Home arrow Ligjet e Botuara arrow LIGJI NR. 2003/22 PĖR INSPEKTORATIN SANITAR TĖ KOSOVĖS
Mar 09 2008
LIGJI NR. 2003/22 PĖR INSPEKTORATIN SANITAR TĖ KOSOVĖS
e diel . 09 mars 2008
 

LIGJI  NR. 2003/22

PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

     

Kuvendi i Kosovës,

   

Duke u bazuar nё Rregulloren nr .2001/9 tё datёs 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese pёr Vetëqeverisje tё Përkohshme në Kosovë, nenet 5.1 (ё) , 5.7,  9.1.1,  9.1.26 (a)  dhe 9.3.2

Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin, përparimin e kontrollit të kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse si dhe kontrollimin e kushteve higjiene sanitare të objekteve industriale-ushqimore, shëndetësore,tregtare-ushqimore, hoteliere, objekteve parashkollore, shkollore, objektet e kulturës, sportit,rekreacionit, të objekteve të mbajtës së higjienës personale, objekteve publike dhevendbanimeve publike me një qëllim "Mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Kosovës".

Miraton :

 

Ligjin për Inspektoratin Sanitar të Kosovës

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

1.1. Me këtë Ligj përcaktohet: organizimi, punët, të drejtat dhe detyrat e Inspektoratit   Sanitar si dhe kompetencën për emërime në funksionet  dhe detyrat e  Inspektoratit Sanitar.

1.2. Termat e  përdorura në këtë Ligj kanë këtë domethënie:

1. HACCP -(Analisys Hazards Criticl Conrtol Point-Analiza e Rrezikut Pikës Kritike Kontrollit, HACCP- është sistem i ri i kontrollit të ushqimit)

2. Objektet e mbajtjes së higjienës personale - janë sallonet e kozmetikës, floktoret, saunat  etj.

3. Higjiena - disiplinë e mbrojtjes shëndetësore që ka për detyrë të mbroj shëndetin e individëve.

4. Sanitari- disiplinë mjekësore që merret më ndikimin e faktorëve të mjedisit jetësor në shëndetin e njerëzve, në të njëjtën kohë gjetjen e mënyrave të eliminimit të faktorëve negativ.

5. Objektet publike- çdo objekt që i ofron shërbimet e veta qytetarëve.

6. Objektet me rëndësi të veçantë- industritë e mëdha ushqimore, spitalet , universiteti, burgjet etj.

7. Objektet me rëndësi lokale- objektet ushqimore, shkollore, objektet hoteliere, kulturore etj.

8. Sëmundje ngjitëse -Është gjendje e sëmurë e njeriut apo kafshës, e cila vjen si rezultat i infeksionit me mikroorganizma  dhe përcjellët me shenjat tipike klinke. 

9. Eks-humimi -Zhvarrosja e personave të vdekur

10. ISHPK-Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

KAPITULLI    I

ORGANIZIMI

Neni 2

2.1.Ministria e Shёndetёsisё organizon, dhe mbikëqyrë punёn e Inspektoratit Sanitar tё Kosovёs  nё tёrё territorin e Kosovёs , si organ mё i lartё i kontrollit sanitar.

2.2.Ky organ do të ushtroi funksionin e vet ligjor si strukturë e veçantë, në shkallë të parë ( në Komunë) dhe në shkallë të dytë (në Ministrinë e Shëndetësisë)

2.3.Ministria e Shëndetësisë nxjerrë akte nënligjore për funksionimin e kësaj strukture.

Neni  3

3.1.Inspektorati Sanitar i Kosovës bën mbikëqyrjen në zbatimin e Ligjit dhe të dispozitave, me  të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës.

3.2.Në kuadër të Inspektoratit Sanitar të Kosovës bëjnë pjesë:

a) Kryeinspektori  Sanitar i Kosovës

b) Inspektorët Sanitar tё Kosovёs

c) Shefi i Inspektoratit Sanitar Komunal

d) Inspektorët Sanitar  Komunal

e) Inspektorët Sanitar Kufitar.

3.3.Punët e inspektoratit sanitar në Komunë i kryen shefi i Inspektoratit sanitar komunal  dhe inspektorët sanitar komunal.Punët në Inspektoratin Sanitar në Ministrinë e Shëndetësisë i kryen Kryeinspektori sanitar,  inspektorët sanitar dhe inspektorët sanitar të kufirit.

3.4.Inspektorët sanitar  komunal bëjnë inspektimin në kuadër të autorizimeve  të veta  nën mbikëqyrjen e shefit të inspektoratit sanitar komunal .

3.5.Shefin e inspektoratit dhe inspektorët sanitar  komunal  i zgjedhë organi përkatës i komunës me pëlqimin e Kryeshefit të Ekzekutivit të Komunës në pajtim me rregullat e Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës.

3.6.Shefi i inspektoratit sanitar komunal, për punën e  inspektoratit, paraqet raport periodik dhe vjetor kryeinspektorit sanitar të Kosovës.

3.7.Kryeinspektorin Sanitar, inspektorët sanitar dhe inspektorët sanitar të kufirit në Ministrinë e Shëndetësisë i zgjedh Ministria  me  pëlqimin e ministrit të shëndetësisë, në pajtim me  rregullat e Ligjit  për  Shërbimin Civil.

3.8.Inspektorët sanitar të kufirit, për punën e vet paraqesin raportin periodik dhe vjetor Kryeinspektorit Sanitar të Kosovës.

Neni  4

4.1.Kryeinspektori Sanitar i Kosovës kryen këto detyra:

a). Siguron zbatimin unik të ligjeve dhe rregulloreve tjera që hyjnë në kompetencë të    Inspektoratit Sanitar dhe i propozon organeve kompetente nxjerrjen apo ndryshimin e  rregullave të inspektimit sanitar.

b). Drejton veprimtarinë e Inspektoratit  Sanitar qendror  dhe mbikqyrë punën e inspektorëve sanitar komunal.

c). Inicon dhe organizon mbajtjen e këshillimeve profesionale për zbatimin unik të ligjeve dhe rregulloreve dhe inicon bashkëpunimin e ndërsjellt të inspektorëve dhe personave tjerë juridik për çështjet me interes të përbashkët.

d). Përcjellë dhe koordinon punën e  Inspektorëve sanitar kufitar dhe mbikëqyrë punën e Shefit të  inspektorëve komunal.

e).Kujdeset për përparimin e punës dhe aftësimin profesional të Inspektorëve Sanitar.

f). Në raste të jashtëzakonshme, si epidemitë, fatkeqësitë natyrore etj, Kryeinspektori Sanitar i Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera përkatëse, merr masa kontrete për tejkalimin e situatës.

g).Në rast nevoje, kërkon ndihmën e  Inspektorëve Sanitar të një Rajoni për Rajonin tjetër.

h).Bën promovimin dhe implementimin  e sistemit HACCP-së për kontrollin e ushqimit.

i).Bënë raportin vjetor për veprimtaritë e Inspektoratit Sanitar të Kosovës dhe punët tjera të caktuara nga organi kompetent.

Neni 5

Mbikëqyrja sanitare përfshin kontrollin e kualitetit të ushqimit, kushteve higjieno-sanitare  të objekteve industriale-ushqimore, tregtare-ushqimore, shëndetësore, hoteliere, objekteve  parashkollore, shkollore, objekteve të kulturës, sportit dhe rekreacionit, të objekteve të   mbajtjes së higjenës personale, objekteve publike dhe venbanimeve publike.

Neni  6

 Shef i Inspektorëve Sanitar të Komunës ka këto detyra:

a).Organizon punët, bashkëpunon, përkrah dhe monitoron Inspektorët Sanitar të Komunës;

b). organizon mbledhjen e mostrave të ushqimit dhe të ujit të pijshëm si dhe dërgimin e tyre në institute përkatëse për analiza;

c).Këshillon autoritetet relevante për projekte të reja të ujit të pijshëm që kanë ndikim në nivel të Komunës;

d).Zhvillon strategjinë e menaxhimit të sanacionit dhe mbeturinave në nivel të Komunës;

e).Përgatit raporte mujore dhe raporte vjetore për ushqim dhe ambientin e shëndoshë në shkallë të Komunës;

f).Organizon aksione për një ushqim të shëndoshë në Komunë;

g).Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kryeinspektori Sanitar i Kosovës.

Neni  7

Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës posedojnë letërnjoftimin, me të cilin dëshmojnë  autorizimin, për kryerjen e inspektimit sanitar.

Neni  8

Për Inspektor Sanitar emërohen personat që kanë përgatitje të lartë arsimore, sipas prioritetit, me edukim të veçantë në Shëndetësi Publike.

Neni 9

 Mbikëqyrja sanitare nënkupton mbikëqyrjen ndaj:

a) Prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit, bartjes së ushqimit, pajisjeve dhe veglave,

b) Zbatimit të masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse,

c) Gjendjes shëndetësore të personave të cilët punojnë në punët me te cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës,

d) Ujit, objekteve, stabilimenteve dhe aparateve për furnizim me ujë të pijshëm,

e) Përmbushjes së kushteve sanitaro-teknike dhe higjienike në procesin e dhënies se lejeve ndërtimore, për të gjitha objektet e përshkruara në nenin 5 të këtij Ligji,

f) Marrjes së masave mbrojtëse të shëndetit të popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të  duhanit, dhe i pirjes së duhanit në vendet publike.

g) Objekteve dhe mjeteve të komunikacionit publik,

h) Eks-humimit dhe bartjen e personave të vdekur në territorin e Kosovës dhe bartjen e  personave të vdekur përtej kufirit.

Neni 10

10.1.Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, për zgjedhjen e problemeve të ndryshme që dalin gjatë veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me IKSHP-në, organet e rendit, prokurorinë, gjykatat, policinë financiare, organet e shërbimit veterinar dhe organe të tjera.

10.2. Në bashkëpunim me IKSHP-në propozon nxjerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore që  lidhen me shëndetin e popullatës.

Neni 11

 Për një kontrollë efektive të një shkalle të gjerë të detyrave shëndetësore e ambientale,  numri i Inspektorëve Sanitar duhet të jetë në proporcion -një inspektor në çdo 15,000 - 25,000 banorë.

KAPITULLI   II

KOMPETENCAT E INSPEKTORATIT SANITAR  TË KOSOVËS

Neni  12

Inspektorati Sanitar i Kosovës është organ ekzekutiv i specializuar, që kontrollon zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorët shtetërorë, publik e privat,veprimtaritë e ndryshme të ushtruara nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj, në objektet e mëposhtme:

      a) Në objektet e prodhimit, të ruajtjes, magazinimt, transportimit e tregtimit të produkteve ushqimore,  

      b) Në objektet ku ushtrohen veprimtari socialkulturore, shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore,

      c) Në repartet dhe strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë, në pikat kufitare, aeroportet, doganat, si dhe në mjetet e transportit të të gjitha llojeve.

Neni 13

13.1. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës ushtrojnë kontrollin sanitar në objektet e caktuara në nenin 5 dhe 12  të këtij Ligji gjatë gjithë kohës së funksionimit të tyre.

13.2. Kur shihet e nevojshme, kontrolli sanitar ushtrohet edhe jashtë kohës së funksionimit të objektit, në bashkëpunim me Prokurorinë, organet e SHPK-së dhe organet tjera të   specializuara.

Neni 14

 Inspektorati  Sanitar i  Kosovës ka edhe këto detyra :

a) bashkëpunon, përkrah dhe monitoron inspektoratin sanitar të komunës;

b) bën planifikimin e mostrave të ushqimit dhe ujit të pijshëm;

c) zhvillon strategjinë e menaxhimit të sanacionit dhe mbeturinave në nivel të Kosovës;

d) bën promovimin dhe implementimin e HACCP;

e) bënë mbikëqyrjen sanitare të:

Industrive të mëdha ushqimore

Qendrave spitalore, qendrave klinike universitare 

Burgjeve dhe objekteve tjera të rëndësisë së veçantë.

Neni 15

 Inspektori sanitar komunal bënë mbikëqyrjen sanitare në kuadër të autorizimeve të veta në pajtim me nenin 5.1 të këtij ligji.

Neni 16

Inspektorati Sanitar i Kosovës jep pëlqimin sanitar për lokacionet e propozuar të objekteve  të kompanive ushqimore, ujësjellësve, të objekteve spitalore, pompave të karburanteve, të  objekteve dhe të stabilimenteve për lëshuarjen dhe mënjanimin e ujërave të hedhura dhe për  deponimin e mbeturinave.

Neni 17

17.1. Inspektori Sanitar bën inspektimin sanitar pa paralajmërim. Mirëpo para fillimit të   inspektimit është i detyruar që për kontrollin të njoftoj punëtorin përgjegjës, gjegjësisht personin fizikë, veprimtaria e të cilit i është nënshtruar kontrollit sanitar.

17.2  Në rast të mungesës së punëtorit përgjegjës, gjegjësisht personit, veprimtaria e të cilit i nënshtrohet kontrollit, Inspektori Sanitar është i obliguar që për kontrollin të njoftoj punëtorin të cilin e ka takuar në vendin e  punës.

17.3. Pas kontrollit, inspektori sanitar duhet të bëjë procesverbalin, ku një kopje të procesverbalit i jepet palës, ku është bërë kontrolli sanitar .

Neni 18

Inspektorati Sanitar Komunal jep pëlqimin sanitar për lokacionet e propozuara të objekteve, të prodhimit dhe qarkullimit të artikujve ushqimore, objekteve për furnizim me ujë të pijshëm, objekteve për eliminimin dhe deponimin e mbeturinave, objektet kulturore, edukativo- arsimore, objekteve sociale, objekteve të kulturës fizike, varrezat dhe krematoriumet si dhe objekte tjera të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës.

Neni 19

  Inspektori Sanitar i Kufirit bën mbikëqyrjen ndaj:

a) Personave, gjësendeve dhe mjeteve qarkulluese të tyre që hyjnë këtej kufirit, me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet ngjitëse,

b) Rregullshmërisë shëndetësore të ushqimit, artikujve të konsumit të gjërë dhe lëndëve të para ushqimore që importohen,

c) Importimit dhe eksportimit të helmeve dhe elementeve radioaktive,

d) Bartjes së personave të vdekur prej vendeve të ndryshme këtej kufirit.

Neni 20

20.1 Inspektori Sanitar i urdhëron me gojë dhe me shkrim zbatimin e masave të duhura.

20.2. Në qoftëse masat e urdhëruara nuk zbatohen në afatin e caktuar, Inspektori Sanitar  ndalon  përdorimin e lokaleve dhe aparaturës deri në menjanimin e  mangësive.

Neni 21

21.1. Në kryerjen e kontrollit sanitar, Inspektori Sanitar  në kuadër të autorizimeve të   inspeksionit, merr vendim  për:

a)   Menjanimin e mangësive të vërtetuara, gjegjësisht parregullsive në pajtim me ligjet dhe me  dispozitat tjera me të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës,

b)   Ndalimin e përdorimit të lokaleve të punës, gjegjësisht hapësires, makinave dhe instalimeve për kryerjen e veprimtarisë deri në përmbushjen e kushteve të përcaktuara me dispozita,

c)   Në vendimet me të cilat urdhërohet zbatimi i masave, caktohet afati për kryerjen e tyre.

  

21.2  Afati sipas ligjit nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë.

Neni 22

22.1. Organet e Inspektoriatit Sanitar të Kosovës i obligojnë të pajisen me librezë sanitare të  gjithë personat që punojnë në objektet e prodhimit, të ruajtjes, transportimit dhe tregtimit  të produkteve ushqimore, në ujësjellës, në institucionet parashkollore, shkollore, shëndetësore dhe në objektet e shërbimit publik, ku mund të bëhet përhapja e sëmundjeve ngjitëse .

22.2  Lista e profesioneve dhe kategoritë e punonjësve që pajisen me librezë sanitare, përcaktohet nga IKSHP-ja dhe miratohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Neni 23

nspektori Sanitar gjatë ushtrimit të inspektimit sanitar nëse vlerëson se me shkeljen e dispozitave dhe të masave është bërë kundërvajtje, përkatësisht delikt ekonomik ose vepër penale, ka për detyrë të paraqesë kërkesen, për fillimin e procedurës për kundërvajtje, përkatësisht fletëparaqitje për delikt ekonomik ose vepër penale, organit kompetent.

Neni 24

Në raste kur Organet e Inspektoratit Sanitar në kryerjen e punëve veprojnë kundër këtij  Ligji dhe dispozitave ligjore, në të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës, i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore.

Neni 25

Në proçedurën e dhënies së lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve ndërtimore, Inspektorati Sanitar Komunal jep çertifikatën mbi harmonizimin e projektit kryesor me kushtet sanitaro-teknike të ndërtimit.

Neni 26

Inspektorati Sanitar i Kosovës, në rastet urgjente, gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes sanitare mund të urdhëroj me gojë ose me shkrim Inspektorin Sanitar të Komunës, për zbatimin e masave dhe të veprimeve me qëllim të mënjanimit të rrezikut të drejtëpërdrejtë për shëndetin e popullatës.

Neni 27

27.1. Organet e Inspektoratit Sanitar janë të autorizuar të ndërpresin ndërtimin e objekteve, të cilat nuk posedojnë pëlqimin e përcaktuar sanitar të organit kompetent të Inspektoratit  Sanitar .

27.2. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës ndalojnë përdorimin e lokaleve afariste dhe të stabilimenteve derisa të mënjanohen të metat të cilat rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe ambientin jetësor.

Neni 28

28.1. Pa pelqimin e organit kompetent të Inspektoratit Sanitar, investitorit nuk mund t'i lëshohet leja për ndërtim ose për përdorimin e objektit të ndërtuar ose të rikonstruktuar.

28.2  Organi kompetent i Inspektoratit Sanitar merr pjesë në punën e komisionit për kontrolliminteknik të objekteve dhe jep mendimin për zbatimin e masave të përcaktuara sanitare- teknike dhe higjienike me projektin paraprak.

Neni  29

 Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës pezullojnë përkohësisht veprimtarinë e një pjese ose tërë veprimtarinë në objekt ose ta mbyllin pjesërisht a plotësisht atë, kur ai nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare ose kur rrezikohet shëndeti i punonjësve dhe konsumatorëve.

Neni 30

30.1. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës pezullojnë ose ndalojnë veprimtarinë në    objektet që i nënshtrohen kontrollit të tij në këto raste:

a)   Kur objektet nuk i plotësojnë kushtet sanitare në përputhje me projektin e miratuar dhe me destinimin, për të cilin ato janë ngritur;

b)   Kur përdoren substanca ose tregtohen artikuj ushqimor që nuk përputhen me normat sanitare në fuqi dhe për pasojë paraqesin rrezik për shëndetin e popullatës.

30.2. Për objektet me interes të veçantë, vendimi jepet nga Inspektorati Sanitar i Kosovës, kurse për objektet me karakter lokal, vendimi jepet nga Inspektori Sanitar Komunal.

30.3.Vendimin për pezullimin ose për ndalimin e veprimtarisë së objektit është i formës së prerë.

30.4. Rihapja e veprimtarisë bëhet me vendimin e organeve të sipërpërmendura, kur të jenë   plotësuar kushtet e përcaktuara.

KAPITULLI (III)

KUNDËRVATJET SANITARE

Neni 31

Shkeljet e mëposhtme, përbëjnë kundërvajtje sanitare:

a)  Shkelja e rregullave të zbuluara gjatë kontrollit të ushtruar sanitar në objektet e përcaktuara  në nenin 5 dhe 12 të këtij Ligji,

b)  Mosrespektimi i kushteve të prodhimit, sipas standardeve sanitare,

c)  Falsifikimet ose maskimet në teknologjinë e prodhimit,

d)  Papastërtitë personale dhe të mjeteve të punës,

e)  Tregtimi i produkteve ushqimore jashtë vendeve të lejuara ,

f)  Shkeljet sanitare në mirëmbajtjen e ujësjellësit,

g)  Mungesa e klorizimit në sistemin e ujit të pijshëm,

h)  Grumbullimi dhe depozitimi i plehrave në vende që mund të bëhen shkak ose burim i shfaqjes a përhapjes së sëmundjeve ngjitëse,

i)  Hedhja e mbeturinave dhe kafshëve të ngordhura në vende të hapura, jashtë vendeve të lejuara ose të destinuara,

j)  Përdorimi i papërpunuara i ujërave të zeza për ujitjen e  prodhimeve bujqësore të konsumit.

k) Pranimi në institucionet parashkollore i personave të sëmurë ose të dyshimtë për sëmundje  ngjitëse,

l)  Mosmarrja e miratimit prej organeve të Inspektoratit Sanitar të Kosovës për ndërtimin dhe  funksionimin e objektit,

m)  Moszbatimi i pjesshëm ose i plotë i detyrave e vendimeve që merren nga organet e  Inspektoratit Sanitar të Kosovës,

n)  Mospajisja me librezë sanitare në afatet e caktuara,

o)  Konstatimi i mosmbajtjes së higjenës dhe prezenca e  brejtësve brenda dhe jashtë mjediseve të të gjitha objekteve të përcaktuara në nenin 5  dhe 12 të këtij Ligji,

p)  Pengimi, kërcënimi në ushtrimin e detyrës se Inspektorëve Sanitar.

Neni 32

32.1. Për kundërvajtje administrative sanitare të parashikuar në bazë të Ligjit, shqiptohen  dënime me gjobë nga organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, si vijon:

a)  Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikat, a), b),  f), g), m), n), masa e gjobës është prej 1.000 - 1.500 € për persona fizik, për persona juridik 2.000 - 5.000 €, ndërsa për personat përgjegjës  1.000 - 1.500 €.

b) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikën c) masa e gjobës është prej 5.000-10.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 30.000 - 35.000 €,  ndërsa për personat përgjegjës 1.000 -1.500 €.

c)  Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pika h) masa e gjobës  është prej 2.000 - 5.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 5.000 - 10.000 €, ndërsa  për personat përgjegjës 1.000 -1.500 €.

 d)    Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikat i), j), k), l), masa e gjobës  është prej 2000 - 5.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 5.000 - 10.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 -1.500 €.

 e)  Për shkeljet e parashikuara në Nenit 31, paragrafi 31.1 në pikat, d), e), masa e gjobës  është prej 3.000 - 5.000 € për persona fizik, për persona juridik 5.000-10.000€ , ndërsa për personat përgjegjës 1.000 -1.500 €.

f) Për shkeljet e parashikuara në Nenit 31, paragrafi 31.1 në pikën o), masa e gjobës është 5.000-10.000 € për persona juridik 10.000-15.000€,ndërsa për personat përgjegjës 1.000 - 1.500 €.

g)   Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pika p) masa e gjobës  është prej 10.000 - 15.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 20.000 - 35.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 3.000 -5.000 €.

32.2  Mjetet financiare të arkëtuara nga gjobat, derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.

Neni 33

        Dënimet  mandatare përcaktohen me rregullore të posaçme nga ana e Inspektoriatit Sanitar  të Kosovës.

Neni 34

34.1. Ekzekutimi i vendimit të denimit me gjobë bëhet brenda një muaji (30 dite) nga data kur vendimi merr formë të prerë.

34.2. Në rastet kur gjoba nuk paguhet brenda kohës se caktuar për çdo ditë vonesë, masa e gjobës rritet me 3% te vlerës deri ne 30 ditë.

34.3. Pas kalimit te këtij afati seksioni përkatës i financës bën ekzekutimin e detyrueshëm të denimit me gjobë sipas Ligjit.

Neni 35

Në rastet kur personat juridik apo fizik, vendas ose të huaj, përsërisin të njejtat shkelje sanitare më shumë se dy herë brenda 1 viti, organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës    vendosin pezullimin ose mbylljen e përkohshme, apo të përhershme të objektit, ose të  veprimtarisë së personit juridik a fizik.

Neni 36

36.1 Kundër vendimit të shkallës së parë, ankesa i parashtrohet Inspektoriatit Sanitar të Kosovës.

36.2. Ankesa kundër vendimit të shkallës së parë, parashtrohet brenda afatit prej 8 ditësh nga   dita e pranimit të vendimit.

36.3. Ankesa nuk e shtyn afatin e zbatimit të masave dhe veprimeve të urdhëruara në rastet kur ekziston rreziku i drejtëpërdrejtë për shëndetin ose jetën e popullatës ose ambientin  jetësor.

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 37

Për implementimin e këtij Ligji është përgjegjës Ministria e Shëndetësisë.

Neni 38

Ligjet e zbatueshme

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushojnë së aplikuari të gjitha dispozitat ligjore të cilat kanë qenë në fuqi lidhur me sferën e Inspektoratit Sanitar të Kosovës.

Neni 39

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në datën e shpalljes së tij nga PSSP-ja.

17.12.2003

UNMIK/ REG/2003/39                                                      

Herėn e fundit ėshtė azhuruar mė : ( e diel . 09 mars 2008 )
 
< Mbrapa