendarike nga afati i caktuar për pranimin e tenderëve, autoriteti kontraktues do të zgjasë afatin në fjalë, për t’i dhënë operatorëve ekonomik së paku 5 ditë kalendarike, nga data në të cilën dorëzohen informatat e tilla, për t’i dorëzuar tenderët e tyre. Nëse një operator ekonomik vetëm e ka dorëzuar një tender, operatorit të tillë ekonomik do t’i lejohet që të dorëzojë një amendament për tenderin në fjalë, por amendamenti i tillë është i kufizuar vetëm në ndryshimet që arsyetimisht kanë të bëjnë me informatat e tilla sqaruese ose shtesë.

 

51.9      Nëse, në çdo kohë para afatit të caktuar kohor për pranimin e tenderëve, një autoritet kontraktues vendos ose vëhet në dijeni – përmes çfarëdo mjetesh – se ndonjë informatë sqaruese ose shtesë është i nevojitet operatorëve ekonomik, autoriteti kontraktues do t’u dërgojë atyre informatat e tilla njëkohësisht dhe me shkrim, përmes mjeteve më të shpejta të mundshme, të gjithë operatorëve ekonomik që kanë pranuar nga autoriteti kontraktues dosjen përkatëse të tenderit ose ftesën për tenderim. Në raste të tilla, autoriteti kontraktues do të zgjasë afatin kohor për pranimin e artikujve në fjalë në përputhshmëri me nenin 51.7 ose neni 51.8.

 

 

 

Neni 52

Njoftimi i kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar

 

52.1      Kurdo që një autoritet kontraktues e eliminon një kandidat ose tenderues nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në aktivitetin e prokurimit, autoriteti i tillë kontraktues duhet që menjëherë të njoftojë kandidatin ose tenderuesin me shkrim mbi këtë fakt.

 

52.2      Nëse autoriteti kontraktues pranon një kërkesë nga një kandidat i eliminuar i cili kërkon një deklaratë mbi arsyet për të cilat ai është eliminuar, autoriteti kontraktues, brenda 15 ditëve nga data e pranimit të kërkesës në fjalë, do t’i dërgojë kandidatit ose tenderuesit të eliminuar një njoftim ku shpjegohen arsyet përkatëse në përputhshmëri me:

 

a. në rast të eliminimit të kandidatit, njoftimi do të shpjegojë arsyet për

                  refuzimin e kërkesës për pjesëmarrje të atij kandidati.

 

b. në rast të eliminimit të një tenderuesi që është eliminuar për shkak të parregullsive ose përndryshe tenderit të papërshtatshëm, njoftimi do të saktësojë mungesat në një tender të tillë.

 

c. në rast të një tenderuesi të pa-suksesshëm, që ka paraqitur tender të përgjegjshëm, njoftimi do të saktësojë karakteristikat dhe përparsitë përkatëse të tenderit fitues si dhe emrin e tenderuesit fitues.

 

52.3      Pavarsisht nga paragrafi i mëprashëm, autoriteti kontraktues mund të mos i shpërndajë informacionet e tilla nëse (i) autoriteti kontraktues vendos se zbulimi i informacioneve të tilla, është në kundërshtim me disa intersa të rëndësishme dhe publike ose ka potencial të mjaftueshëm për pengimin e përpjekjeve për zbatimin e ligjit, për dëmtimin e interesave legjitime afariste të një ose më shumë operatorëve ekonomik, ose të dëmtojë konkurencën e drejtë ndërmjet tyre, dhe (ii) KRPP-ja e shqyton vendimin e tillë dhe e autorizon me shkrim autoritetin kontraktues që të mos i zbulojë informatat që përndryshe do të duhej të zbuloheshin sipas nenit 52.2.     

 

  

Neni 53

Mënyrat e komunikimit

 

53.1      Përveç gjatë vend-shiqimeve ose mbledhjeve para-tenderimit, të gjitha komunikimet dhe këmbimet e informacioneve ndermjet operatorëve ekonomik dhe një autoriteti kontraktues do të bëhen (i) me shkrim – në letër, me faks dhe/ose në mënyrë elektronike dhe (ii) në përputhshmëri me të gjitha dispozitat e tjera të aplikueshme të këtij ligji.

 

53.2     Komunikimi dhe këmbimi i tillë i informacioneve, bëhet në mënyrën me të cilën sigurohet integriteti i të dhënave dhe sekreti i  tenderëve dhe të gjitha informacioneve të dhëna nga operatorët ekonomik dhe që autoriteti kontraktues të mund të shqyrtojë përmbajtjen e të gjitha tenderëve ose kërkesave për pjesëmarrje, vetëm pas skadimit të afateve të caktuara për pranimin e tyre.

 

 

Kreu 4

Udhëheqja e procedurave të prokurimit

 

Neni 54

Dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave

 

54.1      Të gjitha kontratat publike do të ipen në bazë të kritereve të specifikuara në nenin 58 dhe në përputhshmëri me procedurat e vendosura në atë nen.

 

54.2      Autoriteti kontraktues do të diskualifikojë cilindo kandidat ose tenderues që nuk i ka dorëzuar (i) çertifikatat e duhura ose dëshmitë që konfirmojnë se kandidati ose tenderuesi në fjalë, nuk është i papërshtatshëm sipas nenit 61, (ii) një çertifikatë, dokument ose dëshmi të mjaftueshme që në mënyrë të arsyeshme është kërkuar nga autoriteti kontraktues sipas nenit 62 me qëllim të verifikimit të përshtatshmërisë profesionale të kandidatit ose tenderuesit, ose (iii) dëshmi të mjaftueshme, siç përshkruhet në nenin 63 dhe 64, që në mënyrë të arsyeshme vërtetojnë se kandidati ose tenderuesi në fjalë i përmbushë kërkesat minimale lidhur me kapacitetin financiar, teknik dhe profesional, të cekura në hollësisht në njoftimin e kontratës në pajtim me nenin 49.

 

54.3      Në rastin e procedurave të kufizuara dhe procedurave të negociuara pas publikimit të njoftimit të kontratë, autoriteti kontraktues do t’i zgjedhë kandidatët që do të ftohen për të dorëzuar tender ose propozim, vetëm në bazë të (i) kritereve të përzgjedhjes të specifikuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit në përputhshmëri me nenin 49.2 dhe (ii) dokumenteve, informatave dhe/ose dëshmive mbi kualifikimet e dorëzuara nga kandidatët si përgjegje të drejpërdrejt ndaj kërkesave të parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. Kandidatët që nuk zgjidhen në këtë mënyrë eliminohen nga pjesëmarrja e mëtutjeshme. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik do të vendosë një procedurë detale që autoritetet kontraktuese duhet ta respektojnë gjatë përzgjedhjes në fjalë. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që procedura e tillë është (i) në përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare, (ii) siguron konkurrencë dhe transparencë adekuate, (iii) i zbaton parimin e mos-diskriminimit, (iv) dhe përndryshe është në përputhshmëri me dispozitat aplikative të këtij ligji

 

54.4      Tenderuesi, gjatë procedurave të hapura, ose kandidati, gjatë procedurave të kufizuara dhe procedurave të negociuara, pas publikimit të njoftimit të kontratës, nuk do të diskualifikohet ose përjashtohen nga procedurat e tilla në baza të ndonjë kërkese ose kriteri që nuk është i cekur në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit.

 

 

Neni 55

Sigurimi i tenderit

 

55.1      Gjatë një aktiviteti të prokurimit që shpie drejt dhënies së një kontrate me vlerë të mesme ose të madhe, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga tenderuesit që të depozitojnë siguri (garantim) për tender. Siguria e tenderit që është depozituar nga tenderuesi do të konfiskohet, në rast se:

 

(a)        autoriteti kontraktues vendos, duke u bazuar në fakte të verifikuara se tenderuesi në fjalë i ka dhënë autoritetit kontraktues informacione përmbajtësisht të gabueshme ose mashtruese,

 

(b) tenderuesi në fjalë e tërheqë tenderin pas skadimit të afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve por para skadimit të periudhës së vlefshmërisë së tenderit të specifikuar në dosjen e tenderit.

 

(c) tenderuesit në fjalë i është dhënë kontrata përkatëse në bazë të tenderit të tij dhe tenderuesi pastaj refuzon ose dështon (i) që të depozitojë çfarëdo sigurie të kërkuar të ekzekutimit që ishte specifikuar në dosjen e tenderit (ii) që të përmbushë çfarëdo kushti tjetër që ishte specifikuar në dosjen e tenderit, para nënshkrimit të kontratës përkatëse, ose (iii) që të ekzekutojë një kontratë që përputhet më kushtet e specifikuara në dosjen e tenderit. 

 

55.2      Nëse autoriteti kontraktues vendos një kërkesë për sigurimin e tenderit, kërkesa e tillë do të aplikohet për të gjithë tenderuesit. Autoriteti kontraktues as do të refuzojë dhe nuk do të vlerësojë një tender të pranuar nga një tenderues që nuk e ka përmbushur kushtin e depozitimit të sigurisë së tenderit. 

 

55.3      Nëse autoriteti kontraktues vendos që të detyrojë depozitimin e sigurisë së tenderit, shuma e sigurisë së tillë duhet të jetë jo më pak se tre përqind (3%) dhe jo më shumë se pesë përqind (5%) e vlerës së parashikuar të kontratës publike ose konkursit të projektimit, por sidoqoftë, në asnjë rast nuk duhet të jetë më pak se 1000 Euro.

 

55.4      Autoriteti kontraktues do të specifikojë në dosjen e tenderit të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me karakterin, formën, shumën si dhe kushtet e tjera të aplikueshme lidhur me sigurinë e kërkuar të tenderit. Siguria e tenderit gjithmonë mund të deponohet në para të gatshme ose në ekuivalentin e parave të gatshme, psh, transfere bankare. Sigurimi i tenderit gjithashtu mund të bëhet në formë të një çeku të çertifikuar, bondi, kredie ose garancioni bankar; sidoqoftë autoriteti kontraktues duhet të specifikojë në dosjen e tenderit çfarëdo kërkese që lëshuesi i bondit, kreditit ose garancionit të tillë bankar duhet ta përmbushë; sidoqoftë, me kusht që, kërkesa e tillë të mos kërkojë nga lëshuesi që të ketë një vendqëndrim të caktuar. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik do të përfshijë dispozita detale mbi minimumin e kualifikimeve që lëshuesi i çekut, bondit, kredisë osë garancionit bankar duhet t’i përmbushë në mënyrë që instrumentet në fjalë të jenë të pranueshme; sidoqoftë, me kusht që kualifikimet e tilla minimale të mos jenë diskriminuese edhe të kufizohet vetëm në ato kualifikime që drejpërdrejt kanë të bëjnë me konfirmimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërise së lëshuesve të tillë.

 

55.5      Nëse autoriteti kontraktues vendos që të detyrojë depozitimin e sigurisë së tenderit, dosja e tenderit duhet të përmbajë një dispozitë të veçantë që parashtron:

 

a.   shumën e saktë të sigurisë së tenderit dhe periudhën e vlefshmërisë së sigurisë së tenderit;

 

b.   afatin e fundit kohor për pranimin e sigurisë së tenderit, që duhet të jetë i njëjtë me afatin për pranimin e tenderëve;

 

c.   një deklaratë të rrethanave, në përputhshmëri me nenin 55.1, që mund të shkaktojnë konfiskimin e sigurisë së tillë; dhe

 

d.   kërkesat që mbulohen nga neni 55.4

 

55.6      Çdo autoritet kontraktues do të hapë një xhirollogari të veçantë me kamatë në një bankë të licencuar në Kosovë me qëllim të pranimit dhe ruajtjes së fondeve që pranohen si siguri e tenderit ose që pranohen përmes një bondi, krediti ose garancioni bankar që është depozituar si siguri e tenderit. Autoriteti kontraktues mënjëherë do t’i depozitojë dhe mbajë të gjitha fondet e tilla në xhirollogarinë në fjalë. Autoriteti kontraktues nuk do të kthejë, transferojë, përdorojë ose të shfrytëzojë në çfarëdo mënyrë tjetër fondet në fjalë përveç siç autorizohet nga neni 55.7 - 55.9.

 

55.7      Nëse nuk ka ndodhur asnjë ngjarje që do të shkaktonte konfiskimin e sigurisë së tenderit, siç është cekur në nenin 55.1, autoriteti kontraktues do të kthejë fondet ose dokumentin që është depozituar si siguri e tenderit brenda pesë (5) ditëve pas ndodhjes së cilësdo nga këto ngjarje në vijim:

 

a. skadimi i datës së vlefshmërisë së tenderit;

 

b. dhënia dhe hyrja në fuqi e kontratës përkatëse publike;

 

c. anulimi formal ose përfundimi i aktivitetit të prokurimit para dhënies ose hyrjes në fuqi të kontratës përkatëse publike; ose

 

d. tërheqja e tenderit para afatit të fundit kohor për dorëzimin e tenderëve, përveç nëse dosja e tenderit në mënyrë eksplicite thotë se tërheqja e tenderit nuk lejohet.

 

 

55.8      Nëse autoriteti kontraktues vendos (zbulon) se ka ndodhur një ngjarje që kërkon konfiskimin e sigurisë së tenderit sipas nenit 55.1, autoriteti i tillë kontraktues do të (i) njoftojë tenderuesin përkatës me shkrim mbi vendimin e tillë. Sidoqoftë, nëse siguria e tenderit në fjalë është deponuar në formë të një bondi, kredie ose garancioni bankar, autoriteti kontraktues duhet që së pari të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i marrë fondet përkatëse nga lëshuesi i tyre para se t’i dërgojë tenderuesit njoftimin e kërkuar nga fjalia e mësipërme. Autoriteti kontraktues do t’i lërë fondet e tilla të deponuara në xhirollogarinë e përshkruar në nenin 55.6 përderisa tenderuesi përkatës të ketë shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar kundër vendimit të autoritetit kontraktues. Pasi që tenderuesi t’i këtë shpenzuar pa sukses të drejtat e tij për të apeluar kundër vendimit të tillë, dhe nuk është pranuar asnjë urdhër nga KRPP-ja, një panel shqyrtues ose një gjykatë kompetente që kërkon nga autoriteti kontraktues që të mos bëjë asnjë sistemim tjetër të fondeve në fjalë, autoriteti kontraktues do të:

 

a. nëse autoriteti kontraktues u nënshtrohet akteve normative mbi çështjet publike buxhetore ose çështjet e përvetësimeve, trajtojë konfiskimin e depozitit të tillë të sigurisë si gjobë dhe/ose dënim dhe do t’a transferojë fondet e tilla në Fondin e Konsoliduar të Kosovësnë përputhshmëri me dispozitat përkatëse të akteve të tilla; ose

 

b. nëse autoriteti kontraktues nuk u nënshtrohet akteve të tilla, transferojë fondet e tilla të konfiskuara në xhirollogarinë e tij të përgjithshme rrjedhëse dhe për qëllime të kontabilitetit dhe tatimore, do t’i trajtojë fondet e tilla të konfiskuara të tenderit, si të ardhura të zakonshme.

 

 

Neni 56

Hapja e tenderëve

 

56.1      Autoriteti kontraktues do të specifikojë në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit vendin dhe kohën e hapjes së tenderëve. Nëse autoriteti kontraktues, në përputhshmëri me këtë ligj e nxjerr një dokument, duke e autorizuar zgjatjen e afatit kohor për dorëzimin e tenderëve, autoriteti i tillë kontraktues, në dokumentin e tillë duhet të specifikojë afat të ri kohor për hapjen e tenderëve. Afati i caktuar për hapjen publike të tenderëve duhet të jetë menjëherë pas afatit të fundit kohor të caktuar për pranimin e tenderëve. Autoriteti kontraktues nuk do të hapë tenderët në çfarëdo vendi tjetër ose në çfarëdo kohe tjetër.

 

56.2      Të gjithë tenderët që dorëzohen para afatit të fundit kohor për dorëzimin e tenderëve do të hapen në vendin dhe kohën e specifikuar në nenin 56.1. Tenderët që janë dorëzuar pas afatit të fundit kohor nuk do të hapen dhe mënjëherë do t’i kthehen të pahapura operatorëve ekonomik që i kanë dorëzuar ato. Çdo tenderues ka te drejtë që të dërgojë një përfaqësues që të vëzhgojë hapjen e tenderëve.

 

56.3      Gjatë hapjes së çdo tenderi, autoriteti përkatës kontraktues do t’u lexojë me zë atyre që janë të pranishëm (i) emrin e tenderuesit, (ii) çmimin e përgjithshëm të tenderit të specifikuar në tenderin e tillë, përveç kur dokumenti përkatës është vetëm komponenti i propozimit teknik të tenderit dypjesësh, dhe (iii) çfarëdo zbritje në çmim që është ofruar në tender. Të gjitha informatat që lexohen kështu do të regjistrohen në procesverbalin e hapjes publike të tenderëve, i cili në fund të mbledhjes do të nënshkruhet nga Zyrtari përkatës i Prokurimit dhe secili përfaqësues i tenderuesit që janë të pranishëm në mbledhje. Procesverbali në fjalë menjëherë do të përfshihet në shënimet mbi aktivitetin e prokurimit që kërkohen nga neni 9.1 i këtij ligji dhe kopjet e procesverbalit në fjalë do t’u dërgohen menjëherë të gjithë tenderuesve.

 


Neni 57

Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve

 

57.1      Autoriteti kontraktues mundet që me shkrim të kërkojë nga një tenderues që të sigurojë një sqarim me shkrim mbi cilindo nga aspektet e tenderit të tij, në mënyrë që të bëhet ekzaminimi, vlerësimi ose krahasimi i tenderëve. Asnjë ndryshim material dhe asnjë aspekt i tenderit nuk duhet të kërkohen ose pranohen nga autoriteti kontraktues ose të ofrohen nga një tenderues.


57.2      Autoriteti kontraktues do të përmirësojë gabimet gramatikore, nëse gabimet e tilla zbulohen gjatë ekzaminimit të tenderëve. Autoriteti kontraktues menjëherë do t’i dërgojë tenderuesit përkatës një njoftim me shkrim mbi ndryshimet e tilla.

 

57.3      Autoriteti kontraktues do të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse tenderi në fjalë është në përputhshmëri me të gjitha kërkesat e parashtruara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. Pavarësisht nga e mëparshmja, autoriteti kontraktues mund të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm nëse (i) përmban vetëm gabime ose paqartësi që mund të korrigjohen pa patur nevojë që të ndryshohet ndonjë material ose aspekt i tenderit në fjalë, ose (ii) përmban vetëm devijime të vogla që nuk mund të shkaktojnë ndryshime materiale ose devijime nga karakteristikat, kushtet, dhe kërkesat e tjera të parashtruara në njoftimin e kontraktës dhe në dosjen e tenderit; me kusht që, çfarëdo devijimi i tillë të kuantifikohet, aq sa është e mundshme, dhe të mirret parasysh gjatë vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve.

 

57.4      Autoriteti kontraktues do t’i vlerësojë dhe krahasojë tenderët që janë dorëzuar me kohë nga operatorët e përshtatshëm – dhe varësisht nga rasti – të kualifikuar, në mënyrë që të përcaktohet (vendoset) tenderi i suksesshëm. Tenderi i suksesshëm do të zgjidhet në përputhshmëri me nenin 58. 

 

57.5      Përveç komunikimeve që janë autorizuar saktësisht nga neni 57.1 dhe 57.2, asnjë komunikim, diskutim ose negociatë e çfarëdo lloji nuk mund të mbahen ndërmjet autoritetit kontraktues dhe një operatori ekonomik, në lidhje me një tender të dorëzuar.

 

57.6      Pavarësisht nga ndalesa e nenit 57.5, autoriteti kontraktues mundet që gjatë një aktiviteti të prokurimit që është duke u zbatuar me procedura të negociuar, të negociojë me operatorin e zgjedhur ekonomik; sidoqoftë, me kusht që Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik të vendosë një procedurë detale që autoritetet kontraktuese duhet ta respektojnë gjatë këtyre negociatave. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që kjo procedurë të jetë (i) në përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare, (ii) të sigurojë konkurrencë dhe transparencë adekuate (iii) të zbatojë parimin e mos-diskriminimit, dhe (iv) përndryshe, të përputhet me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji.

 

 

Neni 58

Kriteret për dhënien e kontratës

 

58.1      Përveç siç thuhet në nenin 58.2 dhe 58.3, autoriteti kontraktues do të i’a japë kontratën publike operatorit ekonomik që ka dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët.

 

58.2      Nëse, në përputhshmëri me nenin 50, autoriteti kontraktues ka specifikuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do t’i ipet operatorit ekonomik që ka dorëzuar tenderin më të favorshëm ekonomik, dhënia e tillë do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshën e kritereve të tilla që janë specifikuar në dosjen e tenderit, në përputhshmëri me nenin 50.2.

 

58.3      Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik do të vendosë një procedurë detale që autoritetet kontraktuese duhet ta respektojnë gjatë ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve dhe dhënien e kontratave publike. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që procedurat e tilla (i) janë në përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare, (ii) sigurojnë konkurrencë dhe transparencë adekuate, (iii) zbaton parimin e mos-diskriminimit, dhe (iv) përndryshe është në përputhshmëri me të gjitha dispozitat e aplikueshme të këtij ligji.


 

Neni 59

Tenderët jo-normalisht të ulët

 

59.1      Nëse një operator ekonomik e dorëzon një tender që, është ose duket të jetë jo-normalisht i ulët, në lidhje me lëndën e cilësdo procedurë të prokurimit dhe prandaj tenderi do të ngrisë shqetësimin se operatori ekonomik ka dorëzuar një tender të pazbatueshëm, autoriteti kontraktues do t’i dërgojë tenderuesit një kërkesë me shkrim duke kërkuar nga tenderuesi që të dorëzojë një shpjegim detal të elementeve përmbajtësore të tenderit në fjalë.

 

59.2      Autoriteti kontraktues mundet – nëse është adekuate – që të mbajë një seancë ndëgjimi me tenderuesin përkatës për të shqyrtuar elementet përmbajtësore të tenderit dhe për t’i lejuar tenderuesit që të dorëzojë shpjegime, në përputhshmëri me nenin 59.3, në lidhje me bazat e tenderit.

 

59.3      Autoriteti kontraktues do të marrë parasysh shpjegimet e dorëzuara nga tenderuesi në lidhje me:

 

a. ekonominë e procesit të prodhimtarisë, të shërbimeve të ofruara dhe/ose të metodave të ndërtimit;

 

b. çfarëdo zgjidhje teknike që janë ofruar ose zgjedhur;

 

c. çfarëdo kushte veçanërisht të favorshme që janë në dispozicion për tenderuesin për furnizimin e produkteve, sigurimin e shërbimeve, ekzekutimin e projekteve të punëve dhe/ose ushtrimin e aktiviteteve të ndërtimit që janë duke u prokuruar; dhe/ose

 

d. origjinalitetin e furnizimeve, shërbimeve, punës ose punëve të propozuara.

 

59.4      Pas marrjes parasysh të informacioneve dhe shpjegimeve që janë dorëzuar nga tenderuesi sipas nenit 59.2 dhe/ose 59.3, nëse autoriteti kontraktues konstaton se tenderuesi ka dorëzuar një shpjegim të mjaftueshëm të bazave të tenderit të tij, autoriteti kontraktues duhet të trajtojë tenderin e tillë në mënyrën e njëjtë siç i trajton edhe tenderët e tjerë.

 

59.5      Pas marrjes parasysh të informacioneve dhe sqarimeve të dorëzuara nga tenderuesi sipas nenit 59.2 dhe/ose 59.3, nëse autoriteti kontraktues vendos se ka ende mjaft arsye të forta për besuar se tenderuesi ka dorëzuar një tender të pazbatueshëm, autoriteti kontraktues mund të i’a japë kontratën përkatëse tenderuesit të tillë me kusht që tenderuesi në fjalë të depozitojë një siguri të ekzekutimit në përputhshmëri me nenin 60.

 

 

Neni 60

Siguria e Ekzekutimit

 

60.1      Autoriteti kontraktues do të kërkojë nga operatori ekonomik të cilit i është dhënë një kontratë që të depozitojë një siguri të ekzekutimit si parakusht për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të kontratës së tillë nëse (i) kontrata e tillë është kontratë e punëve (ii) kontrata e tillë është kontratë e shërbimeve për krijimin e programeve kompjuterike, (iii) ekziston rreziku se thyerja e kontratës së tillë do t’i shkaktojë dëme substanciale autoritetit kontraktues dhe/ose mund të kërkojë që autoriteti kontraktues të bëjë shpenzime të mëdha për mbylljen e kontratës në fjalë, (iv) kontrata përfshin shumë punëtor, nën-kontraktorë, dhe/ose furnizues të materialeve që mund të mbesin pa u paguar në rast të thyerjes së kontratës në fjalë nga operatori ekonomik, ose (v) autoriteti kontraktues, pasi që të jetë përputhur me nenin 59, ka mjaft arsye për të besuar se operatori ekonomik e ka dorëzuar një tender të pa-zbatueshëm.

 

60.2      Autoriteti kontraktues do të kërkojë nga operatori ekonomik të cilit i është dhënë ndonjë kontratë me vlerë të mesme ose të madhe, që të depozitojë një siguri të ekzekutimit si parakusht për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të kontratës së tillë nëse ekziston rreziku që thyerja e kontratës së tillë do t’i shkaktonte autoritetit kontraktues dëme materiale dhe/ose do të kërkonte nga autoriteti kontraktues që të bëjë shpenzime materiale për përfundimin e kontratës në fjalë.

 

60.3      Autoriteti kontraktues do të sigurojë që shuma e çfarëdo sigurie të ekzekutimit që kërkohet nga neni 60.1 (i) të jetë e barabartë me pesëmbëdhjetë përqind (15 %) të vlerës së kontratës dhe (ii) përndryshe është vendosur në nje nivel që është në përputhshmëri me praktikat e zakonshme publike dhe afarsite të aplikueshme ndaj llojit të veçantë dhe lëndës së kontratës përkatëse.

 

60.4      Autoriteti kontraktues do të sigurojë që shuma e çfarëdo sigurimi të ekzekutimit që kërkohet sipas nenit 60.2 (i) të jetë e barabartë me së paku dhjetë përqind (10 %) të vlerës së kontratës, dhe (ii) përndryshe është vendosr në një nivel që është i mjaftueshëm për të mbuluar çfarëdo dëme dhe shpenzime që autoriteti kontraktues me arsye i pret  që do të ndodhin në rast të thyerjes së kontratës në fjalë nga operatori ekonomik.

 

60.5      Autoriteti kontraktues do të sigurojë që dosja e tenderit dhe kontrata përkatëse publike të përmbajnë dispozita detale mbi karakterin, formën, shumën, statusin, kushtet, konfiskimin dhe kthimin e çfarëdo sigurie të kërkuar të ekzekutimit. Dispozitat e tilla duhet të jenë në përputhshmëri me praktikat e zakonshme publike dhe afariste për llojin dhe lëndën e veçantë të kontratës publike. Në veçanti, kontrata përkatëse duhet që (i) të kërkojë nga autoriteti kontraktues që t’i sigurojë operatorit ekonomik një njoftim me shkrim mbi çfarëdo pretendimi të tij se operatori ekonomik ka dështuar që të ekzekutojë kontratën, dhe (ii) t’i japë operatorit ekonomik një afat të caktuar kohor për të korigjuar dështimin e tillë. Pavarësisht nga e mëparshmja, kërkesa për depozitimin e sigurisë së ekzekutimit që është vendosur nga neni 60.1 (v) nuk ka nevojë që të specifikohet në dosjen e tenderit.

 

60.6      Nëse siguria e ekzekutimit mund të depozitohet në formë të një bondi, kredie ose garancioni bankar, autoriteti kontraktues do të specifikojë në dosjen e tenderit, çfarëdo kushti që lëshuesi i bondit, kredisë ose garancionit të tillë bankar duhet ta përmbushë; sidoqoftë kushtet e tilla nuk duhet të kërkojnë nga lëshuesi i tillë që të ketë një vendqëndrim të caktuar afarist. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik në rregullat e prokurimit publik do të përfshijë edhe disa dispozita me rregulla detale lidhur me çështjet që biejnë nën fushëverprimin e këtij neni 60.6

 

60.7      Çdo autoritet kontraktues do të hapë një xhirollogari të veçantë me kamatë në një bankë të licencuar në Kosovë me qëllim të pranimit dhe mbajtjes së fondeve si siguri e ekzekutimit ose që janë pranuar në formë të një bondi, krediti ose garancioni bankar që është depozituar si siguri e ekzekutimit. Autoriteti kontraktues menjëherë do të depozitojë dhe mbajë të gjitha fondet e tilla në shumën e tillë. Autoriteti kontraktues nuk do t’i kthejë, transferojë, shfrytëzojë osë t’i përdorë në çfarëdo mënyrë tjetër fondet në fjalë, përveç siç është autorizuar saktësisht nga nenet 60.8 - 60.9.

 

60.8      Nëse nuk ka ngjarë asgjë që mund të shkaktojë konfiskimin e sigurisë së ekzekutimit, autoriteti kontraktues do t’i kthejë fondet ose dokumentet që janë depozituar në formë të sigurisë së ekzekutimit, në përputhshmëri me kushtet e kontratës përkatëse.

 

60.9         Nëse autoriteti kontraktues vendos (zbulon) se ka ndodhur një ngjarje që kërkon konfiskimin e sigurisë së ekzekutimit, siç është cekur në kontratën përkatëse, autoriteti i tillë kontraktues do të njoftojë operatorin përkatës ekonomik me shkrim mbi vendimin e tillë. Sidoqoftë, në rast se sigurimi i ekzekutimit në fjalë është depozituar në formë të një bondi, kredie ose garancioni bankar, autoriteti kontraktues duhet që së pari të marrë të gjitha masat e nevojshme për ti marrë (tërhequr) fondet përkatëse nga lëshuesi i tyre para se t’i dërgojë tenderuesit njoftimin e përmendur nga fjalia paraprake. Autoriteti kontraktues do ti depozitojë fondet e tilla në xhirollogarinë e përshkruar në nenin 60.7 përderisa tenderuesi përkatës t’i ketë shpenzuar të gjitha të drejtat e tij për të apeluar kundër vendimit të autoritetit kontraktues. Pasi që tenderuesi t’i këtë shpenzuar pa sukses të drejtat e tij për të apeluar kundër vendimit të tillë, dhe nuk është pranuar asnjë urdhër nga KRPP-ja, një panel shqyrtues ose një gjykatë kompetente që kërkon nga autoriteti kontraktues që të mos bëjë asnjë sistemim tjetër të fondeve në fjalë, autoriteti kontraktues do të:

 

a. nëse autoriteti kontraktues u nënshkruhet akteve normative mbi çështjet publike buxhetore ose çështjet e përvetësimeve, trajtojë konfiskimin e depozitit të tillë të sigurisë së ekzekutimit si gjobë dhe/ose dënim dhe do t’a transferojë fondet e tilla në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në përputhshmëri me dispozitat përkatëse të akteve të tilla; ose

 

b. nëse autoriteti kontraktues nuk u nënshtrohet akteve të tilla, të tranferojë fondet e tilla të konfiskuara në xhirollogarinë e tij të përgjithshme rrjedhëse dhe për qëllime të kontabilitetit dhe tatimore, t’i trajtojë fondet e tilla të konfiskuara të tenderit, si të ardhura të zakonshme (përgjithshme) të autoritetit kontraktues. 



Kapitulli 5

Kërkesat e Përshtatshmërisë

 

Neni 61

Pranueshmëria e kandidatëve ose tenderuesve

 

61.1      Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose të marrë pjesë në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj:

 

a. ka qenë pjesëmarrës në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit, ose në përgatitjen e ndonjë pjese të tyre, që shfrytëzohet nga autoriteti përkatës kontraktues; ose

 

b. ka pranuar ndihmë për përgatitjen e tenderit ose kërkesës për pjesëmarrje nga një person ose ndërmarrje që ka marrë pjesë në përgatitjen e njoftimit të kontratës ose dosjes së tenderit ose të ndonjë pjese të ndonjë pjesë të këtyre të fundit.

 

61.2      Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara;

 

a. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale duke përfshirë praktikimin e korrupsionit, larjen e parave, mitosjen, shantazh ose aktivitetet e përshkruara ose të ngjashme me ato të përshkruara në nenin 117.1 të këtij ligji, në ligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë ose në cilindo vend, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare;

 

b. është deklaruar i papërshtatshëm, për shkak të sjelljeve të përmendura më lart, nga çfarëdo banke, institucioni ose organizate e cila ofron fonde për zhvillim të përgjithshëm, investim publik ose rindërtim;

 

c. është dënuar nga një gjykatë kompetente për veprën penale të pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, që përkufizohet si asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si kriminale ose të kundërligjshme; ose

 

d. është dënuar nga një gjykatë kompetente për vepër penale të mashtrimit ose të barabartë me mashtrimin;

 

e. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjensi administrative ose organizatë për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellur në mënyrë joprofesionale; ose

 

f. është konstatuar nga KRPP-ja në bazë të dëshmive substanciale, se është sjellur në mënyrë joprofesionale ose ka bërë keqinterpretime serioze në dokumentet e dorëzuara lidhur me procedurat e prokurimit ose aktivitetet e udhëhequra që qeverisen nga ligji publik në Kosovë ose diku tjetër.

 

61.3      Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik:

 

a. gjatë dy viteve të kaluara është shpallur nga një gjykatë kompetente si i falimentuar ose insolvent;

 

b. me vendim të një gjykate kompetente është likuiduar ose ështe vënë në mbikëqyrje të administratorit;

 

c. aktualisht ka një marrëveshje ose aranzhim me kreditorët e tij që siguron kushte të zgjeruara ose të reduktuara të pagimit nëse mbi kushtet e tilla janë pajtuar paraprakisht kreditorët e tillë për shkak se operatori ekonomik më parë ka qenë i paaftë që të përmbushë obligimet e tij në afatin e duhur kohor;

 

d. është në një situatë të ngjajshme me ato të përshkruara në a, b ose c më lartë, që rrjedhin nga një procedurë e ngjashme sipas ligjeve në vendin ku është themeluar ose në vendin ku zhvillon veprimtarinë e tij afariste;

 

e. aktualisht i nënshtrohet një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon pagesat nga ose për një operatori të tillë ekonomik dhe që rezultojnë në një humbje të tërësishme ose të pjesshme të të drejtave të operatorit ekonomik për të administruar ose disponuar me pasurinë e tij.

 

f. aktualisht është lëndë e një vendimi gjyqësor ose administrativ i cili suspendon ose redukton pagesat nga ose për operatorët e tillë ekonomik nëse procedurat e tilla gjithashtu mund të rezultojnë në vendimin për falimentimin ose likuidimin e operatorit ekonomik;

 

g. gjatë tri viteve të fundit është konstatuar nga një gjykatë kompetente se nuk e ka përmbushur një kontratë me ndonjë njësi publike, autoritet publik ose ndërmarrje në Kosovë ose diku tjetër;

 

h. aktualisht është me vonesë në pagimin e çfarëdo kontributeve për sigurim social në Kosovë ose në vendin e themelimit të operatorit ekonomik;

 

i. aktualisht është me vonesë për pagimin e tatimeve në Kosovë ose në vendin e themelimit të operatorit ekonomik; ose 

 

j. ende nuk është pajtuar me një vendim të lëshuar nga KRPP-ja ose një panel shqyrtues.

 

61.4      Periudhat kohore të përcaktuara në këtë nen, ndërlidhen me periudhën që menjëherë paraprinë datën e publikimit të njoftimit të kontratës ose, në rast të procedurave të negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës, dërgimin e ftesës për pjesëmarrje ose tenderim.

 

61.5      Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik krijon dhe miraton rregullat që kanë të bëjnë me llojet e dokumenteve, dëshmive dhe/ose deklaratat që operatori ekonomik duhet t’i ofrojë në mënyrë që operatori ekonomik të demonstrojë se ai nuk përjashtohet në bazë të një dispozite të këtij neni 61. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që rregullat e tilla të mos kërkojnë në mënyrë të rreptë dokumente ose deklarata që nuk janë në dispozicion në vende ose rajone të caktuara. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të sigurojë që rregullat e tilla në masë të arsyeshme të rregullojnë mundësitë e operatorëve ekonomik nga ana e tyre, duke u lejuar paraqitjen e deklaratave të tyre nën betim, deklaratat e notarizuara e të ngjajshme. Në të gjitha rastet operatori ekonomik që paraqitet duhet të pranojë mundësinë e vendosjes së sanksioneve penale dhe civile, penaleve dhe dëmeve ndaj tij, nëse operator i tillë ekonomik, me dashje ose nga pakujdesia ka paraqitur çfarëdo dokumenti, deklaratë ose formulimi, që përmban informata përmbajtësisht të rrejshme ose mashtruese. 

 


Neni 62

Përshtatshmëria profesionale

    

62.1      Autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatori ekonomik që kërkon të merr pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në përmbushjen e kontratës publike që të paraqesë dokumentin e lëshuar nga autoriteti përkatës publik në vendin e themelimit të operatorit ekonomik me të cilin evidentohet regjistrimi i operatorit ekonomik në regjistrin profesional, tregtar dhe/ose të korporatave të atij vendi.

 

62.2      Nëse lëndë e aktivitetit të prokurimit është kontrata publike që përfshin ofrimin e  shërbimeve profesionale, dhe nëse këto shërbime i takojnë llojit që normalisht mund të ofrohen vetëm nga operatori ekonomik që ka autorizimin ose licencën e autoritetit publik ose që është anëtar i organizatës së caktuar, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të ofrojnë dëshmi të arsyeshme se ata kanë autorizimin ose licencën e tillë ose se janë anëtarë në vendin e tyre të themelimit ose deklaratën nën betimit se një kërkesë e tillë nuk ekziston në vendin e tyre të themelimit.

 

62.3      Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të përgatisë dhe miratojë rregullat me të cilat, kur është e arsyeshme dhe e nevojshme, i lejohet operatorit ekonomik të paraqes, në vend të dokumentit të kërkuar në nenin 62.1, çertifikatën, deklaratën nën betim ose deklaratën e notarizuar me të cilën vërtetohet ose dëshmohet ky regjistrim. Në të gjitha rastet, nga operatori ekonomik dorëzues kërkohet që të pranojë mundësinë e sanksioneve penale dhe civile, penaleve dhe dëmeve nëse operatori ekonomik me dashje ose nga pakujdesia parashtron dokumentin, deklaratën ose raportin që materialisht është e pasaktë ose mashtruese.

 

 

Neni 63

Gjendja ekonomike dhe financiare

 

63.1      Autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të parashtrojnë të dhëna për të treguar se ata i përmbushin kushtet minimale ekonomike dhe financiare të specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës. Në përgjithësi, operatorëve ekonomik u lejohet të plotësojnë këtë kërkesë duke paraqitur, nëse është me rëndësi dhe e nevojshme, një ose më shumë nga referencat e dhëna në vijim:

 

a. raportin ose raportet përkatëse nga një ose më shumë banka;

 

b. evidencë të një polise të sigurimit të lëshuar nga një kompani e njohur e licencuar e sigurimeve;

 

c. kopjet e çertifikuara të një ose më shumë bilanceve të gjendjes ose ekstrakteve nga bilancat e gjendjes nëse kërkohet publikimi i bilanceve të tillë të gjendjes në kuadër të ligjit në vendin e themelimit të operatorit ekonomik; ose

 

d. kopjet e  raporteve financiare dhe raporteve të menaxhimit të çertifikuara nga një firmë e njohur e licencuar për kontrollim.

 

63.2     Autoriteti kontraktues do të specifikojë, në njoftimin e kontratës ose në ftesën për tender ose pjesëmarrje, se cilat nga referencat e sipërpërmendura në nenin 63.1 dhe/ose referencat e tjera kërkohen prej tij.

 

63.3      Nëse për ndonjë arsye të vlefshme, operatori ekonomik nuk është në gjendje të sigurojë referencat e kërkuara nga autoriteti kontraktues, operatorit ekonomik i lejohet që të demonstrojë gjendjen e vet ekonomike dhe financiare përmes dokumentit tjetër që autoriteti kontraktues, në ushtrimin e diskrecionit të tij të arsyeshëm, e konsideron të përshtatshëm.



Neni 64

Aftësia teknike dhe/ose profesionale

 

64.1      Autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë dëshmi për të treguar se ata i posedojnë kualifikimet minimale të kërkuara dhe specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës. Gjatë vendosjes së kësaj kërkese, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik që të sigurojnë, nëse është relevante dhe e nevojshme, njërin ose të gjitha dokumentet e specifikuara në nenin 64.

 

64.2      Gjatë udhëheqjes së procedurave që shpiejnë drejt dhënies së kontratës publike në të cilën përfshihet livrimi i produkteve, nga operatorët ekonomik mund të kërkohet që të dëshmojnë aftësinë e tyre teknike përmes një ose më shumë mjeteve në vijim, sipas llojit, sasisë dhe qëllimit të produkteve që duhet të furnizohen:

 

a. listën me të cilën specifikohen të gjitha furnizimet kryesore të rëndësishme të operatorit ekonomik të realizuara në tri vitet e shkuara, duke saktësuar produktet e furnizuara, shumën e kontratës, datën dhe pranuesit; (i) kur furnizimi është bërë për një autoritet publik në Kosovë ose në një vend tjetër, për dëshmi të këtij livrimi shërben kopja e çertifikatës (çertifikatave) të rëndësishme të lëshuar ose të bashkënënshkruara nga autoriteti i tillë; (ii) kur furnizimi është bërë për një blerës privat, për dëshmi të këtij livrimi shërben kopja e çdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i livrimit të tillë;

 

b. përshkrimit të pajisjeve teknike të operatorit ekonomik, masave të sigurimit të cilësisë dhe pajisjeve për zhvillim;

 

c. shënimit për përfshirjen e teknikëve dhe organeve teknike, pavarësisht se i takojnë ose nuk i takojnë drejtpërdrejt operatorit ekonomik, sidomos të atyre që janë përgjegjës për kontrollimin e cilësisë; 

 

d. mostrave të produktit, përshkrimeve, prezentimeve grafike dhe/ose fotografive të produkteve që duhet të furnizohen, autenticitetit dhe cilësisë reprezentuese e cila duhet të vërtetohet nëse këtë e kërkon autoriteti kontraktues; dhe/ose

 

e. çertifikatave të hartuara nga institutet zyrtare për kontrollimin e cilësisë ose agjencitë kompetente të pranuara që vërtetojnë përshtatshmërinë e produkteve, që qartazi mund të identifikohen duke u bazuar në specifikimet dhe standardet përkatëse.

 

64.3       Nëse lidhur me procedurat që shpiejnë në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet livrimi i produkteve, të gjitha produktet që duhet të furnizohen janë komplekse ose, përjashtimisht, kërkohen për qëllime të posaçme, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik pjesëmarrës që t’i nënshtrohen një inspektimi me qëllim të verifikimit të kapaciteteve të tyre prodhuese, dhe nëse është e rëndësishme, të pajisjeve të tyre te hulumtimit dhe zhvillimit dhe masat për vërtetimin e cilësisë. Inspektimin e tillë, me shpenzimet e autoritetit kontraktues, mund ta kryej autoriteti kontraktues ose organi kompetent i pavarur në vendin në të cilin themelohet autoriteti ekonomik përkatës.

 

64.4      Në procedurat që shpiejnë në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet sigurimi i shërbimeve, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë të dhënat me të cilat dëshmohet aftësia e tyre për sigurimin e këtyre shërbimeve; në veçanti, të dhënat mund të kërkohen lidhur me shkathtësitë, efikasitetin, kapacitetin, përvojën dhe besueshmërinë. Të dhënat përkitazi me aftësitë teknike të operatorëve ekonomik mund të parashtrohen përmes një ose më shumë mjeteve në vijim, sipas llojit, sasisë dhe qëllimit të shërbimeve që duhet të furnizohen:

 

a. kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik dhe, në veçanti, të personit ose personave që drejtpërdrejt është ose janë përgjegjës për sigurimin e shërbimeve;

 

b. listën me të cilën saktësohen të gjitha kontratat kryesore të rëndësishme të shërbimeve të realizuara në periudhën e shkuar trivjeçare, duke saktësuar llojin e shërbimeve të përfshira, shumën e kontratës, datën dhe pranuesin; (i) kur shërbimet janë siguruar për autoritetin publik në Kosovë ose në vendin tjetër, si dëshmi për këtë sigurim të shërbimeve do të shërbejë kopja e çertifikatës (çertifikatave) përkatëse të lëshuar ose bashkë nënshkrura nga autoriteti i tillë publik: (ii) kur shërbimet janë siguruar për blerësin privat, dëshmi për këtë sigurim të shërbimeve duhet të jetë kopja e çdo dokumenti të nënshkruar nga blerësi dhe evidentimi i sigurimit të tillë;

 

c. një shënim të personelit teknik ose organeve teknike të përfshira, pavarësisht se a i takojnë ose nuk i takojnë drejtpërdrejt operatorit ekonomik, sidomos për ata që janë përgjegjës për kontrollimin e cilësisë; 

 

d. raportin mbi fuqinë mestare punëtore dhe numrin mesatar të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik për secilin nga tri vitet e fundit;

 

e. raportin mbi mjetet, stabilimentet ose pajisjet teknike që janë në dispozicion të operatorit ekonomik për realizimin e shërbimeve;

 

f. përshkrimin e masave që do të mirren nga operatori ekonomik për të siguruar cilësinë dhe pajisjet për hulumtime e zhvillim;

 

g. përshkrimin e elementeve të kontratës përkatëse që operatori ekonomik planifikon që t’i nënkontraktojë; dhe/ose

 

h. informacione tjera përkatëse dhe te duhura.

 

64.5     Nëse, lidhur me procedurat që shpiejnë në dhënien e kontratës publike me të cilën përfshihet sigurimi i shërbimeve, të gjitha shërbimet që duhet të furnizohen janë komplekse ose, përjashtimisht, kërkohen për qëllime të posaçme, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik pjesëmarrës që t’i nënshtrohen një inspektimi me qëllim të verifikimit të kapaciteteve të tyre prodhuese, dhe nëse është e rëndësishme, për lehtësirat për hulumtime e zhvillim dhe masat për vërtetimin e cilësisë. Inspektimin e tillë, me shpenzime të autoritetit kontraktues, mund ta kryej autoriteti kontraktues ose organi i pavarur kompetent i pavarur në vendin në të cilin është themeluar operatori ekonomik në fjalë.

 

64.6     Në procedurat që shpiejnë në dhënien e kontratës publike në të cilën përfshihet realizimi i projekteve të punëve ose realizimi i aktiviteteve ndërtimore, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga operatorët ekonomik të sigurojnë të dhënat me të cilat dëshmohet aftësia e tyre teknike dhe profesionale për kryerjen e projekteve të tilla ose realizimin e aktiviteteve të tilla; në veçanti, autoriteti kontraktues mund të kërkojë të dhëna përkitazi me: 

 

a. kualifikimet shkollore dhe profesionale të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik dhe, në veçanti, të personit ose personave që drejtëpëdrejt është ose janë përgjegjës për realizimin e projekteve të punës ose për realizimin e aktiviteteve ndërtimore;

 

b. listën me të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktivitetet ndërtimore të realizuara në periudhën e shkuar trivjeçare, të përcjella me çertifikata  për kryerje dhe/ose përfundim të kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve dhe/ose aktiviteteve ndërtimore; çertifikatat përcaktojnë vlerën, datën dhe vendndodhjen e projekteve të punëve dhe/ose aktiviteteve ndërtimore dhe specifikojnë nëse janë kryer dhe/ose përmbushur në përputhje me rregullat tregtare dhe janë përfunduar siç duhet; sa herë që është e mundur, autoriteti kontraktues mund të obligohet që të dakordohet me autoritetin publik kompetent në Kosovë ose në vendin tjetër që kopjet e çertifikatave përkatëse t’ia paraqes drejtpërdrejtë autoritetit kontraktues;   

 

c. raportin për mjetet, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë në dispozicion të operatorit ekonomik për realizimin e projektit të punëve ose përmbushjen e aktiviteteve ndërtimore;

 

d. raportin për fuqinë mesatare punëtore dhe numrin mesatar të personelit udhëheqës të operatorit ekonomik për secilin nga tri vitet e kaluara;

 

e. raportin për teknikët ose të njësitë teknike në të cilët mund të thirret kontraktuesi për zbatimin e projektit të punëve ose realizimin e aktiviteteve ndërtimore, pavarësisht se a i takojnë ose nuk i takojnë operatorit ekonomik; dhe/ose

 

f. informacion tjetër përkatës dhe relevant.

 

64.7    Autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës ose në ftesën për tenderim do të specifikojë se cilat referenca (dokumentacione) të saktësuara në këtë nen 64, i nevojiten.

 

Neni 65

Standardet për sigurimin e cilësisë

 

Po qe se autoriteti kontraktues kërkon dorëzimin e çertifikatave të hartuara nga organet e pavarura me të cilat vërtetohet përputhshmëria e operatorit ekonomik me një numër të caktuar standardesh për sigurimin e cilësisë, autoriteti kontraktues do t’u referohet sistemeve për sigurimin e cilësisë bazuar në serinë relevante të standardeve evropiane të çertifikuara nga organet që kryejnë veprimtaritë e tyre në pajtim me seritë e standardeve evropiane lidhur me aktivitetet e çertifikimit. Autoriteti kontraktues do t’i pranojë çertifikatat e barasvlershme të lëshuara nga cilido organ çertifikues pavarësisht nga vendi, nëse organi i tillë pranohet nga një shtet anëtar i UE-së. Autoriteti kontraktues po ashtu pranon të dhënat e tjera të besueshme për masat e barasvlershme të sigurimit të cilësisë nga operatorët ekonomik që nuk kanë qasje ose mundësi për sigurimin e çertifikatave të tilla brenda afateve të caktuara.

 

 

Neni 66

Grupet e operatorëve ekonomik

 

66.1      Grupi i operatorëve ekonomik mund të dorëzojë ftesë për pjesëmarrje ose një tender. Nga asnjëri grup i tillë nuk kërkohet që të marrë përsipër ndonjë formë të veçantë ligjore për të paraqitur tenderin; mirëpo, nga grupi i përzgjedhur mund të kërkohet që të bëjë këtë pasi që të ipet kontrata në fjalë, për aq sa kjo është e nevojshme, për përmbushjen e mjaftueshme të kontratës.

 

66.2      Nëse një tender dorëzohet nga një grup i tillë, nga grupi kërkohet që së bashku me tenderin e tij të dorëzojë edhe marrëveshjen për krijimin e atij grupi. Të gjitha autoritetet kontraktuese duhet që t’a parashtrojë këtë kusht në dosjet e tyre të tenderit.

 

66.3      Të gjithë anëtarët e grupit në fjalë janë së bashku dhe secili veçmas të përgjegjshëm para autoritetit kontraktues për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe nëse kontrata përkatëse i ipet grupit në fjalë, ata gjithashtu janë së bashku dhe veçmas të përgjegjshëm për ekzekutimin e kontratës në fjalë. Të gjitha autoritetet kontraktuese në dosjet e tyre të tenderit duhet ta përfshijnë një njoftim lidhur me këtë çështje. 

 

PJESA III

RREGULLAT PËR KONKURSET E PROJEKTIMIT

 

Neni 67

Dispozitat e përgjithshme

 

67.1     Rregullat për organizimin dhe udhëheqjen e një konkursi për projektim duhet të jenë në përputhshmëri me dispozitat e përcaktuara në këtë pjesë (Pjesa III) dhe ato do t’u komunikohen të gjithë personave dhe ndërmarrjeve të interesuara për pjesëmarrje në një konkurs të tillë.

 

67.2     Konkursi i projektimit do të ushtrohet në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtat afate kohore siç ushtrohen aktivitetet e prokurimit për kontratat me vlerë të madhe që zbatojnë procedurat e hapura.

 

67.3      Nëse, pa kurrfarë qëllimi që të diskriminojë në favor ose kundër një personi ose ndërmarrje, autoriteti kontraktues vendos se (i) konkursi i nevojshëm i projektimit mund të sigurohet, furnizohet ose ekzekutohet nga personi ose ndërmarrja me kualifikimet adekuate profesionale ose teknike dhe (ii) autoriteti i tillë kontraktues do të pranojë vetëm konkurset e dorëzuara nga personat ose ndërmarrjet që i posedojnë kualifikimet e caktuara minimale, autoriteti kontraktues do t’i vendosë kushtet për kualifikimet e tilla në mënyrë të qartë, objektive dhe jo-diskriminuese dhe do t’i publikojë të gjitha kërkesat e tilla në njoftimin për konkursin e projektimit. 

 

 

Neni 68

Fushëveprimi

 

Dispozitat e kësaj Pjese vlejnë për të gjitha konkurset e projektimit të përshkruara në nenin 19 të këtij ligji.

 

 

Neni 69

Njoftimi mbi konkursin e njoftimit

 

Kur autoriteti kontraktues planifikon të mbajë një konkurs për projektim, autoriteti kontraktues do

të përgatisë njoftimin mbi konkursin e projektimit në gjuhët e cekura në nenin 12 të këtij ligji. Nëse autoriteti kontraktues nuk është APP-ja, autoriteti kontraktues menjëherë do të i’a dorëzojë APP-së versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë.

 

 

Neni 70

Njoftimi mbi rezultatet e konkursit të projektimit

 

Autoriteti kontraktues që ka mbajtur konkursin e projektimit, duhet që brenda dy (2) ditëve të punës pas përfundimit së konkursit në fjalë të përgatisë një njoftim lidhur me rezultatet e konkursit të projektimit në gjuhët e cekura në nenin 12. Nëse autoriteti kontraktues nuk është APP-ja, autoriteti kontraktues mënjëherë do të i’a dorëzojë APP-së versionet të të gjitha gjuhët të njoftimit në fjalë.

 

Neni 71

Publikimi i njoftimeve për konkursin e projektimit

 

71.1      Rregullat që drejtojnë publikimin e një njoftimi për konkursin e projektimit janë të njëjta me rregullat e parashtruara në nenin 40 që e drejtojnë publikimin e njoftimeve të kontratës për kontratat që e kanë vlerën e njëjtë me konkursin përkatës të projektimit.

 

71.2     Rregullat që drejtojnë dërgimin dhe publikimin e një njoftimi mbi rezultatet e konkursit të projektimit janë të njëjta me rregullat e parashtruara në nenin 40 që drejtojnë dërgimin dhe publikimin e njoftimit për dhënien e kontratës, për kontratat që e kanë vlerën e njëjtë me konkursin përkatës të projektimit.

 

71.3     Përveç për njoftimet mbi rezultatet e konkursit të projektimit që i janë dërguar një pjesëmarrësi nga autoriteti kontraktues, asnjë njoftim dhe asnjë informacion në një njoftim, nuk mund të bëhen publike ose të zbulohen para një personi ose ndërmarrjeje, para publikimit të tij në përputhshmëri me këtë nen 71.

 

Neni 72

Formulari dhe përmbajtja e njoftimeve për konkursin e projektimit

 

Çdo njoftim do të përpilohet dhe publikohet në pajtim me formularin e aplikueshëm standard që miratohet nga Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik.

 

Neni 73

Mjetet e informimit

 

73.1      I tërë komunikimi dhe këmbimi i informacioneve i përmendur në këtë pjesë mund të kryhet përmes letrës, faksit ose mjeteve elektronike, varësisht sipas zgjidhjes së autoritetit kontraktues.

 

73.2     Komunikimi dhe këmbimi i informacioneve të përfshira në kuadër të kësaj Pjese do të bëhet në mënyrën me të cilën sigurohet mbrojtja e tërësisë dhe sekretit të të gjitha informacioneve të dorëzuara nga pjesëmarrësit, dhe mundësinë që autoriteti kontraktues të mund të studijojë përmbajtjen e të gjitha planeve, vizatimeve teknike ose vetë projekteve pas skadimit të afateve të caktuara për pranimin e tyre.

 

73.3     Autoriteti kontraktues do të sigurojë që njoftimi për konkursin e projektimit dhe rregullat e specifikuara në nenin 67.1 të cekin se, nëse planet, vizatimet teknike ose projektet paraqiten përmes mjeteve elektronike, dërguesi  është  i detyruar që t’i paraqes autoritetit kontraktues origjinalin fizik ose kur është e përfshtatshme kopje të të gjitha dokumenteve, çertifikatave, dëshmive dhe deklaratave që kërkohen nga autoriteti kontraktues jo më vonë se në afatin e caktuar për pranimin e origjinaleve fizike ose kopjeve të tilla.

 

Neni 74

Përbërja dhe vendimet e jurisë

 

74.1     Juria përbëhet nga një numër tek, por në asnjë rast më pak se tre (3) persona fizikë. Këta persona do të caktohen nga autoriteti kontraktues dhe ata nuk mund të jenë të anëtarësuar në ose të ndërlidhur me ndonjerin nga pjesëmarrësit në konkurs. Nëse nga pjesëmarrësit kërkohet që të posedojnë ndonjë kualifikim të posaçëm profesional, së paku një e treta e anëtarëve të jurisë duhet që po ashtu të posedojnë atë kualifikim ose barasvlerën e tij.

 

74.2.   Juria do të vendosë mbi konkursin vetëm në bazë të kritereve të përshkruara në njoftimin për konkursin e projektimit. Identiteti i pjesëmarrësve nuk do të zbulohet para anëtarëve të jurisë.

 

74.3      Asnjë person jashtë jurisë nuk mund të ndikojë ose të tentojë të ndikojë në vendimet e jurisë ose në opinionin e cilitdo nga anëtarët e jurisë.

 

74.4      Personave që nuk janë anëtarë të jurisë do t’u zbulohet vetëm vendimi i jurisë. Diskutimet e jurisë dhe opinionet e anëtarëve të jurisë gjatë diskutimeve të tilla do të mbahen si sekret nga të gjithë anëtarët e jurisë. Asnjëri nga anëtarët e jurisë nuk do të zbulojë përmbajtjen e diskutimeve të jurisë para një personi tjetër që nuk është anëtar i jurisë, përveç kur kërkohet nga një urdhër me shkrim nga KRPP-ja, një panel shqyrtues ose një gjykatë kompetente. Anëtari i jurisë që e shkel obligimin e mbajtjes së sekretit të cekur në nenin 74.4 është lëndë e një gjobe administrative deri në 10.000 Euro, gjobë kjo që do të vendoset dhe vlerësohet nga KRPP-ja.

 

74.5      Juria do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të arritur vendime konsensuale. Nëse, pas përpjekjeve të arsyeshme, anëtarët e jurisë vendosin se vendimi konsensual nuk mund të arrihet, juria do të vendosë mbi çështjen, me shumicë votash. Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik do të vendosë rregulla dhe procedura të qarta dhe jo-diskriminuese për të udhëhequr votimin në fjalë.  

 

 

PJESA IV

RREGULLAT SHTESË MBI KONTRATAT E

PUNËVE ME KONCESION

 

Kreu 1

Rregullat për dhënien e kontratës së punëve

me koncesion nga autoriteti kontraktues

 

Neni 75

Zbatimi i rregullave për dhënien e kontratave të punëve

 

Dispozitat e këtij ligji mbi aktivitetet e prokurimit që kanë për qëllim dhënien e kontratës së punëve, po ashtu do të zbatohen, pa ndonjë kufizim, për udhëheqjen e aktiviteteve të prokurimit nga autoriteti kontraktues që kanë për qëllim dhënien e kontrates së punëve me koncension; por me kusht që, autoriteti i tillë kontraktues të përgatisë, në vend të njoftimit të kontratës, një njoftim mbi punët me koncesion që përgatitet në përputhje me formularin e aplikueshëm që përcaktohet nga Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik.

 

 

Neni 76

Nën-kontraktimi

 

Gjatë ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit që shpiejnë drejt dhënies së një kontrates me vlerë të madhe të punëve me koncesion, autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës përkatëse dhe në dokumentet e kontratës mund të specifikojë që kandidatët, në tenderët e tyre të cekin përqindjen, nëse ka, të vlerës së përgjithshme të kontratave përkatëse të punëve ose të punës që kandidati ose tenderuesi planifikon ti nënkontraktoj me operatorë të tjerë ekonomik.

 

 

Neni 77

Theksimi i detyrueshëm

 

Kur autoriteti kontraktues i jep një personi, ndërmarrjeje ose organi, përveç një autoriteti tjetër kontraktues – pavarësisht nga statusi i tij ligjor –  një kontratë të punëve me koncesion, autoriteti kontraktues duhet të sigurojë që kontrata në fjalë të përmbajë një dispozitë që mbështetet në nenin 79 të këtij ligji që që i konfirmon obligimet e parashtruara në atë nen; por më kusht që, nëse kontrata e tillë nuk e përmban dispozitën në fjalë, kjo në asnjë mënyrë të mos e lirojë koncesionerin e këtyre punëve nga obligimi i tij për t’u pajtuar me nenin 79.   

 

Kreu 2

Rregullat mbi kontratat e dhëna nga koncesionerët

 

Neni 78

Rregullat e aplikueshme kur koncesioneri i punëve është autoritet kontraktues

 

 

 

Nëse koncesioneri i punëve është autoritet kontraktues, koncesoneri i tillë i punëve do t’i zbatojë të gjitha aktivitetet e tij të prokurimit në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

 

 

Neni 79

Rregullat e aplikueshme kur koncesioneri i punëve nuk është autoritet kontraktues

 

Kur koncesioneri i punëve nuk është autoritet kontraktues, koncesioneri i tillë i punëve duhet që, gjatë zbatimit të aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e një kontrate me vlerë të parashikuar më të madhe se 100,000 € ndaj një pale të tretë, t’i zbatojë aktivitetet e tilla në pajtim me dispozitat e këtij ligji, në të njëjtën mënyrë siç kërkohet nga autoriteti kontraktues. Koncesioneri i punëve duhet të përputhet me nenet 15-17 të këtij ligji gjatë parashikimit të vlerës të kontratës së tij.

 

 

 

Neni 80

Kontratat me ndërmarrjet e ndërlidhura

 

80.1      Ndërmarrja e ndërlidhur e një koncesioneri të punëve nuk mund të konsiderohet si “palë e tretë” brenda kuptimit të nenit 79 nëse, para dhënies së kontratës së punëve me koncesion, koncesioneri i punëve në fjalë formalisht e ka njoftuar autoritetin kontraktues mbi ekzistencën e ndërmarrjes së ndërlidhur.

 

80.2      Nëse një kontratë e punëve me koncesion i është dhënë një grupi operatorësh ekonomik, asnjë anëtar i grupit të tillë nuk konsiderohet si “palë e tretë” brenda kuptimit të nenit 79. Një ndërmarrje e ndërlidhur e një anëtari të tillë, po ashtu nuk do të konsiderohet si palë e tretë, nëse para dhënies së kontratës së punëve me koncesion grupi formalisht nuk e ka njoftuar formalisht autoritetin kontraktues mbi ekzistimin e një ndërmarrje të tillë të ndërlidhur.

 

 

PJESA  V

KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK

 

Neni 81

Krijimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

 

81.1     Në bazë të këtij ligji nga ana e Qeverisë, do të themelohet  komisioni rregullativ i prokurimit i quajtur Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (“KRPP”). KRPP-ja është kompetente për (i) zhvillimin e përgjithshëm dhe veprimin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, (ii) sigurimin që sistemi i tillë të veprojë në mënyrë që të arrijë shfytëzim sa më të lartë, racional, efikas dhe transparent të fondeve dhe burimeve publike, dhe të inkurajojë konkurrencën dhe të respektojë barazinë e pjesëmarrësve në procesin e prokurimit publik, dhe (iii) ushtrimin e funksioneve që i janë dhënë KRPP-së sipas këtij ligji.

 

81.2      KRPP-ja do të ketë një numër të mjaftueshëm të personelit ndihmës të trajnuar, për të mundësuar ushtrimin efikas dhe profesional të funksioneve të specifikuara në nenin 81.1.

 

 

Neni 82

Zbatimi i këtij ligji

 

KRPP-ja është kompetente dhe ka autoritetin, pushtetin dhe përgjegjësinë që të zbatojë këtë ligj dhe rregullat e prokurimit publik.

 

 

Neni 83

Vëzhgimi dhe funksionet hetimore

 

83.1 KRPP-ja po ashtu ka kompetencë, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi për të:

 

a. vëzhguar dhe kryer revizionet financiare për një rast të veçantë ose në baza të rregullta gjatë aktiviteteve të prokurimit publik;

 

b. hetuar, me vetiniciativë ose me kërkesën e një autoriteti publik, ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit ku dyshohet se janë bërë shkelje të këtij ligji ose rregullave të prokurimit publik ose çfarëdo legjislacioni ose rregullave të mëparshme mbi prokurimin publik në Kosovë;

 

c. vëzhguar dhe mbikëqyrur zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të rregullave të prokurimit publik; dhe

 

d. ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tjera që i janë caktuar KRPP-së sipas këtij ligji.

 

83.2     Në lidhje specifike me vëzhgimin, hetimin, revizionit dhe mbikëqyrjen e përcaktuar në kuadër të nenit 83.1, KRPP-ja i ka kompetencat, autoritetin, pushtetin dhe përgjegjësinë:

 

a. që t’i jap urdhër çdo personi, ndërmarrje ose autoriteti publik duke kërkuar nga personi, ndërmarrja ose autoriteti i tillë që të përgatisë, transferojë, dorëzojë dhe/ose lejoj qasje në të dhënat, informacionet, dokumentet, dhe/ose pajisjet e tjera të pasurisë së luajtshme dhe/ose të palujtshme që KRPP-ja, në bazë të ushtrimit të arsyeshëm të diskresionit të saj, i konsideron të rëndësishme për kryerjen e çdo funksioni të tillë.

 

b. që t’i jap urdhër çdo personi që të paraqitet pranë KRPP-së për të ofruar dëshmi lidhur me çdo çështje që KRPP-ja, në bazë të ushtrimit të arsyeshëm të diskresionit të saj, e konsideron të rëndësishëm për kryerjen e një funksioni të tillë;

 

c. që të ndërrmarrë masa të tjera të ligjshme të nevojshme dhe përkatëse për të vërtetuar nëse ka pasur shkelje të këtij ligji ose rregullave të prokurimit publik; dhe

 

d. që nëse KRPP-ja konstaton ose ka arsye për të dyshuar se ka pasur shkelje të ligjit, të nxjerrë pa vonesë një urdhër, sipas nevojës, (i) për të mënjanuar ose pezulluar dhënien e një kontrate publike ose rezultatin e një konkursi të projektimit, (ii) për të kërkuar nga autoriteti kontraktues që të pezulloj ose të anuloj aktivitetin e prokurimit ose zbatimin e vendimit nga një autoritet i tillë kontraktues; (iii) për të kërkuar nga autoriteti kontraktues që të anulojë ose revokojë vendimin e autoritetit të tillë kontraktues, (iv) për të kërkuar nga autoriteti kontraktues që të korigjojë shkeljen e ligjit, (v) për të kërkuar nga autoriteti kontraktues që të heq specifikimet, kërkesat ose kriteret diskriminuese teknike, ekonomike, financiare ose të përzgjedhjes, në cilindo njoftim, ftesë, dokumentin e kontratës ose në dokumentet e tjera që kanë të bëjnë me aktivitetin e prokurimit; dhe/ose (vi) për të kërkuar ndihmë nga zyrtarët për zbatimin e ligjit që të ndihmojnë KRPP-në për sigurimin e pajtueshmërinë nga palët me një urdhëresë tjetër të KRPP-së.

 

                

Neni 84

Zbatimi i procedurave të shqyrtimit të prokurimit

 

KRPP-ja gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e procedura për shqyrtimin e prokurimit që vendosen nga Pjesa VIII e këtij ligji.

 

 

Neni 85

Funksionet e tjera të KRPP-së

 

Përveç çështjeve të specifikuara më lartë, KRPP-ja gjithashtu do të:

 

a. ofrojë autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik këshilla mbi kërkesat e këtij ligji dhe mbi rregullat e prokurimit,;

    

b. përcaktojë kritere për kualifikim, teste dhe aftësim profesional për profesionistët e prokurimit publik të autoriteteve kontraktuese; udhëheqë programe të aftësimit profesional për profesionistët e prokurimit publik të autoriteteve kontraktuese;

 

c. përpilojë dhe mbajë (i) një “Listë të Autoriteteve Qendrore Publike” që i identifikon të gjitha autoritetet qendrore, organet, ministritë, departamentet, agjensionet, njësitë dhe asociacionet në Kosovë që përfshihen nga përkufizimi i “autoritetit publik” dhe (ii) një “Listë të Autoriteteve Publike Jo-qendrore” që i identifikon të gjitha autoritetet, organet, Ministritë, departamentet, agjensionet, njësitë, ose asociacionet e tjera në atë listë që përfshihen nga përkufizimi i “autoritetit publik”; me kusht që nëse KRPP-ja nuk e përfshin një autoritet, organ, ministri, departament, njësi ose asociacion në një listë të tillë, të mos jetë konstitutive për pyetjen se nëse autoriteti, organi, ministria, departamenti, njësia ose asociacioni përkatës është ose nuk është autoritet publik brenda kuptimit të këtij përkufizimi;

 

d. përpilojë dhe mbajë një “Listë të Operatorëve të Shërbimeve Publike” që i identifikon të gjitha autoritetet publike, ndërmarrjet, personat, organet dhe organizatat që përfshihen nga përkufizimi i “operatorit të shërbimeve publike;” me kusht që nëse KRPP-ja nuk e përfshin një autoritet publik, ndërmarrje, person, organ ose organizatë në një listë të tillë, mos përfshirja e tillë të mos jetë konstitutive për pyetjen se nëse nëse autoriteti i tillë publik, personi, organi, ndërmarrja ose organizata është ose nuk është operator i shërbimeve publik brenda kuptimit të këtij përkufizimi;

 

e. për çdo vit kalendarik të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe në Kuvend raportin vjetor me të cilin analizohen aktivitetet e prokurimit publik të ndërmarra në vitin përkatës kalendarik. Kjo analizë duhet të paraqitet më së voni në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm; dhe

 

f. përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe në Kuvend, së bashku me raportin vjetor të sipërpërmendur, rekomandimet për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose përmirësimin e këtij ligji.

 

Neni 86

Emërimi i anëtarëve

 

86.1      KRPP-ja përbëhet prej pesë (5) anëtarëve. Të gjithë anëtarët emërohen në përputhje me nenin 86, për një mandat prej pesë vitesh.

 

86.2      Secili anëtar i KRPP-së do të ketë statusin e nëpunësit civil sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe nuk mund të largohet ose suspendohet para skadimit të manadatit të tyre, përveç me urdhërin e Qeverisë ose urdhërin e një gjykate kompetente siç është paraparë me nenin 89 të këtij ligji.

 

86.3      Kryetari dhe anëtarët e KRPP-së propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi.

Gjatë propozimit të personave në fjalë, Qeveria duhet të respektoj kërkesat për anëtarësim, të specifikuara në nenet 86.4 – 86.7.

 

86.4     Asnjë person nuk mund emërohet ose të shërbejë si anëtar i KRPP-së nëse ai/ajo nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit për ndonjë arsye të paraparë në nenin 61.2.

 

86.5     Qeveria do të sigurojë që secili anëtar i KRPP-së të posedojë diplomë universiteti, të ketë përvojë të konsiderueshme në prokurim ose përvojë tjetër përkatëse dhe të mos ketë pengesa në të drejtën për t’u zgjedhur sipas nenit 86.4.

      

86.6     Qeveria do të sigurojë që së paku një anëtar i KRPP-së të posedojë kualifikime të njëjta me ato që kërkohen në kuadër të ligjit të aplikueshëm për emërimin për gjyqëtarë. Qeveria e cakton anëtarin e tillë që të shërbejë si Kryesuesi i Panelit Shqyrtues, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të procedurave të shqyrtimit të prokurimit nga vetë KRPP-ja, në pajtim me Pjesën VIII të këtij ligji.

 

86.7     Qeveria do të sigurojë që anëtarët e tjerë të KRPP-së  i plotësojë njërin nga kriteret e përshkruara në vijim: (i) ai/ajo të jetë jurist, kontabilist, ekonomist ose të ketë ndonjë profesion tjetër me diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme në prokurim ose pervojë tjetër përkatëse, ose (ii) ai/ajo të ketë diplomë universiteti në lëminë e inxhinierisë ose të arkitekturës dhe përvojë të konsiderueshme në ekzekutimin e projekteve të punëve.

 

 

Neni 87

Organizimi dhe votimi në KRPP

 

87.1      Kryetari përfaqëson, udhëheq dhe organizon punën e KRPP-së.

 

87.2     Kryetari ka të drejtë që të caktoj një anëtar individual për të organizuar dhe udhëhequr punën e KRPP-së në një lëmi të veçantë; por, me kusht që Kryesuesi i Panelit Shqyrtues të jetë pëgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e zbatimit të procedurave të shqyrtimit të prokurimit nga ana e KRPP-së, procedura këto që vendosen nga Pjesa VIII e këtij ligji dhe punën e komisioneve të shqyrtimit që vendosen sipas Pjesës VIII të këtij ligji.

 

87.3      Kryetari do ti konvokojë mbledhjet e KRPP-së kur ai/ajo e konsideron te nevojshme ose kur një gjë e tillë kërkohet nga dy anëtarë të tjerë të KRPP-së.

 

87.4      Kuorumi për mbledhjet e KRPP-së është tre (3) anëtar.

 

87.5      Kryetari do ti kryesojë mbledhjet e KRPP-së. Në raste të caktuara, kur është e nevojshme që KRPP-ja të takohet në mungesë të kryetarit, kryetari do të autorizojë një anëtar të KRPP-së që të kryesojë mbledhjen.

 

87.6      KRPP-ja do të bëjë përpjekje që vendimet gjatë mbledhjeve të mirren me konsensus. Kur kryesuesi i mbledhjes vendos se konsensusi nuk mund të arrihet, çështja përkatëse do të hyjë në votim. Për marrjen e një vendimi kërkohet vota e një shumice të anëtarëve të pranishëm. Në rast të një votimi të barabartë, kryesuesi i mbledhjes e ka votën përfundimtare.

 

87.7      KRPP-ja, nëse e sheh të nevojshme, mund të vendosë rregulla procedurale shtesë për të udhëhequr aktivitetet e saj. KRPP-ja do t’i sigurojë një kopje të rregullave të tilla çdo personi që i kërkon ato.

                                           

Neni 88

Sekreti

 

88.1     Nga të gjithë anëtarët, punonjësit, personeli dhe këshilltarët e KRPP-së kërkohet që të marrin të gjitha masat përkatëse për ti dhënë një shkallë të lartë të mbrojtjes çdo informacioni sekret të përgatitur ose të pranuar nga KRPP-ja gjatë kryerjes së detyrës së tij. Këto masa duhet të jenë të mjaftueshme për të siguruar që informacionet e tilla të mbrohen nga zbulimi i qëllimshëm dhe/ose i pakujdesshëm.

 

88.2     Nga të gjithë anëtarët, punonjësit, personeli dhe këshilltarët e KRPP-së kërkohet që të nënshkruajnë një deklaratë nën betim, me të cilën deklarojnë se do të mbrojnë nga zbulimi dhe përndryshe do të ruajnë sekretin e çdo informacioni sekret afarist dhe të përcaktuar si informacion sekret nga KRPP-ja. Me këtë deklaratë, anëtarët, punonjësit, personeli dhe këshilltarët e KRPP-së po ashtu janë të detyruar që të pranojnë se personalisht mund të përgjegjen në aspektin penal dhe civil për shkak të zbulimit të qëllimshëm ose të pakujdeshëm të informacionit të tillë.

 

88.3     KRPP-ja nuk do të vlerësojë si sekret asnjë material, zbulimi, publikimi, ose qasja publike e të cilit kërkohet ose lejohet sipas këtij ligji ose akteve të tjera normative.

 

88.4     Çdo shkelje me dashje ose çdo shkelje e përsëritur nga pakujdesia, e detyrimit për mbajtjen e sekretit, të paraparë në këtë nen 88, do të shërbejë si bazë e mjaftueshme për largimin e anëtarit përkatës ose shkarkimin e nënpunësit ose këshilltarit në fjalë.

 

 

Neni 89

Largimi dhe suspendimi i anëtarëve

 

89.1     Qeveria mund të largojë ose suspendojë një anëtar të KRPP-së me miratimin e një urdhëri me shumicë votash që kërkon largimin ose suspendimin e anëtarit ne fjalë.

 

89.2     Gjykata kompetente do të nxjerrë urdhërin me të cilin largohet ose pezullohet anëtari i KRPP-së nga detyra nëse, pas mbajtjes së një seance të plotë dhe të ndershme dëgjimi mbi këtë çështje, gjykata në fjalë konstaton se anëtari përkatës (i) nuk i plotëson, ose më nuk i plotëson, kërkesat për të qenë anëtar të specifikuara në nenin 86, (ii) ka kryer vepër penale ose të pamoralshme gjatë ose lidhur me udhëheqjen e detyrave të veta zyrtare, (iii) është ngatërruar në rastin e përshkruar në nenin 117.1; ose (iv) me dashje ka shkelur ose më shumë se një herë nga pakujdesia ka shkelur detyrës së tij për ruajtjen e sekretit sipas nenit 88.

 

89.3     Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në nenin 89.2 i nënshtrohet procedurave ose ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një urdhër për suspendimin e anëtarit deri në marrjen e vendimit përfundimtar lidhur me këtë çështje. Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në nenin 89.2 nuk u nënshtrohet procedurave dhe ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një urdhër duke larguar anëtarin në fjalë.                  

                                                                    

89.4     Nëse një anëtar i KRPP-së i nënshtrohet një procedure gjyqësore në të cilën anëtari akuzohet të ketë kryer vepër penale ose vepër që bie ndesh me etikën profesionale gjatë ose lidhur me udhëheqjen e detyrave profesionale ose është ngatërruar në rastin e përshkruar në nenin 117.1, gjykata mund të jap urdhër me të cilin suspendon anëtarin e tillë, derisa gjykata të ketë rast për mbajtjen e një seance të plotë dhe të ndershme të dëgjimit lidhur me akuzat, dhe të nxjerr vendim lidhur me këtë çështje.

 

89.5      Anëtari i KRPP-së që suspendohet sipas këtij neni 89, do të vazhdojë të marrë rrogën e tij/saj përderisa anëtari në fjalë të pushohet ose përderisa suspendimi të anulohet.

 

  

 

PJESA VI

AGJENSIA E PROKURIMIT PUBLIK

 

Neni 90

Krijimi i Agjensisë së Prokurimit Publik

 

90.1     Në bazë të këtij ligji, në kuadër të Qeverisë do të themelohet Agjencia ekzekutive e quajtur Agjencia e Prokurimit Publik – APP.

 

90.2     Drejtori dhe anëtarët e Bordit ekzekutiv të APP-së, propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi me mandate prej 3 (tri) vitesh .

 

90.3      Asnjë person nuk mund të shërbejë si anëtar i bordit ekzekutiv ose si anëtar i personelit në APP-së nëse ai/ajo (i) konsiderohet i/e papërshtatshëm për pjesëmarrje në aktivitetet e prokurimit për shkak të ndonjërës nga dispozitat e nenit 61.2 të këtij ligji.

 

90.4      Asnjë person nuk mund të shërbejë si anëtar i bordit ekzekutiv ose anëtar i personelit të APP-së përveç dhe përderisa ai/ajo të ketë dhënë një deklaratë me shkrim, nën betim, se ai/ajo do t’i ushtrojë aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues me ndërshmëri dhe besnikëri si dhe në përputhshmëri të plotë me këtë ligj dhe me rregullat e prokurimit publik.

 

90.5      Qeveria do të sigurojë që personi i caktuar si anëtar i bordit ekzekutiv i APP-së, t’i përmbush kërkesat e nenit 90.3 dhe të ekzekuton deklaratën e specifikuar në nenin 90.4. Drejtori i bordit ekzekutiv i APP-së do të sigurojë që të gjithë anëtarët e APP-së t’i plotësojnë kërkesat e nenit 90.3 dhe të ekzekutojnë deklaratën e specifikuar në nenin 90.4.

 

 

Neni 91

Aktivitetet e prokurimit të APP-së

 

91.1     Nëse APP-ja konstaton se një aktivitet i propozuar i prokurimit duhet, që për arsye të ekspertizës profesionale, ekonomicitetit, efikasitetit ose për ndonjë qëllim tjetër legjitim, të kryhet nga APP-ja në vend të autoritetit përkatës publik, APP-ja ka autoritetin që të kryejë, dhe do të kryejë, aktivitetin e prokurimin në fjalë në emër të autoritetit të tillë kontraktues. Në këtë rast APP-ja do të njoftojë autoritetin përkatës kontraktues për këtë, dhe autoriteti kontraktues në fjalë nuk do të jetë më i autorizuar që të kryejë prokurimin në fjalë.

 

91.2     APP-ja mundet, që pas pranimit të kontratës ose njoftimit mbi konkursin e projektimit nga autoriteti kontraktues, të kërkojë nga autoriteti i tillë kontraktues që të modifikojë ose të përgatisë edhe një herë një njoftim të tillë në përputhje me udhëzimet e APP-së. Autoriteti kontraktues nuk mund të vazhdojë me aktivitetin përkatës të prokurimit përderisa nuk i ka zbatuar direktivat e APP-së.

 

91.3     APP-ja mundet që pas pranimit të një kontrate ose njoftimit mbi konkursin e projektimit, të kërkojë nga autoriteti i tillë kontraktues që t’i dorëzojë APP-së dosjen e tenderit përkatës. APP-ja mundet që, pas shqyrtimit të dosjes së tenderit, të kërkojë nga autoriteti kontraktues që të modifikojë ose përgatisë edhe një herë dosjen e tenderit në fjalë në pajtim me direktivat e APP-së. Autoriteti kontraktues nuk mund të vazhdojë aktivitetin përkatës të prokurimit përderisa nuk i ka zbatuar direktivat e APP-së.

 

 

Neni 92

Mirëmbajtja e Regjistrit të Prokurimit Publik

 

92.1     APP-ja do të krijojë dhe do të mirëmbajë një Regjistër të azhurnuar të Prokurimit Publik që shërben si vend për ruajtjen e kopjeve elektronike të të gjitha njoftimeve, ftesave, deklaratave, raporteve, ankesave dhe vendimeve të regjistruara ose të nxjerra në lidhje me çdo aktivitet të prokurimit të kryer ose të filluar nga autoriteti kontraktues.

 

92.2     APP-ja do të mirëmbajë një regjistër të tillë në mënyrë elektronike në formë të një baze kompjuterike të të dhënave. APP-ja do të krijojë një faqe në internet në mënyrë që të mundësohet qasja e publikut në të gjitha informacionet e regjistrit.

 

92.3     Regjistri do të sigurojë një qasje të tillë në informacionet e tilla për një periudhë pesëvjeçare, pas (i) skadimit ose përfundimit të kontratës përkatëse publike, (ii) mbylljes së konkursit të projektimit, ose (iii) nëse aktiviteti i prokurimit formalisht anulohet ose përndryshe përfundon pa dhënien e kontratës, në datën kur aktiviteti i prokurimit është anuluar ose përfunduar.  

     

Neni 93

Funksionet e tjera të APP-së 

                                                                                                        

APP-ja po ashtu do të:

    

a. krijojë dhe mirëmbajë një bazë të të dhënavë për qasje publike si dhe faqen në internet që përmban informacionet aktuale mbi të gjitha mundësitë dhe aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë; baza e tillë e të dhënave gjithashtu mund të përmbajë infomata mbi aktivitetet e prokurimit jashtë Kosovës.

 

b. krijojë dhe mirëmbajë një përmbledhje sistematike për qasje publike të informacioneve themelore statistikore dhe informacioneve të tjera përmbajtësore mbi aktivitetet e prokurimit të të gjitha autoriteteve kontraktuese, duke përfshirë edhe APP-në;

 

c. krijojë dhe mirëmbajë një bazë qendrore të të dhënave për qasje publike për regjistrimin dhe ruajtjen e informacioneve që nuk konsiderohen sekrete, informata këto që sigurohen nga operatorët ekonomik për përmbushjen e kërkesave të përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në përputhje me nenet 61 - 65 të këtij ligji;

 

d. krijojë dhe mirëmbajë një bazë qendrore të të dhënave për regjistrimin dhe ruajtjen e informacioneve mbi përmbushjen e kontratave publike nga operatorët ekonomik;

 

e. përgatisë dhe ruajë raporte mbi aktivitetet e prokurimit të APP-së; dhe do të kërkojë, pranojë dhe ruajë raportet e autoriteteve të tjera kontraktuese për aktivitetet e prokurimit të autoriteteve të tilla kontraktuese;

 

f. aranzhojë publikimin e njoftimeve sipas kërkesave të këtij ligji;

 

g. kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera me të cilat ngarkohet APP-ja sipas këtij ligji.   

 

 

PJESA VII

KOMISIONI I RREGULLAVE PËR PROKURIM PUBLIK

 

Neni 94

Themelimi i Komisionit të Rregullave për Prokurim Publik

 

KRPP-ja, APP-ja si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave së bashku do të themelojnë komisionin i cili do të njihet si Komisioni i Rregullave për Prokurim Publik (“Komisioni i Rregullave”).

 

Neni 95

Përpilimi dhe miratimi i Rregullave të Prokurimit Publik

 

95.1         Komisioni i Rregullave përpilon edhe i shpall rregullat detale të prokurimit publik për zbatimin e këtij ligji. Rregullat e prokurimit publik në fjalë përbëhen nga rregullat, udhëzimet, direktivat dokumentet dhe formularët që autoritetet kontraktuese, zyrtarët e prokurimit, ndërmarrjet dhe personat duhet ti resektojnë, përdorin dhe/ose marrin parasysh gjatë ekzekutimit ose pjesëmarrjes në aktivitetet e prokurimit të rregulluara me këtë ligj.

 

95.2         Nëse një dispozitë e këtij ligji në mënyrë eksplicite kërkon nga Komisioni i Rregullave që të përpilojë dhe/ose vendosë rregulla që zbatojnë ose mbulojnë lëndën e dispozitës përkatëse, Komisioni i Rregullave është posaçërisht i obliguar që të përpilojë dhe që t’i përfshijë rregullat e kërkuara në rregullat e prokurimit publik. Nëse një dispozitë e këtij ligji nuk kërkon një gjë të tillë në mënyrë eksplicite, Komisioni i Rregullave, për aq sa e konsideron të nevojshme, do të përpilojë dhe përfshijë në rregullat e prokurimit publik, rregulla që e mblulojnë lëndën e dispozitës përkatëse të këtij ligji. Komisioni i Rregullave gjithashtu është i autorizuar që të hartojë rregulla mbi çështjet që biejnë nën fushëveprimin e këtij ligji por që nuk janë të mbuluara hollësisht nga dispozitat e këtij ligji.                                                                                         

 

95.3         Komisioni i Rregullave siguron që të gjitha instrumentet e lartëpërmendura të jenë në përputhshmëri me këtë ligj dhe poashtu të promovojnë integritetin dhe drejtësinë në procesin e prokurimit publik.

 

95.4         Në lidhje me aktivitetet e prokurimit që shpiejnë drejt dhënies së një kontrate me vlerë të madhe Komisioni i Rregullave do të sigurojë që rregullat mbi përmbajtjen e dosjeve të tenderit dhe njoftimeve të përmbajnë informata esencialisht identike me formularin që kërkohet nga legjislacioni përkatës i UE-së.

 

95.5         Komisioni i Rregullave përpilon dhe miraton rregulla detale mbi procedurat e sakta që do të zbatohen dhe formularët që do përdoren për secilën nga procedurat e prokurimit të vendosura nga nenet 30 - 36 të këtij ligji. Të gjitha rregullat e tilla, në minimum duhet të jenë në pajtim me këtë ligj dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duhet t’i obligojnë autoritetet kontraktuese (i) për të luajtur një rol aktiv gjatë përcaktimit të kushteve të kontratave, veçanërisht sa ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve, afateve të dërgimit, sasive, karakteristikave dhe garancioneve teknike, (ii)  që sa më shumë që është e mundshme, të krahasojë kërkesat për pjesëmarrje dhe tenderët në mënyrë efektive për të përcaktuar përparësitë dhe mangësitë e tyre përkatëse, (iii) për të siguruar që çmimi i kontraktuar nuk është më i madh së çmimi përkatës në treg.

 

95.6        Komisioni i Rregullave gjithashtu do të përpilojë dhe do të nxjerrë një Kod Etik të prokurimit i cili duhet të respektohet nga të gjithë zyrtarët e prokurimit, shërbyesit civil dhe personat e tjerë të punësuar nga autoritetet kontraktuese. Kodi Etik në fjalë, në minimum, duhet të përfshijë një përmbledhje të rregullave të detyrueshme mbi evitimin e konfliktit të interesave.

 

 

Neni 96

Emërimi i anëtarëve

 

96.1         Komisioni i Rregullave përbëhet nga tre anëtarë, prej të cilëve njëri është nga KRPP-ja njëri nga APP-ja dhe tjetri nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

 

96.2         KRPP-ja, APP-ja dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të sigurojnë që secili nga individët e emëruar si përfaqësues të tyre, t’i përmbushin kriteret në vijim:

 

a. ai/ajo e ka statusin e shërbyesit civil ose është punonjës, punësimi i të cilit nuk është rezultat i një emërimi politik

 

b. ai/ajo nuk konsiderohet si i/e papërshtatshëm për pjesëmarrje në aktivitetet e prokurimit, për shkak të ndonjërës nga dispozitat e nenit 61.2.

 

c. ai/ajo e mban një diplomë universitare dhe ka përvojë substanciale në prokurim, ose përvojë të ngjajshme; dhe

 

d. ai/ajo është në gjendje që të shpenzojë mjaft kohë për të punuar në Komisionin e Rregullave.

 

 

Neni 97

Kryesuesi i Komisioni të Rregullave për Prokurim Publik

 

Përfaqësuesi i KRPP-së është Kryesuesi i Komisionit të Rregullave.

 

 

Neni 98

Organizimi dhe puna e Komisionit të Rregullave për Prokurim Publik

 

98.1      Kryesuesi e organizon dhe e menaxhon punën e Komisionit të Rregullave.

 

98.2      Kryesuesi është i autorizuar që të caktojë një individ për të organizuar dhe menaxhuar punën e Komisionit të Rregullave në një lëmi të caktuar. Kryesuesi gjithashtu është i autorizuar që të ftojë ekspertë nga jashtë për të marrë pjesë në punën e Komisionit të Rregullave.

 

98.3      Kryesuesi do t’i konvokojë mbledhjet e Komisionit të Rregullave kur ai/ajo e konsideron të nevojshme ose kur një gjë e tillë kërkohet nga një anëtar tjetër i Komisionit të Rregullave.

 

98.4      Kuorumi për mbledhjet e Komisionit të Rregullave ku do të mirren vendime lidhur me përmbajtjen e rregullave të prokurimit është dy (2) anëtar.

 

98.5      Kryesuesi do të kryesojë mbledhjet e Komisionit të Rregullave. Në raste të veçanta, kur është e domosdoshme për Komisionin e Rregullave që të takohet në mungesë të Kryesuesit, Kryesuesi duhet të autorizojë një anëtar tjetër që të kryesojë mbledhjen.

 

98.6      Komisioni i Rregullave do të bëjë përpjekje të arsyeshme për të arritur koncenzus lidhur me përmbajtjen e rregullave të prokurimit publik. Në rast Kryesuesi konstaton se koncenzusi nuk mund të arrihet për të çështje të caktuar, atëherë çështja e tillë do të arrihet me koncenzusin e shumicës së anëtarëve. Në rast se Kryesuesi konstaton se koncenzusi nuk mund të arrihet me shumicë, atëherë Kryesuesi do të vendosë mbi atë çështje.

 

PJESA VIII

PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË PROKURIMIT

 

Kreu 1

Dispozitat e përgjithshme

 

Neni 99

Fushëveprimi

 

              

 

Me dispozitat e kësaj Pjese përcaktohen të drejtat themelore dhe procedurale dhe mjetet juridike në dispozicion të palëve të interesuara siç është përkufizuar ky term (“palë e interesuar”) në nenin 4.

 

 

Neni 100

Parimet themelore

 

100.1  Gjatë zbatimit të procedurave për shqyrtimin e prokurimit të përcaktuara në këtë Pjesë, të gjithë personat pjesëmarrës, ndërmarrjet dhe autoritetet publike do të sigurojnë që kjo procedurë të zbatohet dhe realizohet në mënyrë të shpejtë, të drejtë dhe pa diskriminim, që ka për qëllim zgjidhjen e drejtë, të ligjshme dhe efektive të lëndës në fjalë.

 

100.2     As zbatimi i ndonjë procedure të shqyrtimit dhe asnjë vendim i KRPP-së, një paneli shqyrtues të krijuar nga KRPP-ja, ose i ndonjë anëtari ose nëpunësi të KRPP-së nuk do të mirret ose bëhet në mënyrën me të cilën diskriminohet në të mirë ose në dëm të një pjesmarrësi në procedurë ose të një personi ose ndërmarrje tjetër.

 

100.3    Të gjitha palët e interesuara do të kenë qasje të barabartë në procedurat për

shqyrtimin e prokurimit dhe në mjetet juridike sipas kësaj Pjese VIII.

 

100.4    Çdo procedurë për shqyrtimin e prokurimit do të realizohet në pajtim të plotë 

me dispozitat e përcaktuara të këtë Pjesë.

 

 

Kreu 2

Panelet shqyrtuese

 

Neni 101

Formimi i paneleve shqyrtuese nga KRPP-ja

 

101.1     KRPP-ja do të formojë, sipas nevojës, një ose më shumë panele shqyrtuese për të ushtruar procedurat e shqyrtimit të prokurimit në përputhshmëri me dispozitat e kësaj Pjese VIII.

 

101.2     Paneli shqyrtues i formuar nga KRPP-ja, do të ketë kompetenca, autoritet, pushtet dhe përgjegjësi, në kuadër të kushteve të saktësuara në këtë Pjesë VIII që:

 

a. të shqyrtojë ankesat e pranuara nga KRPP-ja nga palët e interesuara lidhur me shkeljet e mundshme të këtij ligji;

 

b. të zbatojë hetimet dhe procedurat e shqyrtimit të prokurimit me qëllim që të përcaktohen faktet që kanë shkaktuar ankesat e tilla;

 

c. t’i jap urdhër çdo personi, ndërmarrje ose autoriteti publik duke kërkuar nga një person, ndërmarrje ose autoritet i tillë që të dorëzojë, bartë, paraqesë dhe/ose mundësojë qasje në të dhëna, informacione, dokumente, dhe/ose artikuj të tjerë të pasurisë së luajtshme dhe/ose të paluajtshme që paneli shqyrtues, në ushtrimin e arsyeshëm të diskrecionit të vet, i konsideron të rëndësishme për zbatimin e hetimeve ose të procedurave për shqyrtimin e prokurimit.    

 

d. të nxjerrë një urdhër ndaj çdo personi për tu paraqitur në procedurën për shqyrtimin e prokurimit dhe të japë dëshmi lidhur me çdo çështje që paneli shqyrtues, në ushtrimin e arsyeshëm të diskrecionit të tij, i konsideron relevante lidhur me lëndën e kësaj procedure;

 

e. të merr çfarëdo masë tjetër të nevojshme dhe të përshtatshme për të verifikuar nëse është bërë ndonjë shkelje;

 

f. të jap urdhër me të cilën mënjanohet ose pezullohet dhënia e kontratës publike ose rezultati i një konkursi të projektimit;

 

g. t’i jap urdhër autoritetit kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë

      që të suspendojë ose përfundoj zbatimin e aktivitetit të prokurimit ose

      zbatimin e vendimit të autoritetit të tillë lidhur me ose gjatë aktivitetit në fjalë;

 

h. t’i jap urdhër autoritetit kontraktues, duke e detyruar autoritetin e tillë që të anuloj ose revokoj vendimin e autoritetit të tillë lidhur me - ose të marrë gjatë-aktivitetit të prokurimit;

 

i. t’i jap urdhër autoritetit kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë që të i’a paguaj kompensimin parashtruesit të ankesës;  

 

j. t’i jap urdhër autoritetit kontraktues duke e detyruar autoritetin e tillë që të korrigjojë shkeljen e pretenduar dhe/ose të parandalojë dëmtimin e mëtejmë të parashtruesit të ankesës dhe/ose të ndonjë pale tjetër të interesuar;

    

k. t’i jap urdhër autoritetit kontraktues që të mënjanojë specifikimet diskriminuese teknike, ekonomike, financiare ose të përzgjedhjes, kërkesat ose kriteret e përfshira në njoftim, ftesë, dosjen e tenderit ose dokumentet e tjera të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit; dhe

 

l. të lëshojë një urdhër me të cilin detyrohen zyrtarët për zbatimin e ligjit që të ndihmojnë panelit shqyrtues në ekzekutimin e një urdhëri të panelit në fjalë.

 

 

 

Neni 102

Përbërja e paneleve shqyrtuese

 

102.1    Paneli shqyrtues përbëhet nga tre (3) persona. Anëtari i KRPP-së i caktuar nga Qeveria në pajtim me nenin 86.6 si Kryesuesi i Panelit Shqyrtues është anëtar i çdo paneli shqyrtues. Dy anëtarët e tjerë të një paneli shqyrtues emërohen nga Kryetari i KRPP-së; më kusht që, cilido anëtar i tillë të jetë ose (i) anëtar i KRPP-së, ose (ii) një person i emëruar nga Qeveria në përputhshmëri me nenin 102.4.

 

102.2    Kryesuesi i Panelit Shqyrtues do të drejtojë punën e të gjitha paneleve shqyrtuese. Personi ne fjalë gjithashtu do të përfaqësojë, menaxhojë dhe organizojë punën e të gjitha paneleve shqyrtuese.

 

102.3    Kryesuesi i Panelit Shqyrtues është i autorizuar që të caktojë një anëtar tjetër të panelit shqyrtues që të organizojë dhe menaxhojë punën e panelit të tillë shqyrtues në një lëmi të caktuar.

 

102.4    Në rast se numri i ankesave që duhet të vendosen nga panelet shqyrtuese sipas kësaj Pjese VIII, e ngarkon tej mase KRPP-në dhe me këtë e kufizon aftësinë e KRPP-së që me kohë dhe në mënyrë efikase t’i përmbushë funksionet që i janë caktuar asaj nga ky ligj, Qeveria mundet, me kërkesën e përbashkët të Kryetarit të KRPP-së dhe Kryesuesit të Panelit Shqyrtues të caktojë, në baza të përkohshme, një ose më shumë persona shtesë që të shërbejnë si anëtar të panelit shqyrtues.

 

102.5    Nëse Qeveria e ushtron autoritetin e vet që i është dhënë sipas nenit 102.4, atëherë ajo duhet të sigurojë që (i) asnjë person të mos emërohet nëse ai/ajo është i/e papërshtatshëm që të marrë pjesë në aktivitetet e prokurimit për shkak të ndonjërës nga arsyet e cekura në nenin 61.2, (ii) që çdo person i emëruar të ketë një diplomë universitare ose të posedojë përvojë substanciale në prokurim ose përvojë të ngjajshme, dhe (iii) që së paku një e treta e personave të emëruar të jenë ekspertë ligjorë ose të kenë kualifikimet e njëjta me atë që kërkohen nga ligji i aplikueshëm për emërimin për gjyqtar.

 

 

Neni 103

Rregullorja e punës së paneleve shqyrtuese

 

KRPP-ja është e autorizuar që të vendosë rregulloren e punës për të udhëhequr ushtrimin e procedurave të shqyrtimit. Rregullorja e punës që përmendet më lartë duhet të jetë në përputhshmëri me këtë ligj, veçanërisht me dispozitat e kësaj Pjese VIII. Kryesuesi i Panelit Shqyrtues është përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e përpilimit (hartimit) të kësaj rregulloreje.

 

Neni 104

Sekreti

 

Të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese u nënshtrohen dispozitave mbi sekretin, në nenin 88.

 

 

 

Kreu 3

Ftimi dhe zbatimi fillestar i procedurave të shqyrtimit

 

Neni 105

Afatet për dorëzimin e ankesës

 

105.1  Ankesa mund të dorëzohet nga cilado palë e interesuar në çdo fazë të aktiviteteve ose procedurave të prokurimit dhe në lidhje me çfarëdo aktiviteti ose lëshimi të autoritetit kontraktues që supozohet të ketë bërë shkelje të këtij ligji.

 

105.2    Nëse kontrata përkatëse është dhënë ose është marrë vendimi për konkursin përkatës të projektimit, ankesa mund të dorëzohet vetëm brenda afatit prej tetë (8) ditëve kalendarike pas datës së pranimit te njoftimit të kontratës përkatëse ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit. Kjo periudhë tetë (8) ditore fillon në mesnatën e ditës kur bëhet publikimi i njoftimit të kontratës.

 

105.3    Nëse ankesa dorëzohet pas datës së publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës përkatëse ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit, paneli shqyrtues mund të refuzojë një pretendim të bërë në ankesë nëse:

 

a. pretendimi ka të bëjë me një veprim ose lëshim të autoritetit kontraktues, që pretendohet të ketë ndodhur dhjetë (10) osë më shumë ditë kalendarike para datës së tillë të publikimit;

 

b. parashtruesi i ankesës, sipas opinionit të panelit shqyrtues, ka qenë në dijeni ose arsyetimisht është dashur të ketë qenë në dijeni mbi veprimin ose lëshimin e tillë – tetë (8) osë më shumë ditë kalendarike para datës së publikimit;

 

c. parashtruesi i ankesës, sipas opinionit të panelit shqyrtues, ka qenë në dijeni ose arsyetimisht është dashur të ketë qenë në dijeni se veprimi ose lëshimi i tillë përmbejnë shkelje të këtij ligji – tetë (8) osë më shumë ditë kalendarike para datës së publikimit; dhe

 

d. parashtruesi i ankesës, sipas opinionit të panelit shqyrtues, ka patur mjaft kohë që të përgatisë dhe dorëzojë një ankesë që përmban pretendimet në fjalë para datës së tillë të publikimit.

    

 

Neni 106

Arkivimi dhe përmbajtja thelbësore e ankesës

 

106.1    Çdo palë e interesuar mund të dorëzojë një ankesë në KRPP; sidoqoftë, KRPP-ja do të marrë masa vetëm nëse ankesa e tillë:

      

a. përmban emrin, adresën dhe informatat kontaktuese të parashtruesit të ankesës;

 

b. përmban emrin e autoritetit përkatës kontraktues;

 

c. përmban një përshkrimin specifik të arsyeshëm të aktiviteteve përkatëse të prokurimit;

 

d. e ka të bashkangjiur një kopje të njoftimit për dhënien e kontratës ose të njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit, nëse diç e tillë është nxjerrë ose publikuar.

 

e. vërteton se parashtruesi i ankesës kualifikohet si “palë e interesuar” siç është përkufizuar kjo shprehje në nenin 4 të këtij ligji;

 

f. përshkruan rrethanat faktike që përbëjnë ose që ngrisin supozimin për shkeljen e këtij ligji;

 

g. specifikon dispozitën ose dispozitat e këtij ligji që supozohet të jenë shkelur; dhe;

 

h. përshkruajë mënyrën se si shkelja e supozuar i ka shkaktuar ose kërcënohet t’i shkaktojë dëme materiale parashtruesit të ankesës.

 

106.2      Parashtruesi i ankesës, origjinalin e ankesës në fjalë, do të i’a dërgojë KRPP-së dhe njëkohësisht do të i’a dërgojë, në mënyrën më të shpejtë të mundshme, një kopje edhe autoritetit kontraktues.

 

106.3     KRPP-ja, pas pranimit të ankesës, menjëherë do ta shqyrtojë atë për t’u sigururar që ajo i plotëson kushtet sipas nenit 106.1. KRPP-ja duhet të përfundojë shqyrtimin e ankesës brenda një (1) dite pune pas pranimit të ankesës.

 

106.4       Nëse KRPP-ja konstaton se ankesa nuk i plotëson kushtet sipas nenit 106.1 KRPP-ja  menjëherë do të informojë parashtruesin e ankesës me shkrim, përmes mjeteve më të shpejta të mundshme, mbi karakterin e të metat që janë gjetur. Nëse afati për parashtrimin e ankesës ka skaduar ose skadon për më pak se dy (2) ditë pune, parashtruesi i ankesës do të ketë në dispozicion dy ditë pune pas marrjes së njoftimit të tillë për të korrigjuar të metat e tilla dhe për të riparashtruar ankesën. Nëse afati për parashtrimin e ankesës akoma nuk ka skaduar dhe nuk skadon për më pak se dy (2) ditë pune, parashtruesi i kërkesës mund të ri-parashtrojë kërkesën në çdo kohë para skadimit të afatit për parashtrim.

 

106.5    Nëse parashtruesi i ankesës riparashtron ankesë me të meta, KRPP-ja do të refuzojë ankesën me paragjykim dhe parashtruesi i ankesës e humb të drejtën për parashtrimin e një ankese që parashtron çfarëdo pretendimi të bërë në ankesën e refuzuar.

 

106.6    Nëse KRPP-ja konstaton se ankesa është parashtruar me kohë dhe i plotëson kushtet sipas neneve 106.1, KRPP-ja do të (i) emërojë një ekspert për shqyrtim sipas nenit 108 dhe (ii) formojë një panel shqyrtues për t’i shqyrtuar pretendimet e bëra në ankesë.

 

 

 

Neni 107

Pezullimi automatik i aktivitetit të prokurimit

 

107.1    Po qe se dhe derisa KRPP-ja nuk merr një vendim tjetër, me shkrim, parashtrimi

i ankesës automatiksht e obligon autoritetin kontraktues që të pezulloj zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë.

 

107.2   KRPP-ja mund të heq pezullimin automatik që kërkohet sipas nenit 107.1 nëse, KRPP-ja pas marrjes parasysh të pasojave të mundshme të pezullimit automatik, pasoja këto që mund të cënojnë të gjitha interesat duke përfshirë edhe ato publike, se pasojat negative të pezullimit të tillë i tejkalojnë përfitimet që mund të arrihen përmes pezullimit automatik në fjalë. KRPP-ja do të njoftojë parashtruesin e ankesës dhe autoritetin përkatës kontraktues mbi vendimin e tillë.

 

107.3  Vendimi mbi heqjen e pezullimit automatik asesi nuk do të cënojë ose përndryshe nuk do të ndikojë negativisht në ankesën ose parashtruesin e ankesës.

 

 

Neni 108

Angazhimi i ekspertit shqyrtues

                                                                       

108.1     Me qëllim të mbrojtjes së interesave të autoritetit kontraktues dhe të parashtruesit të ankesës, dhe për të siguruar paanësinë në zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga parashtruesi i ankesës, KRPP-ja do të emërojë ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar zbatimin e aktiviteteve të prokurimit përkatës dhe për të përcaktuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.

 

108.2     KRPP-ja do të përpilojë dhe mbajë një listë të ekspertëve të kualifikuar për shqyrtim. Gjatë përzgjedhjes së ekspertëve shqyrtues, do të mirren parasysh individët që janë të paanshëm, profesional dhe që kanë njohuri lidhur me zbatimin e aktiviteteve të prokurimit, si dhe të kenë njohuri mbi këtë ligj.

 

 

Neni 109

Përgjegjësitë e ekspertit shqyrtues dhe të autoritetit kontraktues

 

109.1    Eksperti shqyrtues, në afat prej shtatë (7) ditësh kalendarike, menjëherë pas emërimit të tij/saj do të, (i) shqyrtojë dokumentacionin e prokurimit të autoritetit kontraktues dhe shënimet përkatëse, (ii) intervistojë, nëse ai/ajo e sheh të arsyeshme ose të nevojshme, cilindo zyrtar, nëpunës ose këshilltar të autoritetit kontraktues, dhe (iii) pajisë panelit shqyrtues dhe kryesuesin e autoritetit kontraktues me një vlerësim me shkrim mbi aktivitetin e prokurimit dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të përfshira në ankesë.

 

109.2   Autoriteti kontraktues është i obliguar që (i) të bashkëpunoj plotësisht me ekspertin shqyrtues, (ii) t’i sigurojë ekspertit shqyrtues qasje të menjëhershme, të plotë dhe të lirë në të gjitha dokumentet dhe të dhënat, pa marrë parasysh vendndodhjen ose llojin, lidhur me aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues, dhe (iii) të pajtohet plotësisht, me shpejtësi, në përgjithësi dhe pa shmangie me çdo kërkesë të ekspertit shqyrtues.

 

 

Neni 110

Vendimi i autoritetit kontraktues

 

110.1     Autoriteti kontraktues, në afat prej katër (4) ditëve kalendarike pas marrjes së vlerësimit të ekspertit shqyrtues të specifikuar në nenin 109.1, i dërgon ekspertit shqyrtues, panelit shqyrtues dhe parashtruesit të ankesës vendimin e autoritetit kontraktues në lidhje me çështjet e parashtruara në ankesë.

 

110.2    Vendimi me shkrim që kërkohet nga neni 110.1 duhet të bëjë vlerësimin detal të autoritetit kontraktues mbi vlefshmërinë e secilës nga pretendimet e bëra në ankesë. Nëse vendimi bën një vlerësim mbi një pretendim, që ndryshon nga vlerësimi i dhënë nga eksperti shqyrtues, autoriteti kontraktues në vendimin e tij paraprak do të bashkangjisë një deklaratë me shkrim në të cilën shpjegohen arsyet e këtij ndryshimi. Nëse vendimi e refuzon një pretendim ose e mohon vlefshmërinë e tij, autoriteti kontraktues duhet që të përfshijë edhe një deklaratë me të cilën shpjegohen arsyet për refuzimin ose mohimin e tillë. 

 

110.3     Nëse, në vendimin e tij, autoriteti kontraktues konstaton se pretendimi ose të gjitha pretendimet janë të vlefshme, ai brenda pesë (5) ditëve kalendarike, do të ndërmerr çfarëdo veprimi korigjues të nevojshëm për ta rregulluar aktivitetin e prokurimit në pajtueshmëri me këtë ligj dhe të mënjanojë aq sa është e mundur çdo dëm ose kërcenim që shkon në dëm të parashtruesit të ankesës ose operatorëve të tjerë ekonomik. Duke vepruar kështu, autoriteti kontraktues mund të kërkoj këshilla ose sugjerime nga eksperti shqyrtues, paneli shqyrtues ose KRPP-ja,  parashtruesi i ankesës dhe/ose operatorët e tjerë ekonomik. Masat korigjuese që ndërmerren nga autoriteti kontraktues mund të përfshijnë, sipas nevojës: (i) anulimin e aktivitetit të prokurimit, dhënies së kontratës ose rezultatit të konkursit të projektimit (ii) zgjatjen e afatit të fundit kohor (iii) ndryshimin ose zhvleftësimin e një vendimi të autoritetit kontraktues dhe/ose (iv) marrjen e çfarëdo masave të tjera që janë të nevojshme për të përmirësuar shkeljet e bëra nga autoriteti kontraktues.

 

110.4    Autoriteti kontraktues menjëherë do të informojë panelit shqyrtues, parashtruesin e ankesës dhe operatorët e tjerë përkatës ekonomik për veprimin korigjues të ndërmarrë.

 

110.5    Nëse, brenda afatit kohor të specifikuar në nenin 110.1, autoriteti kontraktues nuk e nxjerr vendimin që e refuzon ose e mohon vlefshmërinë e një pretendimi ose që nuk e vlerëson farë vlefshmërinë e një pretendimi, parashtruesi i ankesës, pastaj mundet që brenda tri (3) ditëve kalendarike pasi që të ketë pranuar vendimin në fjalë ose pasi që të ketë skaduar afati kohor i specifikuar në nenin 110.1, cilado që ndodh më vonë, do të dorëzojë (arkivojë) një njoftim me shkrim tek paneli shqyrtues dhe autoriteti kontraktues, duke identifikuar pretendimet që parashtruesi i ankesës planifikon t’i vazhdojë para panelit shqyrtues.  

 

110.6     Nëse autoriteti kontraktues e nxjerr një vendim duke konstatuar se një pretendim i bërë në ankesë është i vlefshëm, por ai nuk ndërmerr masa adekuate korigjuese brenda afatit kohor të specifikuar në nenin 110.4, parashtruesi i ankesës, pastaj mundet që brenda tri (3) ditëve kalendarike nga skadimi i afatit të tillë kohor, të dorëzojë një njoftim me shkrim tek paneli shqyrtues dhe autoriteti kontraktues, lidhur me dështimin e autoritetit kontraktues dhe që kërkon nga paneli shqyrtues që të shyrtojë qështjen dhe të nxjerrë një urdhër për autoritetin kontraktues sipas nenit 101.2.j të këtij ligji.

 

110.7       Nëse autoriteti kontraktues, më kohë e pranon njoftimin me shkrim nga parashtruesi i ankesës sipas nenit 110.5 ose 110.6, autoriteti kontraktues brenda tri (3) ditëve kalendarike pas pranimit të njoftimit në fjalë, do t’i transferojë të gjitha dokumentet dhe shënimet lidhur me aktivitetin përkatës të prokurimit në panelin shqyrtues.

 

 

Kreu 4

Procedurat para një Paneli Shqyrtues

 

Neni 111

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Panelit Shqyrtues

 

111.1   Çështjet që parashtruesi i ankesës i ka identifikuar në njoftimin e paraqitur

në përputhje me nenin 110.5 ose 110.6 do të shqyrtohen dhe do të vendosen nga paneli shqyrtues që formohet në përputhje me nenin 106.6.

 

111.2    Procedurat e panelit shqyrtues ushtrohen në përputhshmëri me dispozitat e kësaj Pjese VIII dhe Rregulloren e Punës sipas nenit 103.

 

111.3   Para marrjes së një vendimi përfundimtar mbi një çështje, paneli shqyrtues mund të kërkojë nga autoriteti kontraktues dhe/ose parashtruesi i ankesës që të sigurojë informata dhe/ose shpjegime shtesë. Paneli shqyrtues ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet publik që të dorëzojë materiale ose dëshmi që me arsye mendon se kanë të bëjnë me çështjen përkatëse. Ngjajshëm, paneli shqyrtues ka të drejtë që të kërkojë nga çdo person, ndërmarrje ose autoritet publik që të sigurojë dëshmi që paneli shqyrtues me arsye mendon se kane të bëjnë me çështjen përkatëse.

 

111.4    Nëse cilado palë në procedurë dështon ose refuzon që të marrë pjesë plotësisht në procedurat ose që të pajtohet me kërkesat e kësaj Pjese VIII, Rregulloren e Punës që përshkruhet në nënin 103, ose një urdhër të nxjerrë nga paneli shqyrtues, paneli shqyrtues mund t’a trajtojë (zgjidhë) refuzimin ose dështimin e tillë, siç e sheh të arsyeshme, duke: (i) vendosur mbi çfarëdo çështje ligjore dhe/ose çështje faktike në favor ose kundër palës kundërshtuese, dhe/ose (ii) vendosur mbi çfarëdo pretendimi në favor ose kundër palës kundërshtuese.

 

 

Neni 112

Afati i fundit për marrjen e vendimeve

 

112.1     Me qëllim që të mbrohen interesat e autoritetit kontraktues dhe të operatorëve përkatës ekonomik, procedurat para panelit shqyrtues duhet të jenë efikase dhe të përfundojnë në afat sa më të shkurtër duke respektuar dispozitat e këtij ligji dhe Rregulloren e Punës të vendosur sipas nenit 103.

 

112.2     Paneli shqyrtues do të nxjerrë vendimin e tij përfundimtar me shkrim, së bashku me deklaratën me shkrim mbi arsyet mbi të cilat është marrë një vendim i tillë, dhe ndonjë urdhër që nevojitet për zbatimin e vendimit të tillë, jo më vonë se dhjetë (10) ditë kalendarike pas skadimit të afatit kohor të specifikuar në nenin 110.7,. Kur në çështje janë të përfshira fakte veçanërisht të ndërlikuara, Komisioni mund të përcaktojë çëshjen si çështje shumë të ndërlikuar dhe të shtyejë afatin për jo më shumë se dhjetë (10) ditë kalendarike për nxjerrjen e vendimit të tij, deklaratës mbi arsyet dhe urdhërit të tij.

 

112.3     Paneli shqyrtues menjëherë do t’i dërgojë autoritetit kontraktues dhe parashtruesit të ankesës vendimin e tij me shkrim, deklaratën me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe çdo urdhër përcjellës.

 

 

Neni 113

Siguria, Gjobat dhe Dëmet

 

113.1       Të gjitha ankuesit duhet të depozitojnë një siguri brenda tri (3) ditëve të punës pas dorëzimit të ankesës. Shuma e këtij sigurimi është e barabartë me pesë përqind (5%) të vlerës së kontratës publike ose konkursit të projektimit, por jo më pak se 1000 Euro dhe jo më shumë se 10,000 Euro. Sigurimi i tillë mund të depozitohet në para të gatshme, përmes transferimit telegrafik ose bankar. Sigurimi i tillë gjithashtu mund të depozitohet në formë të një qeku të çertifikuar, bondi, kredie ose garancioni bankar, nëse forma dhe lëshuesi i instrumentit të tillë i përmbush kërkesat e vendosura nga Komisioni i Rregullave në rregullat e prokurimit publik.

 

113.2    Nëse shuma e plotë e sigurimit në fjalë nuk depozitohet brenda afatit kohor të specifikuar prej tri (3) ditëve të punës, KRPP-ja do të refuzojë ankesën dhe parashtruesi i ankesës nuk mund të parashtrojë më ndonjë ankesë tjetër në të cilën përfshihet ndonjëri nga pretendimet e bëra në ankesën e refuzuar.

 

113.3    KRPP-ja do të kthejë menjëherë çfarëdo sigurimi që është depozituar në lidhje me ankesat që janë refuzuar për shkak të mungesës së afateve kohore ose jo-plotësisë sipas nenit 105 ose 106.

 

113.4    Nëse ankesa nuk është refuzuar për shkak të ndonjërës nga arsyet e specifikuara në nenin 105, 106 apo 113.2, paneli përkatës shqyrtues, me përfundimin e procesit shqyrtues, do të shyrtojë secilin pretendim në ankesën në fjalë për të konstatuar se nëse parashtrusi i ankesës ka bërë pretendime të rrejshme. Paneli shqyrtues do të konstatojë se një pretendim është i rrejshëm nëse paneli shqyrtues konstaton se, në kohën kur parashtruesi i ankesës e ka parashtruar ankesën ai ka qenë në dijeni ose është dashur të ketë qenë në dijeni se nuk ka patur kurrfarë baze objektive në faktet ose se nuk ka patur ndonjë bazë objektive në ligj për bërjen e atyre pretendimeve.

 

113.5    KRPP-ja menjëherë do të i’a kthejë sigurimin parashtruesit të ankesës nëse paneli shqyrtues konstaton se ndonjëra nga pretendimet në ankesë nuk është e rrejshme. Nëse paneli shqyrtues konstaton se të gjitha pretendimet e bëra në ankesë kanë qenë mashtruese, sigurimi i tenderit do të konfiskohet. Në raste të tilla, KRPP-ja do të (i) njoftojë parashtruesin e ankesës më shkrim mbi konstatimin e tillë. Sidoqoftë, nëse siguria e tenderit në fjalë është deponuar në formë të një bondi, krediti ose garancioni bankar, KRPP-ja do të ndërmarrë të gjitha masat për t’i tërhequr fondet në fjalë nga lëshuesi i tyre, para se t’i dërgojë parashtruesit të ankesës njoftimin që kërkohet nga fjalia e mëparshme e këtij paragrafi.

 

113.6    Nëse paneli shqyrtues konstaton se cilado nga pretendimet e bëra në ankesë janë të rrejshme, KRPP-ja mund të kërkojë nga parashtruesi i ankesës që të paguajë një gjobë shtesë deri në 10.000 Euro. Në raste të tilla, parashtruesi i ankesës është i papërshtatshëm për pjesëmarrje në çfarëdo mënyrë në një aktivitet të prokurimit që mbulohet nga ky ligj përderisa (i) gjoba në fjalë nuk paguhet plotësisht, ose (ii) një gjykatë me kompetente e anulon vendimin e KRPP-së për pagimin e gjobës në fjalë. Nëse KRPP-ja e vednos një gjobë sipas këtij neni 113.6, ajo do të lëshojë një urdhër për parashtruesin e ankesës, urdhër ky që kërkon nga ai që (i) të paguajë gjobën në fjalë, (ii) i referohet këtij neni 113.6, dhe (iii) e njofton parashtruesin e tillë të ankesës se përderisa të paguhet gjoba plotësisht ose përderisa një gjykatë kompetente të mos e anulojë vendimin e KRPP-së, parashtruesi i ankesës konsiderohet (është) i papërshtatshëm për pjesëmarrje në çfarëdo mënyrë në aktivitetet e prokurimit që mbulohen nga ky ligj.

 

113.7    Nëse një pretendim i bërë nga parashtruesi i ankesës konstatohet se është i vlefshëm, paneli shqyrtues mundet (i) të caktojë një anëtar për të llogaritur, në përputhshmëri me aktet e aplikueshme normative, dëmet që i janë shkaktuar, nëse ka të tilla, parashtruesit të ankesës si pasojë e shkeljeve të bëra nga autoriteti përkatës kontraktues, dhe (ii) të nxjerrë një urdhër që kërkon nga autoriteti kontraktues që të i’a pagujë shumën e dëmeve parashtruesit të ankesës.

 

113.8    KRPP-ja do të hapë një xhirollogari të ndarë me kamatë në një bankë të licencuar komerciale në Kosovë, me qëllim të pranimit dhe mbajtjes së (i) fondeve të pranuara në formë të sigurimit ose një bond, kredi apo garancion bankar që është depozituar si sigurim i tenderit në vijë me nenin 113.1, dhe (ii) fondet e pranuara nga një gjobë që është vënë sipas nenit 113.6. KRPP-ja menjëherë do t’i depozitojë dhe mbajë fondet e tilla në këtë xhirollogari. KRPP-ja nuk do t’i kthejë, transferojë ose t’i shfrytëzojë në çfarëdo mënyrë tjetër këto fonde, përveç siç autorizohet saktësisht nga neni 113.9.

 

113.9    KRPP-ja mund ti lërë fondet e tilla të depozituara në xhirollogarinë e përmendur në nenin 113.8 përderisa (i) kthimi i tyre kërkohet nga neni 113.3 ose 113.5, ose (ii) parashtruesi i ankesës i ka shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar vendimin e panelit shqyrtues, vendim ky i marrë në pajtim me nenet 113.4, 113.5 dhe, nëse aplikohet, 113.6. Pasi që parashtruesi i ankesës ti ketë shpenzuar pa sukses të gjitha të drejtat e tij për të apeluar kundër këtij vendimi dhe asnjë gjykatë me jursdiksion kompetent nuk e ka nxjerrë një urdhër duke e udhëzuar KRPP-në që t’i sistemojë fondet ndryshe, KRPP-ja do ti trajtojë fondet e tilla, nëse aplikohet, si një gjobë ose dënim dhe do t’i transferojë fondet në fjalë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në pajtim me dispozitat përkatëse të akteve të aplikueshme normative mbi çështjet buxhetore dhe të përvetësimeve.

 

                                                      

Neni 114

Veprimet pranë Gjykatave

 

114.1   Nëse parashtruesi i ankesës mendon se vendimi përfundimtar ose konstatimi i një paneli shqyrtues është në kundërshtim me faktet ose me këtë ligj, parashtruesi i ankesës mund të ankohet kundër një vendimi të tillë para një gjykate kompetente në vijë me aktet e aplikueshme normative që i rregullojnë procedurat për apelimin në fjalë. Mirëpo, dorëzimi, dërgimi ose rezultati i ankesës nuk do të ketë ndikim të mëtejmë në zbatimin e prokurimit përkatës.

 

114.2    Nëse, pas ndegjimit të apelit në fjalë, gjykata konstaton se një pretendim i bërë nga parashtruesi i ankesës në ankesën e mëparshme që i është dorëzuar KRPP-së, nuk ka qenë i pavlefshëm, gjykata do të lëshojë një urdhër duke kërkuar nga KRPP-ja që të i’a kthejë parashtruesit të ankesës çfarëdo sigurimi që i’a kishte konfiskuar dhe çfarëdo gjobe që i është vendosur atij sipas nenit 113.

 

114.3    Nëse pas ndëgjimit të apelit në fjalë, gjykata konstaton se një pretendim i bërë nga parashtruesi i ankesës së ankesën e tij të mëparshme që i është dorëzuar KRPP-së është bërë në mënyrë të vlefshme, gjykata mund të lëshojë një urdhër (i) duke e shfuqizuar ose ndryshuar çfarëdo urdhëri ose vendimi të marrë nga KRPP-ja ose paneli shqyrtues, dhe/ose (ii) nëse parashtuesi i ankesës mund të demonstrojë se ai është dëmtuar nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktues, atëherë gjykata gjithashtu mund të kërkojë nga autoriteti kontraktues që të i’a paguajë parashtruesit të ankesës kompensimin adekuat.

 

 

Kreu 5

Raportimi

 

Neni 115

Raportimi para Kuvendit

 

 KRPP-ja do të raportojë për punën e tij një herë në vit para Qeverisë dhe Kuvendit mbi mbarëvajtjen e procedurave të shqyrtimit të prokurimit në vijë me këtë Pjesë VIII .

 

 

Neni 116

Dërgimi i informacioneve

 

116.1    Për çdo vit kalendarik, KRPP-ja do t’i sigurojë Qeverisë dhe Kuvendit, më së voni deri në fund të shkurtit të vitit pasues kalendarik, informacionet dhe të dhënat në vijim, sipas llojeve të procedurave dhe objekteve të aktivitetit përkatës të prokurimit:

 

a. numrin e përgjithshëm të ankesave të pranuara;

 

b. numrin e ankesave të refuzuara për shkak të mungesës së afateve kohore ose jo-plotësisë sipas nenit 105 ose nenit 106 ose dështimin për të depozituar sigurimin e kërkuar nga neni 113;

 

c. numrin e ankesave që janë konstatuar se nuk përmbajnë pretendime të vlefshme;

 

d. numrin e aktiviteteve të prokurimit që janë anuluar si rezultat i një ankese; dhe

 

e. informacione të hollësishme për çdo rast kur autoriteti kontraktues nuk e ka respektuar një urdhër të KRPP-së osë një paneli shqyrtues; dhe

 

f. numrin e procedurave të shqyrtimit që kanë rezultuar në konstatimin se aktiviteti përkatës i prokurimit dhe dhënia ose vendimi janë bërë në mënyrë të vlefshme.

 

116.2   Qeveria, në konsultim me KRPP-në dhe në bazë të informacioneve që janë përshkruar në nenin e mësipërm 116.1, do të përgatisë propozimin e masave që kanë për qëllim reduktimin ose eliminimin e disa shkeljeve të caktuara dhe të përsëritura, duke përfshirë edhe përgatitjen e propozim-amendamenteve për këtë ligj.

 

 

PJESA IX

MJETET JURIDIKE, DISPOZITAT NDËSHKIMORE DHE ÇËSHTJET

PËRFUNDIMTARE

Kreu 1

Shkeljet e ligjit dhe ndëshkimet

 

Neni 117

Ndikimi i paligjshëm, shpagimi dhe marrëveshjet e fshehta

 

117.1.    Pa prejudikuar dhe duke iu nënshtruar Ligjit Penal dhe ligjeve të tjera përkatëse, do të konsiderohet shkelje e këtij ligji, e dënueshme dhe e zbatueshme në pajtim me ligjin në fuqi përkatës për çdo person që:

 

a. sigurojë, ofrojë, kërkojë, ose pranojë ose të tregojë gatishmëri për të siguruar, ofruar, kërkuar ose pranuar diç që është e vlefshme (duke përfshirë, por pa u kufizuar në, para, ofertë pune, pasuri materiale dhe jomateriale, favorizim ose shërbime) për përfitimin e drejtëpërdrejtë ose të tërthortë ose pasurimin e punojësit ose të ish punojësit, zyrtarit ose ish zyrtarit të një autoriteti kontraktues, ose të një personi apo ndërmarrje që ka lidhje me ose që bashkëpunon me punojësin, ish punojësin, zyrtarin ose ish zyrtarin, në tërësi ose pjesërisht për të ndikuar ose tentuar për të ndikuar në vendimin ose masat që dëmtojnë, ose lidhen me inicimin, zbatimin ose rezultatet e aktivitetit të prokurimit.   

          

b. të ndërmarrë masa, ose të tregojë gatishmëri për të marrë masa, me qëllim të frikësimit, shtrëngimit, dëmtimit ose shkaktimit të dëmit (fizik, financiar ose të ndryshëm) të ndonjë personi ose ndërmarrje, në tërësi ose pjesërisht me qëllim që të ndikojë, të tentojë të ndikojë ose të hakmirret për një vendim ose veprim lidhur me inicimin, zbatimin ose rezultatin e aktivitetit të prokurimit.

                                                                                                       

c. të kërkojë ose të hyjë në çfarëdo marrëveshje, aranzhim ose mirëkuptim me çfarëdo personi ose ndërmarrje tjetër, nëse marrëveshja, aranzhimi pse mirëkuptimi i tillë ka për qëllim që të ndikojë ose të parandalojë, kufizojë ose të ngatërroj konkurrencën për cilëndo kontratë publike; ose

 

d. të i’a lehtësojë ose ta inkurajojë cilindo person ose ndërmarrje që të mirret me cilëndo nga veprimet e specifikuara në pikat “a”, “b” ose “c” më lartë.

 

      117.2    Pika “c” e nenit 117.1 nuk do të zbatohet gjatë negociatave ose ekzekutimit të marrëveshjeve formale me shkrim të një grupi të operatorëve ekonomik, nëse marrëveshja e tillë bie nën fushëveprimin e nenit 66.2.

 

117.3    Çdo nëpunës civil ose punojës ose zyrtar i autoritet kontraktues që informohet, përmes çfarëdo mjeti, për veprën e përshkruar në nenin 117.1 ose për ndonjë rast që pritet të përfshijë një vepër të tillë, menjëherë duhet të njoftojë për këtë së paku dy anëtarë të KRPP-së.

 

117.4    Me të mësuar për veprën ose rastin e tillë, përmes çfarëdo mjeti, KRPP-ja menjëherë do të ndërmarrë hetimet paraprake mbi këtë çështje dhe, nëse ajo konstaton ekzistimin e të dhënave fizike dhe/ose dëshmuese me të cilat vërtetohet se ka ndodhur vepra e tillë, KRPP-ja (i) do ta drejtojë çështjen formalisht në zyrën e prokurorit publik dhe (ii) të ndërmarrë – siç e sheh të arsyeshme KRPP-jë në bazë të rrethanave – cilëndo nga masat e autorizuara nga neni 83 i këtij ligji. KRPP-ja gjithashtu mundet t’a urdhërojë APP-në që të ushtrojë autoritetin e saj sipas nenit 26 ose nenit 91 të këtij ligji, dhe ta marrë përsipër kyerjen e aktivitetit të prokurimit vetë (APP-ja) ose një komision për dhënien e kontratës.

 

117.5   Çdo person ose ndërmarrje që me dashje ose nga pakujdesia e rëndë ofron, ose shkakton ose nxit personin tjetër ose ndërmarrjen për të siguruar, informacione përmbajtësisht të pasakta ose mashtruese, dëshmi ose të dhëna KRPP-së ose zyrës së prokurorit publik duke pohuar ose duke tentuar të dëshmoj ose të mos e pranoj veprën penale të paraparë në nenin 117.1 i nënshtrohet ndjekjes penale sipas ligjit penal të Kosovës për një vepër të tillë dhe po ashtu përgjigjet për të gjitha dëmet financiare dhe dëmet e tjera që ai ua ka shkaktuar personave të tretë dhe ndërmarrjeve.

 

117.6    Kur një kundërvajtje e saktësuar në nenin 117.1 pretendohet të jetë kryer nga ose në emër të ndërmarrjes, personi ose personat fizik që faktikisht janë të ngatërruar në rastet që kanë shkaktuar ndjekjen penale të një veprimi të tillë, po ashtu ndiqen penalisht për këtë. Veç kësaj, çdo drejtor ose zyrtar i lartë ekzekutiv i ndërmarrjes së tillë që ka qenë në dijeni ose, sipas kujdesit të arsyeshëm drejtues, është dashur të ketë qenë në dijeni për rastet që kanë shkaktuar ndjekjen e veprës së tillë penale, po ashtu do të ndiqen penalisht. Kur vepra penale është vepër penale e paraparë në nenin 117.7, personat, drejtorët dhe zyrtarët e tillë, së bashku me ndërmarrjen, do të përgjigjen në mënyrë të përbashkët për të gjitha dëmet financiare ose dëmet e tjera që u kanë shkaktuar personave të tretë ose ndërmarrjeve.

 

 

 

Neni 118

Shkeljet e ligjit nga autoriteti kontraktues

 

118.1    KRPP-ja do të vendosë një gjobë prej jo më pak se 10.000 Euro mbi një autoritet kontraktues që nuk zbaton një vendim mbrenda 3 ditëve pune ose për mosrespektimin e urdhërit të KRPP-së, Komisionit ose APP-së.

 

118.2    Nënpunësi civil ose zyrtari i autoritetit kontraktues që dështon në respektimin e urdhërit të KRPP-së të përmendur më lartë do të pushohet nga puna dhe do të gjobitet me një shumën që nuk është më e vogël se 1,000 euro. Personi i tillë nuk mund të bëhet prapë nënpunës civil ose zyrtar i një autoriteti kontraktues për një periudhë tri (3) vjeçare pas pushimit nga puna.

 

 

Neni 119

Prokurimet e mbyllura në kundërshtim me këtë ligj

 

119.1 Një kontratë publike ose konkurs i projektimit do të jetë e pavlefshme dhe e pazbatueshme nëse KRPP-ja konstaton se ajo kontratë ose dhënia e saj:                               

          

a. janë dhënë ose janë lidhur për një qëllim ose në bazë të një procedure ose aktiviteti që nuk lejohet shprehimisht me këtë ligj;

 

b. janë dhënë ose janë lidhur në përputhje me një procedurë ose aktivitet që është në kundërshtim me këtë ligj;

 

c. kanë të bëjnë me lëndën që autoriteti kontraktues e ka ndarë në disa pjesë për t’iu shmangur zbatimit të procedurave të prokurimit sipas dispozitave të këtij ligji;

 

d. i janë dhënë operatorit ekonomik ose janë lidhur me operatorin ekonomik ose kandidatin që është përzgjedhur (i) në kundërshtim me kriteret përkatëse të përzgjedhjes, kërkesat dhe specifikimet ose (ii) në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, kërkesat ose specifikimet që nuk janë të përgatitura ose publikuara në pajtim me këtë ligj;

 

e. i janë dhënë operatorit ekonomik ose është lidhur me operatorin ekonomik ose kandidatin që nuk i ka plotësuar kërkesat e specifikuara në këtë ligj dhe në njoftimin, ftesën ose dokumentet e aplikueshme të kontratës;

 

f. janë ndryshuar në kundërshtim me ndonjë dispozitë të këtij ligji ose me qëllim të shmangjes nga procedurat e këtij ligji; ose

 

g. janë dhënë ose janë lidhur në kundërshtim me një vendim ose urdhër të KRPP-së, një paneli shqyrtues ose APP-së. 

 

119.2       Në rast se KRPP-ja konstaton së një kontratë ose dhënia e një kontratë është e pavlefshme dhe e shfuqizuar sipas nenit 119.1, atëherë KRPP-ja do ti njoftojë të gjitha palët përkatëse mbi vendimin e tillë. KRPP-ja gjithashtu do të nxjerrë një urdhër për autoritetet përkatëse kontraktuese dhe për Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që këta të fundit të mos bëjnë ose të autorizojnë çfarëdo pagesa nën ose në lidhje me kontratën ose dhënien në fjalë.

 

119.3    Pavarësisht nga kërkesat e nenit 119.1, KRPP-ja mund të vendosë se një kontratë e përshkruar në nenin 119.1, është e vlefshme dhe e zbatueshme nëse (i) kontrata në fjalë është ekzekutuar plotësisht ose substancialisht, dhe (ii) duke marrë parasysh pasojat e mundshme që mund të rrjedhin nga zhvleftësimi dhe shfuqizimi i kontratës në fjalë si dhe të gjitha intereset që me siguri se do të dëmtohen, duke përfshirë edhe interesin publik, KRPP-ja vendos se pasojat negative të deklaratës në fjalë i tejkalojnë përfitimet që mund të arrihen. Në rast të tillë, KRPP-ja është e autorizuar që të marrë çfarëdo masa që ajo i konsideron të nevojshme për të siguruar që autoriteti kontraktues aty e tutje i respekton rreptësisht kërkesat e këtij ligji. 

                     

Kreu 2

Dispozitat përfundimtare

 

Neni 120

Shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm

 

Ky ligj dhe rregullat e prokurimit publik që do të nxirren sipas këtij ligji do t’i zavendësojnë të gjitha legjislacionet paraprake dhe rregullat mbi prokurimin publik në Kosovë. Legjislacioni i mëparshëm në fjalë dhe rregullat do të dalin nga fuqia në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 121

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 4 muaj pas shpalljes së tij.

 

 

09.02.2004

UNMIK/REG/ 2004 / 3

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e mėrkurė . 04 mars 2009 )
 
< Mbrapa